28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Edhe Topi kundër Ramës: Përgjegjësi kryesor, vendi është peng i arrogancës së tij

Ish-Presidenti Bamir Topi i kthyer vite më parë në aleatin kryesor të Ramës ka dalë sonte për të parën herë kundër Ramës. Bamir Topi ka bërë një analizë të shkurtër të asaj që përfaqëson Rama duke deklaruar se ai “është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar” dhe se “vendi është peng i arrogancës së një individi”.
Topi ka surprizuar me qëndrimin e tij politik duke kritikuar Ramën dhe duke i kujtuar atij se sot i ka të gjithë kundër.
I ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin Open të drejtuar nga Eni Vasili, ish-Presidenti i vendit, Bamir Topi foli për precedentin e krijuar nga Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, duke thënë se Meta mund të ketë arsye që veproi në këtë mënyrë, por duhet t’i bëjë publike ato.
“Nëse kandidatura i plotëson detyrimet kushtetuese, atëherë unë do ta dekretoja. Në këtë rast Meta mund të ketë arsye, por ai duhet të bëjë transparencë”, tha Bamir Topi.
Por ndër të tjera, ai u shpreh se nuk ka pasur precedentë të tillë të mëparshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një rast.

Pro-perëndimori Basha do ta shkërmoqë qeverisjen Rama

Nga Qamil Gjyrezi

Po ndiqja para disa ditësh emisionin “Opinion” dhe po e dëgjoja për herë të dytë Lulzim Bashën, që deklaroi haptas. “Jam formuar në perëndim dhe ja kam kushtuar jetën luftën kundër krimit”. Kjo deklaratë shumë e fortë më krijoi një bindje të plotë për Lulzim Bashën, për formimin e tij politik dhe progarmin e tij opozitar dhe qeverisës. Edhe unë kam këtë ide për politikën pro-perëndimore, e cila ka në themel luftën me krimin në të gjithë historinë e saj. Basha në këtë emision deklaroi se: “Këto regjime, si i Ramës do të marrin fund”!
Ndër të tjera në fund të intervistës deklaroi se “Na pret një punë e madhe”. Në realiet për të shkërmoqur këtë gjoja bashkëqeverisje të Ramës, para opozitës del një punë e madhe, mbasi janë sisteme politike të ndërlikuara, që bashkëpunojnë me krimin dhe qeverisin me krimin, por përpiqen të tregojnë anën e jashtme, të pikturuar me elemtë formal dhe deklarta pa vlerë.
Edhe propozimi për zgjedhje lokale dhe kombëtare në Qershor, është një propozim pro-perëndimor real që Zoti Basha që i bëri Edi Ramës.
Kriza politike, ekonomike dhe shteti i krimit, largohen nëpërmjet zgjedhjeve të lira me votën e elektoratit dhe me debatin dhëmb-për dhëmb me kundërshtarin politik.
Dekalarat e Bashës dhe opozitës, janë një politikë “dhëmb-për dhëmb”, në media dhe kudo, që po japin rezultat.
1.Politika pro-perëndimore dhëmb për dhëmb dhe dorëheqja e Xhafës-“Babale politikës”.
Nga dorëheqja e Xhafës, duan të përfitojnë të gjithë, media, individë të interesuar për të krijuar “tymnaja”, biles edhe vetë Rama. Një fakt duhet theksuar që goditjen më të madhe ja dhanë investigimet e opozitës, dhe deklaratat e Zotit Basha. Me të vërtetë u ironizua “Babale politika”, por e menduar dhe e thënë thjeshtë, si mund të qëndronte në politikë, një ministër me të vëllaun që akuzohej për trafik droge, pavarësisht loajrave të ish-ministrit të brendshëm Xhafa, për ta ekstraduar në Itali.

2.Statusi në F.B. dhe deklaratat e zotit Basha
Statusi në F.B. dhe deklaratat e zotit Basha shprehin qartë dhe më japin besim, për një lider pro-perëndimor dhe ja ka kushtuar jetën luftës kundër krimit dhe ndërtimit të shtetit ligjor dhe qeverisjes në shërbim të njerëzve dhe të shtetit.
Zoti Basha shkruan: “Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore“.
Ai vazhdon se: “Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha .
3.Xhafa i përdoruri radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës.
Po citoj një deklaratë të deputetit të P.D-së Ervin Salianji se: “Xhafa ishte i përdoruri radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës”. Personalisht si opinionist dhe politikan shpresoj të jetë i fundit dhe të mos ketë të njëjtin fat me Xhafën, Gjeneral Lleshi!
Në realitet Rama i përdor ministrat e tij për të mbështetur krimin dhe bandat. Këtë e treguan arrestimet e fundit. Për të blerë dhe intimiduar votuesit. Rama i ka vjedhur zgjedhjet e fundit, ky fakt është tashma vërtetuar. Rama i përdor ministrat kryesorë për të prodhaur para dhe pushtet politik, sic ishte rasti i Tahirit dhe Xhafës dhe i Beqajt. Pastaj zgjedh ministra edhe më të përuluar.

4.Takimi i opozitës në Manzës, krejt ndryshe nga “nudo-politika” e Ramës.
Takimi i opozitës në Manzë ishte krejt ndryshe me deklaratat për Nudot e Ramës në takimin e Lushnjës për dorëzimin e kartave të antarësisë.
Rama mendon se gjuha “anarkike” me kazanë dhe nudo do të ketë të njëjtin ndikim si donte Rama të kishte në zgjedhjet e fundit me elektoratin. Gjoja i veshur me tuta, ai mendonte se do të kishte ndikim pozitiv te njerëzit e përditshëm dhe me deklaratat reale për Nudot, mendon se me të vërtetë do ti “emocionojë” të rinjë si njeri i lirë. Biles shumë socialist të ndershëm ironizojnë veshjet e Ramës dhe nuk mendoj se deklaratat me “Nudo” do të kenë të njëjtin ndikim sic patën fotot Nudo të Ramës, disa vite përpara. Anarkive politike do ju vijë fundi dhe do të trimfojë politika, liberale me element konservatorë, të vërtetë, “herarkike” dhe real e opozitës.
Opozita sot në Manzë ju foli njerëzve për punët e përditshme, bujqësinë shqiptare që po vuan qeverisjen e Ramës dhe oligarkëve dhe diskutimet e elektoratit ishin të mbështetura në element tradicionalë dhe real që i shqetësojnë njerëzit, prindërit dhe rininë në vecanti. Deklaratat e zotit Basha dhe liderve opozitarë ishin të mbështetura ne fakte dhe transmetuan mesazhe optimiste për të ardhmen.
4.Radhën e ka Vangjush Dako!
Basha po vazhdon përplasjen “dhëmb për dhëmb” me deklarata në distancë, me Vangjush Dakon. “Basha deklaron se dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet”.
Akuzat e kryeatrit të opozitës Basha, pritet t’i zbardhi prokuroria dhe mendoj se i larguari i radhës do të jetë Dako!
Me këto deklarata pro-perëndimori Basha, do ta shkërmoqi bashkëqeverisjen Rama, për një qeverisje për të gjithë Shqiptarët dhe të rinjtë që po largohen dita-ditës dhe një Shqipëri më të mirë të integruar.

U shkërmoq, nuk u dorëhoq!

Deputeti i PD, Ervin Salianji përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si një ministër që u shkërmoq nga denoncimet me prova e PD-së.
Sipas Salianjit, “pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt”.
Reagimi i Salianjit
Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si nje ministër që u shkërmoq nga denoncimet me prova dhe fakte të PD, se ai u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.
Xhafaj iku me damkën e një ministri që përdori për interesa personale kriminale postin publik dhe pushtetin politik, me qëllim të shpëtojë klanin mafioz Xhafaj. Pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt, por jo interesit publik Nën presion dhe për të hequr vëmendjen nga vetja, u detyrua të “shplahej” në publik, duke goditur një bandë mafioze rivale, bandë që opozita kishte së paku 2 vite që e kishte denoncuar, por me te cilën, Xhafaj dhe Rama jo vetëm e mbrojtën, por me krahun poliitik të bandës së dosjes 339, miratuan Reformën në Drejtësi.
Largimi i Xhafës, pasi bëri goditje selektive, duke shmangur arrestin e Dakos, është turpi dhe nënshtrimi përfundimtar i tij ndaj krimit dhe bandave.

Rekordi i zi i OSHEE, 73 miliardë lekë fatura energjie të pa mbledhura

Gjendja Debitore e klientëve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti në 73 miliardë lekë në gusht 2018, nivel ky më i lartë se sa 71.4 miliardë që ishte në dhjetor 2014, kur nisi Reforma e Rimëkëmbjes së sektorit.
Gjendja e detyrimeve të paarkëtuara të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shënoi një rekord të ri historik në gusht të këtij viti, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm të regjistruar në dhjetor 2014, kryesisht si pasojë e shtimit të mospagesave nga ndërmarrjet jobuxhetore, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të sistemit të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë.
Në fund të gushtit, OSHEE kishte 73 miliardë lekë fatura të paarkëtuara, në krahasim me 68.6 milionë që ishte niveli më i ulët i shënuar në dhjetor 2015 dhe 71.4 miliardë që ishte para fillimit të reformës në këtë sektor nga qeveria aktuale.
Dallimi është që shtimi i detyrimeve të papaguara gjatë viteve të fundit është shkaktuar në masë të madhe nga sektori publik, ndërkohë që borxhet e konsumatorit familjar kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme.
Kështu, OSHEE kishte 55.6 miliardë lekë fatura të paarkëtuara nga konsumatorët familjarë në vitin 2014, detyrime që ranë në 49.3 miliardë në vitin 2018. Por ndërsa konsumatorët familjarë po paguajnë, konsumatorët publikë, përfshirë institucionet buxhetore dhe ndërmarrjet jobuxhetore, vetëm sa i kanë shtuar detyrimet e papaguara.

Ndërmarrjet jobuxhetore, ku peshën më të madhe e kanë ujësjellësit që janë nën administrimin e bashkive, kanë shtuar faturat e papaguara nga 3 miliardë në vitin 2014 në 9 miliardë më 2018.
Borxhet e ndërmarrjeve publike ishin në masën 5 miliardë lekë ose rreth 40 milionë euro në nisjen e reformës, por ato u morën përsipër në masë të gjerë nga buxheti i shtetit, me shpresë se disiplina financiare do të forcohej dhe këto ndërmarrje do të paguanin faturat e veta. Pas shlyerjes së pjesshme nga qeveria, borxhet e këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE ranë në 3 miliardë lekë. Që nga ajo ditë, faturat e papaguara janë shtuar me mbi 2 miliardë lekë në vit për të arritur në gusht 2018 në një nivel gati dy herë më të lartë nga sa ishin para fillimit të reformës.
Edhe institucionet buxhetore, ndaj të cilave janë ndërmarrë herë pas here masa për të imponuar disiplinë financiare, kanë shtuar në mënyrë konstante faturat e papaguara ndaj OSHEE. Në gusht, totali i detyrimeve të tyre ishte 2.9 miliardë lekë.
Rritja e faturave të papaguara të sektorit publik ka qenë edhe më e lartë se sa rënia e faturave të papaguara të konsumatorëve familjarë.
Nga ana tjetër, borxhet e sektorit privat kanë mbetur në nivel të njëjtë me katër vjet më parë.
Në krahasim me dhjetorin 2015, borxhet e paarkëtuara të OSHEE janë rritur me 34 milionë euro në total, ku familjarët kanë ulur detyrimet me 28 milionë euro ndërsa ndërmarrjet jobuxhetore kanë akumuluar borxhe të reja prej 49 milionë eurosh.
BIRN

Goditja tjetër e Xhafës për Ramën: Ika sepse godita të fortët e lidhur me shtetin

Fatmir Xhafa nuk harron të shigjetojë sërish Ramën. Kësaj here në mënyrë thuajse të drejtpërdrejtë. Xhafa ka bërë të qartë përmes mesazhit publik se, mes tij si ministër që po luftonte të fortët e lidhur me shtetit dhe këtyre të fortëve, Rama zgjodhi të fortët.
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbajtur fjalën e fundit para drejtuesve të policisë dhe bashkëpunëtorëve të tij, para se të largohet përfundimisht nga ky institucion.
Ajo që ra në sy ishte sulmi që ai i bëri paraardhësit të tij dhe qeverisë, duke thënë se gjatë kohës që ai ka qenë në krye të ministrisë së Brendshme janë arrestuar kriminelë dhe goditur grupe kriminale të cilët kishin lidhje shtetërore.
“Qytetarët e kanë parë që dita-ditës, bota e krimit dhe shteti, gjithnjë e më shumë, po gjenden në anë të kundërt të barrikadës. Ky është një fakt shumë i qartë tashmë. Njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, kanë parë me simpati të madhe çfarë Policia e Shtetit ka bërë në këto muajt e fundit. Ata anëtarë të botës së krimit që deri dje ndiheshin si zot shtëpie në rrugët e qyteteve tona dhe sfidonin hapur shtetin në jo pak raste, sot kanë kuptuar se ka marrë fund koha kur ata mundet ta sfidonin atë, apo më keq akoma të ishin në ndonjë rast në një anë me përfaqësues të shtetit”, tha Xhafaj.
Arsyeja e vërtetë e largimit të Xhafës, besohet se është pas përplasjeve të forta që pati me kryeministrin Rama, pas arrestimeve të bëra pak javë më parë, ku më pas dolën në pah edhe emra deputetësh e kryebashkiakësh të mazhorancës.
Si pasojë e aksionit të para dy javëve u vunë në pranga dy ish-deputetë socialistë, di dhe dolën përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush dako, i cili bënte pazare me kriminelë për të marrë vota.

Video, qytetarët e Delvinës denoncojnë para deputetit “rilindas” mashtrimet e Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikua një video, ku qytetarët e Delvinës gjatë një takimi me deputetin e zgjedhur rilindas, shprehin hapur dhe shumë të irrituar zhgënjimin e tyre ndaj kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama.
‘Durimi ka një kufi’! Qytetarëve të Delvinës ju është sosur durimi nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e ‘Rilindjes’.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Delvinjotet denoncojnë me guxim para narkodeputetit mashtrimet e turpshme të Kallam Dështakut si mungesën e furnizimit me ujë, shkatërrimin e infrastrukturës dhe të sistemit të shëndetësisë etj., etj…
Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

sb

Delvinjotet denoncojne me guxim para narkodeputetit mashtrimet e turpshme te Kallam Deshtakut si mungesen e furnizimit me uje,shkaterrimin e infrastruktures dhe te sistemit te shendetesise etj etj..Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 5. November 2018

Loja e Ramës me një matrioshkë ruse si ajo e Sandër Lleshit

Nga Kastriot Islami

Rama është injorant në shah. Kështu ka qenë si piktor. Aq më rëndë ka qenë si basketbollist. Dhe injorant fare është si njohës i Kushtetutës e ligjeve. Sepse Rama e urren Statutin e partisë që është dokumenti bazë ligjor i funksionimit të partisë. Se Rama urren Kushtetutën e Republikës që është dokumenti themelor i funksionimit të shtetit ligjor demokratik. I quan ato të dyja copa letrash pa vlerë dhe që ai mund ti bëjë si ti ketë qejfi dhe mund ti grisë sa herë të dojë.
Sepse në realitet Rama urren rregullat e lojës dhe është tërësisht i paaftë të menaxhojë partinë e shtetin bazuar në rregulla ligjore. Dhe përveç se është i paaftë vetë, ai për shkak të kompleksit të inferioritetit mban rreth vetes injorantë më të mëdhenj se ai vetë, mban rreth vetes vetëm servilë që e lajkatojnë dhe të cilët ai mund ti ndërsejë lehtësisht të shajnë e sulmojnë kundërshtarët e tij. Prandaj Rama ka shkatërruar krahas Statutit e Kushtetutës edhe rregullat e konkurrimit sipas meritës, vlerave dhe integritetit. Dhe kjo shpjegon përse aktualisht Rama është një Ali Baba i rrethuar nga 40 matrioshka ruse, manenikë në duart e tij, që shumica janë ose injorantë, ose pa shkollë e me diploma fallse, ose kriminelë e trafikantë, ose mashtrues e hajdutë fondesh e licencash…
Kjo shpjegon përse Rama edhe pushtetin në PS e “bleu” me lejet e ndërtimit të Bashkisë dhe zgjedhjet e përgjithshme i fitoi duke blerë vota me paratë e pista të korrupsionit dhe duke kërcënuar votuesit me individët me rekorde kriminale që së fundmi e kanë marrë peng dhe po i hanë kokën.

Kështu, për shkak të kësaj mendësie dështoi në qeverisje e cila mund të konsiderohet qeverisja më e turpshme në 100 vitet e fundit. Dështoi me të gjithë ministrat që i zgjodhi jo mbi bazën e meritës e vlerave por vetëm se plotësonin kriterin e servilizimit e të klientelizmit, të gjithë memecë para tij dhe sharës e shpifës përballë kundërshtarëve. Kështu zgjodhi edhe deputetët, kështu shumë nga kryetarët e bashkive, kështu të gjithë drejtorët e rëndësishëm, kështu së fundmi edhe gjyqtarët e prokurorët.
Pra thënë shkurt e troç, Rama, që urren rregullat e lojës, ndërtoi një ekip matrioshkash ruse që kanë dy cilësi të përbashkta, mediokritetin e klientelizmin. Kështu, me këto mendësi dhe tinëzisht shkatërroi sistemin e drejtësisë pasi kishte hedhur në erë parimin e kontrollit dhe ballancës (check and balance) duke e lënë së fundmi vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë dhe menduar se vetëm kështu mund të qeveriste pa asnjë kontroll kushtetues dhe do të mbretëronte gjatë.
Po këtë radhë përballë Metës, sharra i ngeci në gozhdë, dhe ra brenda në kurthin që krijoi po vetë. Tani që i duhet Gjykata Kushtetuese për të provuar se Dekreti i Metës është antikushtetues nuk ka ku të shkojë se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, ndonëse për të qenë të saktë, vendimi i Metës është jo vetëm në përputhje me Kushtetutën por edhe i mirëmënduar.

Rama, injorant në çështjet ligjore, për më tepër ka larguar edhe ato pak ekspertë ligjorë që kishte gjetur në PS duke i zëvendësuar ata me “matrioshka” servile që i japin vetëm justifikime ligjore për marrëzitë e tij politike dhe nuk i ka mbetur qoftë edhe një jurist që ti thotë të vërtetën profesionale dhe ta frenojë që të mos futet në kurthet idiote që ka ngritur ai vetë me ligësinë e tij kundër të tjerëve.
S’ka asnjë jurist që ta mësojë se kjo që po bën në rastin e Lleshit është idiotizëm ekstrem dhe për më tepër po turpëron edhe “gjeneralin” i cili ka pranuar të kthehet në një matrioshkë ruse në duart e tij. Sepse është e turpshme për “gjeneralin” që ende mban gradat e një ushtaraku aktiv e pasi është turpëruar duke mos u emëruar si ministër pranon që emri i tij të luhet si zëvëndës ministër sikur të ishte një matrioshkë ruse njëlloj si ato deputetet budallaçka që ngrihen e flasin në seancë pasi ju nis Rama një mesazh.
Dhe Rama, injorant në shah, del dhe thotë se do të vazhdojë të luajë shah, ndërkohë që se ka haberin fare nga shahu dhe për më tepër si fil ka një matrioshkë ruse, si damë që pret të përdorë në vend të filit ka një matrioshkë tjetër ruse që e mban nën mëngë…Rama po luan si një shahist i dështuar sic ka luajtur gjithnjë me veten e tij dhe tani luan vetëm matrioshkat ruse që i ka zgjedhur pa pyetur askënd dhe që kërkon ti përdorë pa pasur asnjë ide sesi luhet shah…Dhe kërkon të fitojë lojën ndërkohë që është i rrethuar vetëm nga matrioshkat ruse…Dhe cili është rezultati? Rama është shah-mat…Është në panik e qorroskak nga i cili s’do të mund të dalë thjesht si shahist….

Çfarë i thotë Ronaldo para çdo ndeshjeje Dybalas?

Në të përditshmen italiane “Tuttosport” shkruhej se Paulo Dybala po përmirësohet falë punës së tij me Cristiano Ronaldon, duke zbuluar tre gjëra që CR7 i thotë atij para ndeshjeve.
Së pari, jep shembullin e tij gjatë seancave stërvitore, pasi portugezi është i pari që arrin në Continassa dhe i fundit që largohet.
Së dyti, CR7 i jep këshilla konkrete Dybala-s e disa herë qorton La Joya për të motivuar atë.
Personaliteti Ronaldos dhe historia e tij si futbollist e bën një lider të padiskutueshëm në dhomat e zhveshjes së “Zonjës së Vjetër” dhe ylli i Juves përpiqet të përdorë aftësitë e tij prej lideri për të ndihmuar Dybala-n që të bëjë një hap më tej në karrierën e tij si sulmues.
Nesër Juventus pret në shtëpi Manchester United pas një fitoreje të merituar, dhe pritet të jetë përsëri dyshja Ronaldo-Dybala që do bëjnë diferencën.

Juventus’ Argentinian forward Paulo Dybala (L) celebrates with Juventus’ Portuguese forward Cristiano Ronaldo (R) after scoring a goal during the Italian Serie A football match between Juventus and Bologna on September 26, 2018 at the Allianz Stadium in Turin. / AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO