35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

“Rosaku i shëmtuar” që është bërë “mjellmë”

Esultanza dopo il gol di COUTINHO (Inter) goal celebration.Milano 19/11/2011 Stadio "Giuseppe Meazza".Serie A 2011/2012.Football Calcio Inter Vs Cagliari.Foto Insidefoto Alessandro Sabattini.

Inter-Barcelona është një ndeshje e veçantë sidomos për Philippe Coutinho-n. Braziliani ishte thuajse fëmijë kur zbarkoi në planetin Inter dhe dukej aq i dobët dhe i brishtë, saqë dukej e pamundur të përballonte futbollin italian. Një futbollist i ndrojtur, i cili rrallë e ngrinte kokën për të parë të tjerët në sy, një lloj mbrojtjeje nga e cila u lirua që në driblimin e parë në stërvitje, ku tregoi çfarë talenti kishte. Mjaftonte ta shihje me topin në këmbë, për të kuptuar që ishte një talent i pastër, me të ardhme të sigurt.
Interi pagoi 3.5 milionë euro për ta marrë nga Vasco dhe ishte një biznes i mrekullueshëm. Dyshimi i vetëm ishte sa kohë do i duhej brazilianit për ta kthyer të ardhmen në të tashme. Ishte vera e vitit 2010 dhe Interi sapo kishte fituar gjithçka, nga Italia deri në Champions League.
Benitez kishte marrë drejtimin Mourinho ishte larguar si triumfues, gjithçka riniste nga e para dhe ishte një sezon shumë i vështirë për të gjithë, imagjinoni për një 18-vjeçar brazilian i cili përpara kishte një si Sneijder, lojtar simbol i Interit të Tripletës.
Aventura zikaltër e Coutinho-s ishte ndoshta më e vështirë sesa parashikohej: debutim zyrtar në fund të gushtit, në finalen e Superkupës europiane humbur ndaj Atletico Madrid. Humbja e parë për një Inter që kishte vite nuk ishte mësuar me humbje.

SHPËRTHIMI
Për Coutinho-n pasuan dëmtime të vogla dhe lënie jashtë për zgjedhje teknike. Pak minuta dhe goli i parë erdhi në fund të kampionatit, më 8 maj ndaj Fiorentinës. Gjithsesi, vogëlushi nga Brazili tregoi se kishte cilësi, shpërthime dhe gjenialitet në pasim, por nuk kishte vazhdimësi, edhe për faktin se luante shumë pak. Sezonin pasues zgjati gjysmë sezoni: në janar 2012 Interi e dërgoi në Barcelonë, por në huazim tek Espanyol.
Kthim në shtëpi në fund të sezonit, por Interi nuk besonte më dhe e shiti te Liverpool-i, për 10 milionë euro dhe miliarda pengje. Nuk e pritën, nuk duruan, edhe pse e dinin që Coutinho do të bëhej i madh.
Në Angli Cou u bë fenomen, mahniti Premier Ligën dhe Barcelonën, që pagoi 160 milionë euro për ta bërë pasuesin e Neymar-it.

Zanetti: Ne argjentinasit nuk e kuptojmë çfarë është Leo Messi për gjithë botën

Simbol i Interit. Pas 19 sezoneve, ku ka dhënë gjithçka në fushën e blertë, tani po drejton nga zyrat. Javier Zanetti (Buenos Aires, 1973) e pret Barçën si zëvendëspresident i Interit. Në një intervistë për “Marca”, ish-kapiteni legjendar i zikaltërve shprehet.
-Interi vazhdon të rritet, në çfarë pike është tani?
Ky është një klub, ku ka shumë për t’u bërë. Ne jemi në një moment shumë të fortë dhe pozitiv, veçanërisht nga investimi kinez. Ka ende shumë hapësirë për përmirësim, në gjithçka. Interi vjen nga një fazë e vështirësive, por me ardhjen e Suning, gjithçka u ristrukturua. Për të përparuar e kemi rrethuar veten me njerëz, që e dinë se çfarë është ADN-ja e Interit. Unë punoj në projektet kryesore, në vlerësimin e markave, ndikimin social dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, që e kanë ndihmuar klubin shumë.
-Rikthimi në Ligën e Kampionëve, a ishte objektivi kryesor?
Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar ishte pika fillestare. Për ne është e rëndësishme të kemi vazhdimësi në këtë kompeticion, të jemi gjithmonë në Champions, por përtej rezultateve të mira, duhet të jemi një klub i qëndrueshëm dhe të rritemi në të gjitha fushat.
-Çfarë pret nga Barcelona në Milano?
Unë pres një lojë shumë të komplikuar. Barcelona ka cilësi në të gjitha repartet e saj, por edhe Interi i ka të gjitha kushtet për të triumfuar. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje në një kohë të mirë. Unë nuk mendoj se do të shohim një Barça shumë të ndryshme, por do të sulmojë e të kontrollojë topin, si gjithmonë. Pra, do të bëjë të njëjtën gjë, sepse katalanasit kurrë nuk do ta ndryshojnë filozofinë e lojës së tyre. Ata do të duan të kenë rolin udhëheqës, por ne do të jemi në gjendje ta kundërshtojmë këtë.

A preferonit që Messi të ishte gati për këtë sfidë?
Është një kënaqësi për ta parë Messin, por shpresoj që ai të qëndrojë më shumë në stol… Duke e ditur se ka një dëshirë të çmendur për të luajtur, duhet t’i marrim masat për të në fushë.
-Çfarë shije iu la ndeshja e parë me Barcelonën?
Në “Camp Nou” e filluam mirë, por Barça shtyu përpara me posedimin e topit dhe shënoi në kohën e duhur. Katalanasit shkuan në pushimin mes dy pjesëve të lojës me avantazhin 1-0 dhe kjo ishte e rëndësishme. Në pjesën e dytë e filluam mirë, por Barça shfrytëzoi sërish gabimet tona.
-A keni frikë se Real Madridi do të kërkojë të marrë Icardin në janar?
Icardi është kapiteni ynë dhe referenca jonë, por ai është gjithashtu shumë i lumtur tek Interi. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë interesi nga Madridi. Jemi të vetëdijshëm se Interi është një klub i shëndetshëm financiarisht, sa për të mos shitur yjet që kemi. Natyrisht, do të vazhdojmë të respektojmë “fair play financiar”.
-A jeni të befasuar kur shihni Solarin në stolin e ekipit të parë të Real Madridit?
Unë e njoh Santi shumë mirë dhe e di se çfarë do të thotë Real Madridi për të dhe kjo mundësi që i paraqitet. Ai ka vlera të mrekullueshme si njeri, është një djalë shumë inteligjent, shumë i respektueshëm dhe me një ndjenjë të madhe të përkatësisë. Po formohet si trajner dhe ky hap do të jetë i rëndësishëm për të. Njohja e mirë e atmosferës së Real Madridit është zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë. Ai është shumë i përgatitur për të.
-A përshtatet Antonio Conte me Real Madridin?
Për shkak të stilit të tij, personalitetit dhe përvojës së madhe, nuk më habit fakti nëse Real Madridi i beson atij për trajner.

-Si po përjetohet prania e Cristiano Ronaldos në Itali?
Ardhja e Cristianos e ka bërë më tërheqës kampionatin italian, por ka rritur shumë edhe konkurrencën. Sepse, tani kërkohet më shumë cilësi për kundërshtarët, që ta përballojnë një lojtar si ai. Futbollit italian, gjithashtu, i bën shumë mirë prania e një sulmuesi si CR7.
-Si e konsideroni largimin e një trajneri, në situatën e Lopetegui?
Ju duhet të jeni të duruar me trajnerët dhe t’u jepni kohën e nevojshme. Është e rëndësishme që klubi të jetë i bindur për këtë, që të bëhet një plan strategjik dhe të mos dyshohet, kur vijnë momentet e këqija.
-Çfarë parashikoni për “Albiceleste”?
Pikërisht kjo është ajo që mungon në ekipin argjentinas, derisa të ketë një projekt dhe një trajner afatgjatë. Që të gjithë njerëzit atje janë të trajnuar. Argjentina merr lojtarë të mirë vazhdimisht, por për t’i bërë gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur, ka ende shumë për të punuar. Presioni që ka pësuar brezi i fundit i futbollistëve argjentinas ka qenë i lidhur me tri finalet e humbura. Ne jemi një vend i suksesshëm në futboll, por nuk mund ta matësh një grup lojtarësh vetëm për këtë.
-A mendoni se Messi do të jetë në këtë projekt të ri?
Leo është aq i madh, saqë duhet ta gëzojmë shumë më tepër. Ne argjentinasit nuk e kuptojmë çfarë përfaqëson Messi për të gjithë botën.

Buxheti 2019, 100 milionë USD për oligarkët, rritje taksash me 40 milionë USD

Buxheti 2019 nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.
Buxheti pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës dhe e parashikon faturën 100 milionë USD për koncesione dhe PPP.
Buxheti 2019 shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik.
1 në çdo 3 lekë te fituara i paguhen qeverisë si taksë.
Buxheti 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura prej saj.
Buxheti 2019 është i pamëshirshëm me më të varfrit, me më të pamundurit, duke larguar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje.
PD do të bëjë gjithçka që ky të jetë buxheti i fundit i qeverisë së Edi Ramës për ta çliruar ekonominë nga oligarkët dhe klientët banditë të Edi Ramës.
Jorida TABAKU
Buxheti 2019, njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.
Ky është buxheti që pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës.
Ky është një buxhet që shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka kaluar 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përfshirë faturën e koncesioneve.
Nga janari 2014, kur Edi Rama bëri buxhetin e tij të parë dhe deri më sot, shqiptarët kanë paguar 5 miliard taksa më shumë, duke bërë që jetesa për ta të jetë më e shtrenjta në Ballkan, ndërsa të ardhurat nga më të ulëtat.
FMN ka llogaritur se taksat zënë 1/3 e të ardhurave për shqiptarët.

Që do të thotë se 1 në 3 lekë që fiton, çdo shqiptar ia jep qeverisë, e cila ka dështuar t’i kthejë ato në shërbime më të mira dhe infrastrukturë më të mirë.
Le të themi disa të vërteta që ky buxhet nuk u jep zgjidhje.
FMN na rendit të fundit në Europë për të ardhurat në familje. Sot të ardhurat e familjeve shqiptare shkojnë për:
• Tarifën e rritur të energjisë elektrike me 24%.
• Tarifën e rritur të arsimit të lartë me 30%.
• Tekstet e rritura shkollore me 7%.
• Çmimin më të lartë të karburantit në rajon me 60%.
A ka parashikuar qeveria rritje të ardhurash për familjet shqiptare të paktën për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura po nga kjo qeveri?
Përgjigjja është JO!
Buxheti 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.
Sipas të gjitha raporteve serioze vendase dhe ndërkombëtare, bizneset sot në Shqipëri paguajnë taksa të larta në raport me mundësinë e të ardhurave apo xhirove që këto biznese kanë dhe kjo është arsyeja se përse qe 45 biznese mbyllen në ditë.
Ndonëse u morën votën bizneseve me premtimin se do të ulnin taksat, për të gjashtin buxhet me rradhë, kjo qeveri nuk aplikon asnjë politikë lehtësuese fiskale.
Vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël ka qenë fatale duke rezultuar pikërisht në atë që opozita deklaroi, rritjen e infomalitetit.
Buxheti nuk artikulon asnjë politikë pro biznes e pro investime të huaja. Por sërish fokuson të gjitha energjitë e saj për të zhdukur konkurrencën dhe për të prodhuar vetëm monopole.
Vëmendja është sërish tek klientët e qeverisë.
Asnjë investim, masë apo projekt për hapjen e vendeve të reja të punës.

Përkundrazi, taksa e re mbi bitumin, mund të çojë në mbylljen e vendeve të punës nga kompanitë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë që jetojnë vetëm nga kjo industri në zonën e Selenicës në Vlorë.
Buxheti 2019 është buxheti që ul të ardhurat për shumicën dhe I rrit ato për pakicën. Në këtë buxhet është parashikiar një shifër rekord, 100 milion euro, për faturën e konçesioneve dhe PPP-ve korruptive.
Buxheti trajton në mënyrë qesharake dhe përbuzëse arsimin. Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm t’i japë mësuesve dhe pedagogëve një lëmoshë prej 1 USD në ditë ndërkohë që 135 mijë studentëve të mos I japë asnjë si investim në arsim.
Njëkohësisht buxheti i vitit të ardhshëm formalizon fatkeqësisht mbylljen e 150 shkollave në të gjithë vendin.
Megjithëse fshatarët paguajnë 27 lekë/litër në naftë investimet e qeverisë në Bujqësi janë në ndihmë të atij që do të marrë konçesionin e rradhës.
Ndërkohë që skema e PPP-ve dhe pasurimit personal të kryeministrit, po merr dalëngadalë çdo të ardhur që gjenerohet nga taksat.
Buxheti 2019 është i pamëshirshëm me më të varfrit, me më të pamundurit, duke larguar përfundimisht dhe zyrtarisht nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje.
Një vit më parë qeveria premtoi fondin prej 10 mln USD për rritjen e pagave.
Por shqiptarët nuk do ta shohin rritjen derisa të vijnë zgjedhjet, një skemë e dalë boje që dëshmon vullnetin e qeverisë për të përdorur çdo burim për të ndikuar votën.

Pavarësisht retorikës qeveritare, përgjysmohen fondet për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Për vitin 2019 do të alokohen vetëm 10 mln dollarë, ndërkohë që në buxhetin fillestar të 2018 ky fond ishte dy herë më i lartë.
Me këto ritme do të duhen 3 dekada për të ezauruar faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur.
Buxheti 2019 është një tjetër fletore detyrimesh dhe koncesionesh me të cilën qeveria kërkon të gënjejë shqiptarët.
Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë ulje takse për të stimuluar punën, asnjë politikë fiskale për të tërhequr investimet e huaja. Asnjë stimul për arsimin profesional, asnjë stimul për të çliruar ekonominë.
Për fat të mirë, shumica e shqiptarëve po kuptojnë se shpresa e vërtetë për taksa më të ulëta, për një klimë më të mirë pro biznes, për të ardhura më të larta vjen vetëm nga oferta e Partisë Demokratike.
Ne mendojmë se taksa e sheshtë, rregullat strikte të borxhit publik si dhe investimet e duhura në infrastrukturë; do t’i japë impulsin e duhur ekonomisë.
Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që ky të jetë buxheti i fundit Edi Ramës për ta çliruar ekonominë nga oligarkët dhe nga klientët që sot po zhvasin buxhetin!

PD: Emërimi i Lleshit nga Rama për të mos lejuar arrestimin e Vangjush Dakos

Nënkryetari i PD, Edi Paloka,  në një deklaratë sot nga selia blu, tregoi arsyet pse Sandër Lleshi nuk mund të jetë Ministri i ri i Brendshëm.
Paloka tha: “Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: shërbëtor i një kryeministri, peng i krimit të organizuar.
Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë dot krimin, se pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës me bandat.
Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera.
Nuk do ta luftojë dot krimin, pasi Edi Rama e ka vendosur atje për të mbrojtur Vangjush Dakon që ka blerë vota për të. Pas denoncimeve, Dako sot duhej të ishte në burg.
Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen vota.
Sandër Lleshaj ka mundësinë të tregojë s enuk është kukull: ai duhet të tregojë se nuk do ta pengojë arrestimin e Vangjush Dakos që bleu vota për tepsinë e Ramës”.
Deklarata e plotë e Nënkryetarit të PD, Edi Paloka
Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar.
Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.
Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera.
Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar.

Për këtë krim, i provuar edhe nga përgjimet e dosjes 339, të denoncuar nga opozita, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg!
Përsa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtues i Partisë Socialiste, pjesë e dosjes 339, apo e ndonjë dosje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut, do të thotë se Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat.
Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.
Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.
Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.
Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Reagimi i Vasilit: Kryeministri që e mbyti Shqipërinë me drogë, qan për Lleshin në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-ës, Petrit Vasili ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë për mosdekretimin e Sandër Lleshaj si ministër i Mbrotjes.
Vasili shprehet se Rama është i prekur shpirtërisht për Lleshaj, ndërkohë që në kohën që Shqipëria u pagëzua si Kolumbia e Europës nuk kishte asnjë reagim.
“Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.
Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn“, shkruan Vasili.
Postimi i Vasilit
Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.
Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn.
Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi..
Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.

Vjedhja me Milot-Balldren, Rama shton 102 milionë euro mbi koston, 1 km 9 milionë euro!

Koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldre do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë dyfishin e vlerës së parashikuar fillimisht nga qeveria. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e 17,2 kilometrave rrugë, që në dhjetor 2017 ishte parashikuar të kushtonte 114 milionë euro, tani do të kushtojë rreth 216 milionë euro.
Kjo është kostoja që ka kërkuar të kompensojë fituesja e koncesionit 13 vjeçar, kompania A.N.K shpk me pronar Agim Kolën.
Më poshtë Exit.al shpjegon se si u dyfishua pa asnjë shpjegim nga qeveria kostoja e rrugës Milot-Balldre.
Kronologjia e koncesionit të rrugës Milot-Balldre
Në dhjetor 2017, qeveria publikoi relacionin zyrtar të buxhetit të shtetit 2018, ku përfshihej edhe një përmbledhje e koncesioneve të planifikuara për këtë vit. Fondi buxhetor për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldre, 17,2 kilometra të gjatë, ishte planifikuar 14,3 miliardë lekë, pra, rreth 114 milionë euro.
Gjatë muajve të parë të 2018-ës, kompania A.N.K shpk, me pronar Agim Kolën, i bëri qeverisë një ofertë të pakërkuar për këtë rrugë. Më 27 qershor 2018, Qeveria miratoi dhënien e një bonusi prej 8,5 për qindësh kësaj kompanie dhe lajmëroi se së shpejti do të hapte tenderin për këtë rrugë, ku mund të merrnin pjesë në garë dhe kompani të tjera.
Më 23 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi tenderin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen për 13 vjet të rrugës. Në njoftimin zyrtar të tenderit, fondi limit ishte rritur në 20,8 miliardë lekë, ose gati 162 milionë euro, pra gati 50 milionë euro më shumë se fondi fillestar i planifikuar në parashikimin buxhetor. Justifikimi për rritjen me rreth 50 milonë euro të kostos ishte ndërtimi i sinjalistikës dhe sistemit të ndriçimit të rrugës.

Më tetor 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli kompaninë A.N.K shpk fituese të koncesionit, pikërisht me vlerën e fondit limit të tenderit pra rreth 162 milionë euro, afërsisht 9 milionë euro për kilometër. Punimet parashikojnë rreth 15,6 kilometra rrugë automobilistike me 6 korsi, një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy ura, atë të Matit me gjatësi 620 metra dhe atë të Drinit me gjatësi 223 metra.
Pas ndërtimit, kompania A.N.K shpk do ta mirëmbajë rrugën për 13 vite.
Gjatë këtyre 13 viteve qeveria do t’i shlyejë kompanisë gjithë koston e rrugës dhe do të paguajë mbi të një përqindje fitimi (apo interesi). Si rezultat, duke llogaritur dhe këtë përqindje qeveria do t’i paguajë kompanisë A.N.K sh.p.krreth 27 miliardë lekë, pra, rreth 216 milionë euro. Kjo vlerë është thuajse dyfishi i kostos së parashikimit fillestar të kostos të bërë më pak se një vit më parë.
Projekti është pjesë e Projektit 1 Miliardë
Ky projekt është pjesë e paketës “1 miliardë Euro’ investime me kontrata PPP. Ai ishte i katërti në listën e projekteve të kësaj pakete, pas projekteve të Rrugës së Arbrit, aksit Thumanë-Kashar dhe rrugës Orikum-Dukat.
Rruga e Arbrit do të ndërtohet nga kompania Gjoka sh.p.k dhe do të kushtojë rreth 240 milionë euro. Rruga Thumanë-Kashar, e cila do të kushtojë 225,8 milionë euro do të ndërtohet nga kompania Gener 2 sh.p.k, ndërsa ajo Orikum-Dukat me gjatësi 15 kilometra do të kushtojë 58 milionë euro dhe do të ndërtohet nga kompania Gjikuria sh.p.k.
Të gjithë këto kontrata kanë qenë “oferta të pakërkuara” dhe fitues të tenderëve kanë qenë kompanitë që kanë bërë kërkesën e pakërkuar.
Kjo paketë investimesh përmes Partneritetit Publik Privat është kundërshtuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilat shprehen se këto lloj investimesh koncesionare janë jo vetëm jotransparente dhe kufizojnë konkurrencën, por ato do të rrisin ndjeshëm borxhin publik të vendit, duke vënë në rrezik situatën financiare të Shqipërisë.

Si gënjen Rama për Lleshin, Kushtetuta: Emërimin e bën Presidenti jo Kryeministri

Kryeministri Rama akuzoi sot presidentin Meta se ka refuzuar pa të drejtë dhe pa bazë ligjore dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Sot gjatë seancës parlamentar, Kryeministri Rama deklaroi:
“Nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Edhe pse Kushtetuta nuk i njeh presidentit të Republikës as shprehimisht as me nënkuptim kompetencën për të refuzuar anëtarët e qeverisë, presidenti ka formuluar një letër pa asnjë referencë ligjore.
Kushtetuta i ka të përfshira të 12 kompetencat e presidentit, por askund nuk e ka atë që të rrëzojë ministrat.”
Por deklaratat e Kryeminsitrit bien ndesh me Kushtetutën, sepse sipas nenit 98, pika 1 të Kushtetutës:
“Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.”
Për më tepër Kryeministri Rama, sërish në shkelje të Kushtetutës që cakton afatin “7 ditë”, deklaroi se do t’i lërë edhe pak ditë kohë presidentit Meta të reflektojë për kandidaturën e Sandër Lleshit:
“Do vendosim në qeveri ministrin e brendshëm të refuzuar nga presidenti, natyrisht në postin e zëvendësministrit dhe do i japim ca ditë kohë presidentit ta bluajë si çështje, por do i japim kohë edhe vetes për të hedhur hapin tjetër.”
Ky është rasti i parë që Presidenti i Republikës nuk dekreton propozimin e Kryeministrit për një ministër.
Në këto kushte, siç Exit.al ka shpjeguar më parë, Kryeministri Rama duhet të paraqesë një kandidaturë të re për postin e Ministrit të Brendshëm.

Fillon procesi gjyqësor baronit të drogës “El Chapo”

Në Nju Jork filloi përzgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj baronit meksikan të drogës “El Chapo” Guzman.
Autoritetet po shtojnë masat e sigurisë për seancën gjyqësore, duke përfshirë mbajtjen sekret të emrave të 12 njerëzve që do të shërbejnë në juri dhe gjashtë të tjerëve rezervë. Deklaratat hapëse të gjyqit pritet të fillojnë më 13 nëntor.
Meksika e ekstradoi El Chapon në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017. Që nga ajo kohë ai mbahet në izolim në një burg federal të Nju Jorkut. I akuzuari nuk i ka pranuar akuzat se drejton një operacion masiv trafiku droge në Amerikën Veriore, ku hyjnë pastrimi i parave, rrëmbime dhe vrasje në qytete të tilla amerikane si Çikago, Majami dhe Nju Jorku. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se në rolin e kartelit Sinaloa, Guzman mbikëqyrte kontrabandën e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera tek shpërndarësit në disa qytete kryesore amerikane.
Prokurorët thonë se qeveria amerikane po kërkon konfiskimin e 14 miliard dollarëve si pjesë të çështjes.
I akuzuar si shef i kartelit Sinaloa, Guzman është arratisur dy herë nga burgje të sigurisë së lartë në Meksikë. Përveç shtimit të masave të sigurisë për gjyqin ndaj “El Chapo-s”, autoritetet po përpiqen të mbrojnë dështmitarët nga ndëshkimet e mundshme të kartelit. Disa prej tyre po mbahen në burgje speciale, ndërsa të tjerë janë në programe të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Basha në Maliq: Do t’i japim fund koncensioneve që e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pasur një bashkëbisedim me banorët e Pirgut në Maliq. Basha foli për alternativën e opozitës për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte, Investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore. Po ashtu, ai bëri një deklaratë me shumë interes për rritjen e pensioneve.
“Në rastin e bujqësisë nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Politikat për të mbështetur bujqësinë funksionojnë njësoj, si në Europë, edhe të fqinjët tanë, Maqedonia dhe Kosova. Buxheti ynë për subvencionet vitin e parë do të jetë 150 milion euro dhe do të vazhdojë duke u rritur sipas projeksionit tonë, siç do të vazhdojë të rritet edhe prodhimi i bujqësisë shqiptare“, tha Basha.
Duke bërë një krahasim me fondet që parashikon buxheti 2019 vetëm për një grusht koncesionesh korruptive në pronësi të qeverisë apo klientë të saj, Basha tregoi edhe burimin e financimit për ringritjen e bujqësisë.
“100 milion euro do të harxhojë vitin e ardhshëm, po e lamë, vetëm për 10 oligarkë Edi Rama. Vetëm për tre inceneratorët, që janë makina të prodhimit të parave, Arben Ahmetaj do të marrë 22 milion euro për veten e tij, t’i fusë në xhepat e tij. Ne do t’i japim fund koncensioneve korruptive që na e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro”, theksoi kreu i opozitës në takimin me banorët e Maliqit.

Pjesë e alternativës qeverisëse të opozitës është edhe rritja e pensioneve, paratë për te cilat do të gjenden tek dhënia fund e abuzimit me tenderat që, vetëm vitin e kaluar llogariten në rreth 500 milionë euro.
“Ne do të nisim që prej ditës tonë të parë në pushtet, rritjen e pensioneve. Rritja e parë do të jetë në nivelin e 200 mijë lekëve dhe deri në fund të mandatit, pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 250 mijë lekë të vjetra për pensionist”, u shpreh Basha.
Kryetari I opozitës i ftoi banorët e Maliqit t’i bashkohen opozitës për të bërë të mundur që vendin të mos e qeverisë pakica, por shumica reale e këtij vendi që përkrah projektet konkrete të opozitës për zhvillimin e vendit.
“Asgjë prej këtyre nuk mund të vijë pa një rotacion politik, pa një transformim total, që është po aq i nevojshëm sot sa para 30 vitesh. Para 30 vitesh kishim 13 anëtarë të Byrosë Politike që nuk mendonin për njerëzit, por mendonin vetëm për veten e tyre. Edhe sot kemi 5 banditë, 5 oligarkë dhe 5 politikanë që mendojnë vetëm për veten e tyre. Para 30 vitesh ata e kishin bërë Shqipërinë kopësht zoologjik të stalinizmit. Edhe sot këta 15 Banditë e oligarkë e konsiderojnë gjithë Shqipërinë çifligun e tyre”, u shpreh Basha.

Simptomat e kancerit në mushkri që çdo njeri duhet t’i njohë

Nuk keni nevojë të pini duhan që të jeni të prekur nga kjo sëmundje.
Është e lehtë të supozoni se nuk keni pirë kurrë duhan, dhe kështu nuk duhet të brengoseni për kancerin në mushkri.
Por, fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë: Nga 5 deri në 15% e njerëzve që janë diagnostikuar me kancer në mushkri nuk janë duhanpirës, thonë ekspertët.
Ja edhe një fakt tjetër më shqetësues: Kanceri në mushkri është lloji kryesor i kancerit që vret më shumë gra amerikane sesa kanceri në gji dhe prostatë.
Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej simptomave kryesore që shërbejnë si indikatorë se mund ta keni këtë sëmundje:
Keni kollitje që nuk ndalet
Nëse keni kollitje për muaj të tërë dhe jeni duke pretenduar se çdo gjë është në rregull, bëni një kontroll te doktori.
Rrezatimet ultraviolete në gjoks janë hapi kryesor, por nuk janë të mjaftueshme. Skanimet e CT-së janë të rëndësishme për të parë më mirë gjendjen e shëndetit tuaj.
Veç kësaj, CT është mënyra më e mirë për të njohur shkallët e para të sëmundje në gjoks, duke përfshirë edhe simptomat e kancerit në mushkri.

Keni bronkit ose infeksione tjera
Infeksionet e vazhdueshme të gjoksit, si bronkiti ose pneumonia kronike janë shenja të tumorit të cilat mund të jenë duke jua bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Me bllokadë, ajri është i limituar dhe sekrecionet e mukozës mund të ngecin, duke shkaktuar infeksione të vazhdueshme. Nëse nuk mund të shëroheni nga infeksionet në gjoks jeni duke pasur problem me pneumoni, flisni me doktorin.
Jeni duke humbur peshë pa dashur
Humbja e pashpjegueshme e peshës është gjithmonë shenjë paralajmëruese – sidomos kur flitet për kancerin. Sëmundja merr shumë nga nutricionet që trupi duhet t’i absorboj, plus sekreton hormone të cilat e nxisin sindromën e paraneoplastikës, gjendje e ndërlidhur me kancerin që mund të shpijë deri te simptomat si humbja e peshës.
Nëse humbni më shumë se 5-10% të peshës së trupit në mënyrë të pashpjegueshme, atëherë konsultohuni me doktorin.
Jeni duke pasur ënjtje në qafë dhe fytyrë
Këto simptoma janë më prezente në disa lloje të caktuara të kancerit, por gjithmonë mbesin shenja se diçka e keqe mund të jetë duke i ndodhur trupi – në këtë rast kanceri.
Muskuj ndjehen të dobët
Kanceri në mushkri prekë edhe muskujt njëjtë sikur organizmin. Një nga zonat e para të ndikuara janë: ijët. Dobësimi në kraharorë, duar dhe këmbë janë gjithashtu të zakonshme.
Simptomat zakonisht shkojnë dorë pas dore me lodhje dërrmuese, dhe mund të jetë e vështirë për njerëzit që të bëjnë dallime mes dyve. Nëse nuk jeni duke u ndjerë mirë vazhdimisht, vizitoni mjekun.