Deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar fort sot pas miratimit dje në Kuvend të hapjes së pikës së re doganore të Shqipërisë me Malin e Zi në Zogaj të Shkodrës. Ulqinaku ka demaskuar propagandën e qeverisë që prej pesë vjetësh përmend të njejtat investime për Shkodrën dhe bashkitë e veriut por pa dhënë asnjë lek për to, pa hedhur asnjë hap.
“Miratimi i hapjes së një pike të re kufitare, tha Ulqinaku nga selia blu, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në Zogaj, miratim që ishte proces rutinë që përmbyllte marrëveshjen e dy vendeve tona të 2 korrikut, ka frymëzuar dje në Kuvend, Zv.kryeministren Senida Mesi.
Edhe pse është miratuar pika e kalimit kufotar dhe nuk janë përcaktuar hapat që do të ndërmerren apo invetsimet që do të bëhen, Zv.kryeministrja gjeti rastin dhe foli për projektet që do të zhvillohen në zonën e Shkodrës. Pas një periudhe heshtjeje, për fondet thuajse zero për bashkitë e veriut, për varfërinë që ka zhytur këtë zonë, dje u fol për projekte që prej 5 vitesh përmenden dhe nuk është është dhënë asnjë lek për to. Sikurse po e shohim dhe tek projektbuxheti që po ëprgatitet për 2019, nuk parashikohet për ndonjë investim serioz.
Kjo është Qeveria që prodhon përditë e më shumë propagandë e mashtrim për të mbajtur në këmbë një pushtet kriminal dhe të korruptuar.
Arritjet e vetme konkrete që, shqiptarët dhe në veçanti shkodranët, shohin çdo ditë nga kjo qeveri janë: më shumë krim dhe drogë, më shumë varfëri, papunësi dhe dëshpërim.
Opozita dhe pikërisht Partia Demokratike ka qenë dhe vazhdon të jetë denoncuesja e të vërtetave të hidhura të ardhura nga keqqeverisja e Edi Rames.
Partia Demokratike ka pasur dhe vazhdon të ketë një qëllim dhe një vizion që na ndan kryekëput nga PS, jemi për një shoqëri të denjë, ku sundon ligji, dhe mirëqenie për të gjithë”.
Zv.kryeministja shkodrane diskriminon Shkodrën, PD: Përmend të njëjtat investime 5 vjet rresht
Fillimisht i çuan mesazhe kërcënuese, ja kush është inspektori që i vendosën tritol në makinë
Zbardhen detaje të reja për tritolin që i vendosën në makinë inspektorit të Tatimeve në Shkodër.
Bëhet e ditur se, tritolin në makinën e inspektorit Nehat Zaganjori e ka zbuluar një i njohur i tij, i cili menjëherë ka njoftuar Zaganjorin.
Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer.
Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit antieksploziv nga Tirana. Fillimisht nga forma e saj dhe duke qenë se ishte e mbështjellë me një letër dukej si një granatë por rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.
Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30.
Pas ekspertizës rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.
Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet. Sipas burimeve ka qenë e ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar para një lokali në afërsi të banesës së tij.
Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë pasi kishte parkuar në kundërvajtje.
Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shtetasi në fjalë ka deklaruar se po gjatë ditës së djeshme ka marrë një mesazh kërcënues nga një numër i panjohur.
Gazetarja: Një dokument i ri ka ardhur nga Bari, Tahiri nxihet në studio
Gazetarja Klodiana Lala përballë Saimir Tahirit deklaroi se, këtë javë ka ardhur një tjetër dokument i ri nga Bari për ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. E ftuar në emisionin “Opinion” Lala tha se, Prokuroria për Krime të Rënda është duke e hetuar për lehtësirat, që ai, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm në atë kohë i kishte krijuar grupit ‘Habilaj’ që akuzohet për trafik droge.
“Nuk kufizohet hetimi i Prokurorisë vetëm në veprimet e kryera në shtetin Italian. Ne kemi qenë në sallën e gjykatës dhe prokurorët e përjashtuan çështjen e byzylykëve”, tha ajo.
Lala pohoi se prokuroria ka marrë nga Italia së fundit edhe një letër porosi, pa të cilin e ka të pamundur marrjen e vendimit.
“Para një jave Prokurorisë i ka ardhur letër porosia nga Bari dhe besoj jeni në dijeni, që do të thotë se asnjë prokuror në botë nuk mund ta marrë një vendim pa pritur këtë dokument”, tha Lala.
Ndërkohë, vetë Tahiri pohoi se nuk ishte në dijeni të këtij fakti.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ iu shmang pyetjes së gazetares Klodiana Lala, ku kjo e fundit e pyeti nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt (i arrestuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe kusheri i larget i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.
“Lërë prokurorin të bëjë prokurorin. Gjyqin preferoj ta bëj atje ku është dhe jo këtu. S’kam ndërmend të merrem këtu me deklarata prokurorësh dhe insinuata prokurorësh. Ata marrin provat, i çojnë në gjykatë dhe mbi këtë bazë vendoset nëse jam me faj apo jo. Përgjigjen e di unë. Të gjitha këto që janë insinuata. Mos më ndërprit më (I kthehet gazetares Klodiana Lala). Do më thërrasë prokuroria kur ta shoh të arsyeshme. Sot dola në publik sepse kam një vendim nga Prokurorët e Antimafias ku thotë se; ky zotëri nuk ka lidhje me këtë çështje. Kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis”, tha Tahiri.
Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.
Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?
Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.
Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…
Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.
Largimi i Xhafës, Berisha: Ekziston një video e Dakos me Olsi Ramën
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Berisha nga studio e emisionit “Debati” është shprehur se Xhafaj iku sepse kërkonte të arrestonte kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
Ndër të tjera ish-kryeministri ka thënë se ekziston një video e Dakos, së bashku me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, për të cilën tha se opozita nuk e zotëron momentalisht.
“Marrëdhëniet brenda shpellës së tyre ishin rivalizuese. Xhafaj iku se kërkonte të arrestonte Gjushin. Për Gjushin flitet se ekziston një video bashkë me Olsin. Për momentin opozita nuk e disponon këtë video”, tha Berisha.
Ish-kreu i qeverisë S, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një piktor të dështuar. Gjatë përballjes me gazetarët në emisionin “Debat” në Channel One, ish-kryeministri ka thënë se e kanë informuar që Rama librin ‘Kurban’ e ka të kopjuar.
Sipas tij ekspertë të stilit dhe të frazës kanë dalë në përfundimin se ‘Kurbani’ i Edi Ramës është i shkruar me stilin e Ardian Klosit, i cili ka qenë një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit.
‘Edhe kurbanin më kanë thënë që e ka të kopjuar. Lexo vetëm pak frazën e Ardian Klosit. Meri të dy librat veri në tavolinë. Nuk kam lexuar asnjërin as tjetrin, por ekspertë të stilit dhe të frazës më thonë se është identik’, tha Berisha.
Tahiri nuk e mohon se i la skafin e tij kreut të grupit të drogës
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ iu shmang pyetjes së gazetares Klodiana Lala, ku kjo e fundit e pyeti nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt (i arrestuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe kusheri i larget i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.
“Lërë prokurorin të bëjë prokurorin. Gjyqin preferoj ta bëj atje ku është dhe jo këtu. S’kam ndërmend të merrem këtu me deklarata prokurorësh dhe insinuata prokurorësh. Ata marrin provat, i çojnë në gjykatë dhe mbi këtë bazë vendoset nëse jam me faj apo jo. Përgjigjen e di unë. Të gjitha këto që janë insinuata. Mos më ndërprit më (I kthehet gazetares Klodiana Lala). Do më thërrasë prokuroria kur ta shoh të arsyeshme. Sot dola në publik sepse kam një vendim nga Prokurorët e Antimafias ku thotë se; ky zotëri nuk ka lidhje me këtë çështje. Kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis”, tha Tahiri.
Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.
Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?
Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.
Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…
Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.
Tahiri mbron ish-drejtorin e policisë të shpallur në kërkim për trafik droge: Eshtë i pafajshëm!
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, “i bindur” se ka siguruar “pafajësinë” e tij, nga një dokument i pretenduar i Prokurorisë së Catanias në Itali, ka filluar e po shpërndan “pafajësi” edhe për ish-vartësit e tij, në Polici.
I ftuar sot në emisionin “opinion”, përballë fakti të përmendur prej Blendi Fevziut, se, “ish-vartësit e tij, i gjithë ish-zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës, janë në kërkim”, Saimir Tahiri, bëri “të panjohurin” për dy ish-oficerët Sokol Bode dhe…, ndërsa për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, është shprehur i sigurt,
“Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokuorë por vetëm jepni drejtësi”, tha Tahiri.
Deklarata e fortë e Berishës, tregon bisedën me ambasadorin: Më tha se do të arrestohet Dako
Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publike në “Debati” në “Channel one” deklaratën e një ambasadori të rëndësishëm në një takim me të. Berisha tha se ambasadori i kishte thënë se “do të arrestojmë Vangjush Dakon”. Berisha nuk dha emrin e ambasadorit, por tregoi pjes ëtë bisedës me të. Ish-Kryeministri kishte reaguar pas deklaratës me ambasadorin duke thënë se do të ishte e pamundur që të arrestohej Dako për shkak të lidhjeve me Ramën. “Përgjigjja e ime për ambasadorin ishte se nuk mund të lejojë Rama të arrestohet gjysma tjetër e tij. Koha më dha të drejtë mua”, tha Berisha.
Deklarata e Berishës është një dëshmi e qartë se tashmë janë ndërkombëtarët ata që po reagojnë për dosjet e lidhjeve të krimit të organizuar me njerëzit e Ramës në qeveri dhe në pushtet. Berisha tha se ishte pikërisht kërkesa për arrestimin e Gjushit që largoi Xhafën nga ministër i Brendshëm.
Berisha tha më tej se, çdo ditë kanë dalë dhe do të vijojnë të dalin dosje të cilat tregojnë se si kjo mazhorancë ka punuar për blerjen e votave dhe presionin ndaj votës së lirë të qytetarëve.
‘Nëse e merr në raport me zgjedhjet situata është katastrofave, pasi çdo javë po dalin dhe do dalin dokumente zyrtare ku e gjithë nomeklatura e sotme e pushtetit është e angazhuar në blerjen e votës, në këtë kontekst mund tu kujtoj se bashkia e Gjirokastrës ka 7 bashki dhe Tirana me 1 milionë banorë ka 4 bashki, kjo tregon një ndarja administrative katastrofave.
Shqipëria po ecën me shpejtësi mbrapa dhe po shënon rekorde më të zeza se tjetrin. Me këto që po ndodhin vetëm sapo trashen muret e ndërtuara që kanë bllokuar Shqipërinë për në BE. Kështu që nëse e marrim në këto dy procese madhore kombëtare, për ne nuk mund të ketë proces tjetër tjetër më jetik se integrimi. Këto 6 vite dyert i ka mbyllur dhe po i mbyll Edi rama’, deklaroi Berisha.
Çështjen e djalit nuk ja publikova unë, por gazetari më i afërt i Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se nuk ka qenë ai që i ka publikuar kryeministrit Edi Rama çështjen e djalit të tij, këtë gjë e ka bërë një gazetar shumë pranë kryeministrit.
Këtë deklaratë ish-kreu i qeverisë e ka bërë gjatë emisionit ‘Debat’ në Channel One.
‘Ai del nga studio në studio dhe akuzon Sali Berishën se i ka përmendur çështjen e djalit, por në fakt atë ia ka nxjerrë gazetari më i afërt që ai ka sot në krahë. Por ti mohosh djalit kafshët e gojës kjo është kafshërore. Ai ja njohu kafshatën vetëm kur Ilir Meta i tha që po nuk i njohe kafshatën djalit nuk t6ë mbështes në garën për kryetar bashkie. Ndërkohë Rama sot po e përdor’, u shpreh Berisha.
Gjatë përballjes me gazetarët në emisionin “Debat” në Channel One, ish-kryeministri ka thënë se e kanë informuar që Rama librin ‘Kurban’ e ka të kopjuar.
Sipas tij ekspertë të stilit dhe të frazës kanë dalë në përfundimin se ‘Kurbani’ i Edi Ramës është i shkruar me stilin e Ardian Klosit, i cili ka qenë një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit.
‘Edhe kurbanin më kanë thënë që e ka të kopjuar. Lexo vetëm pak frazën e Ardian Klosit. Meri të dy librat veri në tavolinë. Nuk kam lexuar asnjërin as tjetrin, por ekspertë të stilit dhe të frazës më thonë se është identik’, tha Berisha.
Pjesë nga intervista e ish-kryeministrit Berisha
Për ambasadorin që do arrestonte Dakon
Tani po tregoj bisedën time me një ambasador të rëndësishëm. Nuk po e tregoj emrin por është nga ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Po flisnim për krimin. Do arrestojmë Vangjush Dakon, më tha. I them çfarë? Ai përsëriti: Do ta arrestojmë Dakon. Mission impossible (Mision i pamundur) i them unë. Pse, më tha. Ja po ta them: A ke dëgjuar ndonjëherë në botë që mund të arrestosh gjysmën e një njeriu? Jo, tha. Por kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arrestosh Ramën, por jo gjysmën e tij. Nuk ka njeri në botë që nuk e di që Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën. Gjysma e Ramës është Vangjush Dako dhe gjysma tjetër e tij është Arben Ahmetaj.
Për Bashën dhe “Rrugën e Kombit”
Kur e kam caktuar ministër të Punëve Publike e thirra dhe më pyeti: Përse unë këtu? Për këtë rrugën. Kjo është gjithçka, i thashë. Ne do ta ndërtojmë këtë rrugën me çdo kusht. Kur i shkoi Orsalia në zyrë dhe i tha çfarë e ke këtë hartë, Basha iu përgjigj (E mbante hartën edhe në tavolinë dhe në mur): E kam këtë hartë për të më kujtuar misionin tim kryesor, ndërtimin e rrugës. Lulzim Basha ka dhënë një kontribut shumë të madh në atë vepër. Ka patur kundërshti të mëdha. Unë isha i vendosur edhe sikur të ikte Banka Botërore, unë do ta ndërtoja rrugën. Por Lulzim Basha bindi përfaqësuesit e Fondit Monetar. Kjo është meritë e madhe e tij, edhe për shumë të tjera, por kjo është më e madhja. Basha nuk u doërzua ndaj asnjë presioni për tu tërhequr nga ndërtimi i rrugës. Dhe së treti e ndoqi bashkë me financat procesin. Basha ka një meritë historike të padiskutueshme sepse e zbatoi një projekt që është sot korridori më vizibël i Ballkanit.
Për Bashën si lider të opozitës
Në lidershipin e PD ndodhi ndryshim gjeneracional. Basha është gjenerata juaj. Nuk është gjeneratë e imja. Basha përfaqëson gjenerëtën e tij. Mund ta akuzosh Bashën për shumë gjëra por nuk mund ta akuzosh se po imiton Sali Berishën. Çka unë e përgëzoj. Sepse ai nuk duhet të më imitojë mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit. Nuk ka humbje të përhershme dhe nuk ka fitore të përhershme në politikë.
Për bashkëpunimin e Bashës me Ramën
Po ju tregoj me sinqeritetin më ta madh në 2013 kur Basha është zgjedhur kryetar i PD. I thashë: Nëqoftëse Edi Rama këput lidhjet me krimin ne do vendosim një bashkëpunim përsa u përket çështjeve të integrimit evropian sepse kemi qenë lokomotivë e këtij procesi.
Për Edi Ramën dhe të atin
Nuk mban përgjegjës djalin për babain. Por ai duhet të kërkonte falje për atë që bëri I ati. I takonte të kërkonte ndjesë publikisht. Në vitin 1991 në takimin me intelektualët, e ndjera Fatbardha Shkurti I kërkoi Edi Ramës të dënonte aktet e babait. Sepse jam unë që unë kam pësuar persekutimin e tij. Unë nuk kam prirje për të akuzuar djalin për të atin, por djali duhet të kërkoj falje për ato që ka bërë ia ti dhe ti dënojë ato. Unë flas për neobllokmenët dhe bastardët. Baballarët e tyre kanë kryer krime konkrete. Mehmet Shehu ka vrarë me dorën e vet. Mehmet Shehu ka prerë këmbën një personi gjatë luftës, është me dokumente. Ka pushkatuar në rastin e Bardhok Bibës. Në raste konkrete duhet të kërkohet falje. Në rastin e Kristaq Ramës nuk kanë firmosur të gjithë. Pas Ramiz Alisë ka firmosur ai të cilën mund të mos e bënte.
Për djalin e Edi Ramës
Ky njeri del studio më studio dhe akuzon Sali Berishën se I ka përmendur çështjen e djalit. E para e punës, unë u them shqiptarëve në mënyrë absolute ia ka publikuar për herë të parë gazetari që ai mban sot më afër. (Ndërhyjnë gazetarët duke i thënë se në atë kohë ai gazetari ishte shumë pranë jush). Ta dinë të gjithë shqiptarët se po ta kisha ditur para atij gazetarit unë atë do tia kisha plasur në fytyrë jo një herë por 100 herë. Sepse ka një vijë të kuqe për çdo njeri në planin njerëzor. Kjo vijë e kuqe është të mos i mohosh kafshatën fëmijës tënd dhe ia ka mohuar për vite të tëra kafshatën derisa është bërë ministër dhe ia ka njohur kafshatën atëherë kur Ilir Meta i ka thënë nuk të mbështes për kryetar bashkie nëqoftëse përfundimisht nuk zgjidh këtë problem dhe e ka zgjidhur. Makabriteti është që e përdor tani këtë që të zgjojë emocione në doktrinën e pas të vërtetës ku nuk ka rëndësi fakti dhe e vërteta, por kanë rëndësi emocionet që nxit me atë që bën.
Për kopjimin e librit ‘Kurban’
Më thonë që librin ‘Kurban’ Edi Rama e ka kopjuar. (Ndërhyn gazetari Qafoku dhe i thotë që zoti Berisha kjo nuk është fare e vërtete sepse nuk vihen ne dyshim formimi dhe stili i Edi Ramës). Lexoni zoti Qafoku frazën e Ardin Klosit. Vendosi të dy në tavolinë. Ekspertët e stilit dhe të frazës duan të thonë se është identike. Këtë fjalinë që thoni ju me 450 fjalë një fjali është vetëm e stilit gjerman. Klosi si i asaj fushe shkruante kështu por Rama e ka kopjuar.
Për Fatmir Xhafën dhe videon
Flitet se ekziston një video e Gjyshit dhe Olsit. Pra Gjushi bashkë me Olsin. (Ndëhryja e Qafokut: Doktor kjo nuk është serioze, si mund të thoni ‘flitet’ dhe të shprehnin një gjë kaq të rëndë?) Po të jetë për mua njeriu që dua ta zhduk brenda 5 minutave nga ajo detyrë është Gramos Ruçi. Por unë nuk mund të them se flitet se ka një video për Gramos Ruçin dhe Olsin. Unë them atë që flitet që ka një video të Gjushit me Olsin. Unë nuk mund të them se një ditë kjo video mund të dalë por opozita tani për tani nuk e ka.
Për largimin e Ramës me dhunë
Nuk jam absolutisht për marrjen e pushtetit me dhunë. Unë jam për rrëzimin e pushtetit. Rrëzimi I pushtetit dhe marrja e pushtetit janë dy gjëra të ndryshme. Nuk do doja kurrë të shihja PD-në në pushtet jashtë votës së qytetarëve. Por rrëzimi i kësaj qeverie, krijimi i kushteve për zgjedhje që mund të votojnë të lirë qytetarët ky është misioni I opozitës.
Për parullën e “Partizanit”
Partizani është skuadra që e drejton i vëllai i Ramës. Është hera e parë në histori që tifozët shqiptarë dalin me parulla raciste. Aq më tepër kur e bëjnë tifozët e Partzianit në një kohë kur idhulli i tyre një sport dhe i Sali Berishës është Panajot Pano, një minoritar grek. Pano vinte në një klub që ishte afër shkollës sime dhe e thoshte që jam minoritar. Ai nuk e fshihte. Nuk kam qenë tifoz i asnjë skuadre, pork am qenë tifoz i Panos shumë. Ai kishte një sprint të jashtëzakonshëm dhe një dribliues që nuk e ka parë fusha e futbollit. Dhe ai ishte minortitar grek.
Për George Soros, shpallja non grata në 1993 të dy përfaqësuesve
Soros është kryespekulanti i Botës. Ai është një mizor që ka hedhur në varfëri miliona qytetarë në Tajlandë me krizën që i krijoi. Bëri gjithçka me spekulimin e tij të shembë Bankën e Anglisë dhe stabilizonte sistemin monetar në Malajzi. Ai është një monstër. Ai ka produkt Edi Ramën në Shqipëri dhe është armik i sistemit demokratik. Po të kthehemi pak në vitin 1990. Erdhi këtu dhe pavarësisht një incidenti shumë të rëndë që para me të. Në vitin 1993 kur isha president i Republikës i përzura dy zyrtarë të vetë nga Shqipëria, ia shpalla non grata Fred Abrahams dhe Fram Nassi. Sepse shërbimet e kapën duke i dhënë informata rezidentit jugosllav në Tiranë. Ata ishin përfaqësuesit kryesorë të Sorosit në Shqipëri. Erdhi vetë Soros në Tiranë dhe i mori me avion të posaçëm. Soros ndihmonte kopjen e vjetër të komunizmit. Krijoi dhe ndihmoi dhjetëra shoqata simotra të Partisë Socialiste. Ai bëri një dëm të pakompesueshëm për demokracinë. Në PD nuk ka patur asnjë lidhje. Basha e ka mohuar që të ketë lidhje me Sorosin apo të jetë financuar në arsimimin e tij.
Për Hashim Thaçin
– Thashi është argat i Vuçiç, e kam thënë në Krans Montana. Unë kam thënë atë që kam thënë. Fatkeqësia e shqiptarëve janë shqiptarët. Argati dhe Bernabiç sulmuan Gjermaninë. Lexojeni, keni shkrimin me pretekstin që nuk po i lënë të krijojnë Serbinë e madhe. Unë nuk kam asgjë personale me njeri. Por kjo doli haptas. Unë mbroj interesin tim kombëtar. Dhe interesi im kombëtar në këtë periudhë është më i kërcënuar se nga kushdo tjetër. Është i kërcënuar nga argati i Beogradit në Prishtinë të cilët çdo ditë po heqin fytyrën dhe maskën dhe nxjerrin pazaret e flliqëta që kanë bërë për të krijuar Serbinë e Madhe. Dhe unë aty kam patur edhe përfaqësues serb të Bosnjës. Dhe ja thashë: Sigurisht që juve ju vjen mirë të ndodhë kjo sepse ata qëllimin e kanë të marrin Bosnjën. Se ato 4 komuna çfarë iu duhen serbëve? Ato iu duhen për të marrë Bosnjën, për të krijuar precedentin. Po që shqiptarët të ndihmojnë në krijimin e Serbisë së madhe nuk ka më antishqiptar se ai që e bën këtë.
Përplasje Rama-Kryemadhi, aktivistja e LSI: Edhe një Eleonorë që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai në shtëpi!
Rama dhe Kryemadhi janë përplasur ashoër sot me deklarata në rrjetet sociale. Rama në mënyrë të vahzdueshme ofendon drejtuesen e LSI me epitete të ndryshme dhe një të tillë ka gjetur edhe sot duke e thirrur atë me emrin “Eleonora”.
Përgjigja e Kryemadhit ka ardhur përmes zyrtarëve të tjerë të PSI. Një prej tyre, Elon Guri i kujton Ramës se Eleonorën e ka në shtëpi pasi më parë e kishin ca të tjerë duke i kujtuar të kaluarën bashkëshortes së fundit të Ramës.
Deklarata e Edi Ramës, që Monika Kryemadhi i ngjan me Eleonorën, kanë sjellë reagime të shumta nga ana e LSI-së.
E para ishte vetë kryetarja Monika Kryemadhi, që me një deklaratë të shkurtër, i dha përgjigje flakë për flakë Ramës. Pas tij kanë ardhur edhe reagime të tjera.
Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri.
Ja çfarë shkruan ajo në Facebook:
Me Botox e Detox.
Me Leonorat në shtëpi e në Qeveri…
Edhe një Eleonor që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai!
“Bora” i ka zbardhur tej për tej, zyra, shtëpi, fusha e male…
Viti i ri do ta gjejë, Ed Ram Beun plot me halle!
Dosja 339/ Ja kush është Niçja i Dakos, publikohet fotografia
Astrit Avdyli, apo Niçja i Shijakut, është bërë personash i famshëm, jo vetëm sepse është një nga të arrestuarit e operacionit policor Volvo-4, por edhe për faktin se ai ka komunikuar rregullisht me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Të Paekspozuarit, publikon për herë të parë, fotografinë e Astrit Avdylit.
Avdyli ka komunikuar rregullisht me Vangjush Dakon dhe një pjesë e përgjimeve nga dosja 339 janë publikuar nga emisionin “Të Paskepozuarit”.
Pas përgjimeve të publikuara një javë më parë lidhur një bisedë të zhvilluar mes kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me Altin Avdylajn (Niçja) një prej personave të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4″, emisioni ‘Të paekspozuarit” publikoi sonte materiale të reja mbi dosjen 339. Bëhet fjalë për një përgjim të datës 20 shkurt të vitit 2017, saktësisht biseda është zhvilluar në orën 17:26.
Në përgjim sipas TPZ përfshihet kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin (niçja), dhe i premton se do t’i zgjidhë diçka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.
Përgjimet e reja të Dakos me kreun e bandës së drogës, Altin Avdyli: Do ta mbaroj unë punën
Emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi një tjetër përgjim të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me anëtarin e bandës së dyshuar të Shijakut, Altin Avdyli, alias Niçja.
Përgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme, mban datën, 20 Shkurt 2017. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, dhe i premton se do t’i zgjidhë dicka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.
Ky përgjim, hedh poshtë alibinë e Vangjush Dakos, se komunikimi me anëtarët e bandës së dyshuar të Shijakut është normal, pasi ai komunikon me çdo person në fushatë dhe pas fushatës, për t’i falenderuar për kontributin e tyre. Pra, alibia e Dakos është se bisedat me këta persona nuk mund të jenë indicie se ai i ka përdorur për blerjen e zgjedhjeve, pasi ai nuk ka ndonjë njohje të afërt me ta, por bisedon në telefon , si me çdo qytetar tjetër.
Alibia e Vangjush Dakos, rrëzohet, sepse përgjimi i publikuar ditën e sotme, dëshmon se Dako dhe Avdyli kanë komunikuar rregullisht me njëri tjetrin.
Ata duket se kanë mardhënie shumë të afërt dhe se Niçja, nuk është si çdo qytetar që i bie telefonit të kryebashkiakut, por një person i rrethit të ngushtë të Vangjush Dakos.
“Të Paekspozuarit” publikoi një javë më parë dy përgjime, të cilat faktojnë komunikimin e Vangjush Dakos me anëtarët e bandës së Shijakut. Në njërin nga përgjimet Vangjush Dako komunikon dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, me Altin Avdylin dhe kërkon të falenderojë Astrit Avdylin, kreun e dyshuar të bandës. Në përgjimin tjetër, Altin Avdyli komunikon me një person të paidentifikuar, një ditë përpara zgjedhjeve dhe i kërkon para nga “Vangjushi” që gjashtë persona të votojnë.
Pra, të dyja bisedat kanë një kontekst të qartë, zjgedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Akuza e opozitës, është se Vangjush Dako i ka përdorur vëllezërit Avdyli për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017.
Përgjimi
0698967765: Hë Gjushi?
0692099300: Hë Niçe.
0698967765: Hë vlla.
0692099300: Hë se jam duke fol me atë, mos e ki merak, çke ti, o nesër…këto ditë do ta mbaroj unë mos e ki merak?
0698967765: E të lutem.
0692099300: Ik pa merak.