21.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Klimë vrastare, Berisha publikon shifrat alarmante: Në 4 vjet falimentuan 73 mijë biznese

Ish-Kryeministri Berisha ka reraguar për gjendjen e rëndë të biznesit. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, klima për bizneset në Shqipëri është vrastare. Sipas Berishës, nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan 72873 biznese dhe mbetën pa punë rreth 120.000 të punësuar.
Posimi i plotë i Berishës në Facebook
Klimë vrastare për bizneset në Shqipëri! Nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan:
-72873 biznese dhe mbeten pa pune rreth
-120.000 te punesuar.
Lexoni te dhenat e meposhtme zyrtare qe faktojne klimen vrastare per bizneset ne qeverisjen e korruptuar te Kallam Deshtakut.
1-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).
2-Gjate muajit tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 1.788 biznese, ose 85 % me shume sesa tetor 2017 (gjate te cilit kaluan ne status pasiv 967 biznese).
3-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).
4-Qe nga 1 janar 2014 e deri me sot kane kaluar ne status pasiv (kane ulur qepenat) plot 72.873 biznese.

“Po vjen KM-ja, mos i hapni as perdet”, Berisha denoncon terrorin në spitalin e Kukësit!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Kukësi, i cili shkruan se, gjkatë izitës së kryeministrit Rama në Kukës është sushtruar terro policor jo vetëm në qytet por edhe në spital.
Qytetari shkruan se, më banalja e kësaj vizite dhe veprimeve që bënë ishte se detyruan pacientët nëpër dhoma të mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja ne dhomë dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa të ikë Rama.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Terror ne spitalin e Kukesit se do te shkonte Kallam Deshtaku!
Lexoni mezazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr. Nje dite pas incidentit te Rames ne Kukes me protestuesit, shkova te shifja dike ne spital te Kukesit rreth ores 9.30″. Kur afrohem te spitali ishte mbushur vendi plot police, me uniforme e civila qe vezhgonin si te terbuar cdo person qe futej ne oborr te spitalit. Mendova se do kish ndodhur ndonje incident por me thane po vjen Rama. As Trumpi po te shkoje ne Afganistan z’do ruhej ashtu. Por me banalja e kesaj vizite dhe veprimeve qe bene ishte se detyruan pacientet neper dhoma te mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja ne dhome dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa te ike Rama. Doktor perfundimisht ky eshte psikopat. Kete gje e beri nga ajo qe pa nje nate me pare me protestuesit dhe nga frika se mos e pesonte me keq. Asnje qytetat ska qene ne dijeni te vizites se tij ne spital.
Respekte dr. Berisha.

Zyrtare, krisja e fortë, Netanjahu refuzon takimin me Ramën dhe anullon vizitën në Shqipëri

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka anashkaluar vizitën e tij në Shqipëri.
Kështu ndryshe nga sa u tha fillimisht se ai do të kishte një vizitë edhe në vendin tonë në datën 1 Nëntor që u shty për shkak të vdekjes së ministrit të tij për çështjet fetare, tashmë duket se kjo vizitë nuk do të kryhet fare.
Netanjahu ka qenë sot në një vizitë në Bullgari, ku mes të tjerave ka takuar dhe kryeministrat e Serbisë, Rumanisë dhe të Greqisë po jo kryeministrin shqiptar Edi Rama. Pas takimit Netanjahu ka shprehur vlerësimet për bashkëpunimin me të katërta vendet.
Nuk dihet se cilat janë arsyet e këtij anashkalimi ndaj qeverisë shqiptare. Kanë qenë mediat serbe ato që kanë zbardhur detaje dhe lidhur me takimin mes Netanjahut dhe Vuçiç, ku ky i fundit i ka kërkuar dhe që të vizitojë Serbinë.
Kryeministri i Izraelit Benxhamin Netanjahu kishte planifikuar të vizitonte, sot, Tiranën ku, ndër të tjera, ai dëshironte të takohej me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit. Disa prej këtyre udhëheqësve nuk kanë mundur të udhëtojnë dot, çfarë ka çuar në shtyrjen e vizitës së Netanjahut në Tiranë.
Sipas Jerusalem Post, Netanjahu kishte planifikuar një tur Ballkanik ku parashikohej një vizitë në Tiranë dhe një në Bullgari. Në Tiranë ishte synuar që të udhëtonin edhe udhëheqësit e Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës për një takim të përbashkët me kryeministrin e Izraelit.
Për shkaqe të pa bëra publike disa nga këta udhëheqës nuk kanë dashur të udhëtojnë për në Tiranë. Për rrjedhojë, Kryeministri Netanjahu ka anulluar të paktën tani për tani vizitën në Shqipëri.

PD: Pa arrestimin e Dakos dhe ndëshkimin e krimit elektoral, s’do ketë asnjë normalitet në vend

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka provuar sot se deklaratat e kryebashkiakut Vangjush Dako për takimet e tij thjesht si me qytetarë me grupin kriminal të Avdylajve janë mashtrime. Në përgjimin e ri të publikuar së fundmin në media, Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë. Noka shpjegoi se ky përgjim është bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine.
“Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit, theksoi ish-ministri Noka, duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës.
Për këtë krim ai duhet të jëtë në burg! Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta. Përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore.
Dako dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk e dinte aktivitetin kriminal të Avdylajve dhe se i ka takuar ata vetëm në zgjedhje, si të gjithë qytetarët e Durrësit, duke mos u bërë anjë favor.
Dëgjojeni edhe një herë mashtrimin e tij”.
Deklarata e Dakos është mashtrim i plotë, sic provohet nga një përgjim tjetër i prokurorisë që publikoi emisioni “Të paekspozuarit’. Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale, siç mashtron ai.
Përgjimi i prokurorisë i publikuar dje nga “Të paekspozuarit”, pjesë e dosjes 339, provon se Vangjush Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë.

Ky përgjim është bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine. Përgjimet zyrtare të prokurorisë nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me numrin dy të bandës së Avdylajve dhe gatishmërinë dhe garancinë për t’i mbaruar punë bandës.
Në këmbim, bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar zgjedhës për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Cdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët.
Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.
Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit. Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë.
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”

“CR7 i Juventus nuk është i njëjti që ishte te Real Madrid…!”

Sipas mendimit të trajnerit legjendar të “Zonjës së Vjetër”, Marcello Lippi, portugezi Christiano Ronaldo ka ndryshuar Juventusin që nga moment që ai u transferua nga Real Madrid. Ronaldo i ktheu kurrizin skuadrës së Real Madrid gjatë verës, duke u transferuar te Juventus në një transaksion me vlerë £105 milionë, që shkundi botën e futbollit në çdo cep. Një transferim që ka justifikuar përtej çdo pritshmërie, me portugezin që ka shënuar 7 gola me bardhezinjtë në 12 ndeshje, duke ndihmuar Juventusin të udhëheqë klasifikimin në Serie A. Përveç çdo argument, edhe trajneri Lippi mendon se lëvizja e CR7 ka funksionuar maksimalisht për “Zonjën e Vjetër”. Gjithsesi legjendari i bardhezinjve mendon se Juventus ka nënshkruar me një Cristiano Ronaldo tërësisht të ndryshëm nga ai që shënonte breshëri golash te Real Madrid 3 vite më parë.
“Juventus e bleu në momentin e duhur. Impakti i tij është i jashtëzakonshëm. Nëse bardhezinjtë do ta kishin blerë atë 3 vite më parë, ai do të kishte patur shumë herë më pak ndikim se sa ka tani”, deklaroi Lippi për “Courier Dello Sport”. Ndërkohë, Ronaldo vijon të jetë pretendent kryesor për trofeun e “Topit të Artë”. Golat dhe performanca e tij për Real Madrid, duke udhëhequr madrilenët drejt trofeut të tretë radhazi të Champions League, e bëjnë atë të jetë mes kandidatëve kryesorë për çmimin. “Padyshim që e dua këtë trofe të gjashtë të Topit të Artë. Do të gënjeja nëse do të thoja të kundërtën”.

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite

Giancarlo Elia Valor

Mohammed Bin Salman, Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, është një investitor i fuqishëm në industritë e Silicon Valley, që po integrohet në Saudi Giga Projects. Me një ndryshim kursi amerikan, linja e investimeve saudite, në vend që të drejtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, mund të drejtohet nga vende të tilla si Kina, Rusia dhe India.
Në vitet gjatë të cilave Hillary Clinton ka qenë Sekretare Shteti, domethënë nga 2009 deri më 2013, sauditët kanë kontribuar me të paktën 10 milion dollarë për Clinton Foundation. Sidomos në momentet gjatë të cilave Clinton, si për ironi të fatit, mundësonte shitjen e armëve të përparuara Riadit. Sauditët kanë paguar edhe mbi 20% të fushatës elektorale të vetë zonjës Clinton, sipas thënies së vetë Mohammed Bin Salman, Princit Trashëgimtar, i intervistuar në 2016 nga agjencia jordaneze Petra. Por, në masë më të vogël, kanë subvencionuar edhe kandidatët e tjerë për president në Amerikë. Asnjë investitor i huaj në betejën politike për presidencën amerikane, ta thuash amerikançe, nuk i vë të gjitha vezët e tij në të njëjtin kosh. Për më tepër, edhe Mbretëria e al Saudëve, ashtu si Rusia dhe të tjerë, e ka mbështetur financiarisht, bile edhe fuqishëm, të dy kandidatët në presidencialet amerikane, gjithmonë.
Më pas, Trump ka teorizuar në fushatën elektorale ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara e turistëve dhe emigrantëve nga pjesa më e madhe e shteteve islamike, përfshi Arabinë Saudite. Ka marrë kritika nga Muhammad Bin Salman, por edhe nga multimiliarderi i famshëm saudit Al Walid bin Talal, titullar i Kingdon Holding Company në Riad, kolos botëror financiar, dhe me paketa aksionesh personale në Coca Cola, AOL, Amazon, Apple deri më 2005, Pepsi Cola, Fininvest, 5% të kompanisë së lajmeve të Rupert Murdoch dhe shumë investime të tjera që është e kotë të përmenden këtu. Në fakt, pasi është zgjedhur President, edhe Trump ka kërkuar falje dhe e ka bërë në Riad udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, nga 20 deri më 22 maj 2017. Qe aty që përqafoi globin e çuditshëm të ndriçuar që të tregonte lindjen e Global Center for Combating Terrorism. I liruar më 27 janar nga burgu i tij në Ritz Carlton të Riadit, Al Walid bin Talal, nipi i Mbretit saudit Abdullah, i ka paguar fraksionit fitimtar të familjes mbretërore, i kryesuar pikërisht nga Mohammed Bin Salman, një gjobë prej 6 miliard dollarësh. Pasi e ka kuptuar më së fundi sesa ishte e rëndësishme mbretëria wahabite për ekonominë amerikane, edhe Trump është zbutur shumë ndaj al Saudëve. Në një intervistë me Fox News Night TV, e dhënë më 19 tetor, Presidenti amerikan ka pohuar se është i interesuar të dijë të gjithë të vërtetën lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi, që e kishte rezidencën në Shtetet e Bashkuara, e ndodhur kohët e fundit në konsullatën e vendit të tij në Stamboll. Për këtë arësye, Trump ka refuzuar që t’i bllokojë të gjithë shitjet e armëve në zhvillim sauditëve.

Në fund të majit 2017, gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit, pikërisht në Arabinë Saudite, veç të tjerash Donald J. Trump ka nënshkruar një kontratë për shitje armësh dhe për raporte të tjera ekonomike me Riadin, një marrëveshje me vlerë prej 110 miliard dollarësh dhe 350 miliard të tjera në 10 vitet e ardhshme, me objektivin politik e luftimit sidomos të Daesh – ISIS. Midis blerjeve, ka 18 miliard për sistemet C4 (Command, Control, Communications and Computers), pastaj 13,5 miliardi për 7 platforma Thaad, Terminal High Altitude Area Defense, armë teatri për mbrojtjen antiraketore, 6.65 miliard dollarë për sistemet e vjetra, gjithmonë antiraketore, të klasit Patriot, 25 miliard për rikapitalizimin e blerjes nga ana e Riadit e avionëve F-35, 5.8 miliard dollarë për 3 KC130J dhe 20 C130J, të dy avionë transportues, 6 miliard për 4 anije për luftim në bregdet, me 11.5 miliard të tjerë për anije të kërkuara nga sauditët në 2015 dhe të bllokuara nga Obama, pas presionit të fortë të Sekretarit të Shtetit të tij.
Pastaj, investimet e tjera të al Saudëve janë finalizuar tek avionët spiunë, elektronika e lartë, tek mjetet për lëvizjen e trupave dhe sulmeve nga toka, në blerjen e helikopterëve Apache, të autoblindave M1A2, si dhe për shumë programe stërvitore njerëzore dhe interaktive me kompjuterë, për të gjitha llojet e forcave të armatosura të Mbretërisë. Është e qartë se sauditët e kanë mbyllur një sy lidhur me azhurnimin teknologjik e sistemeve të armëve të prenotuara, shumë më i avancuar nga niveli i blerjeve aktuale, por në pritje të një lidhjeje të fortë të ardhshme me Shtetet e Bashkuara. Burime zyrtare të Riadit pohojnë veç të tjerash se Mbretëria, deri në majin e 2017, ka pësuar mbi 60 sulme terroriste nga Daesh-i dhe al Qaeda, me mbi 25 prej tyre vetëm në 2 vitet e fundit. Mbi 200 qytetarë sauditë, midis policëve dhe civilëve, janë vrarë nga terrorizmi islamist. Gjithmonë sipas dokumentave të Saudi Center For Combating Terrorism. E çuditshme që një shtet thellësisht islamik të quajë “xhihadin e shpatës” si “terrorizëm”, sikur të mos e dinte se cilët janë rregullat dhe teknikat e xhihadit. Terminologji të caktuara i përdorin vetëm shtetet perëndimore, nuk e kanë kuptuar ende mirë se çfarë po ndodh në universin fetar dhe politik islamik. Pastaj sauditët pohojnë se kanë organizuar të paktën 341 veprime ajrore kundër vendqëndrimeve të Kalifatit në Siri, ku rezultojnë fuqia e dytë antiterroriste pas Shteteve të Bashkuara në zonë. Por që nuk kanë të bëjnë aspak me veprimet ajrore të Federatës Ruse, që vetë shërbimet amerikane i kanë llogaritur në mijëra.

Duke u kthyer tek Mbretëria, regjimi wahabit ka nisur edhe kontrollin e donacioneve private për Kalifatin. Gjithmonë në 2015 është themeluar një Counter Isil Finance Group special dhe gjysmësekret midis sauditëve, Shteteve të Bashkuara dhe Italisë për të luftuar rrjetet financiare të të ashtuquajturit Kalifat. I vetëm, Riadi ka krijuar ede një Financial Intelligence Unit, që është anëtare e Egmont Group, një rrjet prej 159 Financial Intelligence Units midis Bashkimit Europian, vendeve të “rrezikshme” dhe rrjeteve nga Lindja e Mesme. Veç të tjerash, bamirësitë saudite nuk mund të operojnë më, edhe sikur të jenë të regjistruara në Mbretëri, përveçse nëpërmjet qendrës në Riad të Gjysmëhënës së Kuqe saudite dhe King Salman Humanitarian Aid, duke ndaluar çdo mbledhje të pavarur fondesh nëpërmjet xhamive dhe deri qendrave të thjeshta publike të bamirësisë. Ndalohen edhe money transfer pa liçencë (60% e totalit). Por nuk mungojnë edhe sanksionet ndaj Hizballahut. Natyrisht, dy zogj me një të shtënë. Deri më 30 shtator 2017, fundin e vitit të fundit fiskal, Shtetet e Bashkuara kanë shitur 55.6 miliard dollarë armë në të gjithë botën, më shumë se 33% më shumë se një vit më parë.
Siç e ka deklaruar hapur, Trump nuk do “që të ndërpresë një investim prej 110 miliardësh në Shtetet e Bashkuara”, një shifër që përfshin edhe 23 miliard e blerjeve të armëve nga ana e sauditëve, të dhëna tashmë nga administrata Obama. 1/5 e të gjitha shitjeve të jashtme të armëve nga ana e Shteteve të Bashkuara, të paktën nga 2012 deri më sot, shkon për sauditët. 1/3 e të gjitha shitjeve të armëve në botë e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara. Por gjysma e shitjeve amerikane i shkon të gjithë Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Midis sistemeve të armëve, kuota më e lartë e eksporteve amerikane është në sektorin aeronautik, më pas në atë raketor, në fund në sistemet e armëve tokësore dhe në mjetet e transportit. Sipas renditjes, vendet që blejnë më shumë armë nga Shtetet e Bashkuara janë: Sauditët, më pas Polonia, Japonia, Rumania, Bahreini, Australia, Mbretëria e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia dhe Singapori.

Duke u kthyer tek Riadi, një dekret mbretëror i 22 prillit 2017 ka emëruar Khalid bin Salman Al Saud, djali i Mbretit aktual dhe ish pilot avionësh bombardues, i dalluar për më tepër në misione të rrezikshme pikërisht kundër Kalifatit siriano – iraken, si ambasadorin e ri saudit në Shtetet e Bashkuara. Më pas, më 2 tetor 2018, Trump ka pohuar me mënyrën e tij të sinqertë se Mbretëria saudite do të rrëzohej brenda 2 javësh pa mbrojtjen amerikane. Është e vërtetë dhe Princi e lideri aktual i Riadit këtë e di. Nuk është akoma i sigurtë se zgjat vetëm dy javë pa mbështetjen amerikane, por e di. Dhe po e krijon sërish raportin e ri historik midis Shteteve të Bashkuara dhe sauditëve, pavarësisht incidentit të gazetarit Khashoggi, duke bërë që të peshojë fort rëndësinë e investimeve të mbretërisë wahabite në Shtetet e Bashkuara, tashmë të domosdoshme për këtë vend, dhe marrëdhënien bilaterale e strategjike më Uashingtonin, që al Saudët shpresojnë të bëhet edhe më e qëndrueshme. Pa Amerikën, sauditët janë të humbur; pa sauditët, Shtetet e Bashkuara do të bëheshin patjetër më të varfëra dhe këtë asnjë President nuk mund ta pranojë. Vlen edhe për përplajsen në Jemen, ku qysh nga 2015 Shtetet e Bashkuara stërvisin, armatosin dhe shkëmbejnë inteligjencë me sauditët. Kundër Houthive, luftëtarë shiitë të Imamit të 7-të, natyrisht të organizuar nga Irani. Dhe sikur sauditët të kishin frikë nga një gjë e vetme, domethënë nga revolta e shiitëve, të shumtë në numër në zonën e puseve të tyre kryesore të naftës? Qe pikërisht në vitin 2015, viti në të cilin Mbreti Salman hipën në fron dhe ia bën delegimet menjëherë djalit të tij Mohammed. Një shkëmbim i barabartë ushtarak midis Uashingtonit dhe Riadit? Le të shohim më mirë situatën petrolifere midis të dy vendeve, që në fund të fundit është ajo që ka vlerë, por do të flasim në vijim.
Por ndërkohë shikojmë sesi sauditët i shtrëngojnë në baze bizneset dhe ekonominë amerikane, përveçse me pjesëmarrjet aksionere më të njohura. Në momentin ku dilte jashtë vrasja e gazetarit Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, ka manifestuar mbështetjen ndaj Riadit Ministri i Jashtëm i Emirateve, Sheiku Abdullah Bin Zayed al Nayhan, që e ka bërë publike mbështetjen ndaj Arabisë Saudite. Deri edhe Omani, që sigurisht nuk ka qenë mbështetës i koalicionit antiiranian me drejtim saudit, ka mbështetur Mbretërinë në këtë periudhë të vështirë. Edhe Abdullatif Al Zayani, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, e ka mbështetur Riadin. Por edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe ka manifestuar kohët e fundit mbështetjen e tij ndaj sauditëve. Në planin strategjik dhe ekonomik, ndëshkimi i ashpër i Mbretërisë për vrasjen, që zbulohet veç të tjerash se ka qenë e paramenduar dhe e tmerrshme, e gazetarit Khashoggi nuk lë asnjë mundësi për Muhammad bin Salman, përveç asaj të përdorimit të kundërmasave të zakonshme. Disa drejtues në Riad e kanë cituar haptazi “armën petrolifere”, që do të përdoret si një levë kundër konsumatorëve europianë të naftës dhe jo siç ndodhi pas luftës së Yom Kippur të 6 deri 25 tetorit të vitit 1973, ku dikush i shpëtoi darës së OPEC-it me drejtim saudit.

Nëqoftëse rritet çmimi i naftës, edhe ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të pësonte presione inflacioniste mbi përqindjet e interesit do kjo do ta ngadalësonte ndjeshëm rritjen ekonomike të tyre, përveçse, akoma më rëndë, Bashkimin Europian. Europianët nuk besojnë që ta përdorin gazin dhe naftën ruse për ta përdorur si kundëraltar të rritjes saudite të çmimeve dhe të OPEC-it sunit. Moska është në marrëveshje të plotë me OPEC-in dhe nuk do të heqë dorë nga një rritje e përgjithshme e çmimit të naftës dhe gazit natyror. Sigurisht, rritja e kostos së fuçisë, që brenda vitit të ardhshëm duhet të arrijë në 90 dollarë, do të favorizonte shitjen e naftës dhe gazit natyror me origjinë nga shistet, një prodhim që në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar, por me një cikël çmimesh më të shkurtër: çmimet më të larta gjenerojnë një ofertë më të mirë, që më pas çon pashmangshmërisht në një ulje pasuese të kostos së fuçisë. Më pak naftë iraniane në tregon, më i madh tensioni në rritjen e çmimeve, për të mos përmendur reduktimin e ofertës ruse, të OPEC-it dhe thuajse pushimin e nxjerrjes në Venezuelë për motivet e njohura të brendshme politike. Gjithçka ndodh teksa kërkesa për hidrokarbure rritet me shpejtësi dhe në të gjithë globin.
Duke kombinuar kufizimin e prodhimit të sauditëve dhe të OPEC-it sunit me rritjen e prodhimit amerikan, është e sigurtë se rritja e ofertës veriamerikane e ka reduktuar ndjeshëm fuqinë kushtëzuese të Riadit, që mund t’i rrisë çmimet vetëm në mënyrë që të mos stimulojë një rritje të mëtejshme të prodhimit të nxjerrë në Shtetet e Bashkuara. Kështu, “lufta e naftës” që ka në mendje Mohammed bin Salman, nëse do të duhej të fillonte, do shkaktonte një krizë energjitike, më të fortë në Europë sesa në Shtetet e Bashkuara, me përmasa goxha të konsiderueshme. Natyrisht, Bashkimi Europian i mefshtë dhe tashmë dement nuk ka thënë asgjë serioze në këtë periudhë. Nëqoftëse europianët mendojnë t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e Trump, gabohen rëndë. Presidenti amerikan nuk e do aspak Europën, do ta eliminojë shpejt sufiçitin tregëtar gjerman, mezi e duron NATO-n, por edhe Izraeli nuk ka kurrfarë vlerësimi për këtë Bashkim Europian dhe as Rusia nuk e merr shumë seriozisht. Në këtë kuadër izolimi, Europa nuk ndjek as interesat më imediate të saj. Merret çdo ditë vetëm me grindjet pseudo – ekonomike me Jugun e saj, që disa ekonomistë gjermanë do të donin që ta braktisnin në fatet e një euroje “jugore” për t’u ndarë nga euroja “veriore”. Do të shohim sesi do të strukturohet konkurrenca monetare midis dy “eurove”, që mund të jetë shkatërrimtare për versionin veri dhe për atë të jugut të bashkimit monetar falimentar europian. Një monedhë që do të donte të ishte globale, por pa karakteristikat e lender of last resort të bën të gajasesh, por drejtuesit e Bashkimit Europian besojnë akoma. Ekonomia është e përbëra nga gjeopolitike dhe strategji globale, jo e kundërta.

Manualet neoklasike që lexohen në Strasburg dhe Bruksel janë tashmë vëllime të vjetëruara. Pastaj, nëse Shtetet e Bashkuara apo të tjerë do t’u vinin sanksione sauditëve, Mohammed Bin Salman, i cili ngutet ta braktisë ekonominë tepër oil-led që ka bërë edhe pasuritë e pafundme e vendit të tij, ka shumë karta të mira për të luajtur. Sigurisht, qysh nga viti 2015, sauditët kanë bilancet publike në të kuqe, kanë emetuar për herë të parë në historinë e tyre financiare tituj të borxhit publik, kanë pastaj edhe sipas çdo gjase ndonjë problem më ezaurimin e ngadaltë të disa puseve, përveç pasigurisë të gjeneruar nga fakti thelbësor që zona e nxjerrjes më të madhe së tyre ka një pakicë shumë të fortë shiite, mbi të cilën Irani vepron pareshtur. Nga Bahreini dhe nga Omani, që e mbyll një su. Fondi Sovran Saudit, PIF, operon kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Azi. Ky fond ka 5% të kompanisë Tesla, para të tjera në konkurrenten e drejtpërdrejtë të Tesla, Lucid Motors; 3.5 miliard në Uber, lideri global i taksive pa liçencë; 20 miliard të investuar në fakt në një fond për infrastrukturat amerikane të menaxhuar nga Blackstone; pastaj, PIF ka ndërtuar 3 qytete të rinj në brigjet e Detit të Kuq; ka hedhur 45 miliard dollarë në Soft Bank; pastaj Princi Trashëgimtar, që komandon drejtpërsëdrejti PIF-in, ka thënë se dëshiron të investojë 170 miliard dollarë të tjerë në 3 – 4 vitet e ardhshme.
Por armët gjeo – ekonomike në duart e sauditëve janë të tjera: në Shtetet e Bashkuara, PIF posedon 70% të Sabic dhe bëhet fjalë për një kompani të madhe që prodhon plastikë; pastaj është Saudi Telecom Company dhe Saudi Electricity, me pjesëmarrje të konsiderueshme sektori në Amerikën Veriore. Më pas kemi edhe fondin e Blackstone për infrastrukturat, tashmë i përmendur, 45% e National Commercial Bank, Saudi Arabian Mining Company, Entertainment Investment Company, Fund of Funds. Pastaj kemi investimet e PIF-it saudit në Europë: kryesoret janë në kompanitë Krups, Siemens, ArcelorMittal dhe në shumë sektorë e kompani të tjera. Edhe të vogla e të mesme.
Pastaj, PIF ka ende operacione në zhvillim, me përmasa të krahasueshme me ato të poseduara në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Pakistan, Rusi, Ukrainë, Filipine. Në Afrikën e Jugut, qeveria saudite po bën traktativa me fabrikën e armatimeve Denel për një bashkëpunim me industritë e mbrojtjes të Mbretërisë. Kështu, nëqoftëse u përmbahemi burimeve saudite të shtypit, ata do të kishin tashmë në mendje të paktën 30 operacione të mëdha përgjigjeje, të rëndë dhe të egër, ndaj sanksioneve eventuale të Shteteve të Bashkuara për rastin Khashoggi. Do të kishte edhe kundërsaksione kryesisht jopetrolifere, por financare, bankare, industriale. Është edhe në program Operacioni “Sanson”, me një reduktim të shpejtë e të fortë të prodhimit petrolifer, një reduktim i tillë sa ta bënte çmimin e një fuçie të kërcente deri në shifrën e pabesueshme të 400 dollarëve për fuçi. Veç kësaj, Mohammed Bin Salman mund të bllokojë blerjet e armëve tashmë të programuara në Shtetet e Bashkuara, për të na kujtuar pastaj se Mbretëria është importuesi i dytë i armëve në botë. Pastaj, Mohammed Bin Salman, Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, është një investitor i fuqishëm në industritë e Silicon Valley, që po integrohet në Saudi Giga Projects. Me një ndryshim kursi amerikan, linja e investimeve saudite, në vend që të drejtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, mund të drejtohet nga vende të tilla si Kina, Rusia dhe India. Në këtë lojë do të merrte pjesë menjëherë edhe Egjipti, me pasoja sot të paparashikueshme në Magreb dhe sidomos në Libi, ku Kajro është mbështetësi më i madh i Khalifa Haftar, përveçse në Emiratet e Gjirit Persik.
Një kalim nga Perëndimi në Lindje që do të ishte ka mundësi guri i varrit i zhvillimit ekonomik e financiar i Perëndimit. Do të krijonte edhe një krizë financiare strukturore edhe në Shtetet e Bashkuara, që mund të forcohej pjesërisht duke shkaktuar një luftë tregëtare të egër pikërisht me Bashkimin Europian.
(Giancarlo Elia Valori është një ekonomist dhe biznesmen i shquar italian. Ai mban tituj dhe urdhëra kombëtare prestigjiozë. Aktualisht ai kryeson “La Centrale Finanziaria Generale Spa”, është President Nderi i Huawei Italy, Këshilltar Ekonomik i gjigandit kinez HNA Group dhe anëtar i Ayan – Holding Board. Në vitin 1992 është emëruar Officier de la Légion d’Honneur de la République Francaise, me këtë motivacion: “Një njeri që mund të shikojë ndërmjet kufijve për të kuptuar botën” dhe në 2002 mori titullin “Honorable” nga Académie des Sciences de l’Institut de France)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Banda në Bashki nis operacionin kriminal për shembjen e Teatrit, Artistët: Tani fillon beteja!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar sot se operacioni kriminal për shembjen e Kompleksit Teatror dhe zhvillimit urban të zonës filloi me hapa konkretë.
Sipas saj, disa punëtorë të Bashkisë apo të konçesionarit po bëjnë matjet për t’i hapur rrugën asfaltimit të pedonales “Murat Toptani”, në qendër të Tiranës. Pak ditë më parë në Kuvend u rrëzua dhe dekreti i presidentit Meta, duke i hapur rrugën prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
“Asfaltimi i pedonales do të thotë urbanizim i të gjithë qendrës rreth e përqark “Sheshit Skënderbej”, duke i shtuar zonës të paktën 2000 banorë të rinj”.
Aleanca thotë se beteja për mbrojtjen e qytetit tani fillon zyrtarisht.
Statusi i plotë
Operacioni kriminal për shembjen e Kompleksit Teatror dhe rizhvillimit urban të zonës, filloi sot me hapa konkrete. Punëtorë të Bashkisë, apo të koncensionarit, po bëjnë matjet në këtë moment për t’i hapur rrugën asfaltimit të pedonales Murat Toptani.
Asnjë nuk di asgjë, asnjë nuk është pyetur, nuk ka patur asnjë dëgjesë, thjesht e bëjmë fakt të kryer. Asfaltimi i pedonales do të thotë urbanizim i të gjithë qendrës rreth e përqark Sheshit Skënderbej, duke i shtuar zonës të paktën 2000 banorë të rinj. Shembim teatro dhe i kthejmë në pallate, shqyejmë pedonale për t’i kthyer në asfalt, marrim laboratorë hidro-teknike dhe i bejmë teatro.
Beteja për mbrotjen e qytetit tani fillon zyrtarisht. Jemi përballë dy rrugëve: ose qytetin që duan ata, ose qytetin që duam ne. Ne do të fitojmë.
#mbroteatrin #mbrotiranen #mbroshqiperine

Nis revolta në Durrës, studentët e UAM protestë për ndotjen në Porto Romano, paralajmërojnë bojkot

Paraditën e sotme studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë nisur protestën kundër ndotjes në Porto Romano. Me pankarta në duar ata kërkojnë zgjidhjen emergjente të situatës nga autoritetet. Studentët theksojnë se djegia e mbeturinave, me një distancë 1 km nga universiteti i tyre përbën rrezik jo vetëm për ata por edhe për stafin akademik.
Studentët gjatë protestës theksuan se kauza e tyre mbrohet nga ligji dhe se nëse autoritetet nuk ndikohen nga paralajmërimi i tyre, zgjidhja do të vijë nga zyra ligjore në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike (FSHPJ), e cila po e ndjek këtë çështje.
“Brenda një afat kohor në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike (FSHPJ) ekziston një zyrë ligjore që po e ndjek këtë çështje, nëse zgjidhja nuk vjen nga paralajmërimi i studentëve, zgjidhja do të vijë nga ligji”, tha një studente gjatë protestës.
Në protestë nuk janë vetëm studentë, por edhe pedagogë të UAM, të cilët kërkojnë që pranë godinave të universitetit të mbillen pemë.
“Ajo që kërkoj është që pranë godinave të krijohet kampusi. Kampusi do të thotë oksigjen, oksigjeni krijohet nga pylli jo nga vdekja.
Përtej të gjitha shkaqeve politike po i quaj edhe shkencore, pa hyrë te pjesa shkencore se dihet se këtu ka pasur viktima në raport me atë çka ndodh.
Dija nuk duhet të bashkëpunojë me vdekjen. Nuk duhet të vazhdojë më, ka 5 vite që ndodh e njëjta gjë. Pro dijes dhe jo vdekjes”, u shpreh një pedagog.

Protesta e tyre është planifikuara pak kohë më parë.
“Rreth 1 kilometër nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës vazhdon prej vitesh djegia e mbetjeve e cila është kthyer në problemin numër një si për rreth 20 mijë studentë, ashtu edhe për stafin akademik.
Djegia e plehrave në Porto-Romano është, hapur në shkelje me ligjin, por sikur të mos mjaftonte kjo jetë njerëzish rrezikohen çdo ditë në këtë zonë. Jeta e studentëve që shumicën e kohës e kalojnë pranë Universitetit është seriozisht e rrezikuar nga mbetjet kancerogjene që digjen pa asnjë lloj kriteri, dhe jashtë çdo standarti.
Duke qenë të vetëdijshëm se JETA dhe SHËNDETI i qytetarëve, studentëve, stafik akademik dhe administratës është më e rëndësishme se të gjitha, duke qenë të vetëdijshëm se kjo kauzë është për JETËN, duke qenë të vetëdijshëm se askush nuk mund të vazhdojë më frekuentimin e këtyre ambienteve, duke qenë të vetëdijshëm se jeta jonë është në fije të perit, studentët e UAMD-së, kanë vendosur që me datën 02/11/2018 Ora 11;00 përballë kampusit Universitar në rrugë të mbahet Tubim-protestë ku do të bëhet thirrje URGJENTE për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate ose përshkallëzimi i protestave do të jetë e pashmagnshme.
Me sloganin #jetambitëgjitha ftohen studentë dhe pedagogë të Premten”, shkruhej në njoftimin e tyre para protestës.
Ndotja në Porto Romano shpesh herë është pasqyruar edhe në mediat e huaja duke e cilësuar si bombë me sahat për banorët e zonës.
Porto Romano ndodhet rreth 3-4 kilometra në veri të qytetit të Durrësit. Ajo zë një sipërfaqe prej 80.000 m2 me mbeturina urbane, inerte, mbetje të rrezikshme dhe kafshë të ngordhura.

Ministrja bleu 15 ton ilaçe të skaduara me 4.5 miliardë lekë të taksapaguesve, pacientët të rrezikuar

Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë skandalin e ilaçeve të skaduara të depozituara në QSUT dhe përgjegjësen kryesore të grumbullimit të tyre, Ogerta Manastirliun, e cila dje si drejtore e QSUT dhe sot si ministre e Shëndetësisë, bleu me 4.5 miliardë lekë ilaçe afër afatit të skadencës.
Deputeti Bardh Spahia dha një deklaratë për shtyp lidhur me këtë skandal ku i bëri thirrjen Prokurorisë të hetojë për mafien e ilaçeve.
Deklarata e plotë
“Pak kohë më parë, një investigim i agjencisë së lajmeve BIRN, zbuloi se 15 tonë apo 93 % e ilaçeve në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë të skaduara. Lajmi skandaloz u kalua në heshtje nga qeveria për të mbuluar shërbimin e saj ndaj Mafias së Ilaçeve.
Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja sot e kësaj dite nuk kanë dhënë asnjë shpjegim:
1. Pse është krijuar ky mal me ilaçe të skaduara.
2. Sa prej tyre u janë dhënë pacientëve.
3. Kush ka përfituar nga mali i korrupsionit me ilaçe të skaduara.
Nuk ka asnjë dyshim se përgjigjet e këtyrë pyetjeve të çojnë të paktën tek 1 emër përgjegjës: Ogerta Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë, e cila, para kësaj detyrë, ka qenë Drejtoresha e Qendrës Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” është përgjegjësja kryesore për shndërrimin e QSUT-së në koshin e mbeturinave të ilaçeve të skaduara.

Që kur u emërua në detyrë 5 vjet më parë në QSUT, Ogerta Manastirliu, në mënyrë kriminale dhe në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar të skadojnë ilaçet që ka gjetur në depon farmaceutike të spitalit, duke blerë vazhdimisht me tendera të dyshimtë dhe duke pranuar si dhuratë barna me afat të afërt skadence, asgjesimi i të cilave ka kosto shumë të lartë.
Shqiptarët duhet ta dinë se pjesa më e madhe e malit me ilaçe të skaduara në QSUT, me etiketen “dhuratë”, janë, në fakt, një mal i madh korrupsioni për të favorizuar Mafian e Ilaçeve, klientë të pushtetit.
Në këtë rast, depoja farmaceutike e QSUT është përdorur si kosh plehrash për të pastruar depot e disa kompanive private dhe për t’u kursyer atyre qindra milionë lekë për asgjesimin e ilaçeve të skaduara.
Prandaj, Ogerta Mamastirliu duhet të tregojë sot:
1. Tek cilat kompani ka blerë ilaçe me afat të afërt skadence?
2. Nga cilat kompani ka pranuar gjoja dhuratë, duke i çliruar ato apo ortakët e tyre jashtë Shqipërisë nga kosto e lartë e asgjesimit.
3. Ku janë depozituar aktualisht barnat e skaduara dhe a ka nisur asgjesimi i tyre?
Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe prokuroria!
4 miliardë e rreth 550 milionë lekë është vlera e 15 ton barnave të skaduara për të cilat prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimin për të vënë para përgjegjësisë çdo person që i ka shërbyer Mafias së Ilaçeve dhe, me dashje, ka dëmtuar në mënyrë kriminale shëndetin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit…”

Dëgjoni se ç’thotë ky fundërrinë provincial për gazetaren në debat: Nuk më ngrihet kur të shoh ty

Në gjithë historinë e kronikës për Saimir Tahirin, ku ka kanabizim, trafik droge, grupe kriminale, policë të aratisur etj etj, Mustafa Nano gjeti tek ish ministri një detaj për ta lavdëruar, gadishmërinë e tij për të dalë para gazetarëve që Nano i quajti “armiq” të tij.
Kaq u desh që Basir Çollaku t’i kthehej flakë për flakë duke i kërkuar të ruante etikën. Por ndryshe sa ka bërë në disa përballje të tjera Nano është përmbajtur dhe nuk ka shpërthyer, shkruan Lapsi.al. Ndoshta duke parë se Basir Çollaku e kishte marrë parasysh që kur e kundërshtoi Muç Nanon, t’i shkonte deri në fund sherrit.
Basir Çollaku: Kë quan armik ti? Ç’i ke këto brockulla?
Muç Nano: O Basir, ti je në studio përballë meje…
Basir Çollaku: Hë çfarë pastaj? Kujt i thua armik?! Ruaj etikën, se nuk je mësuar të ruash etikën!
Muç Nano: O Fevzi, këtë hipokrizi të jetës shqiptare nuk e kuptoj, dhe thonë nuk jemi armiq. Mua po të më nxjerrësh përballë Berishës, unë armik e kam.
Basir Çollaku: Ti e ke mik, ke qenë ambasador.
Muç Nano: Kurba ime më e ulët televizive është kur jam përballë Basirit dhe Klodi Lalës
Klodi Lala: Meqë e ke kurbën e ulët, po ta ngremë kurbën.
Muç Nano: Po nuk ngrihet moj, mjafton prania juaj dhe nuk ngrihet!