22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Thaçi dhe Kryeministrja serbe sulmojnë Gjermaninë pse s’lejon ndarjen e Kosovës, reagimi i Ischinger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e kanë sulmuar Gjermaninë për qëndrimin e saj karshi çështjes Kosovës-Serbi, përkatësisht kundër ndryshimit të kufijve mes dy vendeve, të mërkurën, gjatë Konferencës për Sigurinë në Munih.
Këtë veprim skandaloz të Thaçit, dhe të udhëheqëses serbe, e ka denoncuar ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ëolfgang Ischinger.
Diplomati i njohur, dikur sekretar shteti i Gjermanisë, ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Twitter, në internet, se “pozicioni i qeverisë gjermane është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabiq si shumë negativ”.
Ai e ka cilësuar diskutimin për çështjen Kosovë-Serbi mes pjesëmarrësve në Munih si “shumë serioz dhe të gjallë”.
Komentet e Ischingerit kanë ardhur si replikë ndaj një postimi të kryeministres serbe për zhvillimet në Munih.
“Mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkruar shefja e ekzekutivit serb.
Për kritikat e Thaçit dhe Bërnabiqit ndaj Gjermanisë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Thaçi kritikon #Gjermaninë për qëndrimin e saj të fuqishëm pro integritetit territorial të #Kosovës. Ndalja e këtij njeriu është imperativ për mbijetesën e Republikës sonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Reagim ndaj Thaçit e Vuçiqit ka bërë edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të LDK’së, Korab Sejdiu.
“Ai momenti kur Gjermania na e mbronë fuqishëm shtetin dhe sovranitetin, e aleati kryesor i Serbisë (Presidenti i Kosovës) e kritikon atë. Ky njeri duhet të ndalet MENJËHERË!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është fundi! Rilindja kthen Parlamentin në Gjykatë për të mbrojtur deputetët e saj nga arrestimi

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të ligjit veprimit të fundit të mazhorancës, e cila tashmë mbron me ligj deputetët e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ky është fundi, pasi Rilindja tashmë e ka kthyer parlamentin në gjykatë, duke mbrojtur me ligj deputetët e saj nga arresti.
Postimi i Vasilit nw Facebook
Fundi… Rilindja kthen Parlamentin ne gjykate, qe mbron deputetet e saj nga arresti.
Me ane te nje Udhezuesi te pergatitur per te interpretuar Kodin e Etikes te miratuar vetem nga rilindja,haptas dhe pa cipe ngrihet nje mburoje e hekurt per te mbrojtur deputetet e inkriminuar.
Reforma ne drejtesi u varros pasi drejtesia pengohet dhunshem, qe te veproje me sebepin se mund te komplotohet kunder institucionit.
Pra sipas rilindjes institucioni, pra parlamenti, mbrohet kur deputetet e inkriminuar nuk arrestohen dhe kur drejtesia si pushtet i pavarur pengohet te veproje.
Sipas rilindjes institucionet mbrohen nga komplotet ne nje kohe qe trafikantet ndodhen ne pushtet duke komplotuar hapur ndaj shtetit ligjor,financave,prones publike dhe interesave dhe lirive te qytetareve te thjeshte.

Mbrojtje te tille skandaloze,banditeske, antikushtetuese nuk ka pare historia,kthimi i parlamentit ne trup gjykues eshte “de facto” asgjesimit te drejtesise dhe pushtimit te parlamentit.
Lexojini vete pjese te paragrafit 15 te komentarit, qe provojne banditizmin e parlamentit.
Ja interpretimi per heqjen e imunitetit te deputeteve te akuzuar dhe shnderrimin e parlamentit ne trup gjykues:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e
arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga
organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin,
destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të
autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave,
të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të
pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose t? preket
funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit.”
Kushdo,qytetar,analist,gazetar e ka shume te qarte garantimin e paprekshmerise qe rilindja i ka siguruar vetes dhe çdo gje qe kryeministri flet per reformen ne drejtesi dhe pavarsine e saj jane nje mashtrim i madh ne favor te paprekshmerise se tyre.

I quajti protestuesit “grup zoologjik”, paralajmërimi i fortë i deputetit për Ramën

Kryeministri Rama u prit me protesta në Kukës mbrëmjen e djeshme nën thirrjet, “Rama ik” dhe “Turp, turp”! Qytetarët qëlluan edhe me flakadanë në drejtim të Kryeministrit, ndërsa ky i fundit i quajti në fjalën tij si “grup zoologjik”.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, i cili teksa e akuzon Ramën për mendësi komuniste, e ka paralajmëruar atë për nisjen e një vale protestash për rrëzimin e tij.
Postimi i deputetit
Z.Kryeministër!
Teksa dëgjova etiketimin tuaj ndaj protestuesëve të djeshëm në Kukës dhe Has, “si grup kafshësh të kopshtit zoologjik”, menjëherë m’u kujtua një nga legjendat urbane të viteve 90, në kohën e protestave të para antikomuniste, ku thuhej se një nga pjestarët e familjes së diktatorit Hoxha ishte shprehur për shqiptarët: “U zgjuan kafshët”. Siç duket, reminishenca dhe mendësia komuniste ndaj atyre që nuk mendojnë si ju, që nuk ju duan, që nuk janë dakort me ju, qenka më e thellë seç duket. Ju e dini fort mirë z.Kryeministër që ajo zonë, është ndër trevat më vitale të shqiptarisë, ju e dini që kuksianët, tropojanët, hasjanët, janë ndër njerëzit me shpirtin më të lirë. Ju e dini fort mirë se i tillë ishte Hafzi Nela, i cili u var në agoni të rregjimit komunist pikërisht, sepse donte lirinë dhe fjalën e lirë, i tillë ishte Azem Hajdari, prijësi i lëvizjes studentore.
Ju e dini që Qarku i Kukësit është qarku më i varfër, ku varfëria, papunësia, emigracioni janë në nivele alarmante. E në të tilla kushte, ju duhet ta dini se jo të gjithë shqiptarët ndajnë të njëjtin mendim për ju, si sejmenët tuaj. Me këtë mendësi për banorët e Qarkut Kukës, për njerëzit që protestojnë, për fjalën e lirë, ju nuk mund të jeni kurrë kryeministër i gjithë shqiptarëve, ju nuk mund të jeni kurrë kryeministri që udhëheq lokomotivën tonë drejt Europës. Ju siguroj se, protestat e kukësianëve e hasjanëve do të jenë sipari nga ku do të fillojë uragani i protestave për largimin e mazhorancës tuaj varfëruese e shkatërruese për shqiptarët.

Studentët, mesazh dhe kartolinë Ramës për Halloween

Një grup studentësh të sapodiplomuarish, kanë “disenjuar” një kartolinë për Hallowen 2018, ku si maksë për këtë “festë”, propozojnë në disa variante, fytyrën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Kartolinën e tyre, studentët e kanë bërë publike, nëpërmjet ish-kryeministrit Sali Berisha.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Mesazh dhe kartoline nga një grup studentesh për Kallam Dështakun.
Lexoni mesazhin shikoni foton e tyre. sb
Përshëndetje zoti Berisha! Jemi një grup studentesh e të sapodiplomuarish, miq te mirë, me bindje të ndryshme politike apo edhe fare pa bindje politike. Te gjithë ama vumë re (jo pa habi) se biem dakord në 2 gjëra: që për secilin prej nesh, kjo është sot “the most scary face” për të sotmen dhe të nesërmen në Shqipëri, dhe që profili juaj i facebook është e vetmja media e lirë , e kësisoj e denjë për ta denoncuar pa kompromis…
Do ju ishim mirënjohës nëse e publikoni këtë mesazh tonin në këtë natë ku celebrohet reagimi ndaj frikës.
Ju faleminderit.

Rama, ideatori dhe zbatuesi i planit për vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se misioni parësor i opozitës është “shkërmoqja” e qeverisjes së kryeministrit Rama.
Sipas tij, Rama është ideatori dhe zbatuesi i planit për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Duke folur për procesin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm, Spaho shtoi se PD është e vendosur të hyjë në garë, por me kushtin për të frenuar zhvillimin e zgjedhjeve kriminale.
Ai mes tw tjerash pohoi se në 6 vitet e fundit në Shqipëri ka patur thjesht votime, e jo zgjedhje të lira e të ndershme. “Shqetësimi më i madh për Partinë Demokratike është standardi i zgjedhjeve. As mos të keni dyshim se PD do të hyjë në zgjedhje. Në Shqipëri në 6 vitet e fundit është votuar, por nuk ka patur zgjedhje normale. Ne do të punojmë fort që Shqipërisë ti garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në Shqipëri, rezultatin e zgjedhjeve e përcakton krimi. Hoqëm Saimir Tahirin të parin, i cili jepte 20 milionë euro në Tiranë. Misioni i opozitës është shkërmoqja e qeverisjes së Edi Ramës. Partia Demokratike ka ngritur shtabe elektorale në bashkitë e vendit. Edi Rama është ideatori dhe zbatuesi i manipulimit të zgjedhjeve. Pse ju mendoni se kjo qeveri jep garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por Partia Demokratike nuk do të lejojë që të kemi më zgjedhje farsë. Zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore të mbahen bashkë, është një opsion. Përpara se të arrijmë në zgjedhje vendore apo të përgjithshme së bashku, së pari duhet të garantojmë zgjedhje të lira. Mazhoranca ka uzurpuar kompetencat e të tjerëve. Kjo klikë duhet të çmontohet, dhe më pas do të hyhet në zgjedhje normale dhe të ndershme”, tha ai.

E lidhur me Vlahutin? Del dokumenti kush fitoi tenderin 15 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hodhi dyshime të Martën se një kompani kroate, duke shfrytëzuar lidhjet me një “zyrtare të lartë të huaj që kryente detyrën në Shqipëri” është shpallur fituese në tenderin 15 milionë euro për menaxhimin e faturave të kasave fiskale.
Basha nuk e përmendi emrin e zyrtares së lartë ndërkombëtare që mund të ketë ndikuar në këtë tender, por të gjitha indicjet që ai dha para gazetarëve të orientojnë tek një emër-Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri deri në Gusht 2018.
Partia Demokratike e ka denoncuar prej kohësh procedurën e tenderimit për “Përmirësimin e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”, e cila, e thënë me fjalë më të thjeshta, është kontrolli i kasave fiskale të biznesit.
“Boldnews.al” verifikoi këto të dhëna në Buletinin e Prokurimit Publik, nga ku rezultoi se, tenderi për këtë shërbim është realizuar ng Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në datë 29 Tetor 2018, AKSHI ka njoftuar se, në përfundim të procedurave tenderuese, fituese për kontrollin e kasave fiskale është shpallur bashkimi i operatorëve shqiptarë “Jehona”, “Datech”, me atë kroate, “NEOS d.o.o”.
Pikërisht, kompania kroate “NEOS” dyshohet se ka hyrë në tregun shqiptar nëpërmjet ish-ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. Lulzim Basha nuk dha detaje konkrete se ku e mbështet ai qëndrimin se “një zyrtare e lartë ndërkombëtare ka ndërhyrë për fitimin e këtij tenderi”. Por, gjithësesi, duket qartë se ai dhe Partia Demokratike posedojnë informacione më të thelluara se sa ajo që prezantuan para medias.
Kompania “Neos”, në bashkëpunim me dy shoqëritë shqiptare “Jehoha” dhe “Datech”, janë shpallur fitues me ofertën 14.8 milionë euro dhe kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 2 vitesh.
Lulzim Basha, duke bërë publik rezultatet e këtij tenderi, hodhi dyshimet se pas saj fshihet vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi. Sipas Bashës, “një kompani kroate ka marrë tender kundër ligjit. Firma ka mbështetje nga një zyrtare e huaj që ka shërbyer në Tiranë. Bashkëpunimi i Olsi Ramës me një shtetase të huaj që ishte deri para pak kohësh në Shqipëri, një firmë kroate ka fituar një tender prej miliona eurosh për menaxhimin e kasave fiskale. Kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain tij. Mekanizmi i gjetur në këtë rast vetëm fakton vërtetësinë e akuzave që i kemi bërë publike. Flamuri i kuq, drita e kuqe indikatori kryesor që tregon se është një tender i korruptuar është kur fitohet në kufijtë e çmimit limit. Nuk do mjaftohemi me këtë denoncim”, deklaroi Basha.

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

Për: JEHONA SOFTWARE, NIPT L42202028V
DATECH, NIPT J81702002U
NEOS d.o.o. VAT ID 77018181695

Proçedura e prokurimit:“E hapur, mbikufirin e lartëmonetar- elektronike”

Procedurëkjo e publikuarnëfaqenelektroniketë APP-së me numër reference: REF-81884-08-03-2018.

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Përmirësimi i Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”.

Kohëzgjatja e kontratësoseafatikohorpërekzekutimin: përimplementimin 24 (njëzet e katër) muajngamomenti i lidhjessëkontratës, sidhe 24 (njëzet e katër) muajmirëmbajtje.

Kriteret e përzgjedhjessëfituesit:
çmimimë i ulëtX ofertaekonomikishtmë e favorshme

Njoftojmë se, kanë qënë pjesëmarrës në proçedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i Operatoreve Ekonomik
JEHONA SOFTWARE, NIPT L42202028V
DATECH, NIPT J81702002U
NEOS
Me ofertë, 14.850.600,00 Euro (1.865.153.906,00 Lekë, kursi 1 Euro = 125,51 lekë)
Operatori Ekonomik
BNT ELECTRONICS, NIPT J61817047D
Me ofertë, 1.869.825.960,00 Lekë
Operatori Ekonomik
B360,NIPT J61817047D
Nuk ka dorëzuar ofertë
Është kualifikuar ofertuesi i mëposhtëm:

Bashkimi i Operatoreve Ekonomik
JEHONA SOFTWARE, NIPT L42202028V
DATECH, NIPT J81702002U
NEOS d.o.o. VAT ID 77018181695
PërmbushKërkesat e DST
* * *
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 12.10.2018.

TITULLARI AUTORITETIT KONTRAKTOR

Mirlinda KARÇANAJ

“Boldnews.al”

Noka-Ramës: Je shoku i përdhunuesve dhe trafikantëve të grave, kujdes me Kukësin!

Deputeti i PD, Noka i ka kthyer një përgjgje të ahspër kreut të qeverisë Rama pas vizitës së djehsme në Kukës ku ai u prit me protesta. Noka ka reaguar pas deklaratës së Ramës që ofenonte protestuesit. Ai i ka kujtuar Ramës se duhet të bëjë kujdes me burrat e Kukësit se ata nuk janë si ai që mohojnë fëmijën dhe i rrahin gratë.
Postimi i plotë i Nokës
Edvin! Kur te flasesh per Kukesin, duhet te mbash gojen e shthurur, se burrat ne veri nuk jane si ty Edi Rama!
Ne Kukes grate i respektojme, nuk i rrahim, nuk i percmojme, nuk i padisim per atesine e femijes.
Burrat andej nga ne jane punetore, por ti s’u ofrove asnje shans keto vite te pushtetit tend barbar. Na ke pare me urrejtje! E ke shpopulluar Kukesin dhe gjithe Veriun duke i detyruar te ikin emigrante qe te mbajne grate dhe femijet, pra, familjen qe per burrat e Veriut eshte e shenjte.
Po ku kupton ti nga shenjteria e familjes dhe nga puna e ndershme?
Ti je shoku i Elvis Rroshit, perdhunes grash, je shoku i Arben Ndokes , trafikant grash.

Favoret e Dakos në biznes për bandat dhe tre pyetje: A e ka takuar Cinen? Si e emëroi Bert Hoxhën…?

Partia Demokratike nëpërmjet ka denoncuar me emra sot, personat e inkriminuar që janë shpërblyer me pasuri dhe poste nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Deputeti Ervin Salianji në një dalje për mediat deklaroi se, përgjimet në dosjen 339 tregojnë se Vangjush Dako i ka shpërblyer me pasuri kriminelët në Durrës. Ai është peng i krimit. I vetmi ndryshim me Ramën është se për atë nuk kanë dalë ende përgjimet me kriminelët, kurse për Dakon kanë dalë, kanë dalë si i lutet kreut të bandës në Durrës për ta falenderuar për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2013.
Vangjush Dako i ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet në Durrës për blerjene votave për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë!
Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!
ERVIN SALIANJI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE
Nën drejtimin e bashkisë nga Vangjush Dako, Durrësi është ndarë në parcela të krimit me një qëllim të vetëm: blerjen dhe sigurimin e votave për pushtetin e Edi Ramës.
Përgjimet në dosjen 339 faktojnë se Vangjush Dako pasi i ka shpërndarë kriminelët për të kërcënuar votuesit dhe për të blerë vota, i ka shpërblyer ata me pasuri dhe pushtet në Durrës.
Vangjush Dako, njësoj si Edi Rama, është peng i krimit.
I vetmi ndryshim mes tyre është se për Edi Ramën nuk kanë dalë akoma përgjimet me kriminelët, ndërsa për Vangjush Dakon, tani e kemi të provuar se i lutet kreut të bandës së Avdylajve për takim falenderues pas zgjedhjeve, ushtarët me të cilët Dako komunikon refuzojnë ta shqetësojnë bosin.

Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por Partia Demokratike provoi se Avdyljat kishin plazh privat në Durrës.
Vangjush Dako, përveç përpëlitjeve qesharake, nuk tha cili është roli i tij në zgjerimin e biznesit të Avdylajve.
A e ka takuar Gjushi Cinen, një nga anëtar e bandës, për t’i siguruar ndërtimin e Avdylajve në det?
Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh Peposhët e Durrësit, që terrorizuan zonën e shkozetit gjatë zgjedhjeve, kanë marrë parkimin tek sheshi i Stacionit të Trenit.
Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh emëroi administrator në Sukth Bert Hoxhën person me precedentë të rëndë kriminale bashkë me vëllain e tij Gëzim Dankshi/Hoxha i cili u shpall në kërkim, pasi sulmoi me armë përfaqësuesit e PD në fushatën e Dakos 3 vjet më parë.
Po persona të tjerë të lidhur me bandat e Durrësit apo të dënuar vetë për krime, që kanë mbledhur vota për Edi Ramën në zgjedhje, si:
Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?
Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit?
Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës?
Mbi çfarë kriteresh i kanë përfituar ata privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?
Për këtë ka vetëm një përgjigje. Krimi elektoral i lidh të gjithë këta bashkë.
Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet!
Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë!
Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!

Dy turistët që humbën në Theth: Nuk na shpëtoi policia, na gjetën banorët!

Dy turistët që humbën në Theth një ditë më parë, 33 vjeçari nga Irlanda e Veriut Chris Simm, dhe hollandezja 27 vjeçare Sanne Carbaat, nuk u shpëtuan nga policia, por banorët e kësaj zone turistike. Udhëtimi i tyre për të eksploruar Alpet Shqiptare, për pak përfundoi në tragjedi, pasi ndërsa po linin Valbonën për të shkuar drejt Thethit, humbën rrugën dhe mbeten në mes të errësirës të humbur në majën e Jezercës. Një shenjë orientimi e vendosur gabim, i devijoi nga rruga dy turistët, që fatmirësisht kishin lënë tek kampingu ku qendruan një shënim, “do t’u telefonojmë sa po të arrijmë në Valbonë”. Telefonata që mungoi alarmoi menaxheren e kampingut që njoftoi policinë dhe kjo e fundit për shkak të largësisë nga Shkodra, kërkoi ndihmën e banoreve të Thethit që ti kërkonin.
Sanne Carbaat: “Jemi nisur në 8 të mëngjesit nga Valbona për të shkuar në këmbë deri në Theth. Koha ishte e mirë. Por gjatë ecjes u ngatërruam dhe morëm rrugën djathtas, kur duhej të shkonim realisht majtas. Shkak u bë një shenjë orientimi e vendosur gabim. Ecëm deri në 6 pasdreke kur ra errësira dhe kuptuam se rruga nuk po na shpinte askund. Koha u prish, filloi shi dhe ere e forte, na duheshin dru për të ndezur një zjarr. Qëndruam plot 5 orë derisa na shpëtuan. Në fillim kishim pak frikë. Nuk kemi humbur ndonjëherë dhe u ndjemë edhe pak budallenj për arsye se ne ishim shumë të përgatitur dhe në një moment ndaluam u menduam se ku kemi bërë gabimin dhe e kuptuam. Ne nuk na gjeti policia por Çesku, Niko dhe Françesku, pra tre djem nga Thethi qe ishin njoftuar nga menaxherja kampit ku qendruam, pasi e kishin lene t’i njoftonim pas mberritjes. Rrugën e kthimit drejt Thethit e kemi bërë për dy orë e gjysëm, pra ka qenë shumë më e shkurtër se sa koha që pritëm”.
Çesk Berishta pjesë e grupit të shpëtimtareve dhe Loren Nikaj qe merret me organizimin e te tilla udhëtimeve, kanë një apel për turistet e huaj dhe strukturat e shtetit.
Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha janë 3 djemtë shpëtimtarë të këtij rasti, që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi që shteti shqiptar të krijojë grupe të specializuara shoqërimi dhe të verifikojë sinjalistikën në këto zona. Shembujt e aksidenteve të turistëve, apo humbjet nuk kanë munguar, si rasti i 3 Çekëve që ende edhe sot pas kaq shumë vitesh nuk dihet fati i tyre.
Bepin Kolvata, ora news

“Kazanët” vlojnë nga zjarri që ndez Rama!

Pas deklaratës së kryeministrit sot se neveriste mediat që jepnin lajme të rreme ose ndryshe “kazanët”, ka reaguar Ylli Manjani, ish-ministri i tij i Drejtësisë.
“Kryeministri, në vend të ndalojë “zjarrvënien”, kërkon hesap përse vlon kazani!, i kthehet Manjani në FB. – Në vend të bëjë publike veprimtarinë e “tepsisë”, fajson “kazanët” që thjesht japin lajme nga Tepsia…
Logjika top! Transparenca zero! Rrejnë edhe kur thonë ndonjë të vërtetë!
Prandaj zotëria i do mediat jo vetëm kazanë, por edhe të mos vlojnë kur iu vihet zjarri.
Të fala lirisë së shprehjes! Shumë të fala gjithashtu edhe Këshillit të Europës, OSBE e NATO ku dhe jemi anëtarë!” përfundon me irni Manjani.
Reagimi i Manjani ka ardhur pasi Rama përgënjeshtroi më herët në Twitter mediat që njoftuan shkarkimin nga detyra të Avokates së Popullit, Alma Hicka.
Rama shkroi: “Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”.