25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Trump do të shpallë emergjencë kombëtare në kufi

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi sigurinë kufitare, duke shmangur mbylljen e qeverisë të premten, por planifikon ta shpallë zyrtarisht kufirin jugor të SHBA një “emergjencë kombëtare”, tha të enjten kreu i shumicës së senatit Mitch McConnell.
Deklarata do t’i hapte rrugën Presidentit Trump të autorizojë fonde nga burime të tjera për një barrierë të përhershme fizike në kufirin jugor.
Zoti McConnell tha gjithashtu se ai do ta mbështeste një deklaratë të Presidentit Trump për emergjencë kombëtare.
Deklarata do të nënkuptonte mundësinë e një konflikti të ri midis Kongresit dhe Presidentit Trump lidhur me përpjekjet e tij për të ndërtuar barriera përgjatë kufirit me Meksikën. Kundërshtarët kanë thënë se në kufi nuk ka krizë dhe se Presidenti Trump thjesht po e anashkalon Kongresin.
Disa analistë ligjorë shqetësohen se një shpallje e emergjencës kombëtare do të krijonte një precedent të rrezikshëm për presidentët që përpiqen të negociojnë me Kongresin.
Demokratja më e lartë në Kongresin amerikan tha të enjten se ajo mund të ngrejë një sfidë ligjore nëse Presidenti Trump deklaron emergjencë kombëtare për të siguruar fondet e ndërtimit të murit përgjatë kufirit jugor.
“Mund ta bëj,” tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, kur u pyet nga një gazetar nëse do të paraqiste sfidë ligjore.
“Ne do t’i shqyrtojmë mundësitë tona,” tha ajo, duke shtuar se demokratët do të përgjigjen “në mënyrën e duhur”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se administrata është e përgatitur të përballet me sfida ligjore ndaj çdo deklarate të Presidentit për “emergjencë kombëtare”.
Projekt-ligji i ri për të cilin Shtëpia e Bardhë arriti kompromis me Kongresin nuk përmbush kërkesën e Presidentit për 5,7 miliardë dollarë fonde dhe parashikon vetëm 1,37 miliardë për barrierat kufitare përgjatë 90 kilometrave.
Ai përfshin ndërkaq përmirësime teknologjike për pikat e hyrjes në kufi, më shumë doganierë dhe ndihma humanitare.

Miqtë e Ramës rrëfejnë: Ishte budallai i lagjes!

Gazetari Armand Maho shkruan në një postim në Facebook se, kryeministri Edi Rama ka patur çrregullime psiqike që në fëmijëri. Sipas Mahos, këtë fakt e faktojnë miqtë e tij të fmijërisë
Postimi plotë i Mahos në Facebook
Te pakten dy persona (s’po ua permend emrat per etike), njeri qe e ka pasur ne lagje dhe tjetri ne lice, me kane konfirmuar se qe ne femijeri e kane pikasur si te cekuilibruar dhe me te meta mendore. Ashtu trajtohej nga ata qe kishte afer! Fatkeqesisht dhe sot qe eshte bere kryeminister ashtu vazhdon te trajtohet. Ky çrregullim duket se e perndjek pasi ska se si shpjegohet qe te gjithe ata qe e njohin o i mban larg ose i sulmon.
Paqen dhe qetesine e gjen vetem tek modeli i Balles apo i Spiropalit. Vetem ne shqiperi mund te ndodhe qe nje tip i tille te kape postin e kryeministrin…. modeli i Rames ngjan si dy pika uji me ate te diktatorit Hoxha vetem se ne rethana dhe kohe te ndryshme. Dhe ai kishte tmerr nga e shkuara e tij. E dhimbshme!

Shkurti i statujave që shemben…

Luçiano BOÇI

Legjenda shqiptare e Shkurtit e ka një domethënie, e vetë Shkurti për këtë arsye e ka profecinë brenda tij.
Me bekimin e Zotit, sipas legjendës, Marsi “i luftës”, i mori tre ditë hua Shkurtit, për të përmbushur nga aty zemërimin e tij.
Për këtë ai u shënjua si muaji më i spikatur i vitit.
Ndërsa në vitin 91, me vullnetin e njerëzve të lirë, por dhe me bekimin e Zotit të rikthyer midis tyre, shqiptarët i morën një ditë hua shkurtit, duke e futur atë në histori.
Në datën 20 të tij, ata derdhën zemërimin e tyre rrugëve të Tiranës dhe shkulën e morën zvarrë nga qendra e kryeqytetit, statujën prej bronzi të diktatorit të fundit në Europë, duke i dhënë fund epokës me gjakatare vëllavrasëse dhe regjimit më absurd e duke hapur kështu portat e lirisë.
Në 17 shkurtin e 2008, Zoti e miqtë e shqiptarisë bekuan me pavarësinë e ëndërruar shekullore KOSOVËN.
Statuja e dominimit serb u shkërmoq dhe u shbë.
Ndërsa sot, jo rastësisht, qytetarët e këtij vendi, përsëri me bekimin e Zotit dhe me bekimin e familjeve të tyre e fëmijëve të tyre, kanë marrë nga Shkurti vetëm një ditë tjetër hua.
Datën 16.
Vetëm një ditë, për ta kthyer atë në ditën e lindjes së shpresës, në ditën e kthimit të besimit, në ditën e ndërtimit të së ardhmes.
Kanë marrë vetëm një ditë të vetme, për t’i shërbyer vendit një jetë të tërë.
Vetëm një ditë, për të shkulur nga rrënjët me soj e sorollop, statujën e gjallë të mashtrimit, arrogancës e harbutërisë së pushtetit të korruptuar e degraduar kokë e këmbë.
Vetëm një ditë, për të shembur njëherë e mirë statujën e krimit, hajdutërisë e babëzisë.
Vetëm një ditë, për të nxjerrë zvarrë nga vrima ku është futur statujën prej kokaine, deliri e çmendurie të një Kryeministri të bojatisur e të marrë fund.
Mos u kurseni në këtë ditë!
Ajo është e historisë dhe e njerëzve të lirë e të ndershëm.
Statujat shemben në Shkurt!

Edi Rama si e vetmja shëmti kriminale e këtij vendi, është i paparashikueshëm!

Enver Bytyçi

Një ditë para protesës së 16 shkurtit 2019 Edi Rama urdhëroi që në superstradën Tiranë-Durrës të ngrihen barrikadat e luftës kundër qytetarëve protestues! Policia, repartet speciale të ndërhyrjes së shpejtë, janë urdhëruar prej kryeministrit që të bastisin çdo shtëpi, makinë e gjithçka që gjendet në duart e protestuesve. Propaganda qeveritare protestuesit i ka shpallur “terroristë”, “armiq” dhe “kërcënim” për qeverinë ilegjitime të Edi Ramës.
Ndërsa ditën e protestës, dmth nesër, ai do të organizojë një antimiting në Vlorë. Kryeministri bashkë me disa punonjës të administratës shtetërore dhe ministra të tij do të protëstojnë kundër dhjetra-mijë qytetarëve shqiptarë, të cilët nesër rrethojnë selinë e kryeministrit në largim. Eshtë antimitingu i parë në historinë e pluralizmit në krye të të cilit vihet vetë padishahu I vendit! As Ramiz Alia pas shpalljes së pluralizmit nuk ka guxuar të vihet vetë në krye të ndonjë antimitingu kundër opozitës demokratike.
Kjo do të thotë se Edi Rama guxon. Guxon të krijojë dasi fetare e krahinore, guxon të përçajë shqiptarët mes vetes. Guxon të mashtrojë, të tallet, të dhunojë psikologjikisht pa fund të gjithë ata që mendon se ia kërcënojnë pushtetin politik e të parasë. Ai guxon madje të poshtërojë opozitën dhe çdokënd tjetër që I bëhet pengesë atij! Guxon të mobilizojë disa dhjetra ose qindra administratorë të shtetit rkundër shprehjes së vullnetit të lirë që nesër do ta dëshmojnë qytetarët e të gjithë Shqipërisë në kryeqytet! Ka lënë kryeqytetin dhe ka shkuar në Vlorë për t’ia kundërvënë qytetin e pavarësisë lirisë së Shqipërisë. Eshtë e sigurt se ai në Vlorë do të dështojë. Por mjafton skenari që ai përpiqet ta zbatojë, që secili prej nesh të kuptojë se ka të bëjë me një kryeministër të papërgjegjshëm dhe të paparashikueshëm!
Gjatë gjithë qeverisjes së tij ai ka sunduar me metodën mesjetare të përçarjes! Të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare i ka vënë kundër njëri-tjetrit.

Ka vënë kundër njëri-tjetrit politikanët në mazhoranbcë dhe në opozitë, politikanët shqiptarë në Kosovë e në Maqedoni, studentët, pedagogët, akademikët, minatorët, artistët.
Vetëm te Astiri nuk ia doli sa duhet! Tani loja e përçarjes për të sunduar po i shkon fundit. Çfarë mbetet të shohim tjetër nga Edi Rama?
Nëse protesta do të jetë e fuqishme dhe nuk do të ndalet për ta përmbysur këtë kleptokrat të rrezikshëm, ai do të rezistojë edhe më tej me metodat më perverse që janë parë në histori. Do të përpiqet të manipulojë me policinë, gardën e Republikës, repartet speciale e madje të angazhojë edhe ushtrinë kundër shqiptarëve. Ai nuk ka parime, nuk njeh familje e as atdhe. Ai jeton në bunkerin e vet me opsesionin se “Të gjithë e kanë inat”! Ai ia ka mbush mendjen vetes se “është mbi të gjithë e mbi gjithçka”! Dikush thotë se është frikacak. Edhe po të jetë I tillë, ai tashmë më shumë ka frikë nga bashkëpunëtorët e tij në krim, sesa nga miliona qytetarë shqiptarë që janë kundër tij.
Prandaj duhet kujdes prej Edi Ramës. Ai është i paparashikueshëm! Shihni çfarë bën me Kosovën! Ai manipulon me të. Përveçse beson dhe shpreson se bashkë me Sorosin do të përfitojë nga Vuçiq aksione në Trepçë, Edi Rama vepron kundër integritetit territorial të Kosovës edhe me qëllim destabilizimin e Ballkanit. Ai beson se destabilizimi i rajonit ia zgjat jetën në pushtet.
Edi Rama është paranojak dhe egoist i pashembullt. Mpleksja e këtyre dy elementëve e bën atë të rrezikshëm, jo vetëm të dyzuar.

Rrezikshmëria që paraqet Edi Rama lidhet më bashkëpunimin e tij me krimin e me bandat. Ai do t’i rikthejë të gjithë ish-deputetët dhe ish-drejtuesit lokalë të tij të ndëshkuar për vepra kriminale.
Ai do të zhvillojë një luftë speciale kundër demokracisë! Do të vihet në krye të bandave dhe kriminelëve, me të cilët bashkëpunon, me qëllim që t’i trembë qytetarët dhe të rikthejë në perandorinë e skllavërisë e të frikës që ka ndërtuar në Shqipëri. Madje nuk përjashtoj që ai të hapë burgjet dhe ta nxjerrë në fushë të gjithë armatën e kriminelëve, të cilët pa dëshirën e Ramës gjendën në qeli. Do të shihni sesi do të shfaqet me “ushtrinë” e vet Sajmir Tahiri dhe oficerët e lartë të policisë në kërkim për trafiqe e krime në këtë vend! Do të shihni se sa kriminelë do të grumbullojnë rreth vetes Vangjush Dako, Ervis Roshi, si dhe eksponentë të tjerë në këtë vend, me qëllim që t’ia bëjnë shërbimin e fundit Edi Ramës!
Prandaj Edi Rama është i paparashikueshëm. Lufta me Ramën është luftë me perandorinë e krimit. Ndaj protesta do të jetë e fuqishme, imponuese. Në këto kushte policia e shtetit, repartet speciale të ndërhyrjes së shpejtë, garda e Republikës, ushtria, administrata e shtetit, mësuesit, pedagogët, akademikët, artistët, të gjithë shqiptarët pa dallim kanë vetëm një detyrë dhe mision: – Të qëndrojnë bashkë kundër diktaturës së krimit që Edi Rama ka instaluar në vendin tonë të mrekullueshëm! E vetmja shëmti e këtij vendi është kryeministri dhe një grusht lakejsh që ai ka rreth vetes!
Tiranë, 15 shkurt 2019

Ambasadori i Hungarisë në zyrën e Mziut: Ja me çfarë do ta ndihmojmë Bashkinë Kamëz!

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu pati një takim me ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, z. Lòránt Balla prej të cilit mori garancinë për bashkëpunime konkrete në fusha të ndryshme.
Në këtë takim z. Mziu bëri një rezyme të zhvillimeve pozitive të ndodhura në Kamëz pas vitit 2007, ndërsa u fokusua tek disa çështje më kryesore konkrete që kërkojnë ende zgjidhje ku pavarësisht përpjekjeve të bashkisë, është ndeshur në arrogancën e qeverisë për mosbashkëpunim.
Në bashkëbisedim doli në pah përmirësimi i infrastrukturës ndër vite dhe progresi që është bërë tashmë nëpërmjet investimeve në çdo lagje të qytetit Kamëz dhe Paskuqan nga bashkia.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu theksoi se 60% e buxhetit të bashkisë shkon për investime dhe kjo ndodh si në asnjë bashki tjetër në Shqipëri. Binjakëzimet që ka bërë Bashkia Kamëz ndër vite me qytete të ndryshme dhe përfitimet që ka marrë prej tyre ishte një nga temat që u diskutua gjatë. Nëpërmjet binjakëzimit me qytetin Jena të Gjermanisë, kanë bindur Këshillin e Evropës të financojë ndërtimin e shkollës Profesionale Kamëz, shkolla më e mirë profesionale në Shqipëri. Ndërmjet binjakëzimeve përveç shkëmbimit të eksperiencave, bashkia ka përfituar nga IPA Adriatik makineri për pastrimin e qytetit. Pjesë shumë ë rëndësishme e bashkëbisedimit ishte diskriminimi politik i vazhdueshëm i qeverisë ndaj Kamzës dhe problemet me të cilat ndeshet bashkia, për shkak të këtij diskriminimi. Problem mbetet arsimi, pasi sot në Kamëz nuk ka çerdhe dhe kopshte mjaftueshëm, kështu që 50% e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte.

Problematikë mbetet edhe furnizimi me ujë i qytetit, pasi në këto momente furnizohen me ujë vetëm 60% e qytetit. Tregu i qytetit dhe kanalizimet ishin pjesë e diskutimit që mbeten problematikë për qytetin e Kamzës. Mosfinancimi i asnjë projekti të Bashkisë Kamëz është diskriminim i hapur politik që i bën qeveria Rama qytetarëve të Kamzës. Rasti i veçantë është që Bashkia Kamëz është e vetmja njësi vendore që zyrat e punës së Kamzës i kanë dërguar në Tiranë dhe kjo është shumë shqetësuese. Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, z. Lòránt Balla i premtoi kryebashkiakut Mziu bashkëpunim në fusha të ndryshme, konkrete siç janë fusha e kulturës, binjakëzimi me ndonjë qytet të Hungarisë, bursa për të rinjtë e Kamzës si dhe ardhjen e disa përfaqësues të ujësjellësit të Hungarisë në Shqipërinë, veçanërisht në Bashkinë Kamëz etj. Me kryesorja ishte edhe premtimi i marrë nga Mziu për ndërtimin e një çerdhe në Kamëz.

Vokshi në Kukës dhe Lezhë: Modeli qeverisës i Edi Ramës duhet të marrë fund!

Të protestojmë për familjen dhe fëmijët tanë! Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare e sheh me shqetësim mjerimin, poshtërimin, përçudnimin që po i bëhet nënave dhe vajzave shqiptare çdo ditë, nga mospërfillja shtetërore.
Përdhunimi i të miturës në Kavajë mbetet simboli i shkatërrimit të çdo hallke të zinxhirit të shtetit, Drejtorisë Arsimore, prokurorisë e policisë që fshehën ngjarjen. 
Kryetarja e LDGSH-së, Albana Vokshi, gjatë takimit me gratë dhe vajzat në veri të vendit tha se ky është modeli qeverisës që Edi Rama promovoi që në ditën e parë të qeverisjes së tij. “Dhe këtë model e përçon kudo. Në Kavajë, kë vuri? Elvis Rroshin. Ju e dini se kë ka kryetarë në disa bashki të vendit, trafikantë ose përdhunues. Sepse ju e dini se kë ka futur brenda në Parlament. Prandaj kemi rastin të reagojmë”, tha Vokshi nga Kukësi.
Duke e cilësuar si strategji të Edi Ramës për të lënë në prapambetje shqiptarët, duke u mbyllur shkollat, mbyllur bizneset, lënie pa ndihmë ekonomike, Vokshi theksoi se këto janë manovra të një njeriu që planifikon t’i blejë në fund shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme.
“Këtë Edi Rama e ka bërë sepse do që t’i lërë në varfëri të tejskajshme që kur të vijnë zgjedhjet ajo familja që nuk i jep dot fëmijëve për të ngrënë ta detyrojë që të shesë votën për pak lek.

Do të çojë bandat kriminale. Me paratë e krimit dhe të drogës ai do të mundohet që t’i blejë qytetarët dhe të ruajë karriken e pushtetit”. Zonja Vokshi takoi gratë dhe vajzat edhe në Lezhë.
Nga aty së bashku me deputeten Lindita Metaliaj bënë thirrje që gratë t’i bashkohen protestes së 16 shkurtit, për të ardhmen e fëmijëve te tyre. “Ti’ japim fund këtij regjimi diktatorial. Të marrim në dorë fatin tonë dhe të fëmijëve tanë. Të mos lejojmë që një dikator, një sundimtar të vendosë për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ne kemi lindur këtu, duam të jetojmë këtu. Duam të rrisim fëmijët këtu me nder dhe dinjitet”, tha Metaliaj. Data 15 shkurt u theksua nga Vokshi si dita e fundit ku presim që Edi Rama të largohet, ose përkundrazi, tha ajo, jemi ne që duhet të marrim fatet tona e të fëmijëve tanë në dorë.

Berisha: Rama dy javë pasi i hoqi 4 dënimet me vdekje mikut të tij, u çon policinë gjyqtarëve që zbatuan urdhërat e tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson qesharake kontrollet e forcave speciale të policisë në banesat e gjyqtarëve që dhanë vendimin për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.
Sipas tij, gjyqtarët zbatuan urdhrat e Ramës për të dhënë atë vendim.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Qesharake!
Miq, Rama dy jave pasi i hoqi 4 denimet me vdekje mikut te tij, vrasesit serial Dritan Dajti dergoi sot heret ne mengjes forcat speciale per te kontrolluar vrasesit serial te togave te zeza qe zbatuan urdherat e tij! sb

Ish Drejtori i FBI: U shqyrtua mundësia e shkarkimit të Presidentit. Trump: Një turp për FBI dhe vendin

Administrata e Presidentit Donald Trump reagoi ndaj komenteve të një ish-drejtori në detyrë të FBI-së, i cili tha se dy vjet më parë, zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit po shikonin mundësinë e përdorimit të një amendamenti kushtetues për të hequr presidentin, pasi ai kishte shkarkuar drejtorin e atëhershëm të FBI-së James Comey.
Ish zyrtari Andreë McCabe, në një intervistë për televizionin CBS Neës, tha gjithashtu se ai hapi një hetim ndaj presidentit për shkak të shqetësimit se hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller rreth lidhjeve ndërmjet fushatës Trump dhe Rusisë do të rrezikohej nëse ai do të shkarkohej.
“Isha shumë i prokupuar për ta vënë çështjen e Rusisë në një terren absolutisht të fortë dhe në mënyrë të pashlyeshme”, i tha zoti McCabe intervistuesit të televizionit CBS, Scott Pelley. “Qëllimi ishte që, nëse më hiqnin me shpejtësi ose më shkarkonin apo transferonin, çështja të mos mbyllej ose të shuhej pa gjurmë”, tha ai.
Departamenti i Drejtësisë, i cili mbikëqyr FBI-në, e quajti shpalosjen e fakteve nga zoti McCabe “të pasaktë dhe faktikisht të gabuar”. Në një deklaratë, departamenti thotë gjithashtu se inspektori i përgjithshëm i tij gjeti se zoti McCabe “në shumë raste nuk ua tregoi të vërtetën autoriteteve federale dhe kjo çoi në shkarkimin e tij nga posti në krye të agjencisë.”
Pak pas përfundimit të intervistës së zotit McCabe, Presidenti Trump e quajti ish-zyrtarin “një turp për FBI-në dhe një turp për vendin tonë”.
Presidenti Trump përmendi në Tëitter zgjedhjen e tij në vitin 2016 në garë me demokraten Hillari Klinton, duke thënë: “Ish-drejtori në detyrë i FBI-së, Andreë McCabe, tashmë i larguar me turp, pretendon të jetë ‘një engjëll i vogël’, kur në të vërtetë ishte pjesë e madhe e skandalit të Mashtrueses Hillary që shpiku çështjen e Rusisë, si dhe një kukull e James Comey-t, që nxirrte lajme për mediat”.
Në mars 2018, Jeff Sessions, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm, e shkarkoi zotin McCabe, duke e privuar atë nga përfitimet e pensionit të plotë.

“VOA”

I Çmenduri: Zëri i Amerikës nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara

Një tjetër deklarata prej të sëmuri mendor vjen nga Rama. Në një intervistë për mediat, Rama ka deklaruar se Zëri i Amerikës nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara. Kemi të bëjmë me një deklaratë prej një psikopati që mundohet të mos pranojë të vërtetën. Zëri i Amerikës është një radio zyrtare e Departamentit të Shtetit. Si të mos mjaftojë kjo, Sekretari amerikan i Shtetit, në rastin konkret Mike Pompeo është anëtar I Bordit vtë Zërit të Amerikës.
Tani, shqiptarët duhet të njohim më mirë psikopatin që qeveris që arrin deri aty sat ë mashtrojë edhe me radion Zëri i Amerikës.
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Real Story” u shpreh se Zëri i Amerikës nuk përfaqëson SHBA-të. Lidhur me rikandidimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Rama tha i bindur se ai mund të rikandidojë edhe ‘500 herë të tjera’ nëse prova për lidhjen me grupin ‘Avdylaj’ janë bisedat telefonike.
“ E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN. Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje.
Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara. Nuk janë fakte janë muhabete telefonas. Me muhabete mund të ngatërrohej gjithë Shqipëria. Nuk mund të ngresh akuza për dikë bazuar në raporte telefonatash.
Sokol këtë të lutem mos ma thuaj se nuk kam asnjë lloj tendence të them dicka që është njëri dhe tjetri. Nëse bëhet fjalë për këto muhabete , Dako mund të kandidojë edhe 500 herë të tjera”, tha Rama.