Zinedine Zidane ka dërguar një mesazh tifozëve të Juventus, i cili i ka bërë me krahë.
“Shpresoj të vij në Torino së shpejti, të shpenzoj pak kohë me ju”.
Francezi ka luajtur me “Zonjën e Vjetër” për pesë sezone gjatë karrierës së tij në fushën e blertë dhe është folur për një rikthim të tij në “Allianz Stadium” si trajner.
Zizou është momentalisht pa ekip pas dhënies së dorëheqjes si trajner i Real Madrid-it. Në një video të postuar shfaqet Zidane duke thënë:
“Jam këtu me Cristianon nga Madrid-i dhe dua t’ju përshëndes të gjithëve. Shpresoj të vij në Torino së shpejti të shpenzoj pak kohë me ju. Forza Juve!”
Epo dhuratë më të bukur në këtë 21 vjetor, nuk mund të merrte Juventusi.
Zidane ndez ëndrrat e juventinëve: “Jam këtu me Cristianon dhe shpresoj të vij në Torino së shpejti”
Paloka për Tahirin: Një baxhellë që tund çarçafët e “virgjërisë”
Menjëherë pas konferencës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i ashpër ka qenë reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka.
Ai ka shkruar një status për t’u lexuar nga ata persona që janë në moshë madhore dhe e krahason Tahirin me femrat që qepen për t’u martuar dhe tundin çarçafët e virgjërisë.
Postimi i Palokës në Facebook
Dikur, ruajta e virgjërisë për femrat ka qenë një problem jo i vogël. Ka pasur dhe zakone të tilla, që pas natës së parë të martesës, çarçafët e gjakosur, duhej të vareshin në vend të dukshëm që bota të kuptonte se nusja kishte dalë e virgjër.
Virgjëria vazhdoi të ishte problem dhe gjatë komunizmit, po vajzat e shkathëta e gjetën zgjidhjen.
Femra që ishin palluar sa e me kë kishin mundur, kur ju vinte koha për t’u martuar, shkonin tek gjinekologu dhe ‘qepeshin’. Pas kësaj familja iu gjente ndonjë burrë nga provinca dhe gjithçka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafët e përgjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjetër…
Një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve.
Përfitimet shëndetësore që sjell kungulli i artë i vjeshtës
Ashtu si perimet e tjera në ngjyrë portokalli, si qitrot, karotat dhe patatet e ëmbla, edhe kungujt janë të pasur në beta karotene. Trupi e ndryshon këtë antioksidues në vitaminë A. Kjo vitaminë i nevojitet trupit për shikim më të mirë, për të luftuar bakteret dhe për të ndihmuar sistemin riprodhues të funksionojë siç duhet. Ajo ndihmon gjithashtu me zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera që të jenë të shëndetshme.
Mpreh shikimin
Një kupë me kungull mund t’ju sigurojë 200% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për vitaminën A. Nëse e merrni atë, sytë do t’ju falënderojnë.
Ul rrezikun për kancer
Vitamina A nga kungulli siguron një tjetër përfitim shëndetësor: një rrezik më të ulët për të zhvilluar disa lloje kanceri, si ai i mushkërisë dhe prostatës. Studimet tregojnë se ky përfitim vjen vetëm kur konsumoni ushqime me vitaminë A. Nuk mund të merrni të njëjtën mbrojtje vetëm nga suplementet e vitaminës A.
Forcon imunitetin
Përveç beta karotenes, kungujt janë të pasur edhe në vitaminë C, E, hekur dhe folate – lëndë ushqyese këto që forcojnë sistemin imunitar. Përfshirja e kungullit në ditë ndihmon në mirëfunksionimin e qelizave, luftimin e baktereve dhe shërimin më të shpejtë të plagëve.
Parandalon tensionin e lartë të gjakut
Ngjyra portokalli e kungullit tregon gjithashtu se kjo perime është e pasur në kalium. Kjo është shumë e rëndësishme për uljen e tensionit të gjakut. Farat e kungullit janë gjithashtu të pasura në minerale dhe sterolë bimorë që rrisin nivelet e kolesterolit të mirë (LDL) dhe mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.
I pasur me kalium
Studimet tregojnë se nivelet e larta të kaliumit mund të ulin rrezik për goditje në tru, gurë në veshka dhe diabet të tipit 2. Një tjetër bonus: Kaliumi rrit gjithashtu densitetin mineral kockor, duke përmirësuar shëndetin e kockave.
Ndihmon në rënien në peshë
Kungujt janë të larta në fibra dhe të ulëta në kalori. Kjo do të thotë që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat në dietë ndihmojnë edhe shëndetin digjestiv, kështu nuk do të keni probleme me kapsllëkun.
Për gjumë më të qetë
Farat e kungullit janë të pasura në triptofan, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës. Përveç se ju ndihmon të ndiheni mirë, serotonina promovon gjithashtu një gjumë të mirë.
Mbron lëkurën
Fuqia antioksiduese e beta karotene te kungulli ndihmon për të luftuar efektet e plakjes në lëkurë. Ajo ndihmon gjithashtu për të lehtësuar inflamacionin.
Mbron zemrën
Rreziku për shfaqje të sëmundjeve të zemrës ulet me rritjen e niveleve të fibrave. Fibrat janë të pasura me këto minerale. Përveç fibrave, edhe vitamina A dhe kaliumi luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.
Katër ndryshimet e Solarit, nga Vinicius te pozicioni i Asensios
Real Madridi është kthyer te fitorja dhe trajneri Santiago Solari ka debutuar me sukses, me një triumf të thjeshtë në kupë, kundër Melilla-s. Në Spanjë menjëherë kanë nisur krahasimet me epokën Lopetegui dhe ndryshimet e bëra nga Solari, edhe pse është e qartë që krahasimi është absurd, duke parë që përballë këtë të mërkurë ishte një rival tepër modest. Gjithsesi, disa ndryshime ranë në sy dhe duket se Solari, për sa kohë do drejtojë, do ofrojë diçka ndryshe.
Më në fund Vinicius
Ndryshimi më i qartë quhet Vinicius, sepse më në fund braziliani i talentuar e pati një shans dhe e shfrytëzoi. Pas ndeshjes u fol më shumë për të sesa për fitoren e Realit, sepse “Vini” dha pasim për gol, i shkoi pranë golit dhe zbaviti me lojën e vet, ajo që dëshiron tifozeria e Realit. Vinicius ka talent dhe është nga ata lojtarë që mbushin stadiumet, edhe pse është ende larg të qenit një lojtar i kompletuar dhe gati të luajë në formacion në kampionat e Champions League.
Asensio, në qendër
Marco Asensio, ose më saktë pozicioni i tij, ishte një ndër risitë e Realit në Melilla. Këtë radhë Asensio luajti në qendër, duke lënë në të majtë Vinicius ose Reguilón. Më i lirë dhe më i rrezikshëm, duke e kërkuar shpesh golin, ndërsa pas pushimit edhe si “falso nueve”, Asensio duket se do të jetë më pranë portës me Solarin.
Zgjohet Odriozola
Nëse në të majtë ishte Vinicius dhe në qendër Asensio, krahu i djathtë ishte pronë e Odriozola-s. Anësori, i cili nuk luajti në El Clasico edhe pse mungonte Carvajal, më në fund pati shansin të tregonte sa vlente dhe shkëlqeu sidomos në fazën sulmuese. Një hakmarrje personale, por rivali ishte modest dhe duhet parë nëse talenti i blerë me bujë nga Reali mund të rivalizojë për formacionin.
Të rinjtë duan hapësirë
Javi Sánchez e Cristo ishin dy lojtarët e marrë nga të rinjtë që debutuan në Melilla. Solari i njeh mirë, i ka drejtuar vetë deri para dy ditësh dhe sidomos Javi Sánchez u duk një lojtar interesant. Duke parë që Vallejo e Varane janë të dëmtuar, Javi Sánchez mund të ketë hapësirë edhe në vazhdim në ekipin e parë.
Raporti i Bankës Botërore: Biznesi shqiptar paguan 37% të fitimit taksa, më e larta në Rajon
Në raportin e fundit të Bankës Botërore” Të bësh biznes” për vitin 2017 konstattohet se bizneset shqiptare paguajnë taksa sa 37% e fitimeve të tyre, përqindja më e lartë në rajon.
Nivelin më të ulët e ka Maqedonia, barrën më të ulët të taksave për bizneset, vetëm 13.3% të fitimeve.
Po ashtu, konstatohet se bizneset shqiptare paguajnë më shumë taksa e kontribute në raport me fitimet sesa mesatarja e Azisë dhe Europës Qendrore.
Shqipëria dhe Serbia kanë gjithashtu kontributet më të larta të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëmarrësi, me përkatësisht 15 dhe 17.9%. Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, analizon Monitor, nuk e rëndojnë punëmarrësin me kontribute, por ato paguhen tërësisht nga punëdhënësi dhe kjo është një nga arsyet pse bizneset e tyre rezultojnë që paguajnë pak taksa e kontribute në raport me fitimet.
TVSH, që është në fakt një taksë që nuk paguhet nga bizneset, por mblidhet përmes tyre nga konsumatorët, është sërish më e larta në Shqipëri dhe Serbi, me 20%. TVSH-ja më e ulët është në Bosnjë, me 17%.
Tahiri sulmon Ambasadën Amerikane: S’duhet të guxonin të flisnin, flasin qesim
Ish-ministri i Ramës ka sulmuar sot publikisht ambasadën amerikane që kërkoi hetim të plotë për Tahirin duke deklaruar se, “nuk duhet të guxonin të flisin” dhe duke shtuar dozën e sulmit ndaj ish-ambasadorit për të cilin tha se, “foli qesim”.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar për përfshirje në trafik droge me kushërinjtë e tij Habilajt dhe për korrupsion në nivele të larta, në një konferencë për mediat është shprehur se ka heshtur prej 1 viti, ndërsa tani do të flasë.
Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka sulmuar opozitën fillimisht, por edhe njerëzit brenda PS-së që e kanë luftuar dhe po e luftojnë.
‘Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikanë e analistë, çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllanë’, tha Tahiri gjatë fjalës së tij.
Ish-ministri i akuzuar për trafik droge është shprehur se ‘ka një dorë të zezë’ që ja ka bërë këtë dhe e ka sulmuar gjithmonë.
Pjesë nga deklarata e Tahirit
Unë kam heshtur për respekt të drejtësisë.
Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë vetëm para drejtësisë, të mos bëj politikë, por të pres rezultatet. Dhe i vetmi që ka heshtur jam unë.
Nga 1 metra e gjysmë lajme nga burime të Prokurorisë, gazetarët kanë hedhur lajme bombastike dhe analistët dënglamëdhenj të bënin analiza.
Unë kam qeshur me ata që më kanë njohur mirë dhe kanë bërë sikur s’kanë s’më kanë njohur dhe me ata që s’më kanë njohur kurrë dhe kanë bërë sikur më kanë njohur.
Unë kam heshtur se kur e vërteta të dalë do të bërtas e fort se të gjithë këta bashkë. Por sot boll. Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju dhe publikun.
Sepse e vërteta nuk rri dot fshehur sado të sponsorizojë ajo dora e zezë që e nisi fshehur. Ju kujtohet si vitin e kaluar dola në konferencë shtypi e deklarova se ndaj meje nuk kishte hetim.
Atëherë ajo dora e zezë që paguhet me paratë e oligarkëve lëvizi fort për të dëshmuar që dokumentet e mia nuk ishin të vërteta.
Pas deklaratës sime lëvizi edhe prokuroria shqiptare dhe prokuroria italiane regjistrimin hetimi. Janë prokurorë ata që nuk nxorën asnjë fjalë për atë u quajtur banda e trafikut të drogës.
Më pas i kërkuan gjykatës italiane përfundimin e hetimeve se nuk ka asnjë hetim ndaj Tahirit unë sot kam vendimin e gjykatës ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit se nuk ka asgjë ndaj Saimir Tahirit.
Po ajo dora e zezë këtë vendim prej muaj nuk e nxori dhe nuk e shpërndau.
Ajo që ka rëndësi sot është se unë u akuzova dhe nuk bëra politike, unë u përballa dhe sot jam i vetmi që vetëm pse përmendet në bisedat e disa trafikantëve jam hetuar dy herë në Itali.
Njëherë në hetimin 4-vjeçar të vetë trafikantëve dhe njëherë tjetër.
Rezultati është ky sot që autoritetet italiane me vendim të formës ë prerë kanë mbyllur hetimet se nuk kam asnjë gjë të paligjshme. Jam i vetmi politikan që u hetua se u gjetën dy trafikantë atje që i kam kushërinj të 8-të.
Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikanë e analistë, çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllanë, gruan, motrën, kunatin, baxhanakun…E kujtoni si kërkonin arrestimin tim, Lulzim Basha, opozita bërtiste gjithandej, Monika Kryemadhi dhe me gjithë kryemëdhenjtë e tjerë që unë kam nga mbrapa…
Dhe jo vetëm këta po një orkestër e tërë u bë bashkë, bilbila dhe kopila u bënë bashkë për të thënë se Tahiri është përfshirë në trafikun e drogës. Dhe unë ua bëra qejfin dhe regjistrova hetim në Itali.
Dhe rezultati është ky. Kujtoni këtu se unë u akuzova për një byzylyk, dhe kostum se kam vajtur vetë e kam provuar ën Itali, por ja që Prokuroria e Antimafia e ka provuar dhe ka dalë në përfundimin se janë gënjeshtra.
Dëbimi i famijes shqiptare, revolta në Francë: I kthyen në një vend me rrezik ekstrem, çfarë barbarizmi!
Të dëbuar për në Shqipëri gjatë fundjavës së kaluar, me vendimin e kryebashkiakut të Pyrénées-Orientales, i cili realizoi vendimin gjyqësor, familja shqiptare e Amarildës vazhdon të marrë mbështetje nga banorët francezë në nivel lokal, shkruajnë mediat franceze.
Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar.
“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e Mitaj. Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë!
Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”, është shprehur Martinez.
Duke konfirmuar se ajo kishte biseduar me vajzën e re në telefon, ajo pranoi se “familja shqiptare kishte mbërritur në Tiranë pasditen e së enjtes”. “Ata ishin të gjithë shumë të tronditur, të dëshpëruar nga sjellja aq çnjerëzore. Ne gjithashtu jemi të prekur, çfarë barbarizmi!
Kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales ka një detyrë, me pushtetin e tij, të vendosë për të lejuar familjen që të jetojë në Francë, në vend se të kthejë ate në një vend tepër të rrezikshëm, për rtë cilin të gjithë jemi njoftuar.
Por, si mund ta arrijmë këtë? Ai zgjodhi ta kthejë familjen në një rrezik ekstrem, një familje si e imja, si tuajat, një familje që mund të sjellë pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë, pa të cilën ne nuk do të ishim ata që jemi”, ka përfunduar Martinez, informon Albinfo.ch.
Saja ‘i virgjër’?! Gjithë kupola e Policisë në kohën e tij është në kërkim për drogë
Pas deklarimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se do të dilte në një konferencë shtypi për të thënë gjera….ka reaguar gazetari Dritan Kaba i cili në një status në facebook shkruna se, SAJA “I VIRGJER”, ?! SA STORMY DANIELS…
Ja postimi i tij i plotë:
SAJA “I VIRGJER”?!
SA STORMY DANIELS
Njeriu qe i dha shkollat me koncension krimit të organizuar për të shitur drogë, ai që mashtroi shqiptarët me shifrat e sipërfaqes së mbjelle me drogë, ai që bleu zgjedhjet dhe me banda kërcënoi votuesit, ai që përgjoi kundërshtarët politike me aparatura të paligjshme dhe mënyra kriminale, ai që donte nëpërmjet ligjit të sigurisë së shtuar donte të ripte biznesit shqiptar rreth 1 miliard euro, dhe çdo biznesi në veçanti mbi 10 mijë euro, ai që kupolën e policisë e ka në kërkim për trafik droge sot do na dilka i “virgjër”.
Për prokurorinë shqiptare edhe ato palaço, me vjen keq se janë gra po kështu janë, na dilka Saja “i virgjer”!
Pangalos: Rama gaboi, kërkon të bëjë vota me vrasjen në Bularat
Ish-ministri i jashtëm grek, Teodoros Pangalos deklaroi se, Edi Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar, duke iu referuar reagimit të kryeministrit pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas në Bularat nga RENEA. Sipas Pangalos, Rama bëri këtë deklaratë me qëllim që të marrë vota në jug të Shqipërisë.
“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, u shpreh ish-ministri grek.
Vrasja e grekut në Bularat/ Reagon Rama: Fqinj të dashur…
Pangalos nuk e justifikon veprimin e 35-vjeçarit ekstremist. Ai shton se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo duke e cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat.
“Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi Katsifas të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty? Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.
Gjermania: Shqetësim krimi i organizuar, presim rezultate të shpejta
Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë e quan pozitive dorëheqjen e Fatmir Xhafajt e pret rezultate nga pasardhësi i tij. Hapja e negociatave varet nga lufta kundër krimit të organizuar.
Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur. I pyetur nga Deutsche Ëelle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.
“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika”.
Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar
Deputeti i Bundestagut thekson për Deutsche Welle-n, se është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit.
“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës”.
Të shtunën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte bërë të ditur nëpërmjet një lajmi në Tëitter se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj.
Xhafaj e dha dorëheqjen pasi kishte arritur një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar një qark prodhuesish dhe kontrabandistësh droge në Shqipëri. Suksesi u arrit në bashkëpunim me policinë gjermane.
Me gjithë bashkëpunimin e mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj, përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë. /DW