31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Denoncimi: Ja sa tokë i dhanë Ndokajt gangsterit Pjerin Ndreu dhe vëllait të tij në Shëngjin

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar sot, denoncimet e qytetarëve lezhianë, të cilët shprehen se kanë dijeni për përfitimet e mëdha dhe lidhjet e ngushta të deputetit socialist Pjerin Ndreu me ish-deputetin Arben Ndokaj dhe grupin e familjarëve dhe miqve të tij të arrestuar ditët e fundit për abuzime me pronat shtetërore në bregdet.
Postimi i ish-Kryeministri Berisha
Ja përfitimet marramendese të Pjerin Ndreut nga Ndokajt! Lexoni mesazhet dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.
Përshëndetje Doktor.
Pyete gangsterin Pjerin Ndreu sa toke i dhanë Ndokajt të vëllait të tij në Shëngjin dhe me kë do të kapardiset nëpër Lezhë tani?
Pjerin Ndreut dhe bandës së PS-së në Lezhë i ka hyrë frika në palcë se presin te gjithe te arrestohen.
Gjysma janë mbyllur në shtëpi, disa nxjerrin foto nga Spanja.
Gjithë Lezha e di se këta janë të gjithë bandë kriminale, në zgjedhje bashkë e në çdo institucion e poshtërsi bashkë.
Ja si festuan kur vodhën zgjedhjet vjet në 2017-ën. Deputeti kriminel Ndreu dhe kryetarja e PS-së, Ardiana Jaku, sot zv.ministre e Shëndetësisë, që dikur merrte 300 mijë lekë për dosje invalidi, e prenë tortën e fitores me Arben Ndokën në krah.
Pastaj shkuan me pushime në Itali dhe me vete kanë dhe Ermal Pacin, drejtorin e portit Shëngjin, prej ku kanë transportuar drogën. Ky drejtori nuk pranon të kthehet nga Spanja, sepse e di se do të arrestohet.
Këta janë xhan e shpirt, doktor, gjithçka e bëjnë e ndajnë bashkë.
Anonim, se këta janë kriminelë dhe poshtërsia e tyre nuk imagjinohet.
Përshëndetje z. Berisha.
Mesazhit të djeshëm për Ndreun bashkangjiti emërimet neopotike bashkëshortja në Ministrinë e Drejtësisë, mburojë për Hipotekën e Lezhës.
Vëllai, Paulin Ndreu, është Drejtor i Përgjitshëm i Portit Durrës ku ishte punësuar Avdylaj.
Tendera për vëllain tjetër.
Po të shikohet nga afër, njeri i vogël mendje shumë të.
Të lutem anonim.

Dy arsyet pse Rama u hakmorr ndaj Fatmir Xhafës

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zbuti përplasjet në radhët maxhorancës, të cilës iu tronditën së fundmi ekuilibrat e brendshëm pas arrestimit të dy-ish deputetëve Arben Ndoka e Arben Çuko dhe publikimit të përgjimeve të Vangjush Dakon me anëtarë të klanit kriminal Avdulaj.
Nga ana tjetër, media e majtë po shpërndan tymnajën se, njëkohësisht, se me largimin e Xhafajt, edhe opozita humbi shënjestrën kryesore politike. Por, në fakt, largimi i Xhafajt nuk e ka zbutur dhe nuk mund ta zbusë aksionin opozitar, i cili deri më tani ia ka dalë shumë mirë që të zbulojë lidhjet e krimit të organizuar me segmente të rëndësishme të qeverisjes së Edi Ramës.
Fatmir Xhafaj, megjithëse vuri nën kontroll thuajse total Policinë dhe Prokurorinë, nuk arriti të mbulonte raportet që funksionarë të lartë të Partisë Socialiste kishin me persona të krimit të organizuar. Madje, në disa raste ai mendohet se është personi që ka ideuar publikimin e informacioneve kompromentuese për figura të rëndësishme të partisë së tij, të cilët dëmtonin rëndë figurën e njerëzve pranë Edi Ramës.
Informacionet e njëpasnjëshme për lidhjet e Taulant Ballës me njerëz me të shkuar dhe të tashme kriminale, si edhe përgjimet e Vangjush Dakos me Avdulajt e Shijakut dyshohet se kanë “rrjedhur” nga zyrat e Fatmir Xhafajt.
Numri dy i Partisë Socialiste u paraqit në media si një njeri që nuk merrte asnjë masë paraprake për të fshehur lidhjet e tij me eksponentë të krimit. Ai u shfaq si mik i Mond Begos, i dënuar me 20 vjet burgim në Itali për trafik narkotikësh. Për më shumë se dy ditë, Balla u mundua ta sfumonte këtë informacion.

Por, kur e kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër, ai u detyrua të pranonte publikisht miqësinë familjare me Mond Begon. Informacionin për këtë lidhje, me shumë mundësi e kishin në dispozicion grupet e vëzhgimit të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme të Xhafajt.
Gjithashtu, përgjimet e Vangjush Dakos me Avdulajt, aktualisht gjenden vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë, e cila i ka marrë nga veprimet policore. Këto përgjimet konsiderohen “sekret hetimor” dhe ato nuk mund të jenë në duart e askujt tjetër, përveçse të prokurorëve të çështjes dhe oficerëve të Policisë që po ndjekin hetimin.
Por, siç rezultoi të Enjten e kaluar, përgjimet për Dakon përfunduan në duart e Sali Berishës dhe gazetarit Ylli Rakipi. Ekzistojnë vetëm dy mundësi për “rrjedhjen” e përgjimeve për Dakon- ose nga Prokuroria, e cila ishte nën kontrollin total të Fatmir Xhafaj, ose nga Policia, e cila de facto kontrollohej plotësisht nga Fatmir Xhafaj. Pra, të dy rastet të lidhin me një emër të vetëm-Fatmir Xhafajn.
Publikimi i përgjimeve për Dakon mendohet se është pika e fundit në gotën e mbushur të përplasjeve mes Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Në këtë konflikt, natyrisht fitorja anoi nga personi me më shumë pushtet-kryetari i Partisë Socialiste.
Megjithatë, largimi i Fatmir Xhafajt nuk i sheshoi problemet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij për lidhjet me krimin. Fakti që Xhafaj nuk do të mbajë më portofolin e Ministrisë së Brendshme, nuk i fshin lidhjet e Vangjush Dakos me Avdulajt, nuk i zeron lidhjet e Taulant Ballës me Mond Begon e të tjerë.
Madje, për më tepër, ikja e Xhafajt mund të nxjerrë në pah edhe të tjera lidhje të zyrtarëve të lartë socialistë me botën e krimit, të cilat i mbante të fshehura, për sa kohë ishte Ministër i Brendshëm.

“Boldnews.al”

Fundi i kimioterapisë, qelizat kancerogjene mund të vetshkatërrohen

Çdo qelizë në trupin e njeriut e përmban një ‘kod vrasës’ i cili mund të nxitet për t’u vetëshkatërruar.
Këtë zbulim e kanë bërë hulumtuesit e universitetit Northwestern në Illinois, të cilët besojnë se ky zbulim mund të përdoret në të ardhmen për luftën kundër kancerit, transmeton Telegrafi.
Më hollësisht, ata parashikojnë se qelizat e keqe mund të inkurajohen të “kryejnë vetëvrasje” pa pasur nevojë të përdorim kimikale toksike.
Dhe, ky proces, mund të nënkuptojë përfundim të trajtimit me kimioterapi, i cili vetëm sa i ndezë ato qeliza më shumë.
“Tani që e dimë këtë kod vrasës, ne mund ta nxisim mekanizmin pa pasur nevojë përdorimin e kimioterapisë dhe pa e ngatërruar gjenomin”, ka thënë autori i këti studimi, Marcus e. Peter.
“Qëllimi im nuk ka qenë të zbuloj një substancë të re toksike e artificiale. Unë kam dashur ta ndjekë rrugën e natyrës. Dua ta përdor një mekanizëm të cilin e ka dizajnuar natyra”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, ai ka treguar se një terapi potenciale me këtë metodë është shumë vite larg.
Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Nature Communications’

Dallimi mes sulmit në zemër dhe sulmit në tru, shenjat që mund t’ju shpëtojnë jetën

Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar nga kjo përvojë e hidhur.
Përderisa kanë një numër të ngjashmërive, sulmi në zemër ose në tru janë dy gjendje shëndetësore të ndryshme – dhe është jetike t’i dini dallimet.
Çka është sulmi në zemër?
Sulmi në zemër ndodhë kur muskujt e zemrës nuk janë të ushqyer me oksigjen në gjak.
Mungesa e oksigjenit bënë që muskujt të dëmtohen.
Sulmi i zemrës gjithashtu mund t’i referohet infarktit miokardinal, trombozës koronare ose sindromës së akutit koronar.
Një tjetër shkak më pak i zakonshëm i sulmit të zemrës, ndodh kur një nga shumë trombozat koronare ndahet.
Kur ndodhë sulmi në zemër?
Sulmi në zemër ndodhë kur muskujt e zemrës kanë mungesë të oksigjenit në gjak, më shpesh si rezultat i bllokimit të artereve.
Mungesa e oksigjenit shkakton dëmtime tek muskujt.
Shumica e sulmeve në zemër janë të nxitura nga sëmundjet koronare të zemrës.
Kjo ndodh kur arteret koronare – enët e gjakut të e furnizojnë zemrën me gjak të mbushur me oksigjen – ngushtohen nga një ndërtim gradual i yndyrës brenda këtyre mureve.

Cilat janë shenjat e sulmit në zemër?
Të jesh në gjendje t’i njohësh shenjat e një sulmi në zemër, mund ta shpëtojë jetën e njeriut.
Simptomat mund të ndryshojnë prej personit në person, por janë disa shenja të përbashkëta.
Ato përfshijnë:
– Dhembje të gjoksit, si p.sh.: shtrëngime, intensitet, dhembje ose ndjenja të djegieve në gjoks.
– Dhembje në krah, qafë, nofull.
– Djersitje
– Marramendje
Cili është dallimi mes sulmit të zemrës dhe arrestit kardiak?
Ndonëse dy fenomenet janë vdekjeprurëse, ato nuk janë e njëjta gjë. Sulmi në zemër ndodh nga një humbje e papritur e qarkullimit të gjakut në muskuj të zemrës, duke shkaktuar dëme.
Ndryshe nga kjo, arresti kardiak ndodh kur zemra e një personi ndalon së pompuari gjak.
Është shumë e mundshme që një sulm në zemër të nxitë arrest kardiak.
Çka është sulmi në tru?
Sulmi në tru ndodh kur furnizimi i gjakut në tru ndalohet.
Gjaku bart oksigjen deri në tru, dhe pa atë qelizat e trurit fillojnë të vdesin.
Kjo është arsyeja se përse shkaktohen dëmtime tjera në pjesët e trupit, për shembull probleme me të folur ose dobësimi i njërës anë të trupit.
Janë dy lloje të sulmit të tru – isemike dhe hemorragjike.
Në mënyrë të ngjashme me sulmin në zemër, ai në tru shkaktohet prej ngushtimit të venave të gjakut në tru.
Përderisa bëhemi më të vjetër arteriet bëhen më të ngushta, duke e rritur mundësinë e bllokimit të tyre.
Problemet e ndryshe shëndetësore, por edhe mënyra e jetesës siç është pirja e duhanit dhe të qenit mbipeshë, e rrisin rrezikun e sulmit në tru.
Rreth një nga 8 personat vdesin përbrenda 30 ditëve të vuajtjes nga sulmi në tru, sipas Stroke Association.
Për këto arsye është e rëndësishme që njerëzit t’i njohin shenjat sepse sa më shpejt trajtohet personi, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar.

Cilat janë shenjat e sulmit në tru?
Nëse dyshoni në vete ose në një person afër jush se është duke vuajtur nga sulmi në tru, është jetike të veproni shpejt.
Këto janë simptomat nga të cilat duhet të keni kujdes:
– Dobësime në fytyrë – a mundet një person të buzëqesh?
– Dobësimi i krahëve – a mund që një person t’i ngreh duart dy krahët dhe t’i mbajë lart?
– Probleme me të folur – a mundet që një person të flas në rregull, dhe të kuptoni çka është duke thënë?
Koha për të telefonuar emergjencën
Nëse një person nuk mund të bëjë ndonjërën nga këtë teste, është e domosdoshme të thirrni ndihmën e shpejtë.
Simptoma të tjera të sulmit në tru përfshijnë:
– Dobësime të papritura ose mpirje të njërës pjesë të trupit
– Vështirësi në gjetjen e fjalëve
– Turbullime të papritura ose humbje të ekuilibrit
– Ngatërrime të menjëhershme ose marramendje
Cilët janë faktorët që shpien deri në rrezik?
Janë disa faktorë, siç janë mosha, gjenetika, historia familjare, raca dhe gjinia që janë të parapërcaktuara dhe janë jashtë kontrollit.
Sidoqoftë janë një numër i shprehive të jetesës që e rrisin rrezikun e vuajtjes nga sulmi në zemër ose në tru.
Ato përfshijnë:
– Pirja e duhanit
– Shtypja e lartë e gjakut
– Kolesteroli i lartë
– Mbipesha
– Diabeti
– Kequshqyerja
– Drogat dhe alkooli

Bashkëpunimi i Safet Bajrit me Niçen e Dakos, zbardhen përgjimet e Prokurorisë

Zbardhet raporti sekret i Prokurorisë për Krime të Rënda, ku tregohet se si u vëzhguan orë pas ore pjesëtarët e fisit Avdylaj, të cilët akuzohen si drejtuesit e një organizate kriminale që trafikonte kokainë, heroinë dhe hashash.
Në këtë pjesë të raportit zbulohet lidhja e ngushtë dhe bashkëpunimi mes Altin Avdylit i njohur me nofkën, ‘Niçe’ dhe atij që konsiderohet si i ‘forti’ i Shkodrës, Safet Rustemi, Bajri, drejtues i grupit criminal që u godit pak javë më parë
Altin Avdyli, Niçja, është gjithashtu personi që komunikonte me Vangjush Dakon, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, ku kreu i Bashkisë së Durrësit, i kërkonte të falenderonte Astrit Avdylin, kreun e dyshuar të bandës.
Raporti i Prokurorisë së Krimeve të Rënda:
Ora 14.22’ Automjeti me targë AA 953 SZ vjen dhe parkohet përpara hotel ‘Gjermania’, zbret nga automjeti shtetasi Altin Avdyli dhe një person rreth 45 vjec, të cilët futen në ambjentet e brendshme të hotelit.
Ora 15.34’ shtetasi 45 vjec dhe shtetasi Safet Bajri konstatohen duke dalë nga hoteli, shkuan tek një kioskë, aty afër, morën cigare dhe u kthyen përsëri në hotel.
Ora 16.35’ Konstatohet duke dalë nga parking i hotel ‘Gjermani’ shtetasi Safet Rustemi Bajri me automjetin Mercedez Benz, ngjyrë gri me targa AA …TE si dhe drejtues automjeti dhe personi rreth moshës 45 vjec, pasagjer, ndërsa tek automjeti Mercedes Benz, ngjyrëq e bardhë me targë AA…

TE ishte një person rreth moshës 30 vjec, me flokë të shkurtra i veshur me xhup të zi, i identifikuar si G.SH. të dy automjetet vazhdojnë lëvizjen në rrugën Pavarësia, në rrugën e Unazës dhe më pas në aksin rrugor Shkozet Shijak.
Ora 16.55’ automjetet Mercedez Benz, ngjyrë gri me targa AA ….TE me drejtues shtetasin Safet Rustemi Bajri dhe automjeti Mercedez Benz, ngjyrë e bardhë me targë AA … TE me drejtues shtetasin G.Sh, ndalon në zonën e Rrashbullit tek servis ….pas tyre vjen dhe ndalon edhe automjeti fuoristradë me targë AA 953SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli.
Ora 17.00’ Shtetasit Altin Avdyli dhe Safet Rustemi Bajri dhe personi rreth moshës 45 vjec hipin tek automjeti fuoristradë Toyota me targë AA …SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli dhe shkuan tek Servis …. Rreth 500 metër larg nga servisi ku ndaluan fillimisht, zbritën, u futën në brendësi dhe servisit dhe më pas dolën e shkuar përsëri të servisi i parë.
Ora 17.19’ Nga servisi del një autoveturë Audi A8 ngjyrë e zezë me targa AA… GI me drejtues shtetasin Safet Rustemi Bajri dhe vazhdon lëvizjen në aksion rrugor në drejtim të Shijakut dhe Fuoristrada me targa AA…SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli dhe pasagjer personin rreth 45 vjec pas tyre. Tek kryqezimi i Katër rrugëve të Shijakut shtetasi Safet Rustemi Bajri përshëndetet me shtetasin Altin Avdyli dhe personin rreth 45 vjeç.
Rustemi udhëton drejt Tiranës, Avdyli drejt Durrësit.

Rama shkarkon Hickën dhe emëron drejtorin e Soros Avokat të Shtetit

Kryeministri Rama ka shkarkuar ditën e sotme avokaten e shtetit Alma Hicka dhe në vend të saj ka emëruar Artur Metanin. Hicka u emërua në krye të avokaturës së shtetit me marrjen e mandatit të parë nga qeveria Rama në vitin 2013.
Artur Metani, me profesion jurist është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni. Më herët Metani ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama për sigurinë, si dhe kandidat për byronë e hetimit.
Në vitet 2000-2004 ka qenë drejtor i programeve të drejtësisë të Soros. Ndërsa në vitet 2004-2012 ai ishte këshilltar i Presidentit Moisiu dhe më pas i Bamir Topit për drejtësinë.
Pozicioni që Metani ka mbajtur së fundi ka qenë ai kreut të deprtamentit të antikorrupsionit në kryeministri.
Alma Hicka ka qenë një nga avokatet e shtetit më të sulmuara nga opozita për shkak të mbylljes së çështjes CEZ.
Sipas opozitës Hicka ka qenë në konflikt interesi për shkak se mbronte inetersat e shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër intersat e kompanisë CEZ mbroheshin nga bashkëshorti i saj, po me profesion avokat Envi Hicka.
Po ashtu gjatë tre viteve të para të Alma Hickës në krye të avokaturës shqiptare, qeveria ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare. Në shumë raste, vendimet e Hickës për përzgjedhjen e studiove ligjore janë kundërshtuar nga ministrat e drejtësisë së kohës.

Rama: ”Alma mos u mërzit…”
Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit për të larguar Alma Hickën nga Avokatura e Shtetit, dhe zëvendësimin e saj me Artur Metanin.
Rama thotë se, ajo që shkruajnë kazanët është një broçkull pasi Hicka është larguar me dëshirën e saj, pë një detyrë tjetër në ditët në vijim. Ai i kërkon miqësisht Hickës që të mos mërzitet.
Reagimi i Edi Ramës:
Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses.
Alma Hicka ka qenë një nga avokatet e shtetit më të sulmuara nga opozita për shkak të mbylljes së çështjes CEZ.
Sipas opozitës, Hicka ka qenë në konflikt interesi për shkak se mbronte inetersat e shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër intersat e kompanisë CEZ mbroheshin nga bashkëshorti i saj, po me profesion avokat Envi Hicka.
Po ashtu gjatë tre viteve të para të Alma Hickës në krye të avokaturës shqiptare, qeveria ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare. Në shumë raste, vendimet e Hickës për përzgjedhjen e studiove ligjore janë kundërshtuar nga ministrat e drejtësisë së kohës.

Video/ Si e përzunë kuksianët Ramën me bisht nën shalë, reagimi i Berishës

Kryeministri Edi Rama ka kaluar një pasdite të sikletshme dje në Kukës ku qindra qytetarë kanë protestuar kundër tij.
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku protestuesit përmes thirrjeve dhe hedhjes së kapsollave kanë përzënë Ramën nga qyteti i tyre.
Berisha shpreh nderimin e tij për qytetarët e Kukësit.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit
Kukësi me tym dhe kapsolla e përze Ramën me bisht nën shalë! Nderim qytetarëve të Kukësit. Sb
Pritja me protesta nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Rama, i cili i quajti ata si grup zoologjik, e menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati, reagoi me ashpërsi ndaj këtyre komenteve të Ramës.
“Si hajdut që është erdhi natën në Kukës, por mori me vete urrejtjen që mbolli për kuksianët. Ne jemi luanë të lirë, shimpanze në kopsht zoologjik është Rama, ofezat për Kukësin dhe kuksianët iu kthyen mbrapsht”, shkruan ai.

Kukesi me tym dhe kapsolla e perze Ramen me bisht nen shale! Nderim qytetareve te Kukesit. sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 31. Oktober 2018

Japonia, investime në Kamëz, Mziu priti në një takim ambasadorin Makoto Ito

Kryebashkiaku Xhelal Mziu priti te martën në një takim ambasadorin japonez në Shqipri, z. Makoto Ito. Në këtë takim u fol për bashkëpunimin në të ardhmen, për interesimin e kompanive japoneze për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri, por veçanërisht në qytetin e Kamzës. Ambasadori japonez, z. Makoto Ito, e falënderoi kryebashkiakun Mziu për pritjen në këtë takim. “Jam këtu për një takim kortezhe, pasi jam ambasadori i parë japonez rezident në Shqipëri, meqenëse kemi hapur një ambasadë në Shqipëri dhe një në Maqedoni. Ne e kemi njohur edhe Republikën e Kosovës, pavarësisht se nuk kemi ambasadë atje. Gjatë këtij viti kam takuar disa kryebashkiakë të Shqipërisë. Sot jam këtu dhe jam shumë i gëzuar, me misionin që të rritim bashkëpunimin në shumë fusha. Ne nuk kemi investime direkte të Japonisë në Shqipëri, për shkak të taksave. Ka pasur vetëm një kompani, por edhe ajo ka ikur”, – shpreh z. Ito, duke shtuar: “Po mundohem të ftoj disa biznese japoneze. Vendndodhja juaj është mjaft e favorshme, si dhe ka forcë pune. Në qoftë se kompanitë japoneze do të vijnë në Shqipëri, edhe Kamza do të jetë pjesë e shtrirjes së aktivitetit të tyre. Paraprakisht jam duke ftuar disa kompani japoneze, të cilat janë të interesuara”, – tha ambasadori japonez. Ndërkaq, kryebashkiaku Mziu tha se ndihej i privilegjuar për vizitën e ambasadorit të një vend mik të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai bëri një rezyme gjatë së cilës prezantoi zhvillimin e qytetit të Kamzës ndër vite. “Jam kryetari i Bashkisë më të re në vend; këtë vit festuam 22-vjetorin e saj. Para viteve `90 Kamza ishte një zonë bujqësore; për shkak të ndryshimeve politike pati lëvizje të lirë të qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit. Dikur kishte 10 mijë banorë, tani ka mbi 160 mijë banorë. Pozicioni gjeografik i Kamzës është mjaft i favorshëm ka bërë që të popullohet kaq shumë. Është një qytet që ka përjetuar vështirësi për t’u bërë qytet dhe kishte nevojë për infrastrukturë”, – tha ndër të tjera z. Mziu. Ai kërkoi nga ambasadori japonez që të ushtronte ndikimin e tij që Kamza të jetë përfituese e financimeve dhe projekteve të qeverisë, pasi për pesë vite me radhë nuk ka pasur asnjë financim projektesh nga ana e qeverisë. “Do të doja të ushtronit ndikimin tuaj te qeveria japoneze për të bërë që Kamza të jetë përfituese e projekteve të saj. Gjithashtu do të kërkoja bashkëpunimin për të pasur biznese japoneze në Kamëz, pasi kemi një klimë të favorshme fiskale, si dhe një krah pune të një popullsie me mesatare 4 vjet më të re se e gjithë Shqipëria”, – u shpreh kryebashkiaku Mziu. Ambasadori japonez shpreh se vitin tjetër do të sjellë disa kompani japoneze në Shqipëri, gjithashtu edhe Kamëz, të cilët janë të interesuar për të zhvilluar biznesin e tyre këtu dhe për të punësuar qytetarë të Kamzës.

Kryetari i PD Kukës i përgjigjet Ramës: Jemi luanë të lirë, ti, një shimpaze

Kryeministri Edi Rama u prit mbrëmjen e sotme me protesta dhe flakadanë nga qytetarët e Kukësit, pas vendosjes së taksës për “Rrugën e Kombit”.
Pritja me protesta nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Rama, i cili i quajti ata si grup zoologjik, e menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati, reagoi me ashpërsi ndaj këtyre komenteve të Ramës.
“Si hajdut që është erdhi natën në Kukës, por mori me vete urrejtjen që mbolli për kuksianët. Ne jemi luanë të lirë, shimpanze në kopsht zoologjik është Rama, ofezat për Kukësin dhe kuksianët iu kthyen mbrapsht”, shkruan ai.
Kujtojmë se Rama tha: “Më vjen keq që një pjesë e atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në takim, për shkak të sallës ishin të detyruar të rrinin jashtë dhe të shikonin atë grupin zoologjik, që ishin mbledhur në hyrje. Kemi një kundërshtar tejet të dëshpëruar dhe njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”.

Arrestime të reja në PS, kush janë dy ministrat të kapur në flagrancë

Pyetje: Zoti Basha ju deklaruat se nuk ka dhe nuk do të ketë proces normal institucional me këtë qeverisje dhe po ashtu pak më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar i keni vendosur deputetët para faktit se përballja me qeverinë do të jetë më shpejt se sa mendohet, a mund të dimë pak më shumë, se kush janë rrugët e përballjes me qeverinë? Po përgatiten protesta?
Basha: Nuk ka asnjë mister se përballja po zhvillohet dhe do të zhvillohet jo pa sukses. Ky është rasti i vetëm kur kemi një kryeministër i cili vazhdon të qëndrojë në detyrë, ndonëse janë larguar dy ministra të brendshëm njëri pas tjetrit, për shkak të aferave kriminale. Dhe ky është rezultat dhe meritë e qëndresës dhe përballjes sonë.
Po mos të ishte për përballjen e opozitës, në momente të veçanta edhe krejt e vetme, sot Sajmir Tahiri do të ishte një Ministër “i nderuar” i Brendshëm, apo jo? Siç i rrihte shpatullat pa fund Edi Rama.
Sot Vangjush Dako do të ishte një shembull i…
Gazetari: I akullores…
Basha: I akullores, supermen-it, menaxhimit të Durrësit.
Sot Fatmir Xhafa do të ishte njeriu që “i dha Shqipërisë Reformën në Drejtësi”. Por në fakt sot Sajmir Tahiri nuk është as Ministër, as deputet, është në hetim dhe hetimi do të vazhdojë, pavarësisht broçkullave që qarkullojnë lart e poshtë e do të thellohet, mos sot nesër. Nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë që në krye të Ministrisë së Brendshme e ktheu në një organizatë kriminale që bashkëpunonte me kriminelët për trafikun e drogës.
Fatmir Xhafa është larguar, por nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, për atë që s’ka ndodhur në 28 vite: përdorimin e policisë dhe prokurorisë për të fabrikuar prova dhe dëshmitarë të rremë kundër denoncuesve, gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë.
Vangjush Dako do të arrestohet. Do të përfundojë atje ku e ka vendin, sëbashku me Elvis Rroshin e Gent Dajën. Nuk ka asnjë mundësi që as Taulant Balla, as Damian Gjiknuri, as Arben Ahmetaj, asnjë nga kupola socialiste që është përfshirë në këtë mega proçes mafioz të shitblerjes së votës, ti shpëtojë përgjegjësisë penale.

Të gjitha këto janë objektivat e opozitës. Vijmë me një bilanc me të paktën 350 zyrtarë dhe politikanë të larguar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, me dy ministra të brendshëm të larguar për shkak të luftës opozitare dhe të luftojmë ta thellojmë këtë bilanc duke larguar nga politika, politikanët e inkriminuar dhe duke i çuar ata para drejtësisë. Ky në vetvete është edhe elementi kryesor i dekriminalizimit të zgjedhjeve.
Sa kohë që këta njerëz vazhdojnë të administrojnë pushtet politik, çdo reformë në letër do të mbetët në letër. Por ama kur këta të humbasin postet politike dhe të vendosën para një drejtësie të vërtetë e të pavarur, ky do të shërbejë si shembull dhe paralajmërim për këdo që mendon të përsërisë apo të përfshihet në bashkëpunim kriminal për të tjetërsuar votën e shqiptarëve. Pa zgjidhur këtë problem, asnjë problem nuk zgjidhet në Shqipëri.
Sa kohë që qeveria e dalë nga kriminelët, me mandate të dhuruara nga krimi, ka preokupim pikërisht mbrojtjen dhe fshehjen e këtyre lidhjeve, padyshim që do të vazhdojë kjo situatë ku jemi.
Nuk mund të ketë qeverisje, nuk mund të ketë zgjidhje apo adresim të problemeve të qytetarëve, por do të kemi një qeveri që ka pushuar së qeverisuri, sepse është uzurpuar nga një organizatë kriminale siç është kthyer sot Rilindja e Edi Ramës.
Pyetje: Zoti Basha, për ta bërë këtë PD duhet të vijë në pushtet. A është gati PD për të ardhur në pushtet e për të qeverisur shqiptarët?
Basha: Padyshim që Partia Demokratike disponon të gjithë potencialin politik dhe njerëzor, vizionin dhe programin për të ju ofruar shqiptarëve, një qeveri të pastër nga krimi dhe lidhjet kriminale, të pastër nga konflikti i interest nga oligarkët që kanë zaptuar ekonominë dhe me një vizion të qartë për të kthyer jo vetëm thjeshtë konkurencën politike, por konkurencën e lirë në ekonomi që do të ofrojë një jetë më të mirë dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.
Por, kjo kalon përmes këtij procesi. Ne duhet ta kuptojmë se Edi Rama dhe kjo e keqe, janë produkt i bashkëveprimit kriminal me krimin e organizuar. Ka ardhur me vota të vjedhura, ka ardhur me vota të manipuluara e të vjedhura nga krimi.

Gjëja e parë që shqiptarët duhet të kuptojnë është se vota është shumë e rëndësishme.
Nëqoftëse vota shitet, vjen në pushtet krimi dhe kur krimi vjen në pushtet nuk ka më vëmendje për ty, nuk ka më vëmendje për njerëzit e thjeshtë. Prandaj, për të larguar këtë të keqe dhe jo vetëm dhe jo thjesht Edi Ramën, do ta largojmë pa diskutim, detyra e opozitës është e pazëvendësueshme dhe ne po bëjmë çdo gjë që të arrijmë këtë gjë, këtë detyrë.
Mirë është që edhe media të bëjë pjesën e vet : hetimin, denoncimin, debatin, diskreditimin e këtij regjimi të uzurpuar nga një organizatë kriminale dhe të ndihmojnë vetëdijesimin e njerëzve për rëndësinë që ka vota. Ndërsa garantimi i kësaj vote, përmes dekriminalizimit të zgjedhjeve, shërbehet nga beteja jonë e përditshme, nga largimi i Xhafës, siç u shërbye nga largimi i Tahirit. Po shërbehet kështu duke vazhduar betejën tonë për arrestimin e Vangjush Dakos dhe Dakove të tjerë, për vënien para drejtësisë dhe dënimin e krimeve elektorale të Edi Ramës.
Nuk do të ketë as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe as zhvillim ekonomik dhe shpresë për Shqipërinë, pa dënuar krimin e krimeve që është krimi elektoral.
Kjo është rruga në të cilën kemi vepruar me vendosmëri, shpeshherë të izoluar e të braktisur, sulmuar, të censuruar.
Gjykoj se sot, shumë më shumë shqiptarë i janë bashkuar kësaj beteje, që është betejë për të gjithë vendin, nuk është betejë vetëm për një parti politike, dhe shumë më shumë të tjerë po vetë ndërgjegjësohen dhe t’i bashkohen betejës për të çliruar politikën nga krimi dhe zgjedhjet nga kriminelët që është beteja për të rikthyer pushtetin tek njerëzit. Është beteja që qeveria e dalë nga vota e njerëzve, të ketë preokupim kryesor jetët e njerëzve.
Partia Demokratike siç ka qëndruar fort, do të vazhdojë të qëndrojë fort në këtë betejë me disa rezultate domethënëse deri më sot dhe të jeni të bindur se rezultatet do të vazhdojnë.