Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar largimin e Alma Hickas si Avokate e Shtetit. Aliebeaj ironizon edhe postimin e Ramës në Tëitter, pas largimit të Hickas, teksa shprehet se kryeministri për herë të parë ka thënë të vërtetën.Për Aliabeja Alma nuk është shkarkuar, por do të bëhet këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për t’u katapultuar më pas si anëtare e saj.
“Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar”, shkruan Rama.
Kujtojmë që kyeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter tha se Alma Hiçka nuk është shkarkuar, por larguar nga posti për arsye personale.
“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hiçkës. Në fakt, Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruante Rama pak më parë.
Plani djallëzor i Ramës me Hickën…
Brexit vë në rrezik paqen për Irlandën e Veriut
Debati për një kufi të rreptë me Republikën e Irlandës u ngjall frikë shumë irlandezo-veriorëve. Ata druajnë një radikalizim dhe rindezjen e terrorit në rajon. Unionistët dhe Sinn Fein kanë filluar të ashpërsojnë gjuhën.
Që nga viti 1998 po funksionon marrëveshja e paqes mes katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut. Vota e britanikëve për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndryshojë gjithçka. Në kufirin rreth 300 km, në përgjithësi një kufi i hapur për në Republikën e Irlandës, tani kërcënon sërish vendosja e telave me gjemba dhe shumë druajnë, që mund të rindizet konflikti i përgjakshëm, për të cilin deri dje besonin, që i përket së shkuarës.
Kujtimet për ditët e përgjakshme të Belfastit
Alfie McCrory e ka përjetuar vetë terrorin. Ai ka qenë i pranishëm kur një bombë shpërtheu në rrugën Shankhill Road, rrugën ku ndodhej shtëpia e tij. Nëntë vetë humbën jetën. Një nga atentatet më të përgjakshme me bomba të organizatës ilegale katolike, IRA, në Belfast. Ai kujton skenat nga ajo kohë: “Kudo këtu kishte trupa pa jetë dhe të plagosur.”
Edhe pas 25 vitesh kujtimet janë të dhimbshme, sidomos për ata që patën humbur aty njerëzit e afërm. Periudha më e vështirë e konfliktit të përgjakshëm ka qenë 20 vjet më parë, kur katolikët luftonin për më shumë të drejta dhe për t’u bashkuar me Republikën e Irlandës. Paramilitarët protestantë ushtronin po ashtu sulme nga ana e tyre kundër katolikëve. Mbi 3 mijë vetë kanë humbur jetën gjatë konfliktit të përgjakshëm.
Për protestantin Alfie McCrory, atentati me bombë ishte momenti i kthesës. Më parë ai kishte pasur simpati për paramilitarët. Në momentet e hidhërimit atij iu bë e qartë sa e rëndësishme ishte kthimi i paqes. Diskutimet e tanishme për Brexitin i ngacmojnë Alfie McCrory-it plagët e vjetra. “Procesi i paqes nuk ka shumë kohë që është vendosur. Tek katolikët ka ende akte dhune dhe vrasje. Që prej 30 vjetësh ne jetojmë si të rrethuar”, thotë ai.
Grupet paramilitarë nuk janë shumë aktiv sot, por ato ekzistojnë tek të dyja palët
Enklava katolike Ardoyne ndodhet disa rrugë larg Shankhill Road. Nga këtu pati ardhur ai që vuri bombën e Shankhill-it. Thomas Begley, anëtar i Ushtrisë Republikane Irlandeze, IRA, u vra gjatë atentatit që organizoi vetë dhe për këtë nderohet nga katolikët radikalë, një nga të cilët është Dee Fennel. Ai kujton: “Ne republikanët mendojmë kështu: sa kohë që vendi ynë është i pushtuar nga britanikët, ne kemi të drejtën e rezistencës.”
Alex Maskey është ish-anëtar i IRA-s. Ai i përket partisë Sinn Fein dhe është politikan rajonal katolik. Si politikan rajonal ai është i afërt me procesin e paqes. Por për katolikët hapja e kufirit me Republikën e Irlandës ka qenë deri tani kusht për vendosjen e paqes. Dhe deri tani për këtë është kujdesur BE. Alex Maskey: “Për ne Brexiti është goditje e paqes. E bën bashkëpunimin me protestantët të vështirë. Tek ne shumë vetë janë të indinjuar dhe ne nuk do të lejojmë të bëjnë me ne çfarë të duan.
Sidomos një kufi i ri i fortë me Republikën e Irlandës do t’i acaronte shumë katolikët. Mary McConville e partisë Sinn Fein, po ashtu politikane rajonale kaltolike, thekson: “Marrëveshja e së premtes së mirë, vazhdon të jetë e detyrueshme. Që kur ka hyrë ajo në fuqi nuk ekzistojnë më kufijtë e fortë, dhe që kur ka ndodhur kjo ne ndihemi të jemi pjesë e Irlandës. Nëse na e marrin këtë, atëherë do të ketë sërish konflikte”.
Alfie McCrory dhe miqtë e tij protestantë e ndiejnë veten të rrezikuar nga kjo dhe duan të jenë pjesë e Britanisë së Madhe. Ata refuzojnë me forcë të pranojnë ndonjë status të veçantë për Irlandën e Veriut, siç propozon BE. Alfie McCrory mendon, se: “Theresa May ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do ia lerë të gjithë këtë çështje në dorë BE-së. Kjo na ka bërë të qartë edhe një herë se ne jemi po aq të rëndësishëm sa anglezët, skocezë dhe banorët e Uellsit. Brexit do të thotë që ne dalim të gjithë bashkë. Çdo gjë tjetër do të ishte tradhëti për ne.” Alfie McCrory shpreson që Irlanda e Veriut të vazhdojë të mbetet në paqe. Por paqja rrezikohet prej Brexitit, aq shumë sa asnjëherë në 20 vitet e fundit.
Ish-ministri jep alarmin: Sistemi Shëndetësor Kombëtar në rrezik nga largimi masiv i mjekëve!
Kreu i grupit parlamentar të LSI, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka komentuar raportet e fundit sipas të cilave, 78 % e mjekëve shqiptarë duan që të ikin nga vendi.
Vasili shkruan në një postim në Facebook se me këtë largim masiv të mjekëve, sistemi kombëtar shëndetësor është në rrezik.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Largimi masiv i mjekeve, sistemi kombetar shendetesor ne rrezik.
Largimi masiv i mjekeve,dekurajimi,demotivimi, venia pa te drejtrnen shenjestren e stigmes publike,varferimi i sherbimeve dhe mungesa e nje qasje te thelle e te muremenduar qeveritare per zgjidhjen e problemit si dhe kenaqja me zgjidhje siperfaqesore koheshkurtra te ngarkuara me publicitet te larte artificial,po e cojne sistemin kombetar shendetesor ne nje rruge pa krye.
Ky udhekryq kerkon zgjidhje bindese, te shpejta ku te marrin pjese vete mjeket per daljen nga ky moment i rrezikshem krize pa kthim.
Terheqja pa paragjykime e cdo kualiteti profesional per te arritur te zgjidhja do te ishte jetik per te shpetuar sistemin shendetesor sot djd oa humbur kohe pasi neser do te ishte teper vone.
Shoqata “Together for Life” e mbështetur nga Friedrich Ebert Foundation ka realizuar një studim ku gjetjet e këtij studimi jane teper te rendesishme,shume serioze dhe cfaqin hapur simptomat e renda te semundjes sistemike te shendetesise shqiptare:
1.Largimi i mjekëve mbetet një faktor shqetësues, i cili përjetohet nga 78% e mjekëve
2.Vihet re një tendencë për largim e mjekëve me gradë shkencore, 40% e të cilëve e konsiderojnë të rëndësishëm largimin e tyre nga Shqipëria.
3.Në fakt, 71% e mjekëve shprehen se mjekët kritikohen më shumë seç duhet në Shqipëri.
4. 77% e mjekëve e vendosin veten tek më të keqpaguarit në sistemin shëndetësor
5. 50% e mjekëve mendojnë se e ardhmja në Shqipëri nuk është e sigurt.
6.Pesimiste duket situata ndërkohë që 61% e mjekëve mendojnë se besimi i tyre në sistemin shëndetësor nuk do të ndryshojë para se të largohen nga vendi.
Situata eshte teper e qarte eshte koha per te vepruar.
Sistemi kombetar shendetesor eshte nje pergjegjesi madhore qe kalon kufijte e politikes, kufijte e ndarjes se saj dhe protagonizmin pa vend.
Ndaj mendjehapja ne vendime per te mbrojtur sistemin shendetesor do te thote shume thjesht te mbrosh mijra jete njerezish,e kunderta do te ishte fatale dhe cdo lloj shpjegimi me pad do te ishte pa vlere,pa dobi dhe pa kuptim.
“Alo? Jam Ronaldo…”, dhe talenti 19-vjeçar zgjedh Valladolid
“Alo, jam Ronaldo, të kam parë duke luajtur, më pëlqen shumë dhe të dua te Valladolid”. Ronaldo është ai i vërteti, “Fenomeni”, që sot është pronar i Valladolid-it, skuadra që ndodhet në vendin e gjashtë në La Liga. Ndërsa Stiven Ricardo Plaza Castillo, Stiven Plaza për të gjithë, është marrësi i telefonatës. Këto kanë qenë pak a shumë fjalët që ka dëgjuar t’i thotë një prej sulmuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Imagjinoni reagimin e djaloshit 19-vjeçar, golashënuesi më i mirë i edicionit të fundit të Kupës Libertadores U 23. Gjysma e Europës është vënë në lëvizje për lojtarin nga Ekuadori të Independente del Valle, por kur të merr në telefon “Fenomeni”…
Flitet për një operacion me kosto 6 milionë euro, që nuk është mbyllur akoma. Të shtunën do të zhvillohet takimi vendimtar mes palëve: ekziston gjithmonë rreziku i ndërhyrjes së një klubi milioner në minutën e fundit. Ndërkohë, ky do të ishte përforcimi i parë i Valladolid në epokën Ronaldo, me Plaza-n që do të transferohej në Spanjë janarin e ardhshëm.
Legjenda e Brazilit i ka parë personalisht videot e qendërsulmuesit shtatlartë (188 cm), i cili është i shpejtë dhe teknik. Në fillimin e tetorit, Plaza ka bërë të ditur se: “Kam një mundësi të shkoj në Spanjë dhe nëse do të dojë Zoti, siç i kam thënë klubit tim, do të më pëlqente të luaja në La Liga që në janar”.
Dhe nga ato anë ka një “tifoz” prestigjioz. Bëhet fjalë për yllin e Real Madrid, Marcelo, i cili i ka dërguar një video-mesazh djaloshit, duke i thënë: “Të uroj çdo të mirë Steven dhe shpresoj që të vish shumë shpejt të luash këtu në Spanjë”. Nuk përjashtohet mundësia që mbrapa këtij operacioni të jetë Real Madrid. Nga ana tjetër, marrëdhënia mes “Fenomenit” dhe Florentino Perez është akoma shumë e mirë.
Aleanca për Teatrin-ambasadorit Soreca: Nuk mbështetemi më tek ju, përplasje fizike për Teatrin
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë takuar ditën e Hënë, ambasadorin e ri të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ku ndanë shqetësimin për ligjin antikushtetues që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.
Shqetësimi kryesor që Aleanca diskutoi me ambasadorin ishte miratimi i një ligji antikushtetues që shemb Teatrin Kombëtar, për të përdorur truallin për ndërtime private, në një moment kur vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale, për shkak të reformës në drejtësi. Duke patur parasysh ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në shumë çështje të mëparshme, Aleanca e konsideron mos-ndërhyrjen e BE-së në rastin e Teatrit Kombëtar, si një sjellje me standarde të dyfishta.
Por siç shkruan Aleanca, “megjithë përpjekjen e vazhdueshme për një qëndrim të përbashkët, të dy palët [Aleanca dhe Ambasadori Soreca] kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me problemin Teatrit, por edhe të zhvillimeve politike në vend që kanë frymëzuar çështjen e Teatrit”.
Ambasadori shprehu qartësisht se Delegacioni, si dhe Komisioni Evropian, nuk pranojnë të shprehen në lidhje me problemet e brendshme kushtetuese dhe ligjore, pasi do tejkalonin rolin e tyre. Edhe kryerjen e një deklarate për të shtyrë vendime me kushtetutshmëri të dyshimtë Ambasadori e konsideron si përfshirje në çështje të brendshme.
Ndër të tjera, Zoti Soreca tha se reforma në drejtësi është një sipërmarrje e institucioneve shqiptare, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, ndaj Delegacioni i BE-së do të përpiqet të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të zbatimit të reformës, por nuk mund të ndërmarrë hapa përtej këtij roli.
Në fund të takimit, Aleanca e siguroi Ambasadorin se Teatrin do e mbrojë deri në fund, qoftë edhe me përplasje fizike:
“Jemi të bindur, sot më shumë se kurrë, se problemet e Shqipërisë mund dhe duhet t’i zgjidhin vetë shqiptarët. Sado dashamirës ose jo të jenë ambasadorët e huaj në vend, është e qartë se ideja që zhvillimi i vendit vjen prej tyre është një mit i rrezikshëm mbi të cilin nuk mund të mbështeten më shpresat e shqiptarëve”.
“Exit.al”
Reali kërkon trajner? 189-golëshi i vetofrohet Perezit: Jam gati!
Edhe pse duket e vështirë për të gjetur një trajner, që merr përsipër trashëgiminë jopozitive të Julen Lopetegui, ai i Real Madridit është padyshim një nga stolat më të dëshirueshëm të planetit. Trajnimi i “Los Blancos” është ëndrra e çdo trajneri. Problemi për kampionët europianë në fuqi është, megjithatë, se shumë prej trajnerëve më të mirë aktualisht janë të angazhuar.
Pas shkarkimit të Lopetegui, Real Madridi ka vendosur t’ia besojë përkohësisht udhëheqjen e ekipit një trajneri të përkohshëm, si Solari, por ndjenja është se në ditët e ardhshme do të emërohet një trajner me prestigj dhe përvojë më të madhe.
Ndërsa jemi duke pritur Florentino Perez dhe njerëzit e tij për të bërë zgjedhjen përfundimtare, ka nga ata, si Hugo Sanchez, që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të drejtosh Real Madridin dhe e deklarojnë publikisht kandidaturën e tyre.
Ish-bomberi meksikan, duke folur për ESPN, shpjegoi: “Ka pak njerëz në botë, që mund të merren me një dhomë zhveshjesh si ajo e Real Madridit. Unë i them Florentino Perez se jam gati. Nëse do të më thërrasë, e di se ku mund të më gjejë. Kam aftësitë dhe përgatitjen e duhur për këtë punë. Florentino, unë jam duke pritur për ju”.
“Pentapichichi” ka zbuluar se çfarë lloji trajneri i bën punë Real Madridit: “Zidane është një shembull, ai fitoi një kampionat, tre Champions, dy Botërorë për Klubet dhe dy Superkupa Europiane. Ai shtoi shumë tituj në “palmaresin” e klubit, por lojtarët e Real Madridit duan një trajner që ta admirojnë.
Nevojitet një trajner, që mund t’u thotë: Ju kërkoj këtë gjë, sepse e kam bërë vetë tashmë. Duhet një trajner i ngjashëm me Del Bosque për një dhomë zhveshjesh aq të vështirë, sa ajo e Realit. Një trajner me karakter futbolli dhe mençuri, i cili di se si të merret me lojtarët më të mirë në botë. E them këtë nga përvoja”.
Hugo Sanchez e ka veshur për shtatë vite fanellën e Real Madridit, duke shënuar 189 gola në 251 ndeshje. Si trajner, ai udhëhoqi Pumas, Necaxa, ekipin kombëtar meksikan, Almeria dhe Pachuca. Vetëm ky i fundit ishte ekipi i tij i fundit, në vitin 2012.
Baxhanaku i Ramës në skemën mafioze të koncesionit të faturave për Romanën dhe Olsin
Baxhanaku i Edi Ramës, Armando Frangu është pjesë e skemës mafioze për të nxjerrë fituese kompaninë kroate të monopolit të kontrollit online të faturimit të biznesit.
Kompania e baxhanakut të Edi Ramës ka marrë pjesë në tender pa bërë asnjë ofertë, por për të legjitimuar procesin.
Me paketën antimafia askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin.
JORIDA TABAKU, DEPUTETE PD, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË.
Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv të qeverisë Rama.
Partia Demokratike denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosura ishin përcaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate.
Por nuk janë vetëm kriteret e paracaktuara të tenderit që e bëjnë atë korruptiv pasi faktet provojnë manipulimin e kësaj gare.
Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive.
Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.
Përmes kompanisë së tij B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh.
Partia Demokratike ka denoncuar edhe më herët se është kjo kompania e baxhanakut të Edi Ramës që merr pjesë si garuese farsë për të mbuluar tenderat e dhënë nga qeveria ish ortakut të tij. Jo pak, por 15.6 milionë euro tendera i ka dhënë qeveria e Edi Ramës baxhanakut të Edi Ramës nëpërmjet ortakut të baxhanakut.
Fiktiviteti në garë me ofertues farsë dhe me baxhanakun e Edi Ramës që përdoret për fasadë nga kroatët e Edi Ramës e provoi të drejtë denoncimin e 5 javëve më parë të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike siguron opinionin publik që do t’i shkojë në fund kësaj afere korruptive, duke zbuluar skemën mafioze sesi kompania kroate u bë fituese e tenderit që do t’i kushtojë çdo biznesi 600 deri në 1000 euro.
Beteja jonë është kundër monopolizimit të ekonomisë dhe kundër mafias që ka zënë rrënjë në një pushtet të korruptuar.
Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t’u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë.
Lufta në PS ka nisur, të gjithë e dinë se Rama është tani një kufomë politike
Daljen e parë publike ish-ministri i Brendshëm i dorëhequr me detyrim Fatmir Xhafaj, e pati përkrah Erion Veliajt. Edhe pse shquhet për deklarata të shkurtra, në rastin e Lali Erit, ish-ministri kishte përgatitur një fjalim të gjatë, mbështetës dhe me shumë vlerësime, për njeriun që kërkon mandatin e dytë në bashkinë e kryeqytetit. Ata që njohin nga afër këtë marrëdhënie pushteti, mund të nisen nga ideja se Xhafaj po përkrah Veliajn si një “detyrim” që dhëndri i tij është në krye të urbanistikës dhe planifikimit të territorit në Bashkinë Tiranë. Por kjo nuk është “motiv madhor” për tu shfaqur në krah të Lali Erit, një personazhi që fillimisht iu ngjit pas Edi Ramës dhe nuk la formë pa përdorur që të kapte majat.
“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim, sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV-ja më e mirë për cilindo”-deklaroi Xhafaj.
“Ka qenë një bekim dhe një kënaqësi Fatmir, i gjithë bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme”-tha ndër të tjera Lali Eri. Si një mjeshtër i politikës së nëndheshme, Fatmir Xhafaj tashmë kërkon hakmarrjen për turpërimin që iu bë dhe po gjen “mall të ri” që të mund të bëjë lobin e tij brenda Rilindjes, që ka nisur të grryhet nga brenda, edhe për shkak të një opozite të dobët.
Lali Eri po luan me nervat e Edi Ramas, që dita-ditës po sheh se kanakari i tij, personazhin grotesk Erion Veliaj, që e mori nga rruga e “Mjaftit”, po i bën karshillëk me lobim të brendshëm, me shpresën e madhe për tu katapultuar nga Bashkia Tiranë në Partinë Socialiste dhe më pas në kryeministri. Përveç dyshes Veliaj-Xhafaj, ka edhe personazhe të tjerë brenda Partisë Socialiste që e shohin veten të veçuar dhe si të tillë po shpresojnë për një marrje krahësh nëpërmjet Veliajt.
Ai nuk e ka të vështirë për të krijuar fabula dhe plane të mëdha për të marrë partinë dhe hedhur përmbys kryeministrin Edi Rama. Po bën as më shumë dhe as më pak atë që Rama bëri me ish-liderin socialist Fatos Nano. Mundësinë Erion Veliaj e ka në duar, “banka e madhe” financiare nga lejet e ndërtimit dhe abuzimet me fondet publike i kanë mundësuar Lali Erit të ketë pavarësi finaciare.
Tashmë ai kërkon mbështetje politike, duke mos u mjaftuar vetëm me bashkinë, por synuar kapjen e qeverisë. Luftën e vërtetë nuk e ka me opozitën, por me Ramën dhe grupin mbështetës të tij brenda partisë. Kush më mirë se Xhafaj mund të jetë “interlekutori” i një katapultimi të Lali Erit nga Bashkia Tiranë drejt kryeministrisë? Këtë Veliaj e ka të qartë dhe tashmë po del në publik blloku pro dhe kundër Ramës, që më shumë se për parime, po grinden për të marrë pushtetin.
Mund të duket e çuditshme por dyshja Xhafaj-Veliaj po tentojnë shembjen e Rilindjes dhe në radhë të parë të venë në pah idenë e rikthimit të Partisë Socialiste si ideologji. Emri që personifikon “socialistët bio” mbetet Fatmir Xhafaj, që ka ruajtuar traditën e partisë, që në kohën kur emri ishte Partia e Punës e Shqipërisë.
Vetë Xhafaj nuk është më ai personazhi që do të donte të merrte vetë detyrat e rëndësishme dhe hapte luftë direkte me Edi Ramën, shpresa e tij është ta shembë kryeministrin me një “specie të veçantë” njerëzore si Lali Eri, ku mashtrimin, shitjen dhe propagandën di ta bëjë më mirë se gjithkush, për të trullosur mendjen brenda Rilindjes dhe vënë shkelmin e fundit kryeministrit Rama.
“Boldnews.al”
Denoncimi: Ja sa tokë i dhanë Ndokajt gangsterit Pjerin Ndreu dhe vëllait të tij në Shëngjin
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar sot, denoncimet e qytetarëve lezhianë, të cilët shprehen se kanë dijeni për përfitimet e mëdha dhe lidhjet e ngushta të deputetit socialist Pjerin Ndreu me ish-deputetin Arben Ndokaj dhe grupin e familjarëve dhe miqve të tij të arrestuar ditët e fundit për abuzime me pronat shtetërore në bregdet.
Postimi i ish-Kryeministri Berisha
Ja përfitimet marramendese të Pjerin Ndreut nga Ndokajt! Lexoni mesazhet dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.
Përshëndetje Doktor.
Pyete gangsterin Pjerin Ndreu sa toke i dhanë Ndokajt të vëllait të tij në Shëngjin dhe me kë do të kapardiset nëpër Lezhë tani?
Pjerin Ndreut dhe bandës së PS-së në Lezhë i ka hyrë frika në palcë se presin te gjithe te arrestohen.
Gjysma janë mbyllur në shtëpi, disa nxjerrin foto nga Spanja.
Gjithë Lezha e di se këta janë të gjithë bandë kriminale, në zgjedhje bashkë e në çdo institucion e poshtërsi bashkë.
Ja si festuan kur vodhën zgjedhjet vjet në 2017-ën. Deputeti kriminel Ndreu dhe kryetarja e PS-së, Ardiana Jaku, sot zv.ministre e Shëndetësisë, që dikur merrte 300 mijë lekë për dosje invalidi, e prenë tortën e fitores me Arben Ndokën në krah.
Pastaj shkuan me pushime në Itali dhe me vete kanë dhe Ermal Pacin, drejtorin e portit Shëngjin, prej ku kanë transportuar drogën. Ky drejtori nuk pranon të kthehet nga Spanja, sepse e di se do të arrestohet.
Këta janë xhan e shpirt, doktor, gjithçka e bëjnë e ndajnë bashkë.
Anonim, se këta janë kriminelë dhe poshtërsia e tyre nuk imagjinohet.
Përshëndetje z. Berisha.
Mesazhit të djeshëm për Ndreun bashkangjiti emërimet neopotike bashkëshortja në Ministrinë e Drejtësisë, mburojë për Hipotekën e Lezhës.
Vëllai, Paulin Ndreu, është Drejtor i Përgjitshëm i Portit Durrës ku ishte punësuar Avdylaj.
Tendera për vëllain tjetër.
Po të shikohet nga afër, njeri i vogël mendje shumë të.
Të lutem anonim.
Dy arsyet pse Rama u hakmorr ndaj Fatmir Xhafës
Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zbuti përplasjet në radhët maxhorancës, të cilës iu tronditën së fundmi ekuilibrat e brendshëm pas arrestimit të dy-ish deputetëve Arben Ndoka e Arben Çuko dhe publikimit të përgjimeve të Vangjush Dakon me anëtarë të klanit kriminal Avdulaj.
Nga ana tjetër, media e majtë po shpërndan tymnajën se, njëkohësisht, se me largimin e Xhafajt, edhe opozita humbi shënjestrën kryesore politike. Por, në fakt, largimi i Xhafajt nuk e ka zbutur dhe nuk mund ta zbusë aksionin opozitar, i cili deri më tani ia ka dalë shumë mirë që të zbulojë lidhjet e krimit të organizuar me segmente të rëndësishme të qeverisjes së Edi Ramës.
Fatmir Xhafaj, megjithëse vuri nën kontroll thuajse total Policinë dhe Prokurorinë, nuk arriti të mbulonte raportet që funksionarë të lartë të Partisë Socialiste kishin me persona të krimit të organizuar. Madje, në disa raste ai mendohet se është personi që ka ideuar publikimin e informacioneve kompromentuese për figura të rëndësishme të partisë së tij, të cilët dëmtonin rëndë figurën e njerëzve pranë Edi Ramës.
Informacionet e njëpasnjëshme për lidhjet e Taulant Ballës me njerëz me të shkuar dhe të tashme kriminale, si edhe përgjimet e Vangjush Dakos me Avdulajt e Shijakut dyshohet se kanë “rrjedhur” nga zyrat e Fatmir Xhafajt.
Numri dy i Partisë Socialiste u paraqit në media si një njeri që nuk merrte asnjë masë paraprake për të fshehur lidhjet e tij me eksponentë të krimit. Ai u shfaq si mik i Mond Begos, i dënuar me 20 vjet burgim në Itali për trafik narkotikësh. Për më shumë se dy ditë, Balla u mundua ta sfumonte këtë informacion.
Por, kur e kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër, ai u detyrua të pranonte publikisht miqësinë familjare me Mond Begon. Informacionin për këtë lidhje, me shumë mundësi e kishin në dispozicion grupet e vëzhgimit të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme të Xhafajt.
Gjithashtu, përgjimet e Vangjush Dakos me Avdulajt, aktualisht gjenden vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë, e cila i ka marrë nga veprimet policore. Këto përgjimet konsiderohen “sekret hetimor” dhe ato nuk mund të jenë në duart e askujt tjetër, përveçse të prokurorëve të çështjes dhe oficerëve të Policisë që po ndjekin hetimin.
Por, siç rezultoi të Enjten e kaluar, përgjimet për Dakon përfunduan në duart e Sali Berishës dhe gazetarit Ylli Rakipi. Ekzistojnë vetëm dy mundësi për “rrjedhjen” e përgjimeve për Dakon- ose nga Prokuroria, e cila ishte nën kontrollin total të Fatmir Xhafaj, ose nga Policia, e cila de facto kontrollohej plotësisht nga Fatmir Xhafaj. Pra, të dy rastet të lidhin me një emër të vetëm-Fatmir Xhafajn.
Publikimi i përgjimeve për Dakon mendohet se është pika e fundit në gotën e mbushur të përplasjeve mes Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Në këtë konflikt, natyrisht fitorja anoi nga personi me më shumë pushtet-kryetari i Partisë Socialiste.
Megjithatë, largimi i Fatmir Xhafajt nuk i sheshoi problemet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij për lidhjet me krimin. Fakti që Xhafaj nuk do të mbajë më portofolin e Ministrisë së Brendshme, nuk i fshin lidhjet e Vangjush Dakos me Avdulajt, nuk i zeron lidhjet e Taulant Ballës me Mond Begon e të tjerë.
Madje, për më tepër, ikja e Xhafajt mund të nxjerrë në pah edhe të tjera lidhje të zyrtarëve të lartë socialistë me botën e krimit, të cilat i mbante të fshehura, për sa kohë ishte Ministër i Brendshëm.
“Boldnews.al”