18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Shporrja e Ramës nga pushteti, e shpejtë, sekuestrim i pasurive të paligjshme

Nga Kastriot ISLAMI

S’ka më asnjë dyshim se largimi i Edi Ramës nga pushteti është çështje kohe, madje kjo do të jetë e shpejtë.
Ngjarja e sigurtë është se Rama s’do të ketë mandat të tretë dhe shumë kryetarë të bashkive kryesore do të kenë fatin e tij, para apo bashkë me të.
Qytetarët e dëshpëruar e të pashpresë, të këputur nga varfëria e papunësia, dhe të shpartalluar nga që fëmijët kanë emigruar nga babëzia korruptive e banditizmi kriminal i qeverisë kërkojnë me forcë e insistim që Rama të mos largohet por të shporret e më tej të ndëshkohet.
Shumica e qytetarëve shqiptarë janë tashmë të bindur se Shqipëria s’duhet thjeshtë ta largojë nga pushteti këtë bandë, por ta çrrënjosë e shporrë përfundimisht Sektin më të rrezikshëm të këtyre 25 viteve demokraci duke i çliruar nga kjo ëndërr e keqe që i mundon prej shumë kohësh.
Madje sa më tinzare të jetë sjellja e Ramës apo sa më hileqar e më arrogant të jetë reagimi i këtij Sekti ndaj kësaj mosbindjeje qytetare, aq më i fuqishëm do të jetë veprimi i qytetarëve të dëshpëruar e të zemëruar, që Rama kujton se i ka nënshtruar duke i varfëruar apo duke i dhunuar me arrogancën e pushtetit të tij policor.
S’ka më asnjë dyshim, se e ardhmja e tij do të jetë shumë më e rëndë se e Gruevskit dhe e paprecedentë; në kuptimin që ndëshkimi ndaj tij dhe anëtarëve të kupoles së tij do të jetë si asnjëherë tjetër dhe ata s’do të jenë në gjendje të gëzojnë një pas-politikë, se dëmi që ka shkaktuar kjo bandë sektare është më e tmerrshmja në këtë 30 vitet e fundit.

***
Konkretisht, ndër të tjera Rama, s’ka bërë thjesht gabime por me vetëdije të plotë ka kryer faje të ndëshkueshme rëndë sepse:
ka ideuar dhe ngritur një sistem qeverisjes sektare të vendit me politikanë të korruptuar, oligarkë, kriminelë, trafikantë dhe pjesëtarë të familjeve e klaneve mafioze;
ka vrarë meritokracinë duke promovuar mediokritetin dhe ka eliminuar konkurrencën e lirë duke e zëvendësuar atë me klintelizmin e nepotizmin;
ka vënë nën kontroll biznesin, median, shoqërinë civile dhe së fundmi edhe drejtësinë;
ka shkatërruar zgjedhjet duke blerë vota dhe kërcënuar votuesit;
ka shkatërruar shpresën duke i detyruar shqiptarët ose të nënshtrohen ose të emigrojnë;
ka rrënuar ekonominë deri në atë pikë sa do të jetë shumë i vështirë rikthimi i saj në normalitet brenda një kohë të shkurtër.
***
Sekti Rama do të shporret e ndëshkohet pashmangshmërisht. Kjo është ngjarje e sigurtë dhe vetëm çështje kohe.
Sa më e gjatë të jetë koha e qëndrimit të Sektit në pushtet dhe sa më lartë të jetë rezistenca e saj aq më i tmerrshëm do të jetë largimi i saj dhe aq më rëndë do të jetë ndëshkimi.

Qytetarët janë tashmë të ndërgjegjshëm se fundi i kësaj bande sektare është i pashmangshëm, pavarësisht hileve, arrogancës a egërsisë që përpiqet e do të përpiqet deri në momentet e fundit të shpalosë kjo bandë vrastare e të ardhmes dhe shpresës së qytetarëve që për momentin po largohen masivisht nga vendi.
Zëvendësimi i kësaj bande do të bëhet me votë të lirë e të ndershme, sepse qeverisja e re s’mund të vendoset me dhunë. Sigurisht që për të çliruar votën nga vjedhja dhe votuesin nga kërcënimet e kriminelëve, pra për të ardhur deri tek zgjedhjet e lira e të ndershme, ka disa rrugë:
Rruga e ‘butë’, përmes çmontimit gradual të këtij Sekti duke i nxjerrë çdo ditë në dritë të diellit zullumet dhe bëmat; gjë që ka filluar të ndodhë; edhe me angazhimin e partnerëve europianë.
Rruga e ‘shporrjes së moderuar’ të Sektit Rama përmes protestave masive, afatgjata e të fuqishme.
Rruga e ‘shporrjes radikale’ të Sektit Rama përmes përplasjes së qytetarëve me zullumet e sektit.
***
Në çdo rast Sekti Rama do të shporret nga drejtimi i vendit; kjo është çështje kohe e shenjat janë që kjo do të ndodhë shpejt. Për të shkulur nga rrënjët këtë te keqe të madhe e shmangur çdo lloj rilindje të saj, përgjegjësit kryesorë do të duhet të ndëshkoheshin dhe t’ju sekuestroheshin të gjithë pasuritë e paligjshme. Ky do të ishte testi më i madh për qeverisjen e ardhshme pas shporrjes me çdo mënyrë të sektit Rama.

Zyrtare, Real Madrid shkarkon Lopeteguin, ja kush do të jetë trajneri i ri

Real Madrid ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas disfatës në El Clasico ndaj Barcelona-s.
Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të nëntë të La Liga-s pas ndeshjes së gjashtë pa fitore dhe humbjes së tretë radhazi.
Disfata e fundit ndaj Barça-s ka vulosur shkarkimin e trajnerit spanjoll. Santiago Solari është emëruar si trajneri i përkohshëm.
Lopetegui u transferua te Real gjatë verës, duke u larguar nga përfaqësuesja spanjolle vetëm disa ditë përpara se të fillonte Kupa e Botës.
Por ai ka paguar çmimin e një starti të tmerrshëm të sezonit.
Santiago Solari, i cili për momentin është trajner i Castillas, skuadrës B të Real Madridit, pritet që të emërohet trajner i përkohshëm ku do ta drejtojë ndeshjen e Copa del Rey të mërkurën kundër Melilla dhe ka mundësi po ashtu edhe ndeshjen e radhës së Realit kundër Valladolidit të shtunën.

Vrasja në Bularat, si po i shërben Ramës dhe Ciprasit

Bledi KASMI

Ajo që ka ndodhur sot pasdite në ndeshjen e ekipit që drejtohet nga vëllai i kreut të qeverisë shpjegon në të vërtetë edhe çfarë fshihet pas vrasjes së të riut grek në fshatin Bularat. Në zemër të tifozëve të klubit që drejtohet nga vëllai i kreut të qeverisë është shfaqur një parrullë e madhe në të cilën shkruhej; ‘Një grek më pak, një bastard më pak’, shkruhet në banderolë. Ndryshe nga herët e tjera ku policia reagon me shpejtësi dhe e heq banderolën, kësaj rradhe policia ka qëndruar e qetë dhe e ka lënë atë të shfaqet për një kohë të gjatë sa të fiksohej nga kamerat dhe aparatet fotografike. Po përse policia nuk reagoi? Arsyeja është e thjeshtë. Në këtë rast ka interes vetë kreu i qeverisë që ajo banderolë të ketë jehonë.
E njëjta gjë në kushte të tjera ka ndodhur edhe në Greqi. Një grup ekstremistësh kanë reaguar me protesta dhe duke e bërë hero të riun grek. Qeveria greke ka reaguar me forcë duke thirrur ambasadorin shqiptar dhe ka bërë deklarata zyrtare. Përgjigjja ka qenë e njëjtë edhe në Tiranë.
Kemi të bëjmë me një stuhi të ngritur në gotë. Kemi një regji të qartë si në Tiranë dhe në Athinë që po përdoret si nga Rama dhe nga Cipras për të bërë një lojë politike me vrasjen e të riut në Bularat. Në fakt, ajo që të bën përshtypje është se kjo vrasje i shërben politikisht në këtë moment si Ciprasit ashtu edhe Ramës.
Ciprasit i shërben kjo vrasje për të anashkaluar vëmëndjen nga problematika që ka sjellë në Greqi dorëheqja e ministrit të Jasshtëm grek, Kotzias dhe debati i atjeshëm politik për emrin e Maqedonisë si dhe ndarjen e detit me Shqipërinë.

Vetë Cipras është në një moment të vështirë politik pasi sondazhet e konsiderojnë atë një humbës në zgjedhjet e afërta greke dhe të luash me kartën e nacionalizmit duke anashkaluar problematikat e tjera që kanë grekët, është një skenar jo i keq në këtë moment për Kryeministrin grek dhe ai po e përdor këtë për të gënjyer sa më shumë grekë në këto manovra politike.
E njëjta situatë me Ramën në Tiranë. Ramës i intereson përdorimi i kësaj vrasje në një kohë kur për të skandalet kanë shpërthyer duke qelbur jo vetëm Shqipërinë, por edhe BE dhe SHBA-në, veçanërisht pas dosjeve të përgjimeve të bandave të drogës me pushtetin dhe largimit të ministrit të Brendshëm nga qeveria.
Shfaqjet e Ramës si patriot i madh janë bërë bajate tashmë dhe nuk i beson kush përveç trushpëlarëve. Ajo parrulla e vendosur stadium në zemër të tifozëve të klubit që drejton vëllai i kreut të qeverisë të kujton pozat si nacionalist që Rama merrte ndërsa shkonte dhe takonte Vuçiçin në Beograd. Shuma nga shqiptarët u entuziasmuan atëhere me marifetin e rremë të Ramës me fjalë të mëdha për Kosovën në një kohë që vetë koha tregoi se Rama nga Beogradi kishte nisur planin bashkë me Vuçiçn për të ndarë Kosovën. Dhe sot jemi përara këtij faktei dhe këtij skenari sorosian.
Mos u habisni se kemi të bëjmë me të njëtën taktikë edhe në rastin e fundit me të ashtuqajturin konflikt me Ciprasin. Ndryshe nga ajo që duket është një lojë politike. Skenari është i njëtë si me Vuçiçin veçse kësaj rradhe nuk bëhet më fjalë për kosovën, por për faljen e detit Greqisë.
Ajo që do të shikoni në ditët e ardhshme është se teatri Rama-Cipras për vrasjen e të riut grek do të vazhdojë, por ajo që duhet të kuptojnë si shqiptarët edhe grekët është se nuk kanë pse të bëhen pjesë e këtij skenari të ndyrë politik.

Standardi i Shqiponjës përballë standardit të neveritshëm të zvarranikut

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar “turp të pamerituar që vuajnë shqiptarët”, standardin e Edi Ramës, që sipas tij “prodhon hajdutëri zgjedhjesh,varfëri ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet në komunikimin njerëzor”.
Vasili ka marrë shkas nga dorëheqja e paralajmëruar e kancelares gjermane, Angel Merkel nga drejtimi i CDU-së në Gjermani, dhe ka bërë një paralelizëm me kryeministrin dhe kreun e PS-së në Shqipëri, Edi Rama.
Sipas Vasilit, “Standardi Merkel është në kontrast të frikshëm me standardin banal të zvarritjes kriminale të Edi Ramës, është saktësisht standardi i Shqiponjës përballë standardit të neveritshëm të zvarranikut”.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Angela Merkel gruaja politike me e fuqishme e globit sot vendosi nje standart shume te larte politik, kur deklaroi se do largohej nga kryetare e CDU dhe nuk do te rikandidonte si Kancelare.
Rezultatet elektorale lokale te zgjedhjeve te ndershme gjermane ja imponuan kete.
Kancelare per 13 vjet e Gjermanise lokomotives se Europes dhe misheruese e nje modeli komunikimi njerezor te pakrahasueshem megjithate Merkel do te largohet.
Mizerabel standarti Edi Rama,qe prodhon hajduteri zgjedhjesh,varferi ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet ne komunikimin njerezor eshte turpi i pamerituar qe po vuajne shqiptaret.
Standarti Merkel eshte ne kontrast te frikshem me standartin banal te zvarritjes kriminale te Edi Rames, eshte saktesisht standarti i Shqiponjes perballe standartit te neveritshem te zvarranikut.

Rama injoron deklaratat e Ambasadës Amerikane dhe kërkon lirimin e Tahirit

Basir ÇOLLAKU

Çfare thote Ambasada Amerikane per Tahirin…!!!
Si do te pyeste Ambasada Amerikane ne Tirane pas rishfaqjes se Tahirit..?!?! A ka presion dhe a po ofrohen para..?!?! Edhe vendimin e Antimafias Italiane te Prokurorise dhe me pas Gjykates se Catanias, e ka pare Edi Rama..!!! Ndaj lajmerohen Krimet e Renda se duhet sajuar pafajesia ne Tirane, ashtu siç ai e ka pare…Sajmir Tahiri nuk ka bere trafik ne Itali. Krimet e Renda e akuzojne per perfshirje dhe mbeshtetje te organizates Habilaj ne Shqiperi. Nese Antimafia italiane ka hetuar per kostume dhe atlete dhe nuk ka gjetur indicie ne 5 muaj, Krimet e Renda kane te tjera prova.
Sota
Tenderat e tij dhe Kurum
863 mije eurot
Nazer Seiti
Drejtoret e policise ne kerkim
Patentat dhe scafet…
Kjo eshte çeshtja e nxehte e rradhes ku jepet porosi qeveritare per vendimmarrjen.
Kujtojme se çfare tha ish-ambasadori amerikan Donald Lu, nje dite para se Gjykata e Apelit per Krimet e Renda ne Tirane, te ndryshonte masen e sigurise per Tahirin.

Donal Lu tha nje dite para vendimit se Ambasada Amerikane, kishte informacione se mbi gjykatesit po ushtrohej presion dhe po ofroheshin ryshfete!!! Po jepeshin para..!!!?!!!!
Dhe vendimi shkoi ne kahun e dyshimit amerikan dhe favor te ish-ministrit. Ngjarja po perseritet. Çfaredo pretendimi te kete derguar Tahiri ne Prokurori, nuk eshte personi ne hetim qe heton vetveten. Nese ai dhe mbrojtrsi i tij ligjor kane prova, te cilat sigurisht merrrn ne formen e kerkuar nga ligji, percillen ne Gjykate. Ajo do te vleresoje pranueshmerine ose jo, vlefshmerine ose jo, per ta perfshire ne dosje dhe vendimmarrje me pas. Sepse fajesia e ish-ministrit eshte fajesi e Kryeministrit. Pyetja amerikane ne kete rast perseritet..A po ushtrohet presion dhe ofrohet ryshfet mbi prokurore dhe gjykates te Krimeve te Renda per te pafajesuar Sajmir Tahirin?!?!
Nese do te ishte pergjigje amerikane me informacion te dale prej burimeve te tyre, pergjigja anon ga PO-ja..Kjo pyetje e Ambasades Amerikane ne Tirane, mund te riperseritet po nga Ambasada, megjithe mungesen e titullarit!! Sepse sipas arkivit te tyre informativ, ka prokurore e gjykates qe e kane ngrene joshjen me perpara..!!!

Sandër Lleshi, një enverist ekstremist që nuk ka fe

Myslim MURRIZI

Ka 48 ore qe shoh media te ndryshme te na paraqesin si
“hero” nje ish gjeneral ne rezerve, qe nga viti 2013 eshte keshilltare i kryeministrit per sigurine.
Disa thone qe eshte i “shkelqyer” se e njeh Kadarea.
Disa thone eshte “parimore” se eshte shkarkuar nga Nishani.
Sot pashe qe Sanderin e shohkan si perfaqesues te KATOLIKEVE ne qeveri, meqenese jane pa perfaqesues.
Se pari:
Sanderi si shume e shume ish oficere te ketij vendi komunist, eshte nje ekstremist enveris, dhe politikisht i majte ekstrem.
Se dyti:
Pse e njeh Kadarea nuk besoj qe eshte grade, as shkencore as njerezore e as burrerore, sepse komunistet njihen te gjithe me njeri tjetrin ngaqe kane qene ushtare te te njenjtit rregjim, dhe mernin e marin urdhera ne te te njenjtin vend e nga te njenjtet eprore.
Se treti:
Sanderi KATOLIK????
Po Sanderi eshte ATEIST si çdo komunist ne bote, dhe ka proganduar e share fene dhe ZOTIN jo vetem deri ne dhjetor te vitit 1990, por edhe sot e gjer sa te jete gjalle, se komunistet nuk njohin as fe e as ZOT.
Dhe e fundit per nga renditja, por jo nga rendesia, eshte se:
Sander Leshi nuk eshte parimore, pse paska kundershtuar Imamin per te mos perfshire forcat e armatosura ne fushate elektorale.
Po ne qershor te vitit 2017, kur kryeministri Rama ju beri thirrje 13 mij policeve, qe te heqin kapelet dhe te mbledhin vota per ps, pse nuk iku ky “parimore” i madh nga detyra e keshilltarit te sigurise se kryeministrit???
Pse nuk reagoi ky “parimori” publikisht siç paska bere per ushtrine ne vitin 2013 duke bere
“sherr” me Arben Imamin???
Apo ky nervozohet vetem kur degjon qe duhet bere fushate per PD, dhe kenaqet e hesht kur nje strukture tjeter (policia) urdherohet te mbledhe vota per PS???
Prandaj mjaft me duke na paraqitur si “hero” nje ish ushtarak komunist nostalgjik.
Qendrimi me dy standarte, per te njenjtin FENOMEN, e ben Sander Lleshin, nje PARIMORE LESHI.

Rrëfehet Ronaldo: Shkaku i largimit nga Real Madridi ishte Florentino Perez

Cristiano Ronaldo foli për herë të parë në lidhje me largimin e tij nga Real Madridi. Ai e bëri këtë në një intervistë të dhënë për “France Football”, revistën e njohur sportive franceze, e cila organizon çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”. Ylli portugez, që merkaton e verës së këtij viti braktisi “Santiago Bernabeu” për Juventusin, la të kuptohet se marrëdhënia që kishte me Florentino Perez nuk ishte shumë e mirë.
CR7 ka zbuluar një ndryshim në marrëdhëniet e tij me presidentin e Real Madridit, i cili e bindi atë për t’iu bashkuar Real Madridit për një periudhë mbresëlënëse 9-vjeçare. Portugezi, i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në Seria A për rreth 100 milionë euro në korrik, u bë kryegolashënuesi i “Los Blancos” në histori, i ndihmoi ata të fitonin 15 trofe të mëdhenj, duke përfshirë katër Champions dhe dy tituj të La Liga-s.
Klubi madrilen pretendoi se transferimi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” ishte i nxitur “sipas vullnetit dhe kërkesës së lojtarit”. “E ndjeva ftohjen nga brenda klubit, veçanërisht nga presidenti, se nuk më konsideronin me të njëjtën mënyrë, sikurse bënë në fillim, tha Ronaldo. Në katër apo pesë vitet e para atje, kisha ndjenjën se jam “Cristiano Ronaldo”. Më pas gjërat ndryshuan disi, pak e nga pak.
Presidenti më shihte me sy që nuk donin ta thoshin gjënë e njëjtë, sikur nuk kisha më rëndësi dhe vlerë për ta, nëse e dini çfarë dua të them. Kjo situatë më bëri të mendoj largimin.

Nganjëherë, i lexoja lajmet që thoshin se unë po kërkoja largimin. Kishte pak të vërtetë në këtë, po e vërteta është se gjithmonë e kam pasur përshtypjen se presidenti nuk do të më mbante.
Nëse do të kishte qenë në lidhje me paratë, do të shkoja në Kinë, ku do të kisha fituar pesë herë më shumë se këtu, te Juventusi, apo te Real Madridi. Unë nuk kalova te Juve për paratë. Kam fituar të njëjtën shumë edhe në Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është se te Juve, me të vërtetë më donin mua. Ata ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë”.
I pyetur nëse vendimi i trajnerit Zinedine Zidane për ta lënë drejtimin e Real Madridit pas fitimit të tre Champions-ve radhazi kishte ndikuar në lëvizjen e tij, Ronaldo tha: “Vendimi im për t’u larguar nuk ishte i lidhur me largimin e tij. Duke qenë kështu, është një nga ato gjëra të vogla, që më bënë të ndihem pak më mirë në lidhje me atë që mendova për situatën në klub”.
33-vjeçari portugez, i cili shënoi 44 gola për Real Madridin në sezonin e kaluar dhe ka 7 gola me Juventusin këtë sezon, është duke synuar të fitojë “Topin e Artë” për vitin e tretë radhazi. “Unë mendoj se e meritoj atë edhe këtë vit… Po ëndërroj ta fitoj “Topin e Artë” për herë të gjashtë, duke e kaluar, në këtë rast, Lionel Messin”, përgjigjet me sinqeritet CR7.
Ronaldo është subjekt i një hetimi penal nga policia e Las Vegas-it dhe një procedimi civil, pas një akuze për përdhunim, të bërë kundër tij nga Kathryn Mayorga.

“Unë e kam mohuar fuqishëm akuzën”, thotë Ronaldo, referuar pretendimeve të Kathryn Mayorga, tani 34-vjeçare, për gjëra të ndodhura në verën e vitit 2009.
Ajo pretendon se futbollisti e sulmoi seksualisht në një hotel në Las Vegas, më 2009, më pas përdori pagesat e majme financiare (375 mijë dollarë) për ta bërë të heshtë dhe të mos ngrejë akuza penale në gjykatë. Policia konfirmoi se çështja fillestare u mbyll në vitin 2009, për shkak se Mayorga nuk zbuloi detaje, por u rihap në shtator 2018, pasi u publikua nga mediat.
“Sigurisht, kjo histori po ndërhyn në jetën time, – tha Ronaldo. – Kam një partnere, katër fëmijë, një nënë në moshë, motrat, një vëlla, një familje, me të cilët jam shumë i afërt. Për të mos përmendur reputacionin tim… Imagjinoni se çfarë do të thotë kur dikush ju akuzon për përdhunim, nëse jeni shembull për të tjerët. Unë e di se kush jam dhe çfarë bëra.
E vërteta do të dalë një ditë. Dhe njerëzit që më kritikojnë, ose kërkojnë ta ekspozojnë jetën time sot, që e bëjnë këtë si në një cirk, do ta shohin të vërtetën. Pasi doli në media kjo histori, i dhashë shpjegime partneres aktuale, birit tim, Cristiano Jr. Ai është shumë i ri për të kuptuar, ndaj i vjen keq për mua. Nëna dhe motrat e mia janë të habitura dhe në të njëjtën kohë shumë të zemëruara. Eshtë hera e parë që i shoh në këtë gjendje”.

Paloka ‘sulmon’ Ramën: Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve!

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Rama ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se nacionalizmi është streha e fundit që i ka mbetur Edi Ramës.
“Rama eshte ilustrimi me i mire i shprehjes: “Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”.
Ka kaq kohe qe per te terhequr vemendjen nga skandalet qe po e mbysin, eshte gati te bej gjithshka. Se fundmi, e jo per here te pare, ka marre pozicionin e nacionalistit”, shkruan Paloka.
Sipas tij, Rama me Bularatin po përpiqet të largojë vëmendjen nga realiteti politik në vend.
“Mendon vertete se me Bularatin dhe duke i fryre zjarrit te perplasjeve nacionaliste do shpetoje Tahirin, Gjushin, Ballen dhe gjithe tufen e zhgrryer ne krim qe ka rrotull vetes.
Kete strategji e ka ndjekur dhe me heret kur me retorike shterpe pa asnje vlere per shqiptaret u shit si nacionalist qe “po ju tregonte vendin grekerve” , pastaj e mbylli per tre nete rrjesht ne hotel Bushatin me Kotziasin. Perfundimi i “nacionalizmit” te Rames; ju falen Greqise mijera kilometra katrore det perfshi dhe zonat naftembajtese. Ky eshte “nacionalizmi” i vertete i Rames, kryeministrit qe po boshatis Shqiperine nga shqiptaret”, shprehet deputeti demokrat.

Strazimiri: Haletë e Shqipërisë bredhin me kalë, i japin mend qeverisë dhe Prokurorisë

Gent STRAZIMIRI

Faleminderit Italisë! Ajo e bëri të sajën!!!!👏👏👏
– Audi “AA 003 GB”, nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!
– Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t’i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.
– Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!
– Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.
Dhe në fund,
– me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!
Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë “ja ku i ke, VEPRO!!!”
Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale’ më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj….
Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të … prokurisë!
Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme “të ndritur” për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën “Xhuxhi”, ” qorri”, “Gonia” e “Baballa”!!!
KAQ!

Gruaja “tradhëton” Gjushin: Vërtetë Rama nuk e lëshon, por dhe ne i çojmë çdo muaj valixhen plot me euro

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik ditën e sotme një denoncim të mbërritur në adresën e tij ndaj kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Gjithçka ka të bëjë me situatën ku ndodhet Edi Rama dhe faktit se pse ai nuk e ka lëshuar Vangjush Dakon.
Sipas ish-kryeministrit, Dako i sjell Ramës paratë me valixhe.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Gjushi i dergon parate me valixhe Rames!
Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale. sb
Prshendetje dr, ke shume te drejte kur thua se Rama shiti Xhafen per Gjushin kjo eshte shume e vertete. Para tre ditesh isha ne parukeri dhe aty gjeta edhe zonjen Dako e cila po i qahej parukjeres si me ze te ulte duke i thene vertet Rama nuk e leshon Gjushin por edhe ne ama prej vitesh jemi bere si me qene banka e Edi Rames, muaj per muaj i çojme atij hisen por jo me zarfa por me valixhen plote euro. Anonim ju lutem se keta te murosin ne beton.

Jeta luksoze e djalit të Vangjush Dakos dhe makina 200 mijë euro e markës “Porsche“
Është vetëm 23-vjec, por i ka të gjitha mundësitë e një jetë luksoze, një makine super të shtrenjtë dhe për me të tepër arrin të jetë aksioner në 2 kompani të rëndësishme, njëra në fushën e lavanderisë dhe tjetra në tregtimin e produkteve ushqimore me bazë detin.
Është fjala për Xhulio Dakon, djalin e Kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që sipas një investigimi të kryer nga TPZ.al, rezulton aksioner në dy kompani.

Në kompaninë e parë, të quajtur “DB Wash International”, Xhulio Dako është shtuar si aksioner, tek themeluesi 54-vjeçar Tomi Ismailati, ndërsa ortakë janë edhe 5 shtetas italianë.
Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar nga ILDKPKI, Xhulio Dako është zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë “DB Wash International”, me kapital 20 000 lekë.
Fitimet e kompanisë “DB Wash International”, të nxjerra nga TPZ.al, bilancet që vetë kjo kompani ka deklaruar, e krijuar 25/03/2014 kapin vlerën e:
Viti 2014: 22.876.057 Lekë (të reja)
Viti 2015: 56.850.124 Lekë (të reja)
Viti 2016: 72.101.360 Lekë (të reja)
Pra, një kompani e sapo krijuar në vitin 2014, ka arritur të nxjerrë fitime deri në 1.4 miliard lekë, ku pjesë është edhe djali 22-vjeçar, i Vangjush Dakos. “DB Wash International” është gjithashtu edhe përfituese e fondeve publike, ku në thesarin e shtetit rezultojnë 3 transaksione financiare ndaj kësaj kompanie, me vlerë 484.000 lekë (të reja).
TPZ.al, shkruan se 23-vjeçari Xhulio Dako së bashku me 54- vjeçarin Tomi Ismailati në vitin 2016, hapën një tjetër biznes të quajtur “Artic Group”, kësaj here në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, molusqeve dhe frutave të detit. Djali i Vangjush Dakos, bëhet 35% aksioner, ndërsa brenda vitit të parë, arrijnë të qarkullojnë 34.233.202 lekë (të reja), rreth 300 mijë dollarë nga shitjet dhe shpenzimet. Ndërkohë, syri.net, shkruan se Xhulio bën një jetë shumë luksoze. Ai ka në pronësi një makinë të tipit të fundit ngjyrë të bardhë “Porsche Panamera White Storm”, vlera e së cilës shhkon në 200 mijë euro.