28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Shehaj: Salianji do arrestohej sot me akuza dhe dëshmitar të rremë, nëse s’do dilte video

Deputeti i PD, Agrpon Shehaj ka abërthyer një pjesë të planit politik të Ramës, Arta Markut dhe Fatmir Xhafës kundër opozitës. Shehaj thotë se sipas këtij plani ishte planifikuar arrestimi sot i deputetit Salianji me akuza të fabrikuara dhe dëshmitar të rremë. Kemi të bëjmë me një konstatim të rëndë të deputetit Shehaj po të kemi parasysh se deri ku mund të arrijë Prokuroria politike nën urdhrat e Ramës dhe Fatmir Xhafës.
“Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara”, shprehet Shehaj në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Agron Shehajt
Plani i qeverisë për të burgosur një Deputet të Opozitës dhe një Gazetar.
Për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda për lidhjet e qeverisë me krimin, policia e FatmirXhafajt dhe prokuroria fabrikuan prova për të burgosur një Deputet të opozitës dhe një Gazetar.
Nëse nuk do kishte patur provë për të zbuluar fabrikimin e policisë dhe prokurorisë, sot Ervin Salianji do të ishte në burg.
Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara.

Deputeti Salianji paraqitur të martën në “Opinion” një video skandaloze në të cilën rrëfehet dëshmitari kyç i Prokurorisë që pretendon se ka qenë ai njeriu që ka imituar zërin e Agron Xhafës.
Në atë video të shkurtër prej katër minutash, Fred Alizoti tregon se si Drejtori i Policisë e ka marrë thuajse peng dhe e ka çuar me makinën e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar nën presion dhe joshje për të deklaruar se zëri në përgjimin e Babales ishte i tiji dhe jo i Agron Xhafës.
Alizoti tregon se në derën e Prokurorisë e ka pritur Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballad he e ka shoqëruar në ambjentet e Prokurorisë duke i kërkuar që të kalojë në anën e tyre se do ti jepnin para dhe do ta dërgonin jashtë vendit.
Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.
“Je me ne apo me ata”, i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë.

Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.
Në rrëfimin e tij Alizoti phon se ai nuk dinte asgjë në lidhje me përgjimin që i ishte bërë Xhafës nga babalja dhe se si ishte realizuar. Alizoti thotë se atë e kiishte marrë në shtëpinë e tij Drejtori i policisë bashkë me shoferin e vet. “Ka qenë ora 8 e darkës kur erdhën bahskë dhe më morën.
Më çuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkuan që të pranoja se zëri në inçizim ishte i imi”, tregon Alizoti në rrëfimin e tij në videon e transmetuar në “opinion”.
Pasi deputeti i PD Salianji nxori video qe dogji dhe përvëloi dëshmitarin e prokurorisë që mbronte Agron Xhafën duke thënë se atij i kishte bërë presion drejtori policisë Ardi Veliu, në vend që të kuptonin se si ishte manipuluar hetimi, Nano dhe Vangjeli u hakërryen me sharje dhe ofendime për opozitën duke e braktisur rrolin e gazetarit që kërkon të vërtetën dhe duke marrë rrolin e militantit.
Në vënd që të pyesnin se si qe e mundur qe personi ku prokuroria kishte mbështetur gjithë akuzën fallco dilte në këtë mënyrë, ata u hodhën me sulme personale ndaj Salianjisit me fjalët më fyese dhe duke e parë si mjerimin e opozitës.

Prokuroria ka fabrikuar prova, Salianji: Nuk e besoj Alizotin nën kërcënim, por e besoj në gjendje të lirë

“Prokuroria ka fabrikuar prova dhe është përdorur si grup kriminal për të fabrikuar prova”. Këtë përgjigje dha deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e sotme në ABC News sa i përket audio përgjimit të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Feziut në Tv Klan.
“Unë nuk e njoh, më ka ardhur si fytyrë në një audio të caktuar që nuk e kam marrë seriozisht, se nuk e mendoja kurrë që shteti do kalonte në fabrikimin e një prove”, theksoi ai.
I pyetur se kush e ka bërë përgjimin e Alizotit, Salianji u përgjigj se, për këtë do të flasë në Prokurori të premten.
Milori: Pse e bëtë përgjimin e Alizotit?
Salianji: Nuk kam bërë asnjë përgjim.
Milori: Kush e ka bërë përgjimin?
Salianji: Nuk kam dijeni dhe ato që di do t’ia bëj të ditur Prokurorisë të premten.
Deputeti demokrat theksoi se, nuk i beson Alizotit nën kërcënim, por i beson atij në gjendje të lirë.
“Nëse Prokuroria beson variantin e parë duhet të besojë edhe të dytin, nëse ky është i pabesueshëm për njërën palë është i pabesueshëm edhe për palën tjetër.
Unë Alizotin nuk besoj kur ka shkuar në prokurori nga këta persona, por e besoj Alizotin në gjendje të lirë. Nëse jemi te kallëzimi i rremë Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk duhet të bënte deklarim, por hetim për Ardi Veliun, Ballën dhe ballafaqimin mes këtyre personazheve”. /abcnews.al.

Si e përzunë me bisht ndër shalë banorët e Laprakës Ulsi Manjën (Foto)

Banorët e Laprakës kanë protestuar për të ndaluar prishjen e fushës sportive në zonën ku ata banojnë. Ata i kanë dalë sot para mjeteve të rënda që ishin afruar pranë kësaj fushe për ta shkatërruar. Ata kanë thënë se se do të qëndrojnë aty dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e saj.
Ndërkohë zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet debati i ashpër i banorëve me deputetin e maxhorancës për fushën sportive. Manja u thotë se edhe si është i shqetësuar për fushën, por merr përgjigje të prerë nga banorët se po të ishte i shqetësuar e rregullon fushën dhe largon fadromat.
Banorët e zonës së Laprakës janë alarmuar sot pas lajmit të prishjes të së vetmes fushë që kanë në këtë zonë. Banorët janë shprehur për Fax News se Veliaj para tre vitesh premtoi rregullimin e kësaj fushe, ndërsa sot një ndërtues do bëjë një pallat.
“Jam banor i vjetër këtu që nga viti 90. Pra lozim futboll në kët fushë. Përpara 3 vjetësh kryetari i Bashkisë është shprehur për rritjen mirëmbajtjen e ambjenteve për fëmijët. Tani na vjen një ndërtues që do vijnë do ndërtojnë pallate. Kërkojmë nga bashkia të marrin masa për ndalimin e ndërtimit në të vetmën fushë që disponojnë. Këtu gratë e moshuara bëjnë stërvitje. Besoj se do na ndihmojnë që të jetë një zgjidhje e drejtë për ne”, tha ai.
Një tjetër banor tha se nuk janë njoftuar për fushë tjetër dhe që e mban mend që nga viti 1963.I indinjuar ai shprehet se është e padrejtë që po e shndërrojnë kryeqytetin në beton.
“Jam banor i vjetër e mbaj mend këtë fushë që në vitin 1963. E mora vesh që do prishet dhe erdhëm të protestojmë të mbrojmë fushën. Do bëjmë rezistencë. Po e bëjnë Tiranën beton”, theksoi ai duke mos kursyer akuzat për Veliajnë.

Video-përgjimi i Fredi Alizotit, avokati i gazetarit: Të shoqërohet Ardi Veliu dhe Taulant Balla

Avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, Indrit Sefa ka deklaruar se akuzat e prokurorisë për klientin e tij për “kallëzim të rremë” nuk qëndrojnë pasi regjistrimi është bërë në tetor dhe jo në janar siç pretendon prokuroria.
Sefa, i ftuar në “Fax News” tha se Fredi Alizoti nuk është i besueshëm dhe se akuza ndaj klientit të tij është e paligjshme. Ai thotë se deklarata e drejtorit të policisë Ardi Veliu se Fredi Alizoti është shoqëruar nga policia e Fierit nuk qëndron. Sipas tij nuk ka asnjë urdhër në dosje për shoqërimin e Fredi Alizotit.
“Fredi Alizoti nuk ka të qarta rrethanat, pretendon se regjistrimi është bërë në muajin janar, ndërkohë regjistrimi është bërë në 24 tetor. Është e faktuar, Jetmir Olldashi ka qenë më 24 tetor në Vlorë dhe prokuroria e pranon. Prokuroria ka një variant të saj, thotë që zoti Olldashi nuk arriti të bëjë regjistrimin në datë 24 tetor të 2017 kur ka qenë pjesë e investigimit, këtë fakt e ka përmendur publikisht në media edhe zoti Olldashi që në momentin e bërjes së bisedës mes Babales dhe Agrin Xhafës në lokal nuk ka qenë prezentë, por e ka pajisur Babalen me një stilolaps”, tha ai.
“Është e provuar katërçipërisht që zoti Olldashi nuk ka qenë në janar në Vlorë. Është e provuar edhe nga tabulatet, pra akuza për kallëzim të rremë nga prokuroria është se regjistrimi i sjellë nga Partia Demokratike, nuk është ai që është zhvilluar në 24 tetor të 2017 por është biseda e regjistruar nga Albert Veliu dhe Fredi Alizoti në janar, por në janar Jetmir Olldashi nuk ka qenë në Vlorë”, shtoi Sefa.

Ai tha se Prokuroria nuk e ka kërkuar CD-në origjinale që Jetmir Olldashi i ka dhënë deputetit Ervin Salianji, por ka kërkuar vetëm atë që ka publikuar PD dhe jo edhe materialin e publikuar të plotë në emisionin “Ajsberg” në “Fax News” ku sipas tij implikoheshin edhe persona të tjerë.
“Prokuroria nuk e ka kërkuar diskun që Jetmir Olldashi i ka dhënë Ervin Salianjit, por vetëm atë që ka publikuar PD, por në investigimin e plotë të transmetuar në ‘Ajsberg’ në “Fax News” ka dhe vepra të tjera penale”, tha ai.
Sefa u shpreh se Fredi Alizotin, ose duhet ta besojmë ose jo, nëse besohet atëherë duhet të shoqërohet Ardi Veliu dhe Taulant Balla.
“O do ta besojmë Fredi Alizotin në të gjitha deklaratat e tij, o nuk do ta besojmë, e vendos prokuroria, nëse do ta besojmë, të shoqërohet drejtori i policisë, të shoqërohet Taulant Balla, të gjithë personat që përmendet, ne jemi dakord, ne do pranojmë të gjithë deklarimin që ka dhënë Fredi Alizoti në Prokurori, por të pranojmë edhe deklarimet në video”, u shpreh avokati.

Shpërthen Paloka: O Edvin, o…! Nuk po di nga ta përplasësh kokën

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas publikimit në mbrëmjen e djeshme të një videopërgjimi nga Ervin Salianji, ku Aflred Alizoti tregonte se ishte marrë me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe sjellë tek Taulant Balla, lidhur me dëshminë e tij se ka aktruar si Agron Xhafaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka treguar se rikthimin në skenë të çështjes “Babale” Edi Rama e ka bërë për të larguar vëmendjen nga “Xhisiela”, por që sipas tij Ramës i doli situata nga duart natën e mbrëmshme.
Postimi i Palokës në Facebook
O Edvin, o…!
Per te shpetuar nga “Xhisiela” pak dite me pare nxore prape ne skene “Babalen”. I bindur qe “grupi i posacem” qe kishe ngarkuar privatisht, ti kishte kopsitur gjerat.
Dje deklaroje me tersellime se ti bashke me prokurorine, do i shkoni deri ne fund “Babales” . Po ne darke te plasen ujrat!
Te plasi ne dore skema qe mendoje se e kishe pregatitur si lojtar i madh bashke me “grupin e posacem”.
Nga mbreme, pervec lehjeve histerike te buceve te tua, shqiptaret nuk ta degjuan zerin.
Pritën se cdo thoje sot, po ti u hodhe prape tek “Xhisela”.
Rinxorre “Babalen” per t’i shpetuar “Xhiseles” tani u riktheve tek “Xhisela” per t’i shpetuar “Babales” qe vete rinxorre.
Nuk po di nga ta perplasesh koken sa ke arritur qe perdor nje skandal tendin per t’i shpetuar nje skandali tjeter edhe me te madh tendit.
Te ka dale boja e je bere legen fare dhe ne syte e atyre qe shpresonin se diku, qofte dhe nje here te pakten, do dilte se e verteta anonte nga ty e taulant balla.
Do doja te te thoja ik sa nuk eshte vone, po nuk e di pse tani dua qe te rrish e te presesh…

Arta Marku, celulë kriminale e PS

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj shprehet se përfaqësuesit e shtetit janë të zhytur në krim. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Alibeaj ka komentuar versionet e Fredi Alizotit në lidhje me çështjen e audio përgjimit që pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.
Pavarësisht se Prokuroria pretendon se, zëri në audio përgjim është i Fredi Alizotit dhe jo i Agron Xhafës, deputeti i PD ka hedhur akuza edhe në drejtim të kryeprokurores Arta Marku.
“Përfaqësues të shtetit janë zhytur në krim. Pra ka dy versione të Fredi Alizotit në këtë histori. Historia nuk fillon tek Alizoti por nis kur doli video përgjimi i Albert Veliut që tregoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit Xhafaj. Xhafaj duhet t’i nënshtrohej ligjit anti-mafia. Alternativa tjetër është të shkatërronte sistemin dhe të krijonte alibi. Qeveria krijon alibi përmes Prokurorisë. Arta Marku është celulë kriminale e PS. Ekspertiza britanike ka thënë se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt. Ata e kanë çuar materialin për ekspertizë me cilësi të dobët”- tha Alibeaj.
Deputeti i PD, Enkelejd Albeaj tha se, Qeveria ka dërguar Ardi Veliun dhe Taulant Ballën për presion ndaj Alizotit.
“Ata kanë çuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu dhe Taulant Ballën, i cili del kudo për presion ndaj Alizotit. Balla figura kryesore e krimit në qeveri. Këta joshën Alizotin me para duke ia servirur Prokurorisë. Rama pranoi që ka krijuar prova për këtë çështje. Prokuroria kishte në dorë vetwm një provë. Pra vetëm Alizotin që akuzon për kallëzim të rremë. Rama tha se, kam krijuar një strukturë private që të më bindin. E bëra, tha, unë ekspertizën. Nuk ishte zëri i Xhafajt, tha Rama. Ekspertiza britanike tregon se zëri është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafës”, tha Alibeaj.

Basha publikon videon: Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama se ai ka organizuar një grup ptë posaçëm informimi.
Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se, Rama ka organizuar një grup pë të mbrojtur familjet kriminale, duke falsifikuar provat dhe sulkm,uar këdo që i prek miqtë kriminelë.
Ja çfarë shkruan Basha
Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët.

Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 10. Oktober 2018

Të vërtetat që do të fundosin tiraninë

Nga Erl Kodra
Para pak orësh shkrova hyrjen e një teksti, të cilin kisha ndërmend ta përfundoja në orët në vijim. Po mendoja për metafora të gjetura, të forta dhe goditëse.
Por Partia Demokratike t’i prishë metaforat, sepse ngjajnë krejt minore pas përmasave që mori tragjikomedia e mutit madhështor Edi Rama.
Më ndjeni lexues të nderuar për fjalorin, por ne shqiptarët kemi për Kryeministër hiç më pak se një hale të gjatë, të kuruar mrekullsht nga kushedi se çfarë dreqënish.
Po e sjell ashtu siç e shkrova paragrafin e para disa orësh:
Llumi është ngritur në sistem, ndërsa muti në kuptmin e parë të kësaj fjale ka plasur ndër institucione. Shpresa se diçka do ndryshojë nuk ka, sepse sekush e ka të zënë gojën me shuka gjithëfare; me shuka frike, me shuka shpifje dhe shuka parash në formë duqi.
Pjesa më e madhe e “medias së lirë” rënkon nën pushtetin e orgazmës, teksa i lutet vajtueshëm Edi Ramës:
Më fort, më fort!
Përkufizimi im u konfirmua saktësisht mes orës 22.30 dhe orës 23.30 të mbrëmjes, 09 Tetor 2018. Përdreq, deputeti Ervin Salianji, ia dogji skenarin alla Sigurimi i Shtetit, Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Arta Markut.

Partia Demokratike, opozita që po qëndron fort përballë llahtarisë më të zezë të krimit politik, mafioz dhe antikombëtar të Rilindjen Komuniste, sonte faktoi para shqiptarve se realisht në institucionet kryesore të shtetit ka plasur muti. Njësoj si baballarët e tyre, këta birbo që kanë sakatuar dhe masakruar jetët e një populli për 47 vjet me rradhë, janë në gjendje të rikrijojnë fije e për pe edhe njëherë krimet e baballarëve të tyre.
Në të vërtetë në një farë mënyre ia kanë arritur; kanë gllabëruar krejt ekonominë kombëtare, kanë grabitur nja 2.2 miliard euro, kanë përzënë nga Shqipëria nja 400.000 shqiptarë, ndërsa vendin e kanë zhytur në varfëri ekstreme, krim mafioz dhe krim institucional e politik.
Tashmë nuk shtrohet problemi thjeshtë a do të ikin këta maluketër, por se si dhe në çfarë situate po e lënë vendin. Një Polici e Shtetit e shpartalluar, e inkriminuar deri në palcë. Një Prokurori nën terrorin permanent politik dhe mafioz të dy marionetave të Edi Ramës.
Sistem gjyqësor gjysmak, pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Një administratë në asfikisi të plotë nga krimi mafioz, dhe korrupsioni galopant.
Një ekonomi në dekadencë, që po shuhet nga barra e rëndë fiskale dhe bjerrja e popullsisë.
Mbi të gjitha një Parti Socialiste, e kthyer në Grup Mafioz që organizoi dhe drejtoi operacione spektakolare të krimit kombëtar dhe ndërkombëtar, njësoj si Kartelet e drogës në Amerikën Latine.
Parti që u mor peng dhe shkatërrua nga Edi Rama, njësoj si terroristi Enver Hoxha që vodhi ëndrrën e Luftës Nacionalçlirimtare, dhe masakroi jetën dhe të ardhmen e një kombi.

Me sa duket, ne shqiptarët jemi mjaft të aftë për të prodhuar herë pas here monstra vetshkatërruese. E fundit është Edi Rama dhe Rilindja e tij Komuniste.
Tashmë mbetet që të pastrojmë shtetin nga mafia, të marrë peng nga Banda e Edvin Kristaq Ramës. Me qetësi dhe kujdes, sepse kaosi është në prag. Kjo lukuni nuk dorëzohet lehtë, sepse kanë borxhe pa larë, kontrata të prera në mes, punë të papërfunduara.
Dhe Mafia i bën ndryshe hesapet, jo me kalkulatriçe, por me kallashnikov. Mos harroni faktin se Policia e Shtetit është e mbushur me ish Sigurimin e Shtetit, me mafioz dhe kriminel të mirëfilltë.
Për fat të mirë, jo të gjithë.
Shqiptarët duhet të gjejnë forcën, rrugën e drejtë të përballojnë edhe tronditjen e fundit.
Populli i djathtë duhet të dijë të mbështesë, pa ra pre e propagandës perfide alla Mero Baze, Carlo Bollino, Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli, Artan Hoxha dhe gjithë arsenalit të tmerrshëm mediatik që ka ndërtuar makineria mafiozo-politike e Edi Ramës.
Mjafton të shihni reagimin e Mustafa Nanos dhe Lorenc Vangjelit se sa shumë u dhembi shpirti kur e vërteta iu fut thellë në prapranica. Çfarë shpërfytyrimi për Çmim Oscar!
Populli i djathë duhet të injorojë zërat e shitur që dijnë vetëm t’i bëjnë opozitë Partisë Demokratike, për interesa misterioze.
Ndodh që detajet bëjnë diferencën. Dhe sot detajet u servirën të plota, duke treguar me gisht, faqe gjithë botës Shtetin e Mafies.
Këtë e bëri me guxim një djalë më shumë se i zakonshëm, madje aspak karizmatik, por që mbrëmë shkëlqeu me gjithë madhështinë e një luftëtari të madh.
Për disa të vërteta që do i japin fund Tiranisë.

Skandali “Xhafaj”/ Kush është prokurori “40 vjeçar nga Kruja” që ka takuar “aktorin” Alizoti

Fredi Alizoti, personi që po përdoret nga Policia dhe Prokuroria për të përgënjeshtruar përfshirjen e Geron Xhafaj në trafik narkotikësh, deklaron në një bisedë të lirë, të përgjuar nga bashkëbiseduesi i tij, se është marrë me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, për të takuar prokurorin e Krimeve të Rënda, të cilit do i tregonte variantin e servirur nga policia.
Alizoti, në videon e publikuar në emisionin “Opinion” të Tv Klan, mbrëmjen e së Martës, nuk ka përmendur emrin e prokurorit të Krimeve të Rënda. Gjithësesi ai ka dhënë disa elementë identifikuar. Alizoti shprehet se “prokurori ishte nga Kruja, një çun i ri, te 40, 40 e ca vjeç”.
Ja çfarë thotë, më konkretisht për këtë episod, Fred Alizoti, në video-përgjimin e publikuar nga deputeti Ervin Salianji në emisionin e Blendi Fevziut:
Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.
Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.
Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Në Prokurorinë për Krime të Rënda janë aktualisht në funksion rreth 20 prokurorë. Për shkak të numrit të tyre jo të lartë, jo vetëm prokurorët, por edhe gjyqtarët, policët, avokatët e të tjerë persona që i lidh puna me Prokurorinë për Krime të Rënda, arrijnë të identifikojnë lehtësisht se cili është “prokurori nga Kruja, rreth 40, 40 e ca vjeç”.
Këtë prokuror, thotë Alizoti në video-përgjim, e ka takuar jashtë ambjenteve të Prokurorisë, në të cilën “dëshmitari” kishte mbërritur me automjetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Më tej, Alizoti shprehet se në ambjentet jashtë Prokurorisë për Krime të Rënda ka takuar, në të njëjtën kohë, edhe Taulant Ballën, kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Nga këto dëshmi të dhëna prej tij në bisedë të lirshme, pa e ditur që ka qenë në regjistrim, Fred Alizoti ka dhënë një variant tërësisht të ndryshëm nga ai që ka Prokuroria. Kjo e fundit, në bazë të disa përgjimeve që Alizoti ka kryer me disa persona të tjerë, pa asnjë lidhje me hetimin për Agron (Geron) Xhafaj, ka arritur në konkluzionin se nuk ekziston vepra e “trafikut të narkotikëve” kryer nga vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por vepra penale e “kallëzimit të rremë”, kryer nga denoncuesi i trafikut.
Por, faktet e dhëna në bisedën e lirshme të Alizotit, të publikuara në “Opinion” , rrëzojnë plotësisht hetimin e deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, duke shënuar një kthesë të rëndësishme, në të cilën përfshihen zyrtarë shumë të lartë shtetërorë, ndër të cilët Taulant Balla dhe kryepolici Ardi Veliu.

“Boldnews.al”

Pesë provat në krim të Taulant Ballës

Ajo shprehja e turistëve pasionantë që “të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, mund të përshtatet fare mirë për një personazh që kohët e fundit po i del shpesh emri në akuza për çështje tronditëse në Shqipëri. Kështu, fare mirë kjo frazë mund të qe, sipas kontekstit dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet: “Të gjitha rrugët të çojnë te Balla”.
Janë të paktën 5 skandale ku Balla është shënjestruar, jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë, por edhe nga një nënkomisar i policisë së shtetit, Emiljano Nuhu dhe qytetarë që denoncojnë në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në rend kronologjik, një rikujtim i çdonjërit prej tyre:
3.4 milionët e “Toyota Yaris”
Taulant Balla qeshte me të madhe kur Lulzim Basha e akuzonte nga foltorja e Kuvendit se i ishte zbuluar “Toyota Yaris” me miliona euro. Nuk vonoi shumë dhe pas pak ditësh në Portin e Durrësit u bllokuan 2 “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro. Pas disa arrestimesh, ende prokuroria nuk ka zbardhur nëse Balla ka të bëjë apo jo me trafikimin e parave të pista.
Njohja me Edmond Begon
Edmond Bego është një biznesmen i dënuar për trafik droge. Partia Demokratike ka akuzuar Ballën për lidhje miqësore me të, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së nuk ka mohuar se njihet me familjen e tij, gruan dhe djemtë. “Sigurisht që e njoh. I njoh gruan dhe dy fëmijët e tij. Djalin e ka moshatar me djalin tim. Kurrë nuk i është dhënë një mburojë këtij njeriu dhe këtë përgjigje e ka dhënë dje Policia e Shtetit.”, ka thënë ditë më parë Balla.
Kundërshtarët politikë thanë se Balla e ka favorizuar Begon në fitimin e disa tenderave në Elbasan.

Kërcënimi i nënkomisarit të Policisë së Shtetit
Rasti i dëshmisë së nënkomisarit Emiljano Nuhu mund të quhet pa frikë pika e vlimit, mes skandalesh ku është përfolur Balla. Jo vetëm për thellësinë e shkeljes së ligjit, ku për dy deputetë socialiste dëshmohet se nën kërcënimin e pistoletës kanë shantazhuar një efektiv policie por edhe për dhunimin brutal e përdorimin më pas të një vajze të re.
Roli i Ballës, sipas Nuhut, ka qenë ai i shantazhuesit për të mbyllur çështjen, pas dëshmisë së Xhisiela Malokut kundrejt Rexhep Rrajës, djalit të deputetit tjetër socialist, Rrahman Rrajës. Balla? Sigurisht që atë ditë ishte për peshk. Nga ato që thotë.
Nën shoqërinë e Maksim Beçës
Por një strategji tjetër zgjodhi të përdorë socialisti Balla. Ndryshe nga lidhja e përfolur me Begon, në rastin e Maksim Beçës, jo vetëm që përgënjeshtroi prezencën e tij por ironizoi edhe Berishën, i cili iu përgjigj flakë për flakë me videon që nuk linte më vend për dyshim, pas publikimit të fotos. Beça është arrestuar në vitin 2015 për kokainë.
Një përgjim i papritur
Që të përmendej emri i Fatmir Xhafajt, ministrit të Punëve të Brendshme, mund edhe të pritej, por që për çështjen e audiopërgjimit të vëllait të tij të dilte në skenë sërish emri i Ballës qe vërtet për t’u habitur.
Fredi Alizoti, që prokuroria e ka dëshmitarin kyç, pasi sipas saj ka bërë zërin e Agron Xhafajt në përgjimet për drogën, dëshmoi dje në një tjetër përgjim se është marrë në makinë nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe i është dhënë kafe nga Taulant Balla. Bisedat janë zhvilluar në sfond lekësh, “me ne, me ata”, “dërgim jashtë” etj.
Pse te gjitha rrugët të çojnë te Taulant Balla dhe jo te Pandeli Majko, fjala vjen?!

“Hashtag.al”