Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku automjetit të një punonjësi të Tatimeve i është vendosur granatë. Bëhet e ditur se granata është vendosur në mjetin e punonjësit të Tatimeve, Nehat Zaganjori. Policia nuk ka dhënë ende asnjë njftim.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.
Fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip ‘Benz’ nuk ka shpërthyer. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.
Grupi hetimor nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës.
Granatë makinës së punonjësit të Tatimeve në Shkodër
9 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë shkuan për shoqatat pranë Soros në Shqipëri
Më në fund, një grupim shoqëror, apolitik, e ka kuptuar se nuk mund të varet tek humori i ambasadorëve për të zgjidhur problemet e tyre me qeverinë. Artistët që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë dalë të zhgënjyer nga takimi me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Në një deklaratë publike, grupimi i artistëve ka reaguar ndaj qëndrimit “as mish, as peshk” të përfaqësuesit të Brukselit dhe i kanë bërë të qartë se do të luftojnë vetë, deri në fund, për të mos lejuar zbatimin e projektit korruptiv “Rama-Fusha” në truallin e Teatrit Kombëtar.
Luigi Soreca, i cili mori mandatin e tij në Tiranë në fillim të shtatorit, deri më tani ka ruajtur një profil të ulët publik, shumë më ndryshe nga paraardhësja e tij, Romana Vlahutin, e cila ndoqi çdo “qokë” publike të qeverisë së Edi Ramës. Ai vjen nga një profil eksperti sigurie dhe, me shumë mundësi, fokusi i mandatit të tij do të jetë lufta kundër kriminalitetit. Ndaj, çështje të tjera, si ajo e Teatrit Kombëtar, nuk kanë interes për axhendën e tij.
Për këtë arsye, artistëve u duhet të përballen vetëm me arrogancën qeveritare. Pavarësisht zhgënjimit të protestuesve, qëndrimi i vagullt i Soreca-s mund të ndihmojë vetëdijen qytetare për të reaguar ndaj qeverisë, për vendime të cilat duken haptazi të padrejta. Dhe, ky reagim, të vijë natyrshëm, pa marrë “lejen” apo “bekimin” e ambasadorëve.
Artistët protestues e kuptuan shumë shpejt që ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë prioritetet e kancelarive të tyre dhe nuk do të zgjidhin çdo hall e shqetësim të tyre përballë qeverisë. Por, me shumë mundësi, protestuesit ndoqën stereotipin e krijuar gjatë viteve të fundit, ku për çdo gjë, shqiptarët duhet të faleshin tek ambasadorët. Dhe, natyrisht, nuk kanë faj që e kanë menduar në këtë mënyrë.
Dy ambasadorët e fundit të rëndësishëm në Tiranë, të larguar tashmë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin u shndërruan në “guvernatorë” të shqiptarëve. Fjala e tyre ishte e ngjashme me atë të Presidentit, Kryeministrit, Kryeprokurorit, Kryegjyqtarit, por edhe kryekomunarit e çdo zyrtari të mbledhur bashkë.
Politika shqiptare dhe shumë institucione vepruan gjatë 4 viteve të “guvernimit” të tyre në bazë të humorit të çiftit Lu-Vlahutin. Ata u paraqitën si “e vërteta” mbi tokën shqiptare, pavarësisht se kishin plot mëkate, të cilat u janë shfaqur ose po u shfaqen me kalimin e kohës.
Donald Lu, tashmë i emëruar ambasador në Kirgistan, me shumë mundësi do të duhet të përballet zyrtarisht me dyshimet për shpërndarjen e rreth 9 milionë dollarëve në favor të shoqatave pranë Soros-it gjatë kohës që ushtronte detyrën në Tiranë.
Romana Vlahutin, e cila sot mendohet të jetë një zyrtare e nivelit të rëndomtë në Bruksel, përveçse nuk arriti të sqarojë asnjëherë shpenzimin marramendës për blerjen e një vile në një zonë shumë të shtrenjtë në Tiranë, do të përballet edhe me dyshimet për konflikt interesi. Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, pa iu referuan me emër Vlahutinit, hodhi dyshime se ajo është përfshirë në një tender korruptiv, me vlerë 15 milionë euro, të fituar nga një kompani kroate, për menaxhimin e kasave fiskale në Shqipëri.
Pra, po bëhet gjithnjë e më e qartë se diplomatët e fuqishëm Lu-Vlahutin, përtej mantelit të njerëzve që po ndihmonin zhvillimin e shqiptarëve, fshihnin edhe disa “sekrete” me miliona euro e dollarë.
Ndaj, qëndrimi i ambasadorit aktual të BE-së, Luigi Soreca, nuk është për t’u kritikuar, por, më shumë është për t’u përshëndetur. Ai ka vendosur të qëndrojë neutral ndaj debateve dhe protestave të brendshme. Kjo është çështje që duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët. Dhe, artistët protestues, të parët, kanë vendosur të përballen vetëm me arrogancën qeveritare, pa pritur një fjalë të mirë nga përfaqësuesi i Brukselit.
“Boldnews.al”
Abonetë e studentëve me dyfishin e çmimit, Berisha: Edhe studentët vidhen nga Lal Plehu!
Tashmë është i njohur fakti se me abonetë e linjave të transportit publik në Tiranë bëhen abuzime, të tilla si çmimet e biletave, shitja e aboneve nëpër tregje të paautorizuara etj, dhe këtë gjë e vuajnë çdo ditë qytetarët të cilët e përdorin këtë lloj transoprti.
Një shqetësim të tillë duket që e ka adresuar një qytetar tek ish-Kryeministri Berisha i cili e ka bërë publik në rrjetin e tij social Facebook abuzimin e me abonetë e studentit, te cilat po shiten me gati dyfishin e çmimit real.
Në mesazhin që publikon Berisha, qytetari denoncon shitjen e aboneve të studentit nëpër kioskat e licencuara nga Bashkia Tiranë me një çmim prej 1000 lekësh të reja kur ajo realisht ka një çmim prej 600 lekësh.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Edhe studentet vidhen nga Lal Plehu!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Z. Berisha 1 abone studenti qe kushton 600 po shitet neper kioskat e pepsit me 1000 ne treg te zi e studentet e vertet nuk kan mundesi me i gjet me i ble se ky plehu i bashkis duan pjesen edhe ketu tek aboneja !!!!! vjedhje je vjedhje haptazi!!!! fl
Vasili-Tahirit: Kryerruspia e drogës që do të fshihet si struci me menderen përjashta
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave për pafajësi të bëra sot nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se, sado që të sillet edhe si rruspije edhe si çingije, Tahiri nuk do të shpëtojë nga shqiptarët.
Sipas tij, sot foli për moral, një person që i dha me konçension policinë krimit.
Postimi i Vasilit
Kryerruspia e droges qe do te fshihet si struci me menderen perjashta.
Rruspija u foli sot rilindasve ne emer te pergjimeve erotike dhe te droges te horrave me te cilet bashkeqeverisi nga ai me i gjati ne krye e deri tek me te gjatat e me te shkurtrat rreth e perqark.
Ai qe qelbi Shqiperine me droge,ai qe qelbi policine me krim,ai qe helmoi shkollat tej e tej me hashash e kokaine pacipesisht ben sot moral.
Moral moçali foli.
Sorra u perpoq te zbardhej duke u bere sterrë e zeze edhe me shume.
Shitje e aksioneve te policise te trafikantet dhe tradhetimi i punes se sherbimeve mike, makina, jahte, miliona euro neper makina dhe shtetin ne dispozicion te maskarenjve te droges, keto bema te sorres se zeze i di Shqiperia ane e mbane dhe s’ka gjethe fiku qe ja fsheh dot sikur ta vene as para as prapa.
Ketij hesapi te palare me shqiptaret nuk i shpeton dot sikur te beje edhe si rruspije edhe si çingije.
Reagimi i fortë ndaj Tahirit: “Putanë e virgjër”, nuk të shpëton as byfteku i Artës dhe as suxhuku i Ramës
Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka lëshuar akuza të rënda ndaj Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm që akuzohet për trafik droge me kushërinjtë e tij Habilaj dhe për korrupsion.
Guri shkruan në Facebook e tij se Tahirin nuk e shpëton dot as suxhuku i Ramës dhe as bifteku i Arta Markut.
Statusi i plotë i Elona Gurit
Si një putanë kërkon virgjërinë, me kopila fshehur nëpër botë t’i shpëtojnë drejtësisë, bilbilat këndojnë nëpër telefona, për varëse, byzylykë, kostume e miliona euro për të blerë zgjedhjet, ‘Kamionisti’ Saimir!
Netët pa gjumë të duket sikur mbaruan, lotët e tua, tashmë të qenkan tharë, por mos harro janë me mijëra nëna që qajnë për fëmijët e tyre, që ti iu solle drogën në shtëpitë e tyre.
Si një putane kërkon shpëtim, je gati të japësh çdo gjë, tepsi, kusi, gjellën dhe byrekun, por nuk të shpëton as ‘bakllavaja’ e Donikës, as byfteku i Artës dhe as suxhuku i Edi Ramës.
Berisha ironi “therëse” me Dakon: Duar akullori i narkopartisë siçiliste!
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar me anë të një fotomontazhi, kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nuk nguroi ti vinte vetes epitete si superman apo duar akullore, vetëm e vetëm që tu mbushte mendjen shqiptarëve që ai nuk ka bashkëpunuar me grupet kriminale për blerje votash, pavarësisht se përgjimet në dojen 339-të thonë krejt të kundërtën.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Duar akullori i narkopartise siçiliste. sb
Zyrtare, ultimatumi i fortë i Gjermanisë për Ramën: Arresto shpejt kriminelët!
Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur.
I pyetur nga Deutsche Welle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.
Thorsten Frei: “Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur.
Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.”
Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar
Deputeti i Bundestagut thekson për Deutsche Ëelle-n, se është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit. “Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor.
Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.”
Të shtunën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte bërë të ditur nëpërmjet një lajmi në Tëitter se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj.
Xhafaj e dha dorëheqjen pasi kishte arritur një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar një qark prodhuesish dhe kontrabandistësh droge në Shqipëri. Suksesi u arrit në bashkëpunim me policinë gjermane. Megjithë bashkëpunimin e mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.
Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj, përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë.
“DW”
PD, thirrje partenerëve të reformës: Një kriminel si Tahiri po i shpëton drejtësisë
PD i ka bërë thirrje sot partnerëve të Shqipërisë që ishin garantë të reformës në drejtësi që të reagojnë dhe të mos lejojnë që një kriminel si Tahiri ti shpëtojë drejtësisë së kapur nga Rama.
“Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vertetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve.
Shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është një goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi. Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar”, thuhet në deklaratën e PD.
Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.
Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri. Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri
Si Ministër i Brendshëm, Tahiri akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri.
Saimir Tahiri kërcënoi si mafioz çdo prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij.
Pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin.
GAZMENT BARDHI, KËSHILLTAR LIGJOR I PARTISË DEMOKRATIKE
Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.
Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë se Saimir Tahiri do të shiste një vendim të autoriteteve italiane si çlirim nga akuzat në Shqipëri.
Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritetet italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian.
Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri.
Si Ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri. Kjo veprimtari kriminale është zhvilluar në territorin shqiptar dhe si e tillë nuk mund të hetohet dhe as procedohet nga drejtësia italiane. Italia nuk ka juridksion për vepra penale të ndodhura në territorin e një vendi të huaj nga një shtetas i huaj.
Në 4 vite, Partia Demokratike denoncoi me emra dhe fakte se si Habilajt bënin trafik droge, duke përdorur si mburojë ndaj policisë edhe makinën personale të Saimir Tahirit, audin e famshëm AA 003 GB.
Në 4 vite Saimir Tahiri,që përbetohet për ndershmëri, së bashku me Edi Ramën, mohuan gjithçka, sulmuan opozitën dhe bënë avokatin e Habilajve.
Qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet.
Zgjidhja që Rama dhe Tahiri kanë gjetur është që prokuroria të prishë hetimet dhe të rrëzojë çdo akuzë për mbështetjen nga Tahiri të organizatës kriminale të Habilajve dhe trafikut të drogës.
Për ta vënë në jetë planin e lirimit të Tahirit nga akuza për trafik droge dhe sabotuar çdo hetim, Edi Rama solli në krye të prokurorisë Arta Markun dhe Donika Prelën, të cilat larguan nga dosja Tahiri prokurorët kryesorë, që kërkuan arrestimin dhe hetuan Saimir Tahirin.
Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri.
Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri:
• Ai bashkëpunoi me Habilajt në Shqipëri,
• U vuri atyre në dispozicion shefat e policisë në Vlorë që janë në arrati nga drejtësia
• Vuri në dispozicion të trafikut të drogës të paktën 127 punonjës policie.
• u vuri në dispozicion policinë kufitare,
• u vuri në dispozicion makinën dhe skafin e tij personal.
Prokuroria shqiptare ka sot të gjitha provat që vërtetojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen aktive të Saimir Tahirit në mbrojtjen e Habiljave dhe të trafikut të drogës.
Sajmir Tahiri është simboli i politikanit mafioz, produkt i lidhjes me krimin që nga Habilajt e deri tek Shullazi.
I trimëruar nga mbrojtja mafioze që i ka garantuar Edi Rama përmes Arta Markut dhe Donika Prelës, Saimir Tahiri kërcënoi sot çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij.
Tahiri kërcënoi sot në mënyrë mafioze indirekt edhe të gjithë ata që kanë dëshmuar apo kanë prova kundër tij.
Pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin.
Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vertetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve.
Shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është një goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.
Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar.
Kush mund të zëvendësojë Angela Merkelin në krye të CDU-së?
Angela Merkel nuk do tё rikandidojё pёr kryetare partie nё kongresin e CDU-sё. Por kush do tё pasojё nё kёtё post? Disa kandidatё konsiderohen si favoritё, ndёr ta figura tё njohura. Por veçanёrisht njёri nga kandidatёt konsiderohet suprizues.
Nё CDU ka papritur sёrish mundёsi pёr ndarjen e posteve. Deklarimi i papritur i Angela Merkelit, se nuk do tё kandidojё mё pёr postin e kryetares sё partisё, nё kongresin e CDU-sё nё dhjetor, po nxit spekulimet mbi personin qё do ta pasojё atё. Deri tani Merkel pati theksuar, se posti i kancelares me atё tё kryetarit tё partisё janё tё pandashёm. 18 vjet Merkel ёshtё nё krye tё CDU-sё, 13 vjet ajo ёshtё kancelare. Humbjet masive tё partisё nё zgjedhjet pёr parlamentin e landit nё Hesen, duket se tashmё e kanё bindur Merkelin, qё heqja dorё prej pushtetit nё CDU mund tё ndihmojё nё stabilizimin ose madje shpёtimin e qeverisjes sё çalё.
“Eshtё koha pёr njё kapitull tё ri”, tha Merkel tё hёnёn gjatё njё konference shtypi, duke deklaruar tёrheqjen e saj prej postit mё tё lartё partiak. Po ashtu ajo dekalroi, se mё 2021 nuk do tё rikandidojё pёr kancelare, por do tё qendrojё kancelare deri nё fund tё kёsaj periudhe legjislative. Pas kёtij vendimi tё Merkelit ka nisur gara pёr kandidatёt e mundshёm nё CDU, pёr ta pasuar atё.
Sekretarja e pёrgjithshme e CDU-sё Kramp-Karrenbauer deklaron kandidaturёn
E para qё paraqiti kandidaturёn pёr drejtimin e partisё ishte sekretarja e pёrgjithshme e CDU-sё, Kramp-Karrenbauer. Tё hёnёn (29.10) nё takimin e kryesisё federale tё partisё ajo bёri tё qartё, se do tё kandidojё. Vendimi do tё merret nё kongresin e partisё nё fillim tё dhjetorit nё Hamburg. Kramp-Karrenbauer konsiderohet si e besuara e kancelares. Ajo deri nё shkurt ishte kryeministre nё Saarland dhe mё pas kaloi nё Berlin nё postin e sekretares sё pёrgjithshme tё CDU-sё. Nё kёtё detyrё ajo u shqua veçanёrish si ndёrmjetёsuese mes krahёve rivalizuese dhe interesave tё ndryshme brenda partisё. Deri tani projekti mё i rёndёsishёm i saj si sekretare e pёrgjithshme ёshtё hartimi i njё programi parimor. Pasi CDU nёn kancelaren Angela Merkel ka humbur besimin kryesisht nё grupet e zgjedhёsve konservatorё e liberal nё ekonomi, nё kёtё program parimor duhet tё pёrcaktohet qartё tipari konservator i CDU-sё. Kancelarja Merkel nё rast se kryetare e CDU-sё do tё jetё Kramp-Karrenbauer do tё gёzohej, sepse tё dyja janё tё lidhura miqёsisht. Puna mes tyre funksionon mjaft mirё.
Ndryshe do tё jetё nёse drejtimin e CDU-sё e merr pёrsipёr ndonjёri nga kandidatёt e tjerё. Jens Spahn, aktualisht ministёr i Shёndetёsisё nё qeverinё Merkel, deklaroi gjithashtu, se do tё kandidojё. 38-vjeҁari konsiderohet prej kohёsh si kritik i Merkelit – dhe si zёdhёnës pёr tё gjithё ata nё parti, qё mendojnё se nёn Merkelin CDU-ja ka marrё njё profil socialdemokrat. Pikёrisht krahu pёr ekonominё liberale nё parti, qё prej vitesh e ka ndjerё veten tё anashkaluar lidhur me politikёn e shpёtimit tё Euros dhe krizёn e refugjatёve, me njё kandidat si Spahn mund tё nxisё njё kthesё pragmatike nё partinё e fundit popullore tё Gjermanisё. Edhe pse Spahn ёshtё relativisht i ri, atij shumё nё parti ia besojnё detyrёn e kryetarit. Ai shpesh gjatё debateve kontroverse ёshtё dёshmuar i qëndrueshёm. Nisur nga kandidatura e paraqitur nga Kramp-Karrenbauer dhe Spahn, Merkel tha: “Unё e konsideroj kёtё si njё fazё tё mirё dhe tё rёndёsishme, gjatё sё cilёs partia mund tё fitojё sigurinё nё vetvete.”
Kandidati i surprizёs: A do ta shpёtojё Friedrich Merz profilin konservator tё CDU-sё?
Pak ose pothuajse aspak nuk dinte kancelarja Merkel pёr njё tjetёr kandidaturё tё mundshme pёr pasues tё saj nё krye tё partisё. “Lidhur me kёtё nuk mund tё them asgjё tё sigurtё”, u pёrgjigj Merkel pas pyetjes sё gazetarёve, nёse ka dёgjuar pёr kandidaturёn e Friedrich Merz. 62 vjeҁari jurist dhe ekspert financash, Friedrich Merz para shumё vitesh u shkёput nga Gjermania dhe konsiderohej si kritik gjuhёmprehtё i Merkelit. Merz nё vitet 2000 deri mё 2002 kryesonte grupin parlamentar tё CDU-sё dhe CSU-sё – derisa Merkel e spostoi atё nga ky post. Shumё vёzhgues e konsiderojnё Merzin si figurёn drejtuese tё konservatorёve nё parti. Merz e konfirmoi para gazetarёve gatishmёrinё e tij pёr tё kandiduar. Qё nga viti 2009 Merz ёshtё kryetar i “Rrjetit Ura-Atlantik”.
Kёta janё tre ndёr favoritёt qё e kanё shprehur hapur, se duan tё kandidojnё pёr tё pasuar kancelaren Merkel nё postin e kryetares sё partisё. Ndёrkohё nё Berlin qarkullojnё edhe emra tё tjerё si Armin Laschet, aktualisht kryeministёr nё landin e Renanisё Veriore-Vestfalisё (NRW). Edhe Laschet konsiderohet si pasues i mundshёm i Merkelit. Ai prej vitesh shprehet edhe pёr aleancё mes CDU-sё dhe ekologjistёve, edhe pse ndёrkohё qeveris nё NRW nё koalicion me liberalёt. Disa komentatorё konsiderojnё edhe Wolfgang Schäuble, njё ndёr figurat mё solide tё CDU-sё si kandidatin e duhur. Schäuble, qё ёshtё aktualisht president i Bundestagut, ka qenё pёr shumё vite ministёr i Financave dhe i Brendshёm. Zgjedhja e tij kryetar partie do tё ishte njё sinjal pёr vazhdimёsinё nё CDU mё shumё se sa sinjal pёr fillim tё ri. Nёse ai do tё kandidojё, kjo nuk ёshtё ende e qartё. Se edhe sa kandidatё mund tё paraqiten nga rajonet deri nё kongresin e patisё, kjo ende nuk ёshtё e qartё. Mbeten edhe gjashtё javё deri atёherё e me siguri qё do tё spekulohet edhe pёr shumё emra tё tjerё.
Përse Evropa është duke braktisur Facebook-un?
Facebook ka probleme imazhi dhe rritjeje në Europë. Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë në muaj u ul edhe me një milionë të tjerë, pasi katër muaj më parë rrjeti online pati humbur në Europë po një milionë anëtarë të tjerë. Kryeisht janë skandalet me të dhënat që i kanë kushtuar shumë Facebook-ut duke humbur besueshmërinë, por efekt kanë pasur edhe rregulloret e ruajtjes së të dhënave në BE.
Parë në nivel mbarëbotëror rrjeti online megjithatë vazhdon të rritet – edhe pse më ngadalë si asnjëhere më parë qysh prej gjashtë vjetësh. Numri i atyre që e përdorin të paktën një herë në muaj Facebook-un brenda tre muajve është rritur nga 2,23 në 2,27 miliardë. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në luftë kundër lajmeve të rreme si dhe për mbrojtjen e të dhënave, Facebook-u ka arritur t’i rrisë fitimet në tremujorin e tretë. Përmes rritjes së të ardhurave nga reklamat, xhiroja e tremujorit u rrit krahasuar me një vit më parë me rreth një të tretën në 13,7 miliardë Dollarë. Fitimi pati një kuotë prej 9 përqind në gati 1,34 miliardë Dollarë.
Pjesa më e madhe e parave fitohen në Amerikën e Veriut
Në SHBA dhe në Kanada Facebook-u ka tani 242 milionë përdorues aktiv në muaj, një milionë më shumë se tremuaj më parë. Ky është me distancë tregu më joshës për rrjetin online. Në këtë treg Facebook-u tremujorin e kaluar ka pasur një xhiro prej 27,61 Dollarë ëpr përdorues. Në Europë janë 8,82 Dollarë për përdorues.
Themeluesi dhe shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg po i përgatit investitorët e tij për një rritje të frenuar në të ardhmen. Nga njëra anë po u lihet më shumë hapësirë përdorimi anoncimeve dhe anëtarët mund t’i publikojnë vetëm për një ditë ofertat e tyre për miqtë. Deri më sot Facebook-u nuk ka avancuar shumë me reklamën, pranoi Zuckerberg.
Siguria kushton
Nga ana tjetër sivjet shpenzimet do të rriten me mbi 50 përqind dhe në vitin 2019 edhe me 40 deri në 50 përqind të tjera. Kjo ka të bëjë me sigurinë dhe luftën kundër përhapjes së urrjetjes në rrjet. Por ai nuk do ta heqë nga vëmendja ekuilibrin mes shpenzimeve dhe të ardhurave, siguroi Zuckerberg.
Aksionerëve Facebook-u po u krijon tensione. Në tremujorin në vazhdim do të dëshmohet, se sa mirë koncerni po i gjurmon lajmet apo llogaritë e rreme në sfondin e zgjedhjeve për kongresin e SHBA-së.
Rikonstruktimi to të zgjasë edhe një vit
Në zgjedhjet presidenciale në SHBA para dy vjetësh u shpërdoruan të dhënat personale të rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut nga firma britanike Cambridge Analytica, me sa duket për ta mbështetur presidentin Donald Trump. Skandali i shkaktoi krizë sipërmarrrjes. Së fundi një sulm hacker, prej nga u prekën rreth 30 milionë përdorues, u bë shkas që Facebook të ishte në vëmendje të kryeartikujve. Zuckerberg premtoi tani, se Facebook-u në vitin 2019 do të arrijë nivelin e duhur sa i përket çështjes së sigurisë.