Vjedhjet janë kthyer në shqetësim në zonën e Mirditës. Hajdutet po veprojnë si natën ashtu dhe ditën, ndërsa nuk kanë munguar as grabitjet me armë dhe maska. Në shënjestër të tyre janë kryesisht njësitë tregtare në qytetin e Rrëshenit, ndërsa në fshatra bagëtitë e imta.
Denoncimi ka ardhur nga banorët e Mirditës, të cilët thonë se situata e krijuar ka shkaktuar frikë dhe pasiguri. Ata akuzojnë policinë për neglizhencë dhe bashkëpunim me autorët dhe grupet kriminale.
Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se në çdo rast është vepruar në përputhje me ligjin dhe se fton qytetarët për bashkëpunimin e të gjithë banorëve për të denoncuar jo vetëm vjedhjet, por edhe vetë punonjësit e policisë, në rastet kur ata vërejnë se ka hezitime për të ndjekur çdo ngjarje.
Banorët e Mirditës akuza të forta: Policia bashkëpunon me grabitësit
Kumarxhinjtë e politikës!
Jorida Tabaku
Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”
Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.
Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darrën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.
Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë Opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve. Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet. Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar. A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.
Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”. Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013.
Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.
Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.
Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.
Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum. Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen. Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.
Paralele: Tahiri në BBC dhe Thaçi si president!
Nga Enver Bytyçi
Gazetari, publicisti dhe shkrimtari, Ilir Kadia, sot postoi një status, të cilin po e riprodhoj saktësisht:
“Në Londër njëherë!
Më treguan për një Tahir nga Shkodra që punonte në seksionin shqiptar të BBC. Bëhet fjalë për dikur në mesin e viteve 50’! I dhanë Tahirit të lexojë një lajm në mikrofon ku Kosova thuhej se historikisht ishte Serbi!
Kurrë, tha Tahiri. Kurrë nuk e lexoj këtë lajm kundër vendit tim.Kosova ka qënë, është e do të jetë Shqipëri përjetë!
Po nuk e lexove do të heqim nga puna, i thanë shefat.
S’ ka nevojë të më hiqni, iki vetë! -tha Tahiri
Ndërkohë shkrimtarja dhe publicistja, Miranda Haxhia, në një koment të sajin sqaron se ky person, i cili nuk pranoi të lexonte një lajm, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, duke lënë vendin e tij të punës, ishte Tajar Zavalani. Nuk ka rëndësi si e kishte emrin, Tahir apo Tajar!
Por kjo histori më nxiti të bëj një krahasim me atë çfarë përfaqëson sot presidenti i Kosovës. Erdhi koha që vetë presidenti, Hashim Thaçi, të pranojë me koshiencë të plotë ndarjen e Kosovës, me qëllim që të marrë pjesë në hedhjen e themeleve të Serbisë së Madhe! Atë që nuk mundi ta bënte Milosheviçi me luftë, e me masakra dhe terror, po e bën Beogradi me ndihmën e kryetarit të shtetit të Republikës së Kosovës. Midis këtij rasti dhe ngjarjes së mesit të viteve ’50 ka një oqean midis. Tahiri ose Tajari pranoi që të largohej nga puna në prestigjiozen BBC të Londrës vetëm që të mos lexonte një lajm, në të cilin Kosova konsiderohej pjesë e Serbisë. Hashim Thaçi pranon t’i falë teritore Serbisë e jo të ikë nga detyra e presidentit!
Ballafaqimi i kësaj historie në dy kohë na ndihëmon të dallojmë atë se çfarë përfaqëson Hashim Thaçi sot për Kosovën, interesat dhe territorin e saj. Një idealist i para 60 e ca viteve e donte Kosovën më shumë sesa e do atë sot vetë presidenti i këtij shteti. Një idealist i kohës së fillimit të themelimit të BE-së ishte i gatshëm të sakrifikonte veten dhe familjen e tij vetëm që të mos lexonte diçka, që binte ndesh me interesin e vendit të tij.
Ndërsa presidenti i sotëm i Kosovës është i gatshëm ta sakrifikojë shtetin dhe territorin, vetëm që të mbrojë interesat dhe veta personale e familjare!
Historia që më dha lëndën për këtë koment të publikuar nga zoti Kadia nuk mbaron e kaq.
Nëse shohim prapa në këto 15 vitet e fundit, do të vemë re se Beogradi i ka ngrënë disa koka politikanësh të Prishtinës pikërisht në momentin kur do të fillonte një proces bisedimesh ose negociatash me Beogradin për statusin e Kosovës ose për të ashtuquajturën “Zgjidhje të problemeve me Serbinë”! Sapo u shpall vendimi ndërkombëtar për fillimin e bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës më 2005-ën, u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë vetë kreu i atyre negociatave, presidenti historik, Ibrahim Rugova. Kjo ngjarje është trajtuar si një ndodhi e zakonshme. Vetë Rugova nuk ka dashur të hedhë akuza me dyshime për shfaqjen e papritur të sëmundjes së kancerit, e cila i mori jetën atij. Megjithatë koinçidencat në politikë nuk janë të rastësishme. Ky është rregulli i përgjithshëm.
Unë i përkas atyre që nuk besojnë se shkuarja e Ibrahim Rugovës në amshim ishte “dhuratë e Zotit”. Unë vazhdoj të dyshoj se ajo ishte “dhuratë e robit”! Ndodhi pikërisht në momentin kur do të nisnin bisedimet për statusin… Por fatmirësisht ato bisedime përfunduan me sukses.
Vendin e Rugovës në këto bisedime e zuri Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, president i Kosovës si pauses i Rugovës. Eshtë meritë e padiskutueshme e Fatmir Sejdiut fakti që argumentoi se pavarësia duhej të ishte zgjidhja e vetme e statusit të Kosovës, e dokumentuar kjo në Dokumentin Ahtisaari. Por më 2011-ën u parashikuan të nisnin bisedime të reja me Serbinë. Ky projekt u shpall në vitin 2010, kur Fatmir Sejdiu ishte ende president i vendit. Ai kundërshtoi çdo bisedim me Serbinë, veçmas bisedimet për çeshtje politike. Për t’i hapë rrugë këtyre bisedimeve u sajua kurthi i shkarkimit të Fatmir Sejdiut. Deputetët e Lidhjes Demokratike me ambicje kundër shefit të LDK-së punuan kundër Sejdiut dhe Hashim Thaçi arriti ta mënjanojë ish-presidentin Sejdiu, me qëllim që bisedimet me Serbinë t’i udhëhiqte ai.
Sejdiu u bë kështu viktimë e Beogradit dhe shërbëtorit të Beogradit në Prishtinë, Hashim Thaçit. Shpura e Thaçit në LDK e kudo u bashkua me kryeministrin kundër presidentit. Pse? Sepse presidenti ishte kundër bisedimeve me Beogradin! Ndërkohë që kryeministri Thaçi mori në dorë ekipin negociator dhe me duar në xhepa u paraqit në tavolinat e rrumbullakta të bisedimeve tashmë në Bruksel. Gjithkush duhet të kuptojë se shqiptarët duhet t’i falen Baroneshës Ashton, e cila mundi ta mbajë në fre Hashim Thaçin, se ndryshe ai do ta kish nënshkruar me kohë marrëveshjen e turpit me Beogradin.
Prandaj dhe Beogradi e qarqet pro tij në Europë u kujdesën që në vend të Ashton si Shefe e Diplomacisë Europiane të vinte një guerilase, si Frederica Migherini. Besoj se mund të bëhet qartë dallimi: Nga një baroneshë tek një guerilase. Kjo i krijoi kushtet e plota që Hashim Thaçi të mund të shfaqte pasionin e militantizmin e tij serb me iniciativën e çmendur të ndryshimit të kufijve dhe cënimin antikushtetues të integritetit territorial të Kosovës,
Më erdhën në memorie këto shembuj, përveçse shembullit që ma dha taze miku im Ilir Kadia, që të shtoj disa argumente shtesë se pse po ndodh sot ajo që ne e quajmë cënim të territorit të Kosovës dhe shkatërrim i shtetësisë së saj. Aktori dhe autori kryesor i saj është Hashim Thaçi, fatkeqësisht president i këtij vendi, i cili ka vendosur të mos sakrifikojë veten e as familjen ose privilegjet e pushtetin e tij, në këmbim të nënshkrimit të një marrëveshjeje poshtëruese dhe shkatërruese me Serbinë. Udhërrëfyes i Thaçit është dhe mbetet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama!
Tirane, 25.10.2018
Ligji për Teatrin, Budina: Akt kriminal, Rama ka 20 vjet që pret ta shembë
Kuvendi miratoi me vetëm votat e maxhorancës, ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, gjë që ka sjellë reagime nga personalitete të ndryshme.
Regjisori Edmond Budina, i ftuar në studion e televizionit “Fax News” ka dënuar votën e maxhorancës, teksa e ka quajtur atë një akt kriminal.
Ai tha artistët nuk janë kundër teatrit të ri, por kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Këtu po bëhet një krim i rëndë dhe qeveria është antikulturore, sepse mendohet të shemben këto. Është ndërtuar Turbina ku janë dyndur njerëzit, ashtu edhe si pas hapjes së Teatrit Eksperimental”, tha Budina.
Sipas tij, Kryeministri prej 20-vjetësh ëhtë i vendosur për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ngriti një tjetër problematikë në rast se kjo godinë do të shembet. “Por ku do të shkojnë artistët për 4-5 vitet që do të duhet të ndërtohet teatri i ri”, tha Budina.
Sipas Budinës, do të prishen 5 salla të teatrit, për të ndërtuar 2 të tjera.
“Në një vend të qytetëruar është e rëndësishëm çdo gjë. Në Teatrin kombëtar ka 6 dyer emergjencash, por ku janë dyert tek Kine Milleniumi për të cilën këta mburren, për të mos folur për problemet e tjera, si tek Turbina, ku ata që kanë shkuar ankohen për zërin e problematika të tjera.
Asnjë vend i botës nuk bën akte për shembjen e Teatrit, por për zhvillimin e tij. të gjithë jaë për një Teatër më shumë e jo për një më pak”, tha Budina.
Duke u ndalur tek qëndrimet e ndryshme të artistëve, regjisori u shpreh se ata janë të përçarë nga politika.
I pyetur për qëndrimin e Ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, Budina u shpreh se ai është një socialist i vërtetë, pasi një socialist nuk do të ishte asnjëherë kundër kulturës. Budina tha se, të tjerët votojnë si delet në Kuvend, ndërsa Majko bëri një akt të guximshëm në Kuvend.
Me paterica dhe me makinë 120 mijë euro, si u paraqit në Kuvend Rrahmani i Ramës (Foto)
Deputeti i Fushë-Krujës, Rrahman Rraja, babai i Rexhep Rrajës që ndodhet në burg për përdhunim, pas aksidentit që pësoi para pak ditësh në Itali është shfaqur në Kuvend me paterica vetëm e vetëm që të votojë mbylljen e lojërave të fatit dhe rrëzimin e dekretit të Metës për ligjin e Teatrit.
Ditët e fundit debati në politikë ishte fokusuar në këto dy çështje dhe siç dihet më herët, Rama u kishte dhënë urdhër të gjithë deputetëve që të mos mungonte asnjë në ditën e votimit.
Siç duket në fotot e mëposhtme Rraja shkuar në Kuvend me një makinë Audi A8 L, prodhim i viti 2015 që sipas një kërkimi të thjeshtë, rezulton se kushton 120 mijë euro. Fotot e deputetit teksa zbret nga makina dhe shkon në Kuvend i ka shkrepur fotografi Agim Rama.
PD e Himarës në mbështetje të banorëve kundër grabitjes së pronave të Bregdetit
Nuk ka pasur asnjë diskutim apo kontestim në mbledhjen e grupseksinit të Lukovës, siç ka ndoshur në qytete të tjera. Të gjithë në grup: bashkohemi për fitore dhe në një betejë të vështirë me ndërtuesit e fshtrave turistike në bregdet. E gjithë antarësia e PD-së së Himarës nuk është marrë me zgjedhjen e emrave , por me luftën për fitore, kjo që i bashkon të gjithë.
Himara ecën me hapa të sigurt drejt fitores, është deklaruar në mbledhje. Kreu i PD-së së Himarës, inxhinier Andrea Gjoni , ka theksuar se sfids e demokratve është fitoprja dhe jo përçarja, është alternativa jonë që populli e përqafon, falë edhe veprimeve të kryeministrit.
Ne nuk duam të përfitojmë nga vuajtja dhe persekutimi i popullit, por duam ti themi popullit, më mirëelektoratit, që ora e ndëshkimit të qeverisjes së keqe erdhi. Zgjedhjet në grupseksinin e Lukovës janë bërë kosensuale dhe kanë marrë edhe përshëndetjen e kordinatorit Fatbardh Kadilli.
Agron MEMA
Detaje të reja nga vila e Ramës në New York, pranë vilës së mafiozit Italian të familjes Gambino
Armand MAHO
Prona me numer 177 Benedict rd, ne Staten Island, New York, eshte shtepia e mafiozit italian Pol Castellano pjese e Clanir mafioz Gambino, e blere nga shqiptari nga Dibra e madhe Sal Rusi. Ndersa prona tjeter ngjitur me numer 155 ne te njejten rruge si ”rastesisht” eshte prona e nxjerre para dy ditesh nga ish kryeministri Berisha si shtepia e blere nga Edi Rama ne Staten Island. Deri para njoftimit te Berishes kjo prone kishte mbetur ne faqet e agjensive imobilare Truila dhe Movito, te SHBA por qe nga dita e djeshme ajo eshte serisht “ rastesisht” rezulton “jashte tregut”, cka do te thote se ose eshte shitur ose pronari ka nderruar mendje.
Duhet theksuar se viziten e pare pasi u mori postin e kryeministrit Rama i shoqeruar dhe nga presidenti i Kosoves atehere kryeminister Hashim Thaci e bene pikerisht dhe kete here “ rastesisht” ne shtepine e Sal Rusit ne Staten island.
Nje vizite e Hillari Clinton gjate fushates se saj presidenciale ne shtepine Sal Rusit u cilesia si skandal nga mesiat americane per shkak te hostorise qe mbartte kjo shtepi.
Ne fakt Sal Rusi eshte i pari pronar jo italian i prones me numer 177. Me pare ajo kalonte kryesisht ne perdorim ose pronesi te ish antareve te familjes Gambino.
Nuk eshte hera e pare qe emri i Rames lakohet per blerje pronash ne New York dhe pothuaj ne te gjitha rastet ashtu si “ rastesisht” del emri i Rusit, nje njohje qe ka ardhur nga vellai i Kryeministrit, Olsi kur ky i fundit jetonte ne SHBA.
Denoncimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Rezidenca e re e Kallam Deshtaku në State Island Neë York! Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me përparësi – këtë denoncim të qytetarit dixhital.
Përshendetje doktor,
Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.
Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë së Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale.
Disa shifra zyrtare të luksit të Ramës e paratë e shqiptarëve
Edi Rama përgjatë katër viteve të qeverisjes duket se ka pasur një pasion të shfrenuar për rritjen e shpenzime të luksit. Janë ato shpenzime që kanë të bëjnë me mobilime zyrash, makina të shtrenjta për ofiqarët apo shpenzime për rikonstruksione vilash qeveritare etj.
Për shembull, për vitin 2017, që është dhe vit elektoral, në buxhetin e shtetit ka planifikuar 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.
Pra, në tre vitet e fundit, vetëm për arredime zyrash dhe jetë sheikësh qeveritarët e mazhorancës me në krye Ramën kanë shpenzuar jo pak, por 140 milionë euro, aq sa thuajse është dhe kostoja e rritjes së pensioneve në masën 80% siç ka premtuar opozita.
Viti 2017
Për vitin 2017 Rama ka akorduar në buxhet 30 milionë euro për arredim zyrash dhe shërbime të tjera të luksit vetëm në aparatin e kryeministrit. Bazuar në numrin e punonjësve që ka ky institucion, Rama duket se ka akorduar rreth 43 mijë euro në vit për çdo punonjës.
Kjo shumë do të ishte e barabartë me pagën vjetore të 1145 pensionistëve ose me rreth 10 mijë bursa studentësh, sa gjysma e atyre që shkelin në një vit në auditore. Shifrat janë kokëforta dhe kjo është pasqyruar dhe në buxhetin e botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, e cila drejtohet nga një tjetër i ngjashëm i kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Ky i fundit i përfolur që në vitet 2004 për korrupsion me telefoninë fikse, në kohën kur ishte zëvendësministër. Për vitin 2017, Kryeministri do të shpenzojë 530 milionë lekë (të vjetra) ose 350 mijë euro vetëm për blerje kondicionerësh. Një shumë kjo e pamenduar për këtë produkt, por të kemi parasysh çmimet e tyre në tregun vendas, që një kondicioner normal nuk kushton më shumë se 300 euro.
Për çfarë i duhen kryeministrit kondicionerë kaq luksozë, ndërkohë që Kryeministria është e pajisur me to? Por për këtë vit, nga buxheti i shtetit, nga taksat e qytetarëve kryeministri do të shpenzojë rreth 6.7 milionë euro për tavolina e karrige, pra për arredimin dhe një milion euro të tjera për blerje makinash. Këto janë shuma astronomike për një vend si i yni, kur njerëzit rrojnë me 5 euro në ditë sipas Bankës Botërore.
Abuzimi me fondet për shpenzimet e luksit do të vazhdonte dhe në vitin 2016. Nga fondi i investimeve publike ajo do të merrte 20 milionë euro për rikostruksione dhe mobilim zyrash, ndërsa 2.6 milionë euro i kaluan aparatit të Kryeministrisë për shërbimet jashtë vendit. Për këtë vit, fondin për përmirësimin e zyrave e ka marrë Ministria e Ekonomisë, e cila me 20 milionë euro investim duket se do të jetë kthyer në ndonjë hotel me 5 yje që do e kishin zili dhe sheikët e Dubait
Arrestimet, dy deputetët dhe tre bashkitë që po “fshihen” nga Arta Marku e Donika Prela
“Superoperacioni” i fundjavës së shkuar, i finalizuar me 24 arrestime do të ishte shumë herë me spektakolar dhe do të arrinte deri në maja të larta politike, nëse hetimi nuk do të ishte sabotuar nga drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela dhe shefja e saj, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.
Dosja hetimore, në të cilën u ndërthurën dyshimet për vjedhje votash dhe trafik narkotikësh, kishte në qendër të saj grupin kriminal Avdulaj, nga Shijaku. Në vijim të veprimeve proceduriale, Prokuroria ka në dosje të saj lidhjet e tyre me zyrtarë të të gjithë niveleve të pushtetit të Partisë Socialiste.
Por, siç rezultoi nga arrestimet e kryera, Prokuroria e drejtuar nga Donika Prela, jo vetëm që nuk mori guximin për të shkuar më lart se sa disa keqbërës, por edhe fshehu zyrtarët e maxhorancës që kanë bashkëpunuar në vijimësi me Avdulajt apo të tjerë që kanë rezultuar në hetimet derivate të kësaj dosjeje.
“Megaoperacioni”, siç e ka me dëshirë Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit që të quajnë aksionin e fundjavës, nisi me zbulimin e një laboratori për përpunimin e drogave të forta në Has. Ndërhyjra për zbulimin e këtij laboratori, i cili dyshohet se ka një lidhje edhe me Avdulajt, është realizuar vetëm pas insistimit të autoriteteve gjermane. Ndërkohë që autoritetet shqiptare kishin informacionin e duhur, si edhe lidhjet e tjera me personat që administronin realisht laboratorin.
Burime të “Boldnews.al” deklaruan se Prokuroria për Krime të Rënda, në aktet e saj, të cilat nuk janë paraqitur në gjykatë, ka të administruara materiale kompromentuese për zyrtarë lokalë, policorë, si edhe të paktën dy deputetëve të Partisë Socialiste, të përfshirë në procesin e blerjes së votave në zonat e Hasit, Dibrës, Bulqizës, etj, në procesin zgjedhor të vitit të kaluar. Këto të dhëna, në pjesën më të madhe të tyre, janë përftuar gjatë hetimit për grupin kriminal. Por, deri më tani të paktën, nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e Prokurorisë mbi zyrtarët dhe pushtetarët e lartë të Partisë Socialiste.
Pas zbulimit të laboratorit në Has, “megaoperacioni” vijoi me arrestimin e disa anëtarëve të grupit Avdulaj, në Shijak, të cilët, po sipas akteve të Prokurorisë, rezultojnë të lidhur me shumë fije me drejtues të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Prokuroria, në dokumentat e saj, shkruan tekstualisht: “…Po ashtu, nga përgjimi i telefonave celularë të këtyre shtetasve (Avdulajve), evidentohen biseda të ndryshme të tyre me përfaqësues të pushtetit vendor, kryetar bashkie, deputetë, etj, ku, në tërësinë e komunikimeve del qartë interesimi i tyre për të marrë përfitime nga ente dhe institucione të shërbimit publik….”.
Ky paragraf që dëshmon qartësisht për lidhjet e Avdulajve me zyrtarë të rëndësishëm nuk gjendet në asnjë prej akteve që Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar në gjykatë. Dhe, natyrisht, nuk ka asnjë veprim për të vendosur para përgjegjësisë ligjore zyrtarët që u kanë dalë në përgjimet e tyre zyrtare.
“Boldnews.al” ka mësuar se zyrtarët të nivelit drejtues që kanë bashkëpunuar me Avdulajt apo me njerëz të tjerë që kanë përfaqësuar grupin e Shijakut, gjenden në Bashkinë e Durrësit, në atë të Kavajës, por edhe në Bashkinë e Vlorës. Nga ana tjetër, përgjimet e Prokurorisë kanë zbuluar komunikimet kompromentuese të Avdulajve, edhe me të paktën dy deputetë të tjerë, gjithashtu të Partisë Socialiste.
Pra, në listën e personave që duhet të ishin para drejtësisë në kuadër të këtij “megaoperacioni”, mungojnë të paktën 4 deputetë të Partisë Socialiste, si edhe zyrtarë të rëndësishëm të pushtetin lokal në Dibër, Durrës, Kavajë e Vlorë.
Duke vijuar më tej, në hetimin derivat të Avdulajve, në atë ku u zbuluan veprimet e familjarëve Ndoka për tjetërsimin e pronave në Lezhë, lista e zyrtarëve publikë të përfshirë në fallsifikim dokumentash dhe procedurash është edhe më e gjatë. Në përgjimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ekzistojnë edhe bisedat e kryera me drejtues të degëve rajonale të institucioneve qendrore, por edhe me vetë zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve, të cilat janë me seli në Tiranë.
Por, i gjithë ky tabor zyrtarësh të lartë e të mesëm, përfaqësues dhe të lidhur ngushtësisht me Partinë Socialiste, nuk u përfshi në “megaoperacionin” e fundjavës, i cili nuk hezitoi të arrestonte edhe 80-vjeçarët Mustafa Shuti në Has e Vlash Gazuli në Lezhë.
“Boldnews.al”
Betejë qytetare në mbrojtje të Teatrit, Rama voton ligjin për ta grabitur për kullat e tij
“Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve. Teatri do të jetë vija e kuqe për ne.”
Kështu iu përgjigj sot Kryetari i PD-së Lulzim Basha vendimit të qeverisë për të miratuar ligjin, që i hap rrugë shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në zonën përreth tij. Ai shtoi se:
“PD dhe unë e konsideroj këtë ligj antikushtetues dhe provë të qartë sesi shteti ka marrë krahun e grabitëse të drogës”.
“Përballë nuk kanë vetëm opozitën por edhe ata artdashës që i përshëndes. Në një anë kemi interesin publik dhe nga një anë interesave kriminale që përfaqësohen nga oligarkët dhe nga deputetët e Ramës në Kuvend, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve”, vazhdoi Kryetari i opozitës.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese rrëzoi sot, vetëm me votat e shumicës socialiste, dekretin e presidentit Meta për ligjin e teatrit. Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare të ditës së sotme.
Denoncimi i fortë i Bashës: 5 aferat gjigande ku Rama është përfshirë direkt në pastrim parash
Kryetari i opozitës, Basha denoncoi sot kreun e qeverisë sit ë përfshirë direkt në operacaione gjigande të pastrimit të parave. “Eshtë i përshirë direkt në afera gjigande të pastrimit të parave me ndërtimet në Tiranë dhe në bregdet si dhe me inceneratorët, koncesionet dhe plani për të grabitur në mënyrë të dhunshme Teatrin Kombëtar”, tha Basha. Ai deklaroi se pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon edhe kapjen e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp mesditën e sotme ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste për lidhje me krimin.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Basha tha se faktet dhe provat tregojnë se Rama erdhi në pushtet me paratë e krimit të organizuar.
Gjithashtu Basha tha se, përgjimet e grupit Avdylaj kanë nxjerrë në dritë fakte tronditëse
“Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës”, tha Basha.
Ndërsa më tej ai theksoi se “në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së. Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën.
Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshit. Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një, Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.’
Sipas Bashës, sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.
“Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.
Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral.
Një pushtet që merret me ndihmëm e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët: Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit. Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit”,u shpreh Basha.