21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Protesta/ Shkatërrimi i banesave te “Unaza e Re”, pse është zhdukur Lali Eri?

Pesë institucione publike u bashkuan në një dalje publike për të bindur banorët e Unazës së Re në Tiranë se shkatërrimi i pronave dhe banesave të tyre është diçka pozitive. Prej disa ditësh, qindra qytetarë që kanë shtëpitë dhe bizneset e tyre në aksin rrugor nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi “Shqiponja” kanë kundërshtuar planin që dëmton interesat e tyre, nëpërmjet protestave që arritën kulmin mesditën e së Dielës, me bllokimin e aksit rrugor ku kalon projekti.
Një ditë pas protestës masive, drejtues të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Hipotekës, ALUIZNI-t dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik dolën para medias për të shpjeguar qëllimin e projektit dhe angazhimin e tyre për përmirësimin e jetës së banorëve, përfshirë edhe atyre që do t’i lënë pa shtëpi.
Në këtë dalje publike, i vetmi autoritet që mungonte ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bashkia kishte vendosur të përfaqësohej nga nënkryetari i saj, Arbjan Mazniku, duke shmangur në këtë mënyrë përballjen e drejtëpërdrejtë të Veliajt me shqetësimin jetik të mijëra banorëve të zonës së Unazës së Re, strehimit dhe të drejtës për biznes.
“Lali Eri”, i cili në çdo kronikë mediatike të parafabrikuar shfaqet si njeriu i punës dhe që mendon për qytetarët e Tiranës, ka vendosur që kësaj radhe të mos përballet me problemin madhor. Pak muaj para zgjedhjeve lokale dhe në situatë ku nuk e di ende nëse do të kandidohet nga Edi Rama për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po synon që të shmangë sa më shumë përplasjet sociale.

Projekti i Unazës së Madhe, ku përfshihet edhe aksi Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja, është një prej premtimeve më të mëdha të “Lali Erit”, megjithëse ai e gjeti të gatshëm atë nga paraardhësit e tij. Erion Veliaj, si kryebashkiak, kishte për detyrë vetëm që të gjente zgjidhjet më të mira për banorët që do të shpronësoheshin në gjurmën ku është parashikuar të kalojë ky projekt gjigand.
Por, siç ka rezultuar deri më tani, Veliaj ka dështuar në dy raste të mëparshme për të gjetur mirëkuptimin dhe zgjidhjen për banorët e Tiranës. Fillimisht, përplasje pati me banorët e Shkozës. Por numri i të prekurve nga kalimi i Unazës së Madhe në atë zonë ishte i vogël dhe bashkia e Lali Erit e menaxhoi me lehtësi. Më pas, konflikti vijoi në zonën e Selitën, ku përballë fuqisë së bashkisë ishin disa familje rome, të cilat gjithashtu u thyen lehtësisht.
Në këto dy raste të mëparshme, Lali Eri u doli vetë në ballë punëve, ndryshe nga rasti i tretë, ky i protestës së fundit në Unazën e Re. Në këtë zonë banojnë disa dhjetra mijëra banorë, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe biznesin e tyre të përditshëm. Kjo zonë është një “bombë elektorale” për Erion Veliajn, e tillë, që, edhe nëse kandidohet, mund t’i shkaktojë humbjen në zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit 2019.
Ndaj, ai ka zgjedhur që, të paktën në momentin e parë, t’i shmanget protestës së banorëve të Unazës së Re, me shpresën që intensiteti i reagimit qytetar do të zbutet.

/Boldnews.al

Vetëvrasja e Mirela Kumbaros

Elona Caslli

Mund të kisha menduar gjithçka, por që do të vinte dita që do të shkruaja për vetëvrasjen tënde Prof., këtë gjë nuk e kisha menduar kurrë. Kurrë nuk ish vërvitur në mendjen time, kjo metamorfozë e frikshme që të ka mbështjellë të tërën. Kur ti hyje në auditor, dukej se gjithçka peshonte më pak.
Atipike në sjellje, atipike në qëndrim, atipike në mësimdhënie. E lirë, e freskët, e bukur…
Kanë qenë Zgjedhjet e Përgjitshme. Një grup prej 4 vetash nga përkthimi u përzgjodh të shoqëronte disa të huaj.
Mes tyre isha dhe unë. Të telefonova. Të thashë se nuk dija se çfarë të bëja, se ishte hera e parë dhe kisha frikë. Do shkosh medoemos – m’u përgjigje.
– Jam e sigurt se edhe nëse do të paraqitet ndonjë situatë e vështirë do të dish të dalësh prej saj.
Ndaj pranoje dhe suksese! Ishe pa protokoll ti dhe ndaj më pëlqeje. Nuk merrje mungesa dhe praninë e studentëve nuk e diktoje me autoritetin e regjistrit por me autoritetin e përmbajtjes. Çfarë ka ngjarë me ty Prof?! Je shndërruar.
Nuk të njoh më. Nuk dalloj më as sqimën e përzgjedhjes së fjalës kur shprehesh. Në kujtesën e këtij qyteti do të gdhendesh si individi që donte të shembte Teatrin Kombëtar.
Teatri Kombëtar do të jetë si një tatuazh mbi lëkurën tënde. Një nga ato tatuazhet që mund të jetë bërë në dehje e sipër dhe që do ta heqësh, por nuk ia del dot. Vështirë se njerëzit do të kujtojnë faktin se ke përkthyer Milan Kunderën.

Tejet e vështirë. Vështirë se njerëzit do të besojnë faktin se u këshilloje gjithmonë studentëve të tu, të lexonin Mitrush Kutelin nëse donin të njihnin shqipen e bukur. Shumë e vështirë…
Nuk e di se ç’mund të bësh për t’i kërkuar ndjesë popullit tënd dhe nuk e di madje as nëse populli yt do ta pranonte ndjesën tënde. Edhe ndjesa e humbet kuptimin kur nuk kërkohet në kohën e duhur. Por, diçka e di me siguri.
Nëse do të isha në vendin tënd Prof. do të takoja ndonjë mikeshë të hershme të fëmijërisë. Një nga ato mikeshat me të cilat je rritur dhe të ka qëndruar larg gjatë kohës që ke qenë në pushtet dhe nuk të ka kërkuar asnjë nder.
Vetëm një njeri i tillë mund të të thotë të vërtetën dhe të të pohojë shndërrimin e frikshëm që ke pësuar. E nëse për shkaqe të ndryshme nuk arrin të rigjesh një marrëdhënie të shkuar, konsideromë mua si një të tillë dhe besomë kur të them se je as më pak e as më shumë, mijëra kilometra larg të qenit Njeri.
Njeriu ka humbur brenda teje. E ke vrarë prej vitesh.
Post scriptum-
Rrëfehet se vetëm Krishti u ringjall.
Uroj të ringjallesh edhe ti Prof.

Trafik kokaine në Itali, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë dhe një italian me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit kokainë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Bukë e miell” i ekzekutuar nga policia e Empolit me urdhër të Prokurorisë së Firences ka arrestuar shqiptarët; Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç, nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjeç, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.
Sipas mediave italiane tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine, të cilën e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.
Liman Dana, 54 vjeç, merrej me përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të kokainës në banesën e tij, ndërsa djali i tij Arjan Dana e nipi Fabian Ismaili ishin korrierët e shitjes së drogës.
Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar Maria Esposito 41 vjeç e cila pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Protesta për mbrojtjen e banesave/ Banorët e ‘Unazës së Re’ bllkojnë rrugën: Këtu do vdesim, do flijohemi brenda

Qytetarët sërish në protestë për të ndalur grabitjen e shtëpive dhe bizneseve. Edhe përgjatë ditës së sotme qindra qytetarët kanë protestuar terk Unaza e re, kundër vendimit të qeverisë për tu marrë atyre shtëpitë dhe bizneset.
Banorët duken të vendosur për të mos lejuar askënd që t’u marrë bizneset dhe shtëpitë e t’ua japë ato oligarkëve.
Ata kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar ashtu siç u takon apo pa u gjetur banesa të reja. Ata nuk pranojnë propozimin e Bashkisë Tiranë që të gjejnë banesa me qera e cila do të paguhet nga bashkia, pasi nuk është një zgjidhje afatgjatë.
“E more vesh qa bëhet, nuk e lirojmë rrugën deri sa ai të na japë përgjigje ne. Zoti Kryeministër të na dalë në televizor dhe të na sqarojë, nuk na tremb. Po tallet ai me ne. Pa na marrin shtëpitë pa na lajmëruar”, tha njëri nga banorët.
Ndërkohë një tjetër qytetare e cila ishte gjithashtu shumë e revoltuar me sjelljen e Bashkisë Tiranë, u shpreh se ata duan banesat e tyre pasi përndryshe do të flijohen me gjithë familje pasi nuk kanë ku shkojnë.

“Ta dinë mirë do të flijohemi këtu, me gjithë çunat e mi”, u shpreh ajo.
“Të vijë të na shpronësojë nga fillimi deri në fund, jam me hipotekë, ai jep një shifër qesharake. Asnjë lloj kompensimi nuk na kanë dhënë, ku të shkojmë pas një 1 viti, edhe një viti”, tha një tjetër protestuese.
“Erioni më merr përditë taksat. Ne kërkojmë shtëpi, banesë, e kemi në proces legalizimi, s’na kanë kthyer përgjigje. I kemi paguar të gjitha sipas rregullores, të na japin një zgjidhje të paktën. Unë kam 20 vjet këtu. Brenda kësaj jave na kanë thënë me dalë, me gjet një shtëpi me qira për një vit, turp të kenë si e thonë këtë”, deklaroi një tjetër protestues.
Ata kanë theksuar se nuk do të tërhiqen deri në fund nga kërkesat e tyre dhe nuk do të lejojnë prishjen e banesave.
Por ajo që ka rënë në sy është fakti se ndërsa në vendin ku po zhvillohet protesta nuk ka pasur asnjë polic, shefi i Komisariatit numër 6 ka qenë i pranishëm aty. Por ai nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me protestuesit, por vetëm ka filmuar protestuesit, që më pas tu bëhet presione.

Proteste masive antiqeveritare ne Unazen e Re! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 5. November 2018

Ndodhi edhe kjo, Rama sherr me qentë se nuk e linin të fliste

Një “sherr” ka ndodhur sot mes kreut të qeverisë dhe qenve të lagjes ku ndodhet shkolla “Sami Frashëri”. Qentë nuk e linin Ramën të fliste dhe më në fund kreu i qeverisë është dorëzuar.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një aktivitet në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të diskutuar reformën në gjimnaze. Gjatë fjalës së tij në aktivitet Ramës i ndodhi e papritura, duke u ndërprerë nga të lehurat e një qeni.
Teksa po fliste për reformën elektronike dhe barazinë në sistemin arsimor, një qen ka ndërprerë fjalën e Ramës, ndërsa kryeministri nuk ka ngurruar ‘t’i japë të drejtë’.
“Shumë e drejtë, mbarova”, është shprehur Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës
Platforma elektronike nuk njef emra mbiemra, familje. Njeh vetëm kode dhe në bazë të kodeve të jep rezultatin. E fundit që dua t’ju them…
(Në sfond dëgjohen të lehurat e një qeni)
…shumë e drejtë, mbarova. E fundit që dua tju them është që përtej të gjitha këtyre, juve jeni maturantë, drejtoresha shprehur mirënjohje çfarë kemi bërë ne për shkollën. Unë për vetë skam bërë asgjë për shkollën tuaj që të jemi të qartë. E kam lyer në fillim kur isha kryetar bashkie. Ngjyrat e reja nuk i keni tamam sic duhet. Nëse keni nevojë për ndonjë këshillë artistik unë jam gati ta jap. Laboratorët e të gjitha këto nuk janë merita ime.

PD: Çfarë po fsheh Rama pas “kukullës” me emrin Sandër LLeshi

Gjithnjë dhe më e qartë po bëhet loja e Ramës me kukullën e tij të fundit në ministrinë e Brendshme. Partia Dermokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate të mesditën e sotme ndaj kembënguljes e së Edi Rames për të emëruar në detyren e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshin.
Deklarata e PD
‘Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim’, thuhet në reagimin e PD.
Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.
Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.
Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.
Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.
Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit.

Prap ky idiot!

Janë të paktë ata që kanë akoma edhe dyshimin më të vogël se Spartak Ngjela nuk ka rrjedhur. Sa herë hap gojën, njerëzit kanë akoma më shumë mundësi për të kuptuar sharlatanin që qëndron pas këtij personazhi. Në çdo tre fjalë përmend, amerikani, gjermani, francezi apo italiani. Plotësisht një personazh qesharak për të cilin njerëzit në rrjetet sociale tani thonë; “Prap ky idiot!”
Përmes një postimi të ri në FB ka kritikuar hapur vendimin e Presidentit për të mos dekretuar Ministrin e Brendshëm, të propozuar nga Edi Rama.
Ngjela shkruan ndër të tjera, se mendohet që ministrin e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane dhe Meta duhet të jetë trembur. “Sigurisht që këtë gjë nuk duhet ta ketë dashur as Saliu”, shkruan Ngjela.
Postimi i plotë:
Ku ka të drejtë Presidenti që të mos dekretojë një ministër!
Sipas kësaj, atëherë ky president ka të drejtë që të mos dekretojë edhe kryeministrin që ka fituar zgjedhjet. Domethënë që të shpallet monark absolut.
Turp historik. Po sigurisht, derisa kanë zgjedhur president një njeri që nuk bën dot dallimin midis dorës dhe këmbës, se i duken të gjitha këmbë, sigurisht që kjo do të jetë ecja jonë.
Po, ku ta dijë ky president se ministri juridikisht nuk është gjë tjetër vetëmse kompetenca e deleguar e kryeministrit. Semos e di kryeministri aktual këtë! As ky nuk e di.
Këta janë, nuk ke ç’të bësh.
Por ka edhe diçka. Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm. Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore. Nuk e dimë se kush e ka propozuar ministrin Lleshaj, por, për faktin që është trembur Meta, mendohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.
Sigurisht që këtë gjë nuk duhet ta ketë dashur as Saliu.
Janë të trembur, prandaj. Po korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka shpëtim.
Shqipëria sot ndodhet përpara këtij udhëkryqi: ose do të degradojë në një varfëri shpërbërëse, ose do të ndëshkojë korrupsionin kryeministror shqiptar dhe do të hyjë në Bashkimin Europian.
Jam i bindur se do të ndodhë kjo e dyta.

“To fuck or not to fuck”, kjo është dilema e ministres së Ramës

“Të jesh apo të mos jesh”, kjo ishte dilema hamletiaen e shkruar nga Shekspiri 400 vjet më parë. Po si ka ndryshuar sot ky postulat I shkrimtarit të madh nga ministrja e Kulturës në Shqipëri. Për Mirela Kumbaron dilema është ndryshe “To fuck or not to fuck”, e thënë shqip “të q.. apo të mos q…” Në këtë [ërfundim mund të arrish pas dy statuseve perverse të kësaj minister në rrjetet sociale. Shprehja vulgare dhe banale e saj, tregon për nivelin e perversitetit në qeveri, ndërsa as që mund të flitet më për kulturë në një qeveri ku ministrja e ka hallin se si duhet kryer akti seksual dhe për këtë lëshon edhe receta të vjedhura nga një shkrimtar i huaj, i cili e ka thënë në një kontekst krejt të ndryshëm nga ai i ministres. Kumbaro, jo vetëm që i ka vjedhur shprehjen shkrimtarit, i cili është i lirë në artikulimet e tij dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale, por edhe nuk e ka dhënë të plotë atë, duke i ndryshuar edhe kuptimin, gjë që nuk është bërë pa qëllim.
Pasi theu rrjetin me një shprehje të marrë nga një shkrimtar i njohur botërisht, John Ëater, dhe pa e cituar në asnjë rresht, ka reaguar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Kumbaro shprehet e keqardhur lidhur me keqinterpretimet dhe keqkuptimet që kanë rënë në kurriz të saj, dhe thotë se thënia e shkrimtarit ja ka arritur qëllimit për të bërë që të flitet për librin.
Reagimi i Kumbaros:
Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Ëaters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,
I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti
Kujtojmë se Kumbaro shkruante dje në Tëitter: ”Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”.
Ky postim i ministres nxiti dje një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ku nuk munguan as statueset tallvse dhe ironike ndaj saj.

Si po e betonizon Veliaj kryeqytetin, ka fshehur planin urbanistik

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka qenë sot e ftuar në Fax News, ku ka komentuar betonizimin që po i bëhet Tiranës nën qeverisjen e Erion Veliajt.
Pavarësisht se u premtua nga Veliaj në fillim të marrjes së mandatit se në Tiranë do të kishte zero ndërtime, kjo nuk ka ndodhur dhe shumë leje ndërtimi janë dhënë në zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë dhe zonën e qendrës dhe tentativën për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar.
Zhupa ka denoncuar dje prishjen e pedonales Murat Toptani që është bërë që prej vitit 2011 me fondet e BE-së, kohë kur kryeqyteti drejtohej nga Lulzim Basha.
Prishja e pedonales në rrugën Murat Toptani sipas Zhupës po bëhet me qëllimin e vetëm për t’i hapur rrugë betonizimit të kësaj rruge dhe prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Është fjala për një projekt që është kryer me fondet e BE-së, rreth 2 milionë euro, është inaguruar nga zoti Basha kur ka qenë në drejtimin e Tiranës. Është një pjesë që cilësohet edhe në webin e Bashkisë për rëndësinë e veçantë që ka.
Kjo pedonale në pozicionin e vetë ndodhet në anën e Teatrit Kombëtar, kjo është dhe arsyeja nga Bashkia për t’i hapur rrugë betoniereve që do të ndërtojnë Kullat e kompanisë Fusha. Ju do thoni se pse kalojnë nga kjo rrugë dhe jo nga ana tjetër?
Është shumë e thjeshtë, unë e kam thënë dhe më herët që në anën tjetër do të ndërtohet një tjetër kullë. Nuk ka shumë detaje lidhur me tenderin, thuhet që janë vënë në dispozicion 4 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e rrugës Murat Toptani, dhe është hequr dhe emërtimi i saj si pedonale. Nëse presioni do të jetë i madh, shpresoj shumë që Bashkia të heqë dorë nga shpërdorimi kaq i madh që i bëhet fondeve që jepen nga BE-ja”, u shpreh më tej Zhupa.
Zëdhënësja e PD-së u shpreh më tej se Bashkia e Tiranës ka fshehur planin rregullues dhe të gjitha postimet denoncuese që ajo ka bërë janë marrë në rrugë jo-zyrtare.
“Është gati e pamundur që ti të aksesosh informacion kur është fjala për qeverisjen e Tiranës, pasi ne nuk mund të aksesojmë planin urbanistik të kryqytetit, ku bëhej fjalë dhe për një ndërtim në zonën e Liqenit në Tiranë. Ne e kemi të pamundur që të dimë sesi janë kryer procedurat”, u shpreh më tej Zhupa.

Ish-ministri sqaron ‘funksionin’ e Sandër Lleshit: Ka disa detyra që zv/ministri i Brendshëm nuk mund t’i bëjë as me autorizim

Ish-ministri i Drejtësisë ,Ylli Manjani ka sqaruar se, nëse zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi mund të bëjë detyrën e ministrit. Manjani shkruan se, bazuar në Kushetutë, janë disa disa procedura që ndiqen për t’i dhënë një zv/ministri funksionin e ministrit të Brendshëm në mënyrë të përkohshme.
Manjani shkruan se Fatmir Xhafaj është ende në krye të Ministrisë së Brendshme ndërsa, Sandër Lleshi i cili aktualisht është nga 5 zv/ministrat mund ta kryejë detyrën si ministër vetëm nëse kreu i institucionit e ka të pamundur ta kryejë vetë.
Ish-ministri i Drejtësisë shkruan se ka disa detyra që zv/ministri i Brendshëm nuk mund t’i bëjë as me autorizim sepse duhen ndjekur procedurat kushtetuese, Kryeminstër-President-Kuvend.
“Neni 6 i Ligjit për Këshillin e Ministrave në relacion me nenin 34 të Kodit të Proçedurave Administrative sqarojnë se po, një zëvendësministër mund të kryejë përkohësisht detyrën e ministrit kur ky i fundit është i pamundur për ta kryer vetë.
Por përkohësisht ama!
Por që kjo të ndodhë duhet që ministri të autorizojë me shkrim zëvendësministrin konkret (kujtojmë se ministria e brendshme ka 5 të tillë) që ta kryejë këtë detyrë.
Askush tjetër nuk mund te delegojë një detyrë që nuk e ka! As Kryeministri e as qeveria nuk mandaton dot një zëvendësministër të bëhet ministër!
Nga ana tjetër ka disa detyra që nuk mund ti kryejë zëvendësministri as me autorizim. Zv/Ministri nuk mund të votojë në qeveri ashtu siç nuk mund të ulet në podiumin e ministrit në Kuvend! Sepse për tu ulur aty, duhet të jesh emëruar ministër sipas proçedurës kushtetuese: Kryeministër-President-Kuvend.
Ndaj nuk ka kuptim ideja që ministrin “e bëjmë vetë” si zëvendësministër”, shkruan Manjani.

Postimi i Ylli Manjanit
Edhe një sqarim tjetër të kërkuar nga miq të mi:
Pyetja që shtrohet është a mund të caktohet Zëvendësministri Sandër Lleshi të bëjë detyrën e Ministrit?
Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje duhen mbajtur në konsideratë tre ligje kryesore: Kushtetuta e Republikës, Ligji Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe Kodi i Proçedurave Administrative.
Këto janë ligjet kryesore, përveç të tjerave si psh Ligji për Policinë e Shtetit.
Më konkretisht, sipas nenit 106 të Kushtetutës, Fatmir Xhafaj është ende ministër deri sa të betohet ministri i ri. Pra edhe pas miratimit të dekretit të shkarkimit të tij nga Kuvendi, Ai duhet të qëndrojë në detyrë deri sa të vijë Ministri i ri, jo zëvendësministri i ri.
Ky është detyrimi që buron nga Kushtetuta dhe nga interpretimi që Gjykata Kushtetuese ka bërë në vendimin e saj nr. 6 të shkurtit 2002.
Çështja shtrohet, çfarë ndodh nëse Ministri Xhafaj nuk e ushtron detyrën e ministrit de fakto?
Në këtë rast, veprohet njësoj si me çdo ministër tjetër kur gjendet në kushtet e pamundësisë reale për të kryer detyrën.
Neni 6 i Ligjit për Këshillin e Ministrave në relacion me nenin 34 të Kodit të Proçedurave Administrative sqarojnë se po, një zëvendësministër mund të kryejë përkohësisht detyrën e ministrit kur ky i fundit është i pamundur për ta kryer vetë.
Por përkohësisht ama!
Por që kjo të ndodhë duhet që ministri të autorizojë me shkrim zëvendësministrin konkret (kujtojmë se ministria e brendshme ka 5 të tillë) që ta kryejë këtë detyrë.
Askush tjetër nuk mund te delegojë një detyrë që nuk e ka! As Kryeministri e as qeveria nuk mandaton dot një zëvendësministër të bëhet ministër!
Nga ana tjetër ka disa detyra që nuk mund ti kryejë zëvendësministri as me autorizim. Zv/Ministri nuk mund të votojë në qeveri ashtu siç nuk mund të ulet në podiumin e ministrit në Kuvend! Sepse për tu ulur aty, duhet të jesh emëruar ministër sipas proçedurës kushtetuese: Kryeministër-President-Kuvend.
Ndaj nuk ka kuptim ideja që ministrin “e bëjmë vetë” si zëvendësministër.
Më në fund, nuk ka kuptim që një person që nuk kalon filtrin kushtetues për t’u bërë ministër, të kryejë detyrën e ministrit. Por kjo e fundit është moral.
Ky është sqarimi që kam për të gjithë ata që më pyetën.