18.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Pangalos: Rama gaboi, kërkon të bëjë vota me vrasjen në Bularat

Ish-ministri i jashtëm grek, Teodoros Pangalos deklaroi se, Edi Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar, duke iu referuar reagimit të kryeministrit pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas në Bularat nga RENEA. Sipas Pangalos, Rama bëri këtë deklaratë me qëllim që të marrë vota në jug të Shqipërisë.
“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, u shpreh ish-ministri grek.
Vrasja e grekut në Bularat/ Reagon Rama: Fqinj të dashur…
Pangalos nuk e justifikon veprimin e 35-vjeçarit ekstremist. Ai shton se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo duke e cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat.
“Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi Katsifas të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty? Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.

Gjermania: Shqetësim krimi i organizuar, presim rezultate të shpejta

Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë e quan pozitive dorëheqjen e Fatmir Xhafajt e pret rezultate nga pasardhësi i tij. Hapja e negociatave varet nga lufta kundër krimit të organizuar.
Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur. I pyetur nga Deutsche Ëelle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.
“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika”.
Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar
Deputeti i Bundestagut thekson për Deutsche Welle-n, se është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit.

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës”.
Të shtunën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte bërë të ditur nëpërmjet një lajmi në Tëitter se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj.
Xhafaj e dha dorëheqjen pasi kishte arritur një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar një qark prodhuesish dhe kontrabandistësh droge në Shqipëri. Suksesi u arrit në bashkëpunim me policinë gjermane.
Me gjithë bashkëpunimin e mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj, përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë. /DW

Rama dhe eksponentë të tjerë, në vend të ishin në burg, quajnë ‘fajtorë’ denoncuesin dhe jo kriminelin!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar për diskutimin e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare është shprehur se nëse në Shqipëri do të zhvilloheshin sot, shqiptarët nuk do të dalin për të votuar. Ai thekson se në Shqipëri sot fiton abstenimi.
Reagimi i plotë i Manjanit në Facebook
Make Albania Home Again.
Jam i bindur se sot nëse thirren zgjedhje, shumica dërrmuese e votuesve nuk dëshirojnë të votojnë.
Janë shumë shqiptarë të neveritur nga politika dhe që jetojnë në ndjesinë e mungesës së shpresës.
Pa dyshim arroganca e qeverisë dhe dobësimi i opozitës janë shkaqet e dukshme. Në thelb kjo lloj politike nxit largimin e njerëzve nga vendi dhe nga dëshira për të marrë pjesë në politikë.
Çështja është se me ketë sjellje ne nuk rrezikojmë thjesht fatin e opozitës së sotme, por DEMOKRACINË.
Kjo situatë, ku njerëzit largohen, nuk marrin pjesë, frikësohen, blihen, mbyllin gojën çon natyrshëm në diktaturë!
Në mono-partizëm jemi, por pushtetit nuk i mjafton asnjëherë kjo. Ai do kontrollin e mendjes së çdo shtetasi. Dhe kjo gjë po vjen është reale!
Është shqetësuese shumë fakti që Shqipëria militante quan ‘fajtorë’ denoncuesin dhe jo kriminelin! Ky është konstatim i frikshëm për një shoqëri demokratike.
Qeveria e fortë ka luksin të bëjë çtë dojë me vendin, ashtu siç ka dhe luksin të fyejë popullin.

Edi Rama dhe eksponentë të tjerë, në vend të ishin në burg, etiketojnë njerëzit me fjalë të tilla si ‘grup zoologjik’, ‘larva’, ‘vemje’, ‘të q…. Robt’, ‘qenef’, ‘mbejte e biodegradueshme’, ‘bir kurve’, etj etj…
Në asnjë standart të të bërit politikë këto fjalë nuk gjenden! Por këtu përdoren për të rrudhur gjithnjë e më shumë opozitën dhe për të trembur të tjerët që nuk e duan qeverinë, të mos bashkohen me të (opozitën).
Kështu njerëzit tremben, nuk shohin shpresë dhe ikin!
Ka shumë kritizere që këtë faj e kërkojnë tek Opozita. Nuk i kontestoj aspak, por kjo nuk mund të çojë ujë në mullirin e diktaturës më të re që po troket.
Edhe unë mendoj se barra kryesore për të sjellë shpresën në këtë vend i mbetet natyrshëm opozitës.
Ndaj detyra tani është hartimi i një projekti përfshirje të madhe politike. Duhet rikthyer shpresa se ky vend do bëhet me shqiptarë dhe jo me emigrantë!
Është fjala për një projekt të madh që kërkon energji, ide dhe bashkbisedim jo më me struktura partish, por me njerëz në çdo lagje, pallat e pse jo shtëpi.
Duhet të kuptohet mirë se më mirë në shtëpi pa bukë se azilant pa shtëpi!
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe për të ata duhet të vendosin vetë.
Nuk mund të jetë legjitime asnjë qeveri apo opozitë të vendosë për vendin ku ata që nuk votojnë janë më shumë se ata që votojnë!
Zgjidhja është të bëjmë-në fakt është- Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.
Make Albania Home Again.
Kjo është sfida dhe zgjidhja jonë e përbashkët.

Si mashtroi Rama për aeroportin e Kukësit, nxori foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji

Ish-Kryeministri Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama duke e quajtur mashtrues dhe shpifës.
Në një status në Facebook Berisha shkruan se, Rama iu ka servirur kuksianëve si projekt të aeroportit të Kukësit foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji. Berisha ka publikuar dhe linkunpër më shumë informacione, ndërsa shkruan për Ramën se e ha turpin me bukë.
Berisha ka bërë të ditur se projekti i paraqitur nga Rama nuk është tjetër përveçse një foto e vjedhur nga interneti e një aeroporti në Gjeorgji!
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ja si mashtron kryeshpifësi, kryemashtruesi fundërrinë dhe llum njerëzor për aeroportin e Kukësit!
Shikoni foton, në të cilën provohet se Kallam Dështaku iu serviri kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit.
Si tha, “Mos përgojoni 3D-në”??? Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekti i aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji. Shihni fotot dhe për më shume klikoni linkun e videos.

Mafia e tokave në Spille, rikthen në qeli 4 ish-zyrtarë, lihen të lirë familjarët e Rroshit dhe ish-kryesocialistit

Policia e kavajas ka prangosur sonte 4 ish-zyrtarë që janë përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në Spille. Arrestimi i tyre u bë pas vendimit të Gjykatës së Apelit ët Durrësit , që riktheu në qeli, zyrtarët e liruar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë e Kavajës.
Mësohet se Dritan Kazazi, Nezir Leçini, Aldo Kila dhe Agron Xhelezi janë rikthyer këtë të mërkurë në qeli,
Krahas tyre, Gjykata e Kavajës liroi nga qelia edhe dy të pandehurit kryesorë për abuzimet me 36 tokë ha në bregdetin ranor të Spillesë, vjehrrin e Gentian Dajas, ish-kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Said Cikalleshit dhe juristin e hipotekës Andi Gjeçi, të cilët nuk janë rikthyer në qeli.
Vjehrri i ish-kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Said Cikalleshi, i marrë i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti për skandalin e tjetërsimit të pronave shtetërore në plazhin e Spillese, është liruar nga qelia në muajin gusht të këtij viti.
Për këta dy ish-zyrtarë dhe 7 persona të tjerë prokuroria e Kavajës ka hapur një dosje me 11 mijë e 800 faqe, në të cilat dyshohet se faktohet implikimi kriminal i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në skemën e grabitjes së tokës shtetërore, duke e tjetërsuar më pas në subjektet private.
Mes personave që kanë përfituar nga kjo skemë, duke blerë sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, janë dhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, por dhe persona të afërm të tjerë që kanë lidhje me të.
“Banorët kanë përfituar tokë dhe që më pas e kanë shitur apo kryer transaksione të tjera, nuk janë njohur me asnjë lloj dokumentacioni për tokën, por vetëm kanë kryer aktin e shitblerjes së tokës,

ku noteri u ka shkuar në shtëpi dhe kanë firmosur në mirëbesim”, thuhet në dokumentet e hetimit të Prokurorisë.
Dokumentet e hetimit tregojnë se toka e tjetërsuar fillimisht në emër të banorëve të zonës u kaloi përmes kontratave të shitjes apo të dhurimit të afërmve të pushtetarëve lokalë të Kavajës, ku kryeson rrethi familjar i ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Rroshi.
Duke ndjekur gjurmët e kontratave, prokurorët gjetën se përfitues ishin edhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe rrethi familjar i bashkëshortes së tij.
Në total sipas prokurorisë janë 135 praktika që pasi kanë marrë AMTP nga ish-komuna Kryevidh, kanë filluar hipotekimin e sipërfaqeve tokësore me pyll në bregdetin e Spillesë.
“Të 135 praktikat e falsifikuara tashmë janë sekuestruar dhe bllokuar në hipotekë dhe në terren nga prokuroria e Kavajës, ku bëhet fjalë për katër parcela mjaft të mëdha të cilat mbulojnë të gjithë bregun ranor dhe pyll në plazhin e Spillesë”, thotë prokuroria.
Të pandehur
1. Seid Cikalleshi
2. Andi Gjeçi
3. Dritan Kazazi
4. Aida Gjoci
5. Asim Arkaxhiu
6. Aldo Kila
7. Ilir Kaja
8. Agron Xhelezi
9. Nezir Lecini

Pas Zvicrës edhe në Suedi shqiponja kthehet në çështje

Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur që të ndalojë bërjen e shqiponjës nga futbollistët. Vendimi lindi pasi futbollistja Kosovare Asllani festoi shënimin e golave duke bërë me duar shqiponjën, e kjo sipas tyre është një provokim dhe gjest me prapavijë politike. Vetë lojtarja nga Kosova që luan me Suedinë e konsideroi të papranueshëm këtë vendim. Ajo nuk përjashtoi mundësinë e bërjes sërish të shqiponjën, sepse kështu ajo me krenari tregon prejardhjen e saj
Mjaft debate solli bërja e shqiponjës në botërorin e Rusisë, kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat ndaj Serbisë. Kjo solli reagimin e serbëve që e konsideruan këtë gjë si provokim politik. Zvicra më pas, u kërkoi lojtarëve ta ndalonin festimin me shqiponjë.
Edhe FIFA kishte gjobitur më herët, Xhakën dhe Shaqiri, sepse e interpretoi si provokim politik. Asllani festoi me shqiponjë në fitoren e Suedisë 3:0 ndaj Ukrainës, në kualifikueset e kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Francë vitin tjetër, shkruan EDS.
“Për mua, kjo është e papranueshme. Disa mendojnë se është një provokim dhe gjest politik, por nuk është dhe jam krenare që e kam bërë. I përket prejardhjes sime, së kaluarës sime dhe ka ardhur spontanisht në gëzim e sipër. Është një nder dhe krenari që e ndiejnë krejt shqiptarët. Unë e kam marrë një përgjigje pozitive nga shqiptarët e Kosovës në tërë botën. Kam dëgjuar që ishte një televizion në Kosovë, i cili e ka përsëritur klipin e festimit me shqiponjë për 24 orë. Për këtë jam e nderuar dhe krenare”, sqaroi Asllani.

Rama i trembet arrestimit, kërkon mburojë ligjore nga Parlamenti

Arben SHAHINI

Rama është në panik. Hetimet gjithpërfshirëse për të zgjedhurit e tij të përfshirë në trafikun e drogës, bandat e krimit të organizuar, blerjen e votes dhe korrupsionit, si dhe arrestimet e nisura pak ditë më parë nga strukturat zyrtare të hetimit ndërkombëtar kanë bërë që Rama të forcojë mburojën personale.
Ai ka vendosur Parlamentin të miratojë nene të caktuara që do të bëjnë të pamundur që organet e hetimit të mbërrijnë deri tek ai, sa kohë është në krye të mazhorancës.
Ai po merr masa ligjore që mbrojë veten nga çdo tentativë arrestimi e mundshme në javët dhe muajt e ardhshëm.
Me anë të një Udhëzuesi të përgatitur për të interpretuar Kodin e Etikes të miratuar vetëm nga PS, haptas dhe pa asnjë filtër ngrihet një mburojë e hekurt për të mbrojtur ministrat, deputetët e inkriminuar dhe zyrtarët e tij të korruptuar.
Në një pjesë të këtij drafti që tani ka marrë formë ligjore thuhet se deputetët gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çdo lloj forme.
Rama arrin deri aty sa të marrë masa dhe të mos lejojë institucionet e hetimit as të mos lejojnë kontrollin e banesave të tij dhe njerëzve rreth tij me imunitet. Duke qenë se këtë nen e ka bërë për veten, ai përfshin në të edhe ministrat dhe deputetët që pritet të përballen me drejtësinë.
Mund të jetë një nen unikal në Europë ku kreu i qeverisë i jep vetes një imunitet të tillë nga arrestimi, por në të njëjtën kohë përfitues të saj janë edhe deputetët e tjerë me imunitet.

Arsyeja që e ka detyruar Ramën të ndërmarrë një veprim të tillë janë arrestimet e fundit kun ë pranga kanë rënë dy ish-deputetë të tij dhe arrestimet sikurse pohohet edhe njerëzit rreth kreut të qeverisë janë kryer pa pasur ai dijeni.
Vetë Rama akuzoi ish-ministrin Xhafa se kishte hedhur gurë mbi PS me arrestimet e fundit duke e bërë të qartë se ai kishte qenë kundër tyre. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga këto arrestime dhe kërkohet edhe arrestimi i kryebashkiakëve të Ramës dhe të rrezikuar janë eedhe dy ministra, Rama ka marrë masat e para mbrojtjëse duke hartuar pikërisht nenin kundër arrestimit të tyre.
Në këto kushte Rama ka kthyer Parlamentin në Gjykatë duke i hequr të drjetën drejtësisë të vendosë.
Neni “Rama”
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose t? preket
funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit.” Kushdo,qytetar,analist,gazetar e ka shume te qarte garantimin e paprekshmerise qe rilindja i ka siguruar vetes dhe çdo gje qe kryeministri flet per reformen ne drejtesi dhe pavarsine e saj jane nje mashtrim i madh ne favor te paprekshmerise se tyre.

Reagimi i Petrit Vasilit
Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të ligjit veprimit të fundit të mazhorancës, e cila tashmë mbron me ligj deputetët e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ky është fundi, pasi Rilindja tashmë e ka kthyer parlamentin në gjykatë, duke mbrojtur me ligj deputetët e saj nga arresti.
Postimi i Vasilit në Facebook
Fundi… Rilindja kthen Parlamentin ne gjykate, qe mbron deputetet e saj nga arresti.
Me ane te nje Udhezuesi te pergatitur per te interpretuar Kodin e Etikes te miratuar vetem nga rilindja,haptas dhe pa cipe ngrihet nje mburoje e hekurt per te mbrojtur deputetet e inkriminuar.
Reforma ne drejtesi u varros pasi drejtesia pengohet dhunshem, qe te veproje me sebepin se mund te komplotohet kunder institucionit.
Pra sipas rilindjes institucioni, pra parlamenti, mbrohet kur deputetet e inkriminuar nuk arrestohen dhe kur drejtesia si pushtet i pavarur pengohet te veproje.
Sipas rilindjes institucionet mbrohen nga komplotet ne nje kohe qe trafikantet ndodhen ne pushtet duke komplotuar hapur ndaj shtetit ligjor,financave,prones publike dhe interesave dhe lirive te qytetareve te thjeshte.

Mbrojtje te tille skandaloze,banditeske, antikushtetuese nuk ka pare historia,kthimi i parlamentit ne trup gjykues eshte “de facto” asgjesimit te drejtesise dhe pushtimit te parlamentit.
Lexojini vete pjese te paragrafit 15 te komentarit, qe provojne banditizmin e parlamentit.
Ja interpretimi per heqjen e imunitetit te deputeteve te akuzuar dhe shnderrimin e parlamentit ne trup gjykues:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e
arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga
organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin,
destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të
autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave,
të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të
pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose t? preket
funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit”.
Kushdo,qytetar,analist,gazetar e ka shume te qarte garantimin e paprekshmerise qe rilindja i ka siguruar vetes dhe çdo gje qe kryeministri flet per reformen ne drejtesi dhe pavarsine e saj jane nje mashtrim i madh ne favor te paprekshmerise se tyre.

Toka e djegur që po le pas “Rilindja”!

Armand MAHO

Nga nje sondazh ka rezultuar se 78% e mjekeve jane te gatshem te largohen jashte vendit. Por duket se edhe ata qe duan te rrine ketu me hir a me pahir po i perzeme me keto reformat absurde qe i gjati i shet si suksese.
Ndoshta shumekujt i kujtohet rasti i Juna Musa qe kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera mjekesine ne Shqiperi, dhe me pas me nje burse te financuar nga BE mbaroi masterin ne Erasmus Medical Center ne Hollande, dhe Cambrige Medical Center ne Angli.
Por ne momentin qe aplikoi per specializim ne Shqiperi ne vitin 2017 i kerkuan te kalonte testin e Gjuhes Angleze qe te pranohej. Sot Juna eshte punesuar ne nje spital ne Indiana SHBA, te cilet moren ne testim njohurite e saj si mjeke jo brockullat e Rames dhe te Nikolles. Dhe si Juna jane me qindra apo me mijra te tjere, ku eshte investuar mundi dhe djersa e nje shoqerie te tere, dhe qe agallaret e Rilindjes po i perzene perdite me absurdin, dhe makuterine qe i e kane ne gjak.
Nuk eshte habi qe deri ne fund te mandatit te Rames te na tregojne me gisht si “popull i rrjedhur” ku mos kemi me as mjeke dhe as intelektuale… ku te vetmit “mendje te ndritura” ne kete vend do jene modelerlt e Pjerinit, Elises, Taulantit, Lali Erit, Lindites, Arbenit dhe gjithe shpures menderelepirese te gjeniut shtatlarte! Tmerr…

Berisha: Policia gënjeu përsëri! Nderim për tre djemtë e Thethit që shpëtuan turistët e huaj

Ish-Kryeministri Berisha ka falenderuar djemtë e Thethit që shpëtuan dy turistët e huaj. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, është një tjetër turp i policisë që mashtron shqiptaret se i shpëtoi ajo
Postimi i Berishës në Facebook
Nje nderim per tre djemte e Thethit qe shpetuan turistet anglez!
Nje turp tjeter i Narkopolicise qe mashtron shqiptaret se i shpetoi ajo!
Te dashur miq, bazuar ne nje njoftim fallco te narkopolicise, mediat njoftuan dje se dy turiste humben buze nje gremine dhe se ata ne rrezik te madh per jeten i gjeti dhe i shpetoi narkopolicia.
E verteta ishte se vertet dy turist anglez humben rrugen dhe mbeten pa orjentim ne 2000 m lartesi ne majen e Jezerces. Por ata nuk i shpetoi policia por i shpetuan tre djem te Thethit dhe konkretisht Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha, te cilet u njoftuan per humbjen e orjentimit nga ana e tyre dhe u nisen, i gjeten dh i shprtuan.
Le te shprehim ne nderimin tone te thelle ketyre tre djemve guximtar per operacionin e tyre te suksesshem te shpetimit te jeteve te dy turisteve por dhe te denojme mashtrimin e paskrupullt te narkopolicise, e cila ne vend te falenderimit te djemve te Thethit paturpesisht merr meritat e tyre!
Per hollesi me te medha lexoni raportin e gazetarit Senad Nikshiqi publikuar ne BË. ab
Aventura e rrezikshme/ Flasin turistët anglezë të shpëtuar në Theth
Senad Nikshiqi | 31 Tetor, 2018 16:24 | 631 shfletime

SHKODER -Një smartphone me pak bateri të mbetur, një zjarr për të mbajtur larg egërsirat dhe tre shqiptarë me zemër të madhe dhe shpirtin e sakrifices për mos ti lënë në mëshirë të fatit në lartësinë 2000 metra në Majën e Jezercës. Kështu mund të përmblidhet aventuara e çmendur e Chris dhe Sanne, burre e grua nga Anglia, 33 dhe 27 vjec.
Pasi kishin udhëtuar për 10 orë ka mjaftuar një orientim i gabuar, dhe e kanë parë veten të humbur mes maleve.Pasi shpëtuan dhe u kthyen shëndoshe e mire në kamping, Chris Simm dhe Sanne Carbaat rrëfejne se udhëtimi magjepsës në natyrën e bukur shqiptare u shnderrua në makth.
“Gjatë ecjes tek Bar Simoni që është përgjatë këtij rrugëtimi ne jemi ngatërruar dhe jemi futur djathtas në vend që të shkonim majtas sepse shenjat e orientimit nuk ishin të mira. Kemi ecur nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 të pasdites”
“Në momentin që humbëm, ishte mjegull, ishte terren i rr.ëshqitshëm ne çdo cep U bë shumë e vështirë pastaj për shkak të ftohtit, erës apo edhe shiut. Nuk e dinim ku ishim”
Tri djem nga Thethi, Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha i gjetën ata. Djemtë i njoftoi Loren Nikaj, vajza që i kishte mbajtur turistët për dy ditë në kampingun e saj në Shkodër dhe që mori e para mesazhin prej tyre. Loren njëherësh njoftoi edhe policinë, e cila I kërkoi Çesk Berishtës, nje vendasi që të ndihmojë pasi e njeh mire zonen

Aventura e rrezikshme/ Flasin turistët anglezë të shpëtuar në Theth
Burre e grua hedhin poshtë versionin zyrtar të policisë se ata i shpëtuan efektivët duke thënë se shpëtimi erdhi vetëm nga djemtë e Thethit…
Ne nuk na gjeti policia por Çesku, Niko dhe Françesku, pra tri djem nga Thethi. Pastaj ne folëm me Loren dhe i treguam se djemtë na gjetën. Kur erdhen ishin shume te sjellshem na thane s’ka problem mos u shqetesoni dhe se do kthehshim me ta”.
Ne nuk kishim frikë për jetën sepse nuk e dinim se aty ka ujqër dhe arinj Menduam se ishim më afër një zone të banuar dhe kur ndezëm edhe zjarrin na iku pak frika nga egersirat”
Çifti britanik do largohet me mbresat më të mira për Shipërinë pas gjestit heroik të tri djemve nga Thethi…
Njerëzit në Theth jane shumë të mirë , na ndihmuam shumë. Ne po largohemi me impresionet me të mira nga Shipëria. Sikur të kishte më shumë shenja gjatë rrugës do ishte më mirë dhe sikur shpëtimi jonë të ishte bërë me helikopter edhe pse më shtrenjtë do ishte edhe më mirë”.
Numri i turistëve të huaj në Theth vjen duke u shtuar nga viti në vit ndërsa shërbimi i strukturave shtetërore, angazhimi dhe kapacitetet në raste të tilla kur ata ndodhen në vështirësi janë minimale.
Është e disata herë që banorët e zonës kthehen në heronj duke i shpëtuar jetën turistëvë që bllokohen mes maleve nga bora apo që humbin rrugën duke bërë në fakt punën e institucioneve.
(BalkanWeb)