30.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Xhuxhi: Më morën shenjat e gishtave në ambasadën e SHBA dhe më refuzuan vizën

“Shkova tek ambasada amerikane bashkë me gruan në Tetor të vitit të kaluar. Atje më morën shenjat e gishtave. Pastaj ajo zonja që ishte atje më pyeti sa shtëpi ke? Pashë gruan dhe i thashë dy. Pastaj më pyeti, sa makina ke? Pashë prap gruan dhe i thashë tre. Ika në shtëpi. Të nesermen më erdhi një shkresë nga ambasada dhe më thoshte se të refuzohet viza amerikane, por ke të drejtë të aplikosh prap. Unë nuk aplikova më”, tha Dako duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse i ishte refuzuar viza amerikane.
Tre herë në krye të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të enjten, surprizoi në studion e emisionit “Opinion”, duke deklaruar se është normale të kontaktojë apo të kërkojë mbështetjen e trafikantëve të drogës për të mbledhur vota.
Edhe pse më herët, Dako u shpreh se personave të shumtë që takon nuk u kërkon diplomë apo dëshmi penaliteti.
I vënë nën presion nga paneli në studio se ai është në dijeni të njerëzve të cilëve iu kërkon ndihmë, Vangjush Dako lëshoi një perlë.
“E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë” tha Dako, që sapo kishte shpjeguar se kush janë dy personat e arrestuar nga policia për trafik droge.
“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit” tha Dako që u pyet se kush është Astriti.
“Astriti është vëllai i Niçes” vazhdoi Dako duke u justifikuar për mbështetjen që i merr këtyre personave. “Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”
Qëndrim krejt ndryshe ka shfaqur pedagogu Mark Marku, i cili i tha Dakos se kjo nuk është normale që një kryetar bashkie të takohet me kriminelë.

Basha ndërhyn në debat: Trafikantët dhe banditët biseda telefonike edhe me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërhyrë ‘live’ në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 duke folur për akuzat ndaj Vangjush Dakos por edhe personave të tjerë, ministra apo deputetë të përfshirë sipas tij në blerjen e votës, duke përmendur Dibrën.
Ndaj Basha e quajti parlamentin dhe qeverinë ilegjitime sepse sipas tij nuk kanë ardhur nga vullneti i popullit por nga blerja e votës.
“Çështja që shtrohet sot në debat është shumë më e madhe se e Dakos apo e kryebashkikëve apo deputetëve të tjerë të Ramës që siç i kemi denoncuar dhe ne, si në zgjedhjet e Dibrës ku figurojnë dy ministra e deputetë në blerjen e votave, Gjiknuri apo Ulsi Manja të gjitha këto nuk janë simptoma të një problemi që në Shqipëri ka ardhur duke u rënduar. Të një krimi siç është krimi elektoral. Të gjitha provat ligjore të mbledhura në procesin hetimor të nisur nga prokuroria ku gjatë përgjimit të bandave kriminale siç është banda e Avdyljave apo Ndoka kanë rezultuar dhjetëra orë bisedime telefonike dhe mijëra sms të shkëmbyera mes trafikantëve, banditëve me politikanë përfshirë Edi Ramën.
Duke nisur nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri tek Vangjush Dako një politikan bandit që e ka kthyer Durrësin në një zonë të lirë për krimin e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një parlament ilegjitim që ndodhen aty jo për shkak të votës së qytetarëve”, deklaroi Basha në News24.
Basha është pyetur për përgjimet mes kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dakos mes anëtarë të bandës së Avdylajve si dhe deklaratat e tij të bëra para një viti se largimi i ish kreut të SHISH Visho Ajazi Lika u largua për lidhje me këtë aferë
“Unë nuk vendos në rrezik jetën e njerëzve për burimet e mija. Denoncimet dhe informacionet i mbledh me mënyra të ndryshme dhe i bëj publike më pas vlerësimit. Pak rëndësi ka nëse kjo ka qenë pika e fundit e gotës që ka çuar në largimin e ish kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.
Sot Edi Rama nuk ka asnjë hallkë të shtetit jashtë kontrollit të tij. Kjo është alarmante sepse kontrollon çdo gjë me dorë të hekurt. Të gjitha këto tregojnë se Kuvendi është shndërruar në një dele të bindur. Kamikazja Donika Prela po shkatërron dosjet hetimore”, tha Basha.

Blerja e votave, përgjimi i kreut të bandës së drogës së Avdylajve me Dakon: Jepi paratë

Të Paekspozuarit, ka publikuar një dokument ekskluziv nga dosja 339. Ky dokument përmban transkripitin e bisedës mes Altin Avdylajt, vëllait të kapos së grupit Avdyli në Shijak, i cili bisedon me një tjetër person për pazare votash. Në këtë transkript, personi i paidentifikuar i kërkon Avdylit, para nga “Vangjushi”, në mënyrë që gjashtë persona të votojë.
Kjo bisedë është zhvilluar një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.
Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, rezulton të jetë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në një bisedë telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si Niçja.
Televizioni Klan ka siguruar një pjesë të bisedës së Dakos që sipas Prokurorisë mban numrin 069 20 99 300 dhe Niçes që mban numrin 89 67 77 65 dhe që ka qenë objekt i përgjimit.
BISEDA 1
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.

Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Po kush është Nicja, cila është lidhja e Vangjush Dakos me të dhe për çfarë bisedon kryebashkiaku i Durrësit me këtë individ?
Vangjush Dako do të japë sqarime për këtë përgjim sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në orën 21:00, përballë një paneli gazetarësh.
Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.
BISEDA 2
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
2- Alo, ça po bën?
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
1- Jo! Jo! Jo!
2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…
1- Niçja: …mirë…
2- 6 veta janë!
1- Niçja: Hajt se të marr unë!
2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të …tojnë (nuk kuptohet)!
Edhe për këtë përgjim, pjesë e dosjes së famshme 399 Vangjush Dako pritet të japë sqarime në orën 21:00 në Opinion në Tv Klan, sikundër edhe për akuzat që ka artikuluar kundër tij Partia Demokratike, si të lidhur me bandën e trafikut të drogës në Shijak, të cilën, opozita thotë se e ka përdorur për blerje votash.

“Dosja 339”, transkipt, Dako kreut të bandës së Abdylajve: Dua ta falenderoj dhe takoj…

Emisioni “Të Paekspozuarit” ka arritur të zbulojë , bisedat që zhvillon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me pjestarë të bandës së Avdylajve pak ditë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në emisionin e Ylli Rakipit janë treguar dy nga mbi 20 bisedat që mendohet se janë në dosjen e prokurorisë që mban numrin 339. Dako del një herë kur trafikantët flasin për të dhe herën tjetër kur ai me numrin personal të celularit që përfundon me shifrat 99 300 i telefonon numrit 2 të grupit, Altin Avdyli (që e thërrasin Niçja) në 27 qershor 2017.
“Dosja 339”, transkipt:
Biseda e bandes me Gjushin…. një nga 20 bisedat:
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një.
0692099300: Po mirë mo, mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Dyshimet që lindin nga këto biseda janë se ai e ka përdorur bandën shijakse të trafikut të kokainës për qëllime elektorale të PS-së duke vërtetuar kështu tezën e opozitës se Rilindja i ka toleruar bandat duke kërkuar si këmbim ndihmën e tyre në zgjedhje.

Në bisedën e parë Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, alias, “Niçe” dhe i kërkon atij takim me Astrit Avdylin, kreun e grupit të Shijakut, për ta falenderuar.
Në bisedën e dytë të publikuar nga “Të Paekspozuarit”, Altin Avdyli (Niçja), komunikon me një person të paidentifikuar, një ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2017. Në këtë bisedë personi i paidentifikuar i kërkon Niçes, para nga “Vangjushi”, për të blerë vota.
Prej më shumë se dy vitesh PD insiston se në përgjimet e nisura nga Gjermania, për të cilat prokuroria shqiptare ka filluar çështjen në Dhjetor 2016 ka dalë edhe emri i kryebashkikaut të qytetit të dytë më të madh në vend.
Vetë kjo dosje që mori emrin “NR 339” ka një odise të veçantë. Ajo fillimisht iu caktua prokurorit Anton Martini. Por në kohën kur ende Adriatik Llalla ishte kryeprokuror ai u shmang, u emërua në Shkodër dhe dosja ra në duart e Besim Hajdarmatës që ishte njëkohësisht edhe shefi i Prokurorisë për krimet e rënda.
Por, pasi kamikazja Arta Makru u vendos në krye të institucionit të akuzës me votat e PS, ajo jo vetëm e shkarkoi Hajdarmatajn nga drejtues, për ta zevendesuar me shoqen e saj D. Prela, por duke e transferuar i hoqi atij nga duart edhe dosjen ku dilte emri i Dakos.
Ajo ia caktojë atë dy prokurorëve të tjerë Dritan Prençi dhe Vladimir Mata. Dhe papritmas kjo dosje me mbi 30 mijë faqe, që vetëm për të lexuar fizikisht do kërkonte javë të tëra, brenda 10 ditësh u çua në gjykatë…..
Por ndërkohë ç’kish ndodhur?
Për Vangjush Dakon, gjoja për të hetuar më thellë, u hap dosja 339 /1 dhe kështu emri i tij u tentua të mbahej i fshehtë për të mos goditur politikisht qeverinë.
Pikërisht materialet ende sekret të 339/1 kanë ‘rrjedhur” deri tek emisioni “Të Paekspozuarit”.
Natyrisht me aq sa u shfaq sonte në mbrëmje, ato nuk përbëjnë një provë fajësie për Dakon për të cilin opozita kërkon arrestimin.
Por ato janë një njollë e tmershme politike për Rilindjen që i provohet një tjetër lidhje me bandat e trafikut të drogës dhe një pistë që nëse do të kishte vërtet një drejtësi të pavaruar, do të hetonte për ndikimin që bandat e trafikut kanë pasur në zgjedhje.

Zbardhen përgjimet e para të Abdylajve me Dakon: Makina ishte 105 mijë euro…

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook një dokument ku rezulton të jetë përgjuar kreu i bahkisë së Durrësit, Vangjush Dako me një nga anëtarët e grupit të ‘Avdyljave’ në Shijak të arrestuar dhe akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas dokumentit, Jasin Avdyli i njohur si ‘Cine’, të cilit i mbaron numri në fund me 489 i ka dërguar një mesazh në telefon Vangjush Dakos të cilit i mbaron numri në fund me 300, ndërsa i thotë se do të vijë FNSH dhe i kërkon Gjushit që ta njoftojë kur të vijnë forcat e FNSH.
“Shif se do të vijnë FNSH, këtu tek unë, kështu më thanë. Cini jam”, thuhet në SMS.
Pjesë nga përgjimet
Lënda narkotike të llojeve të ndryshme pasi trafikohet nga vende të ndryshme, shpërndahet më pas nëpërmjet lidhjeve të tyre në tregun e brendshëm. Jasin Kala alias “Cine”, rezulton se është banor në Shijak. Ka përdorur gjeneralitetit Jasin Avdyli. Përdor nr.tel. cel. 069***, 069**, 069**, 069**, 069** dhe +3168553***. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar një sërë përgjimesh telefonike, të Jasin Kalës jo grupeve të tjera, ku pjesa më e madhe e tyre rezulton nga i njëjti vend Shijaku (Ku evidentohen takime, biseda të përgjimeve dhe aktivitet në bashkëpunim edhe me Astrit Avdyli apo edhe me Hajri Seferin), Megjithatë veprimtaria e tyre shtrihet ndërnacionale.
Sipas përgjimeve telefonike të numrave +489, më datë 13.07.2018, komunikon me +300, ku i shkruan sms “Shif se do të vijnë FNSH, këtu tek unë, kështu më thanë. Cini jam”, ku komunikuesi i dytë i kthen përgjigje se ishte në Itali: +489 komunikon me +765 të cilin e bën me dije se ishte me drejtorin e INUK-ut dhe kishte rregulluar punën për ta marrë atë për shezllone/ +489 më datë 29.08.2018, komunikon me +030, të cilin e bën me dije se makina ishte 105 000 euro në shitje, 10 000 euro do t’i zbriste për të, 95.000 euro dhe të dy makinat po i vlerësonte 45.000 euro/+489 më datë 11.09.2018 komunikon me +999 të cilët lënë për t’u takuar për nga afër, +489 komunikon me +777, të cilët lënë për t’u takuar për të pirë një kafe nga afër në Tiranë. +317 komunikon me +511, duke i thënë se do të kalonte të nesërmen paradite të mbaronin punë pas pagesës’; +489 komunikon me disa numra, ndër ta me +987, ku përmbajtja e bisedës lidhet me një shumë prej 1800 euro.

Si Arta Marku dhe Donika Prela po fshijnë përgjimet e bandës së Durrësit me Dakon

Flamur VEZAJ

Na ishte njehere nje institucion qe quhej Prokuroria e Krimeve te Renda! Ne ate godine, qe fillimishte u ngrit prane zones se 9-katsheve dhe me pas prane paraburgimit “313”, u vendosen rreth 20 prokuror te perzgjedhur nga gjithe institucioni i akuzes dhe te filtruar nga sherbimet partnere te Shqiperise dhe te selektuar edhe nga ish-Presidenti A.Moisiu!
#Ishte ai institucion, qe qytetaret kishin besim se gjenin drejtesi duke krijuar nje imazh te mire ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve!
Kjo fal edhe goditjeve te shume “bandave” te cilat u hetuan dhe me pas u denuan nga Gjykata.
Nga hetimet e ketyre prokuroreve qe tashme jane degdisur, Gjykata ka dhene rreth 40 denime me burgime te perjetshme, e pa llogaritur ketu denimet e qindra personave nga 15 vjet e siper burg! Por, me kalimin e kohes ndryshimet e Prokuroreve te Pergjithshem dhe nderhyrjes se politikes, ky institucion filloi te quhej si prokuroria e qokave, ku kryeprokurokuroret promovonin shoqerin e tyre dhe miqt e politikaneve!
Kjo beri qe imazhi i nje institucioni me dinjitet, i ngritur per disa vite, filloi te bie! Duke rene aq shume saqe arriti ne piken qe drejtuesja e perkoheshme e ketij institucioni si D.Prela nen hyqmin e shoqes se klases, prokurores se pergjithshme te perkohshme dhe disa juristeve te mazhorances ta shkaterrojne ate institucion, duke i cilesuar vec tjerash disa nga ata prokuroret qe jane qe ne krijimin e ketij institucioni si “bande” e duke i zevendesuar me disa prokuror servila qe vetem lepirjen ndaj cdo shefi e kane te persosur!
Ky konstatim, u perforcua me shume ne rastin e ndjekjes penale te gazetarit J.Olldashi dhe ne rastin e fundit te operacionit ndaj “bandes” se Shijakut, ku perseri ky institucion, si ne rastin e Habilajve detyrohet te nderhyje per shkak te presionit te partnereve!

Te cilet, qe ne dhjetor te 2016 kane sjell nje volum te madh materialesh ne ngarkim te kesaj bande! Por pavaresishte suksesit te trumpetuar, prokuroret kane vepruar ne menyre selektive te dirigjuar nga drejtues te mazhorances!
Kjo duket qarte edhe ne vendimin mbi 200 faqesh te mases se sigurise, ku pergjimet jane selektuar, duke publikuar thuajse te gjitha bisedat e ish-deputetit Ndoka e te afermve te tij, te cilet vec krimeve te pervetesimit te pronave ne bregdet, flasin edhe per blerje te votave ne zgjedhjet e 2017 por qe provon se kane ndjekur te njejten praktike edhe ne zgjedhjet e 2015 dhe ato te 2013! Ne kete vendimin e mases, jane publikuar disa nga keto pasazhe bisedash te zones se Lezhes, duke “shitur” keshtu ish-depuetin Arben Ndoka qe i ndihmoi mazhorancen ne tre pale zgjedhje ne Lezhe!
E nga ana tjeter i kane hequr duke mos publikuar ne vendim pjesen e pergjimeve te zones se Durresit, biseda keto qe i kane selektuar dhe nuk do ti publikoi prokurorja e perkohshme A.Marku dhe shoqja e saj D.Prela bashke me shefin e seksionit te trafiqeve ne prokurori, pasi i eshte premtuar kalimi i Vetingut nese ata pergjime nuk dalin ne publik!
Ky “pazar” me dosjet, eshte jo vetem nje imazh i keq per kete institucion, por edhe nje politizim i tejskajshem i kesaj prokurorie, pasi per operacionet dhe hetimet e se ciles Kryeministri dhe Ministri i Brendshem (qe kane pozicione politike) jane ne dijeni te hetimeve per dosje konkrete dhe paralajmerojne ne media disa dite para per arrestimet qe do te behen, duke treguar keshtu qe ata kane marr rolin e policit, hetuesit, prokurorit e gjyqtarit qe komandojne institucionin e akuzes.
Por pavaresishte kesaj, pa kaluar dy dite u liruan 10 nga te arrestuarit duke ngritur dyshime te medha per menyren e hetimit dhe ekzistencen e provave konkrete….
#E keshtu, institucionit te Prokurorise se Krimeve te Renda tashme i ka humbur edhe vezullimi i xhamave te godines nga papastertia se ndriqimi i dikurshem eshte shuajtur me kohe!

Si Dako komunikonte me kreun e bandës së drogës, Berisha publikon dokumentin

Kryeministri Edi Rama dhe e gjithë prokuroria është e angazhuar të fshijë të gjitha provat që implikojnë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, si pjesë e grupit kriminal Avdylaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një dokument që tregon lidhjet e forta mes Vangjush Dakos dhe Avdylajve, i cili i është dërguar nga një qytetar durrsak.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ky është dokumenti që fsheh Rama për Gjushin!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr., kjo eshte pjese e dosjes ku anetari i Avdylajve i kerkon Vangjush Dakos ta mbroje per levizjen e FNSH dhe Prokuroria eshte kujdesur qe ta fshehe nr e plote qe mbaron me 300.
Vangjush Dako, Kryetar i Bashkise se Durresit 0692099300 Ja dhe nr i Dakos qe mbaron me 300.

Përplasja Rama-Xhafaj për arrestimet e fundit

Nga Boldnews.al
Operacioni policor i fundjavës, në të cilin u arrestuan 24 persona, mes të cilëve edhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, ka nxitur një përplasje të re mes klaneve të maxhorancës.
Në krye të këtyre linjave kundërshtare brenda socialistëve janë kryeministri Edi Rama nga njëra anë, i cili kontrollon pjesën më të madhe të partisë dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili kontrollon me dorë të fortë Policinë, Prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë, nëpërmjet levave të Komisionit të Vetingut.
“Megaoperacioni” policor, pavarësisht se ishte gjysmak dhe nuk arriti të arrestonte kokat e vërteta të trafikut dhe politikanët e lartë të lidhur me grupet kriminale, gjithësesi u përhap në media si një sukses i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai e paralajmëroi operacionin, pak ditë përpara se të zhvillohej dhe, nëpërmjet një fushate të fortë mediatike, zuri të gjithë hapësirën publike të fundjavës së varfër me lajme.
“E veçanta” e këtij aksioni policor ishte, ndër të tjera, arrestimi i dy ish-deputetëve, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, i pari për korrupsion gjatë kohës që drejtonte Burgjet, ndërsa i dyti për përfshirje në tjetërsim pronash në Lezhë. Kjo “veçanti” rreshtohet sërish në meritat e Xhafajt, i cili synon t’u tregojë ndërkombëtarëve se “nën drejtimin e tij, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”.
Edi Rama, ndoshta jo i befasuar, por i keqardhur që nuk mund të ndalonte revanshin e Xhafajt për të arrestuar dy prej “produkteve të tij politike”, u mjaftua vetëm me dy rreshta në rrjetet sociale, ku përsëriti qëndrimin e dalë boje se “drejtësia është e barabartë dhe nuk ka dy standarte për shkelësit e ligjit…” e disa fjalë të tjera pa bosht.

Ky qëndrim ishte vetëm për Çukon. Ndërsa Arben Ndokën nuk e ka përmendur fare gjatë këtyre ditëve, si të ishte inekzistent.
Qartësisht, mbi Ramën bien kostot politike, së pari brenda radhëve të partisë dhe së dyti, mbi vetë atë, në cilësinë e personit që promovoi Çukon e Ndokën në politikë.
Arrestimet e dy ish-deputetëve kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek socialistët, si ata të Lushnjes së Çukos e të Lezhës së Ndokës, por edhe brenda radhëve të grupit parlamentar. I pari që reagoi shumë ashpër ishte Pjerin Ndreu, deputet i Lezhës dhe mik i ngushtë i Arben Ndokës. Ligjvënësi Ndreu akuzoi policinë dhe prokurorinë për “arrestime skandaloze dhe me standarte të dyfishta”.
Kjo shprehje e Ndreut do të kishte mjaftuar për largimin e tij nga grupi parlamentar i socialistëve, duke mbajtur në vëmendje faktin se, për diçka të ngjashme, Edi Rama “fluturoi” nga radhët e partisë deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, në fillim të muajit shtator. Por, ndaj Pjerin Ndreut, i cili kritikoi ashpër policinë dhe, në mënyrë indirekte Fatmir Xhafajn, kryetari i Partisë, Edi Rama, nuk ndërmorri asnjë masë penalizuese.
Ndërkohë, ndaj Edi Ramës erdhi një kritikë e fortë, edhe nga salla e gjyqit. Një prej të arrestuarve si bashkëpunëtor me familjen Ndoka, deklaroi në seancë se “po bëhen koka turku nga Edi Rama për procesin e integrimit”. Kjo shprehje u tha nga një prej personave më periferikë në këtë çështje, arrestimi i të cilit nuk ka asnjë ndikim në proceset integruese të Shqipërisë.
Ndikim në kriterin e goditjes së paligjshmërisë kanë arrestimet e zyrtarëve, deputetëve e ish-deputetëve.

Në rastin konkret, arrestimet e ish-deputetëve Çuko e Ndoka mund të jenë një sinjal për ndërkombëtarët se Edi Rama “e ka seriozisht me luftën kundër kriminalitetit”.
Por, as Çuko, as Ndoka nuk e deklaruan pretendimin se janë “koka turku”-ata, megjithëse në kushtet e paraburgimit, duket se janë koordinuar për t’ia përcjellë këtë mesazh kryetarit të tyre nëpërmjet një hallexhiu, i cili gjendet me pranga bashkë me ata.
Edi Rama, me shumë mundësi, po tenton të gjejë zgjidhje për të dalë nga laku që i ka ngritur Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, pikërisht për shkak të “megaoperacionit” gjysmak, po tenton ta mbajë peng kryetarin e Partisë. Xhafaj, si edhe Rama, e dinë shumë mirë se pas këtyre grupeve kriminale janë njerëz me pushtet të madh politik, të gjithë bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Ministri i Brendshëm i ka të gjithë në dorë, nëpërmjet përgjimeve që gjenden në duart e vartëses së tij “de facto”, Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.
Ndaj, përplasja Rama-Xhafaj duket se po mban pezull maxhorancën dhe sidomos kryetarin e saj, i cili po tenton të tërheqë vëmendjen me skenarë të tjerë politikë, siç janë ligji për shkatërrimin e teatrit dhe ai për ndalimin e basteve.
Afrimi i zgjedhjeve lokale dhe rreshtimi i dukshëm i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në krah të Fatmir Xhafaj, janë kokëçarje të mëdha për kryetarin e Partisë Socialiste, i cili, për shkak të goditjes së Xhafajt, humbi mbështetje të madhe në Lezhë e Lushnje. Por, humbi dhe po humbet më shumë politikisht, për faktin se arrestimi i Arben Çuko dhe Arben Ndokës është një dëshmi e radhës së “Rama, pasi të përdor, të hedh….prangat”, si në rastin e dy ish-deputetëve.

Skandal! Shtëpia e Sekretarit të Ramës po restaurohet nga Bashkia

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Me anë të një postimi në rjetet sociale, Berisha ka publikuar një denoncim, sipas të cilit thuhet se Bashkia e Roskovecit po rinovon shtëpinë e prindërve të Engjëll Agaçit për ta përdorur atë si një sekser për një rikanidim të dytë.
“Kjo shtëpi që shikoni është banesa e prindërve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, me vendodhje në Roskovec.
Banorët e lagjes denoncojnë se shtëpia e Don Agaçios po rinovohet nga puntorët e Bashkisë Roskovec. “Majlinda me shpirt djalli” po i rinovon banesën Don Agaçios, për ta përdorur si sekser tek Rama për të siguruar rikandidimin”. shkruhet ndër të tjera, ndërsa ngrihen dy pyetje.

Rama, skllav i votave të qelbura dhe i jashtëqitjeve të krimit

Edi Rama është skllav i votave të qelbura dhe jashtëqitjeve të krimit. Ky reagim i ashpër është bërë nga Petrit Vasili, kreu i deputetëve të LSI-së në Kuvend.
Ai shkruan se kjo shëmtirë elektorale ka prodhuar bastardimin më të madh që Shqipëria ka parë në qeverisjen e saj.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Kryeministri skllav i votave te qelbura dhe i jashteqitjeve te krimit.
Kakarisjet e gjelit te fikur te qeverise, qe kendon mbi kuterbimin e plehut te horrllekut dhe ushqehet me jashteqitjet e krimit nuk i degjon më kerkush.
Tani ai eshte provuar boterisht si nje shemtire politike e prodhuar nga shemtira elektorale
Shemtira elektorale tani eshte perpara syve te te gjitheve me fakte pa fund,me emra e mbiemra.
Kjo shemtire elektorale prodhoi bastardimin me te madh qe Shqiperia ka pare ne qeverisje.
Shqiperia e ka bere zgjedhjen,do te jete e gjitha perballe kryeministrit skllav te krimit dhe sadakave te tij.
Vota plehu nuk do te kete më dhe as kryeministra, prostituta te plehut te krimit, gjithashtu nuk do te kete më.