19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Skandali/ Olsi dhe Romana, konçesion 15 milionë euro dhuratë e Ramës nga taksat e shqiptarëve

Një tjetër taksë do të duhet paguajnë shqiptarët. Bëhet fjalë për taksën “Romana”. Kreu i qeverisë ka dhënë një tjetër koncesion 15 milionë euro ku përfitues do të jetë Olsi Rama dhe ish zyrtarja e lartë e BE në Tiranë, e cila për merita të veçanta në mbulimin e drogës, krimit të organizuar, korrupsionit qeveritar dhe vjedhjes së votave vlerësohet nga kreu i qeverisë me një koncesion 15 milionë euro që do të paguhet nga shqiptarët. Ky është një nga skandalet më të rënda që nuk ndodh në asnë vend në botë, por edhe është dëshmi e qartë e korrupsionit politik deri në majat më të larta të zyrtarëve europianë që shkelin demokracinë e një vendi kundrejt favoreve mafioze të një qeverie kriminale.
Deklarata
Pyetje: Zoti Basha, në mbledhjen e grupit ju keni paralajmëruar se do të dalin skandale të tjera të kësaj qeverie. A mund të na thoni edhe ne cilat janë këto skandale?
Basha: Po të parën ju e keni patur pak minuta më parë. Skandalin e paralajmëruar 5 javë më parë nga Partia Demokratike për aferën korruptive të Olsi Ramës dhe me gjasa të një shtetaseje të huaj që deri para pak kohësh ka shërbyer me detyra të larta në Shqipëri, si rezultat i të cilës një kompani kroate, në dhunim të rregullave minimale të konkurrencës, siç e kemi paralajmëruar, ka fituar një tender prej afro 14 apo 15 milionë eurosh, në procesin e menazhimit fiskal të vendit.
Prej më shumë se dy vitesh kemi paralajmëruar, në bazë denoncimesh konkrete, se kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain e tij. Mekanizmi që është gjetur në këtë rast, fasada e një kompanie kroate, siç e denoncuam 5 javë më parë, vetëm fakton vërtetësinë e akuzave e denoncimeve që ne kemi bërë publike.
Shikoni vetëm një aspekt dhe jo thjesht që opozita i vuri gishtin dhe denoncoi se kjo do të ndodhë, kjo kompani do ta marrë, por edhe çmimi me të cilin e ka fituar, në limitet e fondit limit.

Për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe institucionet që i kushtojnë veprimtarinë e tyre luftës kundër korrupsionit, flamuri i kuq, drita e kuqe, indikatori, treguesi kryesor se një prokurim, një tender është i korruptuar, është kur ai fitohet në kufijtë e çmimit limit. Dhe kjo ka ndodhur dhe padyshim ky përbën një skandal të jashtëzakonshëm.
Tregon edhe shkallën e lartë të sofistikimit të korrupsionit të qeverisë Rama, ku arrin të përfshijë, me ndihmën edhe të faktorëve të tjerë të korruptuar jashtë vendit, kompani të huaja.
Denoncimi është bërë pak minuta më parë nga deputetët e Partisë Demokratike, nga nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, zonja Tabaku dhe kryetari i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Partinë Demokratike, deputeti i Elbasanit Endri Hasa.
Por nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë denoncim. Një paralajmërim të qartë dua t’jua bëj sot fituesve të këtij tenderi, se do të jenë subjekt i menjëhershëm i dispozitave antimafia. Dhe i garantoj se nuk do tëarrijnë të gëzojnë dot frytet e grabitjes, vjedhjes, në të cilën janë përfshirë si aksesorë të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tij.
Në rrafshin e skandaleve kriminale, mund t’ju them se Dosja 339, nga e cila keni parë vetëm majën e ajsbergut, në vetvete është pjesë e disa hetimeve, të nisura nga Prokuroria, disa prej tyre me kërkesën tonë, siç është dosja hetimore e Dibrës – numrin e hetimit do t’ua vëmë në dispozicion sapo ta kemi – ku janë interceptuar në mënyrë ligjore, pra janë krijuar prova dhe fakte ligjore, të përfshirjes së Saimir Tahirit, asokohe Ministër i Brendshëm, Damian Gjiknurit, asokohe dhe akoma ministër dhe, të paktën 4 deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste, në transaksione të të njëjtës natyre si Dosja 339, me banda të krimit të organizuar, me figura të krimit të organizuar si Ymer Lala, dhe të tjerë eksponentë të krimit të organizuar, për të ushtruar presion, për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit e Dibrësnë masakrën zgjedhore të shtatorit 2016.

Me siguri e mbani mend fare mirë që ishte prologu dhe prova gjenerale për skemën që u aplikua në gjithë vendin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Në kuadër të këtyre të fundit, pra, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, siç është dëshmuar, jo vetëm nga Emiliano Nuhu gjatë intervistës së tij me kolegun tuaj Basir Çollaku, por edhe nga burime të tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë dhe disponojnë prova ligjore dhe faktike të përfshirjes në të njëjtat transaksione kriminale, të të paktën dy eksponentëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, kryedeputetit të Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të grupit Parlamentar, Taulant Ballës, dhe Qazim Sejdinit.
Megjithatë, mendoj se në kuptimin e jurisë së opinionit publik, të gjitha këto fakte dhe prova, sado të përpiqen t’i varrosin apo akoma më keq, t’i tjetërsojnë, plotësojnë mozaikun e shpalosur edhe nga vetë Dosja Hetimore 339 dhe vetëm sa e rëndojnë verdiktin, konkluzionin, përfundimin në të cilin ka arritur çdo shqiptar, i djathtë opozitar, apo i majtë, por, po kështu, opozitar me planin ogurzi të kriminalizimit të Partisë Socialiste – atë që ju thashë në fillim, kemi të bëjmë me një strategji të mirëfilltë të Edi Ramës, të vënë në jetë dhe të zbatuar të paktën një vit para zgjedhjeve, menjëherë pas zgjedhjeve të Dibrës, me qëllim që, përmes bashkëpunimit me bandat e krimit të organizuar dhe derdhjes së miliona eurove të pista, të drogës, të krimit, të trafiqeve të qenieve njerëzore dhe të korrupsionit qeveritar, të shkatërrojnë procesin elektoral.
Kjo ka sjellë një qeveri jo të zgjedhur nga populli, por të zgjedhur nga kriminelët, dhe që sot e kësaj dite punon për kriminelët dhe mbrojtjen e tyre dhe të politikanëve të ekspozuar, të provuar me lidhje kriminale.

I shkarkuar dhe tradhëtuar nga të gjithë, Lopetegui u ngushëllua vetëm nga 3 futbollistë të Realit

Deri në mbrëmjen e të martës, vetëm tre nga futbollistët e Real Madrid kanë ngushëlluar ish-trajnerin e tyre, Julen Lopetegui, përmes mesazheve në rrjetet sociale, për shkarkimin nga drejtimi i Los Blancos. Klubi i kampionëve të Europës ka publikuar një komunikatë mbrëmjen e të hënës, përmes të cilës njoftonte vendimin për shkarkimin e trajnerit, vetëm dy muaj e gjysmë pasi Lopetegui kishte marrë detyrën në krye të pankinës së madrilenëve. Një marrëveshje me galaktikët që i kushtoi shtrenjtë Lopetegui, i cili u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses së Spanjës vetëm dy ditë para fillimit të Kupës së Botës Rusi 2018.
Rezultatet e dobëta dhe paraqitja jo bindëse e Real Madrid, u finalizua me shkarkimin e Lopetegui menjëherë pas disfatës së thellë 5-1 ndaj Barcelonës në El Clasico e zhvilluar në Camp Nou pasditen e të dielës. Një vendim që gjithsesi duket se nuk ka prekur shumë futbollistët e Real Madrid, të cilët nuk është se kanë nxituar ta ngushëllojnë ish-teknikun, apo t’i urojnë atij suksese, as për syrin e publikut. Pikërisht sikurse ndodh në raste të ngjashme në klubet e tjera, me yjet e skuadrës që përmes rrjeteve sociale, nxitojnë të urojnë më të mirën për ish-trajnerët në largim, edhe te Real Madrid parashikohej e njëjta gjë, për më tepër që deri para El Clasico, ishin të shumtë ata që premtonin besnikëri dhe vlerësim ndaj Lopetegui. Por gjërat kanë shkuar krejt ndryshe. Vetëm 3 janë futbollistët e Real Madrid që kanë shkruar mesazhet e tyre në adresë të Lopetegui: Toni Kross, Dani Ceballos dhe Mariano ishin ata që gjetën kohën t’i uronin suksese Lopeteguit të shkarkuar.

Bllofi i policisë me drogën në Has, lirohet 68-vjeçari invalid i arrestuar (Fotot)

Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë 68-vjeçarin Sabri Haka mbi të cilin rëndonte akuza e ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Lirimi i tij erdhi pas investigimit të emisionit ‘Boom’.
Arrestimi dhe masa e sigurisë me 45 ditë burg për invalidin nga Nikla u bë me pretendimin se te shtëpia, të cilën e ka braktisur para 20 vitesh është gjetur një sasi lënde narkotike. Djali i të moshuarit solli fakte se kjo shtëpi e braktisur pa dyer e pa dritare nuk ishte në pronësi të tyre por rezultonte tokë shtet.
Dëshmi të rreme u dokumentuan gjatë procesit gjyqësor në Krujë ku në vendimin e gjykatës thuhej se, avokati ishte dakord për sa i takon vlerësimit të ligjshëm të arrestit në flagrance të klientit, ndërsa avokati e mohoi këtë fakt pasi 68-vjeçari është marrë në ambientet e shtëpisë se tij jo në vendngjarje.
Edhe pse prokurori e etiketon median si ‘llumi i kazanit”, faktet ishin më kokëforta se arroganca e prokurorit të çështjes dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit ne Tiranë la të lire të moshuarin nga Nikla.
68-vjeçari invalid u kthye pranë familjes, ku e prisnin me krahë hapur plot 10 nipër e mbesa.

Bllofi i Tahirit me dokumentin e dorëzuar në Prokurori, reagon Berisha

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli një ditë më parë para mediave duke pretenduar se është i pafajshëm sa i përket akuzave për implikim në trafik droge. Tahiri tha se ka dorëzuar një dokument të prokurorisë Italiane, ku del se ai është i pafajshëm.
Por mesa duket ky është i gjithi një bllof i Tahirit, pasi rezulton se i njëjti dokument që ish-ministri pretendon se është dorëzuar në prokurorinë shqiptare, të jetë i njëjti dokumenti i lexuar nga vetë ai një vit më parë para mediave në Shqipëri.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, sjell deklaratën e Saimir Tahirit me zë dhe figurë, të dhënë një vit më parë ku ai pretendon se është i pafajshëm, por që hetimet e publikuara në mediait italiane tregonin krejt të kundërtën.
Ja çfarë shkruan Berisha
Kjo është me zë dhe figurë, deklarata e Saje Qorrit më datë 24 Tetor 2017, i cili tani thotë se u hetova dhe dola i virgjër! sb

Kjo eshte me ze dhe figure, deklarata e Saje Qorrit me date 24 Tetor 2017, i cili tani thot se u hetova dhe dola i virgjer! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 30. Oktober 2018

Tronditëse dhuna ndaj vogëlushit në kopshtet që menaxhohen nga Veliaj! As policia, as prokuroria nuk reagojnë…

Kryetarja e Komisionit të Arsimit, deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar menjëherë pas rastit skandaloz të bërë sot publik, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrahur dhe djegur në një nga kopshtet që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook, Vokshi kërkon hetimin e menjëhershëm të kërtij rasti si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësit të dhunës ndaj këtij fëemije 4 vjeç.
Postimi i Vokshit në Facebook
Tronditëse historia e vogëlushit të dhunuar në kopshtet që menaxhohen nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
As policia, as prokuroria nuk po reagojnë…
Pse sa herë flitet për përgjegjësitë direkte të Kryetarit të bashkisë Tiranë keto institucione nuk reagojnë??
Apo sepse Kryetari u jep qindra milionë euro pronë publike familjarëve të prokurorëve për të mbyllur hetimet, për dhunimin apo shfrytëzimin për vdekje të fëmijëve, siç bëri me rastin e Ardit Gjoklajt.
Pse nuk ndërmerret asnjë veprim ndaj drejtoreshës së kopshtit nr 1, njëherazi drejtuese e partisë socialiste??
Prindër dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve duhet të gjithë të reagojmë.
Dhuna ndaj fëmijëve dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore ndaj dhunuesve është i papranueshëm.
I bëj thirrje Avokates së Popullit të nisë një hetim të thelluar për këtë ngjarje shokuese.

Skandal me laboratorin e drogës në Has, si liroi Policia pas arrestimit njërin nga organizatorët kryesorë

Aksioni i policisë shqiptare në Has i cili u trumbetua si një nga arritjet më të mëdha të uniformave blu, ishte blof që në fillim, pasi u arrestuan vetëm disa fshatarë, një i moshuar 76 vjeç si dhe një grua.
Pas hetimeve doli në dritë se emri i një prej organizatorëve kryesorë ishte Admir Hoxha i cili ishte arratisur.
Por sot Lapsi.al, ka arritur të zbulojë disa të dhëna mjaft interesante mbi dinamikën e ngjarjes mbi operacionin e policisë në fshatin Begovë të Hasit.
Pikërisht në 18 tetor, ditën që u bë dhe ndërhyrja e forcave speciale në Has, në pikën kufitare të Morinës u ndalua shtetasi Naser Adem Gashi, mbi të cilin kishte një vendim Gjykate në Tiranë ku ai ishte i dnëuar me 7.4 vite burg.
Në momentin e arrestimit në Morinë Gashi, ishte duke lëvizur me dokument të rremë nën identitetin e Samir Bula.
Burime nga policia tha për Lapsi.al se sapo zbuluan se Gashi ishte në listën e personave në kërkim, policia kufitare e Morinës i vuri prangat dhe e dorëzoi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Kukës.
Skandali qëndron në atë që ndodhi me të arrestuarin në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Gashi nuk u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duhej të niste vuajtjen e dënimit, por në rrethana të dyshimta, u la i lirë.
Arsyet se pse u lirua Naser Adem Gashi janë ende të paqarta, por gjasat janë se policët e Kukësit nuk e dinin se kishin në qeli një person me rrezikshmëri të lartë, pjesë e operacionit të forcave speciale në Has. Pavarësisht kësaj, Naser Gashi duhej dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sepse mbi të rëndonte dënimi me mbi 7 vite burg për trafik droge.

Kur policët e Kukësit kuptuan se kishin lënë të lirë një nga kokat e trafikut të drogës ishte tepër vonë. Të dhënat e Naser Gashit janë rikthyer këto ditë në të gjitha pikat kufitare me shpresën se ai do të arrestohet sërish, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Në faqen e policisë së shtetit, Naser Gashi rezulton ende në listën e personave në kërkim.
I njëjti burim tha për Lapsi.al se po tentohet që skandali të mbahet i fshehtë, por mjafton të kontrollohen regjistrat e ndalimit të datës 18 tetor në pikën kufitare të Morinës, për të kuptuar se një nga organizatorët e trafikut të heroinës në Has ishte në duart e policisë dhe u la i lirë, vetëm disa orë më pas.
Madje drejtues të Policisë së Shtetit kanë udhëtuar drejt Kosovës këto ditë, për të kërkuar me ngulm nga kolegët kapjen e Gashit dhe mbylljen e skandalit në heshtje. Në laboratorin e heroinës në fshatin Brenogë të Hasit u
Në operacionin e Hasit, morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale. Aty u sekuestruan 182.5 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme, që përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia, ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

Kryeministri që qeveris 4% të shqiptarëve, Vasili-Ramës: Ndale budallallëkun se shifrat janë kokëfortë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Rama pas deklaratave të tij ditën e sotme se ishin zgjidhur 16 mijë halle të njerëzve pas ankesave të tyre në potalin qeveritar.
Vasili thotë se kryeministri qeveris vetëm 4% të shqiptarëve që u del për zot portali për t’u zgjidhur hallet, por “96% të tjerëve, qytetare të këtij vendi, kush ju del për zot?”
Postimi i plotë i Vasilit
Kryeministri qe qeveris 4% te shqiptareve….
Ne diarrene e tij mediatike, kronike tashme, kryeministri na tha qe ka zgjidhur 16 mije halle me portalin e tij,pasi shtet nuk ka me kjo dihet.
Hajt ta besojme kryeministrin, ç’te keqe ka le ta quajme te vertete.
Por e vertete e madhe dhe e pakundershtueshme eshte, qe mbi 360 mije shqiptare kane aplikuar per llotarine amerikane,pra edhe 360 mije shqiptare nga hallet e pazgjidhura duan te ikin nga vendi i tyre.
Pra 4% te shqiptareve u del per zot ky dhe portali per te zgjidhur ndonje hall.
Po 96% te te tjereve, qytetare te ketij vendi, kush ju del per zot???
Kryeminister ndale budallallekun se shifrat jane kokeforte, denglat i merr era, faktet dhe pergjegjesite mbeten.
Ndjese kryeministrit per arsyetimet matematike,qe dihet qe nuk jane materie e tij,pasi matematiken as e di, as e kupton,as e zbaton !!!

Përmbytja nga shiu! Qytetarët tallen me Gjushin: Vetëm Supermeni e kthen Durrësin në Venecia

Ka mjaftuar vetëm pak shi që qyteti i Durrësit të përmbytet dhe qytetarët e tij të përballen me vështirësi të shumta, por edhe me dëme materiale.
Megjithatë faqet satirike janë munduar që ta ‘zbusin’ situatën duke e kthyer atë në një situatë komike.
Nuk kanë munguar ironitë dhe batutat se, Durrësi sot u bë si Venecia, falë Supermanit ose ndryshe SuperGjushit, duke nënkuptuar këtu kryebashkiakun Vangjush Dako i cili deklaroi pak ditë më parë se është si Superman.
“Supermeni i Durrësit prapë, nga dashuria e madhe për banorët kuptohet, e ktheu Durrësin sot në një Venecia”, shkruan Lolita. 🤗

Skandal/ 3 mijë euro për një vend pune, kreu i PS: “Nuk i dua unë, por Taulanti me ministren”

Një banor nga Elbasani i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Sali Berisha, për të denoncuar një tjetër rast korrupsioni, ku përmendet sërish numri dy i PS-së, Taulant Balla dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Sipas qytetarit, kryetari i PS-së së zonës i ka kërkuar 3 mijë euro në emër të Taulant Ballës dhe Lindita Nikollës për ta futur në punë.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Kryetari i PS akuzohet se i kërkon votuesit të tij 3000 euro për vend pune për Taulant Yaris dhe ndrikull Vilën!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Persh zoti Berisha, doja te denoncoja kryetarin e partise socialiste ne Mengel te Elbasanit i kerkova vend pune se me premtoi para votimeve ai me tha duhen 3000 evro, nuk i dua une tha po i do Taulanti me ministren e arsimit me tha. petrit zeneli e ka emrin kryetari.

Shqipërinë nuk e rrezikon ekstremizmi grek, por babëzia e kryeministrit tonë që shitet si patriot!

Nga Enver Bytytçi

Në Bularat të Dropullit pardje u vra një minoritar e njëkohësisht shtetas grek. Kishin ardhur me qindra grekë, ndër ta ministra, deputetë, shkrimtarë, gazetarë, të cilët po përkujtonin 28 tetorin, atë që ata e quajnë ditën e luftës italo-greke, të zhvilluar në territorin e shqiptarëve. Përkujtuan të vrarët e asaj kohe, ështrat e të cilëve askush nuk i di se të kujt janë. Flamujt e panumërt grekë në territorin shqiptar, parullat për verioepirin, atmosfera dhe fjalimet e shumta në këtë ditë përkujtimore shihen si një lloj agresioni kundër integritetit territorial të Shqipërisë.
Por grekët e dijnë se kurrë nuk do të mund të marrin territor tokësor të Shqipërisë. E shumta Edi Rama për hesapet e veta të makutërisë politike do t’u falë atyre një sipërfaqe të konsiderueshme deti. Kjo pamunësi për territore shqiptare i bën shumë grekë, përfshirë politikanë, deputetë, ministra dhe drejtues të lartë të shtetit armiqësorë me shqiptarët. Pafuqia që ndjejnë në shpirt i detyron ata të sillen kësisoj me ne. Dhe sa më shumë kohë kalon, aq më të pafuqishëm ndjehen këto forca ekstremiste ultranacionaliste në Athinë e gjetkë. Prandaj thërrasin dhe bëjnë incidente si ajo e përdorimit të armëve kundër policisë shqiptare ditën e djeshme. Këtë sjellje është produkt i fobisë antishqiptare.
Ndërkohë në veri të gadishullit fobia antishqiptare e ekstremistëve serbë na shfaqet si babëzi për të zgjeruar sa më shumë territore tokësore. Në ndryshim nga Athina, Beogradi nuk resht së vepruari për ta realizuar Serbinë e Madhe. Babëzia e Naçertianies shfaqet ende sot me të njëjtën frymë si atëherë kur u hartua (1844), ose si në vitin 1889, kur Mbreti i Serbisë donte të festonte 500 vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës, megjithëse Kosova asokohe nuk ishte pjesë e Serbisë. Ose si në periudhën e Luftrave Ballkanike kur ushtria serbe asgjësoi 25-30 mijë shqiptarë. Si në periudhën midis Luftrave Botërore, kur qeveria e Serbisë shpërnguli qindra-mijë shqiptarë të tjerë. Njësoj edhe si babëzia e viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur u asgjësuan nga çetnikët serbë 30 mijë shqiptarë të tjerë. Ose si në periudhën e Rankoviçit e më së fundi në periudhën e Milosheviçit.

Babëzia serbe për territore aktualisht duartrokitet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit po luan patriotin e flaktë këto dy ditë që pas vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas. Kryeministri shqiptar e trajton ngjarjen me ngjyra të theksuara nacionaliste, ndërkohë që askush nuk beson se ai të jetë vërtet i tillë. Një kryeministër që në fshehtësi i bashkohet babëzisë serbe për territoret e Kosovës dhe babëzisë greke për hapësirën detare shqiptare, vështirë të besohet se është i sinqertë në diskursin nacionalist që përdor.
Ndërkaq është më afër logjikës të thuhet se diskursi nacionalist i Edi Ramës fsheh aktet antishqiptare të tij, deri në tjetërsimin e territorit. Ujdia e tij me kryeminstrin grek për detin dhe me presidentin serb e atë kosovar për veriun e Kosovës e zbulon faktin se Edi Rama e keqpërdor vrasjen e ekstemistit grek në Bularat të Dropullit. Përveç kësaj ai përpiqet që me këtë vrasje të fitojë pak kohë me shpresë se do t’i kapercejë problemet e shumta me të cilat ballafaqohet.
Vrasja e një njeriu, qoftë ky dhe terrorist, kur përdoret nga kryeministri shqiptar për të mbuluar vrasjen e shuarjen e kombit të vet, relativizohet si akt. Shitja e kësaj vrasjeje si rrezik më i madh sesa makutëria kriminale e kryeministrit është vepër shumë herë më e dëshme sesa shfaqja qoftë dhe me armë e një ekstremisti grek. Kjo babëzi e Rilindjes po e zhbën Shqipërinë. Qindramijë shqiptarë emigrojnë jashtë vendit, sepse kanë një kryeministër të babëzitur. Të babëzitur për pasuri, për dhunë, për lavdi, për ego, për pushtet, për mizori ndaj qytetarëve të vet.
Por ajo që e bën këtë babëzi neveritëse është propaganda fallco e kryeministrit tonë. Vetëm një fakt: Dje pagova 13.000 lekë të reja për një letër format A4 që ma dha kompania “Shpresa” në Kamëz për një shërbim automjeti. Para gjashtë muajsh kjo letër A4 jepej te drejtoria rajonale e patentave me 700 lekë të reja. Në gjashtë muaj qytetari nxjerr nga xhepi 20 herë më shumë para për një shërbim që kryeministri ynë i babëzitur e ka dhënë me koncension. Dhe del e thotë “Joooo! Shpifje! Ne i kemi ulur taksat për 97 përind të popullsisë!”.
Babëzia kryeministrore na vjedh çdo ditë, na grabit çdo orë, na vret çdo minutë, na poshtron çdo sekondë! Dhe të gjitha këto i babëzituri kryeministër i vendit tim kërkon t’i mbulojë me “patriotizmin” e tij të rremë! Bi të gjitha ai me vrasjen e një ekstremisti grek kërkon të mbulojë marrëveshjen e fshehtë me Vuçiqin për tjetërsimin e territorit të Kosovës si dhe marrëveshjen me Tciprasin për faljen e detit Greqisë!
Tirane, 30.10.2018