19.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Kryeministri është futur brenda 3-këndëshit fatal dhe vdekjeprurës të Bermudeve

Nga Petrit Vasili

Kryeministri me vetëdije dhe pa shpëtim është futur brenda 3-këndëshit fatal dhe vdekjeprurës të Bermudeve.
Trekëndëshi i Bermudeve: trafik i shfrenuar droge, krim i organizuar njësh me qeverisjen dhe pastrim gjigant i parave të pista, është trekëndëshi i vdekjes.
Duke orientuar qeverisjen vetëm mbi këtë trekëmbësh kryeministri përvetësoi miliarda, bleu pushtet, bleu media dhe u ndje përkohësisht i fuqishëm.
Por sa me thelle hyri brenda trekëmbëshit krijoi varësi kriminale dhe kalim te pushtetit te krimi,u detyrua ti siguroje mbrojtje krimit me instrumentet e pushtetit, duhet të vazhdojë pasurimin e tij me financat e shtetit duke u zhytur thellë e më thellë në humnerën vrastare pakthim të trekëndëshit të Bermudeve, ku siç dihet avionët, anijet e gjithçka hyn brenda tij përpihet dhe asgjësohet nga ky trekëndësh.
Zhytja në këtë trekëndësh duhet goditur pa mëshirë pasi një proces i tillë është shpëtim për vendin ose me mirë të themi Atdheun i cili zhbëhet përditë për shkak te tij.
Por këtu shfaqen avoketërit pa atdhe të kryeministrit.
Avoketërit e trekëndëshit që i shërbejnë atij, komandohen prej tij dhe paguhen po prej tij.
Duket sikur i shërbejnë kryeministrit, por në fakt i shërbejnë trekëndëshit pasi bëjnë pa u lodhur alibinë e trafikut të drogës, mbështesin kriminelët dhe jetojnë me paratë e pista ku ata ngjyejnë gishtin dhe në funksion të saj gatuan gjellën mediatike: ‘kështu ndodh kudo, këto ngjasin dhe jashtë, të gjithë këto probleme kanë, njerëzit jo politikë do ti shërojnë hallet e politikës, të gjithë punojnë keq vetëm kryeministri është në rrugën e duhur, kriminelët edhe kur kapen duhet të kenë të garantuara të drejta dhe liritë, ndërsa ndëshkimi për ta s’ka ndonjë rëndësi se banda ka në gjithë botën etj, etj.
Avoketërit natyrshëm pa atdhe, thjesht klientin e radhës kanë këtë kryeministër, i cili i përdor dhe përdoret prej tyre.
Trekëndëshi i Bermudeve të kryeministrit është qerthull pa kthim, avoketërit vetëm po i shërbejnë vdekjes së sigurtë duke ruajtur që ata të hidhen nga avioni një minutë më parë për të shpëtuar kokën dhe për të gjuajtur gjahun e radhës.

Deputeti i PS paguan Veliajn nën dorë dhe bllokon rrugën që të zgjerojë lokalin e tij (Video)

Një qytetaer i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, deputeti i PS, Sadri Abazi ka zënë rrugën e kalimit të qytetarëve vetëm për të zgjeruar hapësirën e lokalit të tij. Qytetari i ka dërguar edhe një video ish-Kryeministrit Berisha.
“Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj! Paguan Lal Plehun dhe pushton hapësirat…” shkruan ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj!
Paguan Lal Plehun dhe pushton hapsirat. Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha, po ju drejtohem serish juve sepse nuk kemi besim te policia dhe shteti aspak! Shikoni me foto dhe video hapsiren qe ze deputeti rilindjes Sadri Abazi me arrogance te plote.
Qysh sot ne mengjes ka filluar zaptimin e rruges per kalimtaret. Na ka bllokuar rrugen e kalimit dhe po na merr frymen me shtesa shtesa shtesa dhe ndertime pa leje. Ka vendosur sot nje tabele qe devijon rrugen per te tregu fruta perimeve dhe rrobave te perdorura prane ish-stacionit te Trenit.
Arroganca e Rilindjes nuk njeh limite zoteri duke e trajtuar pronen publike si toke private. Kjo eshte e tepert.

Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj!Paguan Lal Plehun dhe pushton hapsirat.Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbZoti Berisha, po ju drejtohem serish juve sepse nuk kemi besim te policia dhe shteti aspak! Shikoni me foto dhe video hapsiren qe ze deputeti rilindjes Sadri Abazi me arrogance te plote. Qysh sot ne mengjes ka filluar zaptimin e rruges per kalimtaret. Na ka bllokuar rrugen e kalimit dhe po na merr frymen me shtesa shtesa shtesa dhe ndertime pa leje. Ka vendosur sot nje tabele qe devijon rrugen per te tregu fruta perimeve dhe rrobave te perdorura prane ish-stacionit te Trenit. Arroganca e Rilindjes nuk njeh limite zoteri duke e trajtuar pronen publike si toke private. Kjo eshte e tepert.

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 3. November 2018

Basha në Korçë, fermerët: Prodhimet na mbetën stok, më parë vinin nga Kosova, vinin maqedonasit, tani asnjë!

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e banorë, këtë të shtunë në Dvoran të Korçës.
Fermerët korçarë përballen me të njëjtin shqetësim si edhe fermerët e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ata theksuan se kanë 5 vjet që nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti.
‘Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja’, tha një fermer.
‘Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona’, tha një prej tyre.
‘Pa eksport nuk mund të zgjidhet kjo situatë. Sepse edhe fuqia këtu ka rënë, njerëzit po largohen’, tha një tjetër fermer.
Zona prodhon rreth 40 tonë mollë në ditë, fermerët prodhojnë prej saj edhe nënproduktin e uthullës, por që sipas tyre i gjithe ky prodhim nuk shitet dhe nuk kompenson shpenzimet e tyre.
Basha theksoi se vështirësia e fermerit sot është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes së keqe me te cilën Rama ka zgjedhur të drejtojë vendin.
‘Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosovës.
Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi…’, tha Basha me fermerët korçarë.

Revolta e banorëve të “Astirit”: Erion Veliaj është një skuth! Kokën do të shtyp, aty do të flijohem

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë po vijojnë të protestojnë duke bllokuar rrugën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.
Banorët shprehen për Fax News se janë njofutar vetëm 4 ditë më parë se do t’ju shemben shtëpitë pasi kalon projekti për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.
Po ashtu të gjithë banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën e tyre, madje disa prej tyre kërcenojnë se do të flijohen për të mbrojtur pronën e tyre.
“Nuk do të ndalemi, do të bllokohemi me fëmijë me të gjithë. Bëhet fjalë për pronën dhe është gjëja më e shtrenjtë që kemi. Kemi dëshirë të rrijmë këtu dhe nuk duam të shkojmë rrugëve të Europës.” shprehet një nga banorët.
“Kanë një vit që merren me Babale e stër Babale. Duan të na hedhin në rrugë të hapur. Kam 30 vjet që kam paguar taksa. Kam dhënë gjakun, do i lë kalamajtë rrugëve dhe nuk e lë pronën time. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Nuk jemi në kundërshtim për rrugën, por duhet të na kompesojnë neve. Para 4 ditësh na kanë njoftuar. Na kanë thënë se kemi ardhur nga ARRSH dhe na kanë thënë se kanë një projekt pët të ndërtuar.

4 ditë më parë kam mësuar se do të më prishet banesa dhe dyqani. Jemi të persekutuar që në bark. Kokën do shtyp aty do të rrijë.Për dy javë thanë do të vijmë do të sjellim fletën për prishje. Qan mbesa ime 3 vjeçe thotë ku do shkojmë ne.” shprehet një nga qytetaret që i rrezikohet banesa.Po do të protestoj jetën do të lë. Do të flijohem te banesa ime. Për atë pronë kam punuar gjithë jetën. Për 1 sec të na nxjerri Edi Rama në rrugë të madhe.” tregon një nga qytetaret që i rrezikohet banesa.
“Erion Veliaj është një skuth. Pavarsisht se e kam patriot nga Ura Vajgurore.“- shprehet një qytetar.
“Sot vijnë dhe paralajmërojnë se do të prishet prona, unë e kam blerë atë pronë dhe tani na vijnë sot se do të zgjerohet rruga. Jo rrezikojmë e ka vënë me vizë të kuqe më ikën krejt shtëpia. Tani më nxjerr jashtë me 3 fëmijë. I kam me të gjitha me legalizime do të prishet thotë, se ta nxe rruga. Nuk jam kundra, por duhet të sistemojë banorët dhe të më japë aq sa më takon. Po do të protestojmë.” shprehet një qytetare tjetër.
Gjatë ditëve të fundit sipas tyre përfaqësues të firmave private dhe të Ministrisë së Transporteve dhe ARRSH, kanë paralajmëruar qytetarët se për një afat kohor 2 –javorë gjithçka do të rrafshohet për lirimin e hapësirës.

Një ditë në “Aushvicin” shqiptar ku vdiqën qindra foshnja!

Armand MAHO

Kampi ndodhet në të hyrë të qytetit, nga pjesa veriore nën këmbët e kalasë. Sot është i rrënuar, dhe godinat s’të thonë asgjë. Në mes të sheshit prej dy apo më shumë hektarësh është ngritur një parcelë ku hareshëm nxjerrin krye disa fidanë selvish, të cilat mbillen nga ai që dëshiron të lërë diçka në kujtim të viktimave të terrorit. Trishtimi të mbyt sapo sheh ato ndërtesa, të cilat u shndërruan në makineri të vdekjes.
Gjithkund male! Për të dënuarit kampi ishte ngritur të ofronte vetëm vuajtje. Kryesisht vinin nga veriu, dhe nuk ka një statistikë të saktë se sa ka qenë numri i të dënuarve atje. Në atë kohë Tepelena nuk ishte më shumë se 1 mijë banorë, ndërsa në kamp vetëm për ata që është mbajtur një evidencë ishin rreth 3200 të internuar, ndërsa mendohet që numri të ketë tejkaluar shifrën e pesë mijë personave. Shihet qartë se kampi e kishte mundur qytetin, i cili nuk kishe resurse që t’i mbante. Të dënuarit ishin kryesisht gra, fëmijë dhe pleq nga zonat veriore: Shkodër dhe Mirditë. Këta të fundit, u sollën me shumicë pas vrasjes së Bardhok Bibës, për të cilin ai regjim burracak nuk u mjaftua vetëm me masakrën atje, por u hakmor dhe ndaj foshnjave të djepit.
Tepelena ishte shumë larg nga Mirdita, apo nga Shkodra në atë kohë. Rrëfenjat janë të panumërta. Për shembull, tregonin se shumë të dënuar edhe pasi mbaronin dënimin qëndronin për gati një vit tjetër në kamp, ose në rrethinat e Tepelenës, sepse nuk kishin mundësi transporti. Të tjerë që merrnin guximin e largoheshin në këmbë, gjendeshin të vdekur maleve ose ferrave. Trupi i drobitur nuk e përballonte dot lodhjen
Mjaftonte dhe një grip i thjeshtë që foshnjet, kryesisht, të humbnin jetën.

Ushqimi kryesisht përbëhej nga një supë, e cila më shumë kishte insekte, apo dhe krimba në fund të pjatës. Ndërsa rojet e kampit talleshin duke i kujtuar se partia ishte kujdesur që mos t’u mungonte mishi në menynë e ditës.
Godinat ishin organizuar në një mënyrë të tillë ku çdo i burgosur të mos kishte më shumë se 10 cm gjerësi për të fjetur, dhe kjo në çimenton e ftohtë. Pak më andej, në fshatin Turan, gjendja ishte dhe më tronditëse. Në baraka të internuarit flinin mbi njëri-tjetrin, si stivë drushë. Ata që kanë mbijetuar tregojnë se shumë herë e kishin të vështirë të ngriheshin në mëngjes për shkak se muskujt ishin kontraktuar, dhe kockat ishin dërrmuar.
Higjiena pastaj ishte një tjetër kalvar i mundimshëm. E vetmja mënyrë për t’u larë ishte një tip dushi i improvizuar në mes të kampit, me ujin e ftohtë akull ku ishin të detyruar të lanin foshnjet nga 0-5 vjeç. Në një ambient ku të priste era e Vjosës, pasi kampi ndodhet përballë luginës që përshkrohet nga lumi. Që të ngrohje ujë duhej të merrje leje me shkrim nga komandanti i kampit, gjë që ishte një mision i pamundur.
Jo në pak raste kur zgjoheshin në mëngjes i gjenin fëmijët pa jetë, por edhe pleqtë. Ky ishte kthyer në një ritual të zakonshëm. Për varrosjen e tyre ishte menduar me djallëzi. Dërgoheshin në afërsi të Vjosës, me qëllim që të dekompozoheshin shpejt dhe rrjedha e lumit të zhdukte përfundimisht eshtrat. Për ceremonial s’bëhej fjalë. Thjesht foshnjat pa jetë hidheshin jashtë telave me gjemba, ku më pas merrej varrmihësi me to. Për këtë punë ishte ngarkuar i ndjeri Reshit Mulleti, djali i ish-prefektit Qazim Mulleti, i cili ka dëshmuar se mund të ketë varrosur rreth 200 trupa foshnjash, nën shoqërinë e një prej ushtarëve të armatosur që e shoqëronte. E megjithatë, numri mendohet të jetë dhe më i madh. Shumë kanë vdekur edhe gjatë transportit dhe nuk janë regjistruar kurrë.

Dëshmi: “Të burgosurit i sillte një makinë e ushtrisë, e mbyllur nga jashtë. Ngaqë kishte mungesë mjetesh, të burgosurit viheshin stive. Kur u hap dera e makinës shumë prej tyre binin si thasë, ngaqë ishin të mpirë. Më kujtohet një grua e re, e cila sapo doli filloi të kërkojë dy fëmijët e saj në emër. Por rezultoi se ata ishin në fund të dyshemesë të asfiksuar. Kur i pa ashtu ajo u çmend. Rojat nuk pyetën shumë, por e nxorën mbrapa kampit dhe i futën plumbin kokës. E kush u mor për t’i regjistruar emrat, apo gjeneralitetet. Shumë prej nesh vinin pa asnjë dokument me vete, ose me rrobat siç kishim qenë në shtëpi”.
Situatën do e zbulonte një mision humanitar i UNRRA diku në fillim të viteve ’50-të, e cila aso kohe e shtroi dhe në OKB për diskutim, e cila do dënonte modelin sovjetik të kampeve që ishin ngritur në lindje, ku rasti i Tepelenës ishte më tronditësi. Kjo më pas do sillte dhe mbylljen me urgjencë të kampit, për arsye se situata e vdekjeve s’po mund të menaxhohej më. Por katër vitet e ferrit kishin kaluar jo pa pasoja tek ata që i vuajtën. Për vite ata vuajtën nga infeksione të lekurës, apo sëmundje të tjera të aparatit tretës, apo dhe humbën jetën në shtëpitë e tyre, apo në kampet e tjera ku u transferuan.
Kjo ishte vetëm një copëz e vogël e ferrit që kanë kaluar ata njerëz. Nuk u fol për torturat që u bëheshin njerëzit, nga rojet e kampit, ku jo pak liheshin të lidhur me ditë të tëra nëpër shtylla të ngritura për këtë qëllim. Kampi në fjalë mund të quhet pa frikë një “Aushvic” i Shqipërisë, për nga numri i vdekjeve atje. Diktatura nuk mbajti asnjëherë një regjistër, por ama janë ata që e kanë vuajtur, apo kanë humbur të afërmit që e dinë fort mirë se çfarë ka ndodhur atje. Përkundër thënieve të ndonjë shërbëtori të diktaturës, që është munduar ta paraqesë si “një kamp pushimi”, ose të nostalgjikëve që kërkojnë të “mos njolloset Tepelena”, ai vend duhet medoemos të kthehet në një vend të memories tonë historike. Një vend pelegrinazhi për brezat, me qëllim që historia të mos përsëritet, sepse askush nuk duhet të përjetojë atë që përjetuan ata njerëz. Kampi i Tepelenës ishte fytyra e atij regjimi, nuk ishte “kamp pushimi” dhe nuk e ngritën as tepelenasit, as tiranasit që duhet të njollosen. E ngriti një regjim që në fokus të tij s’kishte asgjë njerëzore perveç urrejtjes dhe mizorisë për popullin e tij!

Basha tregon nenin e parë të ligjit: Si do sekuestrohen pasuritë e oligarkëve nga koncesionet

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sonte në një intervistë në “Zonë e lirë” detajet e ligjit Antimafia që do të çojë drejt sekuestrimit të pasurive të oligarkëve që kanë përfituar përmes koncesioneve korruptive të kreut të qeverisë. Basha tha se neni i parë i këtij ligji do të fusë në skaner të gjitha koncesionet dhe pasuritë e atij grupi oligarkësh që kanë përfituar nga koncesionet korruptive. “Të gjitha do të futen në skaner dhe do të hetohet çdo transaksion financiar. Problemet që do të konstatohen nga këto transaksione do të çojnë direkt në sekestro të atyre pasurive që vendosura në mënyrë të padrejtë”, tha Basha.
I pyetur në “Zonë e lirë” nga Arjan Çani se përse nuk i kthentë përgjigje të fortë Dakos me të njëjtën gjuhë, Basha tha se kjo do t’i bënte nder vetëm Ramës dh jo publikut pasi do të zhvendosej debati nga thelbi i vërtetë dhe se përbaltja e tjetrit është edhe e trashëguar nga sistemi komunist .
“Nëse i kthej të njëjtën përgjigje i bëj shërbim Edi Ramës se ai këtë do, baltë njëri baltë tjetri”, tha Basha ndër të tjera.
Basha tha se do ta shkërmoqte malvitën që sipas tij është në pushtet.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të ndajmë politikën nga krimi, njëra është që po ndjekim ne, e denoncimit, deri sat ë shkojmë tek Edi Rama dhe rruga e tjetër është ajo që kemi propozuar vetingu i politikanëve. Vetingu i politikanëve do të largojë pikërishte këta politikanë të lidhur me krimin”, tha Basha, duke shtuar “Malavitën do ta shkërmoqim”.

Thirrje socialistëve: Reagoni para se bandat e Rilindjes të zhdukin përgjithmonë PS-në
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria është marrë peng nga Rilindja, shkruan Syri.net.
I ftuar në emisioni ‘Zonë e Lirë’, Basha u ka bërë thirrje socialistëve që edhe ata ti bashkohen opozitës dhe shqiptarëve të ndershëm që të shpëtojnë Shqipërinë, por edhe PS-në e marrë penga nga bandat.
‘Kjo e keqe bie sepse sot përfaqësohet nga një grup i vogël njerëzish. Janë shumë pak dhe janë kundër shumicës së shqiptarëve. Më ke dëgjuar të flas për organizatën kriminale të Rilindjes, e kam fjalën për këtë grup që ka kapur parinë Socialiste, dhe nëse nuk reagojnë socialistët atëherë ata do ta marrin përgjithmonë PS-në’, deklaroi Basha.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar për situatën politike në vend. I pyetur nga moderatori Arian Çani se cila është ‘qeveria hije’ brenda PD-së Basha tha:
Nuk ka mjegull, por nuk ka asnjë strategji. Dujke ju referuar kulturës time perëndimore unë mendoj se individi nuk promovohet nga lideri por nga puna. Nëse publiku vëren të shquajë qeverinë hije kjo është në dorë të tyre. Në PD ka një grup të madh që janë angazhuar në luftën kundër padrejtësive. Kemi një përplasje mes dy botësh të ndryshme, të një politikani racional që bën gjithçka për një produkt falso siç është Dako, Balla Roshi, dhe një tjetër politikan që mbështet promovimin përmes vlerave. Unë në PD i trajtoj të gjithë si të barabartë.

 

Plas skandali! Platini dhe nfantino fshehën mashtrimin e PSG dhe Manchester City

E përditshmja gjermane, “Der Spiegel” ka zbuluar një skandal të bujshëm që tregon se ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini dhe Gianni Infantino që ka qenë sekretar i përgjithshëm atë kohë kanë ndihmuar në mënyrë sistematike PSG-në dhe Manchester City që të shmangin dënimet për shkelje të “Fair Play” financiar.
“Der Spiegel” gjithashtu raporton se këto dy klube kanë thyer rregullisht e rregullat e parashikuara të lojës për disa vite me radhë, por janë mbrojtur sistematikisht nga krerët më të lartë të qeverisë botërore të futbollit.
Këto veprime janë të pafalshme nëse pikasen nga autoritetet përgjegjëse, por duket se UEFA asokohe nuk i kanë sanksionuar aspak klubet respektive ose për t’i përjashtuar nga Champions League, siç kishin bërë Malaga-n dhe me disa klube të tjera, shkruan SportPlus.
Mësohet se Infantino është takuar me presidentin e PSG-së Nasser Al Khelaifi dhe krahu i tij i djathtë, Jean-Claude Blanc gjithashtu dhe me drejtuesit e Manchester City për të fshehur rastet e këtij skandali.
Gjithashtu, sipas këtij burimi, qeveria e Katarit ka injektuar më shumë se 1.8 miliardë euro klubin francez përgjatë shtatë viteve, teksa kjo është e ndalur absolutisht nga ‘Financial Fair Play’.
Ky informacion i ri, siç njoftohet nga media të tilla si “Der Spiegel” në Gjermani ose “Mediapart” në Francë, do të ketë zhvillime të reja në javët e ardhshme, teksa në këtë skandal dyshohet se është i përfshirë edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Policia fsheh aksidentin me të plagosur të djalit të kryebashkiakut

Një punonjës policie ka denoncuar një skandal që ka ndodhur në Kurbin. Punonjësi i policisë i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, makina e kryetarit të Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, të cilën e drejtonte djali i tij, ka shkaktuar aksident me të plagosur, por Artur Bardhi bashkë me deputetin e PS, Pjerin Ndreun e kanë mbyllur këtë skandal.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
Zoti Berisha, jam nje punonjes policie ne Lac, Kurbin. Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22. Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri, ka thyer shtyllen e dritave, ka prishur nje lokal, flitet dhe per te plagosur…! Sot e ter policia kemi qene ne vendngjarje, por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet… Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kane mbyllur kete skandal Flm z.Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet…

Ish ministri jep alarmin: Buxheti 2019, vetëm 150 lekë për pedagog dhe student

Myqerem TAFAJ

A është prioritet arsimi cilësor dhe shkenca në buxhetin 2019?
Buxheti 2019 parashikon vetëm rreth 150 lekë të reja për një student, pedagog apo kërkues në ditë !
Edhe për vitin 2019 qeveria planifikon buxhetin më të ulët per arsimin dhe shkencen në rajon. Buxheti total për arsimin dhe sportin zë vetëm 2,39% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB).
Për arsimin e lartë buxheti zë 0,42 % PPB (73,5 miliard lekë për rreth 135 mijë studentë në universitetet publike! ) ose rreth 150 lekë të reja /ditë për cdo student, ose sa 2 kafe studenti në ditë!
Nënfinancimi I kërkimit shkencor është akoma më I theksuar: 0,03% të PPB (gjithsej 5 miliard lekë, ku përfshihet edhe kuota për Horizon 2020 prej 1,7 miliard lekë; dmth mbeten 3,3 miliard lekë për rreth 6000 pedagogë në universitetet publike dhe private ose rreth 150 lekë të reja në ditë për kërkim për cdo pedagog!).
Kuvendi duhet të kërkoj një rritje me të paktën 25-30% të buxhetit për arsimin dhe shkencën!
Me 150 lekë të reja në ditë për cdo student dhe pedagog apo kërkues në universitete nuk mund të prodhohet cilësi! Me propagandë nuk arrihet cilësi në arsim! Nga hici del vetëm hic!
PPB total: 17,547 miliard USD
Buxheti I arsimit dhe sportit: 419.62 milion USD (ose 2,39% e PPB)
Buxheti për arsimin e lartë: 73,5 milion USD (0,42% e PPB)
Buxheti për shkencën: 5 milion USD (0.03 % e PPB)

Çfarë po ndodh? Basha jep detajet: Bandat e Tahirit dhe Gjushit u përplasën me bandën e Xhafajt

Kreu i opozitës deklaroi sot nga emisioni ‘Zonë e Lirë’ se largimi i Fatmir Xhafajt erdhi pas përplasjes me bandën e Vangjush Dakos.
Ai tha se Xhafaj ra pas përplasjes së bandave politike me njëra-tjetër.
Në thelb kjo është përplasje bandash politike. Në një krah bandat e Tahirit dhe Gjushit u përplasën me bandën e Xhafajt. Kjo ishte përplasje bandash për pushtet. Rama mbrojti Dakon. Sot kemi një kryebashkiak siç është Dako që është kapur nga përgjimet duke bashkëpunuar me bandat dhe akoma është i lirë. Të gjithë e dinë se çfarë bën dako në Durrës, ai është shumë i rëndësishëm për Dakon. Përpjekja për të mbrojtur Dakon e ka çuar të kërcënojë Xhafën me një tjetër dosje.
“Është përplasje klanesh politikë dhe bandash. Siç përfshihet Tahiri dhe Dako. Ata janë përplasur për pushtet dhe kontroll. Xhafaj është brenda një klani. Pas këtyre klaneve qëndrojnë bandat. Qëndrimi i Ramës është qëndrimi i një njeriu që mundohet të kufizojë dëmet”, -tha Basha.

Kur i hapet dosja Sandër Lleshit? Ja ç’thotë Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet nga gazetari Arian Çani në emisionin ”Zonë e Lirë” për propozimin e ri të Ramës për ministër i Brendshëm.
-Ishte Saimir Tahiri në fillim, që hapi krahun, pastaj Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen pas një sherri me Edi Ramën, pastaj vjen ky…
PD nuk është autoriteti i dosjeve, ky personazh prej 5 vitesh është këshilltar i Ramës për sigurinë. Kaq dihet, nuk ka rëndësi gjërat e tjera. Por patëm prova për lidhjet e drogës të Saimir Tahirit. Letrat thonë bashkëpunim me Habilajt. Nuk ka shkelje në Itali, por ka në Shqipëri ama. I dyti u largua pas një tjetër skandali. E kishte vëllain trafikant. Fabrikoi një dëshmitar të rremë për të goditur opozitën. I treti nuk është figurë politike, është vartës i kryeministrit. Nuk e njoh nëse është njeri i mirë. Nuk e njoh nga afër, nuk e di a pi alkool, a pi duhan, e trajton mirë bashkëshorten. Por duhet ajo që është me interes për publikun.
-Pse nuk e dekreton Meta?
Është çështje e tij, punë mes Presidentit dhe kryeministrit. Ajo që mund të them nga ana politike është që është një vartës i kryeministrit. Një person pa personalitet politik, pa përgjegjësi politike, pa rrënjë. Ai është 100% si shkak i vullnetit të Ramës. Kaq dimë deri më sot.
-Do e keni të vështirë për t’i gjetur gjëra?
Detyra nuk është të gjejë gjëra te ministrat, por të shohë a i shërben publikut.