30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

SHBA, zgjedhjet mbyllen pa incidente

Voters line up to vote at a polling place in Doylestown, Pa., Tuesday, Nov. 6, 2018. (AP Photo/Matt Rourke)

Megjithë shqetësimet lidhur me ndërhyrjen e huaj, sipas monitorëve federalë, zgjedhjet e së martës për në Kongres, nuk janë shoqëruar nga ndonjë incident.
Edhe pse votimet ende nuk kanë përfunduar, nuk është raportuar për ndonjë sulm kibernetik ndaj sistemit elektoral amerikan nga Rusia, apo aktorë të tjerë të huaj. Sipas njoftimeve, në të 170 mijë qendrat e votimit që ka vendi, nuk ka patur ndërhyrje, apo ndonjë shkelje të rëndësishme.
Në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët thanë se agjencitë e zbulimit, nuk kishin vënë re ndonjë shenjë “fushate të koordinuar” për të prishur zgjedhjet e së martës. Ndërkohë, ka patur njoftime për radhë të gjata dhe mosfunksionim të makinave në disa qendra votimi në orët e para të mëngjesit, sidomos në shtetin e Xhorxhës. Lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, mediat njoftuan gjatë gjithë ditës për rradhët e gjata dhe kohën e gjatë të pritjes së zgjedhësve për të dhënë votën. Sidomos në orët e para të mëngjesit. Qendrat e votimit u hapën që në orën 6 të mëngjesit për t’ i dhënë mundësi njerëzve të votonin, dhe të vazhdonin punën, meqenëse sot përveç që ishte ditë votimi, ishte ditë normale pune për të gjithë. Dy grupet e të drejtave të njeriut kërkuan shtyrjen e orarit të mbylljes së qendrave, për shkak të radhëve të gjata.

Zgjedhjet në SHBA, republikanët fitojnë shumicën në Senat

Qendrat e votimit në SHBA janë mbyllur. Shumicën e Senatit e mbajnë republikanët. Demokratët arritën të rimarrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Demokratët duket se e rimorën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkohë që shumica e Senatit mbetet në duart e republikanëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e lartë. Gara vazhdon për të ndryshuar balancën e pushtetit në Kongres. Demokratët duan të arrijnë shumicën në të dy Dhomat e Kongresit. Nëse e arrijnë këtë ata do të jenë në gjendje të pengojnë Trumpin të qeverisë i lirë. Në shumë zona zgjedhore rezulatet janë të paqarta dhe gara është shumë e nxehtë. Fituesit e parë janë bërë ndërkohë të ditur. Në Nju Jork të gjithë kongresmenët e zgjedhur janë nga Partia Demokrate. Mes tyre edhe kongresmeni i mirënjohur prej shqiptarëve, Eliot Engel. Senatori i pavarur Bernie Sanders, arriti të rizgjidhej lehtë në Vermont. Kongresmenia e parë myslimane në historinë e Amerikës, do të jetë Rashida Tlaib, e sapozgjedhur në Miçigan. Katër gra i janë shtuar tashmë Senatit duke shtuar numrin e grave në përfaqësimin në institucionet më të larta të vendit. Mediat në Amerikë në përgjithësi folën për një “valë rozë” në këto zgjedhje, për shkak të numrit të lartë të grave kandidate.

Çështjet teknike
Lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, mediat njoftuan gjatë gjithë ditës për rradhët e gjata dhe kohën e gjatë të pritjes së zgjedhësve për të dhënë votën. Sidomos në orët e para të mëngjesit. Qendrat e votimit u hapën që në orën 6 të mëngjesit për t’ i dhënë mundësi njerëzve të votonin, dhe të vazhdonin punën, meqenëse sot përveç që ishte ditë votimi, ishte ditë normale pune për të gjithë. Dy grupet e të drejtave të njeriut kërkuan shtyrjen e orarit të mbylljes së qendrave, për shkak të radhëve të gjata.
Grupe të të drejtave të njeriut njoftuan për probleme me makineritë e votimit, në 12 shtete. Këto zgjedhje organizohen nga autoritetet vendore në çdo shtet, dhe jo nga autoritetet federale.
Shoqëria amerikane është shumë e përçarë dhe kjo përçarje karakterizoi edhe zgjedhjet. Shumë vetë mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Temat më të rëndësishme për qytetarët amerikanë kanë qenë gjatë zgjedhjeve migracioni, sigurimi shëndetësor dhe ekonomia. Ditët e fundit presidenti Trump e ashpërsoi retorikën për migrantët që po pushtojnë Amerikën dhe shau liberalët amerikanë, gjëra që i interesojnë zgjedhësve konservatorë.
Kurse demokratët përdorën temat që kanë lidhje me jetën e përditshme, si sigurimi shëndetësor për të gjithë, dhe ruajtja e sigurimit shëndetësor edhe për të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

Testim për Trumpin
Votimet që zhvillohen në mes të periudhës së qëndrimit në post të presidentit, shihen si testim për politikën e tij. Kjo në përgjithësi, por në rastin e Trumpit edhe në veçanti, për shkak të polarizimit të madh që ka shkaktuar politika e tij. Shumë nga zgjedhësit thanë se shkuan të votojnë për t’ i treguar presidentit se nuk janë dakord me politikën e tij.
“Sot nuk është puna vetëm demokratë apo republikanë. Puna është tek rikthimi i kushtetutës dhe balancimi i administratës së Trumpit,” tha Nancy Pelosi, që drejton fraksionin demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve.
Vetë presidenti Trump qëndroi ditën e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, dhe vazhdoi të dërgonte mesazhe me twitter. Demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe ai nuk do ta ketë të hapur rrugën për të vazhduar politikën e tij si deri tani, pa patur nevojë të bëjë kompromise. Projektligje për çështje të rëndësishme nuk mund ta kalojnë Kongresin pa miratimin e demokratëve.

Tabaku, takim me Manfred Weber, kandidatin për President të KE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ndodhet në Helsinki në takimin që po zhvillojnë Partitë Popullore Europiane për zgjedhjen e President të Komisionit Europian.
Tabaku shoqëron në këtë takim kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Me një postim në Facebook, Tabaku tregon për takimin me kandidati i propozuar nga partitë simotra CDU/CSU për President të Komisionit Europian.
‘Në #Helsinki me Manfred Weber, kandidati i propozuar nga partitë simotra CDU/CSU për President të Komisionit Europian.
PD do të votojë kandidaturën e tij. EPP Congress in Helsinki @EPP #Up2EU’, shkruan deputetja e PD-se, Jorida Tabaku në Facebook.

“Edi faqedjeguri”!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë që u krye pak pas mesnate në qytetin e Durrësit, ku derimë tani konfirmohet se ka humbur jetën Edison Harizaj, dhe ka mbetur rëndë i plagosur miku i tij Genci Caca.
Harizaj, që njihej si një nga miqtë e Emiljano Shullazit, njihej ndryshe dhe me nofkën Edi faqedjeguri, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij. Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.
Ai akuzohet për zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe shokut të tij Elvis Troqe, ndërsa ka dyshime se mund të jetë përfshirë dhe në zhdukjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Mësohet se dy personat nga Vlora po udhëtonin nga Tirana drejt qytetit të lindjes kur automjeti tip Audi me të cilin ata po lëviznin është goditur me breshëri plumbash. Në drejtim të mjetit të tyre është qëlluar rret 30 herë nga një armë tip kallashnikov dhe më pas dyshohet se është djegur në Shën Vlash dhe makina me të cilën ata udhëtonin.
Autorët e kanë mirëmenduar skenën, pasi kanë zgjedhur që ta kryejnë atentatin në një zonë të plazhit, qe devijon nga rruga kryesore dhe qe është totalisht me mungesë të ndricimit.
Janë sekuestruar telefonat e dy personave që udhëtonin me audin për të identifikuar ndonjë provë të mundshme nga tabulatet telefonike.
Pra, devijimi nga rruga kryesore ngre dyshimet qe autorët dhe viktimat të kenë komunikuar paraprakisht me njëri tjetrin.

Detaje të reja/ Vrasja e mikut të Shullazit, dyshohet edhe për eksplozivin ndaj gjyqtarit Konomi

Durrësi u trondit nga një vrasje tipike mafioze mbrëmjen e djeshme, me një viktimë e një të plagosur.
Viktima dhe i plagosuri u gjetën brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit. Pak minuta më vonë, u gjet dhe një makinë e djegur në varrezat e Shën Vlashit, për të cilën autoritetet besojnë se ka lidhje me ngjarjen.
Nga atentati, viktima është identifikuar me emrin Edison Harizaj, 39 vjeç nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosuri, Genci Caci 33-vjeç, në gjendje të rëndë për jetën. Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua në lagjen 13 të Vlorës, teksa ai dhe shoku i tij Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.
Por, emri Edison Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomin.
Harizaj akuzohet edhe për zhdukjen e Albano Xhaferrit, disa kohë më parë në Vlorë.
Burimet bëjnë me dije po ashtu se ka dyshime që autorët e krimit të mbrëmshëm dhe viktimat njiheshin mes tyre, për shkak se makina me të cilën udhëtonin Harizaj dhe Caca ka devijuar rrugën në afërsi të rrugës së Plazhit në Durrës.
Autorët e kanë mirëmenduar skenën, pasi kanë zgjedhur që ta kryejnë atentatin në një zonë të plazhit, qe devijon nga rruga kryesore dhe qe është totalisht me mungesë të ndriçimit.
Janë sekuestruar telefonat e dy personave që udhëtonin me audin për të identifikuar ndonjë provë të mundshme nga tabulatet telefonike.
Pra, devijimi nga rruga kryesore ngre dyshimet qe autorët dhe viktimat të kenë komunikuar paraprakisht me njëri-tjetrin.
Harizaj, që njihej si një nga miqtë e Emiljano Shullazit, njihej ndryshe dhe me nofkën Edi faqedjeguri, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij. Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.

I plagosuri, në vdekje klinike
33-vjeçari Genci Caci, që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në Durrës prej një atentati mafioz, ka kaluar në vdekje klinike. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, i sjellë nga Spitali Rajonal i Durrësit ku ishte dërguar fillimisht në gjendje të rëndë.
Këto janë të rejat e fundit nga krimi që tronditi mbrëmjen e djeshme Durrësin.
Nga atentati mbeti i vdekur Edison Harizaj, i cili ndodhet në morg. Ai ishte person me precedentë penalë dhe njihej si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, kreut të një grupi të strukturuar kriminale që gjendet në burg.
Harizaj ishte në një makinë Audi me mikun e tij Genci Caci në lagjen 13 të qytetit të Durrësi. Atyre iu është bërë pritë dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi në një zonë të pandriçuar.
Harizaj ishte i dyshuar si personi që kishte vrarë Albaano Xhaferin në Vlorë, me çekiç brenda nja makine dhe e kishte zhdukur trupin ndaj vrasja e tij ka si motiv kryesor hakmarrjen mdisi bandave kriminale.
Pas atentatit, autorët që lanë Harizajn të vdekur në vend dhe Cacin të plagosur rëndë, kanë djegur makinën e tyre në Shë Vlash të Durrësit, makinë që ka rezultuar e vjedhur.

Kaos në Tirana-Kukësi, tifozët futen në fushë pasi ndeshja mbyllet pa fitues

Tirana dhe Kukësi nuk kanë arritur të shkojnë më larg se një barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Selman Stermasi”, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar të futbollit. Bardheblutë nuk kanë gjetur akoma 3 pikët e para në kampionat me Memën, ndërsa miqtë kanë bërë një tjetër hap flas pas humbjes së pësuar ndaj Flamurtarit.
Rastet nuk i kanë munguar të dy ekipeve, me sulmuesin e miqve, Reginaldo që ka shpërdoruar atë më të pastrin në minutën e 33-të, duke gabuar penalltinë e fituar nga vetë ai pas një ndërhyrje të gabuar ë portierit Abibi. Ky i fundit ka shlyer gabimin duke ndalur goditjen e sulmuesit nga 11 metrat.
Para këtij momenti, në minutën e 21-të më saktësisht, ka qenë Hoxhallari që ka shkuar shumë afër golit për bardheblutë, me goditjen e tij të bukur nga distanca që është ndalur vetëm nga shtylla.
Vendasit kanë arritur të gjejnë golin në minutën e 43-të me Sentamu, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, në minutënn e 57-të, ka ardhur radha e Albi Dokës për të shpërdoruar një rast të mirë. Pasi është futur në zonën e rreptësisë, lojtari i bardhebluve ka goditur me të djathtën, por gjuajtja e tij ka përfunduar për pak jashtë.
Tirana ka qenë më kërkuese dhe në minutën e 65-të ka rrezikuar përsëri, me Greca-n që ka futur një top të rrezikshëm në zonën e rreptësisë, por që nuk është shfrytëzuar nga lojtarët e Memës.

Një minutë para fundit, Kukësi ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga William për një ndërhyrje të parregullt.
Pavarësisht superioritetit numerik dhe katër minutave shtesë, rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund me të dy ekipet që kanë marrë nga një pikë.
Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Enea Jorgji, tifozët bardheblu, të cilët nuk duhet të ishin stadium pas vendimit të disiplinës, janë futur në fushë dhe duket se i kanë kërkuar lojtarëve të Tiranës të hiqnin fanellat. Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që ata të largohen me vrap.
Kukësi mbetet në vendin e tretë me 20 pikë, pesë larg Parizanit të vendit të dytë dhe gjashtë larg Skënderbeut kryesues, ndërsa Tirana, që nuk fiton prej pesë ndeshjesh në kampionat, mbetet në vendin e shtatë me 10. Bardheblutë rrezikojnë të shkojnë në vendin e parafundit nesër, nëse Luftëtari dhe Kamza fitojnë ndeshjet respekitve kundër Flamurtarit dhe Teutës.
Tirana-Kukësi 0-0
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Daja, Hasani, Kobina (Maveje 63′), Greca, Sentamu (Muçi 79′).
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Shkodra, Melo, Shafik, Reginaldo (Spehar 59′).
Kartonë të verdhë: Abibi, Karabeci/Shkodra, Ethemi, William
Karton i kuq: William
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Laver Alla, Indrit Myrtja

Tifozi bardheblu dërgohet në urgjencë, Tirana rrezikon dënim model
Nuk duhet të ishin aspak në stadium, por jo vetëm që kanë hyrë, por kanë zbritur deri në fushë, duke degjenuar më pas një ndeshje që u mbyll 0-0… Grupimi Tirona Fanatics, të kamufluar si tifozë pa baner, kanë qenë të pranishëm në shkallët e “Selman Stermasi”-t dhe barazimi i radhës dhe gjendja aktuale e bardhebluve, që edhe këtë sezon duket se do të luftojnë për mbijetesë, kanë kaluar gardhin rrethues dhe kanë zaptuar fushën.
Një incident i rëndë, që i shtohet atij të ndodhur në javën e parë në Korçë. Tifozët bardheblu janë sulur drejt futbollistëve të tyre, duke i kërkuar llogari për këtë gjendje dhe madje duke i kërkuar edhe të heqin fanellën. Disa kanë reaguar dhe gjendja është acaruar. U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, teksa disa tifozë i kanë shpëtuar duarve të policisë, duke kaluar sërish gardhin rrethues.
Këtë herë, dënimi pritet të jetë shembullor dhe Disiplina mund të shkojë deri në 10 javë skualifikim të tifozerisë dhe dyer të mbyllura për ekipin bardheblu. Kjo pasi Tirona Fanatics ishte dënuar si sektor, por sot u pa që në fushë zbriti edhe Tribuna Karshi, pra që normalisht duhet të ishin tifozë jo ultras. Por, kamuflimi i Tirona Fanatics ka sjellë edhe këtë ngjarje.
Sakaq, sipas burimeve, një tifoz, teksa ka kaluar rrethimin dhe ka kapërcyer, ka kapur keq këmbën dhe e ka lënduar. Menjëherë u dërgua në spital.

Dosja “S” që rrëzoi Sandër Lleshin

Ka një dosje “S” që ka të bëjë pikërisht me njeriun e propozuar nga Rama për postin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Cila është kjo dosje, kjo mbetet për t’u parë nga zhvillimet politike të ditëve të ardhshme. Ajo që dihet deri tani është se Presidenti Meta ka deklaruar se nuk ka dekretuar Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm për arsye të sigurisë kombëtare. Kjo është një nga çështjet më sensitive për të cilat një President mban përgjegjësi për firmën dhe dekretin që do të hedhë.
Presidenti po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm që të ballafaqohet me Parlamentin me seancë me dyer të hapura apo të mbyllura për të treguar arsyet që e kanë shtyrë të mos dekretojë Sandër Lleshin si ministër. Natyrisht ndonëse nuk e ka bërë publike, kemi të bëjëm me atë që mund të konsierohet si dosja “S” e kopsitur nga institucionet inteligjente , të cilat janë një barrierë e fortë institucionale në këtë rast për njeriun e Ramës në ministrinë e Brendshme.
Në një emision të fundit në “Report TV” drejtuar nga gazetari, Denis Minga, ish-shefi i shërbimit ushtarak të ushtrisë në atë kohë, Ylli Zyla, la për të kuptuar se një nga arsyet e lirimit të Lleshit prej ministrit Imami ishte, sepse nxirrte informacione të klasifikuara jashtë institucionit. Në mënyrë “diplomatike” ai e quajti Sandër Lleshin, “të papërshtatshëm” për detyrën e ministrit të Brendshëm, sipas informacioneve që ende janë në dosjet e SHIU-t.
Pra për të gjithë ata socialistë që shfaqen të habitur dhe të revoltuar kur thonë se, “nga na doli ky Lleshi që kap direkt karrigen nr.2 të Rilindjes në pushtet”, përgjigjen mund ta marrin nga vetë Edi Rama; Ishte “spiuni” ynë brenda ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, kur ishim në opozitë!
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e profili të “dashurisë së madhe” të fundit të Edi Ramë, Sandër Lleshit; nga ZV në ushtri, në këshilltar të paktën i dështuar në qeveri, e prapë ZV i komanduar nga vetë kryeministri, në luftën kundër krimit të organizuar.

Crvena Zvezda befason botën e futbollit, mposht yjet e Liverpool

Një lojtar që ka kushtuar vetëm 350,000 € i ka dhënë fitoren 2-0 Crvena Zvezda-s ndaj yjeve multi-milionësh të Liverpool. Skuadra serbe ka befasuar duke mposhtur favoritët e grupit C të Champions League dhe Napoli me PSG mund të përfitojnë sot në mbrëmje për të marrë kryesimin në renditje.
Atmosfera në stadiumin Rajko Mitic të Beogradit ishte e zjarrtë dhe ashtu nisi edhe sfida mes dy skuadrave. Loja ishte e hapur që në minutën e parë dhe ishin serbët ata që shpërdoruan mundësinë e parë pas çerek ore lojë. Më pas erdhën dy rastet e mira të Daniel Sturridge, i cili fitoi balotazhin me Roberto Firmino-n për ndeshjen e sotme.
Në minutën e 22-të vjen befasia: pas një krosi të bukur nga këndi nga gjermani Marco Marin, Milan Pavkov kërcen mbi të gjithë brenda zonës duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me kokë. Stadiumi shpërthen nga brohoritmat e tifozëve vendas. Një gol që i dha vetëbesim të madh Yllit të Kuq, që në minutën e 29’ dyfishon rezultatin falë golit të mrekullueshëm nga distanca të Pavkov.
Një goditje e pakapshme e qendërsulmuesit vendas që vetëm mund të admirohet nga neutralët. Liverpool mundohet të reagojë por Wijnaldum dhe Lallana nuk tregohen të saktë para portës. Pas pushimit Klopp nxjerr nga loja Sturridge dhe nis pjesën e dytë me Firmino-n. Miqtë kontrollojnë lojën por mbeten shumë larg portës kundërshtare dhe si pasojë e kanë shumë të vështirë të krijojnë mundësi të pastra goli. Të besuarit e Klopp mundohen, por tentativat e tyre janë të parashikueshme dhe përballohen me sukses nga Crvena. Vendasit arrijnë të ruajnë rezultatin duke marrë një fitore historike ndaj yjeve të Liverpool.
Ndërkohë Monaco është turpëruar brenda në shtëpi nga Club Brugge. Ekipi belg ka mposhtur 4-0 francezët në luftën për vendin e tretë që do t’i mundësonte kualifikimin në fazën e nokautit të Europa League. Ishin dy golat e Vanaken dhe rrjeta e Wesley që vulosën gjithçka që në pjesën e parë. Vormer në të 85-ën shtoi turpin e vendasve që drejtohen nga Thierry Henry.

Gazetari zbulon dokumentin për Sandër Lleshin nga Gjermania

Gazetari Bejdo Malo i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se ka pasur një informacion nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë për kandidaturën e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.
“Duhet të dimë që zt.Meta ka marrë në telefon zt. Sandër duke i thënë se duhet të vish në Presidencë. Ai i ka thënë që vij nëse më dekreton. Kjo do të thotë se ai e ka ditur arsyen. Kjo është absolute. Refuzimi është në mënyrë taksative. Presidenti nuk të dekreton se pse ke marrë dy rroga. Presidenti ka pasur një informacion që është e mundur të jetë nga SHIU. Është një dokument, që sipas aludimeve, ka ndodhur diçka në Gjermani, të cilën ndoshta rrethi i dytë i Metës do ta nxjerrin. Helidon Bendo nuk ka çuar raport. As Gentiana Sula”, tha Malo.
Zëdhënësi i Presidencës ka bërë publik përmes një reagimi të fortë arsyen madhore se përse Presidenti nuk ka dekretuar Sandër Lleshin, ministër të Brendshëm. Presidenca ka njoftuar se Presidenti është gati të sqarojë Parlamentin në një seancë me dyer të mbyllura, por edhe në një seancë publike se përse Lleshi përbën një problem për sigurinë kombëtare. Po çfarë nënkupton me këtë deklaratë Presidenca? Nëse bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, atëhere pikëpyetjet lindin mbi të shkuarën e Lleshit. Cila është kjo e shkuar? Cilat janë marrëdhëniet e Lleshit me vende të tjera dhe cili ka qenë misioni i tij në detyrat e rëndësishme që ka patur më parë?