Të jesh në marrëdhënie të mira me fqinjët nuk është vetëm një çështje e kulturës, por edhe e shëndetit. Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë zbulon se marrëdhëniet e mira me fqinjët mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër.
Studimi përfshiu 5.000 të rritur me një moshë mesatare prej 70 vjetësh. Shkencëtarët e studiuan shëndetin e tyre gjatë një periudhe prej 4 vjetësh. Ata e plotësuan një pyetësor që përmbante pyetje të llojeve të ndryshme.
Gjatë periudhës së studimit, 148 prej tyre përjetuan sulme në zemër. Këta persona theksuan se nuk kanë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe se në përgjithësi nuk janë shumë të shoqërueshëm.
Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në Journal of Epidemiology and Community Health, theksojnë se ende nuk janë të sigurt se si saktësisht ndikojnë marrëdhëniet e fqinjësisë në shëndet, por edhe se rezultatet nuk i kishin befasuar.
Tashmë është dëshmuar se njeriu është një qenie sociale dhe se si e tillë ajo funksionon më së miri në shoqëri, ndërkohë që marrëdhëniet e mira me fqinjët kanë nivel më të lartë të socializimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për të moshuarit të cilët shpesh e lënë pas dore jetën e tyre sociale.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se studimi duhet të vazhdojë që të arrijnë deri në konkluzione dhe prova konkrete, dhe deri atëherë këshillojnë që me fqinjët të përpiqeni të keni marrëdhënie miqësore.
Studimi, marrëdhëniet e mira me fqinjët i bëjnë mirë zemrës
Joga mund të ndihmojë femrat që kanë probleme me sterilitetin
Nëse jeni duke pasur probleme me sterilitet, mund të ekzistojë një zgjidhje alternative për problemin tuaj – madje nuk përfshin doktor, teste të shtrenjta ose pritje të pafundme.
Për të mbetur më lehtë shtatzënë, disa ekspert shpjegojnë se joga mund të jetë përgjigjja.
Joga është krijuar 5,000 vite më parë në Indi – dhe përfshinë disa lloje siç janë: Hartha, Vinyasa dhe Ashtanga, ndërkaq kohëve të fundit është përfolur si një nga mënyrat natyrale të shërimit për gratë që kanë probleme me fekondim.
Problemet me sterilitet janë shumë shpesh të lidhura me stresin, që përfundojnë në një rreth të egër mes dëshirës dhe frustrimit, kështu që diçka siç është joga mund të ndihmoj, thonë ekspertët.
Gjithçka ka të bëjë me ndihmën për t’i ofruar grave relaks, heqje stresit dhe heqje të ankthit. Në përgjithësi kur praktikojmë joga, na ndihmon të hyjmë në sistemin nervor parasimatetik, çka na ndihmon në pushim dhe tretje, jo vetëm në ushqim, dhe gjithashtu përmirësimin e sistemit imunitar, disponim dhe na ndihmon që të flemë më mirë.
Claire është themeluese e klasave të jogave për shtatzëna, dhe ajo shpjegon se joga është duke ndihmuar në problemet me fertilitet, dhe nuk rekomandon të praktikohet joga e llojit Bikram, e cila bëhet në dhoma të nxehta deri në 40 gradë celsius.
Një tjetër opsion janë klasat e meditimit dhe banjat gong.
“Unë do të shmangia jogat në temperatura të nxehta, por i inkurajoj gratë që të merren me diçka më relaksuese siç është yin ose yoagat tonike, si dhe klasat e meditimit” thotë Claire.
Banjat gang janë edhe më relaksuese dhe ju ndihmojë që të akomodoheni dhe shërojnë trupin në nivele më të thella.
Janë disa pozita të caktuara që thuhet se shtyjnë në rritje të sterilitetit.
Përderisa joga mund të ndihmojë në problemet me fertilitet, shumë ekspert thonë se është ndryshim direkt fizik, gjithashtu zvogëlon problemet në shëndetin mental siç është ankthi, i cili ka shumë efekte anësore në trupin tuaj.
Të bërit e joga-s nuk shpie direk deri tek shtatzënia, thonë ekspertët.
Kjo nuk është një sekret magjik, sukses i menjëhershëm nuk është i garantuar. Sidoqoftë të bërit e joga-s mund të kenë përfitime të ndryshme në mendje dhe trup që mund të ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë me lehtë. Trupi është shumë kompleks, dhe kur trupi juaj është në ambient stresues mund të provojë në mënyrë natyrale të parandalojë shtatzëninë. Ky është një mekanizëm i mbijetesës.
Pse mund të ndihmojë joga? Ka një numër të madh të arsyeve që joga mund t’ju sjellin përfitime për sterilitet. Pikë së pari, joga ju mëson se si të merrni frymë thellë. Frymëmarrja është shumë e rëndësishme për të mbajtur trupin në hemostaza ose balancë dhe ju siguron të merrni sasinë e mjaftueshme të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjakun tuaj.
Por gjithashtu, frymëmarrja e thellë ndihmon në relaksim, dhe kur trupi është i relaksuar, është më shumë e mundshme të ju ofrojë një mjedis të përshtatshëm për rritjen e një fëmije. Joga gjithashtu është e mirë për stabilizimin e muskujve të cilat ndihmojë në organet e brendshme, siç është fshikëza.
Ora biologjike, përse meshkujt duhet të bëjnë fëmijë para moshës 35-vjeçare
Hulumtuesit sugjerojnë që meshkujt duhet të krijojnë familje para se të mbushin 35 vjet në mënyrë që bebet e tyre të pa lindura t’u ikin rreziqeve. Një studim i cili ka analizuar gjithsej 40 milionë bebe ka zbuluar se rreziku i komplikimeve gjatë lindjes fillon të rritet kur baballarët janë në mesin e viteve të tyre të 30’ta, dhe ky rrezik rritet dukshëm pas moshës 45 vjet,
Për dekada të tëra femrave u është thënë se do ta rrezikojnë shëndetin e bebes nëse e ndjekin fillimisht karrierën dhe e lënë krijimin e familjes në vitet e vonshme.
Por, ky studim i ri, i cili është publikuar në ‘British Medical journal’, ka treguar se për shëndetin e bebes përgjegjësi duhet të marrin edhe meshkujt!
Një nga hulumtuesit e këtij studimi, profesori Michael Eisenberg, ka thënë se posa babai t’i mbush 35 vjet, menjëherë ka në rritje në rrezikun e defekteve të lindjes te bebja, por ky rrezik rritet dukshëm posa meshkujt të futen në vitet e tyre të 40’ta dhe 50’ta.
Kjo për shkak se për secilin vit që një mashkull plaket, ai akumulon dy mutacione të reja në ADN-në e spermës së tij.
Në Amerikë duan ta mbulojnë me para, Ibra sqaron të ardhmen
Zlatan Ibrahimovic është duke u menduar për të ardhmen, e cila duhet vendosur sa më shpejt. Edhe pse në moshën 37 vjeç, suedezi ka ende energji në trupin e tij. Aventura me Los Angelos Galaxy, edhe pse jo zyrtarisht, mund të konsiderohet e mbyllur, të paktën nga ajo që shkruajnë mediet europiane.
Ndryshe flitet përtej Oqeanit, ku presidenti i LA Galaxy, Chris Klein, sqaroi: “Prioriteti ynë është të mbajmë Zlatanin, jemi duke folur me të për ta bërë më të mundur. Ekziston një kontratë edhe për vitin tjetër, duam të fitojmë me të sepse Ibra është një fitues. Eshtë e mundur që të bëhet lojtari me rrogën më të lartë”. Kujtojmë që në MLS ekziston një rregull që klubet nuk mund të kalojnë tavanin e paravendosur të rrogave, me përjashtim të një futbollisti.
Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe vetë i interesuari. Ibrahimovic, që ndodhet në Suedi ku ka promovuar librin e tij “Unë jam futbolli”, foli mbi këtë çështje: “Nuk do të shkoj në huazim, nuk kam nevojë, kjo është e sigurtë. Nëse zgjedh një skuadër do të impenjohem vetëm për atë. Tani jam në Amerikë, të shohim se çfarë do të ndodhë.
Galaxy kanë këtë dëshirë, unë kam timen dhe klubi e njeh. E dinë që kam marrë disa oferta, e dinë atë që kërkoj. Mendoj pozitivisht. Nuk jam i shqetësuar”.
Prej muajsh flitet për një rikthim të Zlatanit në Milano, te kuqezinjtë. Leonardo po negocion me agjentin Raiola prej disa kohësh, teksa suedezi ka dhënë “ok” për të veshur fanellën e një skuadre që ka dashur gjithmonë dhe nga e cila kurrë nuk do të largohej.
Panucci publikon listën e kombëtares, ja dy prurjet e reja kuqezi
Christian Panucci, trajneri i kombëtares kuqezi, ka publikuar listën e lojtarëve, që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës, të muajit nëntor; ndaj Skocisë dhe Uellsit. E para është ndeshje zyrtare, në kuadrin e Ligës së Kombeve, dhe do të luhet më 17 nëntor, ora 20:45, në “Loro Boriçi”, ndërsa e dyta është miqësore dhe do të luhet në “Elbasan Arena”, në orën 20:00, tri ditë më vonë.
Interesant është fakti se trajneri i kombëtares sonë ka ftuar Loret Sadikun, një futbollist i zbuluar e thirrur më herët nga De Biazi, që iu dha edhe pasaporta shqiptare, por pastaj ndryshoi mendje dhe iu bashkua Kosovës. Por, vendimi i fundit i FIFA-s, se ai ka të drejtë të luajë vetëm me Shqipërinë, me asnjë kombëtare tjetër (kishte përfaqësuar edhe Suedinë me kombëtaret e moshave), duket se e ka imponuar mesfushorin e Kasimpasa në Turqi për t’iu rikthyer ngjyrave kuqezi.
Në fund të fundit, iu rikthehet atyre ngjyrave të kombit të tij, sikurse deklaronte në fillim. Një shans i dytë për të, që tejkalon polemikat dhe duhet merituar në fushën e lojës. Në fakt, Sadiku nuk luajti asnjë ndeshje me Shqipërinë, duke vendosur të kthehet në Kosovë, ku u aktivizua në katër ndeshje. Por, pas pranimit të pëfaqësueses së shtetit më të ri në Ballkan në FIFA dhe UEFA, atij nuk iu lejua të luante me verdhekaltrit. FFK u mundua që ta ftojë, por nuk ka arritur, sikurse nuk ka arritur as Suedia, sepse kanë marrë përgjigje negative nga FIFA.
Më 22 gusht 2013, Loret Sadiku deklaronte për mediat suedeze: “Kam vendosur të luaj për Shqipërinë dhe Suedia duhet të më harrojë. Unë kam dëshirë të luaj për ngjyrat e kombit tim. Shqipërinë e kam në zemër. Në shtator më është premtuar nga De Biazi që do të jem në fushë, në dy ndeshjet që përfaqësuesja e Shqipërisë do të ketë ndaj Sllovenisë dhe Islandës. Dua të jap kontributin tim për ngjyrat kuqezi”.
Po ashtu, prurje e re e Panuccit për këto dy ndeshje është Ardian Ismajli, mbrojtës i Hajdukut të Splitit, deri dje kapiten i Kosova U-21. Rikthim në mbrojtje kemi edhe për Ivan Balliun. Konfirmohet me Shqipërinë edhe Kastriot Dermaku, edhe ky i ardhur nga kombëtarja e Kosovës, për shkak të problemeve me aktivizimin atje.
Pjesa tjetër e lojtarëve janë të njohur dhe kanë qenë të grumbulluar për ndeshjet e kaluara, përfshirë edhe të riuan Giacomo Vrioni, që debutoi disa minuta me kombëtaren e madhe në sfidën e fundit kundër Skocisë. Janë 26 emra, të cilët, gjatë ditëve të seancave stërvitore në Durrës, duhet ta bindin trajnerin Panucci për të luajtur në formacion, apo për të qenë në 18-she, fillimisht ndaj Skocisë dhe pastaj ndaj Uellsit. Në miqësoren me këtë të fundit, patjetër që do të ketë vend për më shumë hapësirë, sepse lejohen më shumë se tri zëvendësime.
Ja pse Messi udhëtoi drejt Milanos
Të dielën e kaluar, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde mori vendimin, pasi ra dakord me lojtarin. Leo Messi do të udhëtonte për në Milano, të hënën, për të qenë pjesë e ekspeditës Blaugrana në “San Siro”. Në atë kohë, pavarësisht disa raporte që pretendonin me siguri absolute se ai do të luante disa minuta si zëvendësues, trajneri dhe vetë lojtari ishin të vetëdijshëm se shanset për këtë ishin të pakta. Për asnjë te Barcelona, qëllimi kryesor i udhëtimit të tij me skuadrën në transfertën milaneze nuk ishte ky.
Atëherë, përse Messi udhëtoi për në Milano? Në thelb, sepse ai donte t’i mbështeste shokët e tij, të ushtronte rolin e tij si kapiten dhe ta bëjë të qartë se këtë vit, fitimi i Ligës së Kampionëve është objektivi numër një. Ky ishte qëllimi i udhëtimit të tij bashkë me skuadrën, një veprim më shumë simbolik se sportiv, më frikësues se efektiv. Messi në Milano do ta kushtëzonte ndeshjen dhe Interin logjikisht e paraprakisht, sepse zikaltrit do të kishin mëdyshjet e veta. Kjo, për shkakun se asnjë ndeshje nuk mund të jetë e barabartë me Messin dhe pa të.
Kjo mëdyshje ekzistoi deri në fund të seancës stërvitore të pasdites së hënë, në të cilën mori pjesë edhe Messi. Aty është konfirmuar, me marrëveshje të përbashkët mes Valverde dhe Messit, se duhej të tregoheshin të kujdesshëm, të mos rrezikonin riaftësimin e parashikuar 3-javor. Pra, kjo periudhë e caktuar nga mjekët duhej respektuar. Valverde, duke pasur parasysh ndeshjen në Milano, pavarësisht rëndësisë së saj, mori në konsideratë diferencën e pikëve me ndjekësit më të afërt në grup.
Burimet e katanalases “Sport” thanë se Messi u stërvit shumë lehtë në Milano, pa iu nënshtruar ngarkesave të shokëve të skuadrës. Ai nuk është riaftësuar plotësisht. Në fakt, Messi ende nuk e ka lejen e stafit mjekësor për të luajtur dhe nuk ka ngut për ta shkurtuar kohën e kthimit të tij.
Në klub tashmë e dinë, me pak fjalë, se Messi ka mësuar të jetë i durueshëm dhe në pjekurinë e tij të plotë është i vetëdijshëm se duhet të veprojë me inteligjencë, të jetë në gjendje të dëgjojë trupin e vet dhe të mendojë në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Kjo, edhe për shkak se këtë vit, qëllimi i Messit, Barcelonës dhe të gjithë katalanasve është fitimi i Champions-it dhe të kompensojnë goditjen e rëndë të sezonit të kaluar në Romë, që ende djeg…
Pushohet nga puna, revolta e aktorit: “Sot protestova kundër kryeministrit hajvan që po na drejton!”
Aktori Alfred Zeneli, artisti i rradhës i lënë në mëshirë të fatit nga “rilindja” ka protestuar sot krejt i vetëm. Reagimi ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar edhe foton.
Vetë aktori Zeneli, në profilin e tij shkruan: “Sot protestova kundra kryeministrit hajvan që po na drejton!”.
Qeveria e punësimit hoqi nga puna një profesionist me arsim të lartë, aktor prej vitesh në Teatrin e Kukullave, me probleme të rënda sot në shëndet: qeveria e koncesioneve dhe e spitaleve falas, qeveria e traut të rrugëve.
Alfred Zeneli ka dal përpara godinës së kryeministrisë me një pankartë në të cilën shkruhet “EDI RAMA TË ARDHSHA PËR PJEKSIN PSE MË HOQE NGA PUNA”.
Zeneli ka statusin e invalidit dhe trajtohet me një pension prej 8 mijë lekësh të reja të cilat sipas tij nuk i dalin për asgjë.
Sipas aktorit, asnjë nga familjarët e tyre nuk është në marrëdhënie pune, dhe të gjitha shpenzimet mundohet t’i përballojë vetëm me 8-të mijë lekëshin që i jep shteti.
“Jam i vdekur sepse jam i pa punë. Kam rregulluar një 8 mijë lekësh pension invaliditeti por s’me dalin për asgje dhe asnjë nga familjarët nuk punojnë. Deri tani më ka ndihmuar motra por edhe ajo nuk ka çfarë bën më tepër, vetëm po të më jap shpirtin”.
I pyetur nga personi që po e filmonte se përse nuk i është afruar më tepër godinës së kryeministrisë ai u përgjigj duke thënë se nuk e kishte lejuar garda.
“Kam dy vjet e gjysëm pa punë. Gjyqi ka mbaruar por nuk e di ça vendimi është dhënë, më kanë nxjerr një problem për shkak të një formulimi të gabuar”, thotë aktori.
Ai shprehet se ka punuar për 11-të vjet në Teatrin e Kukullave deri në momentin kur i është komunikuar shkarkimi nga puna.
“11 vjet kam punuar tek Teatri i Kukllave dhe u pushova nga puna pa asnjë motivacion. Shteti nuk më jep masën e pensionit që meriton kategoria ime, e di që është turp të dal këtu por kjo më ka detyruar t’a bëj”.
Zeneli thotë se do t’a ndjek çështjen deri në Strasburg për t’u kthyer përsëri në punë.
Reagimi i fortë i Vasilit ndaj Ramës: Kryeministri derdimen e konsideron Kushtetutën PPP

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po keqpërdor Kushtetutën.
‘Apo e konsideron kushtetuten PPP (koncesionin) e radhës që e gris,e shqyen dhe e bën si të dojë vetë.
Apo do bëjë po vetë edhe Gjykatën Kushtetuese?
Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi kushtetuten?”, shkruan drejtuesi i lartë i LSI në një shenim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook
Kryeministri, qe e di kushtetuten PPP (koncesion).
Kryeministri foli dje ne parlament ne emer te kushtetutes, kuptohet aq sa ja pret atij si shkellepak, per keto pune.
I dha medemek kohe presidentit qe te reflektonte?!
Po ku e gjeti kete kohe kushtetuese ky derdimen qe e jep dhe e merr?!
Apo e konsideron kushtetuten PPP (koncesionin) e radhes qe e gris,e shqyen dhe e ben si te doje vete.
Apo do beje po vete edhe Gjykaten Kushtetuese?
Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi kushtetuten?
Po pse e harroi ky kushtetuten,kur i beri thirrje policise te hidhte uniformen e te bente vota per te,apo kur bente prokurorin paralel per audiopergjimin e Agron Xhafes??
Ky po flet gjoja edhe ne emer te votave qe gjoja paska fituar.
Po cilave vota ?
Atyre qe keshilli i Europes deklaroi se mbi 20% ishin blere.Apo te atyre votave qe i ka grabitur me kriminele, qe kane dale sheshit nga pergjimet e prokurorise.
Ky kryeminister ka lidhje me kushtetuten aq sa nje grope septike me nje salle operacioni.
Vrasja e mafiozit të Vlorës, asgjë nuk bëhej pa miratimin e “Edisonit të 7 pallateve”
Ishte tmerrësisht i kujdesshëm, nuk ekspozohej dhe gjithmonë mbante njerëz të armatosur me vete. “Il Padrino” apo “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”, siç njihet ndryshe në qytetin bregdetar të Vlorës dhe që u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Durrës, nuk është një emër i panjohur për autoritetet.
Si u lirua nga burgu
39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.
Nga burgu i Fushë-Krujës në atë kohë doli duke paguar lekë. Harizaj u arrestua më 7 mars 2000, pasi akuzohej dhe më pas u provua se në bashkëpunim me Skedrijald Pashajn kishin vrarë me armë zjarri më 22 Korrik 1999, Erion Ahmetin si dhe kishin plagosur rëndë shtetasit F. D dhe N. R.
Nofkat “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”
Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin “Il Padrino”, “Edisoni i shtatë pallateve” apo “Edison Faqedjeguri” pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij. Ka dyshime se ka qenë i përfshirë dhe në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Ngjarje ku po fokusohen edhe pistat e hetimit të policisë. Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova.
Si ndodhi vrasja
Harizaj mendohej se ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës me një mjet Audi dhe në shoqërinë e 33-vjeçarit të plagosur rëndë. Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi pasi mjetit të tyre i është prerë rruga nga një tjetër mjet. Harizaj ka ngadalësuar dhe ka tentuar të shmanget, por është gjendur para breshërisë së armës. Policia gjeti 15 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Rruga ku u ngrit prita nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës. Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur. Më pas, u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët./g.sh/
“85 punonjës për një president janë shumë”, Rama nis hakmarrjen ndaj Metës
Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë janë diskutuar vetëm me praninë e deputetëve socialistë dhe ministrit Ahmetaj buxhetet për institucionet, që do ju vihen në dispozicion vitin e ardhshëm. Një prej institucioneve që nuk ka pasur pretendime lidhur me buxhetin e caktuar nga qeveria ka qenë presidenca.
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Alqi Balko është shprehur se nevojat janë të pafundme, por buxhetin e ka cilësuar realist duke qëndruar në shifrat e një viti më parë.
“Nuk kemi asnjë kërkesë shtesë krahasuar me vitin aktual. Nevojat janë të pafundme por buxheti është realist”, është shprehur Balko.
Po një prej deputetëve që ka kundërshtuar duke e quajtur të fryrë buxhetin ka qenë Bashkim Fino, i cili u shpreh se Presidenti ka një staf me një numër më të lartë punonjësish sesa duhet. Ai tha se 85 punonjës për një president janë shumë, ndërsa kritikoi edhe zërin e investimeve.
“Ka më shumë se sa duhet. 85 veta për një president. Janë goxha fond. Kanë realizuar shumë pak fondet e investimeve. Nëse nuk i bëni, jua japim të tjerëve”, është shprehur Fino.
Nuk dihet nëse ky qëndrim i socialistit ka lidhje me krisjen më të fundit mes presidencës dhe qeverisë Rama, ku mes të tjerave është folur në media dhe për një shkarkim të Ilir Metës.