22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Si të shëroni gripin në kushtet e shtëpisë

Simptomat e gripit mund të shkaktojnë shumë komplikime, duke u nisur nga ethet dhe kolli deri te dhimbjet e fytit, kongjestion hundor, etj. Por ka disa mënyra që ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Përshkrimet e ilaçeve antivirale mund të lehtësojnë gripin pasi një kohe të shkurtë sa jeni ndjerë të sëmurë.
Por, në shumë raste ilaçet e thjeshta shtëpiake mund të jetë gjithë çka ju duhet për t’i hequr qafe simptomat e gripit.
Pini lëngje
Gripi mund t’ju dehidrojë, sidomos nëse keni të vjella dhe diarre. Kështu që sigurohuni të merrni lëngje të mjaftueshme. Konsumimi i ujit është në rregull. Frutat e lëngshëm dhe pijet elektrolitike janë të nevojshëm gjithashtu. Duhet të qëndroni larg pijeve me kafeinë, sepse kafeina është diuretike. Çajrat verbal me mjaltë mund t’i zbusin dhembjet e fytit.
Si mund të siguroheni që jeni duke marrë lëngje të mjaftueshme? Urina juaj duhet të jetë e verdhë e hapur, gati pa ngjyrë.

Alkool, a guxoni të pini? Në asnjë mënyrë. “Kur jeni me grip, gjëja e fundit që duhet të bëni është të pini alkool,” thotë William Schaffner, kryetar i mjekësisë preventive në Vanderbilt University School of Medicine in Nashaville, Tenn. “Ju bënë të jeni të përgjumur, si dhe gripi e bënë të njëjtën.
Pini supë
Për shumë gjenerata, prindërit u kanë shërbyer supë të pulës fëmijëve që ishin të ftohur dhe me grip. Por a kishin mamatë të drejtë? Ka mundësi. Një studim i publikuar në gazetën Chest ka treguar se supa e pulës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të infeksioneve të traktit respirator, siç është gripi.
Dëgjojeni çka ju thotë trupi
Nëse është duke ju thënë që nuk duhet të bëni ushtrime, atëherë mos bëni. Nëse është duke ju bërë thirrje që të rrini gjithë ditën në shtrat, bëjeni. Pushimi është “një mënyrë e mbështetjes së gjendjes trupore për të luftuar me infektimin”, thotë Blackwelder. Mos e anashkaloni gjumin e natës. Gjumi i mirë ndihmon që sistemi i imunitetit të punojë më mirë, kështu që është e rëndësishme që të bëni 8 orë gjumë.
Shpërlajeni gojë me ujë të kriposur
Shpëlarja e gojës me ujë dhe kripë mund t’ju ndihmoj që të hiqni qafe mukozën e trashë që mblidhet mbrapa në fyt, sidomos pasi që të shtriheni. Gjithashtu mund t’ju ndihmoj t’i zhbllokoni veshët e mbyllur.

Përse duhet të konsumoni më shumë të verdhën e vezës

Duke konsumuar më shumë të verdhë të vezës, ju vetëm sa e mbushni veten me më shumë nutrientë esencialë – dhe mos u brengosni fare për kolesterolin.
Eksperti i shkencave ushqimore, Donald K. Layman, thotë se eliminimi i kolesterolit dietar është pothuajse fare relevant kur është fjala për promovimin e niveleve të kolesterolit të shëndetshëm në gjak dhe për një zemër të shëndetshme.
Me dekada të tëra, shumica e asaj çfarë ekspertët dinin për parandalimin e sëmundjeve të zemrës vinte nga një studim i viteve të 1940’ta, i cili i ndërlidhte nivelet e larta të kolesterolit në gjak me rrezik më të lartë të sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës.
Prandaj, në mënyrë për t’i ulur këto nivele, komunitetit mjekësor kishte sugjeruar të eliminohej kolesteroli dietar, si ai që gjendet në vezë.
Por, këtu është problemi. Layman thotë se më pak se gjysma e njerëzve të studiuar të cilët kishin kishin pasur sëmundje të zemrës kishin pasur edhe nivele të larta të kolesterolit.
Kjo, sipas tij, nënkupton se kolesteroli i lartë nuk është fare i mirë në parashikimin e sëmundjeve të zemrës.
Kardiologët thonë se për t’i përmirësuar nivelet e kolesterolit në gjak në mënyrë natyrale, ju duhet të hani më pak ushqime trans-yndyrore, duhet të hani më shumë acide yndyrore omega-3 dhe më shumë fibra.
Fatkeqësisht për adhuruesit e vezëve, deri në vitin 2015 nuk ishte anuluar rekomandimi i dekadave të tëra për ta eliminuar konsumimin e kolesterolit.
Përveç se janë të shëndetshme, vlen të cekët se vezët gjithashtu janë burim i mahnitshëm i proteinave dhe i shumë nutrientëve tjerë.

Lleshi katolik, po aq sa Marku që drejton Prokurorinë politike të Ramës

Edi PALOKA

Nuk do kisha marre persiper te komentoja ministrine ri te Rames thjesht per te mos krijuar idene se po e paragjykoja. Po nderkaq ve re nje fenomen te cuditshem ne rrjetet sociale; nje entuziazem absurd nisur thjeshte nga perkatesia fetare dhe krahinore e ministrit me te ri te Rames. E kam me ata qe jane kundershtare te Rames dhe jo me ata qe ka futur Rama qellimisht qe ta paraqesin kete si nje levizje dhe ndryshim per mire.
E meqenese nga baba jam po aq katolik sa te entuziazmuarit po i jap vetes te drejten t’ju shkruaj dy fjale.
Une e kuptoj kete lloj “entuziazmi” duke patur parasysh faktin qe Rama ashtu si dhe paraardhesit e tij, komunitetin katolik e kane konsideruar si “armik” kurse tani papritur cakton nje minister qe rrjedh nga ky komunitet. Fakti qe i emeruari eshte dhe me profil te ulet publik, kthehet ne nje benefit per te. E ketu fillon dhe mbaron kjo histori dhe arsyet per te qene entuziast…
Po jap vetem disa argumenta shkurt “antientuziazem” .
Kryesorja dhe mjaftueshem per mua; Ky zotria eshte emeruar minister nga Rama…

Po ju kujtoj “entuziasteve” se edhe Arta Marku eshte po aq katolike e madje me prejardhje nga familje e persekutuar, po as njera as tjetra nuk e ndaluan te vihet ne sherbim total ndaj Rames.
Megjithate deri ketu jemi prape ne nivelin e paragjykimit. Atehere le te gjykojme mbi fakte, per aq sa dihen e sa u paraqiten tek Fevziu mbreme.
“Entuziastet” harrojne qe ky zotria ka disa vite ne zyrat e kryeministrise si keshilltar sigurie e nuk e mori Rama nga katedralja e Rreshenit per ta ulur ne vendin e ministrit.
Çfare tha ne emisionin e Fevziut ministri i ri i Rames ?
I pyetur perciptazi nga gazetari per qendrimin ndaj krimit dhe droges, ai deklaroi: “Nuk mendoj se u tolerua kanabisi ne 2017”
Me kete qendrim nuk arriti as tek Xhafaj , i cili u detyrua te pranoj se policia u implikua ne kanabizimin e vendit.
“Gjendja e krimit nuk eshte dramatike…” -tha ministri qe ende nuk eshte ulur ne karrige ,imagjinoni se si do e luftoje krimin ky kur as nuk i duket dramatike situata.
E fundit, por qe tregon shume, ishte servilizmi i shprehur fare pa elegance.
“Deshtimi eshte i imi, suksesi i Rames” -tha pak a shume ne fund.
E me qe bastet do i mbylli Rama, po ve bast sot se ky zotria shpejt do tregoje se eshte aty vetem per ti sherbyer Rames.

5 lojtarë mungojnë në stërvitjen e parë të Solarit si trajner i Real Madridit

Trajneri i ri i përkohshëm i Real Madridit, Santiago Solari, e ka mbajtur sot seancën e tij të parë stërvitore në pozitën e trajnerit të ekipit të parë të klubit madrilen, por në këtë seancë kanë munguar Dani Carvajal, Raphael Varane, Marcelo, Jesus Vallejo dhe Mariano.
Pasi mbrëmë bordi drejtues i Real Madridi e mori vendimin për ta shkarkuar Julen Lopeteguin nga pozita e trajnerit të klubit, ata vendosën që trajner i përkohshëm i ekipit të tyre të ishte Solari, i cili e kishte në dorë menaxhimin e Real Madrid Castillas, transmeton Gazeta Express.
Argjentinasi, i cili deri dje i stërviste lojtarët e rinj të Real Madridit, tani është përkohësisht duke i stërvitur yjet e “Los Blancos”. Kjo gjë mund të zgjasë vetëm dy javë, pasi që deri atëherë duhet të merret një vendim përfundimtar.
Intervista
-Si e gjetët grupin?
Plot me dhimbje, por të etur për të filluar dhe për të ndryshuar situatën. Është një grup kampionësh dhe luftëtarësh, që kanë fituar shumë gjëra për këtë klub. Situata nuk është e lehtë, por i pashë lojtarët të etur për ta kthyer atë.
-A keni folur me Lopetegui? A dukeni sikur Zidane i ri?
E para i përket sferës private. Edhe “Zizou” le ta lëmë në paqe. Ai është një nga figurat më të mëdha të Real Madridit, nuk mund të hiqen paralele me fjalë. Më mirë ta lëmë të vetëm, në madhështinë e tij dhe të mos i kushtojmë vëmendje askujt, sepse ai është i pakrahasueshëm.

-A mendoni se mund të qëndroni deri në fund të sezonit?
Ne jemi të gjithë në provë. Në jetë dhe në këtë profesion ka më shumë arsye për këtë. Gjithçka shkon shumë shpejt. Gjëja e rëndësishme është çfarë bëjmë nga dita në ditë, jo të mendojmë për kaq larg. Më intereson ajo që bëj në çdo trajnim, në çdo lojë, ajo që skuadra jep në çdo minutë. Kjo është ajo, që ka rëndësi për mua.
-A do ta shohim Vinicius në ekipin e parë?
Vinicius është një lojtar më shumë në skuadër, ai do të jetë në dispozicion, ashtu si pjesa tjetër.
-A mendoni se ekziston një shpërpjestim i madh midis cilësisë së grupit të lojtarëve dhe rezultateve të Real Madridit?
Nuk më takon mua ta vlerësoj këtë.
-Në deklaratën për shtyp, klubi ju ka caktuar si trajner i përkohshëm. A mendoni se jeni vërtet të përkohshëm në këtë detyrë?
E kam pranuar me entuziasëm dhe kënaqësi të madhe këtë rol. Të punosh te Real Madridi është një mundësi e mrekullueshme dhe punë e bukur. Kudo, jo vetëm si trajner i ekipit të parë. Real Madridi na superon me madhështinë e tij, na tejkalon të gjithëve, por në të njëjtën kohë na përfshin të gjithëve ne”.
-Ndeshja me Melilla…
Ideja është të shkojmë atje dhe të luajmë me…. dy topa.

Real Madridi në krizë, tifozët i fajësojnë Bale, Benzeman dhe Ramosin
ulen Lopetegui është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Real Madridit pas debaklit në Camp Nou, por tifozët madrilenë kanë kërkuar që fajin ta marrin edhe lojtarët, veçanërisht Gareth Bale, Karim Benzema dhe Sergio Ramos.
Tifozët e Real Madridi kanë votuar në një sondazh të organizuar nga Marca, ky parashtrohej pyetja se cilët janë futbollistët me paraqitjet më të dobëta gjatë ndeshjeve të këtij sezoni, përcjell Gazeta Express.
Bale, Ramos dhe Benzema kanë qenë tre futbollistët më të votuar si fajtorë për rezultatet dhe paraqitjet e dobëta të Real Madridi në këtë sezon. Këto rezultate kanë bërë që Real Madridi të pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë, shtatë pikë larg klubit në vend të parë, Barcelona.
Bale, i cili pritej të bëhet lideri i ri i skuadrës pas largimit të Cristiano Ronaldos, është lojtari më i votuar me gjithsej 43 mijë vota. Uellsiani ka arritur t’i shënojë vetëm katër gola këtë sezon dhe gjatë ndeshjeve të fundit, ai nuk është vërejtur aspak në fushë.
Menjëherë pas tij pozicionet kapiteni dhe qendërmbrojtësi i skuadrës, Sergio Ramos, i cili, gjithashtu, është duke kaluar në një formë të keqe këtë sezon. Mbi 40 mijë persona e kanë votuar spanjollin si fajtor për krizën e “Los Blancos”.
Benzema e kompleton këtë treshe, përkundër fillimit të mrekullueshëm që e kishte pasur këtë sezon, duke i shënuar nga dy gola në ndeshjet ndaj Gironas dhe Leganes. Megjithatë, ai nuk ka vazhduar me të njëjtat paraqitje dhe për këtë arsye 35,200 persona e kanë votuar atë si futbollistin më të keq gjatë këtij sezoni.

Dako rrihet në zyrë, banda tek e cila ndërhyri Rama për pajtim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme një takim sekret të Edi Ramës 3 javë më parë në Durrës me kreun e bashkisë, Vangjush Dako.
Sipas denoncuesit, në këtë takim të Ramës, Vangjush Dako është pajtuar me Avdylët.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha:
Kallam Dështaku pajtoi Gjushin me Avdylet!
‘Persh dr. Berisha!
Sipas nje burimi te besushem para 3 javesh xhuxhin e kane rrafur ne zyren e tij te bashkise Durres miqte qe e ndihmuan te behej kryetar, (banda Avdylaj)me pas ka shkuar Edrama dhe jane ulur diku ne nje restorant per gati 3 ore koke me koke me Xhuxhin duke i treguar tmerrin nga njerzit qe i perdori per fushate! mund ta verifikoni kete çeshtje!’
Një ditë më par ëish-Kryeministri denoncoi edhe faktin tjetër se për të shpëtuar Dakon nga arrestimi, Rama e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Surrel. Berisha ka dhënë edhe një detaj tjetër në lidhje me dorëheqjen e Xhafës. Ish-ministrit të Brendshëm i kishin mbërritur në shtëpinë e tij dy zarfa nga Rama, një ditë përpara se të vendoste për dorëheqjen. “Te verteten e largimit tij e nxori Rama ne Lushnje ku i kujtoi Xhafes guret e hedhur mbi partine si me arrestimin e Ndokeve, per te cilin Rama nuk shqiperoi nje fjale por dhe te Avdyleve, Bajreve por mbi te gjitha Rama nuk i fali Xhafes perpjekjen per arrestimin e Gjushit, faktikisht rrezimin e tij si kryeminister ndaj dhe i dergoi me Don Agaçion ne ora 01:30 ne shtepi zarfin me dy shkresa. E para me propozimin e tij per shkarkim nga detyra, e dyta me vendimin e tij per te pranuar doreheqjen e tij. Xhafa zgjodhi fatin e tij”, shkruan Berisha.

I rrahur, djegur në kopshtet publike të Tiranës, historia e tmerrshme e 4-vjeçarit: Na izolonin në dollap

Alice Elizabeth Taylor,
Rezearta Çaushaj

Kjo është historia e një djali të vogël nga Tirana, i cili sapo ka mbushur katër vjeç, por që dy muajt e fundit është rrahur dhe djegur në dy kopështe të ndryshme shtetërore që administrohen nga Bashkia Tiranë.
A.H. ndiqte Kopështin Nr. 1 në Tiranë dhe më 29 gusht 2018, pasi u kthye në shtëpi, filloi të sillej në mënyrë të pazakontë. Kur nëna e tij u përpoq t’i hiqte këmishën për t’i bërë dush, ai kundërshtoi duke u acaruar emocionalisht dhe duke u sjellë në mënyrë të frikësuar. E ëma zbuloi se, jo për herë të parë, A. H. kishte një shenjë mavi në krah, pa pranuar t’i tregonte asaj se nga se ishte shkaktuar.
Menjëherë A. H. u dërgua nga e ëma në komisariatin e policisë, ku policët i bënë pyetje të thjeshta, por fëmija sërish nuk pranoi të fliste. Të nesërmen në mëngjes, A. H. u paraqit përsëri në komisariat dhe këtë herë u intervistua në prani të policëve, prindërve dhe tre psikologëve.
Në fillim, A. H. u duk ende i tmerruar për të treguar se kush ja kishte shkaktuar lëndimin, por, më në fund, ai tregoi se ishte rrahur me shkop nga drejtoresha e kopështit Nashi Shehapi, më shumë se një herë. Për më tepër, Shehapi e kishte urdhëruar fëmijëm të mos tregonte në shtëpi, duke e frikësuar deri në pikën sa djali dridhej dhe largohej kur dikush shtrinte dorën drejt tij. Gjatë intervistës, A. H. tregoi, gjithashtu, se, kur silleshin keq, fëmijët e kopështit mbylleshin rregullisht në “vrimën e miut” — “vrima e miut” ishte një dollap i errët nën një palë shkallë të kopështit.
Gjatë pyetjeve, A. H. u pyet se çfarë mendonte për edukatoren e tij dhe ai u përgjigj se ai e donte atë dhe ajo ishte një grua e mrekullueshme.
Por kur u pyetën për drejtoreshën Nashi, A. H. menjëherë shfaqi shenja shqetësimi dhe frike dhe u përgjigj: “Nashi është një grua e tmerrshme, një shtrigë dhe duhet të shkojë në burg”—teksa drejtonte dorën nga dera e komisariatit të policisë, duke treguar “burgun” ku duhej të dërgohej drejtoresha.

E nxira në krahun e djalit të vogël, sipas matjeve të policisë, ishte 7-10 centimetra e gjatë dhe 5-7 centimetra e gjerë, dhe, sipas mjekut ligjor, ishte e pamundur që kjo lloj shenje të ishte shkaktuar nga një fëmijë tjetër, pasi forca e nevojshme për ta shkaktuar mund të vinte vetëm nga një i rritur. Prindërit e A. H. ngritën padi kundër drejtoreshës së kopështit Nashi Shehapi, dhe menjëherë e larguan fëmijën e tyre nga Kopshti Nr. 1 , duke e regjistruar në një kopsht tjetër në Tiranë.
Për fat të keq, pavarësisht raportit të psikologëve, pohimeve të fëmijës A. H., fotografive, raportit mjeko-ligjor dhe trysnisë së prindërve, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim kundër Nashi Shehapit. Çështja u dërgua nga policia gjyqësore në prokurori një muaj e gjysmë më parë, por ajo ka mbetur në vend.
Drejtuesja e Qendrës Ekonomike të Edukimit dhe Zhvillimit të Bashksië Tiranë, Enkelejda Isaku, pranoi se ata janë informuar për situatën, por as Shehapi dhe asnjë pjesëtar tjetër i personelit të kopështit nuk është thirrur për pyetje nga prokuroria. Për më tepër, kur babai i A. H. u përpoq të takohej me prokuroren e çështjes, Eriselda Bala, në dy raste, ajo u përgjigj se nuk ishte e “disponueshme” dhe nuk telefonoi asnjëherë në numrin e telefonit që ju la për të kontaktuar prindërit e fëmijës.
Kemi të bëjmë me një rast me dëshmi të mjaftueshme kundër drejtoreshës së një kopështi, të cilat sugjerojnë se ajo mund të jetë fajtore për abuzime fizike ndaj fëmijëve.
Megjithatë, në vend që të pezullohet nga puna në pritje të hetimeve të mëtejshme, apo të thirret për t’u marrë në pyetje, ajo vazhdon detyrën e saj e pa shqetësuar. Për më tepër, çështja po fle në prokurori prej më shumë se dy muajsh dhe prokurorja Bala duket se e ka shmangur babanë e fëmijës, të paktën në dy raste, dhe nuk e ka telefonuar atë kur i është kërkuar.
A kemi të bëjmë me qasjen “injoroje dhe do të harrohet”? Nëse ky është qëllimi i atyre që janë përfshirë në këtë çështje, ata duhet të kuptojnë se kjo ngjarje nuk do të harrohet pa u zbardhur. Nëse kjo grua është vërtet fajtore ose thjesht dyshohet se abuzon me A. H. dhe fëmijët e tjerë në Kopshtin Nr. 1 të Tiranës, atëhere pse po vihen në rrezik fëmijët duke e mbajtur Shehapin në punë derisa drejtësia të mund të nisë të zbardhë çëshjen?

Duhet përmendur se Zonja Shehapi është gjithashtu kyetarja e organizatës së Partisë Socialiste në Kodrën e Priftit dhe përkrahëse shumë e zëshme e Partisë Socialiste. A ka mundësi që lidhjet politike dhe votat të kenë më shumë rëndësi se mirëqenia e fëmijëve të Tiranës?
Por historia nuk mbaron këtu. Për fat të keq, bëhet edhe më keq.
Pas ngjarjes në Kopështin Nr. 1, A. H. u transferua në një kopësht tjetër publik, Kopështin Nr. 20. Çdo gjë dukej se po shkonte mirë deri më datën 8 tetor 2018, kur babai i fëmijës u lajmërua me telefon se fëmija i tij ishte djegur dhe ishte dërguar në spital. A. H. kishte qenë në klasë por i kishte shpëtuar vëmendjes së edukatores dhe ishte endur i pambikëqyrur në mjedisin ku një pjesëtare e personelit po gatuante fasule. A. H. i kishte dalë përpara dhe ishte përplasur me të, ndërsa ajo po ecte duke mbajtur në duar tenxheren me fasulet e nxehta, e cila u derdh dhe fasulet ranë drejtpërdrejt mbi trupin e fëmijës. Lëngu ishte aq i nxehtë sa A. H. pësoi djegje të gradës së dytë në kraharor, që përveç dëmit fizik, me shumë gjasa, do t’i lërë pasoja psikologjike për gjithë jetën.
Përsa i përket aksidentit në kopshtin numër 20, të gjithë punonjësit e pranishëm kur ndodhi ngjarja shprehën pikëllimin dhe keqardhjen e tyre për atë çfarë ndodhi. Ishte e qartë për prindërit e A. H. se ky ishte një aksident, një aksident që mund të ishte shmangur nëse kopështi do të kishte më shumë personel për të mbikqyrur fëmijët. Kjo ishte një ndjenjë e shprehur nga të gjithë edukatorët, pasi është gati e pamundur që një edukator të mbikëqyrë një grup me 20 deri në 25 fëmijë të vegjël, duke mbajtur para syve çdo njërin prej tyre gjatë gjithë kohës.
Të dyja këto ngjarje traumatike i ndodhën të njëjtin fëmijë brenda dy muajsh. Ndërsa disa mund të thonë se ky fëmijë është vërtet i pafat, unë dua të pyes se çfarë tjetër që nuk dimë u ndodh fëmijëve në kopshtet dhe shkollat e administruara nga Bashkia Tiranë? A mos kemi të bëjmë me një sistem që nuk funksionon dhe për rrjedhojë, çështjeve serioze që kanë të bëjnë me mirëqënien e fëmijëve nuk u jepet rëndësia që duhet?

Por përtej kësaj, na duhet gjithashtu të ballafaqojmë faktin se duket që ka mungesë përvoje apo vullneti për t’u marrë me këto raste nga njerëzit të ngarkuar me ligj për këtë përgjegjësi. Për shembull, psikologët që intervistuan A. H. erdhën dy orë me vonëse në takimin e intervistës dhe pastaj e pyetën fëmijën pa asnjë metodë deri sa e rraskapitën; Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF) e Bashkisë Tiranë nuk bën asgjë kur mëson se një fëmijë nën përgjegjësinë e saj është abuzuar; ndërsa prokurorët nuk veprojnë në mënyrë kritike për rastet që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.
Kur u pyet nga babai i fëmijës, Enkelejda Isaku, drejtuesja e QEZHEF-së, pranoi se kopshtet janë të mbipopulluara dhe se u është dashur të regjistrojnë fëmijë pavarësisht mungesës së kapaciteteve. Por sapo e kuptoi se kishte pranuar mangësitë e sistemit, ajo mori pozicionin mbrojtës duke argumentuar se të gjitha kopshtet janë njësoj dhe kjo nuk është nën përgjegjësinë e saj. Duke fajësuar tyrsninë e ushtruar nga komuniteti për mbipopullimin e kopshteve, ajo u shpreh se numri i fëmijëve në kopështe është në përgjegjësi të drejtuesit të çdo kopshti, siç parashtron udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.
Një problem tjetër është se Ministria e Arsimit nuk duket se ka përcaktuar ndonjë udhërrëfyes në lidhje me raportin fëmijë/mësues në institucionet parashkollore të edukimit, duke çuar në një situatë ku nuk ka asnjë pikë ku një mësues mund të thotë “ndal, jo, kjo nuk është në rregull” pa frikën e ndëshkimit.
Në shumicën e vendeve të zhvilluara, nën drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe UNICEF-it, zbatohen raportet e mëposhtme:
Të miturit deri 15 muajsh — një mësues për 3 deri në 4 fëmijë;
Fëmijët 2-3 vjeç —një mësues për 4-6 fëmijë;
Fëmijët 4-5 vjeç — një mësues për 8-10 fëmijë;
Mbi 5 vjeç — një mësues deri 12 fëmijë.
Por këto probleme nuk ndodhin vetëm në kopshte ku ka qenë A. H. Një nga autorët e këtij artikulli foli me një anëtar të personelit të Kopështit Nr. 56, i cili tha se i është dashur të kthejë mbrapsht 50 familje gjatë vitit të kaluar sepse çerdhja ishte e mbipopulluar.

Të tjerët raportojnë se prindërit janë të detyruar t’i marrin fëmijët në orën 12 të drekës, sepse çerdhet dhe kopshtet nuk kanë mjaftueshëm krevatë për të fjetur fëmijët.
Fatkeqësisht, këta prindër detyrohen nga trysnia që të heshtin, sepse e dinë se po folën, fëmijët e tyre do të përjashtohen nga sistemi publik dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi ekonomike të shkollojnë fëmijët në sistemin privat.
I gjithë sistemi duket edhe më i kalbëzuar nëse marrim parasysh ligjet jashtëzakonisht klientelsite dhe super-burokratike që parashikojnë se drejtorët e kopështeve duhet të zgjidhen nga bashkitë dhe mësuesit të emërohen nga Ministria e Arsimit. Kjo çon në arrogancën dhe sjelljen mbrojtëse të drejtuesve të drejtorive në këto institucione, të cilët pranojnë t’i takojnë prindërit vetëm për t’i bërë dalje, sikurse bëri Zonja Zhaneta Beqiri. Ose i pranojnë vetëm për të marrë lavdërime, por kur vjen fjala për të ngritur shqetësime apo çështje, ata befas janë shumë të zënë qoftë edhe për të telefonuar mbrapsht një prind.
Për më shumë, nëse ju kërkoni në faqen në rrjet për këta nënpunës, nuk do të gjeni asnjë shenjë të profilit të tyre (shiko ëëë.fëmijëtetiranës.al — faqen zyrtare të QEZHEF-së) edhe pse është e detyrueshme nga ligji të botohen emrat e tyre, adresat zyrtare të postës elektronike dhe numërat e telefonit për të qenë të arritshëm nga publiku. Sërish, kjo tregon se këta persona janë aty vetëm për të zënë një vend pune, dhe jo për t’u dhënë llogari prindërve, medias, publikut apo kujtdo tjetër.
Po me dhjetëra mijëra fëmijët e sistemit publik shkollor në Tiranë çfarë ndodh? Jemi në një gjendje ku drejtorë, të cilët dyshohen se abuzojnë me fëmijët, lejohen të qendrojnë në vendin e tyre të punës pa u hetuar, pa u pezulluar, pa u ndërmarrë asnjë veprim kundrejt tyre; dhe jemi në një gjendje ku një djalë është djegur si pasojë e neglizhencës së shkaktuar nga mbipopullimi i kopshteve. Për më shumë, kemi një drejtuese të QEZHEF-së që nuk do t’ia dijë dhe është vetëm e interesuar t’ia hedhë fajin drejtorive të tjera, prindërve dhe vetë komunitetit.
Sistemi po dështon dhe ndërsa paratë pnuk mjaftojnë, fakti është se një djalë i vogël është traumatizuar dhe plagosur shumë rëndë dhe autorja e dyshuar për dhunën ndaj tij dhe fëijëve të tjerë në Kopështin Nr. 1 nuk është hetuar nga prokuroria, apo admisnitrativisht nga drejtuesja e QEZHEF-së.
Jemi në një gjendje ku kopshtet po punojnë me dyfishin e kapaciteteve, ku një mësues kujdeset për 19 deri 25 fëmijë, ku fëmijët pësojnë djegie të gradës së dytë dhe prindërve nuk u jepet asnjë sqarim, por vetëm u thuhet se është faji i tyre që e regjistruan fëmijën në një kopësht i cili ishte i tejmbushur. Për t’i përcjellë prindërit, më pas, nga një zyrë e padobishme në një tjetër zyrë të padobishme, duke u thënë se nuk është problemi apo përgjegjësia e kësaj apo asaj zyre, dhe për t’u mohohuar drejtësinë për shkak të lidhjeve të mundshme politike të të akuzuarit. Kjo është e papranueshme.
A mos duhet të vdesë ky fëmijë përpara se shtetarët të bëhet ndonjë gjë?

Skandali me laboratorin e heroinës: Antidroga njoftoi Admir Hoxhën të arratisej

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një mesazh në Facebook se, pronari i laboratorit të heroinë në Has, Admir Hoxha është njoftuar nga Antidroga më 10 shtator se ishte në përgjim. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Hoxha është i implikuar në punishten e heroinës në Kukës dhe ai ka lidhje shumë të fuqishme me pushtetarë të lartë dhe është lajmëruar më dt 10 shtator nga agjentë të antidroges të policisë së shtetit që ishte në përgjim dhe të arratisej nga vendi.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Me dt 10 shtator antidroga njoftoi Admir Hoxhen, pronarin e fabrikes se heroines se ishte ne pergjim!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Respekte z Berisha nga te dhenat te sigurta per Admir Hoxhen pronarin e resort Ador ne Rinas qe eshte i implikuar ne punishten e heroines ne Kukes ai ka lidhje shume te fuqishme me pushtetar te larte dhe eshte lajmeruar me dt 10 shtator nga agjent te antidroges te policise se shtetit qe ishte ne pergjim dhe te arratisej nga vendi. Admiri e dha lokalin me qera nje arabi dhe largoj personelin punetor fshihu kamerat e zhduku provat dhe largoi nje sasi te madhe kokaine e heroine nga depot e resortit. ai e kishte mbyllur licensen para dy viteve dhe operonte me pak pune ne resort. ai ishte garant i hashashit ne turqi dhe vlera e hashashit vinte ne Shqiperi heroin.

Operacioni policor pas presionit të ndërkombëtarëve
Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.
Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.
Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.
Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.
Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.
Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.
Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç
U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;

14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.
Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

Basha: Vangjush Dako do të arrestohet, askush nuk do të shpëtojë

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sot se Vangjush Dako nuk do ti shpëtojë arrestimit dhe se fundi i tij do të jetë në burg. Basha deklaroi se asnjë nga drejtuesit politik të PS nuk rezulton të mos jetë i lidhur me krimin e organizuar.
Deklarata e Bashës
Ngjarjet e fundit dëshmojnë se nuk është rastësore, por e shtrirë në gjithë vendin dhe ka kapur kupolën e Rilindjes bashkëpunimi strategjik me krimin e organizuar për rekrutimin për të manipuluar zgjedhjet, mbajtur dhe marrë pushtetin. Në vend të shtabeve elektorale, Rilindja krijoi shtabe kriminale për blerjen e votës. Sot kundërshtari ynë politik, PS është e kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të mos ketë bashkëpunuar apo të mos jetë eksponent, nga Balla, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Ulsi Manja e me radhë.
Rama ka ndalur së qeverisuri vendin, pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Qeveria është kosto për shqiptarët dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit. Fatmir Xhafa nuk duhet të shpëtojë se dha dorëheqjen, duhet të hetohet për manipulimin dëshmitarit të rremë duke përfshirë drejtësinë dhe prokurorinë, bashkë me të Ardi Veliu dhe gjithë të përfshirët në këtë krim, dhe Balla që ishte garanti i këtij operacioni, sipas tablateve të përgjimit nga prokuroria.

Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve. As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para. Balla duhet te merret urgjent i pandehur dhe te hetohet për të gjitha çështjet. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, që ka çuar në thyerjen e një sërë ligjesh, te Toyota Yaris, te Xhisiela, bashkëpunimi me bandat e Elbasanit.
Saimir Tahiri duhet hetuar në thellësi, të heqin dorë nga skenari të hetohet për krime të lehta dhe jo trafikun e drogës, ai është eksponent direkt i trafikut të drogës. Këto janë prioritete absolutë dhe padyshim në këtë rrafsh PD dhe unë do të vazhdojmë betejën deri në largimin e Ramës.
Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarje e politikës nga krimi në vend nuk do të ketë asnjë sekondë, asnjë ditë, për proces normal politik, ky ka marrë fund kur Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të ardhur në pushtet.

Monopoli i ri kroat i Ramës me faturat, 100 milionë euro gjoba për bizneset

Dy deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Endri Hasa kanë denoncuar sot një aferë të re korruptive të qeverisë: një tender prej 15 milionë eurosh dhënë një kompanie kroate në kushte të mistershme për monitorimin e faturimit të biznesit.
Tabaku tha se “tre ditë më parë kompania kroate u shpall fituese e një tenderi korruptiv, që ishte llogaritur për t’iu përshtatur kësaj kompania. PD po merr informacionin e nevojshëm se kush qendron pas kësaj afere. Tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompania kroate në kushte tejet të mistershme është në vazhdon ë korrupsionit të qeverisë Rama. Tenderi korruptiv vendos monopolin e faturimit të biznesit. Këtë tender PD-ja e ka denoncuar më herët“.
Deputeti Endri Hasa ka paralajëmruar se ky monopol do të hedhë në kosh të gjitha kasat ekzistuese, pasi kroatët tani do të kenë teka të reja, do të kërkojnë pajisje të reja për biznesin. Realisht, kostoja e këtij tenderi do të jetë shumë herë më e madhe. Sistemi i ri do të paraqeqë një rrezik shumë më të madh, atë të konkurencës së paligjshme, pasi individë do të kenë në kohë reale të dhëna për ecurinë e biznesit.
Deklarata, Jorida Tabaku, Deputete e Partisë Demokratike, Nënkryetare e Komisionit te Ekonomisë
5 javë më parë, ishim në të njëjtën sallë për të paralajmëruar se qeveria e Edi Ramës e kishte paracaktuar fituesin kroat të tenderit korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.
Sot, paralajmërimi ynë është bërë realitet. Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret.
Kriteret e tenderit janë korruptive, sepse, siç paralajmëruam 5 javë më parë, ato ishin ishin llogaritur për t’iu përshtatur kompanisë kroate. Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie.

Megjithatë, mund të thuhet se, kjo aferë e rëndë korruptive e çon Shqipërinë edhe një hap tjetër mbrapa në luftën kundër korrupsionit, si kush themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompanie kroate në kushte tërësisht të mistershme, është provë se korrupsioni në qeverinë Rama ka rrënjë të thella.
Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është vazhdimi i skandalit të zbuluar 3 vjet më parë nga opozita, që e detyroi Edi Ramën të heqë dorë përkohësisht nga dhënia me koncesion e monitoimit dhe mbledhjes së TVSH-së një kompanie kineze offshore e lidhur me të vëllanë, Olsi Rama.
Tek ky tender korruptiv, që vendos monopolin e kontrollit të faturimeve të biznesit, qyterarët po shohin kalbëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Kjo qeveri jo vetëm ka pafytyrësinë t’i shkojë deri në fund një tenderi të denoncuar si korruptiv, por po shet Shqipërinë me copa tek klientë që kanë mbajtur në këmbë pushtetin e inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës shqiptarët kanë paguar 3.7 miliard euro taksa shtesë nga rritja e tyre, pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as investime më shumë.
Çdo gjë ka shkuar për tendera të tillë korruptivë dhe për koncesione që pasurojnë klientët, sponsorizuesit dhe familjen e Edi Ramës.
Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t’u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë.

Bizeset do të paguajnë deri 1 mijë euro për sistemin e ri
Endri Hasa, Deputet i Partisë Demokratike
Kostoja prej 15 milionë eurosh nuk është fatura e vetme që do të paguajnë shqiptarët nga tenderi korruptiv i paralajmëruar 5 javë më parë nga Partia Demokratike.
15 milion Eurot janë vetëm maja e ajsbergut, sepse sistemi i monitorimit dhe faturimit të biznesit fsheh kosto të tjera të
rënda.
Ne kemi llogaritur se kostot e sistemit të ri për menaxhimin dhe kontrollin e faturimit do t’u kushtojnë shqiptarëve të paktën dhe 80 deri në 100 milionë euro të tjera.
Monopoli që vulosi qeveria, me një faturë skandaloze për bzineset, 80-100 milionë euro, detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale, që do të punojnë sipas kërkesave që do të përcaktojnë kroatëve, kur të ndërtojnë sistemin e ri.
Monopoli korruptiv i Edi Ramës do të hedhë në kosh 140 mijë kasat fiskale ekzistuese dhe çdo biznes do të detyrohet të paguajë të paktën 600 deri në 1000 Euro për sistemin e ri që do të kërkojnë kroatët e Edi Ramës, në mënyrë që biznesi të mos i mbyllet.
Ftoj çdo ekspert të IT apo Ekonomisë të përllogarisë vetë kostot. Do të zbulojë fare lehtë që ky shpenzim do të jetë realisht më i lartë, po të llogariten kostot e tjera që kanë të bëjnë me stafin dhe infrastrukturën e nevojshme për të transmetuar në kohë reale në sistem çdo shitje.
Sistemi i ri gjithashtu do të paraqesë një rrezik akoma më të madh atë të cënimit e konkurrencës së ndershme në treg, duke i dhënë mundësinë individëve të pakontrolluar të kenë akses në kohë reale në informacionet komerciale, ato industriale, në magazinat, produktet dhe xhepat e çdo tatimpaguesi.
Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet!
Ky projekt do të cënojë konkurrencën e lirë, do të vrasë vendet e punës dhe do të çojë drejt falimentimit mijëra biznese.

Basha: Dita e përballjes me qeverinë më shpejt nga ç’mendohet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD se vendi është në kolaps total.
Basha tha se minimumi 15 mandate të qeverisë janë jolegjitime. Do të vazhdojë beteja për dekriminalizimin e zgjedhjeve, theksoi lideri i opozitës.
“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejen për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do t’i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa e mendojmë”, ka thënë Basha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dyer të mbyllura.
“PD do të vijojë bojkotin e seancave plenare”, theksoi Basha.
Lideri demokrat tha se, nga grupi hetimor është sugjeruar arrestimi i Vangjush Dakos.