Kreu i këshilltarëve të opzitës në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale në lidhje me inisiativat e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të kryer veprime në shkelje të ligjit dhe kushtetutës.
Gjushi i Tiranës e ka një hall…. Gjushi i Tiranës ka rënë në hall,por ai nuk e di se hallet e tij sapo kanë filluar… shkruan Çollaku në facebook
Postimi i plotë i Çollakut
Gjushi i Tiranes e ka nje hall..
———————
Shoh se Gjushin e Tiranes e ka zenë halli.
Halli është Keshilli Bashkiak.
Gjushit të Tiranës i duhet keshilli bashkiak.
Gjushi i Tiranës nuk i ka votat në këshill.
Gjushit të Tiranës i duhen votat në keshill.
Gjushit të Tiranes i duhen votat për të grabitur troje publike, dhe opozita në keshill nuk e lë.
Gjushi i Tiranës për të grabitur Pronën Publike duhet të shkelë ligje e kushtetutën.
Gjushi i Tiranës e di se duke shkelur ligjet, shpejt mund të jetë shok dhome me Gjushin e Durresit.
Gjushi i Tiranës nuk ble dot këshilltarë.
Me banden e Sajes prapa hekurave, Gjushi i Tiranës nuk ka as vota në Tiranë.
Gjushi i Tiranës ënderron të qeverisë pa opozitë.
Gjushi i Tiranës ëndërron të qeverisë pa Keshill.
Gjushit te Tiranës nuk i dalin llogaritë.
Gjushi i Tiranës ka rënë në hall, por ai nuk e di se hallet e tij sapo kane filluar…
Gjushi i Tiranës e ka një hall…
“Habilaj”, Tahiri sot te Krimet e Rënda
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të paraqitet sot në orën 12:30 te Krimet e Rënda. Burime për Fax News zbulojnë se Tahiri do të jetë së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhinë.
Paraqitja e tij te Krimet e Rënda vjen pas një letre të marrë nga Italia për përgjimet, ku mësohet se Tahiri do të kërkojë pafajësinë. Dokumentet dyshohet se do të rrëzojnë pretendimit e prokurorisë. Kujtojmë se para pak ditësh, ish-ministri paralajmëroi një konferencë, ku mendohej se do të zbulonte të vërteta tronditëse.
Voltana Ademi i përgjigjet Ramës!
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama ka akuzuar në distancë por edhe në prani të saj, kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.
Kështu pas deklaratave të Ramës se, “bashkia e Shkodrës ishte jo bashkëpunuese dhe fare korrekte, vjen përgjigja e kryebashkiakes Ademi.
Kryebashkiakiakia e Shkodrës, thekson se, akuzat e Ramës janë mashtrim i radhës nga ai.
“Koordinatorja e Platformës për bashkëqeverisje na ka dërguar e-mail falënderimi për bashkëpunimin tonë. Akuzat e Ramës mashtrim i radhës”, tha e para e qytetit të Shkodrës.
Ademi e ka nxjerrë nxjerrë zbuluar mashtrimin e kreut të qeverisë në akuzat e fundit drejtuar ndaj saj për mosbashkëpunim me qevrinë. Ademi ka publikuar një email nga koordinatorët e qeverisë, të cilët e falenderojnë për bashkëpunimin e shkëlqyer në zgjidhjen e ankesave të qytetarëve.
Pasi Rama e akuzoi së fundmi se bashkia e Shkodrës nuk bashkëvepron me qeverinë, Ademi theksoi se nuk ka ndodnjë detyrim ligjor ndaj bashkive t’i përgjigjen portalit qeveritar, por “bashkëpunimi është detyrim për të gjithë institucionet. “Ndaj, lidhur me deklaratën e kryeministrit, theksoi Ademi, përgjigja është e thjeshtë: Është mashtrimi i radhës. Aq më shumë për bashkinë e Shkodrës , s’e beson asnjeri. Unë do të jem konkrete: Mund t’ju lexoj një email që ka ardhur në institucionin tonë lidhur me punën që zhvillon bashkia e Shkodrës në përgjigje të çdo kërkese apo ankese që bëjnë qytetarët edhe në një platformë qeveritaritare sikurse është Platforma për Bashkëqeverisjen.”
Ademi e theksoi sërish se “Bashkia e Shkodrës i përgjigjet me korrektësi çdo kërkese dhe çdo ankese”.
Xhafaj, fillimi i fundit…!
Ish-ministrja e Integrimit, deputetja Klajda Gjosha nuk i përjashton zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj e shikon si rënie të qeverisë “Rama”. Gjosha thotë për “Gazeta Shqiptare” se ky është vetëm fillimi dhe se tashmë radhën e ka kryeministri Edi Rama. Për shkak të situatës së kriminalitet gjithnjë në rritje, opozita çdo ditë e më tepër po afrohet pranë pushtetit për shkak të presionit qytetar.
-Zonja Gjosha ku është përqendruar aktualisht aktiviteti politik i LSI-së?
Në LSI kemi dy fronte pune, në radhë të parë është detyra jonë si deputet të ndjekim aktualitetin politik, të denoncojmë problemet e qeverisë duke monitoruar punën e saj deri në detaje, por edhe të japim alternativën tonë për një qeverisje më të mirë. E dyta është puna brenda strukturave të LSI dhe evidentimi i njerëzve me vizion në të gjitha fushat.
-A ka nisur LSI përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, siç po bën dhe Partia Demokratike?
Ne kemi nisur përgatitjen tonë që një ditë pas zgjedhjeve të 2017. Kemi struktura solide, të cilat e lehtësojnë shumë edhe punën tonë në terren. Jemi të gatshëm të përballemi në zgjedhje në çdo moment që do të jetë nevoja.
-Si po ecën bashkëpunimi me PD-në? Sipas jush kush tjetër duhet të bëhet pjesë e “Opozitës së bashkuar”?
Është një bashkëpunim që forcohet çdo ditë falë synimit dhe prioriteteve të përbashkëta. Të gjithë janë të mirëpritur t’i bashkohen këtij fronti, ashtu siç bëri edhe PDIU pak muaj më parë.
-Realisht në betejën kundër Edi Ramës çfarë e ndan dhe çfarë e bashkon PD-në dhe LSI-në?
Në këtë betejë nuk ka ndarje të palëve opozitare. Ne mund të kemi diferencat tona kur bëhet fjalë për ideologjitë dhe programin, por jo përkundrejt vendosmërisë tonë për të ndalur këtë keqqeverisje.
-Pse gjithë kjo përplasje mes pozitës dhe opozitës, akuza dhe kundërakuza për përfshirje në krim?
Besoj që gjithçka ka qenë e qartë edhe nga përgjimet e bëra publike së fundmi. Ato kanë nxjerr në pah lidhjen e ngushtë të politikës me krimin dhe kjo e fundit ka mundur të infiltrohet të ekonominë shqiptare si dhe në zgjedhjet duke dëmtuar rëndë votën e qytetarëve shqiptarë dhe demokracinë. Besoj se askush nuk mund të pajtohet me këtë fenomen.
-Çfarë përfshin aksioni opozitar, brenda tij a bën pjesë e djegia e mandateve për të cilat kryetarja e LSI-së është shprehur se janë fituar me gjak?
Djegia e mandateve është aspekti i fundit për t’u menduar pasi realisht LSI ka sakrifikuar shumë në këto zgjedhje dhe mbi të gjitha elektorati ynë ka qenë në një presion të tmerrshëm. Ka shumë opsione të tjera të cilat opozita i ka bërë prezente me aksionin e saj, të cilat jemi të bindur që do të çojnë në çlirimin e këtij kaosi total në të cilin ka hyrë vendi.
-Jo rrallë LSI është shfaqur më “agresive” sesa PD në përballjen me mazhorancën e majtë. Çfarë e bën më të ashpër LSI-në kundër Edi Ramës?
Është e rëndësishme të cilësojmë faktin se LSI e njeh mirë mënyrën se si qeveris Kryeministri, intrigat e përdorura prej tij por nga ana tjetër ne është vështirë të falim sjelljen e mazhorancës dhe të kryeministrit me njerëzit e LSI, të cilët janë qytetarë të thjeshtë dhe të ndershëm të këtij vendi.
-Kush do të jetë lëvizja politike e radhës e opozitës?
Ndonjëherë është e vështirë të planifikosh lëvizje në një politikë si kjo e jona që të surprizon çdo moment. Pas ngjarjes së fundit me largimin e Z.Fatmir Xhafaj, rruga e opozitës tashmë është e hapur për të kërkuar largimin e kryeministrit.
-…Por kryeministri nuk ikën?
Dorëheqja e z.Xhafaj është vetëm fillimi i asaj çfarë pritet të ndodhë më pas.
-…Dhe çfarë do të ndodhë më pas…?
Ne nuk jemi njohur ende me rrethanat në të cilat ka ndodhur dorëheqja, gjithsesi një gjë është e sigurt, situata ka arritur në pikën e vlimit, kupa është mbushur plot dhe tani ka filluar të derdhet.
-Sipas LSI-së, a duhet të hyjë në zgjedhje opozita me Edi Ramën kryeministër?
Lëvizja Socialiste për Integrim do të shkojë në zgjedhje, por të jeni të bindur që zgjedhjet e ardhshme do të jenë pa kryeministrin Edi Rama!
-Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se bashkë me zgjedhjet lokale mund të zhvillohen edhe ato parlamentare. Si do të bëhet e mundur një gjë e tillë dhe a është e gatshme opozita që të vijë në pushtet brenda një viti?
Ekzistojnë të gjitha mundësitë për zgjedhje lokale dhe parlamentare bashkë dhe opozita sot përfaqëson alternativën më të mirë të pushtetit të ardhshëm.
-Nëse opozita vjen në pushtet, qoftë edhe përmes zgjedhjeve të parakohshme, a do ta pranonte LSI Lulzim Bashën kryeministër?
Për ne nuk ka rëndësi emri i kryeministrit, por vullneti dhe vizioni i një grupi njerëzish që në plan të parë duhet të kenë rikthimin e shpresës te shqiptarët.
-Ekziston “frika” se LSI mund të shkëputet sërish nga aleanca me PD-në për një rimarrëveshje tjetër me PS-në. A mund të ndodhë sërish një lëvizje e tillë?
Pozicionimi ynë është i qartë. Ne kemi një prioritet përpara dhe jemi të vendosur për këtë.
-KQZ aktualisht është në një ngërç për shkak të vakancave të krijuara, ndërkohë që PS i ka dërguar dy propozimet e saj për anëtarë të Komisionit, po LSI si do të veprojë?
Ne kemi qenë pjesë e Komisionit Zgjedhor apo të Komisionit të Posaçëm, jemi munduar të japim alternativën tonë. Për ne reforma zgjedhore është kyçe, jo vetëm për procesion e integrimit evropian, por është kyçe, sepse të kesh zgjedhje të lira, normalisht do të thotë që ti të kesh demokraci, e cila ka munguar në këtë vend prej vitesh. Ndaj dhe ne jemi munduar të ishim tejet konstruktiv mbi këtë çështje, por asnjëherë nuk kemi gjetur mundësinë për të bashkëpunuar dhe për të shpalosur ato ide të cilat duhen konkluduar.
-Cila është kjo?
Nuk është e nevojshme të diskutojmë për të gjithë sistemin. Sistemin ne mund ta kemi mazhoritar, mund ta kemi proporcional, mund ta kemi kombëtar e kështu me radhë i vendosim me radhë në tryezë të gjitha sistemet. Çështja është te gjetja e mekanizmit për shitblerjen e votave dhe unë besoj që ky është ngërçi më i madh që kanë zgjedhjet sot në Shqipëri. Si duhet të veprojmë ne për të ndaluar këtë fenomen që i ka vënë në rrezik zgjedhjet në Shqipëri prej shumë kohësh tashmë, por kanë qenë tejet evidente në zgjedhjet e fundit, ato të 2017.
-A do të ketë bisedime në tryezë mes pozitës dhe opozitës për çështjen e reformës së re zgjedhore?
Ne e kemi kryer besoj si opozitë, por edhe si LSI të gjitha detyrat dhe etapat tona, por të shohësh mazhorancën që shkon në mënyrë të njëanshme, bën një show publik, duke i ftuar të gjithë dhe duke thënë që ky është një draft i ekspertëve, ndërkohë që ai nuk është, ai është një draft i PS apo i figurave politike të PS, pra nuk është një draft i mirëfilltë ekspertësh, i cili duhet besuar. Është totalisht i njëanshëm për t’u vendosur në tavolinë dhe për të thënë hajde votojeni. Kjo është një reformë që shkonin përtej votave të Partisë Socialiste. Është një reformë që shkon te qytetarët shqiptarë, te liria që ata duhet të kenë për zgjedhjen e qeverive të ardhshme, apo dhe për pushteti lokal. Ndaj dhe nuk mund të serviret në atë mënyrë. Ne kërkojmë një qasje ndryshe, të cilën mazhoranca nuk e ka në vullnetin e saj politik. Pra, nuk e ka dialogun si bazë në themelet e saj.
-Si ish-ministre e Integrimit çfarë e pengon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në?
Unë e kam shprehur prej shumë kohësh skepticizmin tim për mundësinë e çeljes së negociatave. Nuk është një proces që mund të përmbushet nëpërmjet propagandës politike te mazhorancës. Ky është një proces letrash, transformimi, reformatimi dhe modernizimi me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptar dhe përafrimin e standardeve me ato të BE. Kjo qeveri për fat të keq e ka braktisur prej kohësh qeverisjen e vendit, duke shkatërruar institucionet dhe duke çoroditur administratën publike. Integrimi nuk mund të kryhet pa kapacitetet njerëzore dhe kjo mungon sot më shumë se çdo gjë tjetër. Profesionistët kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria pasi i mungon vlerësimi dhe siguria për pozicionin e punës. Reformat në të shumtën e rasteve janë përdorur për kapjen e pushtetit dhe jo për t’u vënë në dispozicion të qytetarëve. Muajt kanë ikur shpejt dhe për fat të keq asgjë nuk ka shkuar në favor të perspektivës tonë europiane.
-A besoni se negociatat do të hapen gjatë qeverisjes “Rama”?
Fatkeqësisht jo, nuk e besoj këtë. Vendi duhet të çlirohet nga ky moment i vështirë dhe ka nevoje për një qeveri bashkëpunuese që punon për qytetarët e saj.
Metodat më efikase për të shëruar muskujt e lënduar
Kur tendosni muskulin, ndodh lëndimi, d.m.th. shkëputja e fijeve muskulore. Sa më shumë fije të jenë të shkëputura, lëndimi është më serioz. Shkoni te mjeku nëse zona e lënduar është shtangur apo përflakur, apo nëse me rastin e lëvizjeve shkakton dhimbje të madhe. Ndërkohë, ndiqni këtë tabelë kohore të trajnerit të kondicionit, Shon Grosse, transmeton Telegrafi.
24 orët e para deri në 48 orë
Zvogëloni dhembjen dhe ënjtjen me metodën R.I.C.E (Rest=pushim, ice=akull, Compresson = kompresioni, Elevation – elevacioni). Mbështillni fashën elastike përreth vendit të lënduar, aq fort që të bëjë kompresonin pa ngadalësimin e qarkullimit të gjakut. Pastaj ngrini vendin e lënduar mbi lartësinë e trupit dhe pushoni duke shtuar akull në çdo 2–3 orë nga 15-20 minuta derisa jenë të zgjuar.
Xhelet kundër përflakjes, të cilat përmbajnë ibuprofen gjithashtu mund të ndihmojnë në këtë fazë, mirëpo mos i përdorini më gjatë se 4 ditë, sepse mund të çrregullojnë shërimin e muskujve.
Pas 3 deri në 4 dite
Në mënyrë që të pengoni shtangimin dhe dobësimin e zonës së lënduar filloni me lëvizje dhe zgjidhjen. Ndoshta do të ndieni dhembje të butë, mirëpo nuk bën të matet me dhembjen nga lëndimi.
Një herë apo dy herë në ditë, lëvizja e lehtë e zonës së lënduar në seri prej 10–20 përsëritjeve, gradualisht duke shtuar vëllimin e lëvizjeve në çdo seri vijuese. Gjithashtu lehtë shtrini zonën e lënduar. Provoni 5–10 përsëritje me shtytje nga 10–30 sekonda. Ndjenja nuk është e këndshme, por do të ndihmojë.
Pas 2 deri në 3 jave
Shtoni ngarkesën me pesha, përsëritje dhe seri të barabarta 25-50% të ngarkesave të aplikuara para lëndimit. Në çdo të tretin trening shtoni ngarkesën me 10 për qind. Ndërprisni shtimin e ngarkesës nëse ndieni dhembje dhe mos kaloni në nivelin pasues derisa dhembja të pushojë.
Nëse në këtë fazë të shërimit ende hetoni shtangim apo ënjtje, nëse dhembja çrregullon aktivitetet tuaja të përditshme ose nëse ndiheni jo këndshëm në pjesën e lëndimit, shkoni te mjeku ose fiziatri para se të vazhdoni me cilindo aktivitet
Si te largoni gripin brenda një nate
Me afrimin e sezonit të gripit dhe ftohjes nuk është e tepërt të kemi parasysh ndonjë metodë të verifikuar me të cilën mundemi të shërohemi.
Njëra ndër mënyrat në të cilat mund të mbështetemi, por e cila me siguri do të shkaktojë dyshim, është që të vishni çorape të lagura. Po, pra, mirë e keni lexuar – çorape të lagura.
Kjo metodë quhet “ngrohje e çorapeve” dhe ndikon në atë mënyrë që nxit reaksionin natyror të organizmit që të shërojë të gjitha nga dhembja e kokës deri te problemet me gjumin.
Kur vini çorape të lagura në shputa, ftohja përshpejton qarkullimin e gjakut nga shputat.
Ky mikroqarkullim përshpejton qarkullimin e gjakut dhe sjell të gjithë përbërësit ushqyes në këtë pjesë të trupit dhe nxjerr jashtë helmet.
Kjo është mënyra shumë më e mirë sesa dushi me ujë të ftohtë i cili ftoh tërë trupi, ndërkaq sipërfaqja e madhe të cilën duhet ngrohur shpejton punën e zemrës dhe kështu e ngarkon atë edhe më shumë.
Procedura është e lehtë. Në fillim ngrohni shputat tuaja në ujë të ngrohtë, pastaj mbathni çorapet të cilat i keni lagur me ujë të ftohtë.
Sipër çorapeve të lagura vishni çorape të thata dhe futni shputat në qese në mënyrë që të mund të futeni në krevat.
Kur të zgjoheni në mëngjes me siguri do të ndihemi më mirë.
Aktiviteti fizik që ju zgjat jetën
Nëse do të angazhoheni pak më shumë do të përmirësoni dukshëm shëndetin dhe do të zgjasni jetën.
Studimi i paradokohshëm i kolegjit mjekësor “Penn State” bazohet në vëzhgimin 15-vjeçar të grupit të njerëzve mbi moshën 65 vjeçe dhe në hulumtimin e shprehive të tyre për ushtrime.
Pothuajse një e treta e atyre njerëzve gjatë studimit kanë vdekur, transmeton Telegrafi.
Më pak se 10 për qind të pjesëmarrësve rregullisht kanë bërë ushtrime, ndërkaq kjo ishte e mjaftueshme që shkencëtarët të konstatonin që me ushtrime kanë zvogëluar rrezikun nga vdekja për së paku 46 për qind.
Hulumtuesit kanë vendosur t’ua përshtatin studimin njerëzve më të rinj se 65 vjeç, prandaj kanë filluar t’i vështrojnë edhe faktorët e tjerë: diabetin, alkoolin, cigaret etj.
Ata, kanë arritur në konkludimin që vetëm me ngritjen e peshave zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e hershme për së paku 19 për qind.
Autorja e studimit Jennifer Krascnevski ka sqaruar që forcimi i muskujve me pesha shton forcën dhe qëndrueshmërinë, por edhe dendësinë e eshtrave, gjë që zvogëlon rrezikun e rrëzimeve dhe thyerjeve të eshtrave.
Ajo ka shtuar edhe që është me rëndësi shtimi i masës të cilën e bën ushtrimi i këtillë, sepse ajo do të përshpejtojë djegien e kalorive.
– Kurrë nuk është vonë të filloni të ushtroni. Kemi konstatuar që edhe të moshuarit shumë shpejt mund t’i arrijnë të rinjtë, nëse bëjnë ushtrime të qëndrueshmërisë – thotë Jennifer.
Gjithashtu, përsëritja e ngritjes së peshave të vogla është njësoj e efektshme si edhe ngritja peshës më të madhe përnjëherë, andaj keni mundësi të zgjidhni se sa pesha të rënda të ngrini.
Krimi elektoral/ “Për një muaj 5 milionë euro”, audiopërgjimi i Moisi Habilajt
Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon PS për tre raste të vjedhjes së votave në 2017.
Në një video të publikuar në Facebook ai i referohet dosjes Habilaj, por edhe përgjimeve të dosjes Avdylaj.
Duke folur për zgjedhjet në Tiranë, Basha publikon një përgjim të Moisi Habilajt.
Moisi Habilaj: Ai (Saimir Tahiri) për një muaj mund të ketë bërë hiç, hiç, hiç…5 milionë euro.
Sabi: Po ashtu i lë në fushatë ai, o Moisi!
Më tej videoja vazhdon me dosjen 339, ku sipas PD një person komunikon me Nicen dhe flet për 6 persona që do të votojnë kundrejt pagesës. Ngjarje e zhvilluar një ditë para votimeve.
069 56 39 642: Kam ca mbiemra Kurti, kam zonjën këtu. 6 veta janë!
Nicja: Hajt se të marr unë!
069 56 39 642: Thuaj Vangjushti t’i japim njdonjë lekë, që të votojmë
Më tej Basha vijon me një tjetër përgjim të dy ditëve pas votimeve, ku sipas tij është Dako që komunikon me Niçen për një person të quajtur Astriti.
Basha sqaron se Altin Avdylaj është Nicja dhe është anëtar i bandës Avdylaj, i arrestuar për trafik droge.
Me tej Basha zbardh konkludimet të prokurorisë së krimeve të rënda, ku thuhet se nga përgjimet e telefonëve celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 2017 është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla për zgjedhësit me qëllim votimin për siglën e PS.
Videomesazhi i Bashës mbyllet me një raport të ekspertit të Këshillit të Europës për zgjedhjet, ku thuhet se nga studimet e bëra në Shqipëri, 20% e shqiptarëve i janë ofruar para në zgjedhjet e 2017. Ndërsa shit-blerja e votës realizohet në disa mënyra në këmbim të parave, këmbim të mallrave, në punësim në administratë, apo me legalizimin e banesave.
Pastrimi i politikës nga krimi dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve janë jetike për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.
Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 28. Oktober 2018
Xhafa zgjodhi fatin e tij, tre akuzat e rënda dhe poshtëruese…!
Nga Sali Berisha
Ne ligjin e mafies, koska e denuar duhet asgjesuar, ne mos fizikisht se paku moralisht. Kjo ekzakt ndodhi dje me Fatzi Xhafen, te cilin pas e larguan i leshuan mbi shpine tre akuza, secila me e zeze se tjetra si shkaqe te largimit te tij.
Te gjitha keto vetem e vetem per te fshehur e maskuar shkakun e vertet te largimit te tij, qe jane mbrojtja nga Rama me çdo kusht e lekures se tij dhe te Gjushit, per te cilin Xhafa shperndau dokumentat e dosjes hetimore dhe bindi/kerkoi pas urdherit te prokurorise arrestimin e tij. Rama bllokoi veprimet e Xhafes duke e strehuar Gjushin nje nate ne Surrel dhe te nesermen e mbajti kudo mbas vehtes, madje per ti dhene imunitet te plote e paraqiti edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar.
Akuzat kryesore qe makineria e kryeshpifesit te kombit leshoi kunder Fatziut jane:
E para, Xhafa u largua sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konferencen e shtypit te njoftuar gazetareve direkt nga Sugar Fuga nje video me skena erotike. Per te mbeshtetur kete akuze, sipas te ciles Xhafa eshte viktime e krimit te pasionit, u angazhua vet direkt kreu i meduzes, i cili ne Lushnje paturpesisht deklaroi: “Kujdes kur anëtaresoheni në Partinë Socialiste, ka kushte të veshtira. Une hoqa dore nga e dalura nudo. Bëni llogaritë nëse hiqni dot dorë pasi të hyni në PS”.
Akuza e dyte, Xhafen e larguan sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konference shtypi ekspertizen italiane te zerit te aferes se famshme te Alfred Velise, e cila deshmon se zeri ne audio eshte fiks i Geron Xhafes.
Akuza e trete, Xhafa iku sepse kishte vendosur kontakte me Klement Balilin per ti marre videoregjistrimet e tij per Ramen, Bushatin, Gjiknurin, Ahmetin, Tahirin etj. Ndaj dhe Rama ne takimin me narkopolicine do ti thoshte haptas Xhafes se pritet te vije ambasadorja e SHBA te flase per arrestimin e Balilit, indirekt ti po e mbron Balilin.
Por perseri, te verteten e largimit tij e nxori Rama ne Lushnje ku i kujtoi Xhafes guret e hedhur mbi partine si me arrestimin e Ndokeve, per te cilin Rama nuk shqiperoi nje fjale por dhe te Avdyleve, Bajreve por mbi te gjitha Rama nuk i fali Xhafes perpjekjen per arrestimin e Gjushit, faktikisht rrezimin e tij si kryeminister ndaj dhe i dergoi me Don Agaçion ne ora 01:30 ne shtepi zarfin me dy shkresa. E para me propozimin e tij per shkarkim nga detyra, e dyta me vendimin e tij per te pranuar doreheqjen e tij. Xhafa zgjodhi fatin e tij. sb
Pas “Xhuxhit” del në skenë edhe “Rrumi”
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka përmendur gjatë një takimi në Manzë të Durrësit emrin e një personazhi të papërfolur me nofkën “Rrumi”.
Basha ka lënë të kuptohet se “Rumi” është një gangster me influencë në rrethinat e Durrësit, sidomos në zonën e Manzës dhe ka thënë se Vangjush Dako bashkëpunon ngushtë më të.
‘Ky është realiteti i Manzës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe zhvillimet e 24 orëve të fundit sikundër zhvillimet e fundit të këtij muaji apo të këtyre viteve ka nxjerrë në pah pse ndodh kjo.
Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj.
Vendi nuk qeveriset nga një qeveri dhe një kryeministër i zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit…
Rrumi e ka ky që bënte kërcënime për zgjedhje në këtë zonë… një ushtar i Xhuxhit. Qenka në Sukth.
Pra kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin dhe Gjush Dakon dhe për bandat e tjera të Durrësit dhe Shijakut.
Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhintë, për fermerët, për të papunët, për rininë.
I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga krimi dhe kjo nga vota e qytetarëve është se si të vazhdojë të ndihmojë krimin dhe të bëjë biznes me krimin.
Ky pra është problem i të gjitha problemeve i cili ka shpërthyer si asnjëherë më parë nga skandalet e ditëve të fundit’, u shpreh Basha në Manzë.
Kjo është hera e parë që Basha përmend këtë personazh.
Siç ndodhi edhe 5 muaj më parë kur përmendi për herë të parë fisin Avdulaj dhe siç rezultoi më vonë, Basha i posedonte këto dhëna nga përgjimet dhe materialet e dosjes hetimore.