27.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Basha në Maliq: Do t’i japim fund koncensioneve që e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pasur një bashkëbisedim me banorët e Pirgut në Maliq. Basha foli për alternativën e opozitës për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte, Investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore. Po ashtu, ai bëri një deklaratë me shumë interes për rritjen e pensioneve.
“Në rastin e bujqësisë nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Politikat për të mbështetur bujqësinë funksionojnë njësoj, si në Europë, edhe të fqinjët tanë, Maqedonia dhe Kosova. Buxheti ynë për subvencionet vitin e parë do të jetë 150 milion euro dhe do të vazhdojë duke u rritur sipas projeksionit tonë, siç do të vazhdojë të rritet edhe prodhimi i bujqësisë shqiptare“, tha Basha.
Duke bërë një krahasim me fondet që parashikon buxheti 2019 vetëm për një grusht koncesionesh korruptive në pronësi të qeverisë apo klientë të saj, Basha tregoi edhe burimin e financimit për ringritjen e bujqësisë.
“100 milion euro do të harxhojë vitin e ardhshëm, po e lamë, vetëm për 10 oligarkë Edi Rama. Vetëm për tre inceneratorët, që janë makina të prodhimit të parave, Arben Ahmetaj do të marrë 22 milion euro për veten e tij, t’i fusë në xhepat e tij. Ne do t’i japim fund koncensioneve korruptive që na e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro”, theksoi kreu i opozitës në takimin me banorët e Maliqit.

Pjesë e alternativës qeverisëse të opozitës është edhe rritja e pensioneve, paratë për te cilat do të gjenden tek dhënia fund e abuzimit me tenderat që, vetëm vitin e kaluar llogariten në rreth 500 milionë euro.
“Ne do të nisim që prej ditës tonë të parë në pushtet, rritjen e pensioneve. Rritja e parë do të jetë në nivelin e 200 mijë lekëve dhe deri në fund të mandatit, pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 250 mijë lekë të vjetra për pensionist”, u shpreh Basha.
Kryetari I opozitës i ftoi banorët e Maliqit t’i bashkohen opozitës për të bërë të mundur që vendin të mos e qeverisë pakica, por shumica reale e këtij vendi që përkrah projektet konkrete të opozitës për zhvillimin e vendit.
“Asgjë prej këtyre nuk mund të vijë pa një rotacion politik, pa një transformim total, që është po aq i nevojshëm sot sa para 30 vitesh. Para 30 vitesh kishim 13 anëtarë të Byrosë Politike që nuk mendonin për njerëzit, por mendonin vetëm për veten e tyre. Edhe sot kemi 5 banditë, 5 oligarkë dhe 5 politikanë që mendojnë vetëm për veten e tyre. Para 30 vitesh ata e kishin bërë Shqipërinë kopësht zoologjik të stalinizmit. Edhe sot këta 15 Banditë e oligarkë e konsiderojnë gjithë Shqipërinë çifligun e tyre”, u shpreh Basha.

Simptomat e kancerit në mushkri që çdo njeri duhet t’i njohë

Nuk keni nevojë të pini duhan që të jeni të prekur nga kjo sëmundje.
Është e lehtë të supozoni se nuk keni pirë kurrë duhan, dhe kështu nuk duhet të brengoseni për kancerin në mushkri.
Por, fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë: Nga 5 deri në 15% e njerëzve që janë diagnostikuar me kancer në mushkri nuk janë duhanpirës, thonë ekspertët.
Ja edhe një fakt tjetër më shqetësues: Kanceri në mushkri është lloji kryesor i kancerit që vret më shumë gra amerikane sesa kanceri në gji dhe prostatë.
Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej simptomave kryesore që shërbejnë si indikatorë se mund ta keni këtë sëmundje:
Keni kollitje që nuk ndalet
Nëse keni kollitje për muaj të tërë dhe jeni duke pretenduar se çdo gjë është në rregull, bëni një kontroll te doktori.
Rrezatimet ultraviolete në gjoks janë hapi kryesor, por nuk janë të mjaftueshme. Skanimet e CT-së janë të rëndësishme për të parë më mirë gjendjen e shëndetit tuaj.
Veç kësaj, CT është mënyra më e mirë për të njohur shkallët e para të sëmundje në gjoks, duke përfshirë edhe simptomat e kancerit në mushkri.

Keni bronkit ose infeksione tjera
Infeksionet e vazhdueshme të gjoksit, si bronkiti ose pneumonia kronike janë shenja të tumorit të cilat mund të jenë duke jua bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Me bllokadë, ajri është i limituar dhe sekrecionet e mukozës mund të ngecin, duke shkaktuar infeksione të vazhdueshme. Nëse nuk mund të shëroheni nga infeksionet në gjoks jeni duke pasur problem me pneumoni, flisni me doktorin.
Jeni duke humbur peshë pa dashur
Humbja e pashpjegueshme e peshës është gjithmonë shenjë paralajmëruese – sidomos kur flitet për kancerin. Sëmundja merr shumë nga nutricionet që trupi duhet t’i absorboj, plus sekreton hormone të cilat e nxisin sindromën e paraneoplastikës, gjendje e ndërlidhur me kancerin që mund të shpijë deri te simptomat si humbja e peshës.
Nëse humbni më shumë se 5-10% të peshës së trupit në mënyrë të pashpjegueshme, atëherë konsultohuni me doktorin.
Jeni duke pasur ënjtje në qafë dhe fytyrë
Këto simptoma janë më prezente në disa lloje të caktuara të kancerit, por gjithmonë mbesin shenja se diçka e keqe mund të jetë duke i ndodhur trupi – në këtë rast kanceri.
Muskuj ndjehen të dobët
Kanceri në mushkri prekë edhe muskujt njëjtë sikur organizmin. Një nga zonat e para të ndikuara janë: ijët. Dobësimi në kraharorë, duar dhe këmbë janë gjithashtu të zakonshme.
Simptomat zakonisht shkojnë dorë pas dore me lodhje dërrmuese, dhe mund të jetë e vështirë për njerëzit që të bëjnë dallime mes dyve. Nëse nuk jeni duke u ndjerë mirë vazhdimisht, vizitoni mjekun.

Konsumi i moderuar i alkoolit mund t’ju mbrojë nga demenca

Ata të cilët nuk pinë fare alkool gjatë moshës së mesme janë më të rrezikuar të zhvillojnë demencën sesa ata që pinë alkool në sasi të moderuar.
Hulumtuesit kanë zbuluar se ‘abstenimi nga alkooli’ është ndërlidhur me 45% rritje të shanseve për t’u sëmurë nga demenca në moshë të vjetër, krahasuar me ata të cilët kanë pirë me sasi të kufizuar – rreth një shishe e gjysmë verë në javë.
Megjithatë, edhe ata të cilët kanë pirë më shumë sesa sasia e rekomanduar kanë qenë po ashtu të rrezikuar nga zhvillimi i demencës.
Autorët e studimit thonë se edhe konsumimi i tepërt i alkoolit, por edhe mos konsumimi fare janë thuajse njësoj të rrezikshme.
Ndër tjerash, shkencëtarët thonë se ata që nuk konsumojnë fare alkool janë më të rrezikuar nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Si mund t’ia heq fëmijës tim telefonin nga dora?

T’i heqësh telefonin fëmijës nga duart është një gjë e thjeshtë nëse e menaxhon situatën siç duhet. Çfarë do të thotë? -Mjafton t’i shpjegosh fëmijës se telefoni nuk është për fëmijët. Të ia ndalosh duke i shpjeguar pse ke vendosur ta bësh tani këtë gjë dhe jo më parë?! Deri në moshën 12 vjeç fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj telefonave, tabletëve, kompjuterit dhe pajisjeve wireless. Nuk kam vepruar drejt që ta kam lejuar, por tani e mësova. Tani së fundmi kam lexuar se telefoni ose tableti të ul përqendrimin, dëmton marrëdhëniet sociale, dëmton sytë, privon gjumin, të bën agresiv, të bën të varur prej saj, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake (zemra) në një moshë më të hershme, ul aftësitë konjitive dhe dëmton arritjet akademike.
-Si t’ia heqim?
-Pasi ia kemi shpjeguar këto me fjalë të thjeshta, i themi që prej këtij momenti e në vazhdim ti nuk do e marrësh më telefonin ose tabletin. Unë mendoj dhe gjykoj se është e dëmshme për ty kjo gjë ndaj jam i/e përgatitur të të mbrojë ty si fëmijën tim që të kam dhe se të dua shumë.
Ai mund të protestoj, mund të qaj, mund të refuzoj të ushqehet, mund të përplas derën e frigoriferit, mund të godas televizorin, mund të plas kokën në dysheme, këto janë gjëra që ndodhin me fëmijët kur hasin vështirësi në gjetjen e mënyrës së duhur për të arritur rezultatin e dëshiruar, por ti duhet të jesh i vendosur t’ia ndalosh sepse ajo është e dëmshme për të. Ai mund bërtas që të fitojë vëmendje më të madhe apo se nuk di ç’të bëjë më, por ti nuk mund të dorëzohesh sepse kjo është në të mirën e tij. Ti nuk do të lodhesh së shpjeguari me fjalë, asnjëherë me dhunë, fëmijës tënd se deri sa ai të bëhet adult, 18 vjeç, ti ke të drejtë të marrësh vendime për të dhe ky është një vendim i arsyeshëm i marrë prej një njeriu adult që arsyeton dhe vendos për më të mirën e fëmijës së vetë. Nëse ai thotë nuk më intereson fare se çfarë më thua, unë dua të luaj, ti do vazhdosh të mos lëkundesh deri sa ai të bindet që nuk do e marrë më telefonin ose tabletin.

Kujdes!
Asnjëherë nuk duhet të ushtroni dhunë ndaj fëmijës tuaj, as edhe kur ai po bën protesta të jashtëzakonshme! Nëse fëmija po shfaq sjellje autodestruktive, apo po bëhet i dhunshëm ndaj të tjerëve a mjedisit që e rrethon ju duhet ta bllokoni atë nga duart ose edhe këmbët nëse është e nevojshme dhe ti shprehni me fjalë:- po të mbaj bllokuar dhe do të mbaj të bllokuar derisa ti të qetësohesh dhe të mos më godasësh mua ose të tjerët. Telefonin nuk ke për ta marrë. -Më dëgjo, unë jam më i madh se ty, jam më i fuqishëm se ty, jam më i fortë se ty, por unë nuk të dhunoj sepse dhuna nuk është mjet komunikimi.
Me dhunë nuk merremi vesh asnjëherë. Do bënim sikur merreshim vesh, por nuk është e vërtetë. Dhuna është shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për personin që e pëson dhe shoqërinë në tërësi. Ajo nuk është mënyrë komunikimi, por mjet nënshtrimi.
Duke vepruar me shembullin e mësipërm, ndoshta edhe dy a tri herë të tjera me fëmijën tuaj për t’i hequr telefonin apo një ves tjetër të tijin, ju do ishit më të qetë dhe më të lumtur se me një mënyrë inteligjente ju rregulluat sjelljen e fëmijës tuaj, zgjidhët problemin mes jush për telefonin dhe nuk patët nevojë të dhunonit fëmijën tuaj që aq shumë e doni.

Publikoi marrëveshjen sekrete me Shqipërinë për detin, Kocias rrezikon 13 vite burg

Publikoi detaje të një marrëveshje sekrete, nga e cila Greqia përfiton një zgjerim detar prej 12 miljesh, por tani duket se për këtë akt rrezikon plot 13 vite burg.
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias pasi dha dorëheqjen pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, tregoi me mburrje se kishte arritur që t’i ‘kafshonte’ Shqipërisë një teritor detar, sa sipërfaqja e krahinës së Thesprotisë.
Sipas medias greke, Nikos Kotzias, akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se ‘Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare’, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin.
Këto media japin edhe detaje. Me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori Anti-Korrupsion për deklaratat e ish-ministrit.
Por përveç hetimit për nxjerrje të sekretit shtetëror në lidhje me deklaratat për zgjerimin në 12 milje, pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve, nga George Soros.
Sipas asaj që shkruhen në median greke, Kotzias, rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona, që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme (Turqia), si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore, që duhet të mbahen konfidenciale.

Ajsbergu i borxhit qeveritar, piramida e re e Shqipërisë

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti në një shenim në rrjetet sociale ka shkrura se Shqipëria është para një piramide të re financiare e cila “do të na fundosë nën rrënojët e saj”.
Edmond Panarit thotë se ka një borxh të fshehur i cili nuk figuron na faturën e bilanceve dhe që kap shifrën e 2 miliardë dollarëve.
Ai shkruan se huamarrësi është qeveri, ndërsa huadhënësi koncensinarët që investojnë me rrisk zero dhe fitim të garantuar, “sepse qeveria duke e shtrydhur me zgjedhe taksash popullin, garanton pagesen e fitimit të munguar të oligarkeve”
Postimi i plotë i deputetit të LSI
Ajsbergu i borxhit kombetar, piramida e re e Shqiperise.. Ka një borxh të fshehur, i cili nuk figuron ne faturat e bilanceve! Ky borxh i kapercen dy miliard dollaret dhe do të paguhet teresisht nga qytetaret. Huamaresi është qeveria, huadhenesi koncesionaret (alias oligarket), të cilët investojne me risk zero dhe me fitim të garantuar edhe nese nuk kanë fitim te realizuar, sepse qeveria duke e shtrydhur me zgjedhe taksash popullin, garanton pagesen e fitimit të munguar të oligarkeve. Te gjithe studimet e fizibilitetit tregojne se nese qeveria do ta kishte mare vete borxhin dhe te realizonte me ndermarrjet e saj investimet e parashikuara , kosto e tyre do të ishte të pakten 30%me e ulet se fatura e koncensionarit. Sepse do të kishte gare, do kishte konkurence ofertash … Te cilat mungojne sepse koncensionari e eviton garen dhe fiton aforfe me ppp-te me kontratat qeveritare duke krijuar situate monopol. Por nga qe qeveria nuk merr dot borxh sepse ja ndalon ligji per pragun e borxhit, ka gjetur të ngreje skemen e re piramidale të Shqipërisë, borxhin e fshehur, i cili do te zbraze xhepat e shqiptareve dhe po pergatit gremisjen e ardheshme financiare të vendit. Mos harroni se kriza financiare e 2008 dhe falimenti e kolapsi i ekonomive perëndimore, filloi si krize borxhi,si krize e bilanceve të fshehur nga kontot publike. Pikerisht ate qe po ben qeveria sot…! Piramida e re financiare e pas 97 tes, po hedh vrullshem shtat dhe kur të shembet do te na fundose nen rrenojat e saj.

Takimi i mistershëm i mesnatës që ka trazuar Ramën

Një takim i fshehtë Meta-Xhafaj i zhvilluar në rrethana të mistershme duket se e ka detyruar Kryeministrin Edi Rama të tërhiqet nga këmbëngulja e tij për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur fakte interesante sot në rrjetet sociale
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
“Ndodhi pas mesnate!Tërhiqet me bisht nën shalë Kallam Dështaku!
Kallam Dështaku nuk do të votojë sot në parlament, ashtu siç rrahu dy ditë me radhë gjoksin dhe paralajmëroi në një sfidë shah-mat se do të votonte në parlament Sandër Lleshin si zëvendësministër-ministër.
U tërhoq, u palos pas një takimi të fshehtë falenderues Meta-Xhafaj të zhvilluar në rrethana të mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilistëve. Zhvillime interesante!?!? “.

Shah me të vetët…!

Nga Ylli MANJANI

Edi Rama nuk gënjen kur thotë se “po luan Shah”. E vetmja gënjeshtër e tij është se nuk tregon se me kë po luan.
Ka krijuar idenë që lojën e ka me Ilir Metën, por në fakt po luan shah e çfarë shahu, me partinë e vet.
Nuk kam menduar për asnjë sekondë se kishte paramendim në mosdekretimin e Sandër Lleshit. Ajo ishte një ngjarje që doli krejt rastësisht. Ndaj nuk më ka interesuar debati është apo jo kushtetues mosdekretimi!
Ky debat nuk çon askund! Nuk çon as në shkarkimin e Presidentit e aq më pak në eleminimin e tij siç bëri Enveri me Koçi Xoxen (llafe që dalin nga propaganda e qeverisë). Nuk çon as në burgosjen e Ilir Metës, endërra e parë dhe e vetme që shohin rilindasit, që kanë lexuar vetëm këtë paragraf të librit Kurbani.
Janë pa dyshim pordhë syfyri këto gjera.
Presidenti krijoi një precedent, i cili do kish qenë më i justifikuar nëse do motivohej me një arësye kushtetuese, sesa me bindjen e Tij.
Sidoqotë u krijua një praktikë e re, e cila mbetet në fuqi deri sa të ketë një interpretim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Ideja se ka dhe “instrumenta të tjera” është pordha tjetër e syfyrit që lëshon Rilindja.
Pra Edi Rama u gjet para një fakti të ri e të papritur. Pasi kuptoi se nuk ka çfarë 0’ti bëjë Presidentit, vendosi ta përdorë atë në lojën e tij të shahut me deputetët e vet.

Meta tashmë është “gogoli” që na hap punë. Ky rol i tij duhet Ramës, për ti mbledhur deputetët e pa lumtur me Qeverinë dhe veprimet arbitrare të Ramës me ta.
Rama dorëhoqi Xhafën që deputeteve u ishte imponuar si “histori suksesi”, propozoi Sandër Lleshin me një tweter dhe dy rrjeshta letër për Presidenti. Por, grupin parlamentar nuk e pyeti. Qëllimisht sigurisht!
Ndërsa tani që u zu ngushtë, bëri mbledhje dhe u bë “kolegjial”. Por budallëku është aty, sepse nuk ka llogjikë të mos i pyesësh deputetët kë so ju çosh ministër, ndërkohë që i pyet kur emëron vetë një zevendësministër!!
Dhe deputetët e pranojnë këtë gjë, jo për parim, as për mbështetje pa kufi të Ramës, por “për inat” të Metës. Ja pra ku doli roli i “Gogolit”.
Tani me “rolin” e ri që i vuri Metës, Rama do shkojë natyrshëm drejt disa ndryshimeve edhe me të thella në qeveri dhe jo vetëm. Ndërkohë deputetët të kënaqur ose jo, do rrinë SQUK! Do bien dakort me çdo propozim që do ju paraqitet…
Shah, apo jo! Por lujn me veten dhe e shesin sikur po lujn me të tjerë…
Ndërkohë me Metën, “gogolin” e deputetëve do të bashkëpunojë tashmë pa problem…

Vjen reagimi i Presidentit pas kërcënimeve nga Rama në Kuvend

Ka ardhur reagimi i Presidentit ndaj kryeministrit Rama, i cili gjatë fjalëes së tij në Kuvend hodhi akuza e paralajmërime ndaj Ilir Metës për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Në një status në Facebook, kreu i shtetit, ka postuar një foto duke i uruar “mirëmëngjes” shqiptarëve.
“Mirëmëngjes miq! Drejt Kalabrisë tek Arbëreshët”, shkruan Presidenti Meta, i cili shfaqet pranë analistit Ilir Kulla.
Kryeqeveritari paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.
Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare.
Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave”, u shpreh Rama.
Ndërkohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut
Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.
Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Xhafaj voton shkarkimin e tij dhe zhduket nga Parlamenti

Kuvendi ka miratuar me votat e socialistëve shkarkimin e ministrit të Brendshëm të dorëhequr Fatmir Xhafaj, duke miratuar dekretin e presidentit. 
Shkarkimi i Xhafës u miratu me 75 vota. Ndërkohë asnjë votë nuk ka qenë kundër dhe asnjë abstenim. Edhe vetë Fatmir Xhafaj ka votuar ‘pro’ shkarkimit të tij. Ai ka qenë i ulur në fund të sallës.
Lufta e ftohtë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vazhduar edhe sot në seancën e jashtëzakonshme në parlament.
Rama në fjalimin e tij ka bërë elozhe pa doganë për këshilltarin e tij, Sandër Lleshi, të cilin e ka projektuar si ministër të Brendshëm, por ka shqiptuar vetëm një fjalë të ftohtë për Famir Xhafajn: E falënderoj…
Ashtu siç pritej, ky i fundit ka ngritur kartonin në favor të dekretit të presidentit Meta për shkarkimin e tij.
Në këtë seancë Xhafaj ka zgjedhur që të qëndrojë në fund të sallës dhe pasi u është bashkuar 74 deputetëve të tjerë në shkarkimin e vetvetes është larguar i zymtë dhe me shpejtësi, nga ambientet e Kuvendit.

Më herët gjatë fjalës së mbajtur, Rama njoftoi se menjëherë pas shkarkimit të Xhafajt, do të mblidhet qeveria për të emëruar sipas tij ministrin e ardhshëm të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili do të funksionojë tani për tani si zv/ministër i parë, duke theksuar se po i jep edhe disa ditë kohë presidentit, që të krijoje bindjen e plotë për këtë figurë.
Kreu i qeverisë Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë është shprehur se prej së shtunës, kemi një problem me Presidentin e Shqipërisë.
‘Që prej të shtunës mbrëma ne kemi një problem me Presidentin e Republikës.
Ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë, pavarësisht kemi besimin apo jo të kujtdo, përfshirë edhe Presidentin’, deklaroi Rama në Kuvend.
Sipas tij, ‘askush tjetër përveç popullit nuk e ka e as nuk e merr dot të drejtën të na pengojnë në ushtrimin tonë të detyrës, as Presidenti’.
‘Kushtetuta i ka të përfshira të 12 kompetencat e presidentit, por askund nuk e ka atë që të rrëzojë ministrat’, tha Rama.
‘Gjithkush ka të drejtë të hidhet të na besojë ose jo, të hidhet edhe përpjetë po të dojë, por jo të në na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë Kushtetues,e përfshirë edhe Presidentin e Republikës’, u shpreh Edi Rama në Kuvend.