21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Lexoni doktoraturën e këtij idioti që drejton ligjet: Pse dalin fëmijët çyryk nga mamitë

Në disa portale janë publikuar disa pasazhe nga tema me të cilën ka mbrojtur doktoraturën deputeti socialist Ulsi Manja.
Të habit fakti se deputeti i Komisionit të Ligjeve që shfaqet kudo dhe ka ardhur në politikë nga radhët e organit të akuzës, pasi ka qenë për shumë vitesh prokuror deri në momentin që e zbuloi Rilindja, e ka mbrojtur doktoraturën në Fakultetin e Shkencave Juridike, në fushën e ‘inspektimit’ dhe posaçërisht atë të mjedisit.
Gjithsesi pasazhet që ka zbuluar ‘Lolita’ është e sigurt, se kanë xhelozuar keq skenaristët e ‘Portokallisë dhe ‘Al Pazar’.
Ja si e jep mendimin e tij ‘shkencor’ profesori i Reformës së Drejtësisë dhe gjithë ligjeve që kalon Kuvendi i Rilindjes, për çështjen e inspektimit të mjedisit.
‘Inspektimi në veçanti, është një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së mjedisit, pasi në këndvështimin tim është çelësi i çdo gjëje, nisur nga shprehja popullore gjithkohore, ‘frika ruan vreshtin’.
Nga ana tjetër, mendoj se reformimi i sistemit të inspektimit për të gjitha fushat në një inspektoriat të vetëm do të ishte zgjidhja efektive e inspektimit, sepse një fjalë popullore e vendit tonë thotë ‘disa mami e nxjerrin fëmijën çyryk’, shkruan, Ulsi Manja, në mbrojtjen që e bëri ‘doktor të shkencave juridike’.
Mos qeshni, por mendoni se kush merret me ligjet që rregullojnë Shqipërinë …

Fuqia e specit djegës kundër dhimbjeve të artritit dhe rënien në peshë

Lehtëson dhimbjet e migrenës
Nëpër farmaci shiten spray me përmbajtje të specit djegës të cilët mund të lehtësojnë dhimbjet e migrenës. Ata kanë një formulë të veçantë të kapsaicinës, një pjesë përbërëse e specit që mban farat. Gjatë testimit të këtij spray, rezultoi që 7 në 10 njerëz me dhimbje të forta të kokës patën lehtësime të dhimbjeve.
Zgjat jetën
Ha spec djegës dhe do të jetosh më gjatë. Një studim afatgjatë ka treguar se njerëzit që konsumojnë të paktën 1 spec të kuq djegës, të freskët apo të thatë, në muaj për 20 vite kanë gjasa më të ulëta për të pasur një vdekje të parakohshme. Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh falë vlerave ushqyese që përmbajnë specat djegës dhe fuqia e tyre për të luftuar inflamacionin dhe obezitetin.
Pastron hundët e bllokuara
Ju janë bllokuar hundët dhe teshtini shpesh, por nga ana tjetër nuk jeni ftohur, nuk keni ndonjë alergji apo nuk pini duhan. Në gjuhën mjekësore kjo gjendje quhet rinit jo-alergjik. Nëse keni këto simptoma, atëherë aroma e specit të kuq djegës mund t’ju ndihmojë.
Përshpejton metabolizmin
Përshpejtimi i metabolizmit ndihmon në rënien në peshë. Kapsaicina, përbërësi pas kësaj erëze pikante, përshpjeton procesin e ngrohjes dhe djersitjes në trup. Ky përbërës aktivizon gjithashtu një sensor të neuronit, i quajtur TRPV1, që parandalon zhvillimin e dhjamit dhe kontrollon oreksin.

Lehtëson dhimbjet e artritit
Kapsaicina është një nga përbërësit kryesorë në shumë kremra, locione dhe produkte që përdoren për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe fibromialgjia. Studime të tjera kanë treguar se kapsaicina funksionon më mirë nëse përdoret së bashku me ilaçe të tjera për lehtësimin e dhimbjeve.
Lufton kancerin
Testet laboratorike kanë treguar se kapsaicina mund të vrasë qelizat që lidhen me më shumë se 40 lloje kanceri, përfshirë kancerin e zorrës, mëlçisë, mushkërisë dhe pankreasit, si dhe leuceminë. Ky përbërës kimik ndryshon mënyrën e veprimit të gjeneve të lidhura me qelizat kancerogjene , duke parandaluar zhvillimin e tyre.
Konservon ushqimet
Specat djegës janë antimikrobiale natyrale. Ato mund të vrasin mirkobet dhe mikroorganizmat e tjerë në ushqimet e konservuara ose të paketuara. Kompanitë ushqimore por testojnë nëse ekstraktet e specit djegës mund të jenë një zgjedhje më e mirë se konservuesit artificialë.
Forcon imunitetin
Specat djegës janë të pasur me një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për trupin e njeriut. Ato janë të pasura në vitaminë C, A, B dhe E. Disa studime kanë treguar se kapsaicina vepron si një antioksidues që mbron qelizat dhe parandalon inflamacionin.

Lul Berisha kthehet nga Rinasi dhe lihet i lirë, u tha se u shpall në kërkim nga policia për drogën

“Fletë-arresti për Lulzim Berishën”, kjo ishte deklarat e policisë dhe kryefjala e disa prej mediave mbrëmjen e së dielës kur u zhvillua një aksion i policisë që çoi në dhjetra të arrestuar.
Mirëpo ashtu siç rezulton tashmë për Lulzim Berishën nuk ka pasur urdhër-arrest, dhe ai ka qenë në një udhëtim jashtë vendit mbrëmjen kur në banesën e tij u krye një kontroll nga ana e policisë.
Bëhet e ditur se, Lulzim Berisha është kthyer në Shqipëri të hënën, dt 22.10.2018, nga Rinasi.
Kjo pasi Gjykata e Durrësit ka vendosur më herët, detyrim paraqitje pranë Shërbimit të Provës Durrës.
Dje në dt.23.10.2018 orën 11:00 është paraqitur prane Shërbimit të Provës në Durrës, pasi në rast të kundërt, nëse nuk paraqitej shpallej në Kërkim nga organet ligjzbatuese.
Bëhet fjalë për daljen e tij nga burgu herën e fundit dhe nuk ka asnjë hetim të ri në drejtim të tij, bëjnë me dije burime nga gjykata e Durrësit.
Ndërkohë që edhe pse gazetarë të kronikës me burimet e tyre thonë se Berisha përmendet në përgjime si garant i transportit të heroinës në laboratorin e Hasit, derimë tani ai vijon të jetë një person i lirë, dhe pa asnjë detyrim me drejtësinë.
Lirimi i tij nga Gjykata e Durrësit edhe pse ka qenë kreu i bandës së Durrësit, ka qenë një nga vendimet më të dyshimta të marra nga ana e drejtësisë.

Panik tek Krimet e Rënda, humb ndjenjat njëri nga të arrestuarit e drogës

Po zhvillohet në gjykatën e Tiranës seancë për të arresturit nga mega-operacioni i policisë në të gjithë vendin disa ditë më parë.
Ndërkohë Fax News raporton se njëri nga të arrestuarit ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda. Bëhet fjalë për Vlash Gazullin 76 vjeç, topograf.
Paraditen e sotme kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda personat e arrestuar në operacionin Vol-vo 4, në një seancë që pritet të zgjasë me orë të tëra për shkak të numrit shumë të madh të të ndaluarve.
Derimë tani burime bëjnë me dije se para gjykatës do të dalin 34 persona, edhe pse policia ka bërë të ditur vetëm 27 arrestime ditën kur u bë publik operacioni.
Në seancën e sotme do të jepet masa dhe për dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka si dhe anëtarët e grupit Avdylaj. Deputetët e PS-së akuzohen për korrupsion dhe tjetërsim të pronave, ndërsa ende vijon të jetë në kërkim ideuesi i laboratorit në Has, Admir Hoxha.
Operacioni:
Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.
Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:
Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:
Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;

17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.
Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

Kush është i arrestuari që vdiq në paraburgimin e Komisariatit nr.3 në Tiranë

Një i ndaluar nga policia ka ndërruar jetën në dhomën e paraburgimit të Komisariatit të Policisë numër 3 në Tiranë.
Por kush është viktima dhe për çfarë ishte arrestuar?
Dritan Rica, 45 vjeç është personi që ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së djeshme.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk rezulton të ketë shenja në trup.
Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Ai ishte ndaluar për akuzën e vjedhjes.
45-vjeçari është dërguar tek Urgjenca e Tiranës, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Rama do të mbledhë në një dorë të gjitha lojërat e fatit për t’i komanduar ai dhe njerëzit e tij!

Deputetja Jorida Tabaku thekson se, Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive e Olsi Ramës.
Më tej Tabaku ka renditur në Facebook, disa fakte që tregojnë se Rama nuk e ka seriozisht kur thotë do të ndalojë bixhozin në vend, thjeshtë do t’i monopolizojë ato në një dorë të vetme, në mënyrë që paratë e shqiptarëve t’i marrë të gjitha ai.
Postimi i Tabakut
Për kumarxhinjtë e politikës!
Sado që thërret “Kam të drejtë” e bërtet prapë është i pabesueshëm:
1. 6 javë më parë uli taksat për biznesin e lojërave të fatit dhe rrëzoi edhe dekretin e Presidentit që e kthente ligjin pas;
2. Lidhi një kontratë koncesionare që akoma se ka bërë publike për Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit me ortakun e vëllait të tij në biznes;
3. Regjistroi kompaninë e Basteve Online me kontratë për bastet në distancë.
4. I garantoi kompanisë Bast Arena një muaj publicitet në Televizionin Publik Shqiptar;
4. Katërfishoi pikat e basteve siç edhe vetë e pohon “falë edhe mbështetjes të gjithë zinxhirit shtetëror nga polici më i thjeshtë tek kryeministri”.
5. I dha pronarëve të Lojërave të Fatit leje ndërtimi duke angazhuar arkitektin e tij të preferuar në projektet e tyre.
Pas gjithë kësaj, kërkon të bëjë monopol shtetëror! Si do ta bëjë monopolin shtetëror kur Kryeministri di të japë vetëm PPP? Shteti shqiptar do lozë bixhoz? Ky shtet që jep me koncesion çdo rrugë, spital e shkollë, çdo shërbim shëndetësor do bëka biznes shtetëror për lojërat e fatit? Thjeshtë do të mbledhë në një dorë të gjitha lojërat e fatit për t’i komanduar ai dhe njerëzit e tij!

A do të shkojë në burg Rama për 1 miliard euro evazion të Lojrave të Fatit apo do çojë ministrin?

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale se evacioni apo vjedhja e qeverisë me lojrat e fatit pas deklarimeve të kreut të qeverisë duhet të jetë 1 miliard euro.
“Publikisht Kryeministri pohon dhe pranon qe 1miliard euro eshte evazioni, apo vjedhja gjigande e qeverise ne 5 vjet me lojrat e fatit”.
Ja postimi i plotë i Vasilit në Facebook
A do te shkoje ne burg Rama per 1 miliard euro evazion te lojrave te fatit apo do coje ministrin??
Rama deklaron se shqiptaret shpenzojne 700 milione euro per bastet. Shifrat e ministrise se financave per xhiron qe realizojne lojrat e fatit jane 5 here me te ulta dhe nuk i kane kaluar kurre 150 milion euro ne vit.
Aktualisht shtetit lojrat e fatit i paguajne 50 milion euro ne vit.
Sipas deklarimit te kryeministrit me 700 milion ne vit per lojrat e fatit keto aktivitete duhet paguan 250 milion euro ne vit,pra 200 milion euro me pak ne nje vit se sa realiteti qe deklaron kryeministri.
200 milion euro me pak ne vit bejne 1 miliard euro evazion ne 5 vjet.
Pra publikisht Kryeministri pohon dhe pranon qe 1miliard euro eshte evazioni, apo vjedhja gjigande e qeverise ne 5 vjet me lojrat e fatit.
A do te shkoje ne burg kryeministri vete apo do coje shoket e tij ministra???
Pa burg nuk shlyhen dot 1 miliard euro.
Prokuroria ne se eshte e ligjit dhe e shtetit le te filloje ceshtjen kryesisht sepse 1 miliard euro duan pergjigje.
Ne te kundert prokuroria ka zgjedhur te vetvritet ne se do ta kaloje edhe kete me nje falje te kryeministrit ne facebook, por te mos harrojne, se kete borxh sot a neser nje do ta paguaje me burg, ose vetem ose te gjithe bashke…

Dega e PD në Britaninë e Madhe nis organizimin në Grupseksionet Barking dhe Dagenham

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e vetëm: Largimin nga qeverisja të Rilindjes e cila rrënon çdo ditë vendin, i zhyt qytetarët në varfëri, i detyron të braktisin vendlindjen duke iu vrarë dhe shpresën.
E kur Atdheu i thërret, demokratët janë gati dhe mblidhen kudo që janë. Eshtë radha pas ca ditësh e anëtarësisë së Grupseksionit të Partisë Demokratike Barking dhe Dagenham, pjesë e Degës së PD-së Britaninë e Madhe për tu takuar, ku njoftohet dhe takimi i radhës.
Njoftimi jepet nga vet kryetari i Grupseksionit të PD Barking dhe Dagenham z.Gazmend Cufaj i cili fton të gjithë anëtarët e grupseksionit të tij se, me datë 29.10.2018, ora 7-8 pm në adresën : Sëeet London 62a longbridge road, Barking IG11 8RT, për organizimin e mbledhjes së radhës së seksionit me rastin e një vjetorit të zgjedhjes në detyrë të kryetarit dhe krijimit të këtij grupseksioni, me temë: – “Forcimi dhe rritja e rolit të anëtarëve të grupseksionit dhe shtimin e radhëve të anëtarësisë?.
Po në këtë njoftim z.Gazmend Cufaj njofton se rendi i ditës së këtij takimi do të jetë: Fjala e kryetarit të Grupseksionit, prezantimi i rendit të ditës, mesazhi i të ftuarit special. Fjalën do ta marrë dhe kryetari i degës së PD, në Britaninë e Madhe z.Naim Hasani i cili do të jap një mesazh për anëtarësinë dhe së bashku më kryetarin e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, z.Cufaj do të ftojnë të gjithë qytetarët shqiptarë më banim në Londër për të iu bashkuar Partisë Demokratike, për të ngjeshur radhët rreth kësaj force politike, si e vetmja shpresë për të nxjerrë vendin nga kolapsi ku ndodhet, për të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri të zhvilluar, pa drogë, krim dhe korrupsion.
Në këtë takim do të këtë dhe diskutime të lira dhe ku flitet dhe për angazhimet për të ardhmen e PD, forcës së parë antikomuniste, reformiste dhe integruese e Shqipërisë si dhe pika të tjera të lira në rendin e ditës.
Kreu i Grupseksionit Barking dhe Dagenham, z.Gazmend Cufaj, njëkohësisht dhe anëtari i Kryesisë së Degës së PD, Britani e Madhe, do të kujdeset që veç pjesmarrjes masive çdo gjë në aspektin e organizimit të shkojë si mos më mirë. Organizimi ka nisur, shqiptarët kanë vendosur t’i dalin zot vendit të tyre dhe ky kontribut për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri pritet të vijë qartë dhe nga diaspora. Ditët e kësaj qeveria tashmë janë të numëruara.

Basha: Rama dhe Xhafa, garantët e krimit në qeveri, ‘Dosja 339’ nuk preket

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale pas aksionit policor të ditëve të fundit.
“Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, shkruan Basha duke folur gjithashtu për dosjen 339 të Vangjush Dakos dhe eksponentëve të tejrë të krimit që janë të lirë.
Postimi i plotë i Bashës në Twiter
3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako,peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë,njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha.
Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri.

Përgjimet e Dakos me bandën e drogës së Avdylëve, çfarë firmosi Dako për bandën!

Dosja hetimore e mega-operacionit ‘Vol-Vo 4’, ku u goditën 4 grupe kriminale në 12 qarqe të vendit si dhe u arrestuan 27 persona për vepra të ndryshme penale është bërë sot pjesë e diskutimit në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’.
Si funksiononin 4 grupet kriminale të ‘Vol-Vo 4’?
Cila ishte harta e trafikut të kokainës e heroinës? Kush ishin kokat e grupit dhe a janë vënë ata pas hekurave?
Cili ishte roli i të arrestuarve të grupit ‘Vol-Vo 4’.
Si bashkëvepronin dhe si e trafikonin drogën? Këto dhe shumë pyetje të tjera gazetarët e ftuar në studio përballë moderatores Rudina Xhunga, do zbërthejnë dosjen hetimore për trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave.
Gazetarja Klodiana Lala u ndal mbrëmjen e sotme te dosja ku thuhet se kryebashkiaku Vangjush Dako është përgjuar, e cila është në duar të prokurorisë që prej 2016-ës. Lala tha se deri më tani nuk dihet nëse Dako është implikuar apo jo në ngjarje të paligjshme.
Ajo tha se i vetmi fakt deri tani është se Dako është përgjuar, ndërsa në dosje thuhet se përfshihen edhe zyrtare apo dhe deputetë.
“Është hetim i vitit 2016, i vënë në lëvizje nga policia e Kavajës, që kishte dyshime se grupi Avdylaj kryente trafik droge, kokaine dhe hashash. në këtë mënyrë u vu në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në atë kohë u nis hetimi, ku në rrjetën e përgjimeve ra Dako dhe ka firma për tendera për këtë bandë.

Ata që kanë lëvizur trafikun e drogës, kanë lëvizur sasi kokaine, 2 ton hashash. Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët. Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim. Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar. Nëse e komprometon se me kë ka folur, ne se dimë”, tha Lala.
Ajo tha se i vetmi fakt deri tani është se Dako është përgjuar, ndërsa në dosje thuhet se përfshihen edhe zyrtare apo dhe deputetë.
“Është hetim i vitit 2016, i vënë në lëvizje nga policia e Kavajës, që kishte dyshime se grupi Avdylaj kryente trafik droge, kokaine dhe hashash. në këtë mënyrë u vu në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në atë kohë u nis hetimi, ku në rrjetën e përgjimeve ra Dako dhe ka firma për tendera për këtë bandë. Ata që kanë lëvizur trafikun e drogës, kanë lëvizur sasi kokaine, 2 ton hashash.
Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët. Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim.
Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar. Nëse e komprometon se me kë ka folur, ne se dimë”, tha Lala.