Ish-Kryeministri Berisha denoncon një tjetër skandal korrupsioni të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Bashkia Tiranë, me kryebashkiak Erion Veliaj, ka porositur 10 hoverboard për Policinë Bashkiake që patrullon në qytet. Nga 360$ i çmimit real, Bashkia Tiranë e blen me tender 3050 $ një hoverboard për policinë.
Berisha ka publikuar edhe dokumentet e këtij skandali.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Nje vjedhje klamoroze e Lal Plehut!
Blen me 10 fishin e çmimit hoverbordet e policise bashkiake.
Nga 360$ i çmimit real, Bashkia Tiranë e blen me tender 3050 $ një hoverboard për policinë
Bashkia Tiranë, me kryebashkiak Erion Veliaj, ka porositur 10 hoverboard për Policinë Bashkiake që patrullon në qytet.
Mirëpo, një Hoverbord i këtij lloji me timon për vetëkontroll kushton në realitet aspak më shumë se 360 dollarë. Ndërsa në tenderimin e Bashkisë Tiranë kushton 3050 dollarë!
Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.
Lal plehu nuk ka te ndalur ne vjedhje! sb
Vjedhja skandaloze e Velinës: 3050 dollarë për një hoverboard që kushton 360 USD
Shtatë pyetje Bushatit për bandën e Bajrëve që presin përgjigje

Sekretari i grupit parlmentar të PD, Salianji i ka drejtuar shtatë pyetje ministrin të Jashtëm, Ditmir Bushati mbi lidhjet e tij me bandën e Bajrëve. Salianji thotë se Bushati deri tani nuk i është përgjigjur asnjërës prej këtyre pyetjeve dhe kjo është edhe arsyeja që pyetjet janë ëbrë edhe me koncize. PO përse Bushati nuk i përgjigjet këtyre pyetjeve të thjeshta? Një prej tyre është elementare fare dhe i kërkon Bushatit të tregojë se kur e ka pasur komunikimin e fundit me Bajrajt dhe se kush është “shefi I madh në përgjimet e Bajrëve?
Postimi Salianjit
Pyetjet e opozitës që ministri i Jashtëm, Bushati nuk iu është përgjigjur
Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.
Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:
– Sa herë është takuar me Bajrot?
– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?
-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?
– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?
– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?
– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?
Manual si të shkatërrosh karrierën
12 qershor 2018: tre ditë para debutimit në Kupën e Botës, kombëtarja spanjolle u godit nga një “tërmet” i madh. Reali i Madridit publikoi një komunikatë krejt absurde dhe të pamenduar, duke njoftuar se trajneri i Spanjës Julen Lopetegui do të merrte drejtimin e Los Blancos sapo të përfundonte Kupa e Botës në Rusi.
Habia ishte e madhe sa për stilin e Realit, që nuk tregoi maturi në publikimin e kësaj historie, ashtu edhe për faktin se Lopetegui kishte rinovuar me Spanjën deri në vitin 2020, firmë e hedhur 9 ditë para dorëheqjes së Zinedine Zidane nga stoli i Realit.
José Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle, udhëtoi me urgjencë për në Krasnodar, deklaroi se nuk ishte informuar fare për bisedimet e trajnerit me Realin dhe se Florentino e kishte telefonuar 5 minuta para publikimit të lajmit në faqen zyrtare të Realit, pa lënë hapësira që lajmi të jepej pas Botërorit.
Vazhdimi dihet, Rubiales e pushoi nga puna në 13 qershor Lopeteguin, i cili mori rrugën për në Madrid, pas largimit mes lotësh nga kombëtarja.
106 ditë kanë kaluar që nga stërvitja e parë
Nëse gjithçka shkon sipas atyre që shkruhen në mediat spanjolle, sot pasdite Lopetegui do të pushohet nga puna. Sot drejtoi stërvitjen e paradites, të parën e drejtoi më 16 korrik, vetëm 106 ditë më parë. Një fillimsezoni i pranueshëm, me ndonjë fitore të bukur si ajo ndaj Romës, por më pas erdhi një humbje e rëndë në Sevilje dhe rënie nuk u ndal më, me humbje ndaj CSKA, Alaves, Levante e Barcelona.
Tani, 139 ditë pas largimit nga Spanja, Lopetegui paguan pasojat e një vendimi të nxituar dhe tmerrësisht të gabuar. Pa Botëror e pa Madrid, karriera e Lopeteguit merr një goditje të fortë, sepse gjithçka u menaxhua shumë keq dhe do të mbahet mend në histori si një ndër figurat më tragjike të Realit.
Rama shpëtoi Dakon nga arrestimi duke e strehuar një natë në Surrel
Sali Berisha reagoi sërish në Facebook lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
“Tre akuzat e renda dhe poshteruese qe u leshuan mbi Xhafen!” e nis Berisha postimin e, ndërsa shton se në ligjin e mafies, koka e dënuar duhet asgjësuar, në mos fizikisht sës paku moralisht. “Kjo ekzakt ndodhi me Xhafën, te cilin pas e larguan i leshuan mbi shpine tre akuza, secila me e zeze se tjetra si shkaqe te largimit te tij.” thekson Berisha
Ish-kryeministri i qëndron deklaratave të tij se e gjitha u bë vetëm për të fshehur shkakun e vërtetë të largimit të Xhafajt, mbrojtjen me cdo kusht të lëkurës së tij dhe të Vangjush Dakos.
Berisha shkruan se Xhafaj shperndau dokumentat e dosjes hetimore dhe kërkoi pas urdhërit të prokurorise arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit. Sipas Berishës, Rama bllokoi veprimet e Xhafës duke e strehuar Dakon një natë në Surrel dhe të nesermen e mbajti kudo mbas vetes, madje për ti dhënë imunitet të plotë e paraqiti edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Postimi i plotë:
Tre akuzat e renda dhe poshteruese qe u leshuan mbi Xhafen!
Ne ligjin e mafies, koska e denuar duhet asgjesuar, ne mos fizikisht se paku moralisht. Kjo ekzakt ndodhi me Fatzi Xhafen, te cilin pas e larguan i leshuan mbi shpine tre akuza, secila me e zeze se tjetra si shkaqe te largimit te tij.
Te gjitha keto vetem e vetem per te fshehur e maskuar shkakun e vertet te largimit te tij, qe jane mbrojtja nga Rama me çdo kusht e lekures se tij dhe te Gjushit, per te cilin Xhafa shperndau dokumentat e dosjes hetimore dhe bindi/kerkoi pas urdherit te prokurorise arrestimin e tij.
Rama bllokoi veprimet e Xhafes duke e strehuar Gjushin nje nate ne Surrel dhe te nesermen e mbajti kudo mbas vehtes, madje per ti dhene imunitet te plote e paraqiti edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar.
Akuzat kryesore qe makineria e kryeshpifesit te kombit leshoi kunder Fatziut jane:
E para, Xhafa u largua sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konferencen e shtypit te njoftuar gazetareve direkt nga Sugar Fuga nje video me skena erotike. Per te mbeshtetur kete akuze, sipas te ciles Xhafa eshte viktime e krimit te pasionit, u angazhua vet direkt kreu i meduzes, i cili ne Lushnje paturpesisht deklaroi: “Kujdes kur anëtaresoheni në Partinë Socialiste, ka kushte të veshtira. Une hoqa dore nga e dalura nudo. Bëni llogaritë nëse hiqni dot dorë pasi të hyni në PS”.
Akuza e dyte, Xhafen e larguan sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konference shtypi ekspertizen italiane te zerit te aferes se famshme te Alfred Velise, e cila deshmon se zeri ne audio eshte fiks i Geron Xhafes.
Akuza e trete, Xhafa iku sepse kishte vendosur kontakte me Klement Balilin per ti marre videoregjistrimet e tij per Ramen, Bushatin, Gjiknurin, Ahmetin, Tahirin etj. Ndaj dhe Rama ne takimin me narkopolicine do ti thoshte haptas Xhafes se pritet te vije ambasadorja e SHBA te flase per arrestimin e Balilit, indirekt ti po e mbron Balilin.
Por perseri, te verteten e largimit tij e nxori Rama ne Lushnje ku i kujtoi Xhafes guret e hedhur mbi partine si me arrestimin e Ndokeve, per te cilin Rama nuk shqiperoi nje fjale por dhe te Avdyleve, Bajreve por mbi te gjitha Rama nuk i fali Xhafes perpjekjen per arrestimin e Gjushit, faktikisht rrezimin e tij si kryeminister ndaj dhe i dergoi me Don Agaçion ne ora 01:30 ne shtepi zarfin me dy shkresa. E para me propozimin e tij per shkarkim nga detyra, e dyta me vendimin e tij per te pranuar doreheqjen e tij. Xhafa zgjodhi fatin e tij.
Avioni indonezian rrëzohet në det me 189 pasagjerë
Avioni Boeing 737-800, sipas të dhënave të autoriteteve indoneziane ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar i Xhakartës, por 13 minuta më vonë është zhdukur nga radarët dhe është rrëzuar në det. Yusuf Latif, zëdhënës i Shërbimit Kombëtar të Emergjencës bëri të ditur se avioni është lokalizuar në Karavang në provincën e Javës Perëndimore, aty ku ka humbur edhe kontakti me avionin. Në bord sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit kanë qenë 189 vetë. Nuk ka asnjë shenjë të mbijetuarish.
Forcat e shpëtimit kanë gjetur ndërkohë pjesët e para të avionit, rreth 70 kilometra larg Xhakartës. Shpresa për të gjetur të mbijetuar është e vogël. “Kemi zbuluar jelekë shpëtimi, handy dhe pjesë të avionit” , thotë një zëdhënës i forcave të shpëtimit. Mendohet se avioni gjendet në një thellësi prej 35 metrash.
Defekt teknik?
Duket se rrëzimin e ka shkaktuar një defekt teknik. Kreu i shoqërisë së fluturimit, Edward Sirait raportoi, se piloti pak pas nisjes së avionit, kishte kërkuar leje të kthehej në Xhakarta. Sirait konfirmoi po ashtu, se avioni kishte pasur pak më parë një problem teknik, por që ishte riparuar para fluturimit të hënën. Lion Air është një shoqëri me çmime të lira biletash e themeluar në vitin 1999.
Shmangu rrëzimin e helikopterit mbi turmë duke zgjedhur vdekjen, kush është piloti hero
Ajo e Eric Swaffer, pilotit të helikopterit që transportonte pronarin miliarder të Leicester City, është një histori heroizmi.
Së bashku me të dashurën e tij, Izabela Roza Lechowicz, pilote e dytë e mjetit të rrëzuar mbrëmjen e së shtunës, pas ndeshjes kundër West Ham, Swaffer, i cili kishte kuptuar se diçka nuk shkonte me helikopterin, u përpoq me të gjitha forcat ta largonte sa më shumë atë prej turmës së njerëzve poshtë, edhe pse i ndërgjegjshëm se ky mund të ishte veprimi i fundit që do të bënte në këtë jetë.
5 ishin viktimat e tragjedisë: manjati tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha, që e bleu klubin e futbollit për 39 milionë paundë në vitin 2010 dhe 6 vjet më vonë e çoi në fitimin e titullit në Premier League; ish-mbretëresha tajlandeze e bukurisë, Nursara Suknamai, asistenti i pronarit, Kaveporn Punpare si dhe dy pilotët.
Swaffer besohet të ketë shpëtuar shumë jetë me përpjekjet e tij për ta larguar mjetin me probleme nga tifozët në terren.
Homazhet kanë vërshuar nga të gjitha anët për të dhe për manjatin e konsideruar një bamirës që nuk do të harrohet lehtë.
“Nuk kam takuar kurrë një njeri si ti në jetën time. Ti preke zemrat e të gjithëve. E ndryshove futbollin përgjithmonë. I dhe shpresa të gjithëve se e pamundura mund të bëhet e mundur”, ka qenë mesazhi i ngushëllimit të portierit të Leicester, Kasper Schmeichel.
Ekspertët dyshojnë se shkak i fatkeqësisë është bërë mosfunksionimi i helikës së bishtit të helikopterit, çka bëri që mjeti 6 milionë paundësh AgustaWestland të dilte nga kontrolli në një mënyrë të cilën asnjë pilot, sado i mirë, nuk do ta menaxhonte dot.
Në tragjedinë e Leicesterit, kanë humbur jetën pronari dhe 4 persona të tjerë
Një ditë pas konfirmimit se në aksidentin tragjik që përfshiju në flakë helikopterin e pronarit të Leicester-it, duke lënë të pajetë atë dhe katër persona të tjerë, pothuajse të gjithë ekipet kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi.
Vichai Srivaddhanaprabha përshkruhej si një njeri me zemër të madhe që bëri Leicester-in të besojë. Në komunikimin prekës të klubit të Leicesterit shkruhej:
“Me keqardhje të madhe dhe me zemër të thyer konfirmojmë se presidenti ynë, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte një ndër personat që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës kur helikopteri në të cilin ndodhej ai dhe katër persona të tjerë ka marrë flakë jashtë stadiumit King Power Stadium. Asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar.”
Në bord ndodhej piloti dhe e dashura e tij si zv. pilote, ata njiheshin si çifti i pilotëve që kishin udhëtuar botën në kabinë me njëri-tjetrin, z. Swaffer dhe znj. Lechowicz.
Dëshmitarët e quajtën pilotin hero pasi kishte arritur të bëjë zbritjen shumë pranë stadiumit duke mos lejuar që helikopteri të hynte në stadium e të bënte një tragjedi akoma më të madhe.
Edhe drejtori sportiv i klubit Jon Rudin ishte planifikuar që të ishte në festë në helikopter por kishte ndryshuar plane në moment të fundit.
Në bord ka qenë krahu i djathtë i pronarit të klubit Kaveporn Punpare dhe “mbretëresha bukurisë” Nursana Suknamai të cilët konsideroheshin pjesë e familjes.
Portieri i Leicesterit që ka parë shpërthimin e helikopterit ka thënë: “Nuk mund të besoj se çfarë kam parë. Nuk dukej e vërtetë,” ndërsa ka vijuar me fjalë prekëse për drejtuesin:
“Nuk kam takuar kurrë një njeri si ti, ti ndryshove futbollin. Na dhe shpresë të gjithëve që e pamundura mund të bëhet e mundur”.
Shtypi katalanas ngazëllehet për “manita”-n tjetër ndaj Real Madridit…
Barcelona zgjohet euforike këtë të hënë vjeshte, pas një tjetër fitoreje historike kundër Real Madridit, që do të regjistrohet për shumë vite në retinën e të gjithë katalanasve. Faqet e para të mediave katalanase, sigurisht, janë një pasqyrim i asaj gjendjeje lumturie për “manitën” ndaj rivalit më të madh, Real Madridit.
“Sport” del me titullin “Al carrer” (në rrugë), duke njoftuar shkarkimin zyrtar të Lopetegui në orët e ardhshme dhe regjistrimin e një “manite historike” të re kundër të bardhëve. Artikujt dhe opinionet e kësaj gazete lavdërojnë punën kolektive të Barçës dhe menaxhimin e trajnerit Valverde.
Gjithashtu, evidentohet ndeshja e madhe e Suarez (tre gola) dhe Arturo Vidal, që vulosi rezultatin. “Mundo Deportivo”, nga ana tjetër, flet për “manita vdekjeprurëse” dhe zgjedh Gerard Pique si protagonist. Qendërmbrojtësi katalanas është në foto me dorën e tij, përsëri, duke treguar pesë gishtat si në rastin e fitores 5-0 të vitit 2010.
Duke hequr paralele me tetë vite më parë, titulli i “L’Esportiu” është “pesë pa dhjetë”, natyrisht shoqëruar me foton e Piqué, duke treguar dorën e tij për audiencën në “Camp Nou”, të dielën.
Gjushi i Tiranës e ka një hall…
Kreu i këshilltarëve të opzitës në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale në lidhje me inisiativat e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të kryer veprime në shkelje të ligjit dhe kushtetutës.
Gjushi i Tiranës e ka një hall…. Gjushi i Tiranës ka rënë në hall,por ai nuk e di se hallet e tij sapo kanë filluar… shkruan Çollaku në facebook
Postimi i plotë i Çollakut
Gjushi i Tiranes e ka nje hall..
———————
Shoh se Gjushin e Tiranes e ka zenë halli.
Halli është Keshilli Bashkiak.
Gjushit të Tiranës i duhet keshilli bashkiak.
Gjushi i Tiranës nuk i ka votat në këshill.
Gjushit të Tiranës i duhen votat në keshill.
Gjushit të Tiranes i duhen votat për të grabitur troje publike, dhe opozita në keshill nuk e lë.
Gjushi i Tiranës për të grabitur Pronën Publike duhet të shkelë ligje e kushtetutën.
Gjushi i Tiranës e di se duke shkelur ligjet, shpejt mund të jetë shok dhome me Gjushin e Durresit.
Gjushi i Tiranës nuk ble dot këshilltarë.
Me banden e Sajes prapa hekurave, Gjushi i Tiranës nuk ka as vota në Tiranë.
Gjushi i Tiranës ënderron të qeverisë pa opozitë.
Gjushi i Tiranës ëndërron të qeverisë pa Keshill.
Gjushit te Tiranës nuk i dalin llogaritë.
Gjushi i Tiranës ka rënë në hall, por ai nuk e di se hallet e tij sapo kane filluar…
“Habilaj”, Tahiri sot te Krimet e Rënda
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të paraqitet sot në orën 12:30 te Krimet e Rënda. Burime për Fax News zbulojnë se Tahiri do të jetë së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhinë.
Paraqitja e tij te Krimet e Rënda vjen pas një letre të marrë nga Italia për përgjimet, ku mësohet se Tahiri do të kërkojë pafajësinë. Dokumentet dyshohet se do të rrëzojnë pretendimit e prokurorisë. Kujtojmë se para pak ditësh, ish-ministri paralajmëroi një konferencë, ku mendohej se do të zbulonte të vërteta tronditëse.