40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Berisha paralajmëron Ramën: Njëlloj si Ramiz Alia pas rrëzimit të shtatores së Enverit, fundi i keq të pret

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se po i vjen fundi.
Duke ju referuar vizitës së kryeministrit Rama sot në Ministrinë e Brendshme, i cili prezantoi Sandër Lleshin në postin e zv.ministrit, Berisha shkruan se ai veproi njëlloj si Ramiz Alia ditën që u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.
Ja çfarë shkruan Berisha
Kallam Dështakut po i vjen ngordhja!
Njëlloj si Ramiz Alia pas rrëzimit të shtatores së Enverit, ai vizitoi sot ministrinë e brendshme.
Të dashur miq, në shkurt të vitit 1991, pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Ramiz Alia, në panik dhe terror të thellë, nga frika e zvarritjes, i përlotur shkoi të qante hallet në ministrinë e brendshme.
Sot pas 27 viteve pas rrëzimit të Sander Lleshit si ministër nga Presidenti i Republikës, Rama, i tmerruar dhe i dhj.. shkoi në ministrinë e brendshme me refrenin vajtues: ah gjysëm ministër ti që ishe ministër, ti nuk je më gjysëm ministër por ministër dhe super ministër dhe ti do t’ja kalosh edhe vet Saje Qorrit.
Duke dale ju muarën këmbët dhe desh theu qafen. Fund i keq e pret!! sb

Denoncimi: I gjati mburret me rrugën që pas pesë vitesh mezi i hodhën asfaltin dhe inauguruan (Video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazshin e një qytetari, i cili denoncon me video degradimin e aksin Lin-Pogradec, që sipas tij ndonëse është një aks i ndërtuar së fundmi, ka shumë probleme me kanalizimet.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Kjo eshte rruga qe pas pese vitesh mezi i hodhen asfaltin dhe inauguruan.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Sa here kalon ai i Gjati ne rrugen Lin-Pogradec me ministrat vetem mburret. ai Gjiknuri tha se eshte nje nder rruget me te bukura dhe cilesore ne rajon pak kohe ka qe u inagurua dhe ne Mememelisht jane bllokuar pucetat se jane vene tuba te ngaushta dhe sjane vene ne pjerresi tani qe fillojne shirat, ,ngrocat ,bora-keta banoret do thyejne krahet,kembet, brinjet kushedi sa aksidente do kete nga uji qe kalon mes per mes asfaltit ishalla kalojne keta hajdute qe mos u ngopshin dhe thefshin qafen dhe ishall i befshin ilace lekat tona dhe tregojani Kryeministrit tone sic e ka qef ai seshte 3.D po eshte realit dhe trasformimi i rrugve sipas teje ishalla ka ndonjeri me seder dhe te pergjegjshem ne Qeverri te shkoje ta shikoj nga afer dhe te marri masa se do behen cope makinat nga ngricat …

Kjo eshte rruga qe pas pese vitesh mezi i hodhen asfaltin dhe inauguruan.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbSa here kalon ai i Gjati ne rrugen Lin-Pogradec me ministrat vetem mburret. ai Gjiknuri tha se eshte nje nder rruget me te bukura dhe cilesore ne rajon pak kohe ka qe u inagurua dhe ne Mememelisht jane bllokuar pucetat se jane vene tuba te ngaushta dhe sjane vene ne pjerresi tani qe fillojne shirat, ,ngrocat ,bora-keta banoret do thyejne krahet,kembet, brinjet kushedi sa aksidente do kete nga uji qe kalon mes per mes asfaltit ishalla kalojne keta hajdute qe mos u ngopshin dhe thefshin qafen dhe ishall i befshin ilace lekat tona dhe tregojani Kryeministrit tone sic e ka qef ai seshte 3.D po eshte realit dhe trasformimi i rrugve sipas teje ishalla ka ndonjeri me seder dhe te pergjegjshem ne Qeverri te shkoje ta shikoj nga afer dhe te marri masa se do behen cope makinat nga ngricat …

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 6. November 2018

Të shtëna me armë në Vlorë, kush është 18 vjeçari që mbeti i plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur pranë universitetit në zonën e Skelës në qytetin bregdetar. Mësohet se ka pasur disa të shtëna me armë dhe më pas është raportuar për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital. I plagosur ka mbetur 18-vjeçari Brikeno Brahimaj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e krimit, ndërsa ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.
Informacion paraprak
Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Brikeno Brahimaj, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekie të tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Meta takon Presidentin e Kalabrisë: Komuniteti arbëresh shembulli i integrimit

“Komuniteti arbëresh në Kalabri është shembulli se si mikëpritja dhe integrimi janë rruga e duhur, madje ajo që unë personalisht e shoh si të vetmen rrugë që duhet përshkuar për të krijuar kushtet e paqes dhe progresit”.
Deklarata është bërë nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio gjatë takimit me Presidentit Ilir Meta, i cili po zhvilloi sot një vizitë në Kalabri.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona – shtoi Oliverio – kanë rrënjë të thella dhe ushqehen nga një histori miqësi. Fakti që Presidenti Meta dhe Presidenti ynë i Republikës, Sergio Mattarella do të marrin pjesë në ceremoninë e përkujtimit të vdekjes së një shqiptari të madh, Skënderbej, është për ne një nder i madh dhe kënaqësi. Këtu në Kalabri jeton prej më shumë se 600 vitesh një komunitet shqiptar që jo vetëm ka ditur sesi të integrohet, por edhe ka bashkëjetojë dhe të jap një kontribut të madh në rritjen e rajonit tonë.
Është një komunitet që për në përbën një burim, jo vetëm nga ana kulturore dhe njerëzore, por edhe për shkak të kontributit që ka dhënë dhe vazhdon të jap në terma ekonomikë, socialë dhe më lejoni të them edhe civilë dhe etikë.
Skënderbeu ka qenë një strateg i madh – përfundoi Oliverio- që ka kontribuar për mundësuar pavarësinë dhe autonominë e popullit shqiptar, por edhe për të ushqyer një kulturë dhe praktikë pavarësia dhe në vendin tonë. Mesazhi që shoqëron figurën e tij shkon përtej kufijve të Shqipërisë”.

Protesta/ Banorët e Astirit rebelohen ndaj Ramës: I teket një zotërie me kollare dhe thotë do prishen shtëpitë

Vazhdon protesta e banorëve të Astirit, të cilët kanë bllokuar rrugën prej ditësh pas lajmit të shembjes së 317 ndërtesave që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor në zonën e Unazës së re.
Një nga banorët për Fax Newës tha se se kryeministri nuk ka asnjë të drejtë që të shembë ndërtesat në këtë zonë. Teksa kërkoi një zgjidhje ligjore të situatës, kërkoi më shumë seriozitet nga ana e qeverisë.
“Jam këtu për të mbrojtur ndërtesat e ndërtuara me djersë dhe dinjitet. Dhe siç e shikoni edhe fëmijët janë ndërgjegjësuar për këtë çështje. Nuk mund të dalë një kryeministër të thotë dilni ju se do të ndërtoj rrugën. Nuk mund t’i thuash një personi që ka 30 vjet që jeton aty, do ndërtohet rruga. U dha VKM-në dhe dëmshpërblime për minoritaret grekë që protestuan, ndërsa ne shqiptarët pse duhet të dalim të protestojmë. I teket një zotërie me kollare dhe i thotë do prishen shtëpitë, qeveria duhet t’i japë zgjidhje problemit. Unë kam 20 vite në këtë zonë. Preken 317 ndërtesa.

Kemi të drejtën ndërkombëtare të Konventës të së Drejtave të Njeriut. Është rasti që garanton që asnjë lloj tulle nuk mund të prekët, sepse cënon pronën private. Duhet të gjejmë edhe zgjidhje ligjore. Qytetarët nuk janë kundër që do të bëhet rruga. Kjo është protestë shumë qytetare që qeveria duhet ta shikojë më seriozitet. Nëqë ke guxim mos rri atje dhe dërgo mercenarët. Unë e njoh këtë zonë kamë shumë vjet që jetoj këtu. Është një zonë kozmopolike në kuptimin si ndërtohet kjo zonë”, u shpreh ai.
Një tjetër banor në protestë, teksa u çudit nga lajmi që është skualifikuar nga procesi i legalizmit kërkoi arsye për këtë vendim, duke theksuar se ka 20 vite në atë zonë.
“Jemi në proces legalizmi. Për çfarë arsye unë kam ardhur që në vitet 1999. Bashkia e Tiranës ofron një bonues qeraje, kjo është rren. Jam dakord që të bëhen rrugët e të gjitha të stabilizohem në një vend”, u shpreh ai.
Një ditë më parë kreu i ARRSH, Afrim Qendro e cilësoi projektin si më të rëndësishmin e 100 viteve dhe se janë identifikuar 327 objekte nga të cilat 163 janë në proces legalizimi. Qendro tha se nuk është bërë ende një përllogaritje e kostove që vjen nga ndërtimi I rrugës dhe shembja objekteve përgjatë gjithë Unazës së re.
“317 objekte, të cilat 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s’kualifikuar dhe 123 objekte janë me vërtetimi pronësie. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, u shpreh ai.

Video-mesazh/ Basha në Helsinki me kandidatin e PPE për postin e Presidentit të Komisionit Europian

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur në krahë të kandidatit të CDU/CSU, Manfred Weber, i cili garon në PPE për postin e Presidentit të Komisionit Europian.
Basha ka zgjedhur që përmes një Video në Facebook, të sjellë nga Helsinki mesazhin që Weber ka dhënë për popullin tonë dhe për Bashkimin Evropian.
Në këtë videomesazh, Basha ka shprehur hapur qëndrimin e tij dhe të PD-së pro zgjedhjes së Weber si kandidat për të garuar në zgjedhjet presidenciale të KE-së.
‘Përshëndetje. Jam këtu me Manfred Weber me kreun aktual të Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Europian. Një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur integrimin tonë në Europë, për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe jam i lumtur që qëndroj pranë tij sot, nesër dhe pasnesër ku 4 votat e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të shkojnë për kandidaturën e tij në krye të Komisionit Europian, për lidershipin e tij të fortë, për Europën, Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në Europë’, u shpreh Basha.
Ndërkohë nga ana e tij Weber ka falënderuar Shqipërinë dhe opozitën shqiptare për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa është shprehur se ai do të punojë fort për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian.
‘Unë jam tepër mirënjohës për këtë mbështetje, veçanërisht nga miqtë e Shqipërisë. Bashkë me mbështetjen tuaj do punojmë për një Europë e cila ende nuk është një kontinent i bashkuar. Për këtë do punojmë dhe luftojmë. Për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe le të punojmë tani për zgjedhjet’, deklaroi Weber.

Live nga #Helsinki me Manfred Weber, kandidati i propozuar nga partitë simotra CDU/CSU për President të Komisionit Europian. PD mbështet kandidaturen e tij si anëtare me të drejta të plota✌

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 6. November 2018

Roli i Trump në zgjedhjet e sotme dhe ku pritet të korrë fitoren më të madhe

Edhe pse disa republikanë nuk e kanë mirëpritur, presidenti Trump ka pranuar përpjekjet e demokratëve për ti konsideruar zgjedhjet e mes-mandatit që zhvillohen sot si një referendum për arritjet e tij politike, një lloj testi pas një periudhë të vështirë. Dita e zgjedhjeve është një shans mbarëkombëtar jo vetëm për të reaguar ndaj mandatit të Trupit, por edhe ndaj zhvillimeve të fundit që kanë tronditur publikun, përfshirë edhe masakrën e sinagogës së Pitsburgut, kriza e emigrantëve që i drejtohen kufirit amerikan me Meksikën dhe pakot me bomba që iu dërguan disa liberalëve nga një mbështetës i presidentit.
“Në një farë mënyre, edhe unë do të jem nën gjykim,” tha Trump në Ohajo, një nga tre vendet ku ka kaluar orët e tij të fundit përpara ditës së zgjedhjeve. “Zgjedhjet e mes-mandatit dikur kanë qenë të mërzitshme,” shtoi ai. “Tani janë kthyer në zhvillimin më të rëndësishëm për vendin.”
Trump ka zhvilluar 26 takime elektorale që nga muaji tetor në të gjithë vendin, duke nxitur jo vetëm figurat e kandidatëve lokalë, por edhe figurën e tij përpara votimeve të sotme. Në Misisipi gjatë muajit tetor ai i kërkoi mbështetësve që të imagjinonin sikur ishin duke votuar për të, kur të ndodheshin përpara fletës s votimit. “Unë nuk jam në fletën e votimit, por në një farë mënyrë do të jem. Unë dua që ju të votini dhe të imagjinoni sikur po votoni për mua.”
Tek një aeroport në Indiana përpara takimit elektoral të ditës së hënë, Trump dëshironte në zhvlerësonte disi rolin e tij, por në të njëjtën kohë shprehu qartë se është i gatshëm të mbajë përgjegjësi për performancën e partisë së tij në zgjedhje. “Zgjedhjet janë për kandidatin, por nëse duan të më japin meritën ose të më ngarkojnë fajin, do të jem i gatshëm t’i pranoj njëlloj,” tha Trump për gazetarët.

Gjatë muajve të fundit, Trump ka marrë meritat për të gjitha fitoret e mëdha që kanë marrë shumë kandidatë republikanë gjatë sezonit të parë të vitit, të cilat shpesh kanë ardhur falë tij. Sekretari i shtetit të Xhorxhias, Brian Kemp, i cili ndodhet në një garë të fortë Stacey Abrams, doli përpara governatores Casey Cagle vetëm pas mbështetjes së Trumpit. Po kështu, republikani John Cox siguroi një vend ë fletët e votimit të Kalifornisë kur Trump nxiti partinë të mbështesnin kandidaturën e tij.
Ndoshta shembulli më i mirë i influencës së Trumput është parë më 12 qershor në Karolinën e Jugut kur republikani anti-Trump u mund nga Katie Arrington. Teksa votuesit bëheshin gati të votonin Trump shkroi në Twitter se “Sandford nuk e ka ndihmuar aspak fushatën time, ka sjellë vetëm probleme.” Vetë Trump ka pranuar se kanë përpara disa gara të vështirë në Kongres. “Mendoj se në Kongres do të dalim mirë, por fokusi im kryesor është Senati dhe mendoj se aty do të korrim fitoren më të madhe,” tha Trump.
Të premten e kaluar një raport shfaqi se norma e papunësisë vazhdon të jetë 3.7 përqind, më e ulta në 50 vitet e fundit dhe punëdhënësit kanë shtuar mbi 250 mijë vende punë vetëm gjatë muajit tetor. Besimi i konsumatorit është rritur ndjeshëm. Gjatë një interviste ekskluzive për Fox News të publikuar të hënën Trump u fokusua kryesisht tek ekonomia amerikane, e cila për të është një pikë krenarie, madje e quajtur “zilia e të gjithë botës”.
Megjithatë, ka raste kur Trump nuk dëshiron të flasë për shifra. “Ndonjëherë nuk dua të flasë për ekonominë sepse ka gjëra të tjera po aq të rëndësishme për të biseduar,” tha Trump gjatë një takimi elektoral në Virxhinian Perëndimore. Ai diskutoi gjatë për krizën e emigrantëve, të drejtën për shtetësi dhe disa çështje të tjera të nxehta që analistët mendojnë se do të bëjnë diferencën për disa votues të pavendosur.

140 kg drogë në kamion, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në komunën Belpasso në provincën e Catanias pai u kap me 14 kg drogë në kamion.
Bëhet e ditur se shqiptari është prangosur bashkë me një italian, pasi iu janë gjetur mbi 140 kilogramë marijuanë, të fshehura brenda kamionit dhe në një banesë.
Agjentët e GDF panë daljen e kamionit nga një shtëpi e veçuar, e dyshuar si vend për ruajtjen e substancave të ndaluara, dhe urdhëruan shoferin të ndalonte.
Shqiptari nuk iu bind urdhërit dhe tentoi të largohej duke goditur murin me kamion për të marrë arratinë nëpër fusha, por u gjurmua dhe arrestua në Piano Tavola të Belpassos.
Në kamion u gjetën gjashtë pako me rreth 23 kilogramë marijuanë.
Kontrolli në shtëpi solli zbulimin e 30 pakove të tjera me 119 kile marijuanë. Shqiptari përfundoi në arrest, ashtu si dhe katanezi, pronar i shtëpisë.

“Unaza e Madhe”, cili është projekti dhe kur do të nisë shembja e 317 banesave

Pesë institucione: Drejtoria e Autoritetit Rrugor, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Hipoteka, Agjencia e Legalizimeve dhe Bashkia e Tiranës, në një dalje publike të përbashkët, kanë sqaruar projektin e Unazës së Madhe dhe çfarë do të ndodhë me banesat e bizneset që rrezikohen.
Sipas tyre, zgjerimi i Unazës së Madhe prek 317 objekte në tri njësi administrative, 6, 7 dhe 11, shumica e të cilave janë dyqëllimshe, për strehim e biznes. Segmenti rrugor nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” do të jetë me tri korsi dhe me një gjatësi prej 2.34 kilometrash. Fatura financiare vetëm për rrugën (pa shpronësimet), sipas projektit të shpallur fitues në Agjencinë e Prokurimit Publik, për ndërtimin e tri loteve të para është 5.98 miliardë lekë. Institucionet janë të mendimit se projekti në fjalë është shumë i rëndësishëm për 100 vitet e ardhshme të këtij qyteti, pasi rregullon trafikun në një prej nyjeve më të rëndësishme.
FATI I BANESAVE
Autoriteti i Rrugëve thotë se bëhet fjalë për 242 objekte që preken në tri lotet e para të punimeve për zgjerimin e Unazës së Madhe në pjesën perëndimore të saj. Lajmin e keq për shembjen e tyre e përforcon institucioni përgjegjës, IKMT, duke thënë se derimë tani vetëm sa i ka identifikuar, ndërsa prishja e tyre do të nisë ditët në vijim. “Jemi në fazën fillestare, në fazën e identifikimit dhe së bashku me grupin e punës, në ditët në vijim do të jemi në fillim të procedurave ligjore deri në vendimmarrje”, tha drejtoresha, Dallëndyshe Bici.

Edhe Hipoteka ka bërë punën e saj, duke parë objektet që janë me leje, të cilat rezultojnë në total 123, më pak se gjysma e atyre që janë parashikuar t’u vihet ruspa. Nga ana tjetër, ALUIZNI, përmes nëndrejtoreshës Ingrid Konomi, shoi çdo shpresë të banesave që janë në proces legalizimi, duke i cilësuar të skualifikuara nga procesi.
“Në momentin që shfaqet një plan i tillë, të gjithë subjektet, të cilat kanë aplikuar për leje legalizimi, janë verifikuar dhe sigurisht ato subjekte që ndodhen në gjurmën e këtij plani, janë në proces të skualifikimit”. Për këtë kategori, Bashkia e Tiranës ofron zgjidhje të parë bonusin e qirasë me afat 1-vjeçar, periudhë kjo, sipas tyre, e mjaftueshme deri në një zgjidhje përfundimtare.
Më me fat janë ata që disponojnë një certifikatë pronësie. Ata do të dalin në rrugë, por në një moment të dytë do të shpronësohen me një çmim të caktuar me vendim qeverie. “Çdo person, i cili ka një dokument hipotekor për banesën ose biznesin e tij që preket nga projekti, do të marrë dëmshpërblim sipas ligjit. Të gjithë ato familje, të cilat janë në proces legalizimi dhe do të duhen të skualifikohen si rrjedhojë e këtij projekti nga legalizimi, Bashkia e Tiranës do t’i trajtojë me një nga programet e mbështetjes për banesë. Do t’i trajtojmë me një procedurë të posaçme për bonusin e qirasë, në mënyrë që të kemi mundësi t’i kalojmë me procedurë më të shpejtë”, deklaroi nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku. Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i gjithë projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe pritet të përfundojë pas tre vitesh.
Kundër shembjes së shtëpive, banorët dalin në protestë pa afat: S’pranojmë bonus qiraje. Edhe kompensimi qesharak

Banorët e shtëpive që janë parashikuar të shemben me qëllim zgjerimin e Unazës së Madhe, kanë dalë dje sërish në protestë, duke bllokuar një nga akset kryesore rrugore në qytet për një orë.
Me thirrjen “Duam shtëpitë tona”, ata shprehen të palëkundur në vijimin e protestave si të vetmen mënyrë për të shmangur daljen në rrugë të madhe. “Jam vetë i teti në familje. Pa punë, pa asgjë.
S’kam ku shkoj. Vetëm pasi të na vrasin ne, mund të bëjnë ç’të duan. Nuk tërhiqemi”, pohojnë banorët. Shumica prej tyre i qëndrojnë bindjes se qeveria nuk i ka legalizuar ato qëllimisht, pasi ka të tjera plane ndërtimi për zonën ku ata kanë banuar për gati dy dekada.
E për më tepër, sipas tyre, zgjerimi po bëhet përtej planit fillestar. “Vija e kuqe është zhvendosur mbi 20 metra nga rruga kryesore. Përse duhet të vijë deri këtu?!”. Të njohur me alternativën e bashkisë për bonus qiraje të propozuar një ditë më parë, ata nuk pranojnë kurrsesi, pasi për ta nuk është zgjidhje afatgjatë. Edhe ata që konsiderohen më me fat, banorët me hipotekë, janë zë i pakënaqur e protestues. “Të vijë të na shpronësojë nga fillimi deri në fund. Jam me hipotekë, ata japin një shifër qesharake. Asnjë lloj kompensimi nuk na kanë dhënë. Mirë një vit po vuajmë nëpër dyer të huaja me bonus qiraje, po pastaj ku të shkojmë?!”, shprehet një banore e një prej shtëpive buzë rruge, nga të parat që pritet të shemben. Dje ishte dita e tretë e daljes dhe bllokimit të rrugës, duke shkaktuar kaos e panik në mes të rrugës.

/Boldnews

Thirrja e Neymar: Napoli, sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës sonë

Neymar u ka bërë thirrje kolegëve të tij të PSG për të luajtur kundër Napolit, sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës. Skuadra e Thomas Tuchel krenohet me një rekord prej 100 për qind fitoresh në Ligue 1, këtë sezon, por ka treguar fytyrë tjetër në Ligën e Kampionëve.
Pasi u mposht nga Liverpool në ndeshjen hapëse të grupit dhe barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Napolit, herën e fundit, skuadra kampione e Francës pozicionohet e treta në grupin C, në gjysmën e rrugës së kësaj faze, një pikë pas kundërshtarëve të Seria A.
Një atmosferë tipike e ndezur ka të ngjarë t’i presë ata në “Stadio San Paolo” dhe, nëpërmjet një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, ylli i Brazilit, Neymar, lëshoi një kushtrim për skuadrën:
“Është një ndeshje shumë e vështirë, do të jetë si një finale për ne. E dimë se duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresojmë që të kemi një lojë të mirë, për të marrë një rezultat të shkëlqyeshëm. Përsëri, ne duhet t’i qasemi Napolit sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës sonë”.
Një fitore në Napoli do t’i vinte në një pozitë të mirë parizienët për t’u kualifikuar për 1/16 finale të Champions-it, teksa kryesuesi i grupit, Liverpool, do të përballet sonte me një transfertë të ndërlikuar në Serbi, duke luajtur kundër Crvena Zvezda.