18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Basha: Rama me gjuhë banditi ndaj ish-Kryeministrit, por nuk ka shpëtim!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ish-kryeministrin Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se, bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt dhe se ai sulmon me gjuhë banditi ish kryeministrin me shpresën se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen.
Reagimi i plotë i Bashës
Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!

Sharlatani i medias, tani po e “kërcënojnë” edhe nga Greqia!

Eshtë gazetari më sharlatan që hiqet skur i di të gjitha në një kohë që e kepërdorin edhe hajdutët e xhepave. Së fundi po kërkon të bëhet edhe hero dhe thotë se pasi ka bërë një status në fb e tij e k kërcënuar e gjithë Greqia.
Ja si po e kërcënojnë
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se pas komentit të tij për vrasjen e ekstremistit grek, 35-vjeçarit Konstantinos Kacifa, ka marrë disa mesazhe kërcënuese në drejtim të tij.
“Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”….
Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim…”, shkruan Artan Hoxha.
Duke iu referuar shkrimit të publikuar në portalin grek “Neësit.gr”, e cila e cilëson sfiduese deklaratën e tij, Hoxha shkruan se grekët janë të verbuar nga nacionalizmi shovinist, dhe ‘trimat’që kanë mbushur brekët e Agimit të Artë me fantazma të Vorio Epirit, fshihen pas kërcënimeve të marra.
“Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale:
“Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”….
Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim…
στο καλο….
Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme…”, shkruan gazetari Artan Hoxha.

“Provat e reja” të Tahirit, Paloka tregon skenarin e Ramës

“Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit. Edi Rama e paralajmëroi më 16 Tetor 2018 skenarin e mbylljes së çështjes, gjoja me faktin se Saimir Tahiri nuk është nën hetim në Itali. Saimir Tahiri duhet hetuar dhe dënuar për veprimtarinë kriminale të kryer në Shqipëri, dhe jo në Itali”.
Kjo ishte deklarata që bëri në mesditë, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, nga selia.
“Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen. Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit. Këtë që ka bërë sot Saimir Tahiri, e ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor, kur njoftoi se cili do të jëtë fati i dosjes “Tahiri”. Ndiqni sekuencat:
“Erl Murati: A erdhi dosja nga Prokuroria në Parlament, që e votove dhe e rrëzove për arrestimin e ministrit të Brendshëm?
Edi Rama: Po mirë po si shpjegohet që, sot e gjithë ditën ajo dosja e famshme e atij procesi që bëhet në Itali dhe nuk bëhet këtu, nuk rezulton asgjë për ministrin e Brendshëm
Erl Murati: Atë do ta thotë gjykata.
Edi Rama: Po e ka thënë gjykata.
Erl Murati: Po do ta thotë gjykata.

Edi Rama: Po e ka thënë mor në Itali. Erl Murati: Për kë po flet?
Edi Rama: Për atë mo për atë dosjen që thua ti, dosjen që e rrëzuam ne.
Erl Murati: Cilën pra? Edi Rama: Për atë dosjen e Saimir Tahirit po them. Si shpjegohet?
Erl Murati: Vazhdon pra, janë shtyrë hetimet e Prokurorisë këtu në Tiranë.
Edi Rama: Ore po flas për Italinë unë, lëre në Tiranë. Në Itali!” tha Edi Rama në 16 Tetor 2018.
Pra, e ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim. Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen.
Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar.
Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar.
Është fakt që grupi kriminal Habilaj për 4 vjet nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri organizoi trafikun ndërkombëtar të drogës me makinën private të ministrit të brendshëm.
Është fakt se pavarësisht denoncimeve të përditshme të Partisë Demokratike për 3 vjet me rradhë për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve me audin AA 003 GB, Edi Rama dhe Saimir Tahiri mohuan të vërtetën, sulmuan denoncuesit dhe morën në mbrojtje trafikantët e drogës. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se, përsa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, prokuroria do të vulosë vendimet e marra në zyrën e Edi Ramës.
Garantojmë Arta Markun, Donika Prelën dhe çdo prokuror që bëhet mburojë e pushtetarëve të lidhur me krimin të organizuar, se dita e drejtësisë do të vijë edhe për ta. Arta Marku dhe Donika Prela nuk do të shpëtojnë dot nga përballja me drejtësinë as Saimir Tahirin, as Fatmir e Agron Xhafën, as Vangjush Dakon, as Taulant Ballën e aq më pak Edi Ramën.

Berisha dënon reagimet zyrtare të Tiranës dhe Athinës për vrasjen në Bularat: Duan ta përdorin

Ish-Kryeministri Berisha ka dënuar përjekjet politike të Tiranës zyrtare dhe Athinës zyrtare që në koordinim perfekt me njëra-tjetërën po kërkojnë të përdorin vrasjen në Bularat të një banori të Bularatit, anëtar I forcave të armatosura të Greqisë.
Në postimin në facebook, Berisha bën thirrje per “nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona”.
Postimi i plotë I Berishës
Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.
Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.
Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Konsideroj te nevojshem nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.
Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona! sb

Shqipëria e zhurmshme `nacionaliste` dhe Shqipëria e heshtur e `Xhuxhit`!

Çim PEKA
Ju kujtohet mes dhe fundviti 2016; po fillim viti 2017?
“Bombë e Flamur” ishte Rilindja, rrjeti dhe shumica e medieve në atë kohë. Më në fund kishte dalë “një burë shteti”, “që ja mblodhi grekut”.
Dhe ai ishte vetë “kapiteni i shqiptarizmit”, Edi Rama, i cili nuk linte pa shfrytëzuar status në rrjet e aktivitete, seancë parlamentare e takime me popullin, pa siluruar e provokuar fqinjin tonë problematik.
Më 31 tetor të vitit 2016 hodhi në Facebook një `Amacord`, ku shfaqej një gravurë e vjetër e Akropolit. Mes rreshtave u kujtonte grekëve, se ky monument madhështor i antikitetit është ende në këmbë, falë një shqiptari’; Gjergj Dushmanit.
Kaq mjaftoi dhe nami në Tiranë e Athinë; lart e më lartë flamujt e nacionalizmit. Ky ishte kryelajmi, asnjë “hall” tjetër nuk kishin shqiptarët, qeveria dhe vetë KR Rama.
Pastaj sërish, po atë vit më 19 Nëntor, në Samitin e Diasporës, me një fjalim që do ta kishte zili edhe Enver Hoxha në kohën kur nuk kishte shkruar ende, “Dy popuj miq”, lëshoi gjyle e flakë të tjera;
“Për një kohë të gjatë, fqinjët tanë u mësuan, që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur, kur fjala ka qenë dhe mbetet për çështje, që nuk mund të bëjmë që nuk ekzistojnë”
Vuuu duartrokitjet dhe ovacionet në sallë, ngazëllim dhe histeri në rrjet, media dhe kafene.
-E patë o shqiptarë, se kush është Edi Rama?; ua mblodhi prapë grekëve, s`ka më, `nuk ekziston çështja çame` dhe as, të shijnë në mes të Tiranës dhe Himarës; tani ka shtet…
Po kështu nisi edhe viti 2017, me Ali Pashë Tepelenën, i cili qëndronte pas revolucionit grek, fjalime të egra në parlament duke e bërë “Qirje Vangjel Dulen” copë- copë, e plot “bomba e flamuj” nacionalizmi, që trullosnin, 24 në 24 orë, shqiptarët.
Prish haure kishash e qerpiçë shtëpish në Himarë, ndize flakë nacionalizmin, sillua në pjatë “çështjen çame”; pushtoi studiot televizive, portalet e rrjetin me këtë temë, për të cilën “vdesin” shqiptarët dhe ec përpara.

Kjo deri ditën që Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias, shtrënguan fortë duar nën tavolinë, e hodhën valle së bashku në Kretë e në Korçë!
Meqenëse i kujtuam të gjitha këto që ndodhën në këtë seri nacionaliste të Rilindjes, ju ftojmë të ktheni kokën prapa dhe të rinxirrni nga memoria, edhe çfarë ndodhte po në të njëjtën periudhë në Shqipërinë reale.
Sapo kishte dalë zbuluar dhe nuk kishte më asnjë dyshim as për ndërkombëtarët, operacioni i kanalizimit të vendit; i gjithë zinxhiri komandues i policisë së shtetit rezultoi se ishte vënë në shërbim të kultivuesve dhe trafikantëve të drogës; avionë kartelesh që rrëzoheshin; radarë të ushtrisë që punonin për krimin…dhe mbi të gjitha skandali dhe implikimi i ministrit “kampion i Rilindjes”, Saimir Tahiri.
U fashit edhe kjo histori e denjë vetëm për një narko-shtetet, sepse anormalja për shqiptarët tashmë është bërë normalitet; “Çamëria” u harrua e u shit me gjithë 12 milje të detit Jon, me gjithë pasurinë e pamat të hidro-karburanteve që ka brenda, kurse grekët u bënë kaluar “dy popujve miq” të Enverit.
Por nëse ke lindur në katakombet e fekaleve të Shqipërisë është postulat, që aty do të kthehesh sërish, për të marrë ushqimin e mbijetesës. Ndaj të përgërat të shpërthejnë gjithandej kur nuk e pret, do apo nuk do.
Prandaj tani në këtë fundvit të 2018-ës kemi një Deja Vu, të 2016-2017-ës, të cilën e përshkruam më sipër.
Duke menduar se kishin mbyllur vrimën nga kutërbonte “Tahiri e kanabisimi i Shqipërisë”, u plasi “Xhuxhi” e Xhafaj. Dhe për “koincidencë” sërish plas, edhe lufta e retorikës nacionaliste me Greqinë!
Çdo vit që në territorin shqiptarë në zonat minoritare, por edhe në Himarë ka festë Greqia, ndodhin incidente të shkaktuar nga individë të me tru të mykur, apo të paguar nga qarqe përtej kufirit, të cilët e kanë prej dekadash biznes të madh, këtë punën e Vorio-Epirit.

Ka luftë flamujsh, thirrje e parulla ekstremiste, sherre të dhunshme mes të fortëve nga të dy palët; ka edhe armë që shkrehen në ajër. Kështu ka qenë çdo vit, por RENEA, nuk kishte nxituar kurrë që të udhëtonte drejt Jugut, sikur kishin rrethuar “Eskobarin”.
Ka boll forca policore Gjirokastra, Tepelena, Përmeti apo Fieri (shumë herë më të afta, se ai “ushtari” ditëzi i Vorio-Epiri) për të përballuar një psikik të veshur me rroba ushtarake greke, edhe pasi qëllonte drejt tyre dhe duhej eliminuar. Nuk kishte zbarkuar ushtria e “Mavi”, si në prill të 1994, jo.
Ligji për përdorimin e armëve nga ana e policisë, nuk funksionon vetëm për RENEA. Ky repart special i cili çohet për show aty ku ka vërtetë kriminelë të rrezikshëm dhe të shumë kërkuar, (gjysma e efektivit të tij në fakt pas orarit të punës punon, si roje të “biznesmenëve” që kërkohen nga gjysma e botës dhe ruhen nga kundërshtarët këtu brenda), ka plot punë për të bërë me kriminelë realë të rrezikshëm.
Por ngjarja duhej “e madhe” dhe me sa më shumë “bomba e flamuj” nacionaliste, me impakt shpërthyes në të dyja anët e kufirit.
Dhe ja ku rikthehet sërish Edi Rama, si kaposh nacionalist; ky që heshti për ndarjen e Kosovës, “se ashtu ishte një punë”; që nuk thotë asnjë fjalë se përse u shit dhe u kyç “çështja çame” dhe zona e pasur ekonomike në pjesën tonë të detit Jon.
Grepi i radhës u hodh, njësoj si në kohën e kanabisimit të vendit dhe kapjen me “presh në duar” të Tahirit:
Të gjitha mediat, lukunia e ushtrisë në rrjet; emisionet e darkës, deputetë, militantë, të zgjuar e budallenj; të gjithë janë lëshuar ta kapin karremin-krimb të Ramës, duke harruar peshkaqenët Xhuxhi&Xhafaj dhe gjithë bazenin e fekaleve, nga dolën në dritë të diellit, për ti parë shqiptarët këto ditë.
Dhe ja ky kemi dy Shqipëri; atë të Ramës me polici që vret një grek të sëmurë psikik dhe ngazëllon nga adrenalina e nacionalizmit dhe atë realen e “Të gjatit”, Xhuxhit, Qorrit, Xhafajeve, Lalës, Lalit e kmani, të gjithë në shërbim të trusteve të krimit, të patrazuar.
Për cilën, do të flasim dhe do të shkruajmë?!

Kundër krimit e korrupsionit, kandidati i djathtë fiton zgjedhjet Presidenciale në Brazil, Trump e telefonon

Ish kapiteni i ushtrisë, Jair Bolsonaro është zgjedhur president i Brazilit pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e diel në këtë shtet, duke premtuar ndryshim rrënjësor në shtetin e Amerikës Latine.
Pavarësisht deklaratave kundërthënëse për mbështetjen e tij të hapur për torturën e kryer nga regjimi i ushtrisë së mëparshme të Brazilit dhe cilësimit të tij si racist e homofobik, Bolsonaro ka arritur të fitojë votat duke shfrytëzuar zemërimin e popullatës për korrupsionin dhe krimin.
Rezultatet zyrtare e kanë shpallur atë fitues me 55.13 për qind të votave, derisa kundërshtari i tij i krahut të majtë Fernando Haddad ka fituar 44.87 për qind të votave.
Bolsonaro, politikan i të djathës ekstreme do të nisë mandatin presidencial më 1 janar.
“Ne do ta ndryshojmë së bashku fatin e Brazilit”, ka thënë ai në fjalimin e fitores.
Ai është zotuar se do të qeverisë “duke u bazuar në Bibël dhe kushtetutë” dhe ka thënë se “ne nuk mund të vazhdojmë flirtin me socializmin, komunizmin, populizmin dhe ekstremizmin e së majtës”.
Mijëra mbështetës të tij kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Rio de Zhaneiros, duke ngritur flamuj brazilianë dhe duke nisur fishekzjarre.
“Të gjithë këta persona janë të zemëruar, të shqetësuar për krimin dhe korrupsionin, ne jemi me Bolsonaron. Njerëzit kanë folur. Për herë të parë ndjehem i përfaqësuar”, ka thënë Andre Luiz Lobo, 38 vjeçar.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka telefonuar Bolsonaron për t’i uruar fitoren.
Përndryshe, Bolsonaro, i cili konsiderohet nga disa si “Trumpi tropikal”, ka treguar publikisht admirin për presidentin amerikan.

Masakra e Pitsburgut, frika nga emigrantët e ktheu në vrasës

Vrasja në Pitsburg nga 46 vjeçari Robert Bowers vlerësohet nga autoritetet amerikane, si akti më vdekjeprurës i ndodhur në Amerikë kundër komunitetit hebre. Robert Bowers, i cili është kapur nga autoritetet dhe është akuzuar për 29 vepra penale, vrau 11 vetë dhe plagosi gjashtë të tjerë, kur hyri në komunitetin “Pema e jetës”, të mbledhur në një ceremoni ditën e shtunë, dhe qëlloi 20 minuta pa dallim mbi njerëzit me një armë automatike dhe tri revolvera.
Para se të shkonte në vrasje, Bowers, i cili ka qenë i njohur për qëndrimin antisemitist, ka shkruar në mediat sociale, se do të godasë hebrenjtë, sepse organizata humanitare hebreje, ndihmojnë refugjatët të vendosen në Amerikë. Në konton e tij në Gab.com, Bower ka postuar pak para vrasjeve se „nuk mund të rri duke parë si shkatërrohen njerëzit e mi. Nuk merrem me ju. Unë po futem brenda.” Sipas autoriteteve Gab.com, nuk ka pasur më parë përmbajtje të kundërligjshme.
Në postimin e tij Bower shkruan: “HIAS sjell këtu pushtues që vrasin njerëzit tanë”. HIAS, është nga nëntë organizatat kombëtare amerikane, që në bashkëpunim me autoritetet ndihmon refugjatët të integrohen në Amerikë. E krijuar më 1881, Shoqata hebreje në ndihmë të refugjatëve, HIAS, punon për një botë ku çdo refugjatë është i mirëseardhur.

“Duke patur si udhërrëfyese historinë hebreje, HIAS, ka shpëtuar njerëzit jeta e të cilëve ka qenë në rrezik për shkak të të qënit ata që janë”, shkruan organizata në faqen e saj në internet. HIAS organizon “refugee shabat”, ditën e refugjatëve në vende të ndryshme në Amerikë, dhe një prej adresave ka qenë edhe komuniteti “Pema e jetës”, në Pitsburg.
“Ne e mësuam se çfarë pikëpamje e ktheu këtë njeri në kriminel. Ai nuk ishte mbështetës i Trumpit, sepse ai mendonte se Trumpi nuk ishte sa duhet nacionalist dhe se është i rrethuar nga hebrejtë. Ai i shikonte migrantët si genocid kundër njerëzve të vet,” shkruan profesor Daniel Server në blogun e tij. “Viktimizimi çon shpesh në dhunë. Ja sepse fjalimet e Trumpit kundër karvanit të refugjatëve që po vjen nga Meksika, janë të rrezikshme. Ato i bëjnë ithtarët e tij ta ndiejnë veten të sulmuar. Kur hasin me skajet e politikës së djathtë dhe mungesë stabiliteti emocional ato kthehen në dhunë, jo vetëm kundër hebrejve por edhe kundër myslimanëve, hispanikëve, njerëzve e ngjyrë dhe minoriteteve të tjera,” vazhdon Server më tej dhe vëren se “incidentet kundër myslimanëve janë shtuar që nga viti 2014 dhe ato kundër hebrejve janë shtuar shumë këtë vit”.
HIAS, ka ndihmuar shumë prej shqiptarëve të migrojnë dhe integrohen në Amerikë. Aktiviteti në ndihmë të shqiptarëve ka filluar në vitin 1991, kur u hap Shqipëria dhe Dr. Anna Kohen, një hebreje e Shqipërisë u vendos në Amerikë. Duke filluar nga viti 1998, organizata ka ndihmuar shumë shqiptarë të Kosovës që migrojnë dhe vendosen në Amerikë.

Mandati i fundit i Angela Merkel

Angela Merkel tha të hënën se nuk do të kandidojë më për postin e kancelares në vitin 2021 në fund të mandatit aktual, pasi një sërë krizash politike dhe rënia e thellë e mbështetjes për partinë e saj në dy votime rajonale tronditën koalicionin e saj të brishtë. Kancelarja Merkel kishte informuar më parë partinë e saj Bashkimi Kristian-Demokrat (CDU) se do të tërhiqej nga posti i kryetares së partisë në kongresin e saj në dhjetor për t’i hapur rrugën një udhëheqjeje të re.
“Sot është koha për të filluar një kapitull të ri”, u tha ajo gazetarëve në selinë e partisë.
Zonja Merkel i tha partisë së saj konservatore se synon të heqë dorë nga posti i udhëheqëses së partisë por do të vazhdojë të jetë kancelare, pas rënies së mbështetjes së asaj force politike në dy zgjedhje shtetërore, sipas medias.
Më parë zonja Merkel kishte lënë të kuptohej se kishte ndër mend të kërkonte një mandat tjetër dyvjeçar si udhëheqëse e Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) në një kongres partie në dhjetor, por duket se veproi me shpejtësi në përgjigje të presionit për udhëheqje të re.
Merkel ka drejtuar partinë që nga viti 2000 dhe është kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA citonte burime të paidentifikuara të partisë të thonin se kancelarja Merkel tha në një takim të udhëheqjes së CDU-së se është e përgatitur të japë dorëheqjen si kryetare partie, por do të mbajë postin si kancelare. Edhe e përditshmja Bild njoftoi se ajo nuk do të konkurrojë për postin e kryetares së partisë.
Paraardhësi i zonjës Merkel, Gerhard Schroeder dhe dorëheqjen si udhëheqës i socialdemokratëve të së majtës së qendrës në vitin 2004, ndërsa qeveria e tij po përballej me sfida por e mbajti postin e kancelarit. Për vite me radhë zonja Merkel ka këmbëngulur se kancelari duhet të jetë edhe kryetar partie.
Aktualisht zonja Merkel qeveris Gjermaninë me një “koalicion të madh” të partive më të mëdha të vendit: CDU, Bashkimi Kristian-Social dhe socialdemokratët. Mandati i saj i katërt filloi në mars por qeveria e saj ka pasur debate të ashpra të brendshme.
Zhvillimet e të hënës vijnë pasi CDU-ja doli e para, por me humbje mbështetjeje në zgjedhjet në shtetin perëndimor Hesse të dielën, gara e dytë zgjedhore ku pësoi rënie brenda dy javësh për aleancën konservatore të zonjës Merkel.
Tërheqja nga posti i kryetares së partisë do t’i jepte mundësi një personi tjetër nga radhët e CDU-së që të krijojë një profil të vetin para zgjedhjeve të ardhshme kombëtare në vitin 2021.
Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer është favoritja e zonjës Merkel për ta pasuar atë.

Kush e vuri në lëvizje “Dosjen 339” cili është roli i faktorit ndërkombëtar dhe pse dështoi Xhafa?

Kryetari i PD Basha ka deklaruar se faktori ndërkombëtar ka kërkuar arrestimin e Vangjush Dakos nga ish ministri i Brendshëm. Mes ndërkombëtarëve dhe Ramës, Xhafaj ka zgjedhur kreun e organizatës kriminale duke ikur me turp dhe i demaskuar si një shërbëtor i zellshëm i Ramës dhe jo si një bashkëpunues i ndërkombëtarëve.
Reagimi i plotë i Bashës
Tash dy vjet ne kemi denoncuar dosjen hetimore 339. Dosja hetimore 339 i vuri në lëvizje faktorin ndërkombëtar dhe e vuri me shpatulla pas muri Fatmir Xhafën. Faktori ndërkombëtar e detyroi atë të fillonte arrestimin e disa prej bandave kryesore të krimit me të cilat Edi Rama mori votat qershorin e vitit të kaluar.
U arrestuan Bajrat në Shkodër. U arrestuan Ndokët në Lezhë. U arrestuan Avdylët në Shijak. Por Fatmir Xhafaj, si një vasal i vërtetë i Edi Ramës nuk pati guximin të arestonte Vangjush Dakon, personazhin kryesor dhe kokën e shtabit të shitblejes së votave siç e dini fare mirë këtu në Manzë, në Sukth dhe në gjithë zonën e Durrësit.
Ky ishte momenti kur faktori ndërkombëtar e kuptoi se Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i bindur i Edi Ramës. Dhe ky ishte momenti kur Fatmir Xhafaj nuk kishte asnjë alibi për të qendruar në karrigen e ministrit të Brendshëm.
Iku me turp. Iku i demaskuar para faktorit ndërkombëtar si njeriu i cili në fund të fundit është i detyruar të zbatojë urdhërat e bosit të tij si një vasal i Edi Ramës.
Ndërkohë operacioni policor i nisur me insistimin e faktorit ndërkombëtar nxorri në pah dhe vërtetoi atë që ne si opozitë e kemi thënë prej ditës së parë.

Që prej 26 Qershorit të vitit të kaluar që zgjedhjet e vitit 2017, nuk ishin një proces politik por një process kriminal. Sepse Edi Rama nuk i fitoi këto zgjedhje por i shndërroi ato në një kasaphanë ku bandat e krimit të organizuar derdhën miliona euro të drogës dhe të korrupsionit qeveritar dhe frikësuan, shantazhuan, kërcënuan votuesit me qëllim për të siguruar pushtetin kriminal të Edi Ramës.
Dhe sot, e gjithë bota mbarë e di dhe e ka kuptuar, se përpara ka një kryeministër ilegjitim, nuk është thjesht dhe vetëm raporti i OSBE-ODHIR, i cili si asnjëherë tjetër faktoi përpara shqiptarëve dhe botës, në shqip dhe anglisht, se në Shqipëri nuk ka zgjedhje por shit-blerje votash me banda kriminale.
Nuk është thjesht raporti zyrtar i ministrave teknikë, i cili në më shumë se 700 faqe, dokumentoi shit-blerjen e votës, shantazhet, presionet, kërcënimet ndaj votuesve të thjeshtë, por tani janë edhe faktet ligjore të mbledhura nga vetë prokuroria në “Dosjen 339”, por edhe në dosje të tjera hetimore, që faktojnë se si Vangjush Dako, taulant Balla, Damian Gjuknuri, Arben Ahmetaj, Qazim Sejdini dhe të tjerë eksponentë të PS, në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar, e shndërruan procesin elektoral të vitit të kialuar në një masakër të vërtetë kriminale në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar.
Në çdo situatë tjetër një kryeministri që i plasin një nga këto skandale duhet të ishte larguar.
Shpresa e vetme e Edi Ramës sot është propaganda, është mashtrimi.

Por e vërteta është lakuriq në sytë e shqiptarëve.
Edi Rama e mbrojti dhe e mbajti Ilir Beqën hajdutin me çizme që shkeli mbi gjakun e të afërmve, pacientëve, foshnjeve shqiptare me korrupsionin galopant të shëndetësisë derisa u detyrua ta largojë për shkak të presionit opozitar.
E njëjta gjë me Sajmir Tahirin.
Ishte Partia Demokratike, ishte opozita, ishin qytetarët që qëndruan rreth nesh, që u kthyen në një forcë të pathyeshme që detyruan të largonte Sajmir Tahirin, e detyruan të largonte Arben Ndokën, Armando Prengën, Elvis Rroshin, e detyruan të largonte Fatmir Xhafën, nesër do të largojë me doemos, Vangjush Dakon dhe do ta çojmë në burg, aty ku e ka vendin.
Dhe nuk ka gjeneral, me apo pa spaleta ta shpëtojë, Vangjush Dako e ka vendin në burg, dhe në burg do të shkojë një orë e më parë, për korrupsionin, për vjedhjen, për bashkëpunimin me kriminelët, për shndërrimin e Durrësit, të kësaj treve fisnike, në një çiflig të krimit, aty e ka vendin bashkë me kriminelët e tjerë, ata që janë prapa hekurave dhe shumë të tjerë që do të rikthehen e do të përfundojnë aty.
Largimi i Fatmir Xhafës është vetëm një hap i rëndësishëm dhe domethënës në betejën tonë kundër krimit.
Pa e çliruar politikën nga krimi, nuk do ta çlirojmë dot ekonominë e cila ka rënë në kthetrat e bandave që grabisin prona, i vënë gjoba bizneseve, marrin sikur të jenë në pronë të “babës”, gjithçka që u del përpara, fitojnë të gjitha tenderat në kundërshtim me ligjin.

Si u largua Fatmir Xhafa nga ministër i Brendshëm, Basha jep detajet

Kryetari i opozitës, Basha ka dhënë detaje të reja në lidhje me largimin nga posti i ministrit të Brendshëm të Fatmir Xhafës. Basha kujton se edhe pse kanë kaluar ditë nga kjo dorëhejqe Xhafa nuk ka dhënë akoma një arsye se përse është larguar. Kjo mund të jetë një rast unikal në historinë e dorëheqjeve ku një ministër i Brendshëm largohet nga detyra pa dhënë asnjë arsye se përse është larguar. Kudo një ministër jep arsyet e largimit apo të dorëheqjes. Eshe sikur ato të mos jenë të vërteta, opinioni duhet të njihet me arsyet. Në rastin e Xhafës ka ndodhur një heshtje që më shumë se akt zyrtar flet për gjuhën se si mafia në pushtet komunikon sot mes vetes. “Omerta” është kodi i heshtjes në gjuhën e mafias që ka ndodhur në rastin e largimit të Xhafës ku nuk flet as i larguari as shefi i tij në krye të qeverisë
Deklarata e Bashës.
24 orë më parë u bë e ditur dorëheqja e Fatmir Xhafës. Largimi i tij, ndryshe nga sa pritet ta shesë propaganda e rilindjes është rezultat i një dhe vetëm një faktori; betejës dhe luftës pa kompromis të Partisë Demokratike dhe opozitës dhe qytetarëve të bashkuar rreth nesh për të larguar një njeri i cili prej ditës së parë në atë karrige kishte një dhe vetëm një merak; si të shpëtonte vëllain e dënuar për trafik droge nga përballja me drejtësinë.
Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj i cili është larguar i shkatërruar dhe i deligjitimuar nga detyra e ministrit të Brendshëm, nuk ka arritur të artikulojë asnjë arsye pse u largua. Keni dëgjuar të artikulojë pse u largua nga detyra e ministrit të Brendshëm?!

Ndërkohë propaganda e Edi Ramës dhe e bandave rivale e ka mbytur eterin mediatik me lloj lloj jusftifikimesh e barsaletash. E vërteta është gjithmonë e thjeshtë dhe e dukshme.
Fatmir Xhafaj është larguar nga frika e përballjes me përgjegjësitë e tij ligjore dhe politike për manipulimin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në manipulimin e dosjes hetimore për vëllain e tij.
Në çdo vend tjetër të botës një ministër që përfshihet në manipulimin e një dosje hetimore për çfarëdo arsyesh dhe aq më shumë vëllain e kapur gafil do të ishte sot para drejtësisë.
Fatmir Xhafaj është larguar pikërisht për ti bërë bisht përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike për manipulimin e dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj, dosje e cila u bë e ditur vetëm falë qendresës, guximit, vendosmërisë dhe këmbënguljes së opozitës.
Sikundër, edhe në çdo rast tjetër, në fillim u tallën dhe na akuzuan. Pastaj na sulmuan por në fund e vërteta trumfoi.
U vërtetua që ne kishim të drejtë se kishim një ministër të Brendshëm si askund në Europë dhe në botë vëllain e një trafikanti të dënuar droge. I cili më mbështetjen e strukturave të policisë vazhdonte të bënte ligjin dhe trafikun e drogës në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë. I cili 24 orë pas denoncimit nga opozita u detyrua të largohet për në Itali dhe pas kësaj vëllai i tij ministër u përfshi në një aferë kriminale për të manipuluar hetimin.
Kjo është e vërteta e vetme. Nuk ka meritë as ministri tjetër i Habilajve dhe askush tjetër për largimin e Fatmir Xhafës. Largimi i Fatmir Xhafës është dëshmi e forcës së pathyeshme të opozitës dhe Partisë Demokratike bashkë me qytetarët shqiptarë në luftën kundër krimit.