21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Shembja e 320 ndërtesave, reagon Berisha: Ndal veprës kriminale nga narkoqeveria e Kallam Dështakut!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar përsëri ndaj shembjes së 320 ndërtesave në Unazën e Re pranë pallatit me shigjeta nga qeveria.
Në një ostim në Facebook, Berisha shkruan: Ndal veprës kriminale nga narkoqeveria e Kallam Dështakut!
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ndal vepres kriminale te rrafshimit te 320 ndertesave nga narkoqeveria e Kallam Deshtakut!
Ju bej thirrje qytetareve te solidarizohen me burrat, grate, femijet, te rinjte qe po mbrojne me heroizem votrat e tyre familjare dhe bizneset e kafshates se tyre te gojes! sb
Një ditë më pra, Berisha shkruante se, narkopolicia provokon ultesisht protestuesit paqesor qe mbrojne bizneset e tyre!
Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Shiko si i provokon policia protestuesit qe kane bllokuar rrugen per mos shembjen e shtepive tyre ne Njesinë Bashkiake nr 6 zoti Berisha.

Narkopolicia provokon ultesisht protestuesit paqesor qe mbrojne bizneset e tyre!Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sbShiko si i provokon policia protestuesit qe kane bllokuar rrugen per mos shembjen e shtepive tyre ne Njesinë Bashkiake nr 6 zoti Berisha,

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 3. November 2018

CIA përditëson të dhënat për Shqipërinë, çfarë thotë për drogën dhe bandat

E njohur si një nga agjensitë më prestigjioze në botë CIA ka publikuar së fundmi edhe statistikat për situatën në Shqipëri.
Pas një kërkimi të thjeshtë në faqen zyrtare të këtij shërbrimi amerikan duket se CIA ka përditësuar të dhënat për vendin tonë.
Në faqen zyrtare të CIA-s, teksa shkruan gjeneralitet e përgjithme, thekson se një nga problematikat për Shqipërinë është trafikimi i lëndëve narkotike. Për CIA-n, Shqipëria vazhdon të jetë ende një nga pikat aktive të prodhimit të kanabisit, opiumit të cilat përmes vendit tonë kalojnë tranzit në Ballkan.
Sipas qendrës së inteligjencës së Amerikës, vendi ynë mbetet një nga vendet aktive ku kalon kokaina nga Amerika e Jugut drejt Europës Perndimore.
Këto të dhëna CIA i i përditësoi më 1 nëntor.
Por duket se shërbimi i inteligjeneces amerikane nuk është ndalur vetëm tek droga. Ne statistikat e saj theksohet se bandat shqiptare të drogës janë aktive dhe me zgjerim në Europë ku janë të lidhura edhe më pastrim parash, trafik armësh dhe kontrabandë refugjatësh.

Meta i përgjigjet Ramës: Ka përfunduar koha e drejtimit të shtetit me Sekretar të Parë!

Presidenti Meta i është kundërprgjigjur deklaratave të fundit të Ramës në lidhje me mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm duke i kujtuar atij se kreu i shtetit nuk mund të jetë një kukëll në duart e Ramës.
“Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, shprehet zëdhënësi i Presidentit në një reagim të shkurtër për mediat.
Meta ka shkuar edhe më tej ku i ka kujtuar Ramës se koha kur vendi drejtohej nga Sekretari i Parë i Partisë ka përfunduar një herë e përgjithmonë. Kreu i shtetit ka shprehur përmes këtij reagimi të shkurtër vendosmërinë për të mos u tërhequr përpara presioneve që Rama ka ndërmarrë ndaj tij përmes mediave të kapura.
Beteja politike mes Ramës dhe Metës sapo ka shpërthyer dhe ky është vetëm fillimi. Nëse deri tani, gjithçka zhvillohej në një sfond të padukshëm, tani ka nisur të bëhet publike.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga mediat, lidhur me takimin e djeshëm ‘Rama-Meta’, thekson se:
‘Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues.
Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.
Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes.
Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë’.

Qeveria po punon që këto breza fëmijësh të mos edukohen dhe të mos arsimohen

Xheml GJUNKSHI

Qeveria me politikat e saj po punon, qe keto breza femijesh te mos edukohen dhe te mos arsimohen.
Para dy javesh ngrita nje shqetesim per nje rast te paprecedent ku nje mesuese ne nje zone shume te thelle malore te Dibres, ne Selishte pushohet nga puna. Arsyeja, vetem sepse kjo mesuese si nene se bashku me prinderit e nxenesve kerkojne qe femijet e tyre vazhdojne shkollen aty ku kane qene.
Eshte mbyllur shkolla ne Qafemurre dhe eshte transferuar ne Lunare.
Jemi perballe fakteve:
1. Sa me ahume femije te paarsimuar, asnje perpjekje nga ana e qeverise, megjithese shkolla ka mbi dy muaj qe ka filluar.
2. Largimi nga puna i mesuesve te arsimuar dhe te kualifikuar, me nje pervoje te gjate ne fushen e mesimdhenies.
3. Emerimet ne detyrat e mesuesve si mesues partie (pa arsimin perkates).
Me poshte po ju percjell mesazhin e mesueses se pezulluar se bashku me vendimin perkates.
Pershendetje z Gjunkshi.
Nxenesit e shkolles Qafemurre jane ende pa mesim .Prinderit e zones tone enden prej dy muajsh sa ne Bashki sa ne Prefekture sa ne DAR dhe askush nuk po ju jep zgjidhje.
Ditet po kalojne dhe problemi sa vjen e behet me i nderlikuar pasi dje u shkarkua dr e dar Diber dhe puna mund te zvarritet edhe me shume.

“Legjendat” e Bajernit kritika ndaj Kovaç: Ke marrë fund!

Një konferencë për shtyp me krerët e Bayern-it që kërcënonin mediat për kritikat e tepruara dhe më pas disa fitore bënë që atmosfera rreth Bayern-it të kthehej disi më e qetë, por barazimi shtëpiak kundër Freiburg-ut, me gol të pësuar në minutën e fundit, ka ndezur sërish debatet dhe nën akuzë është trajneri Niko Kovac, i cili u kritikua hapur edhe nga Lisa Müller, bashkëshortja e Thomas Müller, me një postim në Instagram: “Pas më shumë se 70 minutash, trurit i vjen pak frymëzim”, duke iu referuar faktit që Thomas Müller u fut në fushë në fundin e ndeshjes.
Ish-ylli i Bayern-it dhe Gjermanisë, Lothar Matthäus, sheh një problem thelbësor: “Bashkëshortja e Thomas Müller postoi një mesazh që flet qartë mbi atmosferën te Bayern-i. Mendoj se ai mesazh kundër trajnerit Kovac reflekton bisedat që bëhen në shtëpi. Jo të gjithë lojtarët e mbështetin trajnerin, shoh pakënaqësi në ekip”.
Matthäus kërkon hierarki tek ekipi bavarez: “Nuk po shoh kohezion, lehtësi në veprime, agresivitet dhe kënaqësi të luajturi në këtë moment. Nuk po shoh askënd të marrë përsipër rolin e liderit. Kovac nuk ka arritur të ndërtojë një hierarki që në fillim të sezonit dhe situata nuk duket normale. Niko duhet të gjejë mënyrën që skuadra të kthehet e gjitha në mbështetje të tij”.
Dietmar Hamann – Ish-mesfushori i njohur Hamann shkon edhe më tej me kritikat e tij, duke e konsideruar të përfunduar misionin e Niko Kovac në Bavari.
“Mendoj se fati i Niko Kovac është vulosur javët e fundit. Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo në Dortmund, nuk mendoj se Kovac do plaket në Mynih. Roli i tij është zhvlerësuar, po dalin përditë histori e probleme që duhen zgjidhur nga brenda. Fakti që drejtuesit nuk po reagojnë, është një sinjal për lojtarët, sepse askush nuk po kujdeset që ta izolojë skuadrën dhe të mbrojë trajnerin. Çdo futbollist e kupton mirë çfarë po ndodh dhe sa i sigurt është trajneri”.

Inter-Barcelona, kuriozitetet e supersfidës së Champions

Nesër mbrëma, në orën 21:00, në “San Siro” do të luhet një ndeshje e rëndësishme për vazhdimin e rrugës europiane të Interit. Zikaltrit duhet të zhvillojnë një lojë të madhe kundër Barcelonës, me qëllim marrjen e tri pikëve, të cilat do t’i poziciononin matematikisht të parët e grupit B të Champions-it. Më poshtë po ju njohim me disa statistika dhe kuriozitete nga përballjet mes këtyre dy skuadrave me emër të madh në kontinent.
– Interi ka fituar vetëm dy nga 11 sfidat kundër Barcelonës në garat europiane, duke i humbur dy më të fundit.
– Barcelona e ka mundur Interin gjashtë herë në garat europiane, por vetëm një herë në “San Siro” (4-2, në shtator 1959, në Kupën e Panairit).
– Interi nuk e ka gjetur golin në gjashtë nga shtatë ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (1F, 2B, 4H), duke shënuar vetëm tre gola në total.
– Barcelona nuk ka fituar katër ndeshje kundër Interit në garat europiane (3B, 1H). Ajo ka humbjen më të fundit ndaj zikaltërve në prill të vitit 2010 (3-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve).
– Interi ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër skuadrave spanjolle (3B, 4H); 3-1 kundër Barcelonës, në prill të vitit 2010.
– Barcelona është e pamposhtur në 11 ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve (9F, 2B) dhe ka mbajtur kryesimin në nëntë prej tyre.
– Vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve përfundoi në barazim (1-1 kundër Trabzonspor, në nëntor 2011), për zikaltrit, të cilët kanë 10 suksese dhe 9 humbje në këtë periudhë.
– Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka marrë pjesë aktive në 10 gola (në paraqitjet e fundit) të 7 ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampionëve (6 gola, 4 asiste).
– Vetëm Edin Dzeko (14) ka tentuar më shumë goditje brenda zonës së penalltisë se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi (11) në këtë Ligë Kampionësh.
– Nëse te Barcelona do të mungojë për arsye lëndimi Lionel Messi, duke i përjashtuar golat e tij, argjentinasi ka shënuar 9 nga 13 golat e fundit të ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.

Asnjë ulje taksash, qytetarët paguan 5 miliardë lekë taksa

Partia Demokratike ka hedhur poshtë Buxhetin e 2019-ës të hartuar nga qeveria, sepse ky buxhet, për të gjashtin vit radhazi, nuk aplikon asnjë politikë lehtuese fiskale. Buxheti nuk artikulon asnjë politikë pro biznes dhe pro investimeve të huaja dhe vëmendja është tërësisht tek klientët e qeverisë.
Deputetja Jorida Tabaku e analizoi zë për projektin e qeverisë dhe tha se “që nga janari i 2014-ës, kur Edi Rama bëri buxhetin e tij të parë, shqiptarët kanë paguar 5 miliardë lekë taksa. FMN ka llogaritur se shqiptarët i paguajnë taksa, 1/3 e të ardhurave.
Le të themi vërtetat që ky buxhet nuk i jep zgjidhje:
Ky buxhet, për të gjashtin vit radhazi, nuk aplikon asnjë politikë lehtuese fiskale. Buxheti nuk artikulon asnjë politikë probiznes dhe pro invetsimeve të huaj dhe vëmendja është tërësisht tek klientët e qeverisë.
Qeveria ka vendosur që mësuesve e pedagogëve t’u japë lëmoshë 1 dollar në vit. Buxheti formalizon mbylljen e 138 shkollave.
Investimet e qeverisë në bujqësi janë vetëm për atë që do të marrë koncensionin e radhës.
Buxheti i 2019 është i pamëshirshëm me të varfrit dhe të pamundurit.
Fondi prej 10 milionë USD që u premtua një vit më parë për rritje rrogash nuk u pa dhe shqiptarët as kanë për ta parë ndonjëhërë.
Janë përgjysmuar fondet për ish-të përndjekurit. Me këto ritme do të duhen tre dekada për të ezauruar detyrimet ndaj tyre.
Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë stimul për arsimin profesional”.

Çfarë di për ‘Lleshin’, ‘Presidentin’ e ‘Kryeministrin’…

Nga Çim Peka

Për herë të parë në jetën e vet, Edi Rama po mundohet të sillet si konstitucionalist.
I ndodhur në gjendje shoku pas refuzimit kurajoz të kandidaturës së tij për ministër të Brendshëm nga ana e Presidentit të Republikës, ai nëpërmjet enturazhit të tij në media, artikujve të porositur, apo edhe editorialeve të shkruara nga ai vetë në emër gazetarësh, po përpiqet të godasë Presidentin me argumentin ligjor dhe Kushtetues që Presidenti tagrin e tij kushtetues të (mos) dekretimit të propozimeve e ka vetëm ceremonial dhe jo substancial. Argumenti kryeministror shkon pak a shumë kështu: emri i ministrit është nomenklaturë e Shefit të qeverisë; Presidenti e dekreton vetëm formalisht pasi kompetenca e tij është vetëm formale dhe ceremoniale, dhe e voton parlamenti.
Si rrjedhim, Presidenti nuk mund të kthejë mbrapsht propozimin e Kryeministrit.
Gjëja më pozitive në këtë zhvillim është se Kryeministri më në fund ka mësuar me dhimbje, se mund të dalë dikush (në rastin konkret Presidenti) dhe ti thotë me një akt ligjor JO!
Pushteti nuk nënkupton që mund të bësh çfarë të duash, se ka rregulla, dhe se palët kontrollojnë njeri-tjetrin! Argumenti i ‘ceremonialitetit apo solemnitetit të dekretit të Presidentit’ është një debat kushtetues, dhe si rrjedhojë vetëm Gjykata Kushtetuese mund të ketë një argument shterues.
Nuk është as Kryeministri e as mediat e tij që përcaktojnë se çfarë është Kushtetuese e çfarë jo. Por Rama si konstitucionalist i ri-lindur nuk mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse asaj i ka vënë drynin! ‘Karma is i bitch’ është shprehja ironike më me vend në këtë rast.
Ishte ai qe i hoqi të drejtën kujtdo në këtë vend që ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për paudhësitë e qeverisjes së tij, dhe ja tani ai vetë ra në grackën që ngriti vetë.
Por përtej mungesës së Gjykatës Kushtetuese si akt politik i vetëdijshëm i Kryeministrit, ka një element tjetër që ai me ose pa vetëdije ( duke qenë se ai e urren ligjin dhe argumentin ligjor) e harron.
Parimi bazë kushtetues që përcakton ndërveprimin midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) është parimi i ‘kontrollit dhe ekuilibrave’ (checks and balances). Këtë parim nuk e përmend Rama, sepse e urren. Është parimi kushtetues që e frenon atë të sundoje siç do e siç di.

Duke qenë që Rama është një injorant në jurisprudence po ja shpjegojmë me gjuhën që e kupton: me gjuhën e rrugës apo tavolinave kur flet me Gjushin, Milin, Sajmen apo Elvis Roshin- kontrolli dhe ekuilibri i pushtetit nënkupton që institucionet kontrollojnë njëri-tjetrin që të mos i lejnë të abuzojnë.
E shpjeguar në mënyrë juridike, ‘checks and balances’ është një mekanizëm që çdo kushtetutë demokratike ka vendosur për të siguruar dhe garantuar që asnjëri prej tre pushteteve nuk kapërcen tagrat e vetë kushtetues, si dhe kufizon abuzimin dhe veprimet autokratike.
Në rastin konkret, Dekreti i Presidentit nuk është një akt solemn dhe ceremonial i Presidentit, por një ushtrim i rolit dhe funksionit të tij kushtetues për të kontrolluar aktet e një pushteti tjetër, siç është ai ekzekutiv. E thënë ndryshe, kushtetuta ka përcaktuar tre filtra për caktimin e dikujt si ministër.
Filtri i parë është përzgjedhja që i bën Kryeministri një individi duke e propozuar.
Filtri i dytë është (mos) dekretimi nga ana e Presidentit dhe filtri i tretë është votimi në Parlament.
Në rastin e Drejtorit të SHISH, ligji (jo kushtetuta) ka përcaktuar vetëm dy filtra: filtrin Kryeministër si përzgjedhës dhe propozues dhe filtrin President si dekretues.
Në logjikën e kontrollit dhe ekuilibrave kushtetues ndërmjet pushteteve, kushtetuta ka përcaktuar rastet kur Parlamenti shërben si kontrollues dhe ekuilibrues i Presidentit, siç është rasti i votimit të propozimit të tij për Guvernatorin e Bankës Qendrore apo Kryetarit të KLSH-së; dhe në të kundërtën kur Presidenti shërben si kontrollues dhe ekuilibrues i Parlamentit, ne rastin e kthimit të ligjeve të votuara nga Parlamenti kur Presidenti nuk është dakord!

Në rastin e bërjes së ligjeve, kushtetuta ka përcaktuar katër filtra: 1) vendimin e qeverisë që e propozon si ligj; 2) votimin e parlamentit; 3) (mos) dekretin e presidentit dhe 4) gjykatën kushtetuese ne rast referimi.
Ka edhe një moment tjetër delikat në lidhje me Dekretin presidencial. Kushtetuta ka njohur parimin e ‘miratimit në heshtje’. Kjo do të thotë, që kur parlamenti miraton një ligj, për të cilin presidenti nuk është dakord politikisht, por nuk gjen cene ligjore apo kushtetuese për ta kthyer mbrapsht, ai as nuk e kthen, as nuk e dekreton brenda afatit ligjor.
Në një rast të tillë, ligji quhet i miratuar në heshtje dhe hyn në fuqi. Kushtetuta ka bërë një dallim të qartë përsa i përket kësaj. Ka lejuar miratimin në heshtje për ligjet, por nuk ka sanksionuar miratimin në heshtje për emërimet.
Bash ky ndryshim, e përcakton fuqinë e dekretit presidencial në rast emërimesh.
Pra asnjë institucion nuk është tërësisht i lirë të bëjë çfarë të dojë.
Ashtu si votimi nga ana e parlamentit nuk është një akt ceremonial dhe vetëm solemn, por substancial i parlamentit, ashtu dhe dekreti i presidenti nuk është një akt solemn, por kompetencëe substanciale e Presidentit. Në të gjithë këtë zinxhir, është e vërtetë që ka një moment kur akti i Presidentit është vetem solemn dhe ceremonial: Ai është betimi i Ministrit para Presidentit kur merr detyrën.
Në fund duhet ti kujtojmë Kryeministrit, se kushtetuta ka caktuar Gjykatën Kushtetuese si vendi ku zgjidhen konfliktet midis institucioneve dhe si garant të Kushtetutës.
Nëse ai do t’i zgjidhë këto konflikte si shtetar duhet ti drejtohet asaj (bën mirë ta zhbllokojë një orë e më parë). Nëse do ti zgjidhe si bandit, të vazhdojë me presionet dhe shantazhet mediatike, dhe jo vetëm.
Ne i ecshin…
© SYRI.net

Efektet anësore të antibiotikëve që mjekët nuk i tregojnë

Përgjithësisht, efektet anësore më të zakonshme të antibiotikëve janë përzierja dhe diarreja. Por s’janë të vetmet!
Në persona të caktuar, antibiotikët mund të shkaktojnë probleme serioze, nisur nga lloji i tyre apo rezistenca trupore.
Infeksione kërpudhore
Antibiotikët ndryshojnë habitatin bakterial të trupave tanë, ndaj detyrimisht prekemi më lehtë nga infeksionet kërpudhore, të cilat shfaqen në gojë, lëkurë apo te thonjtë. Si duhet të veproni?
Nëse do të ndiqni një trajtim të gjatë, e mira është të merrni njëkohësisht edhe ilaçe anti-kërpudhore.
Zverdhje dhëmbësh
Tetraciklina mund të çojë në zverdhjen e dhëmbëve te fëmijët nën moshën 8- vjeçare. Nëse nëna është shtatzënë dhe pi barna që në përbërje kanë tetraciklinën, fëmija mund të shfaqë probleme me smaltin. Ç’mund të bëni ju për ta ndaluar këtë?
Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se antibiotiku modern doxycycline nuk shkakton ngjyrosje të dhëmbëve dhe nuk shfaq asnjë pasojë. Natyrisht, do ta merrni vetëm në rast se mjeku jua sugjeron.
Ethe
Mund të ndodhë që prej trajtimit me antibiotikë të keni ethe dhe temperaturë. Përgjithësisht kjo ndodh nga β-lactam antibiotics, cephalexin, minocycline dhe sulfonamide.
Si sugjerohet të veprohet? Supozohet që ethet të kalojnë në pak minuta. Nëse jo, konsultohuni me mjekun tuaj.
Alergji
Një nga reagimet më të rrezikshme të trupit ndaj antibiotikëve është reaksioni alergjik. Në këtë rast, personi mund të ketë skuqje të lëkurës, qepalla të ënjtura, buzët dhe gjuhën po ashtu, dhe në rastin më ekstrem, fryrje të fytit.
Gjithashtu antibiotikë mund të shkaktojnë: ndjeshmëri ndaj diellit, probleme me zemrën, dhimbje koke, marramendje, etj.

Një dosje e rëndë pritet të publikohet për Sandër Lleshin?

Arben SHAHINI

Megjithëse as Presidenti dhe kreu i qeverisë nuk kanë shpalosur debatin për mos dekretimin e Sandrë Lleshit si ministër i Brendshëm, buruimet thonë se palët mund të shkëmbejnë replika të forta politike në ditët e ardhshme. Kjo do të varet në rradhë të parë nga reagimi i kreut të qeverisë, i cili pasi dihet se komandohet nga krimi i organizuar, nuk dihet se si mund të jenë zënë në çark nga ajo që përfaqëson Sandër Lleshi.
Të vetmin prononcim public në lidhje me kanidaturën e tij e ka dhënë ish-Presidenti Nishani, i cili është shprehur se kemi të bëjmë me një ekstremist politik në rastin e Sandër Lleshit. Më tej Presidenti Meta ka deklaruar se nuk ka krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar si ministër të Brendshëm, ndërsa më parë kishte deklaruar se skush nuk do ta detyronte që të dekretonte LLeshin për ministër.
Rama nuk ka bërë deklarëtë publike, por ai ka urdhëruar zarat e tij në media që të nisin sulmin ndaj Presidentit duke arritur me paralajmërime qesharake si ai i të keqpërdorurit, Baze, i cili kërkoi burg për Metën. Duket se lufta e ftohtë mes Presidentit dhe kreut të qeverisë mund të jetë tepër e nxehtë në ditët e ardhshme. Do të jetë pikërisht ky moment ku palët mund të nxjerrin atë që fshehin në lidhje me këtë kandidat për ministër.
Po çfarë mund të bëhet publike?

Kjo mbetet për tu parë vetëm se ajo që dihet deri tani është se Sandër Lleshi nuk është një figurë e përshtatshme për kreun e ministrisë së Brendshme. Burimet thonë se ashtu si për çdo individ në sferat e larta të politikës që ka një dosje të arkivuar positive apo negative, edhe në rastin e Lleshit bëhet fjalë për një dosje të tillë. Burimet thonë se kemi të bëjmë me një dosje jo të lehtë, por të rëndë dhe që lidhet me të shkuarën e Sandër Lleshit dhe shërbimet e dyshimta të tij.
Pas takimit të së dielës mes Presidentit Meta dhe kreut të qeverisë deklaratat publike kanë qenë tepër të rezervuara. Loja po luhet në prapaskenë ku deri tani janë përfshirë shumë aktorë dhe faktorë.
Ish-Kryeministri Berisha, një njohës i mirrë i rrethanave të tilla ka publikuar një status të shkurtër në facebook për të kuptuar përmes rreshtave atë që ka ndodhur në Presidencë.
“Kallam Dështaku në Presidencë! Shkoi si trimosh me bisht nën shalë.Qendroi aty dy orë.Aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…! Siçiliste, ju rroftë timonieri, shahisti i madh Kallam Deshtaku!”, shkruan Berisha.
Në statusin e ish-Kryeministrit fjalia e dytë që ai ka shkruar lidhet me gjendjen e ndryshuar të Ramës në Presidencë, “aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!”, shkruan Berisha.
Po çfarë ti ketë treguar Presidenti, Ramës që ta ketë bërë atë që të kthehet në një “pentito” ?. Kjo është pyetja që mund të marrë përgjigje në orët në vazhdim.
Presidenti më parë kishte rezervuar të drejtën për të folur publikisht për vendimin e tij dhe këtë pritet që ta sqarojë në ditët e ardhshme, duke nisur ndoshta që nga nesër.