Kreu i Grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka përcjellë përmes fjalëve të Bertold Brehti, atë se çfarë përfaqëson kryeministri Rama dhe deputetët e tij.
Sipas Vasilit nga analfabeti politik kanë ardhur gjithë këto të këqia, duke ju referuar kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Vasilit
Analfabeti politik i yne aty eshte, ja tek e keni… se ç’perfaqeson e thote me mire Bertold Brehti:
“Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar!”
Deklarata e fortë: Të gjitha të këqiat vijnë nga analfabeti politik i këtij gomari që krekoset dhe fryn gjoksin
Vizita në Korçë e Devoll/ Basha: Fermerët, të braktisur e të mashtruar nga Rama dhe qeveria e tij!
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një tur sot në juglindje të vendit, ku është takuar me qytetarët e Korçës dhe Devollit.
Gjatë takimit banorët u ankuan tek Basha pse po ju prishet prodhimi dhe janë të braktisur totalisht nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Postimi i Bashës në Facebook
Fermerët në Korçë e Devoll janë të braktisur dhe të mashtruar nga Rama dhe qeveria e tij!
Ata më treguan sot se nuk kanë marrë asnjë mbështetje, subvencion apo investim prej 5 vitesh dhe se janë të detyruar ti shesin prodhimet e tyre edhe nën kosto, vetëm që mos tu kalben nëpër ara dhe magazina.
Që ti japim fund kësaj gjendje, kërkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj!
Me ndihmën tuaj do vëmë në jetë planin e mbështetjes me subvencione dhe do investojmë në infrastrukturë dhe impiante përpunimi dhe grumbullimi.
Ndërsa me çmontimin e krimit dhe oligarkëve do ndalojme vjedhjen e parave tuaja, do i kthejmë shpresën rinisë për të mos braktisur vendin dhe do çlirojmë ekonominë!
Zgjedhja është në dorën tuaj.
Basha: Pas Xhafajt e Tahirit, do i heqim Ramës ‘tulla’ të tjera
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me të rinjtë e Devollit në Bilisht tha se, të rinjtë shqiptarë po largohen për shkak të promovimit të antivlerave.
Basha pohoi se pasi opozita i hoqi nga duart qeverisë ‘Rama’ dy ministria të Brendshëm, Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, paralajmëroi se të tjera ‘tulla’ do hiqen.
“Kemi politikanë karriere që shërbejnë si zëdhënës të krimit. Nga Taulant Balla, tek Tahiri me Dakon, E harxhojnë kohën e tyre duke u marrë me kriminel. Ndaj kemi propozuar vettinun në politikë, që ka të bëjë me verifikimin e figurës së politikanëve. E keni parë se po e zvarrisin. Pse? Me vettingun në politikë Rama humbet gjysmë e grupit parlamentar, pushtetin e tij. Vettingu politik nuk është thjesht një teke e jona. Nëse e konsiderojnë vendin si cilik, neve dhe juve na lind e drejta që ta rrëzojmë këtë aleancë të krimit. Populli e ka këtë të drejtë. PD do të vijë në pushtet me votë. Partive politike nuk i ngelet asnjë rrugë që të vijnë në pushtet përveç me votë. Ndaj duhet të fillojë nga bashkimi popullor. Kjo është thirrja ime. pas dy ministrave të brendshëm, që i kemi hequr, do i heqim edhe tulla të tjera. Atë që di të pjellë veç skandale, Rilindjen e korruptuar, bashkë me shefin e saj”, tha Basha.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së theksoi se shifrat e largimit të të rinjve janë të frikshme. Ai u ndal edhe tek të rinjtë të cilët kanë mbaruar fakultetet dhe rendin sipas tij rrugëve, pasi nuk ka garë të ndershme për një vend pune, por vendin e të talentuarit e ka zënë mashtruesi dhe hileqari.
“Në këtë trevë shumë fisnike dhe punëtore, kultura e punës këtu është një vlerë, e cila duhet të rrezatohet në të gjithë vendin.
Në Devoll si kudo në Shqipëri, problemi numër 1 është braktisja e vendit. I Keni parë shifrat, janë të frikshme. Më shumë se gjysma e të larguarve janë të rinjtë dhe të rejat. Këtu ka një paradoks të madh, sepse vendi për të cilët ka më shumë nevojë, ata nga ky vend po largohen. Ajo që na ndan nga ato që na sundojnë nuk është thjesht ideologjia. Shikoni se çfarë modeli jep për të rinjtë. Të rinjtë që kan mbaruar fakultetin, kanë një diplomë, janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar. Pushteti i rilindjes nuk ka vend për ta, sepse vendin e tyre e kanë zënën persona me diploma falso dhe të lidhur me krimin. Ky është një model, i cili po promovon anti-vlerat. Këtu në model e gjejnë veten të gjitha ata , që bëjnë përpara përmes hiles, të gjithë ata qe politikën e shohin për të vjedhur dhe pasuruar”, tha Basha.
Basha u premtoi të rinjve se sapo PD të vijë në pushtet do qeveria do të mbështesë arsimin e lartë dhe pagesat e stazheve. Sipas kryedemokratit Rama u ka lënë të rinjve vetëm një zgjedhje; të merren me drogë apo dhe të largohen nga vendi.
“Një i ri e ka më të thjeshtë që të bëjë trafiqe, sesa të hapë një biznes dhe të punësohet dhe të punësojë. Bota universitare sot bëhet më e vështirë për të rinjtë që të çajnë përpara. Tarifat e Bachelor janë të larta dhe ato të masterit. E vetmja zgjidhje që Rama i ka lënë të rinjve, është që të merren me drogë, ose të ikë nga Shqipëria. Duhet vëmendje dhe financim. Vëmendje qeveritare dhe financim qeveritar. Kjo qeveri jo vetëm e ka braktisur rininë, por edhe e ka tallur. Ajo që duhet është; vullnet dhe vizion i qartë politik. Pastrimi i politikës nga krimi është prioriteti i parë dhe shërbimi ndaj qytetarëve. Ne do të mbështesim arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për 1/3 e të diplomuarve”, pohoi lideri i PD-së.
Për “Republikën” e Librazhdit s’ka moratorium! Kamionët me dru të Ballës kalojnë nën hundën e policisë
Qeveria miratoi disa vite më parë moratoriumin e pyjeve dhe kushdo që kapej duke prerë pemë gjobitej madje futej dhe në burg, por ky ligj ka patur zbatim vetëm tek qytetarët e thjeshtë dhe jo tek miqtë e taulant Ballës.
Janë të shumtë qytetarët e Librazhdit që denoncojnë çdo ditë masakrat e pyjeve në zonën e tyre, ku miqtë e Taulantit presin pemë pa kriter pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin një qytetari nga Librazhdi, i cili tregon se si kamionë dhe makinë me dru zbresin nga fshatrat e Librazhdit për tu shitur më pas në qytete të tjera të vendit.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Për Republikën e Librazhdit moratorium dmth zhdukni pyjet, prisni sa më shumë! sb
Krizë e mirëfilltë qeverisëse! Ja si përgjigjet Adi Krasta kur pyetet për Ramën
“Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimit. Jam i shqetësuar për situatën politike në vend, pasi është dramatike”.
Kështu deklaroi gazetari e prezantuesi i njohur televiziv Adi Krasta, i cili këtë vit është bërë pjesë e skuadrës së “News24”, pasi ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi me këtë televizion. Ndonëse nuk shfaqet shpesh nëpër intervista televizive, Krasta këtë herë ka ‘thyer’ rregullin.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Krasta ka komentuar situatën politike në vend, duke u fokusuar tek zhvillimet e fundit, që nga dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm apo dhe dalja publike e ish-ministrit Tahiri.
-Pse nuk jep intervista shpesh?
Që t’i përmbahesh dëshirës për të folur vazhdimisht, që të dalësh të flasësh atëherë kur duhet, tregon fuqi karakteriale. Kam ndonjë reaksion për të thënë ndonjë gjë, ti e përmban veten. Është marrëdhënie që vendoset me veten.
-Sa larg dhe aq afër zhvillimeve… një skaner tendin e ke. Do doja të pyesja për atmosferën politike. Si e sheh?
Optika… dhe këtu të vjen shpesh për të qeshur, në diskutime që bëhen në studio televizive për të njëjtin fakt që thotë dikush; ‘nuk është i vërtetë, ky është perceptimi yt’. Perceptimi shpesh herë ka prodhuar përfundime spektakolare në zgjedhje. Në këtë optikë, unë jam jo vetëm i lejuar, por kam përshtypje si një publik i specializuar që jam, ta shoh me shqetësim të madh, dhe të ndjek çdo gjë që ndodh. Për t’i ballafaquar të gjitha dhe për të mbërritur në një konkluzion të arsyeshëm. Situatën politike në Shqipëri e shoh të vështirë, nuk rrotullohem duke gënjyer veten. Situata është dramatike, gjendje e njerëzve është shumë e paqëndrueshme.
-Flasim për një ministër të dorëhequr dhe një kryetar bashkie të Durrësit, që i kërkohet të dorëhiqet… Meta që nuk po dekreton ministrin e ri të Brendshëm…
Veprimet në përgjithësi, aksionet qeveritare një njeri mund t’i shoh me analizën për të parë vendimin të shkëputur nga rrethanat dhe ndjeshmëritë. Unë për hir të vërtetës nuk e bej. S’jam njeri i politikës. S’flas në tv për t’u votuar, por për t’u kuotuar. E njoh publikun tim. Aq pak sa për të kuptuar që dorëheqja e ministrit të Brendshëm të një vendi është një ngjarje e rëndësishme. Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimi. Kjo është ngjarje e rëndësishme për mua. Variacione mbi temë, spekulime, nuk bëj. Unë kuptoj se dorëheqja është e rëndësishme dhe tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet. Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse.
-Doja t’ju pyesja për rastin ‘Tahiri’. Gjykoni se duhet të rikthehet Tahiri? Ç’të vërtetë shiheni tek ajo e ‘vërtetë e tij’…
Të vërtetat janë situata shumë kokëfortë, dhe kanë nevojë për gjykime të forta dhe analiza të ngadalta dhe jo partizane. Për Tahirin nuk mendoj asgjë.
-Duke iu pyetur për ministrin e sapo-dorëhequr, thua se vendin është në krizë, është një rrotacion i cili duhet të ndodh?
Unë jam munduar të bëj një deklaratë timen. Unë e dua vetën të shkëputur nga maskarada politike. Kur ti e sheh të natyrshme të kundërshtosh qeverinë, ti etiketohesh si kundërshtar. U desh 30 vjet, që u vërtetua se nuk u bërë pjesë e nëndheshme dhe pjesë të konspiracioneve. Mua më kujtohet, që në këtë shfaqja, unë kam bërë një deklaratë, e cila nuk u përmend kurrë. Do të jem kundër çdo qeverie, sepse unë jam i lirë dhe liria ime ka shumë rëndësi. Për mua rrotacioni sjell ndryshim. Nuk i heq asnjë presje këtij qëndrimi. Duke qenë qeveria autoritet, kollaj bëhet autoritative. Kjo Shqipëri është e njerëzve të zakonshme. Janë ca nga ne, të cilët nga ne duhet të mbrojnë interesin e publikut. Unë shoh disa kolegë të mi, të cilët luajnë rolin e propagandës qeveritare, por s’janë të lumtur.
-Pse janë të palumtur?
Nuk e di, një pjesë bëjnë gazetari të vërtetë. Disa i shoh që përpiqen të mbrojnë të pambrojtshmen.
-Nëse ju pyes, çfarë më thoni për Ramën?
Më duket fare normale, që Rama të komentojë thënien e gazetarëve të rëndësishëm në vend. Që të jem i ndershëm me ty. Seriozisht nuk kam asnjë koment, nuk mendoj se ia vlen të kem pyetje për këtë.
-Ku ndryshon pushteti Rama nga pushteti Berisha?
Kjo është një pyetje, e cila më duhet të bëjë një analizë deontologjike. Tani nuk dua të bëj analistin. Ka ngjashmëri, ka dallime. Ka shumë njerëz, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës. Elementë të cilët nuk kanë ndryshuar siç janë lufta politike, stigmatizimet, gjuha e përdorur. Kam një përshtypje. E shoh se në shoqërinë tonë njerëzit apo votuesit reagojë më ngadalë. Vendet që janë më të zhvilluara reagojnë më me shpejtësi. Pra nuk pres pa fund së lodhuri, që pas disa kohësh të them tani ka ardhur koha për t’i dhënë votën atyre të tjerëve. Rrotacioni është i mirë.
-A kemi një opozitë të fortë, Basha si po e bën opozitën?
Të gjitha pyetjet që ke bërë, unë kam qenë i kujdesshëm të mos bëj një përcaktim politik. Kur ne dhe zërat e rëndësishëm gjatë periudhës së PD në pushtet thonim se si qeverisja autokratike, rregulli në sjellje, agresiviteti dhe mbajtja me dorë të hekurt, do të sjellë asgjësimin e PD, por kjo sillte të qeshura.
-Çfarë këshillash ke marrë nga bashkëshortja juaj?
Ajo nuk dihet mirë që kur i ka dalë emri në publik. Ne jemi në një profesion. Por ne mundohemi të lexojmë në fusha të ndryshme. Nuk është se marrë sugjerime vetëm nga bashkëshortja, por që në fillime më ka qëlluar me figurat më të rëndësishme. Në ambientet ku puno
-Me familjen sa i lidhur është Ardi?
Kjo është një pyetja retorike. Komunikimi i ndjeshëm, ata janë në një fazë, të cilët kanë formuar karakterin e tyre. Me thënë të drejtën gruan nuk do ta kem në emision, por as edhe fëmijët, Them se do të kemi të ftuar personazhe, që do të shoqërohen me sqimën përkatëse. Nuk dua të bëhem kryeministër. Unë dua të komunikojë me publikun. Unë këtë herë në këtë program do të kërkojë hapur që të kemi një dialog të hapur. Për mua do të jetë kështu dhe kështu do ta bëjmë. Ne kemi menduar të bëjmë një program, i cili nuk kërkon të tregojë muskujt, por komunikimin e publikut me shqetësimet që ka.
-Lider të fortë dhe institucione të forta a ka?
Pyetja është retorike. Përgjigjen e ka brenda. Përgjigja është; po. (Qesh)
-Flasim për ligjin anti-shpifje…
Personi që është i dëmtuar bën një padi dhe ajo zgjidhet. Nuk ka nevojë që të bësh një zhurmë të madhe për të treguar se çfarë po bëj unë. S’jam dakord për këtë zhurmën për shpifjen. Ngjarja është e parëndësishme. Është thellësisht e shoqërueshme për drama të tjera. Ka shumë probleme të tjera Shqipëria që të merresh, që të harxhosh kohë.
-Kryeministri ka hapur edhe fondin për këtë ligj…
Kjo është futja kot. I dhe shumë minuta kësaj ngjarje.
-Po vet kryeministri Rama a shpif?
Të të them të vëretën? S’marr mundim që t’i përgjigjem kësaj pyetje.
-A luftohet me liri shprehesh shpifja?
Ne sot flasim për ‘Fake news’. Ai nuk erdhi në përballjen e madhe Klinton-Trump. Ka qenë një problem i vazhdueshëm. sot nuk tingëlloi më njeri i shoë. Kolegët e mi bëjnë shoë dhe nuk është i bukur. Marrëdhënia me mediat është komplekse. Pse do të duhet të arrinim në mendime përgjithësuese?!
-Të bëjnë përshtypje disa terma; ‘kazani’. Ndërkohë Meta tha dje ‘delinkuent’
Ky është një vend mesdhetar ku njerëzit kanë gjuhë me ngjyrime të ethshme dhe me nuanca. I takon kulturës së gjithsecilit, kë kanë pasur gjysh, baba, apo dhe nëna, apo dhe mësuesit. E kam shumë të lehtë të të bëj shoë-n e një klouni. E kam shumë të kollajshme, por s’më lejohet ta bëj. Unë duhet të jem i kujdesshëm. Çdo rast tjetër që na vjen përballë, s’do duhet të na gjejë të papërgatitur. Nuk është kjo normalja. Jemi në një kohë në Shqipëri që anormalja është kthyer normale. Jemi në një vend me politikë anormale, me zgjedhje anormale.
-Berisha prodhon politikë sa një parti më vete. Si e shihi komunikimin e tij?
Më kujtohet njëherë që e kam takuar rastësisht. Pasi kam mbajtur qëndrime kritike ndaj PD. Siç kam mbajtur dhe mbaj gjithmonë. I kam thënë; Zoti Berisha s’kam qenë dakord me politikën tuaj. Kurse ai më tha; Zoti Krasta, ju ka pas hije qëndrimi juaj. Ka një dallim të madh me të, ai është një dashurues i leximin, është një njeri i kulturuar. S’më lejon që të bëjë komente për të. S’e gjej pyetjen të përgjigjshme.
-Adi Krasta është në ‘News24’. Përveç emrit televiziv Krasta çfarë sjell ky program?
Konkurrimi ka kaluar në televizionet e niveleve të informacionet. Siç është edhe News24. Që të jem i ndershëm me ty në një bisedë që kemi bërë me Hysenbelliun për të filluar punë më tha; “Eja në News24 që të flasësh për çfarë të duash dhe kur të duash. S’do kesh kurrë një shqetësime”. Për mua është fondametale të flas pa filtra. Nuk mendoj se jam aq i rëndësishëm. Shqipëria, po tregon se duhet të bësh shumë që të reagojnë në ndonjë formë. Nëse ka ndonjë lëkurë hollë që tendosen nga një shaka televizive, ku tregon se është problem i tyre. Dua që të pranosh një kërkesë timen që në emision të jeni aty të analizojmë çfarë ka ndodhur gjatë javës. Në emision s’ka gjë spektakolare, por ajo që ndodh. E kam menduar që këtij publiku në këtë kaos, që janë njësoj, t’i propozojmë diçka tjetër. Që do të jetë në prime time çdo të hënën. Do ketë informacion, biseda, pyetje. Asgjë si pikë kthesë në historinë televizive. Unë jam antikonformist që në lindje.
E rëndë! Rama me overdozë, humbet vetëdijen gjatë transmetimit live
Edi Rama humbet vetëdijen në transmetim live, është nën overdozë.
Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe një foto të Edi Ramës gjatë kohës që ai po fliste LIVE në ERTV.
Ja postimi i ish-Kryeministrit dhe FOTO
Kallam Deshtaku humbet vetedijen, overdoze!!! sb
Basha me fermerët e Devollit: Po arrijmë në nivele afrikane, të largojmë banditët nga qeveria!
Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e Devollit në Qarkun e Korçës:
Kreu i opozitës tha se fermerët janë përballë riskut që “të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi. Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur”.
Basha theksoi se PD, pas ardhjes në pushtet, synon të kthejë skemën e subvencioneve.
“Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para’ të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Qe te ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika”, tha kreu i PD.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
“Vit pas viti laku ka ardhur duke u ngushtuar në fytin e fermerëve shqiptarë. Dhe tani jemi përballë riskut që të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi.
Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur. Buxheti vit pas viti nuk ka ndryshuar për bujqësinë. As 1/3-ta e buxhetit qe jep Kosova. Prodhimet e fqinjëve të subvencionuar konkurojnë fermerët shqiptarë. Dy jane problemet: mungesa e fondeve, braktisja totale. PD synon rikthimin e skemës së subvencioneve Shteti duhet të ndihmojë jo vetëm me pika grumbullimi, por edhe pika përpunimi.
Prodhimi të mos çohet jashtë por të përpunohet këtu. Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para’ të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Që të ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika. Të ndajmë e të pastrojmë politikën nga krimi. Shitja e votës është një e keqe e madhe. Kjo e keqe në pushtet është edhe për shkak të atyre që e shesin votën. Shëndetësia është në mjerim.
Po arrijmë në nivele afrikane pasi edhe mjekët po e braktisin vendin. Vitin e ardhshëm janë parashikuar në buxhet 22 milion dollarë për inceneratorët e Arben Ahmetajt. 5 vjet që një grusht oligarkësh marrin miliona euro nga qeveria. 22 milion dollarë do mjaftonin të subvenciononin prodhimin e mollës për të gjithë Shqipërinë. 1/4 e buxhetit është dhënë për 20 veta me tendera e koncensione Këta 20 persona e çojnë gjobën tek kryeministri dhe ministrat. Kjo shumë do shërbente për pensionet e pagat dhe për të pasur një buxhet për subvensionet Zgjidhja është në dorën tuaj. Nëse e mbajme këtë klikë në pushtet nuk ka asnjë rritje rroge, pensione apo subvensione. Nese e ndalim do te sjellim zgjidhje, Kerkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj. Qe t’i japim fund kesaj gjendjeje. Pa i çmontuar këta ekonomia nuk do clirohet dhe parate do te vidhen”.
Pas studentëve, edhe banorërt e Sukthit në protestë për plehrat e Dakos: Po na sëmuren fëmijët!
”Po na sëmuren fëmijët”, kjo është thirrja që banorët e Sukthit kanë bërë gjatë ditës së sotme drejtuar kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ata kanë dalë sot në protestë për shkak të një shqetësim jetik, që është djegia e mbeturinave pranë zonave të banuara.
Banorët thonë se për shkak të djegies së vazhdueshme të mbetjeve fëmijët e tyre janë duke u sëmurur dhe apeli i tyre i drejtohet kryesisht Ministrisë së Mjedisit.
“Kërkojmë zgjidhje të djegies së mbeturinave, po na sëmuren fëmijët, kjo situatë vijon prej ditësh”, shprehen banorët për Fax News. Në shenjë të protestës së tyre banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën për disa minuta.
Më tej protesta u zhvendos nga rruga, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Jo më larg se dje një tjetër protestë u zhvillua në Durrës për shkak të djegies së mbetjeve, iniciatorë të së cilës ishin studentët e Universitetit të Durrësit.
Shqetësimi i tyre lidhej me djegien e plehrave në një tjetër zonë të qytetit bregdetar, siç është ajo e Porto-Romanos, që edhe sipas vetë Bashkisë është në një situatë emergjente, ku u premtua dhe zgjidhja me përparësi e saj.
Gazeta e madhe franceze: Edhe mafia shqiptare kërkon anëtarësimin në BE
Gazeta e madhe franceze ‘Le Figaro’ ka botuar sot një shkrim për mafian shqiptare.
Në një dokument të siguruar nga ‘Le Figaro’ shkruhet se mafia shqiptare ka rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real.
Sipas dokumentit, thuhet se mafia shqiptare shpreson që Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejt në BE, me qëllim që të rrisë aktivitetin e saj në Francë.
‘Le Figaro’, që ka siguruar këtë dokument, shkruan se grupet kriminale shqiptare janë tepër aktive në trafikun e drogës, vjedhjeve dhe kontrabandës së emigrantëve.
Dokumenti i Ministrisë së Drejtësisë franceze bën fjalë për bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Në këtë dokument, theksohet se ‘mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë’.
Këto grupe kriminale janë vendosur në Francë që në vitin 2010 dhe që prej atëherë po konsolidojnë pozitat e tyre në aktivitetin ilegal.
Për herë të parë janë instaluar në Ile-de-France dhe përgjatë kufijve lindorë të vendit, për të qenë pranë shteteve të tilla Gjermania, Italia apo Zvicra.
Në Francë, grupet shqiptare janë të përqendruara më së shumti në tre fushat e përmendura më sipër, që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, të emigrantëve të paligjshëm dhe të vjedhjeve.
Skadon afati, Zëri i Amerikës: Presidenti Meta nuk dekreton ministrin e ri
Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha të premten në mbrëmje se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për SYRI.net zoti Meta nuk ngurroi të merrte dhe shembullin e presidentit italian, i cili pak muaj më parë vuri veton ndaj dekretimit të një prej ministrave të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet.
Presidenti Meta komentoi dhe ngjarjen e Bularatit ku një minoritar mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, duke u shprehur se ‘ajo është një ngjarje e provokuar’ e cila sipas tij, ‘synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke’.
Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri. Ky afat skadoi mesnatën e së premtes. E megjithatë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha se ai ‘do të gjejë mënyrën e duhur për t’u shprehur në kohën e duhur’, duke shtuar se nuk do të ndikohet nga askush dhe nga asgjë as nga orët dhe sekondat, ndërsa nuk u shpreh se cilat ishin pengesat që e kishin detyruar të kërkonte kohë për të marrë një vendim.
‘Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje’, nënvizoi zoti Meta.
Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim.
‘Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri. Ndaj dua të them që çdo President ka për detyrë që me veprimet e tij, apo me mos veprimet e tij, të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri maksimale. Kështu që në këtë drejtim, askush të mos ketë dyshime që unë, përgjegjësitë e mia, sidomos, në këtë situatë do ti ushtroj në mënyrë mjaft maksimale dhe mjaft kurajoze’.
Zoti Meta madje duket se paralajmëroi refuzimin e emrit të zoti Lleshi, kur ju referua rastit të Italisë, pak muaj më pare, kur do formohej qeveria e te e dalë pas zgjedhjeve dhe ‘ku presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në Euro tha që nuk e firmos.
Tha të bëhet ministër të zyra për Europën dhe u bë. Askush nuk mund ta detyrojë presidentit të firmosë apo të konfirmojë një emër për një detyrë të tillë kushtetuese, të cilën atij ja jep Kushtetuta, jashtë bindjes së tij’.
Kreu i Shtetit komentoi dhe ngjarjen e së dielës së shkuar në fshatin Bularat, ku 35 vjeçari Kostantinos Kacifa, pjesë e minoritetit grek në jug të vendit, mbeti i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri me forcat.
Zoti Meta u shpreh se ajo ‘është një ngjarje e rëndë, sepse është një ngjarje e provokuar’.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues i lartë shtetëror bën një përkufizim të tillë për ngjarjen e cila rindezi tensioned mes dy vendeve. Pikërisht për këtë, sipas zoti Meta ‘është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues, që të gjejnë qëllimet, prapavijën e saj nëse ka një të tillë. Por padyshim është një ngjarje, e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që nuk është hera e parë që ndodh.
Që të duket sikur ka tensione, çështje, sikur ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Që natyrisht ka disa probleme, por ka përpjekje për t’i amplifikuar ato, sepse ndërkohë interesat e bashkëpunimit janë shumë herë më të mëdha’, theksoi ai.
Presidenti Meta foli me një gjuhë të ashpër ndërsa u pyet për sulmet që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri pak ditë më parë ndaj tij. ‘Po ç’koment mund të kem unë për një delinkuent që mbyti me drogë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën’. Pozicionimi i tij është në fakt një sulm i drejtpërdrejtë dhe ndaj kryeministrit Rama.
Një sulm i përforcuar dhe me kritikat ndaj qëndrimit që qeveria ka mbajtur ndaj ish oficerit të policisë Dritan Zagani i cili ishte i pari që denoncoi lidhjet që sipas tij zoti Tahiri kishte patur me Habilajt. ‘Nuk duhej ta kishin shkarkuar Zaganin, që ishte një kuadër i Policisë dhe shumë i trajnuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe ta detyronin që të shkonte në azil në Zvicër dhe ata më pas të arrestoheshin nga anti-mafia në Itali’, u shpreh zoti Meta.
Një qëndrim tërësisht të kundërt, Kreu i Shtetit pati për ministrin e Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se ‘tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e komplikuara’. /VOA
Pas denoncimit të Berishës, policia pranon aksidentin me makinë të djalit të kryebashkiakut të PS
Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të ish-Kryeministrit Berisha se djali i kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi ka shkaktuar një aksident ku ka dhe të plagosur.
Sipas ish-Kryeministrit ngjarja u fsheh nga babai i tij dhe deputeti Pjerin Ndreu.
Policia e Shtetit thotë se ngjarja nuk është fshehur dhe se aksidenti është pasqyruar në komunikatën ditore.
Reagimi i Policisë së Lezhës
Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.
Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në ëeb në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.
Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:
Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F. P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K. I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).
Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne ëebin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.