30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Mos arrestimi i Dakos, deligjitimon Prokurorinë

Partia Demokratike ka deklaruar sot se, “Dosja 339 nuk do të jetë çudia që zgjat vetëm tre ditë. Dosja është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, me nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit.
Deputeti Gent Strazimiri deklaroi gjatë një conference për emdiat se, harresë për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi.
“Legjitimiteti i shtetit në Shqipëri është po aq solid sot sa paprekshmëria e Vangjush Dakos me bandat. Bandat kanë interes që në pushtet të jetë qeveria që i mban larg nga burgu.
Dosja 339 nuk do të mbyllet dhe as do të rrijë pezull. Zbardhja e aferave kriminale e politike të dosjes 339 është e panegociueshme dhe arrestimi i Vangjush Dakos është më shumë se kurrë domosdoshmëri”, u shpreh Strazimiri.
Deklarata e plotë e Strazimirit
Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik.
Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjellta.
“Harresë” për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal.

Legjitimiteti i qeverisjes në Shqipëri është po aq solid, sa ç’është paprekshmëria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako.
Legjitimiteti i qeverisjes dhe përkrahja me votë e saj në popull, është aq e vërtetë sa ç është fakti se populli detyrohet të votojë në përputhje me interesin dhe influencën e bandave, të cilat nga ana e tyre kanë interes që në pushtet të jetë qeveria që:
– i lajmëron të largohen përpara arrestimit,
– që edhe nëse aksidentalisht janë arrestuar,
– që lëshon karakteristikë “rehabilitimi” për t’i nxjerrë nga burgu,
– që mbyll njërin sy, ose të dy, kur bandat ndërtojnë pa leje, zaptojnë pa ligj, kërcënojnë hapur e bëjnë karshillëk në port, në doganë, tek tatimet, në polici e madje edhe në prokurori.
Dosja 339 nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, si një çudi e radhës, me të cilën shqiptarët do të mësohen. Jo!
Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen 339 është e panegociueshme, dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhësi dhe “hallezgjidhësi” i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent në këtë drejtim.
Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmëri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t;i siguruar pandëshkueshmëri Vangjush Dakos dhe bandave.
Çdo ditë bllokim i Dosjes 339 është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të një prokurorie nën thundrën e një qeverie ilegjitime, që sot është në pushtet vetëm për shkak të gjushëve, anëtarë të bandave të trafikut ndërkombëtar.

Gjyqi kundër Arta Markut, Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit, ja arsyet

Prokurori Besim Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton padinë e tij kundër Arta Markut.
Prokurori Hajdarmataj kërkoi pezullimin e vendimit të transferimit.
Gjyqtari i Gjykatës Administrative sipas Hajdarmatajt Avni Sejdi ndryshoi orën e seancës, pa njoftuar prokurorin.
Padia për përjashtimin e gjyqtarit e dorëzuar para pak ditësh.
Hajdarmataj ka kërkuar pezullimin e vendimit të transferimit të tij në Pogradec dhe rikthimin tek Krimet e Rënda. Hajdarmataj kërkon rikthimin tek Prokuroria për Krime të Rënd, pasi e cilëson të padrejtë vendimin e Markut.
Hajdarmataj, është ish-prokuror i dosjes “Tahiri”, dhe i shumë çështjeve të tjera të nxehta.

Aktori i madh nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parapremierën e “Delegacionit” u shndërrua në një skenë fyese për të ftuarit, ku një prej tyre është edhe aktori i madh Ndriçim Xhepa. Ky i fundit, teksa shkonte për të parë filmin ku ka një ndër rolet kryesore, është ndaluar të hyjë nga rojet. Edhe pse ai u prezantua, ai nuk lejohej të hynte brenda ç’ka ka ngjallur irritimin e tij. Aktori ka dalë jashtë i fyer deri sa menjëherë kanë ardhur Agron Domi, organizator i festivalit dhe Ilir Butka, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Të dy i kërkonin Xhepës të hynte në sallë, sepse interpreton në filmin që shfaqej, por ai tanimë refuzon.
“Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”. Ndërkaq, Ilir Butka dëgjohej të thoshte se ia kish dhënë biletën e tij kryeministrit, e Agron Domi, premton t’i japë Xhepës, biletën e tij. Xhepa refuzon, ata i luten, e tërheqin për krahu, tanimë bashkë me hostess-en e kinemasë që ka dalë nga dera që u përplas të gjithëve. Gazetarët janë përkrah, shohin çdo gjë, dëgjojnë çdo gjë, madje edhe e xhirojnë skenën. Xhepa pranon të hyjë pas lutjeve, i kërkohet ndjesë dhe i thuhet se, “nuk e njohën”, shkruan gazetarja e kulturës Fatmira Nikolli e cila raporton mbi situatën e krijuar.

Rama, lëvizje provokuese me Lleshin…

Ndonëse zyrtarisht Sandër Lleshi është vetëm zv.ministër, praktikisht cilësohet ministër. Këtë e tregon prezantimi por dhe faktin i vendosjes së emrit tij krah ministrave në faqen e Kryeministrisë.
Në faqen zyrtare të Kryeministrisë, Sandër Lleshaj është i vetmi nga Zv.ministrat i cili është rreshtuar përkrah anëtarëve të kabinetit. Renditja e dikastereve është bërë sipas rëndësisë dhe Sandër Lleshaj, zv.ministëri i ri i Punëve të Brendshme, është i katërti në listë.
Kryeministri i ka bërë thirrje një ditë më parë Presidentit se do i lihet kohë në dispozicion, për të krijuar bindjen e plotë që Sandër Lleshaj meriton të jetë ministri i ri i Brendshëm, ndërkohë që për momentin ai do ta ushtrojë këtë funksion si zv.ministër.
Po ashtu në faqen zyrtare të Kryeministrisë, është publikuar dhe CV e Lleshajt.
Zoti Sandër Lleshaj lindi në 25 Janar të vitit 1963. Është i martuar me zonjën Violeta Lleshaj, me profesion mësuese. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Dorotea dhe Anton. Lleshaj është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit. Në vitin 1996 ka përfunduar arsimimin për drejtues njësie në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani. Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave.
Lleshaj ka kaluar edhe nëpërmjet një cikli të plotë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2011 ka kryer Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey të SHBA.
Në vitin 2008 ka kryer një kualifikim të nivelit të lartë në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Gjermani. Në vitin 1994 dhe në vitin 1995 është kualifikuar për gjuhën gjermane në Austri dhe në Gjermani
Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në Tiranë, në vitin 1985 Sandër Lleshaj ka shërbyer në Mbrojtjen Kundërajrore në Tiranë. Në vitin 1992 është emëruar komandant i një regjimenti kundërajror. Më tej, karriera e tij ka vazhduar në Akademinë e Mbrojtjes si Komandant i Kurseve.
Në vitin 2000, me gradën Kolonel, është emëruar Komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, detyrë që e mbajti deri në vitin 2003, kur ka filluar detyrën si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Gjatë kësaj periudhe, ka ushtruar si jo rezident, detyrën e Atasheut të Mbrojtjes të RSH në Republikën Çeke dhe në Republikën e Hungarisë.
Në vitin 2006 ai është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade dhe në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në maj të vitit 2013, është liruar nga Forcat e Armatosura dhe prej shtatorit 2013 zoti Lleshaj mbajti detyrën e Këshilltarit të Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë. Lleshaj njeh tri gjuhë të huaja dhe është autor i disa botimeve.

/Boldnews/

Arrestimi i protestuesve, banorët në revoltë: “Do ketë përleshje fizike, ne nuk tërhiqemi”!

Pas protestës prej 4 ditësh të banorëve të “Unazës ë Re” policia ka shoqëruar ditën e sotme 10 banorë në komisariatin nr.6. Mes të shoqëruarve është dhe një grua shtatzënë e cila sapo doli nga komisariati i policisë.
Ajo u shpreh për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu se u lirua për shkak të gjendjes së saj, ndërsa 9 të tjerët do të ndiqeshin penalisht. Në ambientet e policisë, sipas saj u është bërë e ditur se kanë shkelur ligjin me tubimet e tyre dhe se do të procedohen penalisht.
“Na akuzojnë se përse kemi organizuarr tubim ose protestë, dhe thonë që çdo gjë ka qenë e paligjshme, ne po na nxjerrin jashtë, ky është shteti jonë, me çfarë do dal jashtë? Për mua nuk do ketë ndjekje penale por për tjerët, po. Kjo është komplet e paligjhme. Kemi thirrur avokatin, kërkojnë që ne të mos bëjmë protestë. Më kanë liruar vetëm për shkak të gjendjes. Patjetër që protestën do ta vazhdojmë, unë e humbur se humbur jam…”, u shpreh për ‘Fax News’ ajo.
Një qytetar jashtë ambientit të komisariatit, u shpreh për ‘Fax News’ se i kanë shoqëruar mamanë e tij.

“Sot kanë ardhur policia, ka shoqëruar mamanë time dhe dy persona të tjerëm njërën prej të cilave është shtatzënë, nga informacionet e mia, u është bërë preison i paparë për të mos dalë në protestë dhe u është thënë që të ndiqen penalisht, ne nuk kemi cënuar askënd, por mbrojmë të drejtën tonë me mish e me gjak. Ne kërkojmë që të na lirohen njerëzit tanë pa i proceduar penalisht ose ne do flemë para derës së komisaruiatit, është shtatzënë ajo. Tani më nuk mundem të komunikoj me ta dhe na kanë thënë që do të ndiqen penalisht për tubim të paligjshëm. Kjo është policia jonë, e degjeneruar që merr gra shtatzanë, baballarë që janë 70 vjeç dhe i mban aty. Nuk e di çfarë t’i them tjketër këtij shteti, po i them drejtorit Ardi Veliu çfarë po bën, tërhiqu”, u shpreh ai i revoltuar.
“E kanë shoqëruar babin tim, është 70 vjeç, është e pligjshme. Kjo nuk është Shqipëria që duam, Shqipëria që duam është që të strehojë njerëzit dhe pastaj të ndërtojë rrugën. Nuk do të tërhiqemi deri në fund”, tha një tjetër qytetar jashtë komisariatit.
Ndërkohë përveç gruash shtatzënë nga policia doli edhe një tjetër banorë i cili bëri të ditur se nuk ka tërheqje nga banorët pavar4ësisht se çfarë bën policia pasi nuk kanë ku të shkojnë nës enuk shpërblehen. Madje ai kërkoi e4dhe solidaritetin e qytetarëve të tjerë.
“Nëse do të vazhdojë këshu do ketë përleshje fizike, ne nuk tërhiqemi”, deklaroi ai.
Në ambientet e komisariatit të policisë kanë mbërritur edhe disa deputetë të PD.

Ekzekutohet miku i Olsi Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas vrasjes mafioze të ndodhur mbrëmë në Durrës. Në një postim në Facebook, Berisha ka bërë publike disa prej denoncimeve të mbërritura në adresën e tij, të cilët shkruajnë se, Edison Harizi, bosi i drogës që u ekzekutua mbrëmë ishte mik i Olsi Ramës dhe Geron Xhafës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ekzekutim mafioz i Edison Harizit, bosit te droges, mikut te Olsi Rames dhe Geron Xhafes!
Te dashur miq, dje ne darke u ekzekutua ne Durres, ne nje atentat mafioz, Edison Harizi bosi i droges dhe kapo banda e Vlores, miku i ngushte i Olsi Rames dhe qeveritareve te tjere socialiste dhe Geron Xhafes e Milit te Partise, qe i garantonin atij imunitet te plote ne veprimtarite e perbashketa kriminale.
Ai ka patur lidhje direkt me Edi Ramen dhe Fatzi Xhafen. Ne kete atentat u plagos rende dhe nje bashkepuntor i tij.
Ketu me poshte keni denoncime te lidhjeve me pushtetaret dhe te veprimtarise kriminale sipas denoncimeve te qytetareve dixhital. sb
“Pershendetje i nderuar Doktor Berisha jam nga qyteti i Vlores.
I nderuar Doktor Berisha une nepermjet jush dua te denoncoj publikisht ate qe kam pare me syte e mi dhe ate qe kam dgj nga te tjere punonjes te komleksit Oslo ne qytetin e Vlores.
Jam i detyruar tiu kerkoj te mbetem anonim sepse personat e poshte permendur nga une ne kte sms jane shume te rezikshem per mua dhe familjen time, kta persona te lidhur shume ngushte me zyrtar te larte ne qeverin e sotme e kan informacionin te pa diskutuar edhe nga pergjimet telefonike qe ben ky shtet i degjeneruar qe ka ndertuar ose me sakt shkaterruar ky i menderosuri dhe i mjellosuri Edi Rama.

Une punoj ne nje bisnes shume afer kompleksit Oslo ne qytetin e Vlores dhe me eshte krijuar mundesia nga vendi i cili ku une punoj te shoh dhe te njoh persona te perfolur shume publikisht si nga politika dhe nga bota e krimit.
Ne kete kompleks ka bazen nje prej bandave kriminale me te egrra ne Shqiperi e cila ne krye te saj mban si kapo Edison Harrizajn ose si njihet ndyshe Edison FaqeDjeguri krahu i djathte i Emiliano Shullazit dhe dege e trungut te bandes se tij ne qytetin e Vlores qe njihet dhe dihet boterisht qe ka lidhje shume te forrta me qeveritaret e rangut te larte sot ne pushtet dhe askush nuk guxon ti afrohet apo edhe ti permende emrin.
Olsi Rama, Goni Xhafa, Artan Habilaj dhe drejtori i policis se Vlores Gentjan Shehaj jane ngushtesisht te lidhur me te ata kane qene shume here te kompleksi, kan ardhur sa here qe u eshte dashur te benin mbledhje me disa nga kreret kryesor te bandave kriminale dhe narkotrafikante te qytetit te vlores, dua te theksos se Olsi Rama dhe Gentjan Shehaj sa her qe vin te takohen me Edison Faqedjegurin hyrjen e bejn nga parkimi nentoksor i kompleksit nga ku nuk mund ti shikoj njeri kurse Gon Xhafaj dhe Habili i madh nuk e kan pasur asnjeher problem kur kan ardhur sepse makinat i kan parkuar ktu perpara sikur do pinin normalisht kafe. Ne krye te grupeve qe mblidheshin per te mare direktivat apo per te ndare pazaret e droges nga padrinot Olsi Rama dhe Goni Xhafajt dallonin Edison Harizaj i njojtur si FaqeDjeguri i cili dihet dhe njihet boterisht nga e gjithe Vlora qe eshte nje nga eksekutoret e Gjyqtarit Skerdilajt Konomi dhe autori i shume vrasjeve te tjera te pa zbardhura ne qytetin e Vlores dhe jo vetem.

Disa nga personat e tjere ne mbledhjet me Olsi Ramen Gonin dhe Habilajn e madh kane qene pjestar te bandes se Gerdhuqajve qe njihen mire se kush jane, Nadir Ferko i njojtur si Dirushi ky njihet mire per disa vrasje dhe atentate me bomba, Ervis Matodashaj i njojtur si Çoke Qorri te cilin e gjithe vlora e perflet si organizatorin e atentatit me bombe ne nentor te 2017 ndaj Ines Hajrullaut ku ky i fundit humbi te dyja kembet njihet edhe per disa vrasje te tjera, Altin Sejdiraj i njojtur si Piriminxhi dhe disa te tjere kapo bandash shume te njohur ne boten e krimit dhe te narkotrafikut nderkombetar. Doktor Berisha te gjitha kto qe u shkruajta me siper dihen dhe njihen boterisht ne te gjithe vloren dhe policia nuk guxon tiu dali kundra sepse eshte publikisht pjese ne trafiqet e tyre por kunder ktyre njerezve eshte inekzistente dhe prokuroria me gjith organet e tjera te drejtesise. Nuk po kuptojm dot me fare se cbehet apo ku dreqin jemi dhe ku jetojm ne zemer te evropes apo ne vendet e botes te katert.
Per te gjitha cfare shkruajta me siper mund ti verifikoni fare kollaj me ane te burimeve tuaja ne Vlore ose edhe me thjesht me Albert Veliun (Babalen) se ai i njeh me mire akoma edhe nga une.

Ju falenderojm nga zemra o Doktor Berisha per punen tuaj te palodhur per guximin dhe per trimerin qe keni per ti nxjere te palarat ktyre lavireve ne pushtet me gjith krye lavirin e madh te gjat e mjellosh qe vetem mbrapa po na cojn e po na shkaterrojn te ardhmen e femijeve tane se kjo e jona eshte pare qe kur lindem.
Edhe njeher ju kerkoj dhe ju lutem te me ruani anonimatin”.
“Pershenetje Doktor.un jam nje punojes polizie ne qytetin e vlores dhe dua te denoncoj disa vepra qe kan ndodh se fundmi ne kte qytet.ne lidhje me nje grup kriminal qe pf terorizon qytetin me vrasje zdukje personash.gjoba kercenime etj. Ata jan ortaket e Agron Xhafes. Dhe mbrnhen nga zoti Edi Rama dhe Fatmir Xhafa. Ata kan zdukur 2 persona.qe familiaret e tyre kan denanzuar zdukjen e djemve te tyre. Nga grupi i Edison Harizajt edhe vllezte LLanaj.ky grup ka dash te egzekutoj bashkpuntorin e tyre Gazmend Merkaj.te cilin e kan perdor per krimet e tyre.Gazmend merkaj para disa ditesh mbasi i ka shpetuar atentatit nga grupi qe ka ber pjes edhe vet ka vajt esh dorzuar ne komisarjatin e fierit.duke pohuar krimet qe ka mar pjes per kte grup. Me keqardhje po u them se bej pjes vet i kti istituzjoni por kjo nuk esht polizia e shtetit por polizia e kriminelve”.

Policia terror pas mesantës, arreston 10 protestues tek Unaza e Re, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Policia ka ushtruar terror pasmesnatës duke arrestuar 10 protestues të zonës së Unazës së re në Tiranë.
Denoncimi është bërë nga deputetja e PD, Rudina Hajdari nëpërmjet një postimi në Facebook. Ajo thotë se mes të arrestuarve është edhe një grua shtazënë.
“Po më thonë që mbrëmë Policia e Shtetit ka futur në burg 10 veta nga protestuesit në Unazën e Re, përfshi dhe një grua shtatzanë. Uroj të jetë një keqkuptim dhe të lirohen sa më parë, përndryshe do ketë pasoja shumë të renda”, shkruan deputetja Rudina Hajdari.
Ndërkohë, disa deputetë të PD janë nisur në drejtim të kombinatit në Tiranë. Ata po shkojnë në komisariatin nr 6, në kombinat, pasi eshte njoftura se policia ka ndaluar disa banorët që protestuan tek Unaza e Re.
Deputetët e opozitës që kanë shprehur mbështetje për banorët duket se po shkojne të verifikojnë në vend arsyen e ndalimit të tyre nga ana e policisë
Banorët e Unazës së re kanë disa ditë që protestojnë për të ndaluar prishjen e godinave të banimit dhe bizneseve të tyre nga një projekt qeveritar për rrugën.

Mungesa e Shaqirit në Beograd, “Daily Mail”: Fituan idiotët!

Shaqiri nuk udhëtoi me skuadrën e Liverpulit për t’u përballur me Crvena Zvezdën në Beograd.
Shqiptari i Kosovës që luan për Zvicër festoi me shqiponjën dykrenare golin kundër Serbisë në Botëror. Vendimi për të mos e marrë Shaqirin ka bërë që ai tani të konsiderohet politikë.
Ky vendim ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore, teksa prestigjozia, “Daily Mail” shkruan:
Në ditët kur skuadrat më të mira të futbollit nuk posedonin skuadra të bollshme, ju thjesht shfrytëzonit rastin kur do të vendosni për të bërë një gjest nacionalist. Paul Gascoigne rrezikoi shumë kur bërë mimikë një flautist të bendit “Loyalist”, gjatë vitit 1998 në derbin “Old Firm”.
IRA (Armata për Çlirimin e Irlandës), lansoi një kërcenim më vdekje për të, Federata e Skocisë e dënoi më 40 000 funte. Gascoigne vazhdoi të luante sikurse nuk ka ndodhur asgjë.
Ato ishin kohëra të tjera. Liverpool u mundua të dal pa bërë ndonjë sherr në Beograd dhe la Xherdan Shaqirin në shtëpi kur udhëtuan për në stadiumin “Marakana” në Serbi për tu përballur me Crvena Zvezdën të martën në mbrëmje.
Ata dëshiruan që të evitojnë një hakmarrje për lojtarin e tyre që bëri shqiponjën me duar, simbolin e Shqipërisë, pasi që shënoi për Zvicrën në Botëror duke e mundur Serbinë, vendin që patriotët e tij e luftuan për ta fituar pavarësinë.
Ky nuk ishte vendimi që kërkoi Shaqiri. Ai dëshironte të luante. Nuk ishte një vendim i thënë prej tij. “Ai e ka pranuar dhe e kupton situatën”, tha Jurgen Klopp të hënën.

…dhe Liverpool humbi. Sepse një gjë që duhet vlerësuar në golin kontrovers të Shaqirit për Kombëtaren që e ka adaptuar në fitoren 2-1 në Kaliningrad këtë verë, ai erdhi si përgjigje për abuzimin që ja bën atij tifozët e Serbisë. Sa herë prekte topin ai fishkëllehej, sa herë fytyra e tij shfaqej në ekranin e madh atë e fyenin.
Ai u largua nga fusha me gisht lart tek tifozët serb, triumfues edhe pse shtatshkurtër. Vendimi i Liverpool ka vendosur një precendent që nuk i ndihmon futbollit. Dy javë më parë, menaxheri gjeneral i Crvena Zvezdës bëri një deklaratë publike për pritjen që do ti bëhet atij nëse vjen në Beograd.
“Mendoj që Shaqiri do të përjetonte një presion të madh psikologjik”, tha Terzic. “Ai e di ku po vjen. Nuk e di nëse ai do të luan në Marakana në këto kushte”.
Kjo është shpërthimi i një klubi aparatçik që përdor politikën si ekstrakt për të nxjerrë vetën në avantazh duke lënë Liverpoolin pa një lojtarë në misionin e tyre në Beograd.
Nuk ka pasur asnjë agjenci inteligjente që ka paralajmëruar për ndonjë kërcënim me jetë kundër Shaqirit. Madje nuk ka pasur as ndonjë brohoritmë të përgatitur kundër lojtarit para kësaj ndeshje, ka shkruar gazetari i njohur serb i sportit Milos Markovic, edhe pse himnet për të abuzuar me lojtarët rival nuk janë më pjesë e kulturës së tarracave në Serbi.
Perspektiva për të gjuajtur raketa me fjalë po ashtu janë larguar sonte. Crvena Zvezda ia ka tërhequr vërejtjen fansave që klubi është në presion të vazhdueshëm të UEFA’së dhe rrezikon gjoba të rënda dhe ndoshta edhe eliminim nga gara nëse ka sjellje kundër rregullave të saj. Ata tashmë janë nën sanksione të UEFA’s për sjellje jo të mirë në ndeshjet e tjera të fazës së grupeve.

Por, idiotët fituan. Në vend që të largojnë elementin politik dhe të “fokusohen në një ndeshje futbolli, të lirë nga çdo gjë”, siç tha Klopp , vendimi ishte më shumë politik. Nuk ka asnjë justifikim për supozimet që e dominuan konferencën për shtyp në stadium.
Ne mund të shohim klube elitare-që dëshirojnë të largojnë urrejtjen në hapësirat ku luhet futboll-duke lënë prapa lojtarët shpesh në rrethana të tilla.
Vendimet e tilla kanë qenë të bazuara në kërcënime të identifikueshme terroriste në të kaluarën. Gjashtë lojtarë të Chelsea nuk udhëtuan të përballën me Hapoel Tel Aviv më 2001 në Izreal, kishin të bënin me shqetësime sigurie që vinin direkt nga agjencitë inteligjente.
Lëvizja e Liverpoolit e ndoqi vendimin e Arsenalit që ta lë në shtëpi Herikh Mkhitaryan kur ata luajtën muajin e kaluar në Azerbajxhan, i cili është një shtet në luftë dhe tensione diplomatike me vendin e tij, Armeninë.
Në shtypin armen sot ka pasur një ton festiv kur Liverpooli mori vendimin dje. “A është ai i frikësuar?”, ishte titulli i një media atje. Imagjinoni, sikur Shaqiri do të pështynte gjak.
Kjo duket më afër filozofisë së Greame Souness kur luani në një vend të rrezikshëm. Skocezi nuk mendoj dy herë kur udhëtojë në Dinamo Bucharest më 1984, dy javë pasi ia kishte thyer nofullën kapitenit kundërshtarë Lica Movila në ndeshjen e parë të Kupës së Europës në Anfield.
Trupat e ushtrisë bën gjeste se do ja hiqnin kokën Souness kur skuadra hyri në stadium. Mark Lawrenson tha më vonë se ata shmangeshin dhe nuk ofroheshin atij në këtë ndeshje. Liverpool fitoi 2-1. Souness ishte lojtari i ndeshjes.
Marrë nga “Gazeta Expres”

Trump fiton Senatin dhe shumicën e Guvernatorëve, humbet Kongresin, pse s’mund të bllokohet

Nga Arben Berisha

Në dy vitet e ardhshme, e Djathta do ketë:
Presidentin; Dhomën e Senatit; Gjykatën e Lartë; Shumicën e Guvernatorëve të Shteteve
E Majta do marri Dhomën e Ulët të Kongresit.
Cilat ishin pretendimet?
Të Majtët pretendonin për një “Dallgë Blu” që do përfshinte të gjitha Zonat Elektorale, Senatin dhe Guvernatorët.
Kjo dallgë e Majtë u përplas tek Shkëmbinjt e Djathtë dhe u bë shkumë.
Fitorja e pjesëshme e të Majtës pritej nga të gjithë. Përveç faktit që 41 Republikan dolën në pension dhe kështu Zonat e tyre mbetën “të hapura” për kanditatët e rinj, fakti tjetër është se traditionalisht, në zgjedhjet e pjesëshme, fiton Opozita. Kështu ndodhi edhe në perjudhën e Obamës. Në 100 vjetët e fundit, vetëm në tre raste Shumica ka mbajtur të dy Dhomat e Kongresit. Thjesht, qëllimet, vlerësimet dhe interesat e votuesve, ndryshojnë mes votimeve për President dhe ndaj votimeve për Kongres.
Por, ajo që vlen të theksoj është se, edhe pse të Majtët morën Dhomën e Ulët, ata nuk jan optimist për 2020. Të Majtët e panë që energjitë e pashterrshme të Presidetit Trump, shkërmoqën planet e tyre për një fitorë të thellë. Në fakt, të Majtët sot jan të dëshpëruar, sepse duke humbur kët rast tradicional për një fitore të plotë, ashtu siç e ka tradita, ata e kuptojnë që në 2020 i gjithë pushteti do i kaloj të Djathtës.
Si përkthehet në vazhdimsi ky rezultat?
Presidenti është Ekzekutivi!
Presidenti do vazhdojë normalisht drejtimin e vendit me politikat e tij konservatore pro-biznes; ulje taksash; ndërtimin e Murit; forcimin e Ushtrisë, politikën e Jashtme; thithjen e investimeve të huaja, nominimin e kanditatëve të tij në Gjykatat e niveleve të ndryshme, nominimin e administratorëve të Agjensive të rëndësisë së veçantë, etj, etj.

Të Majtët, të cilët pretendonin se do fitonin edhe Dhomën e Senatit, kan premtuar se do hetojnë Presidentin Trump, do sabotojnë axhendën e tij dhe premtimi solemn i tyre është që të bëjnë Impeach (shkarkojnë nga detyra) Presidentin.
Por, e vërteta është se Dhoma e Ulët do jet fare e pafuqishme të ndaloj Presidentin Trump.
Për të anashkaluar Dhomën e Ulët të Kongresit, dhe për të çuar përpara axhendën e tij konservatore, Presidenti, si Ekzekutiv, do drejtojë vendin me Vendime Ekzekutive, Dekrete dhe do vendosi Veton mbi vendimet e Dhomës Ulët.
Gjithshtu, Presidenti ka dy mburoje: Senatin dhe Gjykatën e Lartë.
Senati, që në rast vendimi të Dhomës Ulët për Shkarkim nga Detyra të Presidentit, merr përgjegjësinë për të vlerësuar vendimin që natyrisht do e anulojë atë.
Të Majtët ta harrojnë se mund të shkrakojnë Presidetin Trump. Thjesht, mbetet një ëndërr bizarre e tyre.
Gjithashtu, Senati do konfirmojë të gjitha kandidaturat e Presidentit për Gjykata, Administratorët, Traktatet, Ambasadorët, etj, etj vendime me rëndësi afatgjate.
Ndërsa Gjykata e Lartë, do jete mburoja tjetër e Presidentit, sepse sa herë të Majtët do shkojnë për të anuluar Vendimet Ekzekutive të Presideintit (siç kan bërë kto 2 vjet) Gjykata e Lartë, do marri vendime pro-Trump (siç ka bërë në kto 2 vjet). Pra, edhe në Gjykatë, të Majtët jan fare të pafuqishëm të ndalojnë Presidentin Trump.
Ndërsa Guvernatorët kan një rëndësi tjetër. Përveç faktit që bashkpunojnë me Presidentin per të implementuar axhenden e tij, ata krijojnë kushtet e përshtatshme për fushatēn presidenciale 2020.
Në përfundim: e Djathta konservatore vazhdon të udhëheqi pa pik sikleti.

Kush janë dy kompanitë që Veliaj u dha 18 milionë euro për Unazën e Madhe

Qeveria ka vendosur rindërtimin e një pjesë të unazës së madhe të qytetit të Tiranës, nga vendi i njohur si Pallati me Shigjeta deri tek Rrethrrotullimi Shqiponja. Rindërtimi është planifikuar të kushtojë rreth €40 milionë.
Qeveria hapi më 7 shtator 2018 tenderin për projektin duke i ndarë punimet në tre segmente të veçanta duke vendosur konkurim të veçantë për secilin nga këto segmente.
Në secilin prej tre konkurimeve morën pjesë vetëm dy konkurentë, kompania Vëllezërit Hysa dhe një kompani tjetër. Kompania Vëllezërit Hysa nuk paraqiti ofertë në asnjë prej tre garave duke bërë që fituese automatikisht të shpallej konkurenti tjetër.
Segmenti I u fitua nga bashkimi i kompanive Biba X dhe DH Albania. Vlera e tenderit ishte €18 milionë. Vëllezërit Hysa nuk paraqiti ofertë.
Segmenti II u fitua nga Salillari shpk. Vlera e tenderit ishte €12,6 milionë. Kompania “Vëllezërit Hysa”, e cila nuk paraqiti ofertë.
Segmenti III u fitua nga kompania Viktoria Invest Internacional dhe Viktoria Invest shpk. Vlera e tenderit ishte €9,4 milionë . Njësoj si në dy rastet e para sërish kompania konkuruese Vëllezërit Hysa nuk paraqiti ofertë.
Kush janë dy kompanitë të cilat fituan 18 milion euro
Ndërsa dy kompanitë fituese të lotit 2 dhe 3 janë kompani të njohura ndërtimi, kompanitë Biba-X dhe DH Albania janë të panjohura.
DH Albania është kompani regjistruar në Shqipëri më 18 korrik 2018 si degë e një kompanie të huaj Dunëel Haberman, me përfaqësues ligjor 26 vjeçarin Avdjol Dobi.
Kompania mëmë, Dunëel Haberman ltd është regjistruar në një parajsë fiskale, në shtetin Delaëare të SHBA-ve dhe duket të jetë një kompani rafti—kompani pa aktivitet, e krijuar për t’u shitur në letër.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si përfaqësuese ligjore e kompanisë mëmë është regjistruar Nesha Lynn Kumar, shtetase dhe banore e Ishujt Sejshell.
Kompania mëmë ka një faqe online e cila është krijuar më 2 korrik 2018, pak më shumë se dy javë se kompania të regjistronte degën e saj në Shqipëri. Në faqe nuk ka asnjë informacion për personat drejtues të kompanisë dhe asnjë informacion për angazhimet e saj në të shkuarën.
Sikurse u shprehëm më sipër, kompania duket të jetë një kompani rafti, pa asnjë aktivitet, e cila shërben si kompani guackë për të të fshehur pronarët e vërtetë të saj.
Kompania tjetër e konsorciumit, Biba-X, është regjistruar në Kavajë në vitin 2002, me objekt prodhim të materialeve të ndërtimit, kryesisht prodhim dhe tregtim inertesh. Më 15 tetor 2018, ortaku i vetëm Barush Biba ka ndryshuar objektin e kompanisë duke shtuar objektin “ndërtim rrugësh, ndërtime civile, rikonstruksion godinash fasadash”.
Edhe në praktikë, aktiviteti kryesor i kompanisë ka qenë shfrytëzimi i inerteve në shtratin e lumit Shkumbin në Elbasan. Vetëm pas vitit 2014, kompania ka përfituar 3 kontrata publike për ndërtimin e rrugëve dytësore në Bashkinë Tiranë, Kavajë dhe Pogradec.
Nga viti 2013 deri më tetor të 2018 kompania ka qenë vazhdimisht nën sekuestrim për fatura të pashlyera ndaj kontraktorëve të ndryshëm, të cilët kanë marrë urdhëra gjyqësore kundër kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve. Biba-X ka qënë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka konkuruar në tenderin e rrugës së re, duke konkuruar kështu në shkelje të ligjit.
Megjithatë, bashkimi i dyshimtë i një kompanie guackë me pronarë të panjohur dhe një kompani të vogël pa përvojë dhe me prona të sekuestruara ka fituar një kontratë publike nga Bashkia Tiranë prej 18 milionë euro nga paratë publike.
Një gjë mund të hamendësohet në mënyrë të arsyeshme: dikush tjetër fshihet pas këtij bashkimi dhe do të jetë përfituesi i vërtetë i kontratës.
/Exit.al