27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Efektet anësore të antibiotikëve që mjekët nuk i tregojnë

Përgjithësisht, efektet anësore më të zakonshme të antibiotikëve janë përzierja dhe diarreja. Por s’janë të vetmet!
Në persona të caktuar, antibiotikët mund të shkaktojnë probleme serioze, nisur nga lloji i tyre apo rezistenca trupore.
Infeksione kërpudhore
Antibiotikët ndryshojnë habitatin bakterial të trupave tanë, ndaj detyrimisht prekemi më lehtë nga infeksionet kërpudhore, të cilat shfaqen në gojë, lëkurë apo te thonjtë. Si duhet të veproni?
Nëse do të ndiqni një trajtim të gjatë, e mira është të merrni njëkohësisht edhe ilaçe anti-kërpudhore.
Zverdhje dhëmbësh
Tetraciklina mund të çojë në zverdhjen e dhëmbëve te fëmijët nën moshën 8- vjeçare. Nëse nëna është shtatzënë dhe pi barna që në përbërje kanë tetraciklinën, fëmija mund të shfaqë probleme me smaltin. Ç’mund të bëni ju për ta ndaluar këtë?
Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se antibiotiku modern doxycycline nuk shkakton ngjyrosje të dhëmbëve dhe nuk shfaq asnjë pasojë. Natyrisht, do ta merrni vetëm në rast se mjeku jua sugjeron.
Ethe
Mund të ndodhë që prej trajtimit me antibiotikë të keni ethe dhe temperaturë. Përgjithësisht kjo ndodh nga β-lactam antibiotics, cephalexin, minocycline dhe sulfonamide.
Si sugjerohet të veprohet? Supozohet që ethet të kalojnë në pak minuta. Nëse jo, konsultohuni me mjekun tuaj.
Alergji
Një nga reagimet më të rrezikshme të trupit ndaj antibiotikëve është reaksioni alergjik. Në këtë rast, personi mund të ketë skuqje të lëkurës, qepalla të ënjtura, buzët dhe gjuhën po ashtu, dhe në rastin më ekstrem, fryrje të fytit.
Gjithashtu antibiotikë mund të shkaktojnë: ndjeshmëri ndaj diellit, probleme me zemrën, dhimbje koke, marramendje, etj.

Një dosje e rëndë pritet të publikohet për Sandër Lleshin?

Arben SHAHINI

Megjithëse as Presidenti dhe kreu i qeverisë nuk kanë shpalosur debatin për mos dekretimin e Sandrë Lleshit si ministër i Brendshëm, buruimet thonë se palët mund të shkëmbejnë replika të forta politike në ditët e ardhshme. Kjo do të varet në rradhë të parë nga reagimi i kreut të qeverisë, i cili pasi dihet se komandohet nga krimi i organizuar, nuk dihet se si mund të jenë zënë në çark nga ajo që përfaqëson Sandër Lleshi.
Të vetmin prononcim public në lidhje me kanidaturën e tij e ka dhënë ish-Presidenti Nishani, i cili është shprehur se kemi të bëjmë me një ekstremist politik në rastin e Sandër Lleshit. Më tej Presidenti Meta ka deklaruar se nuk ka krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar si ministër të Brendshëm, ndërsa më parë kishte deklaruar se skush nuk do ta detyronte që të dekretonte LLeshin për ministër.
Rama nuk ka bërë deklarëtë publike, por ai ka urdhëruar zarat e tij në media që të nisin sulmin ndaj Presidentit duke arritur me paralajmërime qesharake si ai i të keqpërdorurit, Baze, i cili kërkoi burg për Metën. Duket se lufta e ftohtë mes Presidentit dhe kreut të qeverisë mund të jetë tepër e nxehtë në ditët e ardhshme. Do të jetë pikërisht ky moment ku palët mund të nxjerrin atë që fshehin në lidhje me këtë kandidat për ministër.
Po çfarë mund të bëhet publike?

Kjo mbetet për tu parë vetëm se ajo që dihet deri tani është se Sandër Lleshi nuk është një figurë e përshtatshme për kreun e ministrisë së Brendshme. Burimet thonë se ashtu si për çdo individ në sferat e larta të politikës që ka një dosje të arkivuar positive apo negative, edhe në rastin e Lleshit bëhet fjalë për një dosje të tillë. Burimet thonë se kemi të bëjmë me një dosje jo të lehtë, por të rëndë dhe që lidhet me të shkuarën e Sandër Lleshit dhe shërbimet e dyshimta të tij.
Pas takimit të së dielës mes Presidentit Meta dhe kreut të qeverisë deklaratat publike kanë qenë tepër të rezervuara. Loja po luhet në prapaskenë ku deri tani janë përfshirë shumë aktorë dhe faktorë.
Ish-Kryeministri Berisha, një njohës i mirrë i rrethanave të tilla ka publikuar një status të shkurtër në facebook për të kuptuar përmes rreshtave atë që ka ndodhur në Presidencë.
“Kallam Dështaku në Presidencë! Shkoi si trimosh me bisht nën shalë.Qendroi aty dy orë.Aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…! Siçiliste, ju rroftë timonieri, shahisti i madh Kallam Deshtaku!”, shkruan Berisha.
Në statusin e ish-Kryeministrit fjalia e dytë që ai ka shkruar lidhet me gjendjen e ndryshuar të Ramës në Presidencë, “aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!”, shkruan Berisha.
Po çfarë ti ketë treguar Presidenti, Ramës që ta ketë bërë atë që të kthehet në një “pentito” ?. Kjo është pyetja që mund të marrë përgjigje në orët në vazhdim.
Presidenti më parë kishte rezervuar të drejtën për të folur publikisht për vendimin e tij dhe këtë pritet që ta sqarojë në ditët e ardhshme, duke nisur ndoshta që nga nesër.

Ja dëmet që i shkaktoni fëmijëve duke i dhënë një telefon celular në dorë

Teknologjia është shumë e rëndësishme dhe gati e pazëvendësueshme për njeriun modern, por ajo mbart edhe efekte negative në jetën e njeriut dhe shoqërisë. Një ndër to është edhe ekspozimi i tepërt i fëmijëve 0-3 vjeç ndaj teknologjisë.
Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze tregojnë se foshnjat e moshës 0-2 vjet nuk duhet të kenë ekspozim ndaj teknologjisë, 3-5 vjet të kufizohet në një orë në ditë dhe 6-18 vjet të jetë e kufizuar për 2 orë në ditë. Fëmijët dhe të rinjtë që përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë nga sa është rekomanduar, mund të kenë pasoja të rënda dhe shpesh kërcënuese për jetën. Pajisjet e dorës (telefonat celularë, tableta, lojëra elektronike), janë rritur në mënyrë dramatike në qasjen dhe përdorimin e teknologjisë, sidomos nga fëmijët shumë të vegjël. Pediatrit e zhvillimit dhe logopedët, jemi duke u bërë thirrje prindërve dhe mësuesve për të ndaluar përdorimin e të gjitha pajisjeve të mbajtjes në dorë për fëmijët nën moshën 12 vjeç. Në vijim efektet negative që sjell përdorimi i teknologjisë te fëmijët e vegjël ndikojnë në:
Rritja e shpejtë e trurit
Midis 0 dhe 2 vjet, truri foshnjës rritet trefish në madhësi, dhe zhvillimi vazhdon deri në moshën 21 vjeç por ne procese më të ngadalta. Zhvillimi i hershëm i trurit është përcaktuar nga stimujt mjedisore, apo mungesa e tyre. Stimulimi i trurit në zhvillim nëpërmjet ekspozimit të tepërt të teknologjisë (telefonat celularë, internet, iPad, TV), ka treguar se është i lidhur me kohen e reagimeve, deficitit të vëmendjes, vonesat konjetive, dëmtimit të të mësuarit, rritje e impulsiviteti dhe ul aftësinë për vetë-menaxhim, p.sh. tantrumet.

Zhvillim i Vonuar
Përdorimi teknologjisë kufizon lëvizjen, e cila mund të rezultojë në zhvillimin e vonuar. Një në tre fëmijë që përdorin teknologjinë në Amerikë dhe Kanada tani hyjnë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar negativisht në të mësuarit dhe arritje akademike. Teknologjia jep efektin e pasivitetit, përgjumjes dhe dembelizmit ndryshe nga lëvizja e cila rrit vëmendjen dhe aftësinë e të mësuarit. Përdorimi i teknologjisë nën moshën 12 vjeç është e dëmshme për zhvillimin e fëmijëve dhe të të mësuarit.
Dëmtimi Gjuhësor
Shpesh herë fëmijët shqiptar që përdorin teknologjinë dëgjojnë video-animatore në gjuhën angleze. Ka një pjesë të fëmijëve që i zhvillojmë të dyja gjuhët në mënyrë simultane dhe këtu jemi në rregull. Fëmijët që zhvillojnë dy gjuhë njëkohësisht kanë më tepër avantazhe se një fëmijë që përdor vetëm një gjuhë, por në këtë artikull do të merremi çrregullimin e dygjuhësisë. Duke qenë se ata jetojnë në një mjedis ku flitet shqip, kjo i bën ata të rrezikuar ndaj çrregullimit të bilingualizmit. Pra, fëmijëve që janë të ekspozuar në dy ose më shumë gjuhë mund t’u ndodhë konfuzioni bilingual ose multilingual dhe, për pasojë, këta fëmijë kanë vështirësi në zhvillimin gjuhësor në secilën gjuhë. Edhe në gjuhën shqipe ata hasin vështirësi, sepse duke qëndruar për një kohë të gjatë me teknologjinë, ata dëgjojnë në gjuhë të huaj e për rrjedhojë ajo nuk është më një e gjuhë e huaj për fëmijën, por ajo kthehet në një gjuhë familjare. Është një gjuhë e dytë, por kryesore për fëmijën. Sa më tepër të konsumojë kohë me gjuhën e huaj, aq më të mëdha janë gjasat që ai të zhvillojë atë gjuhë, e nga ana tjetër të ketë vështirësi në zhvillimin e gjuhës shqipe. Por, mund të mos zhvillojë asnjërën e për rrjedhojë ai mund të mbyllet në vetvete prej pamundësisë së komunikimit, prej faktit se është mësuar të rrijë vetëm me teknologjinë që i është dhënë prej familjarëve të vet.

Obeziteti Epidemik
Përdorimi i TV dhe video lojës lidhet me rritjen e obezitetit. Fëmijët të cilët i kanë të lejuara aparatet në dhomat e tyre kanë 30% rritje në rastet e obezitetit. Një në katër Kanadeze, dhe një në tre fëmijë SHBA-së janë obezë. 30% e fëmijëve me obezitet do të zhvillojnë diabetin, dhe individët obezë janë në rrezik të lartë për goditje të hershme në tru, sulm në zemër, shkurtimin e të jetëgjatësisë. Kryesisht për shkak të obezitetit, fëmijët e shekullit të 21 mund të jenë brezi i parë, shumë prej të cilëve nuk do të jetojnë më gjatë se prindërit e tyre.
Privim i Gjumit
60% e prindërve nuk e mbikëqyrin përdorimin e teknologjisë nga ana e fëmijës së tyre, dhe 75% e fëmijëve ju lejohet teknologjia në dhomat e tyre. 75% e fëmijëve të moshës 9 dhe 10 vjet kanë privim të gjumit në masën që notat e tyre janë ndikuar për keq.
Sëmundje Mendore
Përdorimi i tepruar i teknologjisë njihet si faktor shkaku në normat në rritje të depresionit të fëmijëve, ankthit, çrregullime shtesë, deficit të vëmendjes, autizëm, çrregullim bipolar, psikozë dhe sjellje problematike të fëmijëve. Një në gjashtë fëmijë kanadez kanë një diagnozë sëmundje mendore, shumë prej të cilëve janë me mjekime të rrezikshme si psikotrope.
Agresioni
Përmbajtja e dhunshme mediave mund të shkaktojë agresion të rritur të fëmijëve. Fëmijët e vegjël janë të ekspozuar gjithnjë e në rritje nga rastet e dhunës fizike dhe seksuale në median e sotme. SHBA ka kategorizuar dhunën në media si një rrezik për shëndetin publik për shkak të ndikimit në agresionin e fëmijëve.
Demenca Digitale
Përmbajtje të medias mund te kontribuojë me shpejtësi të lartë në deficite të vëmendjes, si dhe zvogëlim të përqendrimit dhe kujtesës, për shkak të shkurtimit neuronal në korteksin frontal te trurit. Fëmijët të cilët nuk mund të kenë vëmendje nuk mund të mësojnë.
Varësia
Edhe prindërit varen gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë, ata shkëputen nga fëmijët e tyre. Në mungesë të lidhjes prindërore, fëmijët e shkëputur mund të krijojnë me shpejt varësi te pajisjet teknologjike. Një në 11 fëmijë të moshës 8-18 vjeç janë të varur nga teknologjia.

Emisioni i Rrezatimit
Në maj të vitit 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi telefonat celularë dhe pajisje të tjera (wireless) si një rrezik të kategorisë 2B (kancerogjen të mundshëm) për shkak të emetimit të rrezatimit. James McNamee me Health Canada në Tetor të vitit 2011 lëshoi një paralajmërim rreziku ku thuhet “Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj një shumëllojshmëri agjentësh se sa të rriturit duke qënë se truri i tyre dhe sistemet imune janë ende në zhvillim, kështu që ju nuk mund të thoni se rreziku do të jetë i barabartë si për një të rritur ashtu dhe për një fëmijë. ”
Paqendrueshmëria
Mënyrat në të cilat fëmijët janë rritur dhe edukuar me teknologjinë nuk janë më të qëndrueshme. Fëmijët janë e ardhmja jonë, por nuk ka të ardhme për fëmijët që mbipërdorin teknologjinë. Një qasje e bazuar në ekip është shumë e nevojshme dhe urgjente për të zvogëluar përdorimin e teknologjisë nga fëmijët. Ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj teknologjisë mund të sjell si efekt negativ stopimin e të folurit apo dhe stopimin e zhvillimit gjuhësor. Rasti i një vajze 3-vjeçare e cila konsumonte mbi 4-orë në ditë përpara kompjuterit kishte sjell tek ajo bllokim të të folurit. Vajza e vogël nuk frekuentonte çerdhen dhe shok/shoqe i/e saj ishte kompjuteri. Vajza merrte informacion prej kompjuterit, por nuk kishte bashkëbisedim ndërmjet tyre, nuk kishte fjalë mes tyre. Ajo dëgjonte, shikonte, por në gjuhë të huaj. Ishte mbyllur në vetvete. Me prindërit ajo kishte gjetur mbështetje në komunikimin jo verbal (të folurën pa fjalë) dhe për rrjedhojë i gjithë fjalori i saj ish kufizuar vetëm në 4 fjalë. Pas vetëm një konsulte logopedike vajza e vogël filloi t’i komunikonte mamit të vetë, dëshirat e veta, verbalisht. Ajo nuk u rikthye më sepse nuk ishte e nevojshme. Nisi të fliste, por deri atëherë ishte bllokuar. Nuk bëmë asnjë gjë të madhe, thjeshtë diskutuam sesi duhej të veprohej. Duhej kanalizuar vetëm në një gjuhë sepse kishte konfuzion multilingual. Ajo dinte të shprehej në shqip, por ngatërrohej me gjuhën portugeze dhe angleze, kishte vështirësi në përcaktimin ose familjarizimin me një gjuhë të caktuar. Por ia doli, kishte mundur të kuptonte në tre gjuhë, por ndihej konfuze në cilën gjuhë duhej të shprehej. Ndaj ajo që konkludojmë është, më shumë marrëdhënie interaktive me njerëz të tjerë dhe integrim social i hershëm, më pak teknologji sepse mbyll fëmijën në vetvete dhe mund të sjell konfuzion multilingual e për rrjedhojë fëmija mund të has vështirësi në arritje akademike dhe ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët.

Pajisjet elektronike shkaktojnë probleme të shëndetit mendor që në moshën 2-vjeçare

Përdorimi i gjatë i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve elektronike është lidhur gjithmonë me përkeqësim të gjendjes mendore, por, një studim i ri ka treguar se këto probleme mund të fillojnë te përdoruesit që në moshën 2-vjeçare.
Vetëm 1 orë pas mbajtjes në dorë të telefonit apo tabletit, fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më pak kuriozitet për gjërat e tjera, janë më pak të vetëdijshëm dhe kanë më pak qëndrueshmëri emocionale, duke rritur kështu rrezikun që të zhvillojnë ankth dhe depresion.
Studiuesit kanë zbuluar se grupmoshat 14-17 vjeç janë më të rrezikuar nga këto pasoja të ndërsjella, megjithatë, nuk përjashtohen as foshnjat dhe vogëlushët, truri i të cilëve është akoma në zhvillim.
Studimi ka zbuluar se fëmijët të cilët i përdorin rregullisht pajisjet elektronike janë dy herë më të predispozuar që të humbasin durimin. Thuhet gjithashtu se 9% e fëmijëve 11-13 vjeç që kalojnë rreth 1 orë duke luajtur me pajisjet elektronike nuk janë më kureshtarë që të mësojnë gjëra të reja, shifër kjo që rritet me 22.6% për ata që kalojnë më shumë se 7 orë në ditë duke përdorur pajisje elektronike.
Ekspertët paralajmërojnë prindërit dhe mësuesit që të reduktojnë kohën që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisjet elektronike, duke parë video ose televizor.
Në studim u përfshinë të dhënat e më shumë se 40 mijë fëmijëve të moshës nga 2 vjeç deri në 17 vjeç, të siguruara nga prindërit në kuadër të një sondazhi mbarëkombëtar në Amerikë.

Shkodra dhe Postriba të njohin mirë, Ditmir…

Deputeti i PD për Shkodrën, Bardh Spahia ka reaguar pas disa takimeve që ka zhvilluar në disa zona të qytetuit veriro, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushatinë.
“Shkodra dhe Postriba të njohin mire Ditmir, e din kush je dhe çfarë përfaqëson, në të kaluaren dhe sot”, shkruan Spahia në një shënim në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë i Spahisë
Neokomunisti, ministri me i paafte, ministri i votave kunder SHBA, ministri i pazareve me trojet dhe detin shqiptar, ministri mbrojtes dhe garant i krimit viziton dhe kerkon mbeshtetje ne dy vendet me antikomuniste, Postribe dhe Shkoder.
Shkodra dhe Postriba te njohin mire Ditmir, e dine kush je dhe cfare perfaqeson, ne te kaluaren dhe sot. E ardhmja e Shkodres dhe mbare Shqiperise i perket rinise, njerezve punetor e te ndershem, intelektualeve dhe patrioteve dhe jo sojit tuaj. Vota per ty dhe partine tende eshte vote per krimin.

3 kandidatë të mundshëm, kush prej tyre mund të zëvendësojë kancelaren Merkel?

Annegret Kramp-Karrenbauer, Friedrich Merz apo Jens Spahn. Në dhjetor njëri prej tyre do të jetë pasues i Angela Merkelit. Çfarë mund të pritet prej tyre në politikën e jashtme gjermane?
Marrëdhënie me SHBA dhe presidentin Trump
Annegret Kramp-Karrenbauer deri më tani nuk ka rënë në sy me deklaratat për politikën e jashtme. Me origjinë nga landi Saar ajo është një eksperte e natyrshme për Francën, por ekspertiza e saj për SHBA ka nevojë për plotësime. Si Sekretare e Përgjithshme e CDU-së, ajo ka vizituar SHBA, ka folur në takimin vjetor të guvernatorëve dhe vizitoi një fabrikë të BMW-së. Një fillim ky, jo më shumë. Në mediat amerikane ajo cilësohet si „mini-Merkel”. Si një grua e ndjeshme, inteligjente zor, se ajo do të bëhet mikeshë me Donald Trump.
Si kryetar i organizatës miqësore amerikane, „Ura Atlantike”, rivali Friedrich Merz ka kontakte shumë më të mira në SHBA dhe parimisht një marrëdhënie të mirë me Shtetet e Bashkuara. Për të marrëdhënia transatlantike është një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës së jashtme gjermane. Por kërcënimeve të Trumpit për dogana ndëshkuese, ai nuk do t‘u hapë ndoshta rrugë, pasi si njeri i ekonomisë, Merz refuzon çdo lloj barriere tregtare.
Jens Spahn me gjasë mund të kishte aftësinë për të pasur marrëdhëniet më të mira me administratën e Trumpit. Trumpistët e kanë mbështetur që herët të riun dhe rebelin kundër Merkelit. Jens Spahn u takua nga të parët me ambasadorin e ri amerikan në Berlin, Richard Grenell, dhe u prit pak më vonë nga këshilltari i presidentit amerikan John Bolton në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë ministër gjerman i Shëndetësisë nuk e ka pasur më parë këtë nder. Për trumpistët një kryetar partie Spahn do të ishte hapi i parë për një kancelar Spahn, të cilin ata do ta donin.

Marrëdhënia me Rusinë dhe presidentin Putin
Rusia është për kandidaten Annegret Kramp-Karrenbauer deri më tani një libër me shtatë vula. Por mund të mendohet, se ajo ka folur shpesh me kancelaren Merkel, njohëse e mirë e Rusisë për kreun e dyshimtë të Kremlinit. Të gjitha deklaratat e saj në lidhje me Rusinë janë një përsëritje e pozicioneve të Merkelit. Ajo do të tregojë distancë ndaj Putinit, për shkak të aneksimit të Krimesë. Pritet që Karrenbauer të ndjekë politikën e Merkelit në lidhje me Rusinë.
„Demokracitë e perëndimit janë aleatët më të rëndësishëm të Gjermanisë”. Me këtë fjali Friedrich Merz u prezantua para gazetarëve të enjten në Berlin, kur bëri të ditur kandidaturën. Që do të thotë – ajo gjysmëdemokraci në Lindje, Rusia pra, edhe po qe se vjen në radhë të dytë. Prioritetet e Merz janë të qarta. Si përkrahës i armatimit dhe mik i NATO-s ai e sheh Rusinë si kundërshtar strategjik, por edhe ai është nga ata që e kuptojnë Putinin. Kështu ai e ka cilësuar presidentin rus si rrezik serioz për perëndimin, por pa harruar të përmendë, se perëndimi nuk i ka marrë parasysh sensibilitetet e Rusisë.
Në këtë pikë mendon njësoj edhe Jens Spahn: Edhe ai është i ankoruar fort në perëndim dhe kritik ndaj Rusisë. Spahn e ka akuzuar të Majtën dhe SPD për mirëkuptim me Putinin, por pa thënë se si e sheh ai marrëdhënien me Rusinë në të ardhmen.

Politika e Merkelit për refugjatët dhe migracionin
Në këtë pikë kandidatja Annegret Kramp-Karrenbauer mbështet linjën e Merkelit. Ajo mbron qëndrimin e krishterë-humanitar të integrimit, por në të njëjtën kohë ka mbështetur të gjitha veprimet e ashpërsimit të politikës ndaj refugjatëve. Vetëm një herë Kramp-Karrenbauer ra në sy me një ide të sajën – me një vit shërbimi për refugjatët ajo u kritikua. Ndërsa me deklaratën se „në politikën e refugjatëve është krijuar një kontradiktë, efektet e së cilës ndjehen deri sot”, ajo e përmblodhi saktësisht dilemën e unionit, që është si axhenda 2010 për socialdemokratët. Por ndonjë propozim i saj me vlerë për rrugët e daljes së unionit nga kriza nuk ka ende.
Ndërsa kundërshtar i qartë i politikës së Merkelit ndaj refugjatëve nuk është as Friedrich Merz. Për sa kohë që fluksi mbetet i ulët, si aktualisht ai sheh pak probleme. Por ai paralajmëron për „frikën e mbingarkesës dhe tëhuajëzimit” brenda popullsisë gjermane si edhe zhvillimet e kriminalitetit që „punktualisht, jo strukturalisht” bëhen shqetësuese. Ai akuzon AfD-në se këtë problem e ekzagjeron artificialisht në perceptimin e qytetarëve. Pra nuk ka një kthesë djathtas me Merz në politikën ndaj refugjatëve.
Ndryshe Jens Spahn. Ai nuk lodhet së kritikuari kancelaren, ndër të tjera edhe për përpjekjen, për të mbajtur larg fushatës politikën e refugjatëve. Kundrejt gazetës „Bild” Spahn u shpreh, se „lutja e përulshme për të mos folur më për Shtatorin e vitit 2015 nuk zë vend. Vendi ynë ende përballet me një imigrim vjetor të parregullt, kryesisht të burrave, me një madhësi të qyteteve is Kaseli.” Sipas tij, politika ndaj refugjatëve është arsyeja kryesore për humbjen e besimit të CDU. Kaq qartë nuk e thotë askush këtë në CDU. Nëse Jens Spahn zgjidhet kryetar i CDU-së Merkel do ta ketë shumë, shumë të vështirë.

Si do të jetë politka e BE-së për Ballkanin pas Merkelit?

Jo vetëm për BE, edhe për shumë politikanë në vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja, Angela Merkel ishte lidere dhe mentore për politikat e tyre dhe përkrahëse e madhe në procesin e integrimeve në BE. Që nga deklarimi i kancelares Merkel, se ajo nuk do të kandidojë përsëri për postin e kryetares së partisë në CDU, në Evropë u krijua një gjendje pothuajse e jashtëzakonshme dhe pasigurie. Kjo pasiguri u reflektua në të gjithë BE-në por edhe në Ballkanin Perëndimor.
Zyrtarë, analistë dhe qytetarë nga rajoni në ditët e fundit diskutojnë për pasojat e mundshme, pas tërheqjes së figurës, e cila ka mbështetur personalisht dhe angazhohej për integrimin e Ballkanin Perëndimor në BE. “Kancelarja Angela Merkel nuk është larguar nga pozita e kancelares, por vetëm ka lajmëruar se do të largohet nga posti i kryetares së CDU-së. Kjo do të thotë se për aq kohë sa është kancelare, unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën gjermane drejt Europës Juglindore dhe politikës së BE për zgjerimin “, thotë për DW drejtori i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurisë Dushan Reljiq.
Analistët nga Brukseli që merren me çështjen e zgjerimit në përgjithësi dhe politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, pajtohen me këtë vlerësim, se ky veprim i kancelares gjermane nuk do të ndryshojë politikën e Gjermanisë për integrimet e rajonit. “Ekziston një vazhdimësi afatgjatë në politikën gjermane drejt Europës Juglindore, e cila është arritur kryesisht përmes politikës së zgjerimit në Bruksel dhe përmes NATO-s. Është e vetmja politikë që përfaqësohet në kontekst ndërkombëtar dhe nuk mund të ketë ndryshime të shpejta në këtë drejtim”, shpjegon Reljiq për DW.
Nga Fondi Gjerman Marshall thuhet se politika e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor është e lidhur me stabilitetin dhe ekonominë dhe se ky interes “nuk do të ndryshojë pavarësisht nga lidershipi në Berlin”. Gjermania e udhëhequr nga Angela Merkel filloi procesin dhe më pas planin “Berlin Plus”, me qëllim për të forcuar rajonin ekonomikisht duke krijuar mundësi bashkëpunimi midis shteteve të Ballkanit dhe përforcimin e lidhjeve me BE-në. “Angela Merkel ka udhëhequr personalisht politikën e zgjerimit të BE-së, në kohën, kur Komisioni Evropian lëshoi dorë nga udhëheqja e këtij procesi”, shpjegon Rosa Balfour nga Fondi Gjerman Marshall.

Por tëheqja e Merkelit nuk është problemi kryesor i Ballkanit…
Janë faktorë të tjerë ata që mund sjellin një ngadalësim të ri të procesit të zgjerimit. Sfidat me qeveritë e reja të vendeve anëtare të BE-së dhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ngadalësojnë proceset e zgjerimit. Një faktor tjetër kyç janë zgjedhjet për Komisionin e ri të BE-së, të cilat do mbahen vitin e ardhshëm. “Duhet të theksohet se zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për Parlamentin Evropian e për formimin e Komisionit të ri të BE-së, si edhe emërimin e Komisionerit të ri për politikën e zgjerimit, janë procese që mund të çojnë në një lloj ngadalësimi dhe ngërçi të proceseve politike që kanë të bëjnë me Brukselin dhe Komisionin Evropian.”, thotë Dushan Reljiq, drejtor i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
Ai shton se këto janë procese për të cilët mund të flitet në këtë moment, dhe se do të ishte ndoshta edhe e papërgjegjshme për të parashikuar, se çfarë mund të ndodhë deri në vitin 2021, kur Angela Merkel do të mbyllë mandatin e kancelares.
Çfarë mundë të presin vendet e Ballkanit Perëndimor nga Berlini, ndërkohë që Angela Merkel është kancelare?
Edhe pse mandati i Angela Merkel në krye të Gjermanisë është deri në vitin 2021, analistët tashmë kanë filluar studimin e analizat e të gjitha partive të mëdha gjermane dhe biografitë e pasuesve të mundshëm të Merkelit dhe politikat e tyre ndaj zgjerimit të BE-së. Dushan Reljiq për DW megjithatë këmbëngul se tani seriozisht mund të flasim vetëm për atë që është “e qartë para nesh”, në lidhje me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Pika e parë është se Merkel nuk beson në pranimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në BE, në vitin 2025. Integrimet e vendeve do të vendosen sipas punës në vendet e tyre, por jo me një datë të caktuar nga Brukseli “, thotë Reljiq. Pika e dytë është pozicioni i Berlinit rreth tentativave të Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit. Kancelarja gjermane ka bërë të ditur se nuk është e prirur që të mbështesë ndryshim të kufijve në Ballkan. “Tani kjo pyetje qëndron në mes të aleatëve perëndimorë, sipas mendimit tim Shtetet e Bashkuara dhe disa partnerë tjerë perëndimorë, kanë një tendencë për t’i shqyrtuar këto ide më hapur sesa në Berlin”, thekson Reljiq. Mbi spekulimet rreth organizimit të një takimi të mundshëm të Presidentit të Serbisë dhe të Kosovës me drejtuesit e BE-së në Paris më 11 nëntor, sipas Dushan Reljiq nuk do të ketë “as kohë e as hapësirë” për një diskutim mbi situatën në Evropën Juglindore.

Zgjedhjet në SHBA, Republikanët pritet të zgjerojnë shumicën në Senat

Presidenti amerikan, Donald Trump është në elementin e tij – prej javësh ai është në turne, gati çdo ditë në fushatë zgjedhore. Si një boksier në ring i shijon ai daljet publike para mijërave fansave. Ky është testi i parë mbarëkombëtar si për Trumpin ashtu edhe republikanët. Mesazhet e tij janë të thjeshta, që të mbahen mend: Demokratët e vrasin mendjen për karvanët, republikanët për punë.”
Janë dy tema, me të cilat Trump dhe republikanët e kanë arritur avantazhin e demokratëve në fushatë: lufta kulturore për kandidatin e Trumpit për gjykatës, Brett Kavanaugh që i barazoi demokratët me demonstruesit e zemëruar në kapitolin amerikan. Akoma më efektive janë pamjet e përditshme televizive të karvanëve me migrantë nga Amerika Qendrore, me të cilat Trump, qëllimisht nxit frikën: Një valë imigrantësh ilegalë ka marrë drejtimin për në Amerikë, paralajmëron ai. Por demokratëve nuk iu bëhet vonë, se po e shkatërrojnë Amerikën.
Sërish Trump i thyen rregullat që kanë vlejtur për të gjithë presidentët amerikanë. Ai nuk kërkon votuesit e qendrës apo të pavarurit. Për shkak se tradicionalisht pjesëmarrja në zgjedhjet për kongresin është e ulët, Trump kërkon më së shumti të ndezë përkrahësit e tij, që të shkojnë drejt kutive të votimit. Me sa duket me sukses. Sepse prej disa javësh demoskopët vërejnë një rritje të ndjeshme të motivimit tek votuesit republikanë.

Mbijetesë politike për Donald Trump
Tani nuk po flet më njeri për një shuplakë për Trumpin dhe një „valë blu” suksesi për demokratët. Megjithatë demokratët kanë shanse të mirë të paktën të rimarrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Në senat me gjasë, republikanët do ta zgjerojnë shumicën, sepse në zgjedhje kanë dalë kryesisht senatorë nga rajonet rurale. Nëse të dyja dhomat e kongresit bien në duar të demokratëve, kjo do të kishte pasoja të rrezikshme për Donald Trump. Politologu David Barker nga Universiteti Amerikan i Uashingtonit thotë se „për Trump bëhet fjalë për mbijetesën politike. Nga dita e parë atë e kërcënon një procedurë për largimin nga posti. Kjo mund të ndodhë, nëse demokratët e arrijnë shumicën në kongres.”
Nëse demokratët e marrin edhe Dhomën e Përfaqësuesve atëherë ata marrin edhe postin e kryetarit të dhomës. Ata do të kishin të drejtën për të zbardhur skandale të mundshme të presidentit e mund të inicionin një projektligj për t‘ia mundësuar hetuesit të posaçëm, Robert Müller të vazhdojë detyrën. Donald Trump nuk do të qeveriste kaq thjesht si tani.
Tradicionalisht përvoja të mëson se zgjedhjet për kongresin kanë qenë kudnër presidentit të mandatuar. Para katër vitesh Obama pësoi një humbje të ndjeshme. Edhe George W. Bush dhe Bill Clinton duhet të pranonin dështime në kohën e qeverisjes së tyre. Trump kërkon të mënjanojë një shuplakë të tillë me çdo kusht. Prandaj ai këto javë po lufton me të gjitha mjetet. Që demoskopët të kuptojnë, se parandenja e tij për atmosferën në vend është më e saktë, se sa parashikimet e demoskopëve.

Berisha publikon videon: Ja si tallen me Ramën në Shkodër

Ish-Kryeministri Berisha, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, një video ku shihet një qen të cilit i është varur në qafë një letër dhe mbi të shkruhet emri i kryeministrit Rama.
Berisha iu uron “mirëmëngjes” ndjekësve të tij duke e shoqëruar këtë me videon e cila sipas tij vjen nga Shkodra.
Kujtojmë se politikanët kryesor të vendit, video dhe memo të ngjashme gjatë ditëve të fundit i kanë publikuar shpesh nëpër rrjetet e tyre sociale.
Statusi i ish-Kryeministrit Berisha
Nje miremengjes nga Shkodra per Kallam Deshtakun! sb

sb

Nje miremengjes nga Shkodra per Kallam Deshtakun! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 5. November 2018

Mos arrestimi i Dakos, prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot, arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunimin e tij të ngushtë me bandat për të grabitur votat. Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, deklaroi nga selia blu se, “çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama”.
“Ka të paktën dy muaj që shqiptarët kanë parë prova të bashkëpunimit të Vangjush Dakos me bandat e Durrësit. Ai duhet të jetë në burg. Deri tanë publikuar vetëm tre përgjime. Ato nxjerrin në pah bashkëpunimin e Dakos me bandën e Avdylajve dhe gatishmërinë e tij për t’i mbaruar punë, bandës. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Mosarretsimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Nuk mund të arrestohen ata që protetsojnë për bukën e gojës dhe lihen të lirë politikanë kriminalë si Vangjush Dako”, u shpreh Spaho.
Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit të PD, Edmond Spaho
Ka të paktën dy javë që shqiptarët kanë parë provat e vërtetësisë së denoncimit të Partisë Demokratike se Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës.
Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blear për tepsinë e Edi Ramës.
Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.
Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Euopë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës.
Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.
Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.
Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit.
Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë.
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”.