17.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Pas zbythjes nga Tirana, Rama përgatit antimiting në Vlorë, i ka ardhur fundi

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Rama ka vendosur të largohet me qindra kilometra larg nga Tiranë të shtunën e revoltës popullore. Prej ditësh po punohet për organizmin e një antimitingu të turpshëm nga Rama në Vlorë.
Për këtë janë thirrur për të marrë pjesë me detyrim e gjithë administrate e jugut dhe për këtë janë marrë edhe firmat e punonjësve të detyruar për të qenë pjesë e kësaj shfaqje të turpshme. Antimitingjet janë mjete që janë përdorur në fillimin e viteve ’90 nga mbetjet e diktaturës në kohën kur regjimi diktatorial ishte në ditët e fundit të tij.
Këto forma të mitingjeve u përdorën në fillim pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. Në të gjitha qytetet u ngritën ata që njiheshin si vullnetarët e Enverit dhe organizonin antimitingje me bustet e diktatorit.
Këto forma të mjera të reagimit ishin po ashtu të pranishme që në ditët e para të krijimit të PD, ku punistët e regjimit i kundërvinin popullit njerëz që paguheshin nga regjimi duke bërë pikërisht këto antimitingje. Ajo që është e qartë është se antimitingjet janë shprehje e fundit të regjimit ahstu si ishte edhe në fillimin e viteve 1990.

Shpërthen Vasili: Ai idiot mori atë që meritonte, reagimi i Palokës ishte minimumi!

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me gazetarn Ylli Rakipi ishin të ftuar gazetarë e analistë por edhe deputetë. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi se veprimi i bërë sot nga Paloka ishte minimumi. Vasili hedh akuza ndaj kryeministrit por edhe ndaj kryeparlamentarit Ruçi.
“Për një idjot që thotë gruas time ti hani mender këtë e atë, popullit thoshte i ngrihet, si ngrihet çfarë mund të kërkosh më shumë. Jo vetëm ky por edhe ai që e kanë vënë të drejtojë parlamentin është po aq i lig sa ai. Ka një përkujdesje të fëlliqur për të pasur një metër të egër për përjashtime ndaj opozitës. Ata janë të mendimit që parlamenti është i yni dhe ne bëjmë çfarë duam. Publiku duhet t’i dijë të gjitha se çfarë ndodhi sot. Ai donte të thoshim nga një fjalë ne kryetarët dhe ta mbyllim e të votojmë. Ia thamë qartë që kemi për të diskutuar. Për të evituar çdo lloj konflikti nuk na dhanë fjalë. Ai mori atë që meritonte. Reagimi i Palokës ishte minimumi”, tha Vasili.
Por si e komentojnë panelistët e tjerë të emisionit gjestin e Palokës?
Agron Shehaj: Ai ka shenja rrugaçërie, por ka edhe një strategji, mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Palokën e kuptoj, nuk e di si mund të reagoja po të isha në vend të tij. Por në interes të opozitës nuk është të bëhet pjesë e provokimeve.

Ilir Babaramo: Rama ishte përgatitur të ndërtonte diçka shumë solemne, Ratifikimi i protokollit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO ishte për të një rast i mirë për tu shfaqur si “baba i kombit”. Në një delir të tillë ju përgjigj Bashës dhe thotë ai fëmiju, por tejkaloi të drejtën dhe iu kthye mbrapsht me bojë. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, në Parlamentin shqiptar ka pasur edhe atentate. Ishte një shiringë më bojë, asgjë më shumë.
Fatos Lubonja: Rama është përfaqësues i një kulture shqiptare të dhunës, të talljes. Ne nuk bëjmë dialog, nuk e respektojmë tjetrin si të barabartë. Personi në fjalë ka edhe sëmundjen e vetë që ia thellon këtë, është narcizizmi malinj që ka. Problemi më i madh është si ka mundësi që ne zgjedhim njerëz të tillë për të na drejtuar?

Dash Shehi: Rama sillet si rrugaç! Sot iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me…

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News 24 u shpreh se Rama Ky është një rrugaç që po e shet Shqipërinë, sot iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera…
“Ky njeri, kryeministri e ka tepru aq shumë. Ky njeri nuk është koshient që përfaqëson jo vetëm veten e tij për të gjithë institucionin.
Ti i gjete emrin e lezetshëm, bulizmi. Ky s’do t’ia dijë fare se përfaqëson institucionet. Kur përgjigjen ia japin personale ai e quan rrugaçëri, sepse ka disa roje pas. Ky është një rrugaç që po i them po e shet Shqipërinë tek Turqia, ndërsa mua më thotë ha planc e pi raki.
Sot iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera. Aty duhet të vetëpërmbahemi. E vetmja dhimbje ishte për miqtë maqedonas, që ishin në shtetin mëmë. Ai është burracak”, u shpreh Shehi.

Lubonja: Pse solidarizohem me Palokën!

Analisti Fatos Lubonja dhe deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi të ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News 24 u ndalën tek veprimi i sotëm në parlament, ku Edi Paloka spërkati me bojë Edi Ramën.
Analisti Lubonja shprehu solidaritet me veprimin e nënkryetarit të Parlamentit, Edi Paloka, ndërsa veprimin e tij e quajti si “paqësor”.
Lubonja: Paloka ka solidaritetin tim dhe e përgëzojë për formën paqësore që ka zgjedhur për të proestuar. Pastaj a bën apo s’bën efekt tek kryeministri këtë nuk e di. Edhe fyerja personale është e ngjashme me lëvizjen e studentëve që i derdhi salcën studentja. Është kryeministër dhe duhet të respektojë institucionet.
Kreu i LZHK-së tha se shefi i qeverisë sillet si rrugaç, që institucionin shtetëror e përdor sikur të jetë prona e tij personale
Dashamir Shehi: Ky njeri, kryeministri e ka tepru aq shumë. Ky njeri nuk është koshientë që përfaqëson jo vetëm veten e tij për të gjithë institucionin.
Ti i gjete emrin e lezetshëm, bulizmi. Ky s’do t’ia dijë fare se përfaqëson institucionit. Kur përgjigjen ia japin personale ai e quan rrugaçëri, sepse ka disa roje pas. Ky është një rrugaç që po i them po e shet Shqipërinë tek Turqia, ndërsa mua më thotë ha planc e pi raki.
Sot iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera. Aty duhet të vetëpërmbahemi. E vetmja dhimbje ishte për miqtë maqedonas, që ishin në shtetin mëmë. Ai është burracak.

Çani diskrediton Mero Bazen: Lëtyrë, mban erë një orë larg, kurvë e ndyrë!

Moderatori i “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka shpërthyer në fyerje ndaj gazetarit Mero Baze, pasi në portalin e këtij të fundit u postua një shkrim që e etiketonte Çanin si gazetar gjobëvënës.
Lajmi i publikuar te “Tema” për Çanin kishte të bënte me disa komente të ish deputetit Eduart Ndocaj kishte lënë në Facebook, ku e quante Çanin si gazetar “gjobëvënës” dhe “grek”.
Lajmi i publikuar te “Tema”
“Eduart Ndocaj i nxjerr të “palarat” Arjan Çanit të TV Klan: Gazetar gjobëvënës në çdo kuptim të fjalës, më ka kërkuar para për të më dhënë kohë televizive”.
Por moderatori i “Zonë e Lirë” është kapur me pronarin e gazetës, duke mos i lënë gjë pa thënë.
Përgjigja e ashpër e Arjan Çanit:
Mero Muti më sulmoi sërish sot nga portali i tij gjobëvenes… sa herë më sulmon Mero Muti, në fakt përfaqësuesi më i denjë i shëmtisë dhe gjobëvënies në këtë katund, aq më shumë mendoj se jamë në rrugë të mbarë. Ky vend është i mbushur me Mero-Gelbaza dhe e di që jam në minorancë. Por luftën time me këta lëtyra dhe vemje që zvarriten duke sharrë dhe hedhur baltë mbi të tjerët, do ta vazhdoj deri në fund duke u tallur. Mut Mero bytha mut je.. Mba erë një ore larg i kurvë e ndyrë… hahahaha…. larg o larvë larg…

Strazimiri: Më 16 shkurt në shesh do të vërshojë populli, nuk ka dhunë më të tmerrshme sesa varfëria!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri komentoi për A2 ngjarjet e sotme në Kuvend. I pyetur a ishte nevoja për këtë përshkallëzim të tensionit nga ana e PD, me hedhjen e bojës nga Edi Paloka në drejtim të kryeministrit Rama, deputeti deklaroi që “ka 6 vjet që tensioni dhe kjo lloj sjellje është konstante nga kryeministri i vendit dhe mazhoranca”.
AI thekson se jo vetëm PD nuk tërhiqet nga gjesti por se “sot ai mori përgjigjen e duhur, në emër të gjithë qytetarëve te dhunuar dhe të mashtruar, nga ata që po ikin nga vendi”.
Për Strazimirin ky ishte “momenti i duhur për t’i zënë gojën kësaj qeverie që nuk ngopet kurrë, dhe kanë vendosur të plaçkitin vendin deri në minutën e fundit.
Sipas deputetit democrat, “Kryeministri nuk ka parë gjë akoma, në 16 shkurt në shesh do të zbresë populli, dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga populli, nuk ka dhunë më të tmerrshme sesa varfëria”.

“I sëmuri psikik po hedh zhvaorr në autostradë, për të penguar protestën”

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka publikuar foto në rrjetet sociale që tregojnë se në autostradën Tiranë-Durrës, është hedhur zhavorr. Hasa shprehet se kjo është një tentativë e kryeministrit për të penguar protestën e opozitës.
“I sëmuri psikik po hedh zhavorr në autostradën Tiranë Durrës që të pengojë me çdo kusht qarkullimin e lirë të njerëzve.
Thuhet që cmenduria e tij nga frika e madhe që e ka pushtuar do shkoje deri atje sa te shembe dhe hyrjen e tunelit te Elbasanit qe te bllokojne dhe kete hyrje drejt Tiranes.
Edi Rama të tërhiqet sa seshte vonë se ndryshe protestuesit do ta marrin përpara bashkë me zhavorrin qe ka hedhur për ta hedhur dhe atë vetë në lumë në 16 Shkurt!
Qytetarët e lirë do marrin në dorë fatet e tyre në 16 Shkurt dhe do tja rikthejnë Shqipërinë qytetareve.
Tik-Tak, Tik-Tak, gongu final po afron”, shkruan Hasa.

Reagon ish-ministri: Garda çuditi dynjanë me “solucionin kimik” në turinjtë e shefit!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së Gardës së Republikës, ku shkruhej se, “deputeti Edi Paloka e sulmoi kryeministrin Edi Rama në Parlament me solucion kimik të parapërgatitur”.
“Garda çuditi dynjanë me “solucionin kimik” në turinjtë e shefit. Këto sikur ruajnë Ali Kimikun dhe Edvin Komikun”, shkruan ish ministri Manjani në Facebook.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, shkruhet në deklaratën e Gardës së Republikës.

Pas paswordit të Twiterit, Lleshaj i ka dhënë Ramës edhe paswordin e trurit…

“Kur te emeruan te shiten si pasardhes i Kadarese ty z Lleshaj por shpejt te doli kallaji e dole pasardhes i Geron Xhafes. Paswordin e Tëiterit ja ke dhene Rames. Po na rezulton qe je ne rolin e manekinit dhe i ke dhene dhe pasëordin e trurit…”,
Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar me këto fjalë ndaj Ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj, i cili i krahasoi aktet e opozitës si shumë të ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin maqedonas në prill të 2017.
Sipas Nokës, Lleshaj po përdoret si manekin nga Rama, të cilit Lleshaj i ka dhënë edhe paswordin e trurit.
Postimi i Nokës
“Kur te emeruan te shiten si pasardhes i Kadarese ty z Lleshaj por shpejt te doli kallaji e dole pasardhes i Geron Xhafes. Paswordin e Twiterit ja ke dhene Rames. Po na rezulton qe je ne rolin e manekinit dhe i ke dhene dhe paswordin e trurit…”, shkruan Noka në Facebook.

Berisha reagon pas deklaratës së zyrtarit të lartë europian: Mbështetje e madhe për opozitën në prag të 16 Shkurtit

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i cili shprehte shqetësimin e tij për situatën e demokracisë dhe blerjes së votës në Shqipëri, duke mbështetur haptazi opozitën.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha duke cituar deklaratën e Daul, shkruan se, reagimi i zyrtarit të lartë europian vjen në prag të cunamit mbarëpopullor kundër qeverisë dhe si mbështetje e fortë për PD-në dhe opozitën shqiptare
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Mbeshtetje e madhe per opoziten ne prag te 16 shkurtit!
Jozef Daul, Presidenti i PPE: Të drejtat e opozitës duhen respektuar,
Shqetësuese demokracia në Shqiperi, blerja e votave, e papranueshme!
Te dashur miq, ne prag te cunamit mbare popullor kunder regjimit te kakistokracise, nje mbeshtetje e madhe dhe e fuqishme i vjen PD dhe opozites shqiptare nga Presidenti i Partise Popullore Europiane, Jozef Daul, i cili deklaron sot se:
“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”.
I am concerned about the state of #Albania’s democracy. Any future #elections must be free & fair, buying votes is unacceptable. Rights of opposition must be respected in parliament. More efforts needed to fight crime & corruption, including implementing the decriminalisation law.