32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

KLSH: Bashkia Kamëz nuk ka marrë asnjë fond nga grantet e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit konfirmon se bashkive nuk u kanë kaluar kompetencat e plota, kanë marrë më pak fonde, edhe pse u zgjeruan në territor, kjo veçanërisht për ato bashki që drejtohen nga të djathtët

“Ndarja e re territoriale i ka penalizuar bashkitë, pasi ndonëse u zgjerua territori dhe numri i popullsisë së tyre si dhe iu kaluan kompetenca të reja, ato nuk u mbështetën me fonde. Pushteti qendror duhej t`u kishte dhënë të gjitha bashkive një fond shtesë prej 12 miliardë lekë të reja. Më të penalizuarat në këtë rast janë bashkitë e djathta”. Ky është konstatimi i një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Njëra prej tyre, e përmendur specifikisht në këtë raport është Bashkia Kamëz. Analiza në vite e KLSH-së tregon për diferenca të theksuara në trajtimin e bashkive me transferta të kushtëzuara nga qeverisja qendrore. Bashkia Kamëz nuk ka marrë asnjë fond nga grantet konkurruese (Fondi për Zhvillimin e Rajoneve) në vitet 2015, 2016, 2017. Ky është një tregues i qartë mbi aspektin diskriminues ndaj bashkisë dhe qytetarëve të saj.
Sipas KLSH-së, në këtë konfigurim të ri, bashkitë përballen me dy sfida kryesore: Së pari, me një territor të ri e të panjohur që rezulton të jetë jashtë rrezes së zgjatimit administrativ të bashkive. Së dyti, me kompetenca të reja dhe problematike, për shkak se fondet e akorduara nuk janë proporcionale me buxhetin që realisht u duhet bashkive për t’i ushtruar sipas standardeve gjashtë funksionet e reja. Konstatohet se niveli i rritjes së shpenzimeve kapitale nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së efiçencës së bashkive nga reforma administrative-territoriale, por ndikohet në mënyrë selektive nga fondet e akorduara nga FZHR-ja, fonde të cilat kanë munguar ose kanë qenë minimale në disa bashki të vendit, si në Lezhë, Shkodër dhe Kamëz.
“Reforma e re administrative i ka rënduar financiarisht bashkitë. Reforma ka sjellë kompetenca të reja, të cilat nuk kanë kaluar ose kanë kaluar pjesërisht te bashkitë dhe ato që kanë kaluar pjesërisht te bashkitë bazohen në një buxhet historik, që nënkupton që bashkitë e kanë të pamundur që të kryejnë investime. Këto gjashtë funksione të reja kërkojnë rreth 12 miliardë lekë shtesë në mënyrë që bashkitë t’i ushtrojnë në mënyrë të plotë dhe sipas standardeve që kërkon ligji”, – tha Redi Ametllari, auditues i KLSH-së.
Bashkive u kaloi në kompetencë arsimi parashkollor ku, në fakt, emërimin e edukatorëve e bën Ministria e Arsimit, ndërsa godinat i rikonstrukturon bashkia si kompetencë e pashoqëruar me fonde nga Ministria; i kaluan zjarrfikëset, por vetëm për të ofruar shërbime dhe jo për të investuar për makinat apo shtimin e numrit të punonjësve dhe në rastin e Kamzës s’ka as zjarrfikëse, as fonde. Reforma e re territoriale pritej të rriste autonominë vendore, por në fakt ka ndodhur e kundërta, pasi edhe për vjeljen e disa taksave apo tarifave ndërhyn pushteti qendror. Fondet që u akordohen bashkive nuk kanë si kriter numrin e popullsisë.

Çfarë po ndodh? Pas Ramës, Ruçi i shkon në zyrë Presidentit Meta!

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbërritur para pak minutash në ambientet e Presidencës, për të takuar Ilir Metën. Ky takim mes të dyve vjen një ditë pas takimit mes presidentit dhe kryeministrit Rama për rreth 60 minutash, ku është diskutuar lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Takimi po zhvillohet me kërkesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në fokus të takimit është ngërçi institucional ku ka ngecur mazhoranca e Edi Ramës, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.
Ndërkohë, ish-Kryeministri Berisha ironizoi dje vizitën e kryeministrit Edi Rama në Presidencë, një ditë pas vendimit të Ilir Metës pas mosdekretimit të Sandër Lleshit.
Berisha shkruan se Rama shkoi si i fortë në presidencë, por kur doli jo vetëm që e kishte harruar Sandër Leshin, por ishte kokulur dhe i penduar.
Postimi i Berishës në Facebook
Ngjarje Dite:
Kallam Dështaku në Presidence!
Shkoi si trimosh me bisht nën shalë.
Qëndroi aty dy orë.
Aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!
Siçilistë, ju rroftë timonieri, shahisti i madh Kallam Dështaku!! sb

Ka ardhur koha të kërkojmë hesap…!

Nga Ylli Manjani

Rivendosja e sistemit demokratik. Kjo është (krye) detyra për t’u kryer. Shqiptarët duhet të ndjehen zot në vendin e tyre.
Ata duhet të marrin pjesë në qeverisjen e vendit. Duhet ta bëjnë këtë gjë jo me platforma digjitale propagandistike, as duke marrë pjesë si spektatorë në shfaqjet politike të Kryeministrit të radhës.
Pjesmarrja në vendimmarrjen e pushtetit është thelbi i problemit. Kur qytetari e shef politikën si shfaqje në skenë nuk ka shpresë!
Nuk ka shpresë sepse personazhet politikë bëjnë herë rolin pozitiv e herë negativ. Ndërkohë biletën e paguan publiku. Një biletë të shtrenjtë sa më s’ka!
Aktorët politikë ngjiten në atë skenë me paratë dhe me votat e publikut, por vetëm publikut nuk i shërbëjnë dot, nëse ky i fundit nuk merr pjesë aktive në shfaqje. Aq më keq nëse paguan biletën dhe ikën fare nga shfaqja…
Garancitë kushtetuese e ligjore për respekt të lirive e të drejtave themelore marrin goditje të njëpasnjëshme. Situata shkon në absurd.
Sot bie fjala, nuk diskutohen më liritë dhe të drejtat mbi pronën, ekonominë dhe dinjitetin. Nuk ju bie radha atyre sepse në plan të parë kanë dale liritë dhe të drejtat themelore të personit.
Paprekshmëria e personit, jetës e shëndetit të tij, liria dhe dinjiteti e madje edhe mendimi e fjala e lire kanë marrë goditje të rëndë. Ndoshta më të rëndën e kohës post komuniste!
Ka ardhë koha që kur flet të kërkojnë hesap pse flet!
Kjo situatë nuk erdhi menjëherë, por dalngadalë, nga pak e përditë. Ndërkohë që të gjithë rrinim e shihnim politikën si shfaqje politikanësh dhe jo si produkt demokratik!
Ndaj çështja është si t’ja bëjmë të vendosim sistemin demokokratik, pra pjesmarrjen e njerëzve në vendimmarrje.

Pa dyshim që ka shumë gjëra për të bërë, por më kryesoret mua më duket se janë:
1. Vendosja e zgjedhjeve, jo thjesht votimeve, në themel të demokracisë. populli duhet të zgjedhë, jo të votojë. Pra duhet të ketë alternativa, garë, konkurrencë, jo alenanca partish apo më keq akoma aleanca me të fortë e parellinj.
Reforma e sistemit zgjedhor mbetet thelbi i reformës.
2. Popullit duhet ti jepet realisht e drejta për referendum. Referendumet duhet të jenë me ligj mjete jo politike. Pra partitë ta kenë të ndaluar pjesmarrjen në referendume.
Shpeshtësia e zgjedhjeve është zgjidhja e krizës së përfaqësimit me parti! Populli duhet të vendosë për çdo gjë!
3. Partive politike duhet t’i nështrohen një ligji shumë të rreptë financiar. Njëkohësisht duhen detyruar të respektojnë rregullat bazë të demokracisë.
4. Do na duhet një Kushtetutë e re e
cila vendos pushtetet në ballancë. Ç’ballancimi i pushteteve sot buron nga ndërhyrjet e papjekura në Kushtetutë. Ndaj duhet vendosur ballanca kushtetuese, krahas vendosjes së Gjykatave mbi çdo pushtet tjetër.
5. Çdo ligj, nen apo paragraf që kërcënon apo godet liritë Kushtetuese duhet hequr nga inventari i ligjeve. kufizimet mund ti vendosë vetëm gjykata në varësi të provave, por jo pushteti politik.
6. Qeveritë duhet detyruar me ligj që vendimet më të rëndësishme ti prezantojnë dhe ti debatojnë me publikun. Jo ti konsultojnë, sa me thënë “m’ka çu nana me la gojën”, por të marrë realisht mendimin e publikut, si për buxhetin ashtu edhe për ndërhyrjet në territor dhe mjedis.
Natyrisht këto nuk janë masat e vetme. por kryesoret të cilat kërkojnë plane të detajuara veprimi dhe ndërhyrje.
Qëllimi është të kthejmë njerëzit jo në konsumatorë të shfaqeve politike, por t’i bëjmë ata pjesmarrës.
Make Albania Home Aganin!

Mosdekretimi i Lleshit, i “sëmuri” nis hakmarrjen: Nuk mbaron me kaq! Nesër do i drejtohem Kuvendit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ku thotë se ka pasur një dakordësi të plotë për shkarkimin e Fatmir Xhafajt, në seancën e jashtëzakonshme që do të zhvillohet nesër në Kuvend.
Rama paralajmëron lëvizje të tjera, teksa thotë se nesër në orën 10:00 do t’i drejtohet me një kërkesë Kuvendit, po pa specifikuar se çfarë. Ditët e fundit ka pasur dhe teza se mund të ketë një nismë për shkarkimin e presidentit Meta, po kjo është e vështirë të ndodhë sa kohë që do të duhen 94 vota, që sot PS nuk i ka.
Reagimi i Ramës
Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.
Vendimi i Metës për t’i thënë ”JO” Lleshit ka qenë një rast i paprecedentë, pasi në shumicën e rasteve presidentët që vendi ka pasur kanë kaluar çdo propozim të bërë nga kryeministrat për qeverinë.
Shumë analistë janë ndarë më dysh në qëndrimet e tyre, ku një pjesë e konsideron lëvizjen e Metës tentativë për të ngritur profilin e tij politik, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar të drejtë vendimin e Metës, sa kohë që Kushtetuta ja lejon dhe ai nuk mund të funksinojë si noter i kryeministrit.
Vetë Rama dhe Meta kanë pasur dje një takim rreth një orë e gjysmë mes tyre në Presidencë, ku në mbyllje të tij, nga zyra e kryeministrisë u konfirmua vijimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve. Rama u kërkoi dy ditë më parë deputetëve që të mos komentonin qëndrimin e Metës, pasi sipas tij ata ishin shumica, dhe duhet të merrnin vendimet e duhura në respekt të vendit dhe qytetarëve që i kishin zgjedhur.

Rama emëron Lleshin zv.ministër, zyrtarisht vendi në krizë politike, tani kemi zv.qeveri

Pasi Presidenti Meta ka rrëzuar me dekret emrin e Lleshit si ministër të Brendshëm, Rama ka vendosur sot që ta emërojë atë si zv.ministër të Brendshëm. Pas këtij emërimi ajo që mund të kuptohet është se qeveria ka nisur të funksionojë si zv.qeveri, pasi një nga ministrat më të rëndësishëm siç është ai i Brendshëm do të qëndrojë vakant.
Qeveria është kujdesur edhe për pjesën mediatike të rrëzimit të një posti ministror. Sipas lajmit të shpërndarë në media kemi të bëjmë me një ministër që do të ketë kompetenca të ministrit. Në fakt, kjo është qesharake, pasi janë një sërë atributesh të postit ministror të cilat nuk mund të merren dhe nuk njihen me të drejtë firme nga zv.ministri.
Jemi në kushtet e çmontimit të Ramës, ku ai nuk mundet të venosë dot as ministrin e Brendshëm.
Duhet kujtuar se ky post është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për luftën ndaj krimit, por edhe për sigurinë në të tërësi. Ndërkohë vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve locale gjatë vitit të ardhshëm dhe gjasat janë që vendi të mos ketë ministër në Brendshëm. A mund të zhvillohen zgjedhjet pa një ministër të Brendshëm?
Kjo thuajse do të jetë e pamundur, megjithatë zhvillimet e ardhshme mund të jenë edhe më të forta. Ajo që po kuptohet është se një sërë faktorësh politikë të brendshëm dhe të jashtëm po shohin gjithnjë dhe më shumë është se vendi ëhstë në një krizë të fortë politike dhe se zgjidhja mund të vijë nga një zgjidhje e re politike.

Çfarë ndodhi në takimin mes Metës dhe Ramës
Çfarë u diskutua në takimin kokë me kokë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta ne takimin e djeshëm në Presidencë? Takimi mes tyre u be një ditë pas mosdekretimit nga Presidenti i Republikës të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm.
Mësohet se ka qenë radha e Kryeministrit për të bërë lëvizjen e tij, në tentativë për tëzhbllokuar lojën e “shahut”, siç e ka cilësuar vetë Rama politikën, dy ditë më parë me deputetët e tij.
Kryeministri Rama i kërkoi Presidentit një takim nëPresidencë,edhe pse kreu i shtetit e kishte nisur ditën e pushimit me një kafe në verandën e rezidencës së tij. Të përpiktë në këtë takim, jo të lehtë pas refuzimit të kandidaturës për ministër të Brendshëm, kryeministriRama u shfaq nëPresidencë në orën 11:30 dhe doli prej aty në orën 13:00.
Për 90 minuta ata biseduan për të gjitha temat, që i lidh marrëdhënia institucionale mes qeverisë dhe Presidentit,edhe pse zyrtarisht nuk u mësua për qëndrimet e palëve për to. Pas aludimeve mediatike në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye tëMinistrisë së Brendshme, Kryeministria shpërndau një njoftim për të treguar të paktën frymën që mbizotëroi takimin 90 minutash mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama.
“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe Kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, thuhej në njoftim.
Burime nga maxhoranca pohojnë se Kryeministri, edhe pse i ka kërkuar kreut të shtetit arsyet e këtij mosdekretimi, ka marrë përgjigjen se Presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë rreth kësaj kandidature në një post kaq të rëndësishëm. Pas këtij takimi, kandidatura e Sandër Lleshit nuk pret tjetër qëndrim nga Presidenti i Republikës, duke i mbetur Kryeministrit të gjejë modalitetet ligjore për ta dërguar atë në Ministrinë e Brendshme.

Burime nga maxhoranca pohuan mbrëmë se Kryeministri do ta emërojë këshilltarin e tij për çështjet e sigurisë dhe të rendit, zv.ministër të Brendshëm, duke i dhënë atij kompetencat e plota të ministrit. Edhe pse Sandër Lleshi do të jetë zv.ministri i pestë në Ministrinë e Brendshme, pas Romina Kukos, Rovena Vodës, Besfort Lamllarit dhe Julian Hodajt, ai do të ketë kompetenca të njëjta me ato të ministrit, duke pasur më nga afër monitorimin e Kryeministrit Rama.
Në këtë mënyrë, Kryeministri tejkalon bllokimin e dekretimit të Lleshit nga Presidenti i Republikës dhe nuk i dërgon atij një emër tjetër për ministër të Brendshëm.Ditët në vijim do të tregojnë se si Meta dhe Rama kanë luajtur shahun politik gjatë 90 minutave të takimit mes tyre. Pezull për dekretim nga ana e Presidentit tëRepublikës mbetet kreu i SHISH, i cili ka muaj që pret firmën e tij, ndërsa në procedurë e sipër është dekretimi i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të cilin të dy duhet të bien dakord për emrin.
“Lutem asnjë lloj komenti, askush, për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, ishte mesazhi qëKryeministri Rama u dërgoi menjëherë deputetëve të PS pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin.
Duket se qëllimi i kreut të qeverisë ka qenë moscenimi i klimës mes dy institucioneve dhe takimeve që do të vijonin më tej mes tij dhe kreut tështetit.Helidon Bendo, zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror pret firmën e Presidentit Meta që nga shkurti i këtij viti, për të marrë detyrën e drejtorit.
Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit pret të zgjedhë drejtuesin e tij,ku në mes të 34 kandidaturave të bëra publike nga Presidenca, bie në sy kandidatura e ish-ministrit të Financave, Anastas Angjeli, aktualisht deputetet i PS dhe Bahri Shaqirit, këshilltar i Presidentit Meta.

A do të luajë Shaqiri në Beograd?

Liverpool e ka lënë jashtë skuadrës, që do të udhëtojë drejt Beogradit, për të luajtur ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Crvena Zvezda. Klubi nga “Anfield” e ka marrë këtë vendim për shkak të polemikave serioze, që mund të lindin në kryeqytetin serb nga prania e Xherdan Shaqirit, i cili është me rrënjë shqiptare të Kosovës.
Kosova është një ish-krahinë serbe dhe Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj. Shaqiri dhe Granit Xhaka, lojtarë të kombëtares së Zvicrës, shkaktuan polemika të forta në Kupën e Botës së kësaj vere, mbajtur në Rusi, pasi i shënuan Serbisë dhe të dy festuan me “shqiponjë”, një simbol nacionalist shqiptar, sipas mediave të huaja.
Dy lojtarët, prej trashëgimisë shqiptare, morën një paralajmërim zyrtar nga FIFA dhe u gjobitën me nga 10.000 franga zvicerane për sjellje josportive. Shaqiri kishte deklaruar më parë se nuk kishte asnjë shqetësim lidhur me udhëtimin në Serbi, por Jurgen Klopp ka vendosur ta lërë jashtë skuadrës së tij 27-vjeçarin, për transfertën serbe të së martës.
“Është një situatë, ku do të shkojmë në qytetin fantastik të Beogradit si një ekip futbolli, vetëm për të luajtur futboll, – tha Klopp, në një deklaratë në faqen e internetit të Liverpool. – Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulime të ndryshme, po flasim për atë lloj pritjeje, që Shaqiri do të merrte në Beograd.
Megjithëse nuk kemi ide se çfarë do të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të përqendrohemi 100 për qind te futbolli. Nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër, kjo është e gjitha. Ne jemi Liverpool, një klub i madh, një ekip futbolli, por nuk kemi ndonjë mesazh më të gjerë se kaq.
Ne nuk kemi asnjë mesazh politik, absolutisht jo, duam që fokusi të jetë një lojë e madhe futbolli, asgjë tjetër. Ne jemi të etur për të respektuar këdo, për të shmangur çdo incident, që do të përqëndrohej larg nga gara 90-minutëshe në fushën e blertë.
Plus kësaj, për ne është e rëndësishme të flitet për futboll dhe vetëm për futboll. Shaqiri është lojtari ynë, e duam atë. Ai do të luajë për ne shumë herë, por jo të martën”.

I çmenduri shkon në kinema, bodigardët i kërkojnë biletë aktorit Ndriçim Xhepës, gazetarët lihen jashtë

Premiera shqiptare e filmit “Delegacioni” e planifikuar në natën e tretë të Tirana International Film Festival u shndërrua në një ngjarje groteske, por edhe rast censurimi. Mediet, ato të shkruara dhe elektronike, të cilat kishin konfirmuar pjesëmarrjen, nuk u lejuan të hynin brenda kinema “Millenium”.
Por jo vetëm kaq, edhe aktorët, madje ata që interpretojnë në filmin që para pak ditësh u vlerësua me çmimin “Grand Prix” në festivalin ndërkombëtar të filmit në Varshavë, patën probleme të hynin brenda. Aktori Ndriçim Xhepa, i irrituar ngaqë hostess-i nuk e kishte lejuar pa biletë, dëgjohej jashtë teksa shprehej se nuk do të hynte më, pasi e kishte parë filmin dy herë dhe se do të pinte një kafe në oborrin e kinemasë.
Pas shumë lutjesh, drejtori i TIFF, Agron Domi i tha aktorit “hyr, të jap biletën time”. Ndërsa nga ana tjetër, Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, dëgjohej të thoshte se biletën e tij, ia kish dhënë kryeministrit, Edi Rama, që sipas drejtores së Komunikimit të TIFF, Gentiana Ramadani, kishte ardhur të ndiqte filmin si qytetar.
Ka qenë pikërisht prania e kreut të qeverisë që ka trazuar ujërat e mbrëmjes së të dielës, duke shkaktuar edhe radhë qytetarësh jashtë derës së kinemasë ku dëgjohej të thuhej se nuk kishte as bileta e as vende të lira. Drejtoresha e Komunikimit, Ramadani, doli jashtë duke thënë se për sa kohë nuk janë mediet, nuk do të ishte as ajo e pranishme. Ramadani, duke kërkuar ndjesë, tha se për këtë situatë nuk ishte në dijeni as vetë drejtori Domi./Gazeta Si

Thaçi si viktimë në manifestimin provokues të Emanuel Macron të 11 nëntorit!

Nga Enver Bytyçi

Të dielën e ardhëshme në Paris me ftesë të presidentit Macron do të mblidhen shefat më të rëndësishëm të shteteve dhe qeverive europiane e më gjerë. Ata janë ftuar për të përkujtuar nënshkrimin e mmarrëveshjes së paqes midis Francës së Gjermanisë në përfundim të Luftës së Parë Botërore.
Macron do të organizojë një manifestim gjigand për një ngjarje, më e dyshimta në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sa i përket pasojave që solli për botën dhe civilizimin. Ky manifestim i bujshëm synon të dëshmojë fuqinë individuale të Macron, si dhe atë nacionale të Francës. Presidenti i dështuar francez ka nevojë të përkëdhelë sedrën dhe ambicjen nacionale të francezëve, me qëllim që të fitojë disa pikë shtesë në kredibilitetin e tij të brendshëm e të jashtëm politik. Por ai kërkon gjithashtu të sfidojë partnerët ndërkombëtarë, veçmas ata europianë e parasëgjithash Gjermaninë.
Marrëveshja e nënshkruar më 11 nëntor 1918, ora 12.55 midis Francës dhe Gjermanisë i dha fund Luftës së Parë Botërore. Ajo marrëveshje pati vetëm një impakt pozitiv – i dha fund një lufte më shumë se katër vjeçare, e cila shkaktoi rreth 10 milion vitiktima. Në të kundërt marrëveshja francezo-gjermane e 11 nëntorit 1918 mund të konsiderohet si fillimi i një katastrofe gati dhjetë fish më të tmerrshme se sa Lufta e Parë Botërore. Solli Luftën e Dytë Botërore. Me këtë marrëveshje Franca iu imponua me kushte poshtruese Gjermanisë, ndonëse Lufta e Parë Botërore ishte një luftë ballore ushtrish, nga e cila një palë do të ishte fituese dhe pala tjetër humbëse. Fuqitë e Boshtit, përkatësisht Gjermania, Perandoria Austro-Hungareze Turqia dhe Bullgaria e humbën luftën përballë Aleancës së shteteve si Britania e Madhe, Rusia, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Humbësit, sipas marrëveshjes në fjalë dhe vendimeve të Konferencës së Versajës, do të paguanin një çmim të jashtëzakonshëm.

Historikisht Europa ishte shndërruar në shesh beteje midis shteteve të ndryshme për shumë shekuj nga rënia e Perandorisë Romake. Të njohura janë luftrat e gjysmës së parë të shekullit XVII, ku më të përmendura mbeten luftrat 30 vjeçare pas lindjes së protestantizmit të Martin Luter si dhe luftrat midis Francës dhe Suedisë, në të cilën u përfshinë dhe gjermanët. Pas këtyre luftrave, me 24 tetor të vitit 1648 u zhvillua në Osnabruck dhe në Munster një Konferencë, në të cilën u nënshkrua një marrëveshje, e cila tashmë njihet si Marrëveshja e Ëestfalisë. Kjo marrëveshje mori shumë vendime, por dy ishin parimore dhe me pasoja pozitive në dobi të paqes dhe stabilitetit në kontinent. Së pari, ajo zyrtarizoi besimin protestan si institucion fetar dhe së dyti përcaktoi rregullin sipas të cilit në një luftë, pas përfundimit të saj, duhet të trajtohen njëlloj si fituesi, ashtu dhe humbësi.
Ky parim u zbatua në të gjitha marrëveshjet e mëvonshme të paqes, aq sa në qershor 1815 humbësit të madh të betejës së Vaterlosë, Naoleon Bonapartit, iu fal jeta, megjithëse ishte shkaktari i një katastrofe europiane. Franca e mundur e Ëestaflisë, që përfitoi për shkak të parimit të drejtësisë në gjykimin ndërkombëtar në mesin e shekullit XVII bëri të kundërtën në marrëveshjen e 11 nëntorit të vitit 1918. Ajo i diktoi Gjermanisë kushte poshtruese pas Luftës së Parë Botërore, madje imponoi në Paris vendime, të cilat cënuan integritetin territorial të saj, përveç reparacioneve pafund që do paguheshin në një hark kohor prej 50 vitesh. Kjo ndodhi përkundër faktit se atë luftë e filloi Serbia e Rusia dhe se Lufta e Parë Botërore ishte pasojë e kundërshtive në projektet për Ballkanin. Projekti i humbësve, pra projekti i Austro-Hungarisë për krijimin e shteteve kombëtare në Ballkan, pas një shekulli rezultoi si projekt realist dhe i drejtë,, pavarësisht se ai projekt humbi bashkë me humbjen e luftës nga Austro-Hungaria. Me fitoren e Francës së para një shekulli, Europa humbi po ashtu një shekull në Ballkan! Por ajo që bie në sy nga ky manifestim i Emmanuel Macron lidhet me faktin se Franca ende ushqen mendësinë e Luftës I Botërore. Presidenti i saj demonstron si sukses të vendit të tij një padrejtësi, madje në shkelje të rregullit ndërkombëtar të atëhershëm.

Macron me këtë akt dëshmon karshillëk ndaj politikave të paqes dhe sigurisë europiane të sotme. Ndërkohë që ai dëshiron të frymëzohet nga ato vendime ogurzeza për padrejtësi të reja në zgjidhjen e problemeve ndërkombbëtare. Presidenti francez ka ftuar në këtë veprimtari presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ftesa është sajuar si një akt simbolik e si përkrahje për dy presidentët për arritjen e marrëveshjes midis tyre për ndarjen e Kosovës. Por zhvillimet kësaj radhe vijnë kokëposhtë. Franca e Luftës së Parë Botërore dhe Kosova e kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë patën të njëjtin fat, u radhitën me koalicionin fitues. Kosova, pa mbështetjen e NATO-s vështirë se do ta fitonte luftën kundër Serbisë së Milosheviçit dhe Franca e para një shekulli pa mbështetjen e aleatëve si SHBA, Britania e Madhe, Italia e Rusia kurrë nuk do ta fitontë luftën me Gjermaninë e asaj kohe.
Për pasojë nuk do të kishte as marrëveshje poshtëruese për Gjermaninë. Nëse ruajmë relacionet krahasuese dhe Kosova do të duhej të sillej si Franca e 11 nëntorit 1918, atëherë Kosova duhej t’i merrte Serbisë edhe Nishin. E megjithatë, Macron ka vendosur një standard të kundërt në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Interesi i tij nuk është Kosova e shtrirë përtej kufijve të saj, madje as Kosova e sotme e pavarur e sovrane në kufijtë e saj. Interesai francez është një Kosovë e cunguar e paaftë të mbijetojë si shtet i pavarur. Prandaj Macron ka thirrur në këtë event dy protagonistët e ndarjes së Kosovës, ndërkohë që i treti, Edi Rama, ende nuk ka konfirmuar pjesmarrjen e tij. Emmanuel Macron me këtë event përkujtimor po nxit përçarjen europiane dhe më gjerë dhe po dëshmon se i përket një estabilishmenti të vjetër konvencional të filimit të shekullit 20-të. Rikthimi i hijeve të asaj periudhe është sinjal i mjaftueshëm për të kuptuar se në Francë Marie Le Pen ka një gjë më positive se presidenti aktual Macron – ajo është me sinqertë në pikëpamjet e veta, për pasojë ka më pak mundësi që të mashtrojë dhe joshë viktimat e saj. Hashim Thaçi shkon te Macron si viktimë, ndërkohë që i duket vetja se është “hero”!
Tirane, 04.11.2018

Mosdekretimi i Lleshit/ Rama në panik për mazhorancën në Kuvend

Edi Rama është kujdesur për të qetësuar deputetët e tij pas refuzimit të Presidentit për emrin e Sandër Lleshit si ministër, me një sms ku thotë se mazhoranca është solide dhe politika është shah, duke lënë se do të hakmerret ndaj Presidentit.
Po çfarë e shqetëson Edi Ramën në fakt? Vetem Sandër Lleshi jo. Kjo lexohet qartë në sms që ju ka dërguar deputetëve të tij.
Kemi mazhorancën shkruan Rama. Kush e ka vënë këtë në dyshim përveç Ramës? Gjithsesi ka një zhvillim interesant pas mosdekretimit, rreth 40 deputetë socialistë po dërgojnë sms përgëzuese tek njerëz afër Presidentit.
Dy mund të jenë arsyet:
E para një pjesë e mirë e tyre aspirojnë për ministër.
E dyta, po e shikojnë si një gjest që Ilir Meta po detyron Edi Ramën të rikthejë sytë nga socialistët me integritet. A po shqetësohet Edi Rama për numrin në kuvend?
Menjëherë pas refuzimit Rama ka shpërndarë një sms për deputetet e tij, sms që është kujdesur të dalë në media si një kryeministër që ka mazhorancën dhe ndjehet i qetë.
Por gjithsesi në fund të sms del qartë Rama i vërtet. Shfaq panikun dhe betohet për hakmarrje. Ja çfarë shkruan:
Lutem asnjë koment për vendimin e Presidentit. Ne jemi shumica në detyrë, t’i dalim zot vendit dhe Kushtetutës. Duhet maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni.
/Syri.net

Presidenti Meta jep arsyen pse nuk dekretoi Sandër Lleshin, lajthit Rama, ja çfarë thotë!

Presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm, ai thotë se nuk ka krijuar bindje për kanditaturën e Lleshit. Meta ka pritur Sandër Lleshin pasditen e sotme ku e ka njohur me vendimin. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se Meta e priste të premten Lleshin në takim. Arsyet e shkuarjes së tij 1 ditë me vonesë nuk dihen.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet në njoftimin e shkutër të Presidencës.
Pas dorëheqjes së Xhafës Rama njoftoi se kishte emëruar gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.
Në postin e ministrit të Brendshëm mbetet ende fatmir Xhafaj, shkarkimi i të cilit nuk miratua të enjten e kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Mos-dekretimin e Sandër lleshit presidenti duket se e paralajmëroi që ditën e djeshme, ku shprehej se vendimi i tij do të jetë kurajoz.
Ky vendim mund ta çojë presidentin në një përplasje institucionale me kryeministrin. Mosdekretimi i ministrit të ri eshte precedenti i parë në historinë e demokracisë në Shqipëri. Vendimi i presidentit do t’i bëhet i ditur kryeministrit, i cili duhet të paraqesë një emër të ri. Megjithatë çfarë ndodh pas këtij vendimi nuk është ende e qartë.

Ne nje njoftim te shkurter per media, Presidenca shkruan se Ilir Meta ka vendosur ta rrezoje propozimin.
‘Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm’, thuhet ne deklaraten e shkurter te zyres per mediat ne Presidence.
Mbremjen e djeshme presidenti Ilir Meta e paralajmeroi ne SYRI.net se vendimi i tij do te ishte kurajoz.
Presidenti Meta u shpreh se ‘nuk është çështje shpatullash, por është çështje bindjesh, nëse nuk më bindin nuk do ti dekretoj’.
‘Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij
Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.
Unë nuk paragjykoj askënd unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë, përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm’, deklaroi presidenti Ilir Meta në studion e SYRI.net.

Rama thërret ‘nën armë’ mediat e tij: Të sulmojmë dhe shantazhojmë Presidentin
Menjëherë sapo presidenca ka përhapur lajmin se kreu i shtetit, Ilir meta, nuk ka dekretuar Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm, i propozuar nga Edi Rama, ky i fundit ka angazhuar të gjithë mediat e tij të shpërthejnë ndaj presidentit.
Të gjitha mediat shqiptare të njohura nga të gjithë si të kapura dhe të paguara nga kryeministri, kanë filluar shantazhin ndaj Presidentit, vetëm pse ky i fundit me argumente Kushtetuese ka refuzuar të dekretojë Lleshin pasi nuk është bindur për të.
Më konkretisht, Tema, Shqiptarja.com, Panorama, BW dhe Top Chanel, kanë shpërthyer ndaj Metës.

Rama nuk lejoi Sandër Lleshin t’i shkojë në zyrë Presidentit
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur te mos e dekretoje Sander Lleshin si minister te Brendshem, pas doreheqjes se Fatmir Xhafajt.
Por pas ketij vendimi jane mesuar detaje te reja me ate qe ka ndodhur gjate dites se djeshme dhe sot.
Burime nga presidenca kane bere te ditur se nje dite me pare, Presidenti Ilir Meta kishte ftuar ne zyren e tij kandidatin per minister, Sander Lleshin.
Por takimi nuk ishte realizuar, pasi sipas burimeve, kryeministri Edi Rama nuk e kishte lejuar Lleshin te shkonte ne presidence.
Takimi mes Sandër Lleshit dhe presidentit Ilir Meta ka ndodhur vetem pasditen e sotme.
Ne kete takim, presidenti Meta e ka njohur Lleshin me vendimin.

Rama-deputetëve të PS: Heshtni, do hakmerremi. Politika është shah
Sander Lleshi ka refuzuar ditën e djeshme t’i shkojë në zyrë Presidentit Meta me argumentin se do të takoj vetëm si ministër i dekretuar. Përgjigje që kishte formën e një shantazhi ndaj Presidentit për ta dekretuar.
I mbajtur peng nga Edi Rama në kryeministri deri sot kur u paraqit në Presidencë për tu njohur me vendimin e Presidentit që nuk ishte i bindur për ta dekretuar si ministër pasi sjellja e tij ndaj institucionit të presidentit, njëkohësisht kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Menjëherë pas refuzimit Rama ka thirrur “nën armë” mediat e tij për ta sulmuar Presidentin. Pas denoncimit të kësaj skeme tashme bajate, Rama ka shpërndarë një sms për deputetet e tij, sms që është kujdesur të dalë në media si një kryeministër që ka mazhorancën dhe ndjehet i qetë.
Por gjithsesi në fund të sms del qartë Rama i vërtet. Shfaq panikun dhe betohet për hakmarrje. Ja çfarë shkruan:
Lutem asnjë koment për vendimin e Presidentit. Ne jemi shumica në detyrë, t’i dalim zot vendit dhe Kushtetutës. Duhet maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni.