27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Raporti i KLSH: Reforma e re territoriale ka dështuar, s’ka autonomi

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përmbyllur një tjetër auditim performance dhe këtë herë në fokus ka qenë një nga reformat më të lakuara të mandatit të parë të qeverisë Rama, reforma territoriale. Në raportin e bërë publik KLSH ka marrë një kampion prej 8 bashkish për të bërë vlerësimin e saj nga 61 bashki që janë në total sot sipas reformës. Konkretisht për të vlerësuar funksionin e bashkive në kuadër të kësaj reforme auditimi u shtri në 8 bashki : Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Vlorë, Bashkia Korçë, Bashkia Fier, Bashkia Shkodër, Bashkia Dropull, Bashkia Gjirokastër.
“Përzgjedhja e këtyre 8 kampionëve nga 61 bashki që janë në total është bazuar në kriteret e madhësisë së popullsisë, shtrirjes territoriale dhe ka marrë parasysh shqetësimet e grupeve të interesit, si: shoqëria civile, faktori ndërkombëtar dhe media, mbi problematikat e identifikuara në këto bashki gjatë implementimit të reformës territoriale. Bashkia Dropull është përzgjedhur si kampion i veçantë për shkak se është një bashki e dalë e re nga reforma territoriale dhe ka një popullsi të vogël, me qëllim realizimin e një krahasimi për të vlerësuar nëse reforma territoriale ka një ecuri të njëtrajtshme në të gjitha bashkitë apo devijon e pëson luhatje në varësi të popullsisë së një bashkie” thuhet në raportin e KLSH
Gjetjet e auditimit
Referuar raportit Kontolli i Lartë i Shtetit nënvizon se së pari në vlerësim është marrë efiçenca e bashkive kjo e lidhur ngushtë me një nga objektivat e reformës që ishte autonomia vendore. “Në 8 bashkitë ku grupi i auditimit zhvilloi takime pune dhe intervista me autoritete të larta, përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë bashkie, janë konstatuar një sërë problemesh me implementimin e reformës territoriale.

Problemet janë të tilla saqë kanë një shtrirje uniform në të gjitha bashkitë e intervistuara duke reflektuar kësodore një problematikë në nivel kombëtar të reformës territoriale” nënvizon KLSH.
Kështu më konkretisht sipas raportit konstatohet se reforma ka sjellë probleme të identifikimit të pronave, inventarizimit dhe menaxhimit të pyjeve dhe kullotave. Një tjetër problem është ai i marrjes së atributeve të reja nga bashkitë pasi fondet që u kalon qeveria për të menaxhuar ndërmarrjet apo kompetencat e reja janë të pamjaftueshme.
Kurse autonomia financiare, ndonëse e garantuar me kuadrin e ri ligjor, sipas raportit vazhdon të ketë një strukturë të brishtë.
Në fund KLSH ka nënvizuar mesazhin e dalë nga ky audit ku së pari theksohet se reforma Administrative-Territoriale nuk ka përmbushur objektivat: legjislacioni i ri nuk zbatohet plotësisht, procesi i përthithjes së funksioneve të reja, punonjësve, aktiveve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses.
“Në shumicën e bashkive rezulton nivel i ulët efektiviteti në mbledhjen e të ardhurave të veta dhe në përdorimin e fondeve në dispozicion. Pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore. Për pasojë, rezultojnë mospërputhje mes objektivave të reformës dhe politikave fiskale dhe buxhetore të qeverisë qendrore të cilat kanë cenuar autonominë vendore duke minuar kështu forcimin e decentralizimit dhe autonomisë së bashkive. Buxheti qendror alokon për Njësitë e Qeverisjes Vendore rreth 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal, duke mos i ndihmuar bashkitë në ushtrimin e plotë të kompetencave dhe në rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ndërmjet bashkive në rang vendi ekziston një pabarazi financiare dhe konstatohen ndërhyrje të pushtetit qendror në pushtetin vendor, me efekt negativ për buxhetin e bashkive dhe stabilitetin e autonomisë financiare” thuhet në raportin e KLSH.

Tiranë-Durrës jepet me koncesion, do të paguajmë 385 milionë euro të tjera

Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. Ndër to spikat dhënia me koncesion e Autostradës, Tiranë- Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.
Projekte të reja janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro.
Gjithashtu kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.
Të gjitha koncesionet reja që pritet të nënshkruhen vitin që vjen me PPP që përfshijnë shkollat në Tiranë, Spitalin rajonal të Fierit, 6 akse rrugore dhe dy aeroporte kushtojnë gjithsej 262 miliardë lekë, duke e kaluar vlerën e 2 miliardë eurove.
Pjesa e pagesave nga buxheti për koncesionet PPP po zgjerohet nga viti në vit, për shkak të nënshkrimit të kontratave të reja.

\Ministria e Financave programon të paguajë vitin tjetër për financimin e koncesioneve rreth 12,6 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro me kursin aktual të këmbimit, sipas programit të projektbuxhetit 2019, me një rritje 72% ne krahasim me faktin e këtij viti.
Vitin që vjen janë parashikuar të financohen 12,6 miliardë lekë nga 7,3 miliardë lekë të planifikuara për tu paguar këtë vit. Në fillim të vitit 2018 ishin planifikuar 9.3 miliardë lekë financime për koncesionet, por mos hyrja në fuqi e kontratës së koncesionit të shërbimit laboratorik dhe për inceneratorët e kanë ulur shumën e financimit ne 7.3 mld leke.
Ministria e Financave sqaron se shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.
Gjithashtu Ministria e Financave vlerëson se financimi i kontratave koncesioneve është një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen stabilitetit të financave publike.

Conte po pret t’i hap rrugën Mourinho?

Lëvizja e Antonio Contes drejt pankinës së Real Madrid-it thuhet të jetë ndërprerë për shkak të Jose Mourinho-s, teksa italiani do të zëvendësojë atë në Manchester United.
Los Blancos kanë zyrtarizuar dje shkarkimin e Julen Lopetegui-t (pas 14 ndeshjesh) dhe Conte është konsideruar si alternativa e parë për ta zëvendësuar.
Bisedimet me ish-trajnerin e Juventusit thuhet të jenë ndërprerë jo për shkak të Chelseat dhe problemeve gjyqësore, por për shkak se lojtarët nuk e kanë dashur (gjithsesi mbrëmjen e së hënës thuhet që Conte të ketë refuzuar ofertën e Real-it).
Sipas Gazzetta dello Sport gjithçka vërtitet rreth Mourinho-s.
Presidenti Realit Florentino Perez dëshiron të kthejë përsëri specialin pasi ai theu barrierën e 100 pikëve në magjinë e mëparshme. Fitoi Copa del Rei dhe një titull La Liga, gjatë qëndrimit të tij nga 2010 në 2013.
Conte e ka dëgjuar këtë dhe po pret të shoh nëse do të zëvendësojë portugezin ne Old Trafford. Mourinho nuk do të shkarkohet para përfundimit të sezonit, pasi United do duhet të paguaje 30 milionë paund si kompensim.
Gjithsesi, nëse e mbyll sezonin pa fituar titullin e Champions League mund të arrihet një marrëveshje për lëvizjen e tij. Real Madrid-i do të vazhdojë me Santiago Solari apo ndoshta Roberto Martinez, teksa Perez i ka sytë te Mourinho në verë.

Babëzia e vjedhjes s’ndalet, 2 miliardë euro koncesione për tre segmente rrugorë dhe 2 aeroporte

Arben SHAHINI
Rama nuk ndalet në babëzinë e vjedhjes së shqiptarëve përmes koncesioneve absurde.
Gati për tu shpallur fituesit janë pesë koncesione të reja në vlerën e 2 miliardë eurove dhe bëhet fjalë për vetëm tre segmente rrugore të reja dhe dy aeroporte në një vend ku nga jugu në very lëvizet për 5 orë!
Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. Ndër to spikat dhënia me koncesion e Autostradës, Tiranë- Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.
Projekte të reja janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro. Gjithashtu kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.
Të gjitha koncesionet reja që pritet të nënshkruhen vitin që vjen me PPP që përfshijnë shkollat në Tiranë, Spitalin rajonal të Fierit, 6 akse rrugore dhe dy aeroporte kushtojnë gjithsej 262 miliardë lekë, duke e kaluar vlerën e 2 miliardë eurove.
Pas Rrugës së Arbrit dhe asaj Thumanë-Kashar, qeveria ka shpallur fituesin edhe për koncesionin e tretë të madh në infrastrukturë, atë të rrugës Milot-Balldren.

Ministria e Energjisë përzgjodhi kompaninë ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren.
Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania do të negociojnë kontratën dhe vetëm pas negociimit do të shpallet vlera përfundimtare e këtij projekti.
Sipas dokumentave të tenderit, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet.
Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët. Në relacionin e buxhetit të shtetit për vitin 2018, qeveria ka vendosur si fond total për këtë rrugë vlerën 14.2 miliardë lekë ose rreth 113 milionë euro. Por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore.
Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit.
Më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur publikisht shqetësimet se këto koncesione kufizojnë konkurrencën duke paracaktuar fituesit, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi hapur qeverisë të ndërpresë programin 1 miliard euro si të rrezikshëm për financat e shtetit.

Nishani: Rama e dorëzoi Xhafajn prej shantazhit të banditëve

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas largimit të Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Nishani ka analizuar dorëheqjen në fjalë, ndërsa ka ‘zbërthyer’ edhe mesazhin që dha kryeministri Edi Rama.
Sipas Nishanit vendimi në fjalë erdhi pas operacioneve që u ndërmorën në vend, ku u goditën disa banda kriminale. Ndaj sipas Nishanit, Rama duhet të gjente ‘Kurbanin’ që kolonat e shtëpisë mos të rrëzonin të gjithë çatinë. Nishani tha se Rama figurativisht hodhi gurë mbi shtëpinë e Xhafajt.
“Ata ishin konstruktorët e “shtëpisë”, ata ishin kolonat që e mbanin në këmbë “çatinë”, ata ishin vetë fryma që gjallonte kjo “shtëpi”. Ndaj urgjentisht duhej gjetur “kurbani” që kolonat të mos binin e ta zinin çatinë nën to dhe për ca kohë. Plangprishësi që hodhi gurë mbi shtëpinë ishte ministri”, shkruan Nishani.
Reagimi i plotë i ish-Presidentit Nishani
Të nderuar miq, tashmë vetë kryeministri na konfirmoi se Ministrin e Brendshëm e dorëzoi prej shantazhit të banditëve të mërzitur së fundmi.
“Askush nuk mund t’i gjuaj shtëpisë me gurë”, ishte mesazhi i koduar i të parit të Qeverisë.
Kush qëlloj?
Kush ishin pjesëtarët e shtëpisë që u goditën?
Mesazhi/Kod ishte menjëherë pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm i cili ishte në fakt i diskredituar rëndë në sytë e opinionit që nga dita e publikimit të dosjes së vëllait të tij si një i dënuar për trafik ndërkombëtar i drogave të forta.
Një Ministër i Brendshëm jo thjesht i denoncuar por i demaskuar publikisht nga opozita si një “digë sigurie” për narkotrafikun që vijonte.

Një Ministër i Brendshëm (i vetmi në historinë e Shtetit Shqiptar) subjekt i Ligjit Antimafia.
Ky diskreditim nuk ishte për të një arsye për largimin nga qeveria as në kulmin e skandaleve të tij e nuk mund të ishte as tani.
Dy grupe kriminale u goditën së fundi.
Grupi i Shkodrës dhe grupi i Shijakut.
Gjithkush që ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve e ka fare të qartë se asnjëri prej tyre në fakt nuk u godit nga i ashtuquajturi “Forca e Ligjit”.
Për grupin e Shkodrës dosja e kopsitur u dorëzua nga autoritetet belge dhe holandeze e shoqëruar me mesazh të fortë politik/diplomatik nga vizita e një autoriteti të lartë holandez.
Për grupin e Shijakut dosja erdhi nga Gjermania, shoqëruar me mesazh të fortë politik/diplomatik nga vizita e Drejtorit të Policisë Kriminale të atij vendi.
Prokuroria nuk kishte asnjë shanc të refuzonte fletë-arrestet dhe policia të pa mundur të mos ekzekutonte ato mandate në këto raste.
Përtej aktivitetit kriminal të atyre grupeve ajo që konfirmohej publikisht ishte angazhimi i tyre në blerjen e votave dhe vjedhjen e zgjedhjeve, natyrisht në bashkëpunim dhe kontakte me ministra, deputetë e bashkiakë të pushtetit.
Disa nga anëtarët e grupeve u arrestuan, më kryesorët u larguan “në drejtim të paditur”, por raporti i “bisnesit” të qeverisë me krimin u trondit dhe tashmë duheshin sqaruar gangot e inatosur.
Dosje të tjera duket se do vinin nga partnerët.
Situata e “kooperimit” pushtet- krim deri tani e menaxhuar doli jashtë kontrollit.

Grupet e krimit të organizuar që ofruan shërbimin e tyre për të grabitur zgjedhjet e fundit parlamentare tashmë kërkonin shpjegime nga përfituesit e pushtetit që ata ju dhuruan.
Ata ishin konstruktorët e “shtëpisë”, ata ishin kolonat që e mbanin në këmbë “çatinë”, ata ishin vetë fryma që gjallonte kjo “shtëpi”.
Ndaj urgjentisht duhej gjetur “kurbani” që kolonat të mos binin e ta zinin çatinë nën to dhe për ca kohë.
Plangprishësi që hodhi gurë mbi shtëpinë ishte ministri.
Banditët, si robt e shpisë, nuk duhet të mërziteshin me të parin e shtëpisë se ai mund të vinte rregull ende dhe të garantonte vijimësinë e parajsës për ta.
I ikuri, nuk paraqiste asnjë shqetësim.
Një peng i Ligjit Antimafia nuk ka ku lëviz, se përndryshe “ligji” hyn në funksion menjëherë. Për aq sa i ikuri qëndron urtë edhe ligji fle në kasafortën kryeministrore.
I ardhuri, duhet të garantonte qetësimin e të turbulluarve.
Nuk kishte ku gjendej garancia më e mirë se sa nga një ekstremist politik i cili edhe nën uniformën ushtarake sulmonte, fyente e shpifte publikisht për Kryetarin e Shtetit dhe Komandantin e Përgjithshëm, vetëm pse po respektohej e zbatohej ligji e Kushtetuta.
Kjo nuk ndodh kurrë në një vend normal dhe me njerëz normal. (Në Shqipëri nuk është problem edhe për ndonjë “opozitar”).
Gjithkush mund ta imagjinoj se çfarë garancish do mund të kenë qytetarët dhe opozita në gëzimin e të drejtave të tyre civile dhe politike pas kësaj.
Tashmë supa e tepsisë është thartuar në çdo thërrmije të saj.

Kriza e thellë ekonomike, dyfish më shumë biznese të mbyllura në shtator

Që prej vitit 2003, Blerta Lila ushtronte profesionin e saj si parukiere. Vera e këtij viti do të ishte e fundit për biznesin e saj. Në shtator ajo do të aplikonte për të pezulluar aktivitetin, duke qenë kështu një nga 1,978 bizneset që janë mbyllur gjatë këtij muaji. Blerta, tani e pa punë, thotë se po pret që të zhvendoset drejt Italisë.
Edhe për Adrianën, e cila që prej vitit 2008 kishte një dyqan lulesh pas ish-Ekspozitës, muaji shtator do të ishte i fundit për aktivitetin e saj. E kontaktuar nëpërmjet telefonit për t’u pyetur mbi arsyet e pezullimit të aktivitetit, do të përgjigjej bashkëshorti. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte rënia e xhiros, deri në pikën që shkuan drejt falimentimit. “Prej një viti ra puna. Edhe zona ishte pak e varfër dhe nuk ka fuqi blerëse, tha ai, ndërkohë që shtoi se e bashkëshortja ende nuk ka gjetur punë.
Rënia e fuqisë blerëse ka qenë arsye edhe për Ilir Mujën, i cili kishte shumë vite që kishte një dyqan ushqimore pranë Rrugës së Barrikadës. Përveç rënies së fuqisë blerëse, Iliri shton se edhe shpenzimet në raport me fitimin ishin shumë të mëdha. “Nuk e nxirrnim as një rrogë për veten. Në vitet e fundit, u hap Big Market këtu afër, u hap dhe Conad këtu afër. Kemi pasur nivel të lartë kontrollesh ”, -tha ai i pyetur nga “Monitor”.
Shtatori nuk kurseu as biznesin e Artur Burnazit në sektorin e tregtisë me pakicë. Ai ushtronte aktivitetin që prej vitit 2006 në rrugën 5 Maji, por dy vitet e fundit ishin ato që kishte ndjerë më shumë rënin e xhiros.
Por edhe në zonat rurale, situate ka qenë e njëjtë. Arjana Ibrahimi, e cila banon dhe kishte prej vitesh një dyqan në Prezë tregon për “Monitor” se puna në dyqanin e saj ra ndjeshëm.

Ndër faktorët që ajo liston si shkak të falimentimit është papunësia dhe varfëria e zonës ku ajo jeton. ”Në përgjithësi nuk ka punë në dyqane. Për momentin unë jam e papunë, tha zonja Ibrahimi.
Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon çdo ditë në faqen zyrtare mbi bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv, numri i bizneseve që ulën qepenat në shtator është 1,978 biznese. Prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11,292, në krahasim me 6,969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017.
Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.
Kastriot Sulstarova punon vetëm gjatë muajve të verës në qytetin e Pogradecit. Pasi përfundon sezoni ai bën kërkesë për pezullim aktiviteti.
Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve, nga 1978 që janë pezulluar në të gjithë vendin.
Ndërkohë që numër të lartë pezullimesh kanë raportuar edhe Drejtoritë Rajonale të Vlorës, me 319 biznese, Sarandës me 272 biznese, Shkodrës me 271, dhe Lezhës me 274. Ndërsa Drejtoria Rajonale e Tiranës renditet e dyta me 361 biznese të mbyllura.
Këtë verë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtoi kontrollet dhe inspektimet në të gjitha zonat bregdetare të vendit, duke rritur në këtë mënyrë edhe formalizimin e bizneseve sezonale në zonat turistike./Monitor

 

Kush është shqiptari i arrestuar në Itali si pjesë e trafikut të drogës që drejtohej nga djali i bosit mafioz

Antimafia italiane në bashkëpunim me komandën e provincës së Salernos ka shkatërruar një organizatë trafikantësh droge me bazë në komunën e Mondragones në provincën e Napolit.
Kokainë, hashash, marijuanë, trafikohej nga Napoli drejt Mondragones me ndihmën e një bande trafikantësh shqiptarë. Hetimet e antimafias italiane kanë zbuluar organizatën kriminale që drejtohej nga Francesko Tierio La Torre, 31 vjec djali i bosit të njohur mafioz Augusto La Torre, shkruna ora neës.
Hetimet nisën në shtator të 2015 dhe në pranga ranë 13 persona, dy të tjerë do të hetohen në arrest shtëpie.
Droga trafikohej me anë të një sistemi kërkesash telefonike e shpërndahej në tregjet e shitjes në provincën e Napolit e Salernos.
Mes 15 të arrestuarve është dhe shqiptari 38 vjecar Frederik Loka nga Dibra.
1. LA TORRE Francesco Tiberio, datëlindja.1987 ;
2. DE CRESCENZO Salvatore, datëlindja.1977 ;
3. DEGLI SCHIAVI Michele, datëlindja.1988 ;
4. DE CRESCENZO Vincenzo, datëlindja.1956 ;
5. BALESTRIERI Francesco, datëlindja.1977 ;
6. LOKA Frederik, Diber (Shqipëria) datëlindja.1980 ;
7. ARUTA Nicola, datëlindja.1973 ;
8. RINALDI Giuseppe, datëlindja.1988 ;
9. MEANDRO Luigi, datëlindja.1989 ;
10. GALLUCCIO Giuseppe, datëlindja.1992 ;
11. PAGLIARO Carlo, datëlindja.1983 ;
12. CARDILLO Costantino, datëlindja.1984 ;
13. CIPRIANI Alessio, datëlindja.1995 ;
14. PAGLIUCA Angelo, datëlindja.1970 (arresti shtëpiak);
15 Një person me detyrim mos largimin nga territori.

Spaho: Sandër Lleshi, një ministër i paformuar në shërbim të Ramës

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka rgura në njs eshnim ne faqen e tij në Facebok pas intersvitës së minsitrit të ri të Brendshëm.
“Pas intervistes së tij në Opinion pata një shije shumë të hidhur. Jo vetëm për mungesën e modestisë për cilësitë dhe formimin e tij personal dhe professional, por edhe për veneracionin që kishte për Edi Ramën”, shkruan Spaho.
“Nuk po flas për mirënjohjen që duhet të kemi për njerëzit që na kanë përkrahur gjatë rrugëtimit tonë në karrierë, por për vlerësimin që ai dha për qeverisjen e Ramës dhe atë si Kryeministër. M’u duk sikur Sandër Lleshi këto vite nuk ka jetuar në Shqipëri, por në Paris dhe vendin tonë e njeh vetëm nga ERTV”.
Postimi i plotë i Spahos në Facebook
Ndoqa intervisten e Ministrit te Brendshem te ardhshem z. Sander Lleshi dhene te Henen ne mbremje ne Opinion.
Ndodh shpesh qe disa njerez arrijne te krijojne nje profil te larte per vehten duke mos u dukur ne publik dhe duke mos folur. Kjo gjendje vazhdon e vazhdon per shume kohe dhe profili mbahet i tille me komentet dhe mbeshtetjen qe vjen nga te tretet qe i mbeshtesin. Megjithate, vjen nje moment qe do duhet te dalesh ne publik dhe te tregosh kush je ne te vertete. Keshtu ndodhi edhe me Ministrin tone te Brendshem ende te pa dekretuar.
Kam pare reagimet per emerimin e z. Sander Lleshi si Minister i Brendshem. Te jem i sinqerte, nuk m’u duk shume i goditur komenti i ish-Presidentit te Republikes z. Bujar Nishani se Sander Lleshi eshte militant politik.

Mendova qe eshte disi i ekzagjeruar per shkak te raporteve qe kane pasur ne te shkuaren. Kjo sepse z. Sander Lleshi nuk ka qene aktiv ne politike por ka sherbyer vetem ne ushtri.
Pas intervistes se tij ne Opinion pata nje shije shume te hidhur. Jo vetem per mungesen e modestise per cilesite dhe formimin e tij personal dhe profesional por edhe per veneracionin qe kishte per Edi Ramen.
Nuk po flas per mirenjohjen qe duhet te kemi per njerezit qe na kane perkrahur gjate rrugetimit tone ne kariere, por per vleresimin e qe ai dha per qeverisjen e Rames dhe ate si Kryeminister. Mu duk sikur z. Sander Lleshi keto vite nuk ka jetuar ne Shqiperi por ne Paris dhe vendin tone e njeh vetem nga ERTV.
U pyet disa here se si e ka menduar dhe cdo beje ai si Minister i Brendshem per te perballuar luften ndaj krimit te organizuar dhe lidhjet e tij me politiken. Degjova vetem slogane, disa here perseriti qe eshte betuar qe kur ka qene 14 vjec se do i sherbeje vetem te vertetes.
U cfaq i pazoti te perballoje faktet dhe te jape pergjigje per kanabizimin e vendit sepse synoi vetem ti jape mbeshtetje shefit te tij per cka ndodhur keto 4-5 vitet e fundit. Kryeministri i Shqiperise eshte i angazhuar plotesisht per te luftuar fenomenet negative qe kane te bejne me sigurine dhe rendin publik -tha Ministri i ardheshem i Brendshem. Me e mira do kishte qene te mos fliste fare per Kryeministrin. Se kush eshte Edi Rama ne e dime me mire se ai.
Per sa i takon detyres se veshtire qe do mbaje, bazuar ne ato qe tha dhe qe ishin kryesisht slogane, ve shume ne dyshim qe ai e njeh sektorin dhe do kete rezultatet qe pretendon.

Policia nuk eshte e rrezuar, tha Ministri i ardhshem. Desha ta pyes nese ne funksionin e tij si Keshilletar i Kryeministrit per sigurine kombetare, a e ka evidentuar faktin qe zinxhiri komandues i Policise ishte i perfshire ne kanabizimin teresor te vendit ne vitin 2016?
Krimi tek ne eshte vanitoz, nuk eshte organizuar, pohoi Ministri i ardhshem i Brendshem!!! A e di Ministri i ardheshem qe krimin e organizuar ne Shqiperi po e luftojne partneret e huaj si FBI dhe sherbimet gjermane, italiane, belge, engleze?
Ne rolin e tij si Keshilltar i sigurise kombetare a ka pasur rast te mesoje se jemi vendi kryesor i eksportit te kanabisit ne Evrope, qe krimi i organizuar shqiptar po dominon ne vendet e BE, qe nga kanabisi kemi kaluar ne furnizimin e Evropes me kokaine ne sasira te medha? A e di zoti Sander Lleshi qe Shqiperise nuk i happen negociatat per anteresimin ne BE kryesisht per shkak te permasave qe ka marre krimi i organizuar ne vendin tone, lidhjeve te tij me qeverisjen dhe dominimin qe ka ne vendet Europiane?
Ç’mendim keni per Tahirin dhe Xhafen, e pyeti drejtuesi i emisionit? Me zure pa pergatitur u pergjigj Gjeneral Lleshi. I pa pergatitur perse? Per te dhene nje pergjigje qe t’i pelqeje Rames? Cudia erdhi me pas: Kam mendim pozitiv per te dy. Kane punuar mire. Po perse i shkarkuan dhe te emeruan ty more zoteri?
Per ta mbyllur, kam frike se ky do te jete Ministri i Brendshem me pa rezultate dhe me i politizuar i Rilindjes. Qofsha i gabuar.

1 vit nga përmbytjet, kryebashkiaku Mziu: Rama mashtroi qytetarët e Kamzës, ja çfarë i kërkuam

Pasnesër futemi në muajin nëntor, muaj i cili çdo vit karakterizohet si muaji i reshjeve që në mjaft zona në vend sjellin përmbytje. Në çdo stinë vjeshte Kamza preket nga përmbytjet, pavarësisht asaj çfarë Bashkia ka bërë për të mundësuar parandalimin dhe për të pasur sa më pak përmbytje, kjo brenda kapaciteteve dhe mundësive financiare që realisht ka. Edhe pse prej vitesh ka përmbytje në Kamëz, mungesa e investimeve në kolektorë sjell përmbytje të shumë familjeve. Ndonëse Bashkia Kamëz bën më të mirën e saj në pastrimin e kolektorëve, madje edhe me mjete të marra me qira, pasi qeveria as dhe një ekskavator dhe zjarrfikëse nuk ka sjellë ende, sërish përmbytjet nuk janë shmangur. Vitin e kaluar të gjithë panë me habi dhe u çuditën që në Kamëz zbriti vet ai, Kryeministri Edi Rama, dhe një takim të shkurtër në terren me kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, dhe në kuadër të propagandës që ai di ta bëjë mirë me mediat që i shkonin pas edhe pse natë, premtoi se do t’i ofronte ndihmë Kamzës.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, thotë se në takimin e shkurtër që pati me Ramën atë natë i kërkoi:

“Dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura në Kamëz që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre, të cilat janë bërë edhe të pabanueshme, të konstatuara këto nga grupet e punës të Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Kamëz, financim të kolektorëve; Valias i Ri, Valias i Vjetër, Zall-Herr – Bathore – Frutikulturë, pajisja me ekskavator, gjë që i ishte mohuar më parë nga ana e qeverisë si dhe pajisja e Kamzës me një stacion zjarrfikëseje, duke qenë se nuk e ka”. Sipas z. Mziu, sot një vit më pas, Rama nuk e ka mbajtur fare fjalën dhe konstatohet lehtë mashtrimi i Kryeministrit dhënë për banorët e Kamzës.
Rama nuk ka akorduar asnjë fond për atë çfarë i kërkoi kryetari i Bashkisë Kamëz, sikurse në sirtarët e ministrive flenë afro 150 projekte të shoqëruara më shkresë përcjellës që mbajnë firmën e kryebashkiakut Xhelal Mziu.
“Që në Kamëz të mos kishte përmbytje duhej që investimi në 3 kolektorët të ishte mbyllur, por për ironi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm nuk kanë sjellë fondet për investime, por nuk ka sjellë as një ekskavator. Bashkia, sikurse vitin e kaluar, kujdeset për pastrimin e kolektorëve, me qëllim që të mos ketë përmbytje, por edhe nëse ndodh, të ketë sa më pak përmbytje!”, thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.