Edison Harizaj, i quajtur ndryshe dhe “Edi Faqedjeguri”, apo “Il Padrino” është përcjellë në banesën e fundit dy ditë më parë, në Vlorë, me një pjesëmarrje shumë të lartë të të afërmve dhe miqve të tij.
Miqtë e tij janë kujdesur që të mbajnë larg jo vetëm mediat, por edhe persona që mund të cënonin lamtumirën e fundit për Harizajn, që duhet thënë se ka qenë një nga njerëzit më me ndikim në qytetin e Vlorës.
Ceremonia ka qenë tërësisht private dhe larg ‘të paftuarve’, madje në rrugën ku ka kaluar kortezhi nuk ka pasur asnjë makinë tjetër.
Të paktën 500 persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ndërsa vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km.
Harizaj u ekzekutua në një atentat të tipit mafioz mbrëmjen e së martës, së bashku me mikun e tij Genti Caca, nga persona që ende nuk janë identifikuar nga ana e policisë.
Derimë tani nuk ka asnjë person të dyshuar lidhur me ngjarjen, ndërsaa burime bëjnë me dije se porositësi mund të ketë qenë nga Belgjika, dhe dyshohet për larje hesapesh, apo hakmarrje për zhdukjen e Albano Xhaferrit.
”Të paftuarit” u mbajtën larg, masa të rrepta sigurie gjatë varrimit të Edison Harizajt
Ambasadorja e Francës: Urgjente ngritja e Gjykatës Kushtuese
Rama e ka shkrirë Gjykatën Kushtetuese dhe deri dje askush nga ndërkombëtarët nuk kishte reaguar publikisht. U desh konflikti i fundit Meta-Rama për ministrin e Brendshëm që edhe ndërkombëtarët të kuptojnë dëmin që i është bërë vendit.
Christine Vasak, ambasadorja e Francës në vendin tonë, ka folur nga Korça për ngërçin mes Ramës dhe Metës për dekretimin e ministrit të Brendshëm, u shpreh se Kushtetuta shqiptare është e qartë dhe kryeministri e presidenti janë persona me eksperiencë në politikë.
“Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë”, është shprehur Vasak.
E pyetur nëse mungesa e Gjykatë Kushtetuese krijon vakum që ata të luajnë “shah” mes tyre ajo tha: “Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese. Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente”.
Hapen dyert e mortit në familjen e administratorit të vrarë, Rama kalon para banesës dhe nuk ndalon
Fatmir Hodaj, kryetar i njësise administrative Kot në Bashkinë Selenice u vra pasditen e djeshme për motive banale. Motivi i konflikti që solli humbjen e jetës për Hodaj mësohet të ketë qenë nje konflikt i momentit i ndodhur gjatë momenteve që dy personat kanë qenë duke konsumuar kafe bashkë.
Ditën e sotme në familjen Hodaj, janë bashkuar për të percjellë në banesen e fundit 64 vjeçarin, autoritete vendore, të aferm të njohur gjithashtu dhe drejtues të Partisë Demokratike të Selenicës dhe të Vlorës.
Po gjithashtu, gjatë oreve të para të ditës, mësohet se kryeministri Rama, në orën 8 deri në 10:00 ka zhvilluar një takim në një familje të njësisë administrative Kot.
Edi Rama ka qenë ditën e sotme në familjen e Niko Ahmataj nga fshati Vajzë. Për t’u komunikuar familjes lidhjen e energjisë elektrike dhe disa sherbimë që familja ka përfituar në emër të kryeministrit.
Nga bashkia Selenicë, të kontaktuar nësë Rama do të zhvillonte ndonjë takim me këta të fundit, apo nëse prezenca në njësinë adminiatrative, ku një ditë më parëu vra kreu i njesisë, lidhej me ndonjë vizite në familjen e viktimës, nga bashkia është bërë me dije se kryeministri edhe pse ka kaluar para vendit ku ndodhi vrasja dhe shtëpise, ku janë hapur dyert è morti, nuk është ndalur tek këta të fundit.
Si ndodhi ngjarja e rëndë
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë. Viktima dhe autori kanë qenë të dy në lokalin e fshatit, ndërsa mes tyre papritur nisi një debat, që degjeneroi deri në përdorimin e armës. Mësohet se pas konfliktit Admir Delaj ka shkruar në banesën e tij dhe prej aty ka marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer në lokal.
Ai ka qëlluar 64-vjeçarin Hodaj, duke lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit, Delaj është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar pak kohë më vonë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit.
Ndërkohë, autori i vrasjes e ka parnuar krimin dhe ka deklaruar para policisë se ka patur konflikte me viktimën. “Kam pasur konflikt më parë për pronën me Fatmir Hodajn”. Kështu deklaron një ditë pas vrasjes së kreut të njësisë administrative së Selenicës Fatmir Hodaj, autori i dyshuar i ngjarjes, Admir Delaj.
Autori ka pranuar krimin para oficerëve të policisë. Ai tha se, dje kishte qenë i ulur në një lokal para pak ngjarjes me viktimën.
“Ishim në dy tavolina të ndryshme dhe filluam të bënim fjalë. Në lokal filluam t’i hedhim fjalë njëri-tjetrit”, tha ai.
Barbarët shkulin “Shqiponjën”, simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë, mashtrim me zgjerimin e rrugës!
Qeveria thotë se Shqiponja, simbol i ngritur në 100 vjetorin e Pavarësisë është hequr për shkak të punimeve për zgjerimin e rrugës. Në fakt, ky ëhstë një mashtrim sepse asnjë punim nuk mund të nisë sa kohë nuk është zgjidhur problem kryesor me 600 familjet që kanë objektet e tyre në këtë segment ku parashikohet të zgjerohet rruga.
Asnjë hap pas nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria lidhur me projektin e Unazës së Madhe që dëmton rreth 400 godina, familje dhe biznese në zonën e Astirit në kryeqytet.
Madje sot është hequr dhe simboli i Shqiponjës, me pretkestin për t’u hapur rrugë punimeve.
Banorët janë të vendosur në protestën e tyre, ata kanë dalë sot për të tetën ditë me radhë në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve. Nuk kanë munguar as tensionet mes tyre dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët kërkojnë të kalojnë rrugën, pavarësisht barrikadës njerëzore që kanë ndërtuar banorët.
Në përplasjen mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve ka mbetur i lënduar dhe një prej operatorëve të mediave, ndërsa në vendngjarje nuk ka asnjë punonjës policie për të bërë të mundur neutralizimin e situatës. Banorët thonë se kanë marrë urdhër të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, ndërsa kërkojnë mbështetjen e të gjithë banorëve të kryeqytetit. ”Të gjithë për një qëllim”, është motoja e banorëve.
Zgjidhja e vetme që iu është dhënë banorëve është pagimi i qerasë nga ana e bashkisë për një vit, një propozim të cilën ata njëzëri e kanë konsideruar qesharak, pasi sipas tyre mundi dhe djersa me të cilën kanë ndërtuar banesat, po hidhet poshtë brenda një dite.
Protestuesit paralajmërojnë Ramën: Vetëm me gjak e ndajmë këtë punë
Banorët e Astirit kanë dalë sot në ditën e tetë të protestës së tyre, duke bllokuar dhe një pjesë të rrugës për kalimin e mjeteve.
Qytetarët shprehen se ata do të mbrojnë me gjak banesat e tyre, ndërsa shtojnë se nuk janë kundër ndërtimeve, po duhet t’iu garantohet shpronësimi me vlerën që ka sot tregu. Një prej banorëve shprehet se ata kërkojnë negociata të drejtpërdrejta me qeverinë Rama.
‘’Jam një banor i Unazës së Re, kemi më shumë se 20 vjet që jetojmë këtu. Jemi qytetarë të këtij vendi, pse nuk vinë që të ulen këmbëkryq me neve, të na japin një çmim të barabartë me vlerën e tregut. Jemi bashkëfajtor ne dhe Edi Rama, ku të shkojmë ne.
Ta dinë mirë të gjithë banorët, se do të prishen 1 mijë familje. Kërkojmë negociatë të drejtpërdrejtë ndryshe kjo punë nuk mbyllet mirë. Le të më arrestojnë, le të më pushkatojnë, vetëm me gjak e ndajmë këtë punë”,shprehet banori.
“Asnjë nga këta banorë nuk është kundër ndërtimit të rrugës, ata po protestojnë se po nxirren në rrugë. Ata kërkojnë të vlerësohen e të kompensohen e të mos nxirren në rrugë.”
Ky ishte qendrimi i deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me protestën që po zhvillojnë sot banorë të Unazës së re në Tiranë që preken nga projekti i zgjerimit.
“Erion Veliaj të mos i bëjë dëgjesat me stafin e tij, – tha Noka, – por me këta banorë që kanë probleme.”
Banorët kanë ngritur një komision nismëtar për protestën dhe PD-ja është në mbështetje të tyre.
Erion Veliaj kujdeset të gjejë strehë për qen, kurse për këta banorë asgjë. Kjo është çnjerëzore.”
Banorët që po protestojnë tek Unaza e Re kanë lëshuar thirrje me megafon duke ëkrkuar se ku janë ata pushtetarë që duhej të ishin sot pranë tyre, duke filluar nga deputetja e Ps Blerina Gjylameti.
“Ku je deputete Gjylameti?! Ku je?! Erdhe si qen për të na kërkuar vota! Ne e duam rrugën, nuk jemi kundër rrugës, por na dëmshpërblemi 100%. Thjesht mungon vullneti, se kjo mund të bëhet.
Ku je, o Avokate e Popullit?! Ku je o Shoqëri Civile?! Ku jeni?!
Protestuesi me megafon ka njoftuar se protestës së tyre i janë bashkuar sot protestuesit që mbrojnë Teatrin Kombëtar dhe i ka falenderuar ata. Edhe ne do ta mbrojmë Teatrin, ka thirrur ai në megafon.
Banorët kanë shënuar sot ditën e tetë të revoltës ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Ata nuk kanë lejuar kalimin e autojeteve dhe kanë debatuar me shoferët e disa mjeteve që kanë tentuar të anashkalojnë protestën e tyre.
Protesta e banorëve mbështetet nga opozita. Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua dje me shumë prej tyre.
Bylykbashi-Dakos: Fluturo sa të duash me… por qelinë do e mbyllësh vetë
Pas deklaratave të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ku në shënjestër të sulmeve vinte deputetin e PD-së Oerd Bylykbashi, ka reaguar ky i fundit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bylykbashi e cilësoi reagimin e Dakos banalitet të së keqes. Po ashtu demokrati ‘thumboi’ Dakon me epitetin ‘supermeni’, ndërsa shtoi se derën e qelisë kryebashkiaku do e mbyllte vetë.
“Nuk ka nevoje askush te sforcohet e ta coje ne burg, sepse po shkon vete. Dosjen Nr. 339 e ka plot. E ka rrugen te lire, nuk e ndihmon dot njeri per ta mbajtur jashte, madje dhe shulin e qelise do e mbylle vete mesa duket. Dhe me pas do t’ia hedhin celsat jashte. Pikerisht aty ne fakt, kur te sjellin cigaret do kuptosh sa te duan durrsaket”, shkruan deputeti i PD.
Reagimi i Bylykbashit
Banaliteti i se Keqes
Lexova qe dje paska reaguar supermeni! Konfirmim i banalitetit te se keqes qe ai perfaqeson. Po reagon me vulgaritet ndaj kujtdo qe e akuzon per cfare eshte katandisur. Nje reagim halli, fiks si ai i brejtesve para termetit!
E te mendosh qe me kete banalitet, pretendon te perfaqesoje model politikani per durrsaket, sepse sipas tij ka mbaruar koha kur votat i mblidhnin politikanet serioze. Sigurisht, ai sot votat i mbledh me “duart e pastra akullore” te krimineleve. E te mos harroje se njesoj si ai, shume vota mblidhte edhe Elvisi i Kavajes, qe ishte denuar per perdhunim ne grup, apo ata fare deputetesh te Rames qe kishin denime per trafiqe. Eh ku eshte katandisur!
Jam i sigurt qe me sistemin e tij kriminal duke ia dhene mbledhjen e votave me koncension bandave kriminale, mbledh shume vota.
Por ky nuk kupton dicka, qe eshte ky fiksimi i tij per te dale si Njeriu Merimange qe kacavirret dere me dere per te blere vota e per tu mburrur me rezultatin sa me te thelle, qe po e con me hap te sigurt drejt burgut. Aty ne burg mund te perpiqet ta nxjerre PS edhe fituese me 100%.
Po ku e lene te kuptoje realitetin ku eshte zhytur ata “profesoret” e injorances qe i rrine rrotull e i thone sa i zgjuar e i zoti eshte, packa se nuk ka durrsak qe nuk po i plas buza me kete katrahure qe ka katandisur qytetin. Ne fakt nuk behesh dot urbanist kur ngel ne shkolle.
Nuk ka nevoje askush te sforcohet e ta coje ne burg, sepse po shkon vete. Dosjen Nr. 339 e ka plot. E ka rrugen te lire, nuk e ndihmon dot njeri per ta mbajtur jashte, madje dhe shulin e qelise do e mbylle vete mesa duket. Dhe me pas do t’ia hedhin celsat jashte. Pikerisht aty ne fakt, kur te sjellin cigaret do kuptosh sa te duan durrsaket.
Fluturo sa te duash me pelerine apo kacavirru ku te duash. Nuk ka rendesi sa shume vota mbledh me kriminele apo leke korrupsioni. Burgu per krime zgjedhore dhe korrupsion nuk pyet per vota e rezultate te thella. Vetem nese deri atehere nuk ke ikur ne ndonje vend qe nuk ka marreveshje ekstradimi.
Imagjino, nuk eshte ngritur ende SPAK. Atehere do jete edhe me e hidhur se nuk te ndihmon dot Prokurorja e Perkohshme dhe Kryeministri!
P.S.: Dhe meqe kur vije deri ne Durres per te shkuar ne gjimnaz te duhej te merrje autobus se e kishe disi larg qytetin per te ardhur ne kembe, dhe qe me sajesa banale nuk shkon dot larg, lexo pak nga historiku i PD i 1991 ne Durres. Nuk te ben dem te lexosh!
Sherr Rama-Veliaj, Manastirliu përgatitet për Bashkinë, lali drejt largimit
Edi Rama dhe Erion Veliaj mësohet se kanë debatuar ashpër në fillim të kësaj jave. Burime nga të dyja palët e konfirmojnë sherrin me tone të larta, të zhvilluar mesditën e së Hënës së kësaj jave, e cila u shoqërua më pas me daljen publike të Fatmir Xhafajt në krah të Erion Veliaj.
“Dorëheqja” e papritur e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm u pasua me komentet se ai u largua për shkak se arrestoi dy ish-deputetë të Partisë Socialiste dhe po i ngrihte kurth me pranga Vangjush Dakos. Në fakt, konflikti mes Ramës dhe aleancën fluide Xhafaj-Veliaj është më i thellë dhe qëndron tek dëshira e ethshme për pushtet brenda Partisë Socialiste.
Mëngjesin e së Shtunës së kaluar, Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të Brendshëm. Dy ditë më pas, Xhafaj shfaqet në krah të Erion Veliajt, në një takim me qytetarë të Tiranës, ku bëri thirrje për votimin e tij për një mandat të dytë.
Pak orë para se Xhafaj të “lypte” vota për Veliajn, ky i fundit ishte ndarë me sherr të madh me kryetarin e partisë, Edi Ramën. Njerëz pranë “Lali Erit” tregojnë se Rama e ka kërcënuar kryebashkiakun e Tiranës me mos-kandidim për në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat pritet të zhvillohen në Qershor 2019.
Madje, Edi Rama duket se e ka të qartë skemën për të larguar Veliajn nga pushteti dhe pritet të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tiranës ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kjo e fundit, u katapultua në Partinë Socialiste nga vetë Edi Rama, fillimisht si Drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas si Ministre e Shëndetësisë. Nuk ka shkëlqyer në postin e ministres, por, gjithësesi, është më pak e akuzuar se paraardhësi i saj, Ilir Beqja, firma e të cilit u ka dhënë qindra milionë euro oligarkëve të Edi Ramës.
Ogerta Manastirliu është bërë pjesë e zyrtarëve të lartë të socialistëve, në bazë të investimit personal të Saimir Tahirit, i cili prej disa kohësh drejtoi degën më të madhe të partisë, atë të Tiranës. Manastirliu dhe Tahiri kanë njohje të hershme, që në vitet e gjimnazhit, në shkollën “Sami Frashëri” dhe më tej kanë vijuar së bashku rrugëtimin drejt pushtetit të lartë partiak dhe shtetëror.
Tashmë që ish-ministri i Brendshëm po tenton të rikthehet në jetën politike, Edi Rama ka nisur të aktivizojë njerëzit e Tahirit, i cili ka pasur raporte aspak miqësore me Erion Veliajn.
Kryebashkiaku i Tiranës është një prej investimeve kryesore të Edi Ramës në Partinë Socialiste. I lindur si produkt i shoqërisë civile, Erion Veliaj dhe “Mjaft-i” i tij ndërmorrën një fushatë të ashpër kundër ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Pasi Edi Rama mori drejtimin e Partisë, Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij iu afruan pushtetit të kryesocialistit. Me fitoren e zgjedhjeve të vitit 2013, Rama e emëron Veliajn fillimisht Ministër të Mirëqënies Socialiste e, më tej, kandidat fitues të zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës.
Nga ky moment, Erion Veliaj ndjeu aromën e pushtetit dhe nisi planin për të rrëzuar “atin politik”, njëlloj siç bëri vetë Edi Rama me Fatos Nanon. Kryebashkiaku i Tiranës, nëpërmjet lejeve të ndërtimit, përfshiu nën pushtetin e tij pjesën më të madhe të biznesit të fuqishëm, përfshirë edhe atë mediatik.
Për shkak të këtij pushteti, Veliaj siguroi një lloj pavarësie nga linja zyrtare e Partisë, e përfaqësuar nga Edi Rama. Etja për pushtet e kryebashkiakut të Tiranës tashmë e ka vendosur përballë mentorit të tij, Rama. Ndaj, sherri me tone të larta i fillim-javës ndërmjet të dyve, pritet të sjellë zhvillime të reja brenda radhëve të socialistëve.
Ndërkohë, në Ministrinë e Shëndetësisë, stafi i afërt i Ogerta Manastirliut ka nisur të mendojë për fushatën e ardshme, ku titullarja e tyre shpreson që të jetë kandidatë për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Boldnews.al
Absurdi/Arta Marku kërkon 200 punonjës shtesë, shumica sekretarë
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë, e cila nga deputeti Bashkim Fino u konsideruar “tërësisht absurde”. Marku, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, kërkoi nga Komisioni i Ligjeve miratimin e një shtese prej 200 personash në stafin e institucionit.
Prokuroria Shqiptare, prej të paktën 10 vitesh funksionon me një total prej 850 punonjësish, ku përfshihen prokurorë dhe staf administrativ. Ndërsa Arta Marku, përkohshmëria e të cilës duket se nuk ka mbarim, kërkon vetëm me një goditje të shtojë 200 punonjës. Për më tepër, pjesa më e madhe e kësaj shtese që kërkohet është për sekretarë, të cilët nuk kanë lidhje dhe nuk ndikojnë aspak në rritjen cilësore të hetimeve.
Deputeti socialist i Komisionit të Ligjeve, Bashkim Fino, duke përdorur ironinë, u shpreh se “kërkesa për këtë numër kaq të lartë punonjësish është si të krijosh nga e para institucionin e Prokurorisë. Mua më duket absurde”.
Arta Marku, gjatë 9 muajve të deritanishëm në krye të institucionit të Akuzës, është karakterizuar nga lëvizjet kaotike të stafit. Këto lëvizje janë kritikuar edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili, gjatë procesit të vetingut për Arta Markun, kërkoi informacione mbi bazën ligjore dhe kriteret mbi të cilat ajo ka riorganizuar stafin drejtues të Prokurorisë. Kjo kërkesë e vëzhguesit ndërkombëtar mbeti pa përgjigje, pasi Kryeprokurorja e Përkohshme, nëpërmjet përfaqësueses së saj, vlerësoi të mos jepte llogari për këtë çështje, e cila përfshihej në vlerësimin e kriterit profesional.
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, rezulton se e ka shndërruar institucionin në “zyrë qokash” për miqtë e mikeshat e saj, të cilët i ka vendosur në poste kyçe të Prokurorisë. Në Prokurorinë për Krime të Rënda, emëroi si drejtuese, në kundërshtim me ligjin, Donika Prelën. Fillimisht, po në kundërshtim me ligjin, Prelën e kishte caktuar si drejtuese në Durrës për një periudhë 5-mujore, para se ta katapultonte në strukturën më të rëndësishme të Prokurorisë Shqiptare, tek ajo e Krimeve të Rënda.
Prokuroria e Durrësit drejtohet nga një tjetër mikeshë e Arta Markut, Anita Jella. Kjo e fundit ishte prokurorja që nuk kreu asnjë hetim ndaj Arta Markut, pas kallëzimit të prokurorit Dritan Gina, i cila e akuzonte për “shpërdorim detyre”. Bashkëshorti i Jellës, gjithashtu prokuror, u afrua në Prokurorinë e Përgjithshme, si pjesë e grupit që po kontribuon në procesin e Vetingut.
Në Prokurorinë e Elbasanit, Arta Marku emëroi që në ditët e para të detyrë së saj prokurorin Ardian Nezha, njohje e vjetër dhe nga e njëjta zonë gjeografike me Kryeprokuroren. Nezha dha dorëheqjen nga posti drejtues pas 3 muajsh. Në vend të tij u caktua si drejtuese një tjetër mikeshë e Arta Markut, Enkelejda Millonai.
Në Prokurorinë e Shkodrës është caktuar drejtues Ylli Pjetërnika, me një përvojë tejet modeste si prokuror, por me “kriterin e nevojshëm”, mik dhe nga e njëjta zonë gjeografike me shefen e tij.
Në Prokurorinë e Kukësit, Arta Marku caktoi si drejtuese mikeshën e saj, Alketa Nushi, e cila më parë ishte prokurore në Burrel dhe pa ndonjë element të spikatur në punën e saj.
Miq të tjerë të Arta Markut janë afruar në Prokurorinë e Përgjithshme, duke luajtur rolin e verifikuesit paraprak të kolegëve të tyre, të cilët po përballen me Vetingun.
“Boldnews.al”
Kush do të jetë pasuesi i Merkel? Në CDU ka nisur një luftë e fortë
Nën kujdestarinë e Kancelares gjermane, Annegret Kramp-Karrenbauer po përpiqet të dalë nga hija e mentores së saj dhe të humbasë nofkën që i ka mbetur, “mini-Merkel”. Ajo thotë se kërkon t’u rikthejë votuesve ndjesinë se ata i përkasin një atdheu gjerman.
“Një epokë ka mbërritur në fundin e saj. Duhet të gjejmë mënyrën për t’i bërë njerëzit të ndihen në shtëpinë e tyre”, u shpreh këtë javë zonja Kramp-Karrenbauer ndërsa bëri njoftimin se do të kandidojë për të zëvendësuar zonjën Angela Merkel në postin e kryetares së Partisë Kristian Demokrate në pushtet (CDU).
Zonja Merkel njoftoi javën e kaluar se do të largohej nga posti i kryetares së partisë në muajin dhjetor, duke i dhënë fund kështu një periudhe prej dy dekadash, gjatë së cilës ajo e zhvendosi partinë më të fuqishme gjermane nga e djathta drejt qendrës së spektrit politik. Vendimi i saj erdhi pas dy zgjedhjeve lokale në të cilat CDU-ja dhe aleatët e saj të qendrës, së bashku me social-demokratët me prirje të majta, pësuan humbjet më të mëdha elektorale të dekadave të fundit, duke ua lënë terrenin të gjelbërve dhe partisë populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Komentet e zonjës Kramp-Karrenbauer u bënë ndërsa po bëhej i ditur një anketim që sugjeron se shumica e gjermanëve ndjehen si të huaj në vendin e tyre, kryesisht për shkak të emigracionit. Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Leipzigut, një nga tre gjermanë mendon se vendi është “pushtuar nga të huajt në përmasa të rrezikshme”.
Fluksi i 1.6 milionë refugjatëve dhe emigrantëve që nga viti 2014 shikohet si një faktor dëmtues për mandatin e katërt në detyrë të zonjës Merkel. Ajo planifikon të vazhdojë deri në vitin 2021, kur përfundon mandati i Kancelares, por po shtohen dyshimet nëse ajo do të mundet të qëndrojë deri atëherë.
Shumë vëzhgues nuk mendojnë se koalicioni i saj qeveritar do t’i mbetojë shenjave në rritje se social-demokratët mund të dalin vitin e ardhshëm nga koalicioni i dobësuar qeveritar.
Një anketim i botuar këtë javë nga gazeta “Bild” pasqyron një padurim në rritje me vendimin e zonjës Merkel për të qëndruar në postin e Kancelares, me 62% të të pyeturve që janë shprehur se ajo duhet t’i hapë rrugën një pasardhësi dhe të largohet deri në fund të këtij viti.
Zonja Kramp-Karrenbauer është përgatitur nga vetë zonja Merkel, e cila e tërhoqi nga detyra e ministres së parë të rajonit Saarland, në kufi me Francën dhe Luksemburgun, për ta bërë sekretare të përgjithshme të CDU-së, pozicion për të cilin pati disa rivalë kryesorë. Një mijë delegatë të CDU-së do të zgjedhin kreun e tyre të ri gjatë një kongresi të partisë muajin e ardhshëm në Hamburg.
Zonja Kramp-Karrenbauer konsiderohet si më liberalja ndër pretendentët dhe më e përshtatshmja për centrizmin e zonjës Merkel. Pranimi i saj i rëndësisë së “ndjesisë së përkatësisë” po shikohet si një afrim me aktivistët më konservatorë të partisë, të cilët kanë qenë të irrituar me marshimin e zonjës Merkel drejt qendrës dhe joshjen e votuesve social demokratë.
Një besimtare e devotshme katolike, zonjës Kramp-Karrenbauer do t’i duhet të flirtojë me të gjitha grupimet e partisë, për të fituar përballë rrezikut të saj më të madh – Friedrich Merz, një politikan ish-biznesmen dhe rival i vjetër i zonjës Merkel.
62-vjeçari Merz braktisi politikën aktive në vitin 2009, për të ndjekur një karrierë joshëse në biznes dhe financë, pasi humbi përballë zonjës Merkel. Ai ka qenë i preferuari i konservatorëve, të cilët e mbajnë mend për argumentat se emigrantët duhet të asimilohen dhe të adoptojnë kulturën gjermane. Ai perceptohet si i paparashikueshëm dhe është quajtur nga shtypi gjerman “një çorientues konservator”.
Megjithë natyrën e tij luftarake, zoti Merz pati refuzuar për vite me radhë idenë e një rikthimi në ballin e politikës. Njoftimi i tij javën e kaluar se do të kandidojë për kreun e partisë, ishte i papritur për zonjën Merkel, siç pranojnë ndihmësit e saj. Kjo lëvizje ka ndryshuar tashmë edhe garën me rezultat të parashikueshëm që do të zhvillohej mes pretendentes kryesore, zonjës Kramp-Karrenbauer, dhe ministrit të shëndetësisë Jens Spahn, i cili nuk shikohet si një pretendent real.
Sipas gazetës së biznesit “Handelsblatt”, zoti Merz do ta ndryshonte CDU-në, duke e shndërruar “në partinë e shtetit ligjor, në vend të fotografive selfie me azilkërkues – në partinë e besimtarëve që shkojnë rregullisht në kishë, në partinë e afaristëve, dhe mbi të gjitha, në partinë e burrave”. Shumica e komentuesve gjermanë pranojnë se nëse zgjidhet zoti Merz, do të jetë e pamundur për zonjën Merkel të qëndrojë në detyrën e Kancelares deri në përfundim të mandatit.
Zoti Merz ka avantazhin e fillimit më herët të garës për zëvendësimin e zonjës Merkel, por ai ka zhgënjyer një pjesë të së djathtës duke lavdëruar planet për reformimin e Bashkimit Evropian, të mbështetura nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për një integrim të mëtejshëm të BE-së. Zoti Merz gjithashtu është shprehur se Gjermania duhet të bëjë më shumë për të mbajtur BE-në të bashkuar.
“Duhet t’u themi njerëzve në këtë vend se gjermanët duhet të kontribuojnë më shumë se të tjerët për suksesin e Bashkimit Evropian”, u shpreh zoti Merz gjatë një aktiviteti javën e kaluar. “Duhet të bëjmë më shumë se ç’po bëjmë aktualisht, pasi nëse Evropa dështon – dhe ky është një opsion i qartë; askush nuk mundet ta mohojë; Evropa gjendet në buzë të humbëtirës në këtë moment – nëse Evropa dështon, gjermanët do të jenë ata që do të vuajnë më së shumti”, tha ai.
“Dora e fortë” e Trump kundër “bandës linçuese” të zotit Mueller
Matthew Whitaker, i caktuar nga presidenti amerikan Donald Trump si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë dhe i cili tani mbikqyr hetimin e lidhjeve të zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump me Rusinë në vitin 2016, shpesh u ka bërë jehonë sulmeve të presidentit ndaj hetimit.
49 vjeçari Whitaker filloi punën në Departamentin e Drejtësisë vitin e kaluar si shef i personelit i Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, pasi kishte shprehur kundërshtimin e tij për hetimin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller ndaj ndërhyrjes së Rusisë dhe për të përcaktuar nëse presidenti Trump kishte penguar drejtësinë, kur u përpoq të frenonte hetimin.
Presidenti Trump e shkarkoi zotin Sessions të mërkurën, pasi e kishte krtitikuar për mbi një vit, lidhur me tërheqjen e tij nga mbikqyrja e hetimit të zotit Mueller, duke ia lënë këtë rol Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, Rod Rosenstein. Tani zoti Whitaker mbikqyr hetimin që ka kritikuar, gjë që i ka bërë demokratët të kërkojnë që ai të tërhiqet nga mbikqyrja e zotit Mueller.
Prokurori i Përgjithshëm në detyrë nuk ka dhënë shenja se ka në plan të heqë dorë nga kontrolli mbi hetimin e Departamentittë Shtetit, duke thënë se është “i përkushtuar ta udhëheqë me drejtësi Departamentin, me standardet më të larta etike, duke respektuar shtetin ligjor dhe duke vendosur drejtësinë për gjithë amerikanët”.
Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha të enjten se nuk sheh ndonjë arsye se pse zoti Whitaker duhet të heqë dorë nga mbikqyrja e hetimit, për shkak të komenteve që ka bërë si qytetar privat.
Whitaker, ish-prokuror federal në shtetin e Ijovas, ka përmendur mënyra se si mund të cungohet hetimi i zotit Mueller, pa e shkarkuar atë, përfshirë eliminimin e fondeve.
Në një koment në korrik 2017 në CNN, para se të fillonte punpën në Departamentin e Drejtësisë, zoti Whitaker përshkruante një skenar sipas së cilit, zoti Trump mund ta shkarkonte zotin Sessions dhe ta zëvendësonte me një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm, dhe në fakt kështu ndodhi. Në komente në television, Whitaker, la të kuptohej se personi që do të ishte në postin e përkohshëm mund të shkurtonte fondet e hetimit në mënyrë që procesi pothuajse të bllokohej.
Një muaj më pas, zoti Whitaker sugjeronte në Twitter një artikull editorial në gazetën “Philadelphia Inquirer” të titulluar “Shënim për avokatin e zotit Trump: Mos bashkëpuno me bandën linçuese të zotit Mueller”.
Në një tjetër opinion për CNN-in, ai shkruante se zoti Trump “kishte shumë të drejtë” kur thoshte se nëse prokurori Mueller fillonte të hetonte financat e Presidentit dhe familjes së tij, ky do të ishte një tejkalim i kompetencave të hetimit.
Zoti Whitaker i ka quajtur njoftimet për zgjerimin e objektivit të hetimit “shumë shqetësuese”.
Gjykatësit federalë kanë arritur në përfundimin se zoti Mueller nuk e ka tejkaluar autoritetin e tij, duke thënë se kompetencat e tij si prokuror i posaçëm ia lejonin hetimin “për çdo çështje, që del ose mund të dale drejtpërdrejt nga hetimi”, një pikëpamje që zoti Whitaker e kishte kundërshtuar në një opinion për CNN –in.
Ai tha se zgjerimi i hetimit “do të ngrinte shqetësime serioze” se hetimi “ishte thjesht një gjueti shtrigash”, një shprehje e përdorur shpesh nga Presidenti Trump.
Kritikët e emërimit të zotit Whitaker, shprehën shqetësim të menjëhershëm se ai mund të përpiqej të sabotonte hetimin e zotit Mueller.
Kongresmeni demokrat nga Kalifornia, Adam Schiff tha se “Presidenti Trump sapo shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions. Ai do një Prokuror të Përgjithshëm që t’u shërbejë interesave të tij, jo publikut. Hetimi i zotit Mueller dhe pavarësia e Departamentit të Drejtësisë duhet të mbrohen. Whitaker dhe çdo Ii emëruar tjetër duhet të angazhohen që t’i bëjnë të dyja”.