Trajneri aktual i Real Madrid, Santiago Solari, në këto momente ka një ecuri shumë të ngjashme me atë që kishte Zidane.
Santiago nuk kishte mundësinë të ishte ndihmës i një trajneri me përvojë, ashtu siç bëri francezi. Megjithatë, të dy morën drejtimin e ekipit për të mbuluar gabimet që kishin lënë trajnerët e mëparshëm.
Fillimisht, ideja ishte që argjentinasi të merrte drejtimin e ekipit për pak kohë, derisa të gjendej trajneri i duhur që do të zbuste egon që mbizotëron në skuadër. Ndeshjet e fundit të madrilenëve, rikthimi i stabilitetit emocional, për më tepër, siguria në mbrojtje, e kanë zgjatur qëndrimin e Solarit në stolin e Real-it.
Së fundmi, po bëhet gjithmonë e më e fortë ideja se ai mund të qëndrojë deri në fund të sezonit, duke patur kohë të mjaftueshme për të shfaqur idetë e tij.
Është e qartë që ai ka treguar personalitet ndaj Florentino Perez, duke marrë vendime, diçka që trajneri i mëparshëm nuk pati guximin ta bënte, ai e di shumë mirë se çdo të thotë të mbash fanellën e bardhë dhe presionin që ajo mban, kështu që nuk mund të befasohemi nga kjo gjë.
Drejtuesit e ekipit, sipas “Don Balon” i kanë synimet e qarta për këtë sezon të trazuar, qëllimi kryesor është të fitohet Champions League, një dëshirë e vazhdueshme dhe që kërkohet çdo sezon. Në rast se ky objektiv arrihet, atëherë është gati një kontratë 3 vjeçare për trajnerin argjentinas.
Për momentin, në çdo ndeshje duket qartë një përmirësim, dallohet se kush është në krye të ekipit dhe se sa merita mund të marrë një trajner që erdhi si zëvendësues i përkohshëm dhe mund të jetë zgjidhja përfundimtare.
Real ka gati një kontratë 3-vjeçare për Solari-n, por ka një kusht
Përmbysja spektakolare, Dortmund fut në krizë Bayernin
Borussia Dortmund ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë në supersfidën e javës së 11-të të Bundesliga-s me Bayern Munich. Të besuarit e Favre kanë mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 3-2 dhe tani ka filluar shkëputjen në renditje. Vendasit e nisin mirë ndeshen dhe rrezikojnë me Reus brenda zonës por Neuer tregohet vigjilent. Megjithëse Borussia po rrezikonte më shumë duke luajtur me një temp më të lartë, ishin bavarezët ata që gjetën golin e avantazhit në minutën e 26’ me anë të Robert Lewandowski-t i cili shfrytëzon më së miri një kros të bukur nga Gnabry.
Pas pushimit vendasit sulmonin me shumë forca ndaj një Bayern-i të tërhequr mbrapa dhe në minutën e 4’ Marco Reus mposht Neuer në duelin ballë për ballë teksa arrin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë. Por festa e Signal Iduna-s zgjati vetëm katër minuta pasi Lewandowski rikthen avantazhin për vavarezët pas krosit të Joshua Kimmich. Gjithsesi vendasit nuk i humbin shpresat dhe vazhdojnë të luajnë futbollin e tyre dhe arrijnë të krijojnë mundësi pas mundësie dhe gjejnë golin e barazimit me Marco Reus në minutën e 67’. Një gol ëndrrash i sulmuesit gjerman.
Vetëm shtatë minuta më pas vendasit marrin avantazhin për të parën herë në këtë sfidë. Ishte Paco Alcacer i futur në fushë për Gotze që vetëm për vetëm me Neuer nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë. Borussia nuk e uli ritmin edhe pas golit të avantazhit, duke vazhduar të sulmojë sa herë që ka topin në zotërim, ndërsa Bayern pa ide, sidomos në mesin e fushës, duhet t’i nënshtrohet vendasve megjithëse në sekondat e fundit të takimit Lewandowski shënoi golin e barazimit me thembër, por që u anulua nga arbitri për pozicion jashtë loje.
Reagimi i protagonistëve
Bayern Munich ka pësuar një tjetër humbje në kampionat teksa është mposhtur nga kryesuesit e Borussia Dortmund me rezultatin 3-2 në Singal Iduna Park. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit, jo vetëm në Bundesliga, por në të gjithë Europën.
Por Bayern ishte viktima e kësaj mbrëmjeje dhe tani ndodhen shtatë pikë larg BVB. Pas ndeshjes, Kovac Neuer dhe Hummels kanë folur për ndeshjen, po ashtu edhe Reus me Favre nga kampi i BVB.
Neuer për Sky Sport…
…rreth ndeshjes: Problemi ishin gabimet që kemi bërë. Dortmund ka luajtur me kundërsulme në stadiumin e tij. E dimë forcën e tyre, por nuk mundëm ta parandalomin.
…rreth penalltisë: Reus në fakt e godet topin drejt flamurit të këndit. Unë heq krahët komplet dhe ai pengohet me barkun tim.”
Hummels për Sky Sport…
…rreth ndeshjes: “Kemi bërë një ndeshje të mirë për një kohë të gjatë. Ndeshja ishte e hapur me rezultatin 2-2. Por nuk i kemi kryer mirë kundërsulmet dhe humbën kontrollin e ndeshjes.
…rreth zëvendësimit të tij: “Sot kam qenë sëmurë. Ishte e vështirë të luaja me mendje të kthjellët. Nuk isha mirë mendërisht, më merreshin mendtë dhe kjo u pa te gabimi në dyluftimin me Sancho.
Kovac për Sky Sport…
…rreth ndeshjes: Mendoj se bëmë një ndeshje fantastike. Në pjesën e parë e kishim ndeshjen në dorë, në pjesën e dytë e kishte Dortmund. Pastaj i lejuam të na kundërsulmonin, këto gjëra nuk duhet të na ndodhin.
…rreth paraqitje së skuadrës: “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve. Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë. Le të vazhdojmë kështu.
…rreth renditjes: “Shtatë pikë duken shumë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.
Reus për Sky Sport…
…rreth ndeshjes: “Nuk kishim guxim në pjesën e parë. Nuk arritëm të futeshim në lojë. Bayern ka ushtruar shumë presin, por në pjesën e dytë kemi rifituar vetëbesimin. Sot ishte një ndeshje fantastike.”
…rreth rolit të tij te BVB: “Ne jemi një skuadër. Të gjithë mundohen për njëri-tjetrin. Ndihem mirë dhe po luaj në pozicionin tim të preferuar. Por sot kam humbur dy-tre raste të pastra, që do të kishin qenë shumë të rëndësishëm.”
…rreth zëvendësuesve të BVB: “Trajneri ka një dorë të artë, por edhe lojtarët që futen japin gjithmonë 100%. Padyshim që është një avantazh për ne.
…rreth gjendjes së kampionatit: “Avantazhi nuk ka rëndësi pasi Bayern është shumë i fortë. Është shumë herët për të folur për titull pasi edhe Gladbach nuk po fle gjumë.”
Favre për Sky Sport…
…rreth ndeshjes: “Ishte një ndeshje e çmendur. Bayern e nisi shumë mirë. por kisha ndjesinë se nuk do ta mbanin gjatë tempin e 30 minutave të para. Fatmirësisht disavantazhi ishte minimal pas pjesë së parë. Kemi reaguar në mënyrë fantastike.”
…rreth rolit të favoritit në Bundesliga: “Duhet të korrigjojmë shumë gjëra, sidomos te kundërsulmet. Kemi shumë për t’u përmirësuar.”
Deputetët e PD takim me pedagogë e studentë në Shkodër: Çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, jetike për të ardhmen
Deputetët Izmira Ulqinjaku, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji dhe këshilltari ligjor i PD, Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me pedagogë e studentë të Universitetit të Shkodrës, në një leksion të hapur për platformën e PD për vetigun në politikë dhe çlirimin e ekonomisë nga krimi, oligarkia dhe korrupsioni.
Deputetja Izmira Ulqinaku se theksoi shoqëria shqiptare ndodhet në një situatë, ku institucionet e shtetit që duhet të ishin shtyllat e demokracisë, sot janë kthyer në instrumente zhvatjeje dhe presioni në dorën e një grushti njerëzish.
“Për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje opozita shqiptare, në veçanti PD, kërkon zbatimin e vettingut në politikë. Vettingu në politikë është instrumenti që ne si opozitë e propozojmë si një prej tre hapave kryesorë e më të rëndësishëm për zgjidhjen dhe daljen nga kjo situatë e pashpresë, ku kjo qeverisje, kjo mazhorancë e ka zhytur politikën shqiptare”, u shpreh deputetja e Shkodrës Ulqinaku.
Deputeti Oerd Bylykbashi vuri në dukje nevojën për dekriminalizimin e zgjedhjeve përmes vetingut në politikë.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë propozim zyrtar në parlament për amendamente kushtetuese për heqjen e zyrtarëve të lartë që mund të jenë deputetë apo ministra, apo zyrtarë në institucione shtetërore që kanë lidhje me krimin, si një fazë tjetër e dekriminalizimit”, tha ai.
Bylykbashi u shpreh se askush nuk është krenar kur detyrohet të ndryshojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të përzënë kriminelët nga institucionet kushtetuese apo qeverisjes qendrore apo lokale, por kjo sipas tij erdhi si domosdoshmëri. Pakti ishte shumë i qartë, tha Bylykbashi: “Marrje e pushtetit nëpërmjet një pakti me krimin”. Krimi që merr votat, garanton pushtet dhe më pas merr interesat ekonomike që ia ofron pushteti, tha ai përpara studentëve.
Gazment Bardhi u fokusua tek papërgjegjshmëria e Qeverisë me paratë e buxhetit të shtetit dhe nevojën urgjente për pastrimin e ekonomisë nga oligarkia dhe korrupsioni, përmes ndryshimeve në ligjin antimafia.
“Do të verifikohen të gjitha nga kontratat e koncensionit, prokurimit publik, PPP-të, aktet e lejet, licencat, për shfrytëzimin e pasurive publike të cilat dyshohen se janë dhënë në kundërshtim me ligjin, në shkelje të procedurave konkuruese publike. Pra, çdo kontratë koncensioni e cila ka patur vetëm një konkurent do të duhet ti nënshtrohet kontrollit ”, u shpreh Bardhi.
Ai theksoi se ky ligj është në interesin e çdo shqiptari për shkak se paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste do të kthehen atje ku e kanë vendin: në buxhetin e shtetit për tu përdorur për investime.
Deputeti Ervin Salianji vuri në dukje se Zgjedhjet janë në dorë të krimit, sepse Edi Rama ka bërë marrëveshje me krimin.
“Kryebashkiaku i Durrësit që është sa një akullore, përse merr vota, përse fiton? Merr vota sepse në çdo cep të territorit të vetë mbledh vota si menaxher i interesave të krimit. Prandaj ne kërkojmë vetting. Në Lezhë me Ndokat janë blerë vota. Në Kavajë Edi Rama mbronte prej kohësh një akullore tjetër. Në Elbasan Taulant Balla përveçse bredh me trafikantë droge u jep paratë e shqiptarëve në konkurencë të pandershme, banditëve si Sanxhakët dhe Çelajt.
Në Tiranë me Sajmir Tahirin dhe Shullazin, në Vlorë me Habilajt, Xhafajt, Damian Gjiknurin dhe me Ramën që janë thjesht mbrojtës të interesave të krimit? ”, u shpreh Salianji.
Ai shtoi se nga marrëveshja me krimin Edi Rama:
• Përfiton vota
• Bën presion kriminal mbi votuesit
• Krijon pabarazi mes kandidatëve
• Përdor Para të Pista në zgjedhje
Përfitimi është i dyanshëm. Nga marrëveshja me Edi Ramën për angazhim në zgjedhje, krimi përfiton:
• Vijimin e qetë të aktivitetit kriminal
• Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik
• Zgjerimin e aktivitetit kriminal
Deputeti demokrat shpjegoi se qeveria e ndihmon fuqizimin e bandave duke i dhënë, në shkëmbim të votave, punë e shërbime publike, koncesioneve, PPP-ve, nëpërmjet të cilave pastrojnë paratë e pista, favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrimi të pronave të paluajtshme.
Mesazhi i përfaqësuesve të PD për studentët e Universitetit të Shkodrës ishte se “Askush nuk duhet të pranojë një sistem që kërkon njerëz që i nënshtron, që i mund, që i përdor. Ju dhe sidomos ju që jeni të rinj luftoni për veten, për familjen, për Shkodrën, për Shqipërinë”.
Reagon Berisha: Vrasësi që i mori jetën qeveritar vendor, pjesë e organizatës kriminale të Rilindjes
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka dënuar aktin mafioz, që i mori jetën një ditë më parë Fatmir Hodajt. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha dënon rëndë dorën kriminale që i mori jetën Hodajt, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Ndërkohë ish-kreu i qeverisë shkruan se krimineli dhe ekzekutori i Hodajt, sëfundmi kishte gjetur strehë nën çatinë e organizatës kriminale të Rilindjes.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Një krim i shëmtuar!
Të dashur miq, dje Fatmir Hodaj, qeveritar vendor i përgjegjshëm dhe i përkushtuar i Partisë Demokratike, prind dhe bashkëshort shembullor, demokrat i devotshëm u ekzekutua nga një kriminel i damkosur me të shkuar kriminale që tani së fundi kishte gjetur strehë në organizatën kriminale të Rilindjes.
Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar të kriminelt që i mori jetën Fatmirit, shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë ndaj Fatmirit për kontributin e tij të ccmuar dhe ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij. Unë lutem së bashku me t’a që shpirti i mirë i Fatmirit të gjejë paqen e merituar! sb
Vokshi i përgjigjet Dakos: Nuk të shpëtojnë kërcënimet me padi, burgu të pret
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Durrës, se do ta padisë për shpifje.
Në një status në Facebook, deputetja Vokshi shkruan se, Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.
“As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu”, shkruan ajo.
Statusi i plotë i Vokshit
DOSJA Nr. 339 “BËRTET” SHUMË FORT
Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.
Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.
Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të clirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.
Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort.
As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu.
Si u dyfishua kosto e koncesioneve, 100 milionë euro më shumë për rrugën e Arbrit
Qeveria ka nisur të raportojë vlerën e kontratave koncesionare në dokumentet zyrtare që shoqërojnë buxhetet vjetore. Por që nga programi i vitit 2018 dhe në projektbuxhetin e vitit 2019, vlera e kontratave me PPP, sidomos në akset rrugore, rezulton të jetë e dyfishuar.
Sipas të dhënave zyrtare në buxhetin e vitit 2018, kosto e aksit Kashar – Rrogozhinë ishte raportuar 41,5 miliardë lekë, ndërsa në projektbuxhetin 2019, vlera është rritur me 103%, duke arritur në 84,7 miliardë lekë.
Autostrada Tiranë – Durrës pritet të jepet me koncesion, me një vlerë 49 miliardë lekë, teksa një studim fizibiliteti i prezantuar nga Autoriteti Rrugor më 2017 ishte rreth 21 miliardë, vlera është rritur me 134%. Autostrada Thumanë – Vorë, e cila në buxhetin e vitit 2018, ishte përllogaritur me 34 miliardë lekë, në buxhetin e vitit 2019 përllogaritet me 45 miliardë lekë. Kontrata për ndërtimin e këtij aksi është në fazën e negocimit.
Autostrada Orikum – Himarë, në buxhetin e vitit 2018 ishte përllogaritur 17 miliardë lekë, ndërsa në buxhetin e vitit 2019 është parashikuar me 9.4 miliardë lekë, teksa në kontratën me kompaninë që tashmë ka fituar koncesionin, vlera e punimeve është 6.6 miliardë lekë.
Rruga e Arbrit, në buxhetin e vitit 2018 ishte llogaritur me 24 miliardë lekë, ndërsa në buxhetin e 2019 me 33 miliardë, afërisht sa vlera e kontratës e cila është në proces të punimeve. Rruga Milot – Balldren rezulton me një vlerë 39% më të lartë në buxhetin e 2019, ndërsa projekti i shkollave në Tiranë, nga 6.2 miliardë lekë, që ishte programuar të financohej në vitin 2018, më 2019 llogaritet 10.1 miliardë lekë.
Burimet nga Ministria e Infrastrukturës pohuan se superstrada Tiranë-Durrës dhe ajo Kashar-Rrogozhinë do të financohet nga privatët dhe do të shlyhen nga tarifat që do të vihen në këto akse. Të njëjtat burime shpjeguan se shifrat mbi vlerën e projekteve në buxhetet vjetore janë hamendësime, teksa sqaruan se vlera e saktë projektohet në momentin kur nënshkruhet kontrata. Mirëpo rastet e përmbyllura të kontratave koncesionare kanë rezultuar mjaft problematike në drejtim të kostos. Kështu, për shembull, Rruga e Arbrit sipas projektit të fizibilietit të dorëzuar në Autoritetin Rrugor Shqiptar më 2005 ishte programuar të ndërtohej për 150 milionë euro. Qeveria e programoi në buxhetin e vitit 2018 me 24 miliardë lekë. Ndërsa në kontratën koncesionare me kompaninë Gjoka Konstruksion, vlera e punimeve është 34 miliardë lekë, ose rreth 250 milionë euro.
Në dy dekadat e fundit, kosto për një kilometër autostradë është rritur në mënyrë të frikshme, teksa indeksi i çmimeve në ndërtim, inflacioni dhe rritja e pagave nuk i justifikojnë vlerat e larta që po “fluturojnë” pa logjikë vit pas viti.
Në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë, ose 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave në raportet vjetore të monitorimit ndaj Ministrisë së Transporteve. Ndërsa sipas INSTAT, indeksi i çmimeve në ndërtim, nga viti 2008 deri më 2017, është rritur me vetëm 4.8%.
Qeveria shqiptare ka në zbatim një strategji sektoriale për transportin rrugor, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2016 dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020. Në dokument parashtrohen për financim 10 projekte të infrastrukturës, 3 prej tyre hekurudha të cilat e ndihmojnë Shqipërinë të lidhet me rajonin. Mirëpo projektet e Paketës 1 miliard nuk përputhen me 10 prioritetet e infrastrukturës të miratuara 2 vite më parë, përveç aksit Thumanë-Kashar.
“Monitor”
I “Çmenduri” e çon faturën e koncesioneve që duhet të paguani në 3 miliardë euro
Ajo që tashmë shqiptarët e njohin si paketa 1 miliard euro e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat, me kontratat e reja që pritet të financohen gjatë vitit 2019, do të arrijë më shumë se 3 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të azhurnuara në projektbuxhetin e vitit 2019, vlera e kontratave në fuqi, që tashmë financohen dhe që pritet të nënshkruhen gjatë vitit të ardhshëm, është 382 miliardë lekë (3 miliardë euro). Nga kjo shumë, mbi 120 miliardë lekë (947 milionë euro) u takojnë 11 kontratave në zbatim që përfaqësohen nga 3 koncesione në sektorin e shëndetësisë, 4 landfille të mbetjeve, 2 kontrata rrugësh bashkë me koncesionin e skanimit në doganë dhe markimit të karburanteve për të cilat financimet kanë nisur.
Ndërsa vlera e 10 kontratave të programuara për t’u zbatuar me koncesion PPP arrin në 262 miliardë lekë, ose më shumë se 2 miliardë euro. Nga këto, 5 kontrata janë shkruar dhe do të hyjnë në fuqi për financim dhe 5 të tjera janë të reja. Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka programuar të kontraktojë me PPP, 5 akse rrugore, 2 aeroporte, 6 shkolla në Tiranë dhe 1 spital rajonal në Fier. Kontratat në fuqi dhe ato të projektuara për 2019 arrijnë një vlerë sa 21.8% e PBB-së. Kjo shumë nuk është përfshirë në llogaritë e borxhit publik, por qeveria, nëpërmjet buxheteve vjetore, përllogarit pagesat vjetore të cilat nuk duhet të jenë më shumë se 5% të të ardhurave tatimore.
Ministria e Financave ka njoftuar se vlera e parashikuar për financimin e kontratave të koncesioneve për vitin 2019 është 2.7 miliardë lekë dhe përbën vetëm 3% të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2018, prej 419.4 miliardë lekësh. Por kur të gjitha kontratat të hyjnë në fuqi, pagesa vjetore pas vitit 2021 rritet në mënyrë të pashmangshëm, duke e bërë nul kufirin 5%. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, pohon se ruajtja e kufirit 5% do të jetë e pamundur vetëm pak vite më vonë, për shkak të vlerës së madhe të kontrata me PPP. Malaj tha se ulja e borxhit publik këtë vit i dedikohet nënvlerësimit të euros, por nëse në vitet në vijim kthehet normaliteti në tregjet e këmbimit dhe normat e interesit i kthehen rritjes, shërbimi i borxhit do të vështirësohet deri në krijimin e një situate kolapsi.
Përgatituni për greminën financiare në 2019, borxhi 80%, ekspertët japin alarmin
Gjatë rishikimit rutinë të marrëveshjes me Shqipërinë në fillim të këtij viti, Fondi Monetar Ndërkombëtar, njoftoi në një raport zyrtar se detyrimet e prapambetura të qeverisë shqiptare kishin arritur në 26.7 miliardë lekë në fund të vitit 2017, ku 65% e detyrimit i përkiste qeverisë qendrore dhe 35% pushtetit lokal. Në fund të vitit 2017, totali i borxheve të papaguara ishte 1.7% e PBB-së, e cila nuk u përfshi në llogarinë zyrtare të borxhit publik. Borxhi faktik i certifikuar nga qeveria shqiptare për vitin 2017 ishte 69.9% e PBB, por nëse do të përfshiheshin detyrimet e prapambetura, vlera e detyrimeve do të ishte 71.6%.
Të njëjtën përllogaritje bëri edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjeti shkelje të rënda si në përllogaritjen e deficitit buxhetor, ashtu edhe në raportin e borxhit me PBB. KLSH në raportin e buxhetit faktik 2017, gjeti se qeveria ka disbursuar kredi të huaja në vlerën mbi 3.7 miliardë lekë, të cilat nuk i ka përfshirë në llogaritë e deficitit 2017, duke i transferuar në llogaritë e 2018, në shkelje të ligjit organik të buxhetit të shtetit.
Sipas KLSH-së, deficiti buxhetor vjetor faktik më 2017 është -2.3% e PBB-së, teksa Ministria e Financave e ka raportuar -1.99% e PBB. Duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura që, sipas KLSH, për vitin 2017 janë më shumë se 19 miliardë lekë, borxhi publik është shumë më i lartë se 71% e PBB-së.
Më herët FMN ka tërhequr vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë projekttet e partneritetit publik privat (PPP). Fondi ka kërkuar vazhdimisht që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.
Aktualisht qeveria e reflekton borxhin vetëm si detyrim korrent të vitit kur ndodh, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë dhe llogaritjen e pjesës së detyrimit të shtetit në totalin e borxhit publik. FMN e ka shprehur me parë se është e rëndësishme që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto përfitime dhe një analizë të plotë rreziku.
Në një deklaratë zyrtare të FMN në fund të vitit të kaluar, vlerësohej se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Nëse këtë ia shtojmë borxhit aktual prej rreth 72% të PBB-së, atëhere niveli real i tij mund të ngjitej në gati 80% të PBB-së (koment i Monitor).
Ekspertët e Ekonomisë janë të shqetësuar për mungesën e seriozitetit të qeverisë për transparencën mbi raportin e borxhit real. Eksperti Selami Xhepa tha se ndoshta rreziku më serioz që mbetet i fshehtë, por brenda dy-tre viteve të ardhshme do të shfaqet qartazi dhe brutalisht, është implikimi që sjellin kontratat afatgjata koncesionare dhe Partneritetit Publik-Privat në borxhin publik dhe detyrimet e akumuluara. Të projektuara në kufijtë e 2 miliardë eurove nëpërmjet kontratave PPP për tre vitet në vazhdim, efektivisht borxhi real publik do të rritet dhe jo të ulet. “Kur themi ‘të projektuara’, shifrat reale, që do të rezultojnë në përfundim të kontratave të lidhura, do të jenë shumë më të larta se kjo shifër”, pohoi Xhepa.
Drejtoresha terrorizon çdo ditë 12-vjeçarin, prindi: S’më ka mbetur gjë veç të bëj vetëgjyqësi
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim nga një qytetar dixhital. Këtë herë ish-Kryeministrit i shkruan një prindër nga Vlora, i cili rrëfen sesi drejtoresha e shkollës “Telendini” , e terrorizon djalin e tij, 12 vjeç.
Ai shkruan se drejtoresha e terrorizon çdo ditë djalin e vogël, teksa i thotë se do të futet në burg sepse ka vjedhur shkollën. Prindëri i shqetësuar shprehet se, i ka ngelur vetëm të bëjë vetëgjyqësi.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Drejtoresha anetare e organizates kriminale “Rilindja e kuqe” terrorizon nxenesin!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb
doktor jam nje prind na vlora.drejtoresha e shkolles telindini magdelena imeri me teser partie rilindja.me kercenon femijen e terorizon i thot ke vjell shkollen. Femija qan sdo te vej ne shkoll e ka tmeruar eshte vetem 12 vjec.e takova i thash ka polici coje aty po ka vjell djali im fute ne burg.por ajo me nxori perjashta me ulerima do mar burin e kam polic te fus ne burg.doktor vetem te bej vetgjyqsi me mbeti.se ajo vazhdon e kercenon perdit.do te sjell burin te fusi ne burg.