21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Shkon në 25 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Autoritetet gjetën 14 trupa të tjerë të vdekur të shtunën pasi një zjarr i madh shkatërroi një komunitet të Kalifornisë Veriore, duke ngritur në 25 numrin e të vdekurve nga zjarret. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në veri të Kalifornisë për të ndihmuar në lehtësimin e përpjekjeve të shpëtimit.
Sherifi i qarkut Butte, Kory Honea tha se viktimat u gjetën të vdekur brenda ose jashtë shtëpive apo makinave të tyre.
“Sot u gjetën 14 trupa të tjerë, dhe tani numri i jetëve të humbura për ne është 23. Katër prej tyre u gjetën në zonën Con-Cal, dy prej të cilëve ishin në makina, dhe dy brenda në shtëpitë e tyre. Përveç kësaj, u gjetën 10 trupa në zonën Paradise”.
Njoftimi të shtunën e çon në 25 numrin e njerëzve që kanë vdekur gjatë këtyre zjarreve në Kaliforninë veriore dhe atë jugore.
Zyrtarët thanë se zjarri në zonën Camp Fire është bërë më shkatërruesi në historinë e shtetit dhe i treti më vdekjeprurësi.
I gjithë qyteti luksoz i Malibusë është evakuuar, dhe një vend historik ku filmoheshin filmat Western është shkatërruar pas shpërthimit të zjarrit.
Vatra e zjarrit Woolsey po kërcënon rreth 75 mijë shtëpi në rrethin Ventura, në veriperëndim të Los Anxhelosit.
Kalifornia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën veriore të shtetit për të ndihmuar në lehtësimin e përpjekjeve të shpëtimit në atë që ka qenë një nga vitet më të këqija për zjarret në shtet.
Zyrtarët i kanë bërë thirrje njerëzve të mos kthehen në shtëpitë e tyre derisa të jepet drita jeshile nga autoritetet.

Kafeja e zezë, pija e preferuar e psikopatëve

Kafeja është absolutisht nektari i Zotit! Është tanimë zyrtare se mund t’ju shpëtojë kur keni bërë pak orë gjumë dhe ju nevojitet ta kaloni ditën në punë, ose kur thjesht keni nevojë për rritje të energjisë.
Ndonëse është e qartë se sasia e tepërt e kafeinës është e dëmshme për ju, kafeja në përgjithësi nuk është ndërlidhur me ndonjë gjë të keqe – deri tani, kur një studim i fundit ka zbuluar diçka mjaft interesante.
Siç duket, nëse ju pëlqen kafeja e zezë, atëherë keni diçka të përbashkët me psikopatët – nëse veç nuk jeni vet të tillë.
Studimi i kryer nga shkencëtarët austriakë është fokusuar me një grup kontrolli prej 953 amerikanëve të rritur, mosha mesatare e të cilëve ka qenë rreth 35 vjet.
Rezultatet kanë zbuluar se pjesëmarrësit të cilët kishin raportuar se e pëlqejnë kafenë e zezë janë më të prirë të raportojnë për trajta keqdashëse të personalitetit.
Vlen të theksohet se ky studim është publikuar në revistën ‘Apettite’.

14 pyetjet e Presidentit për Lleshin që presin përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes 14 pyetje për Gjeneralin Sandër Lleshi.
Burime nga presidenca kanë bërë të ditur se presidenti Meta i drejton këto pyetje ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kërkon përgjigje për to.
Pyetjet kanë të bëjnë me aktivitetin e Lleshit gjatë kohës kur Lleshi ishte zyrtar në Ministrisë e Mbrojtjes.
Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani është shprehur se, Presidenti Ilir Meta duhet ta dekretojë Sandër Lleshi ministër, vetëm atëherë kur të vërtetohet që ai nuk është ushtarak aktiv.
‘Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rreshta në Tëitter’, shkruan Manjani në Facebook.
Sipas ish-ministrit, ‘vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion shpjegues.
Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur’.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Një këshillë e pakërkuar.
Po të më dëgjojë, këshilla ime për Presidentin e Republikës është ta dekretojë Sandër Lleshin.
Kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës.
Dmth është apo jo ushtarak aktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër.
Po u sqarua kjo gjë mundësisht publikisht, Sandri duhet dekretuar.

Çdo qëndrim tjetër e komprometon rolin kushtetues të Presidentit. E përsëris të zyrtarit të vetëm që ende flet e sillet në bazë të Kushtetutës.
Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rreshta në Tëitter.
Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin ‘nuk më bind’ ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi i ministrave me dy rreshta.
Vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion shpjegues. Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur.
Tani mbetet për të verifikuar ka apo jo pengesa kushtetuese. Nëse pengesa nuk ka ose bien, gjykoj se Presidenti duhet ta dekretojë.
Nuk ka pse të lihet asnjë shije e pakëndshme në publik.
Këtu nuk është fjala për qeverinë po për shtetin.
Ndërkohë analiza politike dhe media duhet çliruar nga ky debat, për t’u fokusuar tek gjëra të tjera më të rëndësishme si Borxhi, investimet, korrupsioni, dhunimi i te drejtave ndaj shtetasve, varfëria e papunësia, arsimi e shëndetësia, integrimi dhe ekonomia.
Ka halle më të mëdha ky vend, me të cilat nuk po merret ASKUSH!

Vaji i kërpit, efektet çudibërëse për shëndetin dhe bukurinë

Është një nga llojet e rralla të vajit që është i pasur me aminoacidet e ndryshme. Shumë studime kanë dëshmuar se përfshirja e vajit të kërpit në ushqim e forcon sistemin imun dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të organizmit.
Vaj i kërpit është një vaj vegjetal që përdoret për vetitë e tij antioksiduese, anti-inflamatore dhe imunomodulator: është i pasur me acide yndyrore esenciale, me vitamina dhe me kripëra minerale.
Ai mund të konsiderohet si një shtojcë e vërtetë natyrore, e dobishme për trupin tonë si në fazën parandaluese ashtu edhe në trajtimin e disa problemeve: forcon sistemin imunitar, ul kolesterolin dhe trigliceridet, ndihmon në luftimin e dhimbjeve menstruale dhe më shumë.
Vaji i kërpit merret nga farat e Cannabis sativa: ka një ngjyrë që ndryshon nga jeshile e lehta deri në te gjelbër të errët, ka një erë pak të theksuar, ndërsa shijen e ka të përafërt me atë të lajthive. Vaj i kërpit përdoret si në kuzhinë, ashtu edhe në kozmetikë, për kujdesin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve.
Vetitë e vajit të kërpit
Vaj i kërpit është i njohur për bilancin e tij të shkëlqyer të Omega 3 dhe Omega 6 acidet yndyrore esenciale. Ai është gjithashtu i pasur me aminoacide, të rëndësishme për funksionimin e duhur të trupit tonë. Në mesin e vitaminave ne gjejmë vitaminë A, C, E, si dhe disa vitamina B, të tilla si B1 dhe B2.
Përmban pastaj minerale të tilla si kalcium, hekur, magnez, kalium dhe fosfor, si dhe phytosterols dhe cannabinoideve, veçanërisht CBD (Cannabidiol). Sipas studimeve të fundit mjekësore dhe shkencore, ka një funksion thelbësor të modulimit për sistemin imunitar dhe për funksionet njohëse.
Vaji i kërpit është një aleat i vlefshëm në rast të problemeve në traktin e sipërm dhe të poshtëm të frymëmarrjes, të tilla si astma, në sajë të aftësisë së saj për të bronkodilatuar. Ndër vlerat e të stij kryesore, vaji i kërpit është një antioksidant i mirë dhe anti-inflamator: kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për forcimin e sistemit imunitar dhe mund të supozohet si një shtojcë natyrale, veçanërisht me fillimin e të ftohtit të parë.

Është me të vërtetë iu dobishme për të luftuar simptomat e sëmundjeve të ftohjes: e shkëlqyeshme ndaj sinusit, traketit dhe të gjithë inflamacionit të traktit respirator. Vaji i kërpit është përdorur si një ilaç natyral në rast të kapsllëkut ose sindromës së irritimit të zorrëve, si dhe për infeksionet kronike të fshikëzës dhe çrregullimeve të sistemit gastrointestinal dhe mëlçisë. Falë vetive të tij anti-inflamatore është gjithashtu i dobishëm në rast të dhimbjes së muskujve artritit dhe dhimbjeve menstruale.
Konsumoni rregullisht vaj kërpi, sepse ju ndihmon për të ulur kolesterolin e keq (LDL) dhe triglicerideve në gjak, ul nivelin e yndyrës në trup me përfitime në sistemin kardiovaskular. Është gjithashtu i dobishëm për sistemin nervor, pasi ndihmon për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen. Përdoret për përdorim të përditshëm, vaji i kërpit është gjithashtu i dobishëm në rastet e problemeve të lëkurës si puçrra, dermatit, ekzema, psoriasis dhe zbokthi.
Si ta përdorni vajin e kërpit në kuzhinë
Vaji i kërpit mund të blihet në dyqanet e ushqimit organik ose në internet. Për të përfituar nga të gjitha vlerat e tij është e rëndësishme që ta konsumoni atë të papërpunuar. Ju mund ta përdorni atë në, sallatë, supa dhe çdo gjë që ju preferoni. Nëse doni ta përdorni atë si një shtojcë natyrore, duke përfituar nga vlerat anti-inflamatore, antioksiduese dhe imunomodulator, ju mund të merrni 1 lugë çaji në ditë si një parandalim, ose nga 1 deri në 3 lugë për shërim.
Gjithmonë kërkoni mendimin e mjekut para se ta përdorni, më shumë përsa i përket dozës. Sapo të hapet, është i rëndësishme të mbani vajin e kërpit me kujdes: ruajeni në frigorifer për të ruajtur cilësinë e tij dhe konsumojeni brenda një muaji nga hapja.

Përdorim kozmetik i vajit të kërpit
Vaji i kërpit është përdorur edhe në kozmetikë. Përdoret si një përbërës aktiv në kozmetikë anti-plakje, por është përdorur edhe në praktikat Ayurvedic. Gjithashtu i shkëlqyer për lëkurën e thatë dhe si një përbërës në vajrat që përdoren për masazh. Ky është një vaj shumë i çmuar për lëkurën, pasi rivendos balancën e saktë të substancave të yndyrshme: është i dobishëm si për lëkurat që prodhojnë sebum të vogël dhe për lëkurë të thatë.
Për përdorim kozmetik, vaji i kërpit gjithashtu mund të përdoret në flokë: aplikoni një sasi të vogël, dhe masazhoni kokën dhe flokët për disa minuta. Duke e përdorur në këtë mënyrë do të ndihmojë në luftën kundër zbokthit, duke i bërë flokët të shëndetshëm dhe më të ndritshëm.
Kundërindikacione
Vaji i kërpit nuk ka kundërindikacione të veçanta, nëse nuk e kaloni dozën e konsumimit. Ai gjithashtu mund të konsumohet nga të moshuarit dhe fëmijët. Sa i përket përmbajtjes së THC, substanca aktive që i jep kanabist vetitë e tij, të mahnitshme është shumë e ulët, kështu që nuk ushtron efektet psikotrope.
Ju duhet të pini disa litra vaj kërpi për një kohë të gjatë për të pasur një koncentrim të konsiderueshëm të kësaj substance në trupin tuaj.

Çrregullimi i gjumit tek fëmijët, a ndikojnë vërtetë pajisjet elektronike?

Ekranet janë shndërruar në një element shoqërues i përditshmërisë së fëmijëve, ndërsa trendet e rritjes së kohës të cilën fëmijët e kalojnë para ekraneve të pajisjeve elektronike, janë bërë një shqetësim i përhershëm i prindërve dhe krijuesve të politikave.
Studimet e publikuara më parë thonin se 50 deri në 90 për qind të fëmijëve të moshës shkollore nuk mund të kenë gjumë të mjaftueshëm, duke hedhur fajin te përdorimi i teknologjive.
Megjithatë, gjetjet e reja të hulumtimit nga “Oxford Internet Institute”, i cili vepron në kuadër të Universitetit të Oxfordit, flasin se koha e kaluar para ekranit të pajisjeve digjitale ka shumë pak efekt praktik mbi gjumin e fëmijëve.
Studimi në fjalë është zbatuar duke përdorur të dhëna nga sondazhi i vitit 2016, i bërë në Amerikë mbi shëndetin e fëmijëve, ku prindërit kanë shkruar për veten, fëmijët e tyre dhe familjen.
“Gjetjet flasin se marrëdhënia mes gjumit dhe ekranit të përdorur nga fëmijët është jashtëzakonisht modeste”, shkruan profesori Andrew Przybylski, autor i studimit të botuar në ”Journal of Pediatrics”.
“Çdo orë e kaluar para ekranit është lidhur me tri deri në tetë minuta më pak gjumë natën”, thotë ai.
“Për shembull, kur krahasoni gjumin mesatar të një të riu i cili nuk përdor teknologjitë ( 8 orë e 51 minuta) me gjumin e një adoleshenti i cili kalon tetë orë para ekranit (në 8 orë e 21 minuta), vëreni se dallimi është i parëndësishëm. Faktorët tjerë të njohur, siç janë fillimi i shkollës herët në mëngjes, kanë një efekt më të madh mbi gjumin e fëmijës”, thuhet në studimin e Universitetit të Oxfordit.
Ka disa që kanë shprehur shqetësimin për rolin që drita e kaltër e lëshuar nga pajisjet e tilla, çrregullon hormonin e gjumit

Protestuesit poshtërojnë Ramën dhe Veliajn: Këto shk*rdhata një vit me qera mbajnë dashnoret”

Banorët e zonës së Astirit po protestojnë para bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.
Për ditë me rradhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.
Banorët flasin për një projekt të ndryshur, është një projekt sipas tyre për të cilin banorët nuk janë njohur. Me kalimin e viteve është shtyrë nga 7 metra që ishte fillimisht, në 32 metra.
Banorët shprehen të indinjuar dhe kërcenojnë se do ta mbrojnë me gjak pronat e tyre.
“Na stresuat, na respektonte edhe greku të respektonte. Punoja dhe greku të respektonte. Këto qenër nuk të hapin asnjë derë“, u shpreh një banor.
“Kemi dalë me fëmijë. Na i kanë traumatizuar fëmijët duke u thënë se do ti nxjerrin jashtë për 15 ditë. Kemi të drejta themelore. Familja, shtëpia. Ai thotë dilni në rrugë. Dhe tallet për duke na thënë që do të na japë qera për një 1 vit. 1 vit me qera këto shkërdhata mbajnë dashnoret. Aty vetëm dy korsi do të ndërtohen. I pari që do të më prishë shtëpinë mua, do të jetë në gjak me mua. I kam me legalizim me të gjitha”, u shpreh i indinjuar një qytetar.

Pse presidenti ‘serb’ i Kosovës bashkëpunon me Beogradin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj?!

Nga Enver Bytyçi

Hashim Thaçi paralajmëroi nga Parisi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se është në vëshgim të institucioneve dhe shtoi se “qeveris ai që ka shumicën, duke shtuar se kur qeveria nuk i ka votat, duhet ndërruar, duke kërcënuar kësisoj kryeministrin Ramush Haradinajn.
Në të dy rastet presidenti presidenti serb I Kosovës shprehet në kundërshtim me kushtetutën, sepse kushtetuta nuk i jep tagër atij të vëzhgojë institucionet dhe së dyti, ligji themelor i shtetit njeh kryeministrin si autoritet kryesor të qeverisjes në një republikë parlamentare si Kosova. Të dy shigjetat që adresoi Thaçi lidhen me presionin arrogant të tij dhe nuk kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, në të cilin pushtetet janë të ndarë e të pavarur!
Por Hashim Thaçi kërcënoi Haradinajt me urdhër të Aleksandër Vuçiç. Kjo sepse kryeministri dhe qeveria e tij në Prishtinë “shkelën vijën e kuqe” me vendimin e fundit për vendosjen e taksës për mallrat serbë që hyjnë në Kosovë. Thaçi dhe Vuçiç e kanë kërcënuar dhe herë tjera Haradinajn me rrëzim nga pushteti me shpresën se kryeministri aktual do të rrjeshtohet bashkë me ta për ndarjen e Kosovës. Kur kjo nuk ndodhi dhe u vendos taksa e lartpërmmendur, atëherë dy presidentët serbë të Kosovës, Thaçi dhe Vuçiç, vendosën të veprojnë.
Fillimisht urdhëruan Listën Srpska që të deklarohet se do të votojë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Ky vendim i deputetëve serbë e sjell mazhorancën në pakicë. Humbja e mazhorancës për qeverinë do të thotë zgjedhje e një qeverie të re, e cila do të duhet t’i shërbejë Thaçit dhe Vuçiçit. Ose sjell zgjedhje të reja parlamentare. Me këtë akt Thaçi dhe Beogradi duan të konfirmojnë “forcën e pushtetit serb në Kosovë”, dmth duan të thonë se “Qeveritë e Prishtinës janë produkt i vullnetit të Beogradit”! Ashtu siç është vullnet i Beogradit axhenda e bisedimeve midis Thaçit dhe Vuçiç.

Të dy presidëntët serbë që udhëheqin Kosovën, Thaçi dhe Vuçiç, do të donin një qeveri të re proserbe, pro ndarjes së Kosovës. Nga vëzhgimi i ngjarjeve besoj se ata nuk do të donin zgjedhje të reja në vend, nëse kemi në mendje zgjedhjet e lira e të drejta. Por edhe nëse shkohet në zgjedhje, kësaj radhe do të derdhën dhjetra e ndoshta qindra milionë dollarë amerikanë ose euro për t’ia dhënë fitoren Hashim Thaçit. Fitorja e një qeverie proThaçi do të thotë zgjerim i territoreve të Serbisë në Kosovë. Prandaj nuk do të kursehen paratë e korrupsionit e të spiunimit.
Por Haradinaj ka deputetët e tij në parlament. Bashkë me deputetët e Nismës ata e kthejnë në minorancë mazhorancën e sotme e për pasojë nuk do të mund të kishte një qeveri të re pa zgjedhje. Prandaj largimi i Haradinajt nënkupton zgjedhje të reja pavarësisht se ka dhe një mundësi tjetër: Partitë opozitare të rivotojnë Haradinajn për kryeministër dhe t’i bashkohen një koalicioni midis LDK-së, VV, Socialdemokratëve, AAK-së dhe Nismës. Këta të gjithë do të bënin mbi 70 deputetë. Qeverisë i duhen vetëm 61 vota. Kjo është zgjidhja ideale që kthen besimin te qytetarët e Kosovës dhe pozicionon dy forca të kundërta: Nga njëa anë, mbrojtësit e devotshëm të sovranitetit të Kosovës dhe nga ana tjetër partitë e deputetët prothaçistë, të cilët duan ndarjen e vendit, shkatërrimin e institucioneve dhe të shtetësisë së Kosovës, shkurt rrënimin e çdo suksesi kombëtar e ndërkombëtar të derisotëm për lirinë, pavarësinë dhe integritetin e shtetit më të ri në Europë.
Por edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, kjo formulë e krijimit të dy blloqeve, dy fronteve, dy krahëve të politikës me synime krejt të qarta kundër njëri-tjetrit, do të ishte efektive. Së pari për të mbrojtur votën nga krimi elektoral i Serbisë dhe Hashim Thaçit. Së dyti për t’i fituar bindshëm këto zgjedhje e më pas inicimin e menjëhershë të shkarkimit të presidentit serb të Kosovës, Hashim Thaçi. Nëse shkohet në zgjedhje të reja, Haradinaj duhet të qëndrojë në krye të qeverisë si dhe të ndryshojë ministrin e Punëve të Brendshme,duke vendos në atë post një njeri të ndershëm, i cili nuk ndikohet nga partitë që manipulojnë zgjedhjet elektorale. Nga ana tjetër duhet politika duhet t’i dërgojë prokurorit të Shtetit sinjale të qarta për korrektësi në kryerjen e detyrës së tij!
Tirane, 11.11.2018

Protestuesit qëllojnë me vezë zyrën e Veliajt: Dil nga zyra, o skuth!

Protestuesit kanë qëlluar me vezë zyrën e Veliajt duke i kërkuar këtij të fundit të dalë nga zyra dhe të takohet me përfaqësuesit e banorëve që do t’u shemben shtëpitë. Në këtë moment ka ndërhyrë policia duke krijuar tension tekprotestuesit, të cilët thërrisnin: Dil nga zyra o skuth!
Qindra banorë të zonës së Unazës së re janë duke protestuar prej më shumë se 1 orësh tek Bashkia e Tiranës. Ata janë kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre nga bashkia, ndërsa kanë kërkuar takim me Erion Veliajn.
Por asnjë prej zyrtarëve të Bashkisë nuk ka komunikuar me ta.
Banorët janë revoltuar me kreun e Bashkisë, Erion Veliaj dhe kanë qëlluar me vezë.
Pas kësaj bashkia ka vendosur të mbyllë dyert për banorët e qytetit të Tiranës, duke mos pritur asnjë prej tyre.
”Po na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë po na latë atje duke u përballur vetë me drejtuesit e mjeteve?! Qëkur duhet leje me mbrojtur pronën tonë”, kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve.
Në protestat e zhvilluara më herët banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë shtëpive të tyre, ndërsa sot e kanë zhvendosur revoltën e tyre, përpara një prej institucioneve që është përgjegjeëse për një zgjidhje ndaj tyre, Bashkisë së Tiranës.
Një nënë rreth 80 vjeçe ka dalë në protestë me familjen e saj dhe dhjetra banorë të Unazës së Re përpara Bashkisë së Tiranës.
Me keqardhje dhe zhgënjim, 80-vjeçarja tha për mediat: “Pres të dalë Erion Veliaj këtu. Kemi 30 vjet që kemi shtëpinë. Ku të vemë ne tani?! Pse nuk del Erion Veliaj këtu? Ne nuk e hamë, ne jemi popull. Pse nuk do ay? Ne nuk e hamë, jemi njerëz. Të dalë e të na zgjidhë problemin. Shumë keq…”

Banorët e Astirit përplasen me policinë para Bashkisë: “Mos na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë?!”

Ka nisur protesta e banorëve të Astirit përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.
Para Bashkisë ata kanë pasur një debat dhe me punonjësit e policisë, për shkak se këta të fundit janë shprehur se protesta e tyre po zhvillohet pa leje.
”Po na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë po na latë atje duke u përballur vetë me drejtuesit e mjeteve?! Qëkur duhet leje me mbrojtur pronën tonë”, kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve.
Në protestat e zhvilluara më herët banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë shtëpive të tyre, ndërsa sot e kanë zhvendosur revoltën e tyre, përpara një prej institucioneve që është përgjegjeëse për një zgjidhje ndaj tyre, Bashkisë së Tiranës.
Për dhjetë ditë me radhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.
Banorët janë shprehur se ata nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por do t’i mbrojnë me gjak banesat e tyre në rast se shteti nuk iua shpronëson me vlerën që ka sot tregu. Ata janë mbështetur së fundi në këtë protestë dhe nga deputetë të opozitës, dhe nga vetë kreu i PD-së Lulzim Basha.

Bllokohet rruga, protestuesit rrethojnë Bashkianë: Veliaj fshihet si gratë

Protestuesit nga Unaza e Re, që janë mbledhur para bashkisë së Tiranës me thirrje dhe me trokitje duarsh “Të gjithë për një qëllim”, kanë kërkuar Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj të vijë e t’i sqarojë se cili do të jetë fati i tyre.
“Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugës, por të na kompensojnë me atë që na takon”, tha njeri prej tyre.
Me thirrjet “Duam pronat tona, duam shtëpitë tona”, turma e protestuesve ka dalë para hyrjes së bashkisë dhe nuk ka lejuar urbanët të qarkullojnë.
Krahas parullave “Kryeministër, ku je fshehur? Lali Eri ku je fshehur?”, banorët kanë rrëmbyer megafonët dhe kanë folur secili me radhë.
“O Erion, kemi 30 vjet që jetojmë aty. I kemi paratë në emigracion. Shtëpitë tona janë me gjak”.
Një prej banorëve, i irrituar ka kërkuar takim me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke i kujtuar atij se po fshihet si gratë. Po ashtu banori nuk ka kursyer ofendimet as në drejtim të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilin e ka quajtur komunist të qelbur. Banori tregon se nusen e djalit e kanë detyruar të shkojë në komisariat, edhe pse ka qenë shtatzënë.
“Turp, turp për Gramoz Ruçin, komunist i qelbur. Erion Veliaj të vijë këtu dhe të mos qëndrojë atje si gratë. Ku janë këta Monikat këta Gramozat?! Ai thotë që nusja ime e djalit të vejë dhe të lindë në burg, kush je ti more faqezi?!
I bëjnë thirrje popullit që të bëjë fëmijë, ku do të lindin fëmijët tanë në burg? Kush je ti që të më shkatërrosh mua familjen, ku është Gramozi, edhe atje do të shkojmë, nuk na shkatërroni dot. Unë skam lidhje me demokratët, po na shkatërrojnë shtëpinë, mo është turp!”, shprehet një prej banorëve”, u shpreh i irrituar një prej banorëve.
Për dhjetë ditë me radhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.