37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

I Çmenduri s’ndalet, 5 mijë lekë taksë për Tiranë-Durrës, pagesa për atë që ngriti kullën e stadiumit

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, Top Channel ka arritur të sigurojë disa nga detajet më të rëndësishme të saj.
Burime konfidenciale thonë se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.
Por si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rrugë? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.
Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.
Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë.
Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.
Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.
Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti.
Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.
Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jo zyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit.
“TCH”

Meta tregon se çfarë fshihej pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi

Duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka, presidenti Ilir Meta ka treguar edhe disa prej bindjeve të tij se pse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH.
‘Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me zv.Drejtorin aktual të SHISH.
Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet presidentit dhe jo kryeministri. Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë, unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.
Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të sigurisë kombëtare. Unë duke të njohur ty, e di që po ta kishte bërë ty, ti as dekretim për ta bërë ambasador e as dekoratë nuk do i jepje.
Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë’, u shpreh Presidenti Ilir Meta në SYRI.net.

Presidenti Ilir Meta duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net ka komentuar edhe listën e emrave të kandidatëve të cilët kanë aplikuar për të qenë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Presidenti Meta përballë gazetarit Çim Peka është shprehur se është njohur me listën dhe me 2-3 emra.
‘Jam njohur me listën dhe me dy tre emra, të cilët janë shprehur para 30 tetorit.
Përderisa kam ndjekur një rrugë të tillë që në mënyrë publike secili të aplikojë dhe dua ti falënderoj ata që kanë aplikuar, sigurisht që nuk kishte kuptim sepse aty ka mjaft emra të spikatur dhe gjysma e tyre janë akademikë, dhe sigurisht emri do të dalë nga kjo listë.
Unë kam respekt për të gjithë emrat dhe ky është një proces që do kohën e vet.
Ky është një raport mes presidentit dhe kuvendit. Presidenti bën propozimin për drejtimin e këtij institucioni, kuvendi ka të drejtën e aprovimit ose mos aprovimit.
Unë jam për të ushtruar përgjegjësitë e mia në raport me opinionin dhe kuvendin, pastaj secili bën vlerësimin e tij.
Në radhë të parë aty ka shumë emra që mund të ishin në krye të këtij institucioni unë do të gjykoj duke parë me shumë vëmendje emrat e kësaj liste në rrethanat aktuale’, tha Presidenti Ilir Meta në studion e SYRI.net.

Meta sulmon ashpër Tahirin: Delikuent që mbyti me drogë Shqipërinë, kam edhe unë përgjegjësi

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk i ka kursyer sulmet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
I pyetur nëse kishte ndonjë koment lidhurme deklaratat e Tahirit, Meta tha se ai ishte një delekuent që mbyti me drogë të gjithë Shqipërinë.
“Nuk mund t’i shmangem çdo pyetjes tuaj.
Po ‘koment mund të kem unë për një delekuent që mbyti me drogë gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Po ç’koment mund të kem.”, – tha Meta.
Ai u shpreh se nuk do ta kishte bërë kurrë Ministër të Brendshëm një person të tillë, por diçka e tillë ishte bërë për shkak të këmbënguljes së kryeministrit Rama.
“Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.
Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm.
Kjo nuk është fare e vërtetë e dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”, deklaroi Meta.

Meta: Askush nuk më detyron të dekretoj ministër Sandër Lleshin

Presidenti Ilir Meta foli sot në lidhje me vendimin e presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të ri të Brendshëm.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, Presidenti është shprehur se do të marrë kohën e duhur.
”Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.
Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri.
Di të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.
Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.
Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush.
Më duket se Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.
Nëse do të kishte firmë unë atë nuk do ta lija për ta shpallur në studion tua, do ta kisha bërë atë publike”, tha presidenti Ilir Meta në studion e ‘FAKT’ në SYRI.net.

Qeveria e tenderave fiktivë dhe koncensioneve për oborrtarët e pushtetit, në zgrip të ekonomisë

Deputetja e PD, Dhurata Çupi i ka bërë thirrje ministrit të Financave, Arben Ahhmetaj që të heqë dot nga tenderat fiktivë dhe konçensionet por të lajë borxhet e mëdha të bashkive të cilat ua ka lënë ai në derë.
Me anë të një statusi në Facebook, Çupi fajëson Ahmetajn për gjendjen e rëndë financiare dhe borxhet e mëdha që kanë bashkitë në vend..
Postimi i plotë i Çupit
Thirrje Ministrit Ahmetaj: Hiq dorë nga propaganda e tenderave fiktivë por paguaj borxhet e Mega-Bashkive që krijove ti me Qeverinë tënde.
Qeveria e tenderave fiktivë e koncensioneve për oborrtarët e pushtetit vijon me “performancën” në zgrip të ekonomisë shqiptare.
Ministri i mega- ministrisë së ekonomisë dhe financave cdo ditë njofton një tender apo koncension të pronave të shqiptarëve që e pasurojnë atë dhe miqtë e tij por varfëron njerëzit, tashmë e kërkon “zgjidhjen” tek pushteti vendor.
Pasi i krijoi mega-bashkitë bashkë me borxhet e mbartura nga komunat, tashmë u kërkon drejtuesve vendorë të paguajnë miliona euro borxhe duke i lënë ata në mëshirën e fatit pasi nuk mund të kryejnë dot një detyrim të tillë.
Z. Ahmetaj për sa kohë rri dhe reklamon sukseset miliona euroshe të tenderave fiktivë, do të ishte mirë që thesin e parave që mbledh nga taksapaguesit shqiptarë ta shpërndash aty ku është nevoja emergjente, për ti ardhur në ndihmë pushtetit vendor, këtij të riut që krijuat ju me Reformën Territoriale.
Mos i lini me lakun në fyt bashkitë, që janë ekzaktësisht rezultat i vullnetit të kësaj qeverie, apo mos pas kësaj po fshihet ndonjë strategji ndëshkuese në prag të zgjedhjeve lokale?
Është koha për reagim e veprim jo për nëpërkëmbje e tallje me paratë e shqiptarëve, që për fatin e keq të tyre keni 5 vite që i keqmenaxhoni.

Të fundit në rajon! Përse nuk vijnë investitorët e huaj?!

Nga Jorida Tabaku

Renditemi të fundit në rajon në oportunitetet që i japim bizneseve të hapen.
Vazhdojmë të jemi armiqësor ndaj investimeve të huaja duke i larguar ato përditë e më shumë. Të parafundit në rajon për biznes dhe të parët në rajon për kriminalitetin dhe inkriminimin e qeverisë.
Kjo është pasaporta me të cilën Shqipëria prezantohet nga kjo qeveri në rajon dhe më gjerë.
Më poshtë se Maqedonia, më poshtë se sa Serbia, më poshtë se Mali i Zi dhe në betejë të ethshme me Bosnje Hercegovinën.
Të parët në rajon për taksat që paguajmë dhe të fundit në rajon për mbledhjen dhe mirëmanaxhimin e tyre.
Një biznes paguan 33.7% të fitimeve të tij si taksa duke paguar më shumë se një biznes në Maqedoni, Mal të zi apo edhe Serbi.
Mbi 45 biznese në ditë mbyllen, të tjerë punojnë në informalitet për të mbajtur familjet me bukë.
Një biznes me 1oo mijë lekë fitim në vit do t’i duhet të paguajë 37,300 lekë taksa nga ky fitim që shkojnë jo për rrugë, jo për shkolla, jo për spitale po për tenderime e koncesione abuzive.
Më shumë taksa, më pak të ardhura, më shumë korrupsion, më shumë informalitet, më shumë krim dhe një qeveri që funksionon si mafia.
Koha e Ramës ka mbaruar!
Largimi i krimit nga politika dhe taksa e sheshtë mund ta bëjnë përsëri Shqipërinë konkurruese në rajon!

Videoja skandaloze, shikoni si i plaçkit qytetarët Lal Plehu me narkotrafikantin e tij Ermal Kapllani!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një vedeo-denoncim të një qytetari, në të cilën shihet sesi Bashkia ka “mbytur” në gjoba qytetarët, ndonëse sinjalistia vertika dhe ajo horizontale rrugore janë tërësisht të kundërta.
Në denoncimin e Berishës thuhet
“Shikoni si i plaçkit qytetaret Lal Plehu me narkotrafikantin e tij Ermal Kapllani!
Qytetari dixhital denoncon kurthin kriminal te Lal Plehut dhe narkotrafikantit te tij.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor Berisha!
Shikoni si i vjedhe qytetaret e Tiranes Erion Veliaj.
Ky hajdut, mashtrues e kriminel i ndryre!
Kjo eshte filozofia e Erion Veliaj dhe gjithe Rilindjes. Te pushtetojne duke u vendosur gjoba njerezve. Kete gjobe nuk ka gjykate qe e interpreton si te sakte”.

sb

Shikoni si i plaçkit qytetaret Lal Plehu me narkotrafikantin e tij Ermal Kapllani!Qytetari dixhital denoncon kurthin kriminal te Lal Plehut dhe narkotrafikantit te tij.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje doktor Berisha!Shikoni si i vjedhe qytetaret e Tiranes Erion Veliaj.Ky hajdut, mashtrues e kriminel i ndryre!Kjo eshte filozofia e Erion Veliaj dhe gjithe Rilindjes. Te pushtetojne duke u vendosur gjoba njerezve. Kete gjobe nuk ka gjykate qe e interpreton si te sakte.

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 2. November 2018

Protesta në Durrës/ Studentët ultimatum Dakos!

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, reagoi pas protestës së studentëve të Universitetit të Durrësit, lidhur me landfillin e mbetjeve në Porto Romano, ku protestuesit paralajmëruan për bojkotim të mësimit, nëse nuk zgjidhet problematika.
Në deklaratën e Dakos thuhet se, “Këshilli Bashkiak i Durrësit me vendim Nr. 533 datë 10.07.2018 ka vendosur “Miratimin për shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane për territorin e Bashkisë Durrës”, ndërsa i njihte me hapat që do ndërmerreshin.
Pas kësaj deklarate, kanë reaguar sërish studentët, të cilët i kanë dhënë ultimatum kryebashkiakut, që brenda 10 ditësh të ndalohet djegia e mbetjeve në këtë pikë grumbullimi.
Reagimi i plotë i studentëve
I nderuar kryetar i Bashkisë së Durrësit, Zoti Vangjush Dako, e lexuam me vëmendje sqarimin tuaj publik në lidhje me hapat që po ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të mbetjeve në zonën e Porto Romanos në Bashkinë Durrës.

Duke qenë të vetëdijshëm se reagimi juaj në këtë moment është një akt që tregon shpresë për të gjithë studentët, stafin akademik, dhe banorët e Porto Romanos, dëshirojmë t’iu vëmë në dije se kërkesat tona kanë qenë konkrete dhe deklarata juaj vjen rishtas, pasi ky problem nuk është shfaqur tani dhe ai është i ditur botërisht prej vitesh.
I nderuar Zoti Dako, në deklaratën tuaj nuk përmendni afate, çka është pika kryesore për ne.
I nderuar Zoti, Dako, duke ritheksuar edhe një herë se jeta jonë nuk është as vendim e as deklaratë për media, dëshirojmë të të informojmë sërisht mbi kërkesat tona të palëkundura.
Si proces emergjent, kërkojmë nga ju që të vendosni urgjentisht ndalimin e diegies e mëtejshme të mbeturinave në një afat kohor jo më shumë se 10 ditë.
Pasi djegia e mbeturinave të jetë ndaluar, ne kërkojmë nga ju data jo fort të largëta kur do të nisë heqja e mbetjeve nga Porto Romano, e më pas afatet për të gjithë procesin.
I nderuar Zoti. Dako, kemi të bëjmë me jetën e mijëra qytetarëve, dhe me vazhdimësinë e djegies së mbetjeve çdo orë është më e rrezikshme se tjera në atë zonë.
Prandaj, duke qenë edhe një herë të palëkundur me kërkesat tona, ne do të vazhdojmë me aksionin tonë të përshkallëzuar derisa të marrin zgjidhje pikat e sipërcituara.

Klimë vrastare, Berisha publikon shifrat alarmante: Në 4 vjet falimentuan 73 mijë biznese

Ish-Kryeministri Berisha ka reraguar për gjendjen e rëndë të biznesit. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, klima për bizneset në Shqipëri është vrastare. Sipas Berishës, nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan 72873 biznese dhe mbetën pa punë rreth 120.000 të punësuar.
Posimi i plotë i Berishës në Facebook
Klimë vrastare për bizneset në Shqipëri! Nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan:
-72873 biznese dhe mbeten pa pune rreth
-120.000 te punesuar.
Lexoni te dhenat e meposhtme zyrtare qe faktojne klimen vrastare per bizneset ne qeverisjen e korruptuar te Kallam Deshtakut.
1-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).
2-Gjate muajit tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 1.788 biznese, ose 85 % me shume sesa tetor 2017 (gjate te cilit kaluan ne status pasiv 967 biznese).
3-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).
4-Qe nga 1 janar 2014 e deri me sot kane kaluar ne status pasiv (kane ulur qepenat) plot 72.873 biznese.

“Po vjen KM-ja, mos i hapni as perdet”, Berisha denoncon terrorin në spitalin e Kukësit!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Kukësi, i cili shkruan se, gjkatë izitës së kryeministrit Rama në Kukës është sushtruar terro policor jo vetëm në qytet por edhe në spital.
Qytetari shkruan se, më banalja e kësaj vizite dhe veprimeve që bënë ishte se detyruan pacientët nëpër dhoma të mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja ne dhomë dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa të ikë Rama.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Terror ne spitalin e Kukesit se do te shkonte Kallam Deshtaku!
Lexoni mezazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr. Nje dite pas incidentit te Rames ne Kukes me protestuesit, shkova te shifja dike ne spital te Kukesit rreth ores 9.30″. Kur afrohem te spitali ishte mbushur vendi plot police, me uniforme e civila qe vezhgonin si te terbuar cdo person qe futej ne oborr te spitalit. Mendova se do kish ndodhur ndonje incident por me thane po vjen Rama. As Trumpi po te shkoje ne Afganistan z’do ruhej ashtu. Por me banalja e kesaj vizite dhe veprimeve qe bene ishte se detyruan pacientet neper dhoma te mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja ne dhome dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa te ike Rama. Doktor perfundimisht ky eshte psikopat. Kete gje e beri nga ajo qe pa nje nate me pare me protestuesit dhe nga frika se mos e pesonte me keq. Asnje qytetat ska qene ne dijeni te vizites se tij ne spital.
Respekte dr. Berisha.