Ish-Kryeministri Berisha ka hapur ‘dosjen’ për ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili zëvendësoi pas dorëheqjes, Fatmir Xhafajn.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha shkruan se, Lleshi merrte dy rroga shtetërore. Ka qenë një punonjës iKryeministrisë ai që i shkruan Berishës se, Lleshi ka qenë i vetmi që merrte dy rroga çdo muaj, një nga ministria e Mbrojtjes dhe tjetra nga Kryeministria.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ministri i ri i Brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb “Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”
Punonjësi i Kryeministrisë zbulon skandalin e ministrit të ri të Ramës
Vendi, plotësisht në dëshpërim dhe pa shpresë nga pisanjosët e qeverisë
Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka publikuar disa statistika të bëra nga dy profesorët e Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, të cilat tregojnë se sa e mjerueshme është gjendja në vend dhe sa shqiptarë duhan të largohen nga Shqipëria.
Sipas tij fajtorë për këtë eksod masiv të shqiptarëve është vetëm politika dhe kryeministri Edi Rama, të cilët e kanë bërë tashmë të pajtueshëm këtë vend.
Postimi i Vasilit
Pisanjoset politike te qeverise.
Pisanjoset e qeverise bejne pis ambientin shoqeror me tonelata mashtrimesh idiote ne permbajtje dhe ordinere ne forme.
Bejne pis kur flasin per rritje ekonomike,bejne pis kur flasin per rritje te punesimit,bejne pis kur flasin per lumturine e marrjes se borxheve pa fund nderkohe qe mbjellin mjerim ekonomik dhe social.
Shifrat jane ato qe udheheqin te mencurit dhe e kunderta e tyre udheheq pisanjoset e qeverise.
Profesorët Ilir Gëdeshi dhe Russell King nëpërmjet Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike mbeshtetut nga Fondacioni Friedrich Ebert tregojne se:
-50% e atyre qe kane te ardhura nga 1000 -1470 euro duan te ikin nga Shqiperia.
-70% e emigranteve te kthyer duan te ikin serish.
-Ne fashen e moshes 27-30 vjec duan te ikin 71.2%.
-Ne moshen 18-40 vjec duan te ikin 52%.
– 53% e personave me universitet dhe master duan te ikin.
Vendi eshte plotesisht ne deshperim dhe nje humbje shprese deprimuese dhe keta pisa-njoset ndyejne e bejne pis pa u lodhur me genjeshtrat e tyre te liga.
Shifrat jane aty,kokeforte dhe kerkojne zgjidhje.
Vetem injorantet,te papergjegjshmit dhe ata qe e urrejne kete vend mund te vazhdojne te bejne pis vendin me mashtrimet e tyre ndaj edhe nuk mund t’i quajme ndryshe vecse: PISANJOSE POLITIKE.
Akuza e fortë ndaj Bushatit: Sa herë i ke çuar “selam” Bajrajve në emër të Ramës?
Deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar edhe njëherë në emër të Partisë Demokratike, Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, që t’u tregojë shqiptarëve se çfarë e lidh atë dhe Edi Ramën me bandën e Bajrajve në Shkodër.
Me anë të një postimi në Facebook, Salianji ka publikuar edhe njëherë pyetjet që PD i ka bërë Bushatit, për të cilat ky duhet të japë sa më parë përgjigje para qytetarëve shqiptarë.
Reagimi i Salianjit
Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.
Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:
– Sa herë është takuar me Bajrot?
– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?
-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?
– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?
– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?
– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?
Preferojnë të emigrojnë më shumë personat me paga mbi 1000 euro
Një nga risitë e anketës ka qenë zbulimi se, personat që duan të largohen janë më së shumti ata me paga të larta. Pavarësisht se dëshira për migrim vërehet tek të gjitha grupet shoqërore, ajo nuk është më një karakteristikë vetëm e grupeve të varfra të shoqërisë shqiptare. Vrojtimi i ndau të anketuarit në 10 grupe të mëdha, duke u bazuar në të ardhurat mujore ose vjetore të familjes së tyre . Grupi që është në fund të shkallës së të ardhurave ka më pak se 70 euro të ardhura familjare mujore, kurse ai që është në krye të saj ka 1.416 euro. Rezultatet ishin të ndryshme nga anketa e vitit 2007. Të dhënat e anketës tregonin se migrimi potencial ishte më i lartë te familjet që e karakterizonin gjendjen financiare si “fare e pamjaftueshme”, e “pamjaftueshme”.
Anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% personave që kishin pagë ndërmjet 1000-1400 eurove, donin të iknin. Gjithashtu, në këto përmasa, planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470 deri në 950 euro në muaj. Nga ana tjetër, shihet se më pak se 50% e personave me paga nën 370 euro planifikojnë të ikin. Të dhënat e anketës tregojnë se studentët dhe të punësuarit janë më të prirë të migrojnë në krahasim me të papunët, të vetëpunësuarit dhe shtëpiaket. Kjo tregon se punësimi në vetvete nuk e parandalon migrimin. Rezultatet e vrojtimit tregojnë se, kushtet e punës, pagat e ulëta dhe mungesa e perspektivës janë disa nga faktorët që i shtyjnë njerëzit të migrojnë.
Të dhënat e anketës tregojnë se në disa sektorë të ekonomisë dhe në disa profesione, si në shëndetësi, call center, rrobaqepësitë, këpucaritë, ndërtim, etj., njerëzit janë më të prirë të migrojnë. Të gjitha këto karakteristika të reja të migrimit potencial pasqyrohen edhe në shpërndarjen gjeografike të tyre. Kështu, anketa e vitit 2007 tregonte se të rinjtë e pakualifikuar dhe me nivel të ulët arsimor, kryesisht nga zona e varfra (Kukësi) dhe kufitare (Korça, Gjirokastra) të vendit ishin më të prirë të migronin. Kjo tendencë nuk vërehet në anketën e vitit 2018. Migrimi potencial është më i lartë nga qarqet Vlorë, Elbasan, Tiranë, Berat, etj., dhe më i vogël në qarqet e varfra (Kukës, Dibër) dhe kufitare të vendit (Korça, Gjirokastra).
Ekonomia dhe arsimi, shkaqet e emigrimit
Profesor Gëdeshi thotë se, ekzistojnë shkaqe të ndryshme të migrimit potencial, ku mund të përmendim faktorët ekonomikë, arsimorë, familjarë e shëndetësorë. Në rast se krahasojmë faktorët aktualë shtytës të migrimit potencial me ata të anketës së vitit 2007, shihet se faktorët ekonomikë, megjithëse vazhdojnë të jenë mbizotërues, janë zbutur në Shqipëri. Krahas tyre janë ulur edhe faktorët familjarë. Por, nga ana tjetër, vërehet një rritje e numrit të njerëzve që theksojnë faktorët arsimorë, mungesën e së ardhmes në Shqipëri dhe, në një masë më të vogël, përkujdesjen shëndetësore që kanë për perspektivën e tyre në vendlindje.
Sidoqoftë, faktorët ekonomikë, ku bëjnë pjesë përmirësimi i standardeve të jetesës, papunësia, pagat e ulëta dhe kushtet e punës, skemat e sigurimeve sociale dhe borxhet, vazhdojnë të mbeten shtytësit kryesorë të emigrimit shqiptar. Sipas anketës, këta faktorë përfaqësojnë 57% të shkaqeve të migrimit, ose më shumë se gjysmën e të gjithë faktorëve.
Kjo tregon se migrimi shqiptar edhe në dekadën e tretë të tij, vazhdon të udhëhiqet nga faktorë ekonomikë. Krahas faktorëve ekonomikë, një grup më i vogël personash (19.4%) citojnë faktorë që lidhen kryesisht me mungesën e perspektivës ekonomike, sociale dhe politike në Shqipëri. Këtu bëjnë pjesë pohimet e emigrantëve potencialë se ‘në Shqipëri nuk ka të ardhme’, ‘nuk më pëlqen të jetoj në Shqipëri’, ‘dëshiroj të migroj jashtë shtetit’ dhe ‘aventura’.
Një grup tjetër faktorësh është edhe arsimimi (17.4%). Një pjesë e emigrantëve potencialë theksojnë se ‘dëshirojnë të arsimohen’ në vendin pritës (5.4%) ose të ‘financojnë arsimimin e fëmijëve’ të tyre (12%). Faktorët familjarë ku bëjnë pjesë ‘për t’u martuar/sapomartuar’, ‘bashkimi me bashkëshortin ose prindërit’ dhe për t’u ‘larguar nga problemet familjare’ përfaqësojnë 4.6% të përgjigjeve. Krahas tyre, disa të anketuar theksojnë edhe faktorë shëndetësorë (1.5%). Për të thelluar analizën, migrantët potencialë u pyetën që nga tërësia e faktorëve të përzgjedhur të përcaktonin edhe faktorin kryesor shtytës për të migruar nga Shqipëria. Sipas përgjigjeve të emigrantëve potencialë, faktori kryesor për 36.5% të tyre është për të përmirësuar standardet e jetesës. /Monitor
65% e studentëve duan të ikin
Ekziston një lidhje e fortë midis edukimit dhe dëshirës për migrim. Të dhënat e anketës 2018 tregojnë se migrimi potencial është më i lartë për personat që kanë edukim profesional, terciar dhe sekondar. Profesor Gëdeshi thotë se ky fakt shpjegohet me mundësitë më të mëdha të punësimit të personave që zotërojnë aftësi në vende si Gjermania dhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe SHBA.
Globalizimi po i bën tregjet e punës gjithnjë e më konkurruese, çka do të thotë se vendet e zhvilluara do të tërheqin gjithnjë e më shumë punonjës të kualifikuar nga vendet në zhvillim. Ikja e kësaj kategorie ndodh edhe për faktin se personat e kualifikuar dhe të arsimuar janë të pakënaqur me mundësitë e punësimit dhe kushtet e punës në Shqipëri.
Një krahasim me anketën e vitit 2007 shihet një përmbysje e tendencës. Të dhënat e anketës të vitit 2007 tregonin se sa më i ulët ishte niveli arsimor, aq më e lartë ishte dëshira për migrim. Rreth 10 vite më parë, 75% e personave të pashkolluar dëshironin të emigronin, ndërsa aktualisht duan të emigrojnë vetëm 20%. Kjo shpjegohej me faktin se njerëzit e paarsimuar dhe të pakualifikuar ishin të papunë ose kishin vështirësi në gjetjen e një pune në Shqipëri dhe dëshironin të migronin (kryesisht në Itali dhe Greqi).
Ndërsa ata që zotëronin një profesion, ose kishin një arsimin më të lartë, e kishin më të lehtë të integroheshin në tregun e punës në Shqipëri. Ndërsa në vitin 2018, personat me universitet dhe master nuk shohin perspektivë në Shqipëri, pasi 53% e tyre planifikojnë të ikin, në raport me 40% që kishin plane të tilla më 2017. Dëshira për t’u larguar është rritur edhe te të rinjtë me shkollë të mesme, pasi 53-57% e tyre duan të ikin, me një rritje 12-13% në krahasim me anketën e vitit 2007.
Raporti i edukimit me migrimin lidhet edhe destinacionet e reja ku duan të ikin shqiptarët. Personat e kualifikuar gjithnjë e më shumë dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, Amerikën e Veriut dhe në vende të tjera shumë të zhvilluara të Europës Perëndimore. Kurse personat me më pak edukim dëshirojnë të ikin më shumë në Greqi dhe pjesërisht në Itali, ku nëpërmjet rrjeteve sociale mund të gjejnë punë të pakualifikuara, qoftë edhe në sektorin informal.
Profesor Gëdeshi thotë se raporti midis migrimit potencial dhe edukimit ka edhe një anë tjetër që duhet shfrytëzuar nga politikëbërësit në të ardhmen. Dëshira për të migruar në Gjermani dhe në vende të tjera të zhvilluara të Europës Perëndimore mund të shërbejë si nxitje për arsimim, kualifikim profesional dhe mësimin e gjuhës së huaj nga ana e emigrantëve potencialë. Sipas një interviste të zhvilluar në Institutin Goethe në Tiranë, numri i të rinjve që mësojnë dhe marrin dëshminë e gjuhës gjermane është rritur tre herë në vitin 2017, në krahasim me vitin 2013. Në shumë nga intervistat e realizuara nga CESS-i me azilkërkuesit e kthyer nga Gjermania, vërehej interesi për të kryer shkolla profesionale në mënyrë që t’u përshtaten kërkesave të tregut të punës në këtë vend, në rast të një migrimi të mundshëm .
Ky interes në rritje i emigrantëve potencialë për arsim dhe trajnim profesional provohet edhe nga të dhënat e anketës. Kështu, thuajse 85% e emigranteve potencialë dëshirojnë të marrin pjesë në një trajnim në Shqipëri për t’u përgatitur për të jetuar dhe për të punuar jashtë vendit. Emigrantët potencialë që dëshirojnë të marrin pjesë në këto kurse shprehin më shumë interes për mësimin e gjuhës së huaj (72.3%), trajnim profesional (39.1%), orientim kulturor (22.9%) dhe studime universitare (17%) . Ky interes për t’u përgatitur për të punuar dhe për të jetuar në vendin e migrimit ka një rritje të dukshme në krahasim me anketën e vitit 2007, kur vetëm 48.7% e emigrantëve potencialë shprehte këtë dëshirë. Profesor Gëdeshi thotë se, kjo dëshirë duhet mbështetur, sepse rrit kapitalin human të vendit dhe atë të emigrantit potencial.
Emigrimi, nis zbrazja e Vlorës, Tiranës, Elbasanit…
Vlora, Elbasani, Tirana, Berati, Lezha, Fieri dhe Durrësi janë evidentuar si qarqet me potencialet më të larta të emigrimit, në anketën e vitit 2018 të Gëdeshi-King. Dëshira për të ikur është e lartë për qytetarët e Vlorës, ku 66.7% e qytetarëve i kanë thënë po emigracionit, të ndjekur nga elbasanllinjtë, ku mbi 57% e tyre duan të emigrojnë dhe po në këtë masë, kanë dëshirë të ikin nga Shqipëria edhe qytetarët e Tiranës. Kryeqyteti, i cili ka të ardhurat për frymë mbi mesataren kombëtare dhe ofron mundësi më të larta jetese, renditet i treti në 12 qarqet e vendit për potenciale të larta të emigrimit.
Anketa ka evidentuar se duan të emigrojnë 56% e beratasve, 54.8% e lezhjanëve, 52.7% e fierakëve, 51.6% e durrsakëve dhe 50% e shkodranëve. Potencialet më të ulëta për emigrim në raport me mesataren kombëtare u vunë re në Qarkun e Dibrës me 21.7%, në Gjirokastër me 23.2%, në Korçë me 40.7% dhe në Kukës me 41.2%. Përqindja më e ulët e potencialeve për emigracion në këto qarqe reflekton zbrazjen e këtyre qyteteve nga migrimi i brendshëm dhe emigracioni i lartë që kanë pësuar në të shkuarën.
Në vitin 2007, kur profesor Gëdeshi bëri anketën për emigrimin potencial, gjeti se tendenca për t’u larguar ishte më e theksuar në të rinjtë e pakualifikuar dhe me nivel të ulët arsimor, kryesisht nga zona e varfra (Kukësi) dhe kufitare (Korça, Gjirokastra) të vendit ishin më të prirë të migronin. Kjo tendencë nuk vërehet në anketën e vitit 2018. Migrimi potencial është më i lartë nga qarqet Vlorë, Elbasan, Tiranë, Berat, etj., dhe më i vogël në qarqet e varfra (Kukës, Dibër) dhe kufitare të vendit (Korça, Gjirokastra).
Planifikojnë të ikin në tre vitet në vijim
Profesor Gëdeshi shpjegoi se potencialet e emigrimit nuk përkthehen në emigrimin real, pasi dëshirës për të ikur shpesh nuk i përgjigjen mundësitë. Të dhënat e anketës 2018 treguan se 17.2% e shqiptarëve të grupmoshës 18 deri në 40 vjeç ose 33.1% e atyre që shprehin dëshirën për emigrim mendojnë të ikin brenda vitit. Ndërsa 16.7% e shqiptarëve të kësaj grupmoshe, ose 32.1% e atyre që shprehin dëshirën për migrim, mendojnë të migrojnë brenda 3 viteve të ardhshme. Pjesa tjetër e emigrantëve potencialë shprehet se dëshiron të migrojë në harkun kohor të 10 viteve të ardhshme (16%) ose në më shumë se 10 vjet (0.7%).
Ndërsa pjesa që mbetet dhe që akoma nuk ka vendosur përfaqëson 18.1% të emigrantëve potencialë. Treguesi i dytë ose “të mundshëm për të emigruar”, krahas përfshirjes së të parit, lidhet edhe me mundësinë për të financuar udhëtimin, me ekzistencën e rrjeteve sociale në vendin e migrimit, me njohjen e gjuhës së vendit pritës në një nivel të caktuar dhe me informacionin e nevojshëm për këtë vend. Llogaritja e treguesit të dytë ose “të mundshëm për të emigruar”, tregon se rreth 7% e emigrantëve potencialë ose 3.6% e popullsisë së grupmoshës 18 deri 40 vjeç, mund të emigrojnë. Ky tregues është dukshëm më i ulët se dëshira për migrim dhe pa dyshim, i afrohet më shumë realitetit.
Ikin të rinjtë
Rezultatet e anketës tregojnë se përgjithësisht, dëshirojnë të emigrojnë të rinjtë dhe se dëshira për migrim ulet dukshëm në moshat pas të 40-ave. Ajo zbret në 43.7% për grupmoshën 18-50 vjeç, 35.9% në grupmoshën 18-60 vjeç dhe 30.3% deri në 70 vjeç. Shumë nga ata që mendojnë të migrojnë pas të 60-ave dëshirojnë bashkim familjar me fëmijët e tyre emigrantë, kryesisht në Greqi, Itali dhe në SHBA.
Studimi tregon se dëshira për emigrim kulmon në segmentin 27 deri në 30 vjeç. Të dhënat e anketës tregojnë se mesatarja e migrimit potencial për këtë segment të popullsisë shqiptare arrin në 71.2%. Ndërkaq, një krahasim i të dhënave të dy anketave tregon se në rast se në vitin 2007, potenciali migrator shqiptar kulmonte për grupmoshat 18 deri 25 vjeç, në vitin 2018 ai kulmon për moshat 27 deri në 30 vjeç.
Meshkujt largohen më shumë
Historikisht kanë emigruar meshkujt, por në vitet e fundit, përqindja e femrave që kanë emigruar dhe dëshirojnë të ikin është rritur. Sipas studimit, dëshira për të ikur mbetet më e lartë te meshkujt, me rreth 61.8%, ndërsa te femrat, 48.3%. Kjo lidhet me normat kulturore që ekzistojnë në Shqipëri dhe statusin e tyre civil, tha profesor Gëdeshi. Përgjithësisht, migrimi shqiptar është dominuar nga meshkujt, ndërsa femrat pasonin në një periudhë të mëvonshme nëpërmjet bashkimit familjar ose martesave. Pak më shumë se gjysma (51.7%) e atyre që dëshirojnë të migrojnë janë të martuar dhe 47.6% janë beqarë.
Dëshira për migrim është dukshëm më e lartë tek meshkujt e pamartuar, 64.6% se sa tek ata të martuar me rreth 35.4%. Kjo shpjegohet me faktin se meshkujt e pamartuar janë më të pavarur dhe të lirë për të migruar, kurse meshkujt e martuar duhet të marrin në konsideratë familjen (gruan dhe fëmijët) për të cilët ata janë përgjegjës. E kundërta ndodh me femrat. Migrimi potencial është më i ulët për ato që nuk janë të martuara dhe më i lartë për ato që janë të martuara. Kjo shpjegohet me faktin se femrat e pamartuara kanë mundësi të limituara të emigrojnë në mënyrë të pavarur. /Monitor/
Xhafaj i “ngujuar” në Ministri, del nga zyra pas 8 orësh
Ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj ka dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme pas 8 orësh, ndërsa nuk ka preferuar të flasë për gazetarët të cilët e prisnin jashtë Ministrisë së Brendshme.
Xhafaj ka hyrë në zyrën e tij që prej orës 11:57 minuta të mesditës së sotme dhe ka dalë nga institucioni që drejtoi për rreth 2 vite pas 8 orësh.
Në një përgjigje direkte të Xhafës ndaj Ramës nëpërmjet facebookut, Xhafa ka ndërmarrë sulmin e parë të fortë ndaj Ramës. Ndonëse pa përmendur emrat, si Rama dhe Xhafa kanë shkëmbyer sulme ndaj njëri-tjetri. I pari ishte Rama që sulmoi Xhafën nga Divjaka duke e lënë të kuptohet se ai kishte goditur me gurë familjen socialiste. Ndonëse pa i përmendur emrin konteksti ishte i qartë dhe i drejtohej Xhafës që arrestoi grupin e drogës në Has dhe bashkë me të edhe dy ish-deputetë të Ramës.
Pas këtye deklaratave të Ramës ka ardhur përgjigja e menjëhershme e Xhafës nga facebooku. Në një postim të shkurtër Xhafa thotë se “përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja”. Fraza e fortë e Xhafës në këtë fjali është ajo ku ai thotë se është i lirë nga vetvetja duke lënë të kuptohet qartë se Rama nuk është i lirë por se është peng i mafias.
Për të tretën herë pasi vendosi të japë dorëheqjen, ministri i brendshëm në largim Fatmir Xhafaj ka komentuar edhe një herë arsyet e tij.
Në prononcimin e tij të fundit në Twitter, duke iu përgjigjur opozitës, Fatmir Xhafaj u shpreh se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij të plotë.
Fondacioni gjerman: Eksodi i madh, të gjithë duan të ikin nga Shqipëria
Blerina Hoxha
Valët e emigrimit kryesisht të moshave të reja do të vijojnë me një intensitet të lartë edhe në periudhat në vijim teksa një sondazh për Potencialet e Emigrimit i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert zbuloi ketë javë se mbi 52 % e popullsisë në grupmoshën 18 – 40 vjeç dëshiron të emigrojnë nga Shqipëria, me një rritje me 8 pikë përqindje në krahasim me 2007.
Vrojtimi i profesorëve Gëdeshi-King zbuloi trende të reja të emigrimit, ku vala e ikjeve ka përfshirë qytetet me nivel më të lartë jetese. Gjysma e personave që marrin paga nga 1000-1400 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të ikin sërish
Rikthimi i flukseve të larta të emigrimit vitet e fundit është vetëm maja e ajsbergut të asaj që pritet të ndodhë. Rezultatet e frikshme të anketimeve të fundit, ku më shumë se gjysma e popullsisë së vendit dëshiron të largohet dhe tashmë ka nisur përgatitjet për këtë proces, ndoshta është përgjigjja më e saktë se Shqipërisë nuk po i shkojnë punët aspak mirë.
Vala e fundit e emigrimit është më dramatike dhe po rrezikon ta çojë vendin drejt “shuarjes”, pasi eksodi ka përfshirë qytete të mëdha si Vlora, Tirana Durrësi dhe Elbasani, kurse ata që duan të ikin janë individë në punë me paga të larta dhe të mirarsimiuar
– fenomene që nuk ishin vërejtur në vrojtimin e vitit 2007. Përpos arsyeve ekonomike për të emigruar, mungesa e shpresës se situata në Shqipëri do të përmirësohet për mirë është një faktor që ka shënuar rritje krahasuar me 10 vite më parë.
Profesorët Ilir Gëdeshi dhe Russell King nëpërmjet Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, me kërkimin e tyre mbi emigracionin ndër vite, kanë gjetur së fundi trende të reja të fenomenit dhe shkaqeve të flukseve të larta të emigracionit. Së fundmi, ata prezantuan një kërkim mbi emigrimin potencial, i cili u mbështet nga Fondacioni Friedrich Ebert. Sipas të dhënave të anketës së këtij viti, 52% e popullsisë shqiptare të grupmoshës 18 – 40 vjeç, dëshirojnë të migrojnë nga Shqipëria, në krahasim me anketën e vitit 2007, ku 44.2% e kësaj grupmoshe donte të emigronte.
Ata e fokusuan anketën dhe kërkimin e tyre vetëm në popullsinë 18-40 vjeç, pasi këto përbëjnë potencialin më të lartë për emigrimin. Anketa përfshiu 1436 intervista në të gjithë vendin dhe u zhvillua gjatë periudhës shkurt-korrik të këtij viti. Me herët anketa të tjera mbi potencialet e emigrimit si ajo e Gallup vitin e kaluar, që janë shtrirë në të gjithë popullsinë, kanë gjetur shifra më të larta të dëshirës për t’u larguar mbi nivelin 56%.
Profesor Gëdeshi tha se dëshira për të migruar në këto përmasa lidhet me përfytyrimin që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. Nga njëra anë, ai është një reflektim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në vendin e origjinës, dhe nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. Vrojtimi tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish.
Ronaldo humb kujtesën: “Goli i dytë? Nuk e kujtoj mirë…”
Dy gola, një me penallti dhe një tjetër të jashtëzakonshëm, me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone. Cristiano Ronaldo ka udhëhequr Juventusin këtë të shtunë drejt triumfit me përmbysje ndaj Empolit, që kishte tronditur bardhezinjtë me golin e Caputo-s. Në një intervistë për “Sky Sport”, portugezi ka rrëfyer ndjesinë e tij pas fitores dhe veçanërisht pas golit të dytë.
“Ka qenë një javë shumë e rëndësishme, mendoj se skuadra është mirë. Me Manchester United kemi dhënë një përgjigje fantastike, luajtëm mirë dhe sot dëshmuam se jemi një skuadër e madhe. Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar. Të luash pas Champions League është gjithmonë e komplikuar, teksa ishim edhe pak të lodhur. E merituam fitoren. Goli im i dytë? Nuk e kujtoj shumë mirë, ishte një aksion shumë i shpejtë dhe mendoj se ka qenë një gol madhështor”, deklaroi Cristiano Ronaldo.
Allegri: Ai është dëshmia e gjallë e triumfit të praktikës mbi teorinë
Në përfundim të ndeshjes ndaj Empolit, të fituar nga Juventusi me përmbysje me rezultatin final 2-1, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri komentoi për “Sky Sport”, performancën e “Zonjës së Vjetër”, duke pranuar lodhjen e justifikueshme të skuadrës e gjithashtu duke bërë një vlerësim të veçantë për CR7, autor i dygolëshit të fitores.
“Një skuadër që fiton 12 nga 13 ndeshje, mundet edhe që të jetë disi e lodhur. Nuk e nisëm keq, por më pas ngadalësuam me nisjen e sulmeve. Kundërshtari ka një pykë dhe futbollistë që përparojnë në vertikale, dhe nëse nuk shkon në topat e dytë, atëherë ata kundërsulmojnë. Pësuam në goditjen e parë, më pas përmirësuam në pjesën e dytë. Komplimente Empolit për mënyrën se si luan. Cristiano Ronaldo është një shembull i dukshëm për të luajtur futboll, është dëshmia se si praktika prevalon mbi teorinë”, deklaroi Allegri.
Nishani: Rama anulloi konferencën e Tahirit, prapaskenat
Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe aktualitetin politik në vend. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në Neës24, Nishani u shpreh se me mënyrën si u veprua me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt u vërtetuan akuzat e vazhdueshme nga opozita për lidhjet e qeverisë me krimin.
Nishani u pyet edhe për prapaskena të mundshme, teksa tha se ekziston një procedurë që duhet ndjekur në rastin e dorëheqjes, e cila nuk u zbatua nga Xhafaj.
“Unë eksperiencën time nuk më është dashur të veproj me prapaskena. Dorëheqja është në qëllimet e gjithsecilit. Por ka një procedurë. Ministri duhet ta paraqesë dorëheqjen tek kryeministri dhe kodi institucional dhe rregulli e do që i dorëhequri të paraqitet tek opinioni përmes një deklarate që tërhiqet nga detyra. Ai duhet të japë arsyet dhe shkaqet. Pas kësaj duhet të kemi prononcimin të kryeministrit që e pranon apo jo dorëheqjen. Këtu ka degraduar edhe koncepti i qeverisjes. Është deformuar institucioni i ministrit. Kryeministri ka konfirmuar sot akuzat e vazhdueshme nga opozita për lidhjet e qeverisë me krimin. Të dy ministrat që kanë qenë janë akuzuar nga instancat ligjzbatuse të huaja.”- tha Nishani.
Ish Presidenti ka komentuar edhe njoftimin dhe më pas shtyrjen e konferencës për javës tjetër të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nishani tha se Konferenca e Tahirit ishte për kreun e qeverisë dhe kreu i qeverisë për të mos krijuar përplasje i ka kërkuar Xhafajt të largohet.
“Konferenca e Tahirit ishte për kreun e qeverisë dhe kreu i qeverisë për të mos krijuar përplasje i ka kërkuar Xhafajt të largohet. Kreu i qeverisë sot është më i zbuluar se sa kurrë në lidhje me çka kanë konfirmuar arrestimet e fundit. Goditja e Habilajve, bajret, grupit kriminal të Krujës, grupi i Shijakut treguan se janë të përfshirë në blerjen e votave. Kush është përfituesi kryesor i kësaj, kryeministri”, tha Nishani.