26.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Rama pritet me protesta në Kukës, Paloka: E pritën siç e meriton, ja thanë fytin trimit… (Video)

Pas qytetarëve të Hasit, edhe ata të Kukësit e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama. Nën thirrjet ‘Rama ik, Rama ik, Turp, turp, turp’. 
Me qindra qytetarë kuksianë janë mbledhur në shesh dhe kanë protestuar kundër Edi Ramës dhe taksave të tij. Ndërkohë në drejtim të eskortës së kryeministrit qytetarët kanë hedhur dhe flakadanë.
Është dashur ndërhyrje e forcave të shumta të policisë të cilët nuk kanë lejuar turmën t’i afrohet kryeministrit.
Në çdo qytet të Shqipërisë Rama është pritur me protesta.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe nëkryetari i PD, Edi Paloka.
Paloka shkruan në një postim në Facebook se, kuksianët e veërtetë e priten siç e meriton … Ja thanë fytin trimit…
Postimi i Palokës
Rama ne Kukes.
Pasi e anulloi tre here viziten ne Kukes , sot Rama shkoi gjysem ilegalisht ne Has dhe me pas, shkoi dhe ne Kukes, i rrethuar me police dhe forcat speciale te armatosur (ne kundershtim me ligjin).
Pasi ju vuri traun ne rruge, i burgosi dhe kerkoi ti poshtroje, sot mori guximin te shkoj ne Kukes.
Mblodhi ne nje salle gjithe administraten per te treguar qe kuksianet jo vetem e kane falur por ka dhe nga ata qe e duartrokasin.
Por kuksianet e vertete e priten siç e meriton … Ja thane fytin trimit…

“Rama ik! Rama ik!”
Në vizitën e tij në qytetin e Kukësit, Rama është pritur me protesta nga banorët e Kukësit, ku disa prej tyre kanë qëlluar në drejtim të tij me flakadanë.
Në fjalën e tij para se të shpërndante disa karta anëtarësie, Rama kërkoi falje për zhvillimet pas aplikimit për herë të parë të taksës së “Rrugës së kombit”, për të cilën ai tha se mund të ishin shmangur, ndërsa sulmoi qytetarët që qëlluan me flakadanë.
“Nuk është e tepër të ju kërkoj ndjesë të gjithë banorëve për shqetësimin që krijuam, përveç atij grupit zoologjik, sepse atyre nuk kam pse tu kërkoj ndjesë. Ishte një situatë që duhej evituar, por si thonë, koka e falur nuk besoj që pritet”, tha ndër të tjera Rama.
Siç shihet dhe nga pamjet nw video protestuesit të irrituar kanë hedhur flakadanë ndaj kryeministrit , i cili është mbrojtur nga policia pasi turma ka qenë tepër e acaruar.
Fax News raporton se protesta është organizuar nga Partia Demokratike në Kukës dhe po zhvillohet përpara pallatit të Kulturës.
Siç duket dhe nga videot, protestuesit janë pothuajse të izoluar nga forcat e shumta policore që janë mbledhur në vendin ku po mbahet protesta. Qytetarët e Kukësit shkruajnë në panrkarta dhe me thirrje “Rama ik! Rama ik!” por edhe “Turp, Turp”.
Ndërkohë dhe më herët, gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarët kryeministri Rama u prit me protesta dhe në Has. Kujtojmë se kryeministri Rama viziton Kukësin pas protestës së dhunshme të kuksianëve kundër tarifës në Rrugën e Kombit, protestë që tronditi jo pak qeverinë dhe që e detyroi të ulte tarifën për banorët e Kukësit nga 5 euro në 1 mijë lek të vjetra.
Kryeministri ndodhet në Kukës, i pranishëm në disa anëtarësime të reja në PS-në e Kukësit. Ai ka ripërsëritur sërsih premtimet e tij për aeroportin e Kukësit, ndërsa është shprehur se do të akordohet fondi edhe për ndërtimin e stadiumit të Kukësit.

Noka: “Të pritën siç e meritoje, o Edvin”…!
Kryeministri Rama është pritur sot me protesta në Kukës ku ndaj tij janë hedhur edhe flakadanë, duke bërë që të nevojitet ndihma e policisë për të garantuar sigurinë e tij, kur po zbriste nga makina për t’u futur në pallatin “Hasan Prishtina”, ku do të ishte i pranishëm në anëtarësimet e reja në PS.
Në lidhje me çfarë ndodhi në Kukës ka reaguar edhe deputeti demokrat Flamur Noka. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai thotë se kryeministri u prit siç e meritonte, duke shtuar se shpejt do të merrte përgjigje “njëherë e mirë”.
“Te priten siç e meritoje o Edvin… I varferove, i zhyte ne mjerim,ju vrave te ardhmen , ju vrave shpresen , i perzure ne mase nga vendi aq sa e shkretove ate vend. I ndave, i izolove e tani shkon edhe ti poshtrosh.Nuk ta pranojne as Kuksianet e as Hasjanet kete gjuhe banditi pavaresisht se ti i tille je. Prit se do marresh pergjigje njehere e mire shume shpejt pasi je i vdekur i pa kallur ti dhe banda jote o Edvin”, shkruan Noka.
Kryeministri Rama ishte sot në Has dhe Kukës sot, ku foli për bashkëqeverisjen me qytetarët. Në Kukës ai bëri dhe premtime se aeroporti i Kukësit do të hapej, dhe stadiumi i Kukësit do të ndërtohej.
Për Ramën kjo ishte vizita e parë në Kukës pas protestës së banorëve të Kukësit në Rrugën e Kombit ku shkatërruan traun e vendosur pasi kërkonin heqjen e tarifës.

Rama ne Kukes .Pasi e anulloi tre here viziten ne Kukes , sot Rama shkoi gjysem ilegalisht ne Has dhe me pas , shkoi dhe ne Kukes, i rrethuar me police dhe forcat speciale te armatosur( ne kundershtim me ligjin ) .Pasi ju vuri traun ne rruge, i burgosi dhe kerkoi ti poshtroje , sot mori guximin te shkoj ne Kukes.Mblodhi ne nje salle gjithe administraten per te treguar qe kuksianet jo vetem e kane falur por ka dhe nga ata qe e duartrokasin.Por kuksianet e vertete e priten sic e meriton … Ja thane fytin trimit…

Gepostet von Edi Paloka am Dienstag, 30. Oktober 2018

Çmenduria/Thumanë-Rrogozhinë, 1 miliardë euro për 64 km, si Rama i shtoi 330 milionë euro

44 kilometrat e rrugës së re Kashar-Rrogozhinë nga 330 milionë euro që ishte planifikuar kosto në relacionin e buxhetit të vitit 2018 u rrit në 670 milionë euro ne vitin 2019. Dyfishimi i vlerës bën që vetëm për 64 kilometra rrugë, nga Thumana në Rrogozhinë kosto që duhet paguar nga qytetaret shqiptarë shkoi në 1 miliardë euro, ose 10 përqind e prodhimit kombëtar.
Kostot e projekteve koncesionare në rrugë kanë dalë jashtë kontrollit duke u rritur në mënyrë të frikshme nga viti në viti. Top Channel publikon dokumentet zyrtarë që tregojnë se si u dyfishua brenda një viti të vetëm kostoja e autostratës kashar-rrogozhinë, një projekt të cilin qeveria e ka listuar për ta dhënë me koncesion.
Ky është relacioni i buxhetit të shtetit për vitin 2018. Sic duket qartë në tabelë kostoja e dhënies me koncesion të rrugës kashar rrogozhinë është vlerësuar 41.5 miliardë lekë ose 330 milionë euro me kursin aktual.
Por çfarë ka ndodhur për një vit? Ky është relacioni i projektbuxhetit të vitit 2019. Në dokumentin e miratuar në qeveri dhe të sapopublikuar nga ministria e financave, kostoja e koncesionit të Kashar-Rrogozhinë është rritur nga 41.5 miliardë lekë që ishte vjet në 84.7 miliardë lekë.

Pra sic tregojnë tabelat zyrtare, qeveria e ka rritur koston e rrugës me rreth 2.1 herë ose me plot 337 milionë vetëm brenda një viti.
Kashar-Rrogozhinë është pjesë e autostradës Thumanë-Rrogozhinë me gjatësi totale 64 kilometër. Fillimisht qeveria kishte parashikuar që këtë rrugë ta jepte si një koncesion të vetëm. Por më vonë rruga u nda në dy segmente, Thumanë-Kashar me gjatësi 20 kilometër dhe Kashar-Rrogozhinë me gjatësi 44 kilometër.
Segmenti i parë ai i Thumanë-kashar u tenderua para disa muajsh. Koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit me gjatësi 20 kilometër ju dha kompanisë “Gener 2” për një vlerë rekord që sipas relacionit të projektbuxhetit 2019 mund të arrijë deri në 340 milionë euro. Këto para do të paguhen drejtëprdrejët nga buxheti për 13 vjet. Ndërsa segmenti i dytë ai nga Kashari në Rrogozhinë është listuar si projekt për tu dhënë me koncesion gjatë viteve në vijim me kosto të parashikuar që tani ka arritur në 84.7 miliardë lekë ose mbi 670 milionë euro. Ende nuk dihet nëse dhe kjo rrugë do të shlyhet direkt nga buxheti, si segmenti i parë, apo do të ketë një formë tjetër, përkatësisht përmes tarifës së kalimit.
Por përtej këtij detaji Thumanë-Rrogozhinë vendos një rekord të paprecedentë në historinë e financave të shtetit shqiptar, ku nëse tenderohet dhe segmenti i dytë qytetarët shqiptarë do të thirren për të paguar 1 miliardë euro ose 10 për qind të prodhimit kombëtar për një rrugë me gjatësi vetëm 64 kilometër.
“Top Channel”

Veliaj dhe Fatmir Xhafa në aleancën anti-Ramë brenda PS

Pesë ditë pas largimit si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafa duket se ka nisur një punë të re. Veliaj e ka “punësuar” për ti bërë furça atij në publik në një kohë që ka shpalosur edhe aleancën Xhafa-Veliaj, e cila duket se do të funksionojë edhe si një aleancë anti-Ramë brenda PS.
Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka dalë sot për herë të parë në publik pas largimit të tij nga ministria e brendshme në një aktivitet të Bashkisë së Tiranës, ku nuk i kurseu lavdet për Erion Veliaj, duke kërkuar një mandat të dytë për kryebashkiakun.
Xhafaj tha se ka njerëz që vijnë në pushtet dhe janë të lumtur me karriget e tyre dhe ka të tjerë se e shohin politikën si mision, siç është rasti i Erion Veliajt. Xhafaj nuk i ka fshehur as emocionet në këtë dalje të tij, teksa hera-herës shihej duke fërkuar duart.
“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur që kanë kapur një karrige. Ka njerëz që marrin një pushtet dhe janë të lumtur që marrin një pushtet. Ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision dhe që duan të lënë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti, dhe ky është Erion Velijan. Puna e tij është treguesi më i mirë për këdo.
Në atë kohë mua dhe Blerinës na është dashur që të flisnim se kush është Erion Veliaj, sot është puna dhe rezultatet ato që janë treguesi më i mirë për këdo”, është shprehur Xhafaj.
Kujtojmë se pas dhënies së dorëheqjes ditën e shtunë nga Fatmir Xhafaj ka pasur shumë pikëpyetje për këtë vendim të marrë, pasi ish-ministri nuk kishte dhënë më herët asnjë sinjal largimi. Madje madje pak ditë më parë ai bëri një paralajmërim të fortë, teksa thoshte se koha e të fortëve kishte marrë fund.

Aeroporti i ri i Stambollit, mbi 7.5 miliardë euro dhe me 225 mijë të punësuar

Julia Hahn
Jo çdo gjë ishte gati ditën e inagurimit të aeroportit të Stambollit të hënën (29.10.). Kadri Samsunlu është megjithatë i kënaqur. Ai drejton shoqërinë e aeroportit, IGA. Të dhënat kryesore të projektit në momentin e inagurimit: Dy nga gjashtë pistat e zbritjes dhe fluturimit janë gati, edhe kulla në formë elegante tulipani, 225.000 vende pune do të krijojë ky aeroport, deri në vitin 2025 ai do të kontribuojë rreth 5% për prodhimin e përgjithshëm bruto të Turqisë. “Këtë e kemi bërë me paratë turke, me punëtorë turq, me dijen turke”, thotë Samsunu. “Kjo na jep shumë vetëbesim. Kur shoh rreth e rrotull, jam krenar. Ia kemi dalë mbanë.”
Për afër katër vjet, Samsunlu dhe kolegët e tij kanë arritur të ngrenë në këmbë një projekt kolosal, Berlini mund vetëm të ëndërrojë për një gjë të tillë, aeroporti i tij ende pret hapjen pas 12 vjetësh në ndërtim
200 milionë pasagjerë në vit
Dimensionet e aeroportit të ri të Stambollit janë gjigande. Me 76 milionë metra kuadrat sipërfaqe të përgjithshme ai është tre herë më i madh se aeroporti i Frankfurtit. Që nga çelja e tij, ai është më i madhi në Europë, me 90 milionë pasagjerë në vit. E kjo është faza e parë e katër etapave. Pas 10 vitesh ky aeroport do të mundësojë lëvizjen e 200 milionë pasagjerëve në vit. Sipas Samsunlu janë investuar deri më tani 7,5 miliardë euro.
Aeroporti i ri shihet si projekti më i dashur i presidentit turk, Erdogan dhe simbol i ngjitjes së Turqisë në fuqi ekonomike globale. Erdogan kërkon ta kthejë Stambollin në nyjen më të rëndësishme ajore mes Europës, Azisë dhe vendeve arabe. Por aktualisht ekonomia turke është në krizë, lira ka humbur shumë në vlerë, inflacioni është në rritje. Megjithatë Erdogan e nxiti ngritjen e aeroportit dhe inagurimin e tij në 95-vjetorin e themelimit të Republikës.
Prestigj me çmim të lartë
Por suksesi i një projekti të tillë ka edhe anën e vet të errët. Sipas raportimeve në media, fshatarët turq janë shpronësuar me detyrim. Ambientalistët turq kritikojnë, prerjen e drurëve në hapësira të mëdha pyjore, pra shkatërrimin e mushkërisë së gjelbër të Stambollit. Punëtorët që punuan për ngritjen në kohë rekord të aeroportit raportojnë për kushte të tmerrshme pune: mungesa në sigurinë e punëtorëve, aksidente me vdekje, ushqim i keq, probleme me pagesat.

“Na kanë trajtuar si skllevër”, thotë Cemal Özder që ka punuar 9 muaj në aeroport. “Kemi filluar në mëngjes në orën 8:00 dhe kemi ndalur së punuari shpesh deri në orën 23:00. Disa thonë, se duhet të punonin gjithë natën, dhe të paraqiteshin megjithatë për punë të nesërmen në mëngjes. Gjithmonë na bënin presion, më shpejt, më shpejt, duhet të mbaroni punë.” Kur ai i kritikoi publikisht problemet me punëtorët, u shkarkua, rrëfen Özder që angazhohet në sindikatën turke për të drejtat e punëtorëve të aeroportit.
Greva, protesta, të vdekur
35.000 vetë kanë punuar në kantierin e ndërtimit të aeroportit nga fillimi i punimeve. Siguria e punës dhe masat e sigurisë linin shumë për të dëshiruar, thotë Cemal Özder. Të paktën 38 vetë kanë humbur jetën, sipas të dhënave të sindikatave. Disa burime bëjnë fjalë për disa qindra të vdekur. Ndërsa qeveria dhe shoqëria e aeroportit për 30 të vdekur.
Në Shtator mijëra punëtorë hynë në grevë, pas një aksidenti me një autobus ku u lënduan 17 vetë. Edhe në këtë aksident ka pasur të vdekur. “Mund të jetë aeroporti më i madh në botë, por për mua në këtë projekt ka mbetur gjaku i punëtorëve”, thotë Cemal Özder.
Drejtuesi i aeroportit, Kadri Samsunlu pranon se ka pasur probleme gjatë realizimit të projektit, por këto janë zgjidhur, sipas tij. “Punëtorët kanë kërkuar ndryshime, dhe ne kemi reaguar pas kësaj. Mendoj, se furnizimi është më i mirë tani, dhe me këtë problemi është zgjidhur, sipas meje. Punëtorët janë të lumtur.”
Puna fillon në vitin 2019
Samsunlu thotë se dëshiron të shohë përpara e jo pas. Ka shumë për të bërë në këtë aeroport edhe pas hapjes zyrtare të tij. Zhvendosja e planifikuar e aeroportit aktual Atatürk do të kryhet në fund të vitit. Në janar 2019 pritet që aeroporti të fillojë tërësisht nga puna, deri atëherë pritet që të ketë simbolikisht vetëm 5 fluturime në ditë. Edhe lidhja hekurudhore mungon. Aeroporti është 50 kilometra larg qendrës, ndërsa linja e metrosë pritet të përfundojë në vitin 2020. Madje edhe emri i mungon aeroportit të përmasave XXL. Sipas spekulimeve ai mund të mbajë emrin e sulltanit të fundit të perandorisë osmane, Amdylhamidit të II, ose madje edhe vetë emrin e presidenti Erdogan.

Studia e fuqishme, 9 persona humbin jetën në Itali

Nëntë persona kanë vdekur në Itali teksa stuhitë e fuqishme kanë përfshirë këtë shtet për ditën e tretë me radhë, derisa edhe rajone tjera mund të përballen me këtë mot. “Vala e motit të keq ka rezultuar me shifra dramatike: nëntë të vdekur, katër persona të plagosur rëndë dhe një person të zhdukur”, ka thënë ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Agjencia për Mbrojtje Civile e Italisë ka thënë se personi i fundit i vdekur është gjetur në qytetin Katolika.
Kjo agjenci ka shpallur të martën nivelin më të lartë të alarmit në disa rajone të afërta, kryesosht ne zonën veriore, ku stuhitë pritet të zgjasin tërë ditën.
Në mesin e zonave të alarmuara janë Lacio dhe Abruzo, duke përfshirë edhe kryeqytetin Romën, pasi të hënën kjo zonë është përfshirë nga erëra deri më 100 kilometra në orë.
Ndërkohë autoritetet në Venecia kanë bllokuar qasjen në Sheshin Shën Marku për shkak të vërshimeve të mëdha.
Brigada Kombëtare për Zjarre ka thënë se ka intervenuar në 7,000 raste rreth shtetit dhe një pjesëtar i stafit ka vdekur.
Pavarësisht kësaj, autostradat vazhdojnë të jenë të hapura dhe zyrtarët kanë thënë se koha pritet të përmirësohet gjatë pasditës.

Trump: Jo më shtetësi për foshnjet e emigrantëve të paligjshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund të drejtës së fitimit të shtetësisë për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk janë shtetas amerikanë apo janë migrantë të paligjshëm.
Amendamenti i 14-të i Kushtetutës Amerikane u garanton të drejtën për shtetësi të gjithë fëmijëve që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë për Axios në HBO, një pjesë e së cilës është bërë publike më 30 tetor, Trump ka thënë se “ne jemi shteti i vetëm në botë ku një person vjen, lind dhe foshnja më pas është qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vjet me të gjitha përfitimet”.
“Është qesharake, qesharake. Dhe nuk ka fund”, ka vazhduar ai.
Në kundërshtim me deklaratën e Trumpit, shumë shtete tjerë ofrojnë të drejtën për shtetësi, duke përfshirë Kanadanë dhe Meksikën.
Megjithatë presidenti amerikan nuk ka treguar se kur do ta nënshkruajë vendimin, mirëpo ka thënë se “është në proces dhe se do të ndodhë”.
I pyetur për legjitimin e një urdhëri të tillë, Trump ka thënë se “ne jemi duke thënë se mund ta bëjmë atë me vetëm një urdhër ekzekutiv”.
Mohimi i shtetësisë do të nxiste luftë në gjykatë, lidhur me atë nëse presidenti ka kompetencë të njëanshme për të ndryshuar një amendament kushtetues.
Komentet e Trumpit kanë ardhur në periudhën kur ai ka ashpërsuar sërish fjalorin në politikat e migrantëve, meqë zgjedhjet amerikane për Kongres mbahen më 6 nëntor.

Si do të jetë Europa pa Merkelin?

Vëzhguesit politikë në Bruksel nuk janë të habitur me dhënien e sinjalit të largimit të kancelares gjermane, Angela Merkel nga skena politike nga vetë kancelarja. Që në verë pas dështimit të samitit për refugjatët, portali politik informativ “Politico” bëri fjalë për largimin e saj. Aftësia e Merkelit për të arritur diçka në BE u trondit mjaft pas grindjeve të brendshme në koalicionin e saj qeverisës në Berlin. “Si Merkel po përçan BE” shkroi “Politico”, një portal i elitës politike të Brukselit. Zgjedhjet e landeve Bavari dhe Hesen nuk ishin mbajtur ende, kur u shkrua ky artikull.
Por u kuptua qartë, se kursi i Merkelit në krizën e refugjatëve në vitin 2015 i dha hov populistëve në Europë. Ajo nuk e arriti dot solidaritetin e kërkuar në politikën e migrimit dhe as shpërndarjen e detyrueshme të refugjatëve. Megjithatë së fundmi Merkel u angazhua për mbylljen e kufijve të jashtëm dhe qendrat e azilit në Afrikën Veriore.
“Disa do të gëzohen”
Në Poloni, Hungari dhe Itali nuk ka për të lëshuar ndokush një pikë loti, kur Merkel të dorëzojë edhe postin e kancelares. Shumë politikanë në vendet në krizë e shohin me sy shumë kritik politikën e ashpër të kursimeve qe ndoqi Merkel gjatë krizës së euros në Greqi, Qipro, Portugali, Spanjë, Irlandë dhe tani Itali. “Një Europë pa Merkelin është natyrisht e mundur. Kur ke një lidership si Gjermania apo Merkel ka edhe vende që nuk janë shumë të kënaqur me politikën e saj. Prandaj, jo vetëm në Europën Lindore, por edhe atë Perëndimore gjen mjaftueshëm njerëz, që janë të kënaqur që kancelarja largohet”, thotë Jannis Emmanouilidis, drejtues i Institutit “European Policy Centre” për Deutsche Wellen.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini në një intervistë për DW vlerësoi se Merkeli e nuk e vlerësoi si duhet çështjen e refugjatëve. Pas zgjedhjeve në Hessen, Salvini shtoi edhe një deklaratë tjetër. Zgjedhjet janë “një goditje çekiçi” për kancelaren.

“Ajo krijoi stabilitet”
Megjithatë në shumicën e vendeve të BE, MErkel vlerësohet, thekson Emmanoulidis, edhe sepse ajo është kryetarja e qeverisë me më shumë përvojë në këtë post. “Megjithatë besoj se më shumë ka pasur një vlerësim për stabilitetin në Berlin. Ky stabilitet ishte i rëndësishëm edhe për perspektivën europiane dhe nga perspektiva e shumë vendeve anëtare. Në kohë të pasigurta stabiliteti është një e mirë e madhe.”
Megjithatë që “nëna” do të largohet, siç e thërrasin shumë vetë në
koalicionin konservator, është në Bruksel e pazakontë.
Vendime në ngrirje?
Shumë vendime në BE në çështjen e migracionit, Brexit, apo reformën e eurozonës janë shtyrë prej muajsh. Këtu ka pasur pjesën e saj edhe një kancelare ngurruese, që i duhet të kujdeset më shumë për koalicionin e sja në Berlin, se sa të ketë kohë për t’iu kushtuar vëmendje krizave në BE. Me njoftimin e saj për dorëzimin e postit të drejtueses së partisë CDU dhe moskandidimin pas vitit 2021 ajo në një mënyrë e ka paralizuar edhe veten.
Megjithatë Gjermania vë vulën në Europë si vendi anëtar më i madh dhe më i fortë financiarisht. Kjo bën që diplomatët e BE të parashikojnë se negociatat për buxhetin e përbashkët në BE nuk do të shënojnë ndonjë progres para zgjedhjeve të europiane në Maj 2019. E paqartë mbetet, se si do të ndikojë vendimi i Merkelit për t’u larguar edhe në një çështje tjetër të personelit. Javën e ardhshme konservatori Manfred Weber i CSU-së donte të shpallte kandidaturën për postin e kreut të Komisionit Europian tek partitë popullore. Në këtë pikë fjala e Merkelit do të ishte vendimtare.

Emmanuel Macron ka nevojë për një partner të ri
Më i prekur nga largimi i Merkelit duhet të ndjehet presidenti francez, Emmanuel Macron, sepse ai dëshironte me “miken e mirë Angela” të çonte përpara axhendën reformuese europiane. “Kjo do të thotë se sigurisht do të kemi një fazë pasigurie, nga perspektiva e Macronit kjo nuk është ajo që ai ka shpresuar”, thotë eksperti Janis Emmanouilidis.
“Por nga ana tjetër që nga fillimi i koalicionit të madh kemi parë se si qeveria dhe kancelarja në tërësi nuk kanë reaguar shumë ndaj propozimeve të Macronit apo propozimeve të ardhura nga Parisi.” Çështja është si do të zhvillohen gjërat pas largimit të Merkelit. Ekspertët shohin edhe një shans për Emmanuel Macron, pasi Merkel të largohet nga skena. Një spekulim që vazhdonte prej kohësh në Bruksel u hodh poshtë të hënën (29.10). Kancelarja gjermane bëri të qartë, se nuk synon të marrë poste në BE. Disa vëzhgues madje spekulonin se ajo mund të kalonte vitin e ardhshëm në Bruksel ose si presidente e Komisionit Europian, ose e Këshillit të BE, të dyja poste që duhet të gjejnë emra të rinj vitin e ardhshëm.

Ja pse muzika ju bën mirë për shëndetin

Muzika e bën çdo gjë më të mirë! Mund ta lehtësojë dhimbjen, ta reduktojë stresin, ju bën të punoni më shumë, e madje edhe ju relakson.
Pra, muzika është një nga dhuratat më të bukura të jetës.
“Muzika nuk gënjen. Nëse ka diçka që duhet të ndryshohet në këtë botë, atëherë mund të ndodh vetëm përmes muzikës” – Jimi Hendrix.
Një nga mënyrat më të mira për t’i gëzuar përfitime te muzikës është përmes këndimit. Këndimi ju mundëson ta ndjeni vërtet muzikën me mendje, trup e shpirt.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se këndimi mund t’jua përmirësojë shëndetin, t’jua rritë lumturinë, e madje edhe t’jua shtojë disa vite jetë.
Pavarësisht se ku apo ku jeni, ju mund t’i gëzoni përfitimet e muzikës thjesht duk kënduar. Këndoni kudo që jeni!
Këndimi është i mirë edhe për trurin dhe mund t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë sepse liron endorfine – hormonet që prodhojnë kënaqësi, e gjithashtu lirojnë njëkohësisht edhe oksitoksinë – hormone që e largojnë stresin dhe ankthin.
Oksitoksina gjithashtu zvogëlon ndjenjat e depresionit dhe vetmisë, duke na bërë të ndihemi më të lidhur me botën.
Një studim i kryer nga shkencëtarët e universitetit Gothenburg në Suedi ka zbuluar se njerëzit që këndojnë së bashku lidhen më shumë sepse kanë rrahje të sinkronizuara të zemrës.
Ndër tjerash, këndimi edhe mundëson nivele më të ulëta të kortizolit, e forcon sistemin e imunitetit, etj.
Pra, nëse dëshironi të ndiheni më pak të stresuar, të bëheni më të lumtur, të jetoni më gjatë e të flini më mirë, përgjigja është e thjeshtë: këndoni!

Si të shëroni gripin në kushtet e shtëpisë

Simptomat e gripit mund të shkaktojnë shumë komplikime, duke u nisur nga ethet dhe kolli deri te dhimbjet e fytit, kongjestion hundor, etj. Por ka disa mënyra që ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Përshkrimet e ilaçeve antivirale mund të lehtësojnë gripin pasi një kohe të shkurtë sa jeni ndjerë të sëmurë.
Por, në shumë raste ilaçet e thjeshta shtëpiake mund të jetë gjithë çka ju duhet për t’i hequr qafe simptomat e gripit.
Pini lëngje
Gripi mund t’ju dehidrojë, sidomos nëse keni të vjella dhe diarre. Kështu që sigurohuni të merrni lëngje të mjaftueshme. Konsumimi i ujit është në rregull. Frutat e lëngshëm dhe pijet elektrolitike janë të nevojshëm gjithashtu. Duhet të qëndroni larg pijeve me kafeinë, sepse kafeina është diuretike. Çajrat verbal me mjaltë mund t’i zbusin dhembjet e fytit.
Si mund të siguroheni që jeni duke marrë lëngje të mjaftueshme? Urina juaj duhet të jetë e verdhë e hapur, gati pa ngjyrë.

Alkool, a guxoni të pini? Në asnjë mënyrë. “Kur jeni me grip, gjëja e fundit që duhet të bëni është të pini alkool,” thotë William Schaffner, kryetar i mjekësisë preventive në Vanderbilt University School of Medicine in Nashaville, Tenn. “Ju bënë të jeni të përgjumur, si dhe gripi e bënë të njëjtën.
Pini supë
Për shumë gjenerata, prindërit u kanë shërbyer supë të pulës fëmijëve që ishin të ftohur dhe me grip. Por a kishin mamatë të drejtë? Ka mundësi. Një studim i publikuar në gazetën Chest ka treguar se supa e pulës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të infeksioneve të traktit respirator, siç është gripi.
Dëgjojeni çka ju thotë trupi
Nëse është duke ju thënë që nuk duhet të bëni ushtrime, atëherë mos bëni. Nëse është duke ju bërë thirrje që të rrini gjithë ditën në shtrat, bëjeni. Pushimi është “një mënyrë e mbështetjes së gjendjes trupore për të luftuar me infektimin”, thotë Blackwelder. Mos e anashkaloni gjumin e natës. Gjumi i mirë ndihmon që sistemi i imunitetit të punojë më mirë, kështu që është e rëndësishme që të bëni 8 orë gjumë.
Shpërlajeni gojë me ujë të kriposur
Shpëlarja e gojës me ujë dhe kripë mund t’ju ndihmoj që të hiqni qafe mukozën e trashë që mblidhet mbrapa në fyt, sidomos pasi që të shtriheni. Gjithashtu mund t’ju ndihmoj t’i zhbllokoni veshët e mbyllur.

Përse duhet të konsumoni më shumë të verdhën e vezës

Duke konsumuar më shumë të verdhë të vezës, ju vetëm sa e mbushni veten me më shumë nutrientë esencialë – dhe mos u brengosni fare për kolesterolin.
Eksperti i shkencave ushqimore, Donald K. Layman, thotë se eliminimi i kolesterolit dietar është pothuajse fare relevant kur është fjala për promovimin e niveleve të kolesterolit të shëndetshëm në gjak dhe për një zemër të shëndetshme.
Me dekada të tëra, shumica e asaj çfarë ekspertët dinin për parandalimin e sëmundjeve të zemrës vinte nga një studim i viteve të 1940’ta, i cili i ndërlidhte nivelet e larta të kolesterolit në gjak me rrezik më të lartë të sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës.
Prandaj, në mënyrë për t’i ulur këto nivele, komunitetit mjekësor kishte sugjeruar të eliminohej kolesteroli dietar, si ai që gjendet në vezë.
Por, këtu është problemi. Layman thotë se më pak se gjysma e njerëzve të studiuar të cilët kishin kishin pasur sëmundje të zemrës kishin pasur edhe nivele të larta të kolesterolit.
Kjo, sipas tij, nënkupton se kolesteroli i lartë nuk është fare i mirë në parashikimin e sëmundjeve të zemrës.
Kardiologët thonë se për t’i përmirësuar nivelet e kolesterolit në gjak në mënyrë natyrale, ju duhet të hani më pak ushqime trans-yndyrore, duhet të hani më shumë acide yndyrore omega-3 dhe më shumë fibra.
Fatkeqësisht për adhuruesit e vezëve, deri në vitin 2015 nuk ishte anuluar rekomandimi i dekadave të tëra për ta eliminuar konsumimin e kolesterolit.
Përveç se janë të shëndetshme, vlen të cekët se vezët gjithashtu janë burim i mahnitshëm i proteinave dhe i shumë nutrientëve tjerë.