28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

3 km 40 milionë euro! Tre kompanitë fantazmë e nën sekuestro pas projektit mafioz tek Unaze e re

Partia Demokratike ka publikuar emrat e firmave që përfitojnë milionat e eurove nga shkatërrimi i shtëpive në Unazën e Re.
Zëdhënesja Ina Zhupa deklaroi se, Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.
Zhupa tha se, “Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar. Nga dy pjesëmarrës në të 3 tenderat, kompania e dytë nuk ka bërë ofertë, duke legjitimuar tenderat. • Dokumentet provojnë se përfitues të 18 milionë euro janë një kompani fantazëm, DH Albania dhe Biba X, e cila kur ka hyrë në tender dhe deri kur është shpallur fituesi ka qenë nën sekestro”.
Deklarata e Zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina K. Zhupa
Prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re.
Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.
Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin.

Skema korruptive është e qartë.
Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.
5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.
1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.
2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. 3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro.
3. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.
Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues.
Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në process falimentimi apo nën sekuestro.

Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.
Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

“Dosja 339”, si stafi i Ramës komunikonte me bandën e Avdylajve për votat dhe tenderat

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë përfshirë në një debat, të cilin e konsiderojnë si një lojë shahu politik, lidhur me emrin e kandidatit për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por, në të vërtetë shahu mat i vërtetë për Edi Ramën po i vjen nga njeriu që vendosi të “dorëhiqet” nga drejtimi i dikasterit të Rendit, Fatmir Xhafaj.
“Dosja 339” e Prokurorisë për Krime të Rënda ka në brendësi të saj fakte të shumta dhe tronditëse për lidhjet e ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës me persona të krimit të organizuar.
Të dhënat janë në dispozicion të Fatmir Xhafaj, i cili i ka ndjekur dhe administruar të rezultatet hetimore në kohë reale, nëpërmjet informacioneve që i përcilleshin nga policët që po ndiqnin këtë hetim, si edhe nga njerëz të afërt me Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.
Këto të dhëna pritet t’i shkaktojnë kokëçarje të mëdha shefit të tij formalisht, Edi Ramës. Burime për “Boldneës.al” shprehen në konfidencë se Vangjush Dako është vetëm një prej shumë politikanëve që janë “kapur” me audio në dosjen “339”. Madje, edhe ato përgjime që kanë dalë deri më tani, janë vetëm maja e ajsbergut për bashkëpunimin e kryebashkiakut të Durrësit me bandën kriminale të Avdulajve.
Dosja “339” pritet të zbulohet pjesë-pjesë, gjithnjë në varësi të humorit të Fatmir Xhafajt. Ndaj, Edi Rama, sot më shumë se sa të zbusë raportet me Ilir Metën për emrin e Sandër Lleshaj, po përpiqet të mbajë nën kontroll inatin e Xhafajt. Ky i fundit, sipas njerëzve të tij të afërt, pasi dorëzoi të vëllain në Itali, për të vuajtur dënimin për trafik narkotikësh, është betuar se “kur dorëzoi të vëllain, nuk do ia dijë për askënd tjetër”.

Ky mesazh, natyrisht që më së pari shkoi për Edi Ramën, vëllai i të cilit, Ols Rama dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin e narko-trafikantëve të Xibrakës. Por lista që kanë marrë ose pritet të marrin mesazhin e Xhafajt, është shumë e gjatë. Fashikujt voluminozë të “dosjes 339” kanë në brendësi të tyre komunikimet që anëtarë të stafit të ngushtë të Edi Ramës kërkonin ndihmesën e Avdulajve dhe të tjerë bashkëpunëtorë të tyre në aktivitetin kriminal, për të zgjidhur çështje të ndryshe. Dhe, në të kundërt, u siguronin garanci politike se do të ishin të paprekshëm nga hetimet penale.
Dosja ka gjithashtu komunikime të shpeshta ndërmjet deputetëve të rëndësishëm socialistë të Komisionit të Ligjeve e Komisionit të Sigurisë Kombëtare që diskutojnë për përfitime tenderash me biznesmenë që kanë shërbyer si “kopertura” të Avdulajve. Bëhet fjalë për deputetë me peshë të rëndë, por edhe nga ata që zëri ka nisur t’u forcohet, sidomos gjatë mandatit të dytë qeverisës së Edi Ramës.
Bisedat e përgjuara përfshijnë tendera multimilionësh, por edhe procedura prokurorimi me vlera “absurde” për këtë rrjet të fuqishëm, si tendera ndriçimi rrugësh, hapje dhe rehabilimit kanalesh, leje për parkingje, etj.
Dhe, natyrisht, nuk mungojnë bisedat “e lirshme” ndërmjet politikanëve të rëndësishëm, qëndrorë e lokalë dhe anëtarëve të disa grupeve kriminale për sigurimin e votave për Partinë Socialiste.
Dosja “339” përfaqëson rastet më tipike të lidhjeve të qeverisjes së Edi Ramës me botën e krimit të organizuar. Këto të dhëna, me shumë mundësi, janë të gjitha në dispozicion të Fatmir Xhafajt dhe, mesa duket jo vetëm tek ai. Fatmir Xhafaj erdhi në krye të ministrisë së Brendshme, i etiketuar si “njeriu i ndërkombëtarëve”. Edhe pas largimit të tij, faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në Tiranë, megjithëse me gjuhë diplomatike, shprehën dyshimin dhe mos-dakordësinë për largimin e tij.
Kjo “aureolë” që qëndron mbi kokën e Fatmir Xhafajt, mund të nxisë këtë të fundit dhe bashkëpunëtorët e tij që të nxjerrin në publik disa prej të vërtetave të forta që gjenden në dosjen “339”. Ky do të jetë “shahu mat” për Edi Ramën dhe mesazhin e fortë politik pritet ta marrë së shpejti në rrugë diplomatike.

“Boldnews.al”

Revolta e banorit në protestë: Më kanë marrë nusen e djalit që të lindë në burg, ka burra ajo shtëpi…

Qindra banorë të ‘Astirit’ pas më shumë se dy orës proteste përpara Bashkisë së Tiranës, janë larguar pa mundur as që të takojnë Erion Veliajn apo një përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror. Por ata kanë dhënë ultimatum për një zgjidhje të përbashkët, deri nesër në orën 10.00 duke premtuar se edhe më të shumtë në numër do të bllokojnë sërish qendrën e Tiranës.
Sipas deklarimeve të tyre përpara kamerave, nëse takimi që kërkojnë nuk do të zhvillohet ata do të bllokojnë sërish rrugën dhe nuk do ta lirojnë më atë për një afat të pacaktuar.
Një prej banorëve i cili ka pranuar që të flasë për mediat shumë i revoltuar. Tregoi edhe historinë e tij personale gjatë këtyre ditëve protestë.
‘Më kanë marrë nusen e djalit që të lind në burg, ka burra ajo shtëpi nuk ka vetëm gra. Të gjithë këta njerëz nuk i shkelin dot. Turp, turp, turp, por pa marrë jetën e njerëzve nuk prishen ato shtëpi’, tha ai i vendosur.
Pas këtyre fjalëve qindra njerëz pas tij lëshonte thirrje kundër qeverisë dhe politikanëve: Pa marrë jetën e njerëzve nuk ke për t’i prishur ato shtëpi, shtëpitë tona janë me gjak!
Protesta e banorëve të Unazë së Re, ‘Astir’ ka disa ditë që po zhvillohet bllokuar rrugën kryesore, për tu zhvendosur që sot në qendër të Tiranës, përpara bashkisë. Banorët janë dakord me zhvillimin urban të zonës por kërkojnë transparencë, standard të njëjtë për prishjet dhe mbi të gjitha një zgjidhje logjike për kompensimin e shtëpive dhe bizneseve që priten të prishen duke hedhur në rrugë të madhe mijëra familjarë dhe të punësuar.

Krahu i djathtë i Veliajt vë në lojë Ramën: Ja si do të duket flamuri i ri pasi hoqëm vulgarin (Foto)

Ish-kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai dhe një nga miqtë e Erion Veliajt, ka vënë në lojë kryeministrin Edi Rama lidhur me heqjen e simbolit të Shqiponjës.
Fejzullai duke përdorur mirëmëngjesin e famshëm të Ramës, ironizon me kryeministrin duke e shndërruar simbolin e shqiponjës me simbolin e një gjethe kanabisi, duke qenë se kjo e fundit jo pak herë është parë si simbol i qeverisjes Rama, duke kujtuar këtu kanabizimin e vendit.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Dhe me këtë imazh të ri të flamurit tonë kombëtar, i cili zëvendëson atë vulgarin që kishim, ju uroj një ditë të mbarë! ~ SKËNDERBEU II @edirama.al”, shkruan Fejzullai në reagimin e tij.
Rama është përballur më një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, për shkak të thënies së tij se Shqiponja në hyrje të kryeqytetit ishte një simbol vulgar që duhej hequr njëherë e mirë.

Shqiptarët me të ardhurat më të ulta, paguajnë taksat më të larta në rajon! Rroftë Psikopati!

Vendet e rajonit po e orientojnë buxhetin bazuar në prioritetet strategjike të zhvillimit të qëndrueshëm, Shqipëria e ka mendjen tek koncesionet…
Shqipëria mbetet vendi me barrën më të lartë të taksave në rajon së bashku me Serbinë, por që nuk arrin ta justifikojë atë me të ardhura.
Vendi nuk ka arritur asnjëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës.
Ndërsa Serbia, me barrë të taksave të ngjashme me ne, është shteti që arrin të mbledhë të ardhura rekord në rajon, në nivelin e 41.8% të PBB-së të pritshme për 2019-n, sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Financave Serbe në programin ekonomik të reformave 2018-2020. Mali i Zi pritet të mbledhë 40.1% të PBB-së në projektbuxhetin e vitit 2019. Maqedonia ka një rendiment fiskal prej 29% të PBB-së, që ka ardhur në rënie vitet e fundit, si rrjedhojë e taksës së sheshtë.
Taksa ku Shqipëria çalon dukshëm është ajo e kontributeve të sigurimeve shoqërore, që sjell vetëm 5.6% të PBB-së, ndërsa mesatarja e rajonit është midis 8-10% dhe arrin rekord në Serbi me 14.6%. Evazioni nga pagat konsiderohet i lartë në vendin tonë, me pjesën më të madhe të bizneseve që raportojnë paga më të ulëta sesa realja. Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat, me 23% për pagat mbi 130 mijë lekë e nxiti dhe më tepër evazionin për pagat e larta, duke bërë që shumë individë të regjistroheshin si subjekte të vogla dhe të lëshonin fatura përkundrejt shërbimeve (qeveria po merr masa në Paketën Fiskale 2019 për të luftuar këtë fenomen).
Për TVSH-në, Shqipëria, në nivelin 8.8% të PBB-së është më mirë se Maqedonia, por më poshtë se Serbia dhe Mali i Zi. Ky i fundit, që mbështetet në industrinë e shërbimeve (turizmin) arrin të mbledhë një rekord prej 14.6% të PBB-së. Një tjetër taksë e nënmbledhur është akciza, me vetëm 2.8% të PBB-së në Shqipëri, sa gjysma e Serbisë, që ka dhe rendimentin më të mirë.

Tatimfitimi ka një rendiment të mirë fiskal në Shqipëri, me gati 2% të PBB-së, në nivele të ngjashme me vende të tjera të rajonit.
Shqipëria dhe Maqedonia kanë nivelin më të ulët të tatimit që mbledhin nga të ardhurat, me rreth 2.4% të PBB-së, nga 3.6% që është ky tregues për Serbinë. Ndryshe nga fqinjët, Shqipëria ka një nivel të lartë të taksave të tjera, që vijnë kryesisht nga renta minerale, teksa vendi ka dhënë një pjesë të konsiderueshme të pasurive të tij me koncesion.
SHQIPËRIA ME SHPENZIMET MË TË LARTA KAPITALE, PAGAT MË TË ULËTA
Niveli i ulët i të ardhurave nuk u lë shumë hapësira financave për të shpenzuar, teksa maksimumi i deficitit buxhetor që ata mund t’i lejojnë vetes është rreth 3% e PBB-së. Por, Shqipëria arrin të veçohet për nivelin e lartë të shpenzimeve kapitale, që për 2019-n parashikohet në 4.9% të PBB-së, duke ia kaluar vetëm Mali i Zi, me 6.3% të PBB-së. Shpenzimet e personelit në Shqipëri dhe Maqedoni janë më të ulëta në rajon, me 4.2 dhe 4.4% të PBB-së, ndërsa në Serbi e Mal të Zi, ato arrijnë në gati 10% të PBB-së.
Në Serbi, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave në gusht, paga mesatare në sektorin shtetëror në të gjitha nivelet ishte rreth 85 mijë dinarë, ose rreth 717 euro, nga rreth 420 euro në sektorin publik shqiptar.
I gjithë rajoni vuan nga zhbalancimi i skemës së pensioneve, që konsumon mesatarisht 10-15% të PBB-së si shpenzime për transferta sociale. Maqedonia, me borxh më të ulët, shpenzon 1.35% të PBB-së për pagimin e interesave, ndërsa në vendet e tjera,ky tregues luhatet mes 2.1-2.7%.
KRAHASIMI I TAKSAVE
Përpara vitit 2008, i gjithë rajoni u fut në një garë të ethshme se cili i ulte sa më shumë taksat dhe zbatonte një nivel të sheshtë afër 10% për tatimfitimin e dividendin. Pas krizës globale, që ngadalësoi gjithë rajonin, Shqipëria dhe Serbia kaluan drejt shtrëngimit fiskal, duke e rritur sërish tatimfitimin në 15%, duke pasur taksat më të larta në rajon, ndërsa Maqedonia e Mali i Zi nuk e ndoqën këtë praktikë.

Sot, sipërmarrjet shqiptare paguajnë në total taksa dhe kontribute që janë sa 37.3% e fitimeve të tyre, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019”.
Ky nivel është më i larti në rajon, edhe në krahasim me Serbinë, që ka nivele taksash të ngjashme me ne. Bizneset serbe paguajnë taksa e kontribute sa 36.6% të fitimeve. Maqedonia është shteti me barrën më të ulët të taksave për bizneset, me vetëm 13.3% të fitimeve (bizneset në Maqedoni paguajnë vetëm tatimfitimin dhe taksat bashkiake). Më pas renditet Kosova, që e ka këtë tregues 15.2%, Mali i Zi 22% dhe Bosnja me 23.7%.
Bizneset shqiptare paguajnë më shumë taksa e kontribute në raport me fitimet, sesa mesatarja e Azisë dhe Europës Qendrore (32.3%) dhe në nivele të krahasueshme me vendet me të ardhura të larta të OECD (39.8%).
Shqipëria dhe Serbia kanë normën më të lartë të tatimfitimit në rajon me 15%. Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë tatimfitimin 10% dhe Mali i Zi, 9%. Shqipëria dhe Serbia kanë gjithashtu kontributet më të larta të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëmarrësi, me përkatësisht 15 dhe 17.9%. Maqedonia dhe Mali i Zi nuk e rëndojnë punëmarrësin me kontribute, por ato paguhen tërësisht nga punëmarrësi dhe kjo është një nga arsyet pse bizneset e tyre rezultojnë që paguajnë pak taksa e kontribute në raport me fitimet. Ndërsa Kosova e ka të ndarë, por në nivele shumë të ulëta, 5% i paguan punëmarrësi dhe 5% punëdhënësi. TVSH, që është në fakt një taksë që nuk paguhet nga bizneset, por mblidhet përmes tyre nga konsumatorët, është sërish më e lartë në Shqipëri dhe Kosovë, me 20%.
RAJONI E ORIENTON BUXHETIN BAZUAR NË STRATEGJINË E ZHVILLIMIT EKONOMIK
Serbia, Maqedonia e Mali i Zi kanë një vizion të qartë se ku duan të shkojnë, teksa kanë hartuar strategji zhvillimi të bazuara mbi udhëzimet e Programit të Reformave Ekonomike, të publikuara nga Komisioni Europian në prill të vitit 2017. Në bazë të strategjive dhe objektivave që duan të arrijnë, ata po orientojnë dhe planet e investimeve publike dhe mbështetjeve buxhetore.

P.sh., Maqedonia ka si prioritet nxitjen e eksporteve; Mali i Zi, turizmin dhe teknologjinë e informacionit; Serbia ka nxitjen e teknologjisë dhe inovacionit, të kombinuar me edukimin, por nuk mbetet pas as bujqësia. Planet e tyre të infrastrukturës janë të përqendruara kryesisht në rrjetet e ndërlidhjes europiane të rrugëve, në funksion të projekteve për lehtësimin e eksporteve. Edukimi dhe orientimi drejt teknologjisë së informacionit janë prioritete të tjera të vendeve të rajonit.
Maqedonia
Maqedonia ka parë një ulje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore, që në 2017-n arritën në 29% të PBB-së, nga 34-35% që ishin mesatarisht deri në 2010-n. Ekspertë të financave të Maqedonisë shpjeguan për “Monitor” se rënia e të ardhurave ka ardhur si rrjedhojë e zbatimit të taksës së sheshtë në 10%, duke ndikuar performancën buxhetore.
Në draftin e “Reformave strukturore 2018-2020”, të publikuar nga Ministria e Financave e Maqedonisë, parashikohet që vendi, teksa është i vogël dhe nuk mund të mbështetet vetëm nga tregu i brendshëm, të bazohet tek eksportet dhe të rrisë konkurrueshmërinë, në mënyrë që të përballet me sfidat afatgjata të rritjes. Raporti vlerëson që politikat kanë pasur njëfarë suksesi në tërheqjen e investimeve të huaja dhe sofistikimit të eksporteve, por sërish ka nevojë për përmirësime, pasi aftësia e SME-ve vendase për t’u integruar më tej në tregjet ndërkombëtare është e kufizuar, për shkak të nivelit të ulët të menaxhimit dhe kapaciteteve financiare dhe teknike.
“Megjithëse Maqedonia është një lider rajonal në politikën e tregtisë, ka vend për përmirësime në transport dhe logjistikë që mund të nxisë performancën e tregtisë, duke lehtësuar dorëzimin e produkteve. Duhet të zgjidhen pengesat e kalimit të kufirit, në mënyrë që të reduktohen kostot dhe koha e transportit, çka do të kontribuojë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e kompanive. Maqedonia është një shtet i kufizuar me tokë dhe është kryesisht i varur në një rrjet transporti i zhvilluar mirë. Një nga sfidat kryesore të shtetit është të reduktojë distancën me tregjet e eksportit dhe kostot e transportit që vijnë nga kushtet e dobëta të korridoreve të transportit dhe vonesat e mëdha në kalimin e kufijve”, thuhet në raport.

Serbia
Pas një rënieje në periudhën 2008-2013, kur të ardhurat në raport me PBB-në zbritën në 40% të PBB-së, Serbia ka rikuperuar sërish vitet e fundit, në 44% të PBB-së. Në programin ekonomik të reformave 2018-2020, qeveria e Serbisë planifikon lehtësim fiskal, përmes uljes së taksës së pagave, teksa do të nxisë shpirtin e sipërmarrjes dhe novacionin, si dhe do të promovojë programin e bazuar te njohuritë dhe teknologjinë, që do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe reduktimin e papunësisë. Një sfidë kyçe është ndalimi i emigrimit të trurit dhe kthimi i tij, si dhe tërheqja e talenteve vendas dhe ndërkombëtarë.
“Në mënyrë që Serbia të integrohet tërësisht në sistemin ekonomik ndërkombëtar, është e nevojshme, mes të tjerash, që të përcaktohen masat që synojnë nxitjen e proceseve teknologjike dhe të zbatohen rregullore teknike dhe standard, që do të lehtësojnë kalimin drejt rritjes së peshës së eksporteve të teknologjisë së lartë ndaj totalit të eksporteve”, thuhet në raport.
Krahas zhvillimit të teknologjisë, bujqësia mbetet një sektor prioritar i Serbisë.
Mali i Zi
Strategjia fiskale 2017-2020 e Malit të Zi parashikon që të ardhurat në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të arrijnë në 40.1% të PBB-së në 2019-n. Sipas dokumentit publik të Ministrisë së Financave të Malit të Zi, “Drejtimet e Zhvillimit të Malit të Zi 2018-2021”, qeveria ka vendosur katër prioritete për arritjen e objektivave strategjikë, të cilët janë turizmi, energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural dhe industria përpunuese.
Këto drejtime zhvillimi me projekte specifike dhe strukturë financiare janë baza për programimin e investimeve në nivel shtetëror, të cilat bëhen duke pasur parasysh prioritetet e zhvillimit të Bashkimit Europian, përmes rritjes së zgjuar (mjedisi i biznesit, SME-të, prodhimi, konkurrueshmëria, shkenca, edukimi i lartë, teknologjia e informacionit, turizmi), të qëndrueshme (bujqësia dhe zhvillimi rural, pylltaria, energjia, mjedisi, transporti, ndërtimi e strehimi) dhe rritja gjithëpërfshirëse. (tregu i punës, edukimi, sporti, mirëqenia sociale, kujdesi shëndetësor).
Në të njëjtën kohë, masat e identifikuara dhe angazhimi i burimeve reflektojnë politikën e qeverisë së Malit të Zi për të krijuar një mjedis të realizimit të projekteve, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, sipas një modeli që nuk implikon pjesëmarrjen e shtetit në dhënien e fondeve, thuhet në dokument.
Për të arritur konsolidimin fiskal, qeveria e Malit të Zi ka rritur akcizat, në linjë me vendet e BE-së, TVSH-në me dy pikë përqindje, ka ulur pagat në sektorin publik, ndërsa nuk ka prekur taksat e tjera, në mënyrë që Mali i Zi të vijojë të mbetet një vend tërheqës për investime. Fokus të veçantë kanë arsimi dhe teknologjia e informacionit.

“Monitor”

Fort i çnderumi, zoti kryeministër, historia turpnohet me ty!

Nga Edona STAKA

A din si asht puna,mor mik?
Nuk asht me të ba përshtypje rrëzimi i simbolit kombëtar.Ky fosil komunist,ky kërmë që kena për kryeministër,ka rrëzu çdo kolonë të shtetit shqiptar,ka kput çdo fije të moralit publik,ka shkërmoq çdo centimetër të dinjitetit njerzor.Simboli asht vrima e fundit e kavallit,asht si pasthirrmë e zenitit të marrëzisë dhe ligësisë së tij.
Çka duhet me të ba përshtypje,që mu don me m’çmend,që me tmerron deri n’palcë,asht që ktu çdo gja varet prej shijeve personale të kryevulgarit.
Ne nuk kena ekspertë të fushës,ne nuk kena specialistë të mirëfilltë,të pavarun jo e jo,nuk kena kritikë e kuratorë.Kena vetëm nji kriminel,që ka hyp në majë të dengut të viktimave të tij,si shef i ekzekutivit,legjislativit dhe gjyqësorit,e gjykon në varësi të humorit të tij.Çka nuk i pëlqen synit të banditit,duhen rrafshu me topa e gjyle.
Nuk ka mbet shumë me shkatrru,jam e vetëdijshme,por kam frikë që nji ditë ka me u çu prej gjumit,me i vu flakën vendit,me marr nji stol,nji kanavacë e nji penel e me u ul me zhgarravit;Shqipnia ndër flakë,bash në vitin e Skenderbeut!Se kshtu i pëlqen..!Zotit mbi zota,Edi Ramës!
Ndoshta nji ditë,ka me m’pa në rrugë,e nuk kam me ju duk simpatike.Ka me pyt për mu,kanë me i than që “asht Edona Staka,të shan,të kritikon e të mallkon me tan të drejtën e ligjeve moderne,kanunore e shpirtnore…” e ka me m’marr në shënjestër…
Fort i çnderumi,zoti kryeministër,historia turpnohet me ty! Jo se rrëzove simbolin-statujë,por se ke rrëzu tana simbolet e nji shteti demokratik.

Postimi që Rama e fshiu nga faqja e tij, pasi iu përgjigj Presidentit për 14 pyetjet ndaj Lleshit

Pasi presidenti Ilir Meta bëri publike listën me 14 pyetje që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen që lidhet me dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Tëitter’ ka reaguar, duke publikuar një shkresë ku përgjigjet vet lidhur me pyetjet e Metës. Por vetëm pas disa sekondash Rama e fshihu postimin në fjalë. Shkresa në fjalë e Ramës mban datën e sotme.
Shkresa e Ramës për Metën mban datën e sotme, 12 nëntor 2018, ndërsa pyetjet e Metës i ishin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit në datën 9 nëntor.
“Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër.
Por, siç na mëson eksperienca jonë, e juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme.
Kështu që, është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, ju mund ta ç’dekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm”, thuhet mes të tjerave në shkresën e Ramës drejtuar presidentit të vendit.
Reagimi i Ramës, që më pas e fshiu
Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.

5 koncesionet 1.2 miliardë euro të Ramës që po fundosin shqiptarët me taksa

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Qeveria ka zbuluar për herë të parë faturën e 5 koncesioneve të mëdha që janë miratuar deri më tani në sektorin e infrastrukturës rrugore.
Paketa, e cila i është bashkangjitur listës së investimeve publike 2019-2021, përfshin ndërtimin e 4 rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës.
Sipas dokumentit, për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, buxheti i shtetit do të paguajë 9.4 miliardë lekë për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës. Këto para’ përfshijnë subvencionin e parashikuar për trafikun minimal, pagesat për defektet e fshehura si dhe ato për supervizionin e kontratës.
Koncesioni i dytë është ai i rrugës Thumanë-Kashar. Ndërtimi i segmentit me gjatësi 20.8 kilometra do të kushtojë 54.4 miliardë lekë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa nëse zhvishet nga kjo taksë, e cila i rikthehet sërish shtetit, fatura neto që do të paguajnë qytetarët është rreth 45.3 miliardë lekë.
Më pas, në listë vijnë me radhë Rruga e Arbrit me 40.3 miliardë lekë, Milot-Balldre me 36.5 miliardë lekë dhe Orikum-Dukat, që vlerësohet se do të ketë një kosto 11.8 miliardë lekë.
Për disa nga këto koncesione si Rruga e Arbrit apo Durrës-Kukës është nënshkruar sakaq kontrata dhe ka nisur puna, ndërsa të tjerat janë në fazë negocimi të kontratës. Por, burime nga qeveria thanë për Top Channel se shifrat e paraqitura në listën e investimeve publike janë ato të negociuara mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe koncesionarëve privat.
Pra, në total 1.2 miliardë euro duke përfshirë TVSH-në ose mbi 1 miliard euro neto, të cilat do të paguhen për 13 vitet e ardhshme.

Berisha reagon sërish për heqjen e Shqiponjës: Veprat e fundit të Edvin Kristafit, Zografit bis!

Shembja e ‘Shqiponjës’ në kryqëzimin e madh në dalje të Tiranës si dhe nga ana tjetër, ngritja e flamujve grekë në jug të vendit gjatë varrimit të Konstandinos Kacifas, janë komentuar në mënyrë ironike nga ish-Kryeministri Berisha.
Ish-Kryeministri ka postuar në faqen e tij në Facebook, një fotolajm me këto dy momente, duke i cilësuar ato si ‘veprat’ e fundit të Ramës ose Zografit bis.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Veprat e fundit te Edvin Kristafit, Zografit bis! sb
Ish-Kryeministri Berisha reagoi edhe një ditë më parë për heqjen e Shqiponjës symbol.
Zografi i dyte krahason shqiponjen dykrenare te flamurit kombetar, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe!
Te dashur miq, krahasimi nga Zografi i dyte i shqiponjes dykrenare te flamurit te kombit, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe’s, eshte perdhosje e flamurit kombetar i qindra mijra burrave, grave, te rinjve, te rejave qe rane per flamur ne te gjitha luftrat e shqiptareve per liri, nga betejat e Skenderbeut tek luftrat e fundit ne Kosove dhe Maqedoni, eshte fyerje, poshterim per hymnin kombetar dhe çdo gje shqiptare.
Me kete rast le t’i themi Zografit te dyte se, ty qe te duket simboli i kombit si korb, flamuri i te gjalleve dhe te vdekurve te nje kombi qe e urren, ne postin e kryeministrit nuk je gje tjeter veçse nje m.. ne nje cope mendafshi o faqezi apatrid.
Ketu me poshte keni statusin e Zografit te dyte ne te cilin ai shkruan:
“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”.

Lesi: Ish-ministri Tahiri drejt postit si zv/kryeministër

Botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi, ditën e djeshme ka botuar një editorial me pseudonimin e tij të preferuar gazetaresk, S. P., (Spiten Prulli), në të cilin paralajmëron një rikthim të fuqishëm të Saimir Tahirit në Partinë Socialiste.
Duke analizuar deklarata e fundit publike të Edi Ramës, Taulant Ballës, si dhe informacione nga burime të vetat brenda kupolës së Rilindjes, Lesi thotë se brenda këtij viti Tahiri shpallet krejtësisht i pafajshëm dhe rikthehet triumfues në PS, madje në një pozicion të lartë qeverisës në krah të djathtë të Ramës, duke zëvendësuar Senada Mesin.
Të gjitha këto zhvillime vijnë pas frikës së madhe që ka vetë Edi Rama dhe ministrat e tij për fakte dhe sekrete të rënda, që mendohet se posedon Tahiri.
‘Duket shumë qartë se po përgatitet rikthimi triumfal i Sajmir Tahirit si hero në PS. Me sa duket Tahiri paska punuar mirë me videot si ministër, pasi të gjithë e paskan frikë në qeveri dhe krejt kupola e PS-së’, shkruan mes të tjerave Lesi.
Shkrimi i plotë i Nikoll Lesit:
Ish-ministri Tahiri drejt postit si zv/kryeministër
-Fillimisht kryeministri, te Sokol Balla, dhe më pas Taulant Balla në TVSH deklarojnë se ‘Sajmir Tahiri është i pafajshëm’ dhe ‘nëse ai do, e presim në PS’.
-Pra duket shumë qartë se po përgatitet rikthimi triumfal i Sajmir Tahirit si hero në PS. Me sa duket Tahiri paska punuar mirë me video si ministër, pasi të gjithë e paskan frikë në qeveri dhe krejt kupola e PS-së. Një ministër që është sot në kabinetin Rama është shprehur se ‘Tahiri është i frikshëm, se nuk e di asnjeri se çfarë materialesh apo videosh ka për ne. Mund të mos ketë asgjë, por frika është e madhe të ne’.
Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri po shkon drejt pafajsisë. Në fillim ish-ministri doli në konferencë shtypi, në hotel Rogner, ku nxori disa shkresa nga prokuroria italiane se është i pafajshëm dhe më pas dolën, si në sinkron, kryeministri Rama dhe Taulant Balla, numri një i grupit parlamentar të PS.
Të enjten në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, kryeministri Rama tha se ish-ministrit Tahirit duhet t’i kërkohet falje tani që drejtësia italiane i dha pafajësinë. Kryeministri Rama deklaroi:’Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe ku gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani. Si i bie tani që ne nuk lejuam që ai të arrestohej? Tahiri është nën hetim për pjesë të procesit në Shqipëri dhe ne presim. Ju tani duhet ti kërkoni falje Tahirit për akuzat që hodhët për akuzat e prokurorisë së Katanias. Pse? Se dy hajvanë bënin llogje në telefon’.
Këtë e deklaroi kryeministri Rama e jo një zyrtar dosido.

Pas kësaj deklarate publike dhe në mbrojtje të hapur të ish-ministrit të tij, nuk ka prokuror shqiptar që guxon ta shpallë të fajshëm, ish-ministrin. Burime nga prokuroria e krimëve të rënda thonë, nën zë, se nga fundi i vitit do të kërkohet nga prokuroria të shpallet i pafajshëm Sajmir Tahiri.
Dhe si për ta blinduar atë çka tha kryeministri, doli të premten në darkë vonë Taulant Balla, që është sekretar i përgjithshëm i PS dhe numri një në grupin parlamentar. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, mbrëmjen e së premtes ishte i ftuar në emisionin ‘Java’ në TVSH, ku ndër të tjera komentoi edhe rikthimin e mundshëm të Saimir Tahirit në Partinë Socialiste. Duke mbështetur qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, të enjten në ‘Real Story’, Balla theksoi se i takon vetë ish-ministrit të Brendshëm të rikthehet në parti. ‘Unë e thashë dhe në fillim dhe sot kanë kaluar më shumë se 13 muaj kur prokuroria ngriti akuzat ndaj Tahirit. Të gjithë e dimë që akuzat për të u ngritën në bazë të hetimeve në Itali dhe ai atje doli i pastër. Partia Demokratike duhet t’ i kërkojë falje për baltën ndaj tij, ndërkohë kthimi në Partinë Socialiste është vendimarrje e vetë zotit Tahiri’, pohoi Taulant Balla.
Pra duket shumë qartë se po përgatitet rikthimi triumfal i Sajmir Tahirit si hero në PS. Me sa duket Tahiri paska punuar mirë me videot si ministër, pasi të gjithë e paskan frikë në qeveri dhe krejt kupola e PS-së. Një ministër që është sot në kabinetin Rama është shprehur se ‘Tahiri është i frikshëm, se nuk e di asnjeri se çfarë materialesh apo videosh ka për ne. Mund të mos ketë asgjë, por frika është e madhe të ne’. E thënë kaq bukur nga ministri X në qeveri, ndaj kjo tregon se gjynahet janë kaq të mëdha në qeveri dhe në mazhorancë, sa edhe duke mos e ditur se çka Sajmir Tahiri për sejcilin, prapë kanë frikë nga vetja. Sepse kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ligjin.

E gjithë kjo fushatë marketingu nga Edi Rama dhe Taulant Balla, ndërkohë që palosën ish-ministrin Fatmir Xhafaj, tregon se rikthimi i ish-ministrit të brendshëm do jetë triumfal në PS. Por jo vetëm në selinë rozë, por surpriza mbetet për publikun se po synohet që ai të emërohet zv/kryeministër në vend të Senida Mesit, zv/kreministres së sotme, pasi ajo do të kandidojë në Shkodër për kryetare bashkie. Djallëzia e kryeministrit Rama nuk është vetëm te propozimi që do bëjë për Sajmir Tahirin sapo të shpallet i pafajshëm nga prokuroria shqiptare (është 100 % e garantuar se kështu do jetë vendimi), por te Presidenti Meta. Fakti që Presidenti do të ndodhet para një propozimi për dekret për ish-ministrin Tahiri, dhe kur Ilir Meta është shprehur hapur kundër kanabizimit të vendit nga ish-ministri, do jetë një spektakël publik i vertetë, duke e vënë në provë. Pala kryeministrore do të argumentojë se asnjëri nuk mund të jetë i fajshëm pa një vendim gjyqësor të formës së prerë, ndaj derisa drejtësia e mbyll dosjen e tij, presidenti duhet ta firmosë dekretin.
Sajmir Tahiri sapo të rikthehet në PS, fuqishëm, dhe në qeveri si numri dy, do të sjellë edhe prishjen e ekuilibrave në PS. Dihet publikisht se Sajmir Tahiri nuk e do aspak kryebashkiakun Erion Veliaj, por pa Veliaj në Tiranë, PS-ja i humbet zgjedhjet në bashkinë kryesore të vendit. Erion Veliaj, duhet pranuar, se po ndryshon Tiranën, duke e kthyer në një qytet europian. Megjithatë siç është shprehur kryeministri, politika është lojë shahu, ndaj na mbetet të shikojmë se si do luhet ‘shahu’ në PS, kur Tahirin ta pranojnë si ‘hero’.
Interesante, se sa video dhe dosje mban fshehur ky Tahiri për qeverinë me të cilat iu bën presion!