23.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Kaja Kallas në vizitë në Veri të Kosovës: E rëndësishme ta shohim vetë se çfarë po ndodh në terren

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në përfundim të vizitës së saj në Kosovë të premten, e vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut, ku u ndal në zyrën e EULEX-it dhe u takua me përfaqësues të arsimit dhe sistemit të drejtësisë.

 

Në një deklaratë të shkurtër për media në Mitrovicën e Veriut, Kallas tha se ishte e rëndësishme shkuarja në pjesën veriore të Kosovës, sepse “atje dëgjohen narrative të ndryshme”.

“Është e rëndësishme ta shohim vetë se çfarë po ndodh në terren dhe çfarë thonë njerëzit. Vizitova gjykatën që funksionon dhe që po pret kthimin e gjyqtarëve serbë. Gjithashtu u takova me përfaqësues të shkollave këtu për të kuptuar më mirë situatën, për të biseduar me qytetarët dhe për të parë me sytë e mi se çfarë ndodh në këtë pjesë”, deklaroi ajo.

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet.

Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen më.

Në një postim në Instagram, të shoqëruar me video nga takimi në gjykatë, Kallas shkroi se Bashkimi Evropian mbetet i mendimit se “kthimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit serb të Kosovës është thelbësor për drejtësinë, stabilitetin dhe bashkëjetesën shumetnike”.

Në Mitrovicën e Veriut, Kallas shtoi gjithashtu se forcat ndërkombëtare ofrojnë një pasqyrë të qartë dhe reale të situatës në terren, për të cilën “njëra palë thotë një gjë, ndërsa pala tjetër diçka tjetër.”

“Është thelbësore të flitet me njerëzit në terren për të parë se çfarë mund të bëjmë më shumë që e ardhmja të jetë e sigurt dhe e begatë për të gjithë në Kosovë”, përfundoi ajo./REL

Kreu i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në interesin e vetë Izraelit.

 

Në asamblenë vjetore të OBSH-së dje, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta po e dëmtonte Izraelin dhe nuk do të sillte një zgjidhje të përhershme.

“Ju mund të imagjinoni se si njerëzit po vuajnë. Është vërtet e gabuar të përdorësh ushqimin si armë. Është shumë e gabuar të përdorësh furnizime mjekësore si armë.”

Bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e ndihmave në Gaza dje, me rreth 90 kamionë që e kaluan kufirin.

Tedros tha se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe kuptimplotë, shkruajnë mediat e huaja.

“Ju lutem, a mund të keni mëshirë? Është mirë për ju dhe është mirë për palestinezët. Është mirë për njerëzimin.”

Njihuni me hartën e divorceve në 61 Bashki, shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit.

 

Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence./ Monitor

Screenshot_4

Screenshot_5

NDIQ

“Ti je reaksionar! Rininë po e helmon me opium…”, debati në xhami i komunistit me Haxhi Sabri Koçin para arrestimit! U dënua me 22 vite burg

Haxhi Hafiz Sabri Koçi ishte klerik i lartë mysliman, kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas rënies së komunizmit.

 

Ai lindi më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë të Librazhdit. Babai i tij ishte larguar në kurbet, në Selanik për të përballuar jetën e rëndë. Pa u mbushur ende viti i gëzimit të djalit, erdhi lajmi i kobshëm. Idrizi kishte vdekur. Sabriu mbeti jetim. Kështu filloi një jetë plot vuajtje për nusen e re.

Nënë Zenja mposhti dhimbjen dhe u bë për djalin e vogël jo vetëm nënë e dhembshur, por edhe babë, iu përkushtua rritjes dhe edukimit të të birit. E qe kjo edukatë e një nëne shqiptare, që diti të kombinojë me kujdesin për mirërritjen e djalit me detyrën për t’i dhënë atij një drejtim në jetë, duke e stërvitur në të gjitha punët për kapërcimin e vështirësive. Falë kësaj edukate, Sabriu i vogël përballoi tramvajet e jetës. Vdekja e babait e bëri që në fëmijëri të hershme të hyjë shpejt në jetë, të mësojë e të përballojë vetë vështirësitë e t’i zgjidhë ato mbarë e mirë, si e lyp e drejta e zakoni i mirë e mësimet fillestare të fesë islame që kishte marrë në shtëpinë e vet, e shquar për tradita fetare.

Një zotëri nga Shkodra, Kryetari i Komunës, Adem Kastrati, duke e parë zgjuarsinë e Sabriut të vogël 10 vjeç, ia mbushi mendjen nënës Zenjë dhe kushërinjve që ta dërgonte në Shkodër për të mësuar. Dhe kështu i vetëm, në vitin 1932 filloi njëjtë plot sakrifica e vështirësi, jeta e shkollës dhe jeta e punës. Djaloshi i vogël me sjelljen e tij, me devotshmërinë e tij, me përkushtim e mençuri, fitoi shpejt respektin e të gjithëve, e posaçërisht të mësuesit të besimit, Hafiz Muhamedit, i cili ishte edhe muezin në xhaminë e Rusit të Vogël. Hafiz Muhamedi, duke admiruar zërin e tij aq të bukur e lejonte të kryente ndonjëherë detyrën e muezinit.

Pasi mori mësimet fillestare të fesë, Hafiz Muhamed Kastrati duke parë përparimin e shpejtë të Sabriut në mësime dhe zellin e përpjekjet e tij, u interesua te myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi, që ai ta pranonte si nxënës të vetin (telebe). Kështu me ndihmën e pakursyer të Haxhi Muhamed Bekteshit, i cili e trajton si fëmijën e vet, Sabriu i përkushtohet plotësisht studimeve. Për këtë kohë H. Sabriu thotë: “Me sa mbaj mend unë, kah fundi i vitit tridhjetë Shkodra kishte arritur një zhvillim të madh të fesë … Në fakt ishte ashtu siç i thonë arabët: “Mehdul el ilmi”, djepi i diturisë dhe i kulturës Islame”. Duke folur për punën e mirë që bëhej në Shkodër për përgatitjen e kuadrove të rinj për fenë Islame, H. Sabriu shkruan: “ … janë përgatitur kuadro me njohuri të larta fetare, saqë mund të krahasoheshin me ato që vinin nga tokat arabe”.

KËMBËNGULJA

Mbas 15 vjet punë këmbëngulëse, më në fund arrin të marrë diplomën (ixhazetin) nga Hafiz Muhamed Bekteshi. E përkthyer në gjuhën shqipe, diploma (ixhazeti) ka këtë përmbajtje: “Kjo është formula e diplomës sime me të cilën vëllain tim Për Zotin, Zotninë tonë Sabri Idriz Koçi, i cili është i pajisun me të gjitha cilësitë e nalta Islame dhe i plotësoi shkëlqyeshëm të gjitha mësimet teologjike të mbështetuna në Kur’anin e Madhnueshëm dhe në Hadithet e Hazreti Muhammedit a.s. të mbështetuna edhe në arsyet mendore filozofike dhe unë nevojtar i varfér tek mëshira e të Madhit ZOT, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Begteshi).

Një vëmendje e veçantë i kushtohej zotërimit të gjuhës arabe, gramatikës dhe sintaksës së saj, që shërbente si bazë për mësimin e Kur’anit, ilustrimin dhe komentimin e tij. Por, duke marrë parasysh se shtrohej detyra e mësimit të Kur’anit përmendësh, për atë që dëshironte të fitonte titullin “Hafiz”, vështirësitë shtoheshin, aq më tepër duke marrë parasysh kërkesat e larta që kishte Myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi. – Mësimi zhvillohej i pandarë nga praktikat fetare, prandaj studentët që herët fillonin punën si mësues për nxënësit fillestarë, shërbenin si muezinë ose kryenin dhe detyrën e imamit në xhamitë që kishin nevojë.– Gjatë seancave mësimore studentët nxiteshin që të kërkonin literaturën burimore tek studiuesit më në zë, nxiteshin të lexonin, të gjurmonin, të kërkonin diturinë tek dijetarët më të shquar dhe në librat më të zgjedhur.

Gjithashtu, studentët gjatë praktikës nëpër xhami nxiteshin që të kërkonin ndihmën e dijetarëve më kompetentë. Kështu p.sh., shkon për t’u këshilluar me profesorin e nderuar, Hafiz Ibrahim Kaduku. Profesori jo vetëm i dha shpjegimet e duhura, por i dha edhe libra për të studiuar. Roli i kësaj përgatitjeje solide duket fare qartë edhe sot në nivelin e lartë të ligjëratave, në lehtësinë për të cituar ajetet e Kur’anit e thënie të Profetit, apo të poetëve më të shquar të botës Islame, në komentet dhe argumente bindëse, në aftësitë për t’u orientuar në problemet që shtron jeta sot. Bagazhi i njohurive të fituara në 15 vjet studim janë ato themele të shëndosha të hedhura në rini, që formuan tek Hafiz Sabriu një personalitet të plotë në lëmin e shkencave fetare Islame.

EMËRIMI

Pas vitit 1939 emërohet imam në një lagje të vjetër të qytetit të Shkodrës, rrëzë kështjellës “Rozafat”, në Luguçezme, pastaj në Xhaminë e Bardhë e më vonë në lagjen Dudas. Ai me këmbëngulje u afrua me popullin, u njoh shpejt me burrat e nderuar besimtarë të lagjes, zuri miqësi me ta, për pak kohë ia ndryshoi gjendjen xhamisë, e zbukuroi atë. Në vitin 1952 emërohet imam në Xhaminë e Rusit të vogël. Në pak kohë ndryshoi pamja e xhamisë.

Hafiz Sabriu plot përkushtim, me përgatitje të lartë fetare, me argumente bindëse, duke rrokur probleme që shqetësonin besimtarët, me fjalën e thjeshtë, por të zjarrtë shtonte radhët e besimtarëve, gjithnjë e më shumë të rinj vinin në xhami e ndiqnin ritet fetare, gjë që binte në kundërshtim të hapur me ideologjinë komuniste, me propagandën e Partisë. Dhe kundërshtimet e goditjet nuk vonuan. Lidhur me këtë Hafiz Sabriu kujton: “Sekretari i Parë i PPSH për rrethin e Shkodrës në atë kohë, me paturpësi vjen e futet në xhami brenda dhe manxjerr rininë përjashta, ndërsa Kryetari i degës më bën presione nga më të ndryshmet duke më thënë: “Ti je me reaksionari i të gjithë klerikëve, pasi po na e helmon rininë, po ju jep opium, më thotë se duhet të zhvishesha nga petku fetar. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranoja diçka të tillë dhe të tërhiqesha nga ajo rruge që kisha nisur qysh në fëmijëri”.

Me kërkesën e besimtarëve të lagjes Rus i Vogël emërohet përsëri imam në Shkodër. Tashmë përvoja e fituar në shërbim të fesë që në moshë të re kishte arritur pjekurinë dhe Xhamia e Rusit, siç quhej, u bë objekt diskutimesh të ndryshme në familjet e besimtarëve dhe në zyrat e pushtetit. Ndryshimi i pamjes së xhamisë, frekuentimi i saj si në asnjë xhami tjetër, pjesëmarrja e të rinjve dhe e fëmijëve, dëgjimi i zërave të tyre të ëmbël, të përgatitur me aq kujdes e aftësi nga Hafizi, pra kjo ringjallje e fesë nuk iu pëlqente organeve të pushtetit komunist. Populli kërkonte që të kultivohej feja, ashtu siç duhej, ndërsa diktatura gjithnjë e më shumë ashpërsohej. Të gjitha këtyre u erdhi fundi më 4 qershor 1966, kur i vunë hekurat dhe e arrestuan. Hafiz Sabriu kujton: “Ishte e Xhuma. Pas faljes xhemati po përshëndetej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largoheshin. Kjo më bëri shumë përshtypje. U përmallova … E me të vërtetë, kjo qe Xhumaja e fundit për mua dhe për besimtarët”

ARRESTIMI

U arrestua më 4 qershor 1966 dhe më 10 shtator të po atij viti, me vendim nr. 34, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor “për tradhti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes” e “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” dhe e dënoi me 22 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 22 tetor 1986.

Arrestimi i Hafiz Sabriut ishte një provë e qartë se organet e regjimit nuk lejonin asnjeri, qoftë ky edhe hoxhë apo prift të vepronte i lirë, të shkonte i lirë kundër interesit të politikës së Partisë në fuqi. Nuk është aspak rastësi që u vendos të arrestohej Hafiz Sabriu. Ai ishte ndër hoxhallarët e paktë, që gjithnjë e më shumë po pengonte luftën ideologjike që kishte projektuar Partia për “edukimin e njeriut të ri”. Ky hoxhë aktiv dhe me kulturë, që grumbullonte rreth vetes rininë, duhej qëruar, ai ishte bërë pengesë. Me dënimin e Hafiz Sabriut me akuza të sajuara synonin të shuanin besimin në fjalën e Zotit, në mësimet e fesë, synonin t’i hapnin shtegun ideologjisë komuniste, synonin të përgatitnin vitin 1967, vit kur u ndalua me forcë e me dhunë besimi, një nga të drejtat më të vjetra, një nga liritë më të shenjta të njeriut.

E priste burgu, puna e rëndë fizike, tortura e shoqëruar me të gjitha mungesat, Prej 4 qershorit të vitit 1966 kur është arrestuar ka qëndruar nëpër burgje deri më 22 tetor të vitit 1986 Në burg ka qëndruar 20 vjet, 4 muaj e 18 ditë burg. Hapja e xhamisë së Plumbit qe ngjarje e shënuar. Pas 23 vjetësh u këndua EZANI dhe u fal Xhumaja. Hafiz Sabriun tani e prisnin shumë punë, punë të mëdha e shtimë të vështira. Dhe ai filloi të përvijonte të ardhmen e fesë në Shqipëri. Besimi në Zotin do ta udhëhiqte atë në gjithë ato shtigje vërtetë të vështira. Ndërsa mitingu madhështor përfundoi dhe njerëzit po shpërndaheshin duke mbajtur me vete gëzimin e harenë e asaj dite të madhe, në xhaminë e Plumbit u organizua një mbledhje e vogël nga përmasat, por me një rëndësi të veçantë historike për të ardhmen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, si të themi në ilegalitet, u vendos krijimi i “Bashkësisë Islamike Shqiptare” me qendër në Shkodër. Vdiq në vitin 2004./

Të gjithë sytë në Itali, Seria A kurorëzon sonte kampionin

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me sa duket do të luftohet deri në frymën e fundit.

E cilësuar nga prestigjiozja New York Times si Top-Liga që emociononapasionon dhe tërheq shikuesit më shumë se çdo ligë tjetër në Evropë, Serie A ia doli sërish të jetë në majën e piedestalit sportiv, sidomos kur gara për “Scudetto”-n, po mban mbërthyer tifozët anekënd botës deri në ndeshjen e fundit, ndoshta edhe përtej.

Për 37 raunde me radhë, fundjavë pas fundjave, i kemi parë të gjitha, kthesa të befta e të paparashikueshme, çaste dramatike, zhgënjim aty ku fitorja dukej e sigurt dhe gëzim të papërmbajtshëm aty ku e vetmja gjë kishte mbetur ishte shpresa.

Ky sezon që më shumë ngjasoi me një skenar të çmendur hollivudianfinalizohet sonte, kur mes Interit dhe Napolit që zbresin në fusha në të njëjtën kohë, do të kurorëzohet kampioni i ri.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (2)Pas dy barazimeve krejtësisht befasuese javën e kaluar, por që i shtuan kripë dramës “ethet e titullit”, në raundin e 38-të ka ardhur koha e së vërtetës.

Tensioni ka shkuar “deri në qiell”, ndërkohë që Antonio Konte dhe Simone Inzagi nuk do të qëndrojnë më “jashtë vijave të fushave” në 90 minutat që përcaktojnë një sezon dhe misionin e përbashkët, ngritjen e trofeut.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (1)

Teksa në Napoli, titulli është më shumë se një trofe futbolli, është motiv, është në deje, është frymëzim për të madh e të vogël dhe gjithçka është gati për festën më të çmendur ndonjëherë, tek Interi, i angazhuar njëherësh edhe në itinerarin impenjativ e të vështirë drejt finales spektakolare të Mynihut në Champions League, të cilën do ta luajë më 31 maj përballë PSG-së, fokusi është i shpërndarë në dy boshte njëri më i rëndësishëm se tjetri. Por “Scudetto” mbetet “Scudetto” dhe për rrahjet e zemrës që të dhuron ngritja e tij “deri në yje”, duhet luftuar deri në frymën e fundit, sepse “Scudetto” është krenari, është jehonë që kumbon nga shpirti.

Edhe një herë tjetër, kampionati italian i futbollit tregoi se jo më kot është magnet për tifozët e çmendur nga çdo cep i globit.

Më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024, ja ku renditet Shqipëria

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855). Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari, Gjermani etj.
Për çfarë janë refuzuar kryesisht shqiptarët?

Sipas Eurostat shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht (14 260) për shkak të “Është lëshuar një sinjalizim/alert” (28,8 %) dhe “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (27,2 %). Pas shqiptarëve më të refuzuarit renditet moldavët (12 100), turqit (6 760) dhe serbët (6 190).

Kthimet e shtetasve të vendeve të treta

Në vitin 2024, numri i shtetasve të vendeve të treta të kthyera në një vend të tretë u rrit me 19.3%. Në vitin 2024, 110 385 shtetas të vendeve të treta që morën urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së u kthyen në një vend të tretë, që përfaqëson 88,1% të kthimeve totale (d.m.th. duke përfshirë edhe kthimet në një vend tjetër të BE-së. Shtetasit e Gjeorgjisë përbenin numrin më të madh të kthimeve në BE me 11 585 prej tyre të kthyer në një vend të tretë. Ata u pasuan nga turqit (7 910), shqiptarët (7 810), moldavët (4 970) dhe kolumbianët (4 930).

Të refuzuarit në Europë

Në vitin 2024, 123 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3% krahasuar me 2023-in. 918 925 persona u konstatuan se qëndronin në mënyrë të paligjshme në një vend të BE-së, çka përfaqëson një rënie prej 27,4 % krahasuar me 1,27 milion të tillë në vitin e mëparshëm. Numri i shtetasve të vendeve të treta ndaj të cilëve është lëshuar urdhër largimi nga një vend i BE-së ishte 453 380, një rënie prej 7,3 % krahasuar me 2023-in (489 335)

Në vitin 2024, shumica (56.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin përmes kufijve të jashtëm tokësorë të BE-së, të ndjekura nga refuzimet në kufijtë ajror (39.8%), ndërsa vetëm një pjesë e vogël (3.4%) e refuzimeve totale ishin në kufijtë detarë. Pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të refuzimeve u regjistruan në Poloni (16.7%) dhe në Kroaci (11.3%).

Numri më i madh i refuzimeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm tokësor u raportuan nga Polonia (18 030; 87.2% e të gjitha refuzimeve të hyrjes në Poloni), Kroacia (13 535; 97.0%), Rumania (8 960; 88.2%), Hungaria (6 205; 0.5; 89%) dhe Greqia (85 %). 170; 78.2%). Për sa i përket kufijve ajror, në vitin 2024 Franca raportoi numrin më të madh të refuzimeve (7 800) në BE, e ndjekur nga Gjermania (6 935), Irlanda (6 240) dhe Spanja (5 650) në vitin 2025. Italia (1 320) raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së në vitin 2024, e ndjekur nga Franca (1 145)../ E. Zito

“Është lëshuar një sinjalizim”, i referohet çdo shtetasi të vendeve të treta që figuron me një alert në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS)./Monitor

Ngërçi politik në Kosovë, 20 përpjekje të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të premten ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

 

As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas – e cila vizitoi Prishtinën për herë të parë, të enjten – që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim.

Dështimi i radhës ndodhi pak pasi disa organizata të shoqërisë civile i bënë thirrje partive “të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës”.

Ato thanë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit “ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit”.

Më 23 maj, ligjbërësit refuzuan për të dymbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të premten, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të dielën e 25 majit.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Më 15 maj, pas një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësues të partive politike, Osmani tha se nuk pati pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiakë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Kurti ka thënë më 20 maj se gjatë procesit të formimit të qeverisë, do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione.

Kurti përmendi si partnerë të mundshëm pakicat, si dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt./REL

EMRAT/ Trafik kokaine dhe heroine drejt Italisë, dalin para gjykatës 28 të dyshuarit! Skema si funksiononte grupi kriminal

Emrat

Elvis Doçi (Visi i Pojës)
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korça
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Cukaj (Çukaj)
Serxhio Shkodra
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin e 2017-ës

Shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri zbritën në nivelin më të ulët që nga viti 2017, duke zënë vetëm 9.6% të totalit të shpenzimeve publike në vitin 2024, sipas një raporti të organizatës “Together for Life”.

Sipas analizës, megjithëse buxheti i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njohur rritje të ndjeshme gjatë viteve të pandemisë (2017–2021), vitet 2022 dhe 2023 kanë shënuar tkurrje progresive të financimeve.

“Në vitin 2024, pavarësisht rritjes në vlerë nominale, shpenzimet totale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijojnë të jenë në rënie, duke rezultuar në 3.2% të PBB dhe 10.8% të shpenzimeve të përgjithshme publike. Shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2024 shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 7 viteve të fundit”, thuhet në raport.

Raporti thekson se në këto vite shëndetësia në Shqipëri është nën financuar, sidomos në aspektin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

“Kjo përforcohet më shumë nga niveli i lartë i pagesave nga xhepi me mbi 50% të totalit të shpenzimeve të bëra për shëndetësinë, të cilat përballohen nga vetë qytetarët”, thekson raporti.

Në nivel rajonal, vendi ynë renditet i fundit sa i takon shpenzimeve në sektorin shëndetësor.

“Përpos faktit që këto shpenzime rezultojnë më të ulëtat, nga analiza vërehet edhe një mospërputhje e shifrave të raportuara nga qeveria shqiptare në dokumentet e saj zyrtare me ato të publikuara nga institucionet ndërkombëtare”.

Grafikë nga raporti

Qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbime në shëndetësi, më shumë se vendet e tjera ta rajonit, me një nivel prej 51.3% në vitin 2022.

Grafikë nga raporti

Sa i takon procedurave të ndjekura për tenderat publikë në shëndetësi sipas raportit kontratat përqendrohen në pak operatorë.

“Një numër i vogël kompanish fitojnë shumicën e tenderëve në sektorin farmaceutik dhe pajisje mjekësore, duke kufizuar konkurrencën dhe përjashtuar operatorët e rinj apo të vegjël”, thekson raporti.

Në krye të listës së operatorëve që kanë përfituar më shumë kontrata gjatë viteve të fundit janë:

  • INCOMED – 37 kontrata,
  • MEGAPHARMA – 28 kontrata,
  • MEDICAMENTA – 20 kontrata,
  • REJSI FARMA – 20 kontrata,
  • ALDOSCH-FARMA – 19 kontrata,
  • EVITA – 18 kontrata.

Ndërsa në 80% të procedurave të anuluara kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga stafi përgjegjës.

“Nga 122 procedura të anuluara, 98 u anuluan për shkak të gabimeve në dokumentacionin e tenderit, duke reflektuar mangësi serioze në përgatitjen dhe menaxhimin e tyre”.

Po ashtu, në proceset e tenderimit vihet re nivel i ulët i konkurrencës, me një mesatare prej 1.37 operatorësh ekonomikë për procedurë.

Diferencat midis fondit limit dhe ofertave fituese për secilin lot janë minimale sipas raportit, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e konkurrencës efektive dhe kriteret që kanë ndikuar në këtë rezultat.

Në përfundim raporti sugjeron disa rekomandime që fokusohen në rritjen e shpenzimeve publike për shëndetësinë, përmirësimin e transparencës dhe publikimit të të dhënave, rritjen e konkurrencës në tendera, forcimin e mekanizmave të monitorimit dhe auditimit dhe rishikim të kuadrit ligjor./citizens.al

Problematikat e zgjedhjeve të 11 majit, Spahiu: 10 herë të përsëriten zgjedhjet, 10 herë më keq do humbë Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se zgjedhjet patën problematikat e tyre, por në fund u zgjodhën ata që ishin paracaktuar nga liderët e partive dhe jo nga bandat kriminale.

Madje ai shkoi më tej, duke nënvizuar se edhe po të bëhen 10 herë zgjedhjet e parakohëshme nga Rama, po aq herë Partia Demokratike do i humbte këto zgjedhje.

“Nuk kanë dalë deputetë ata që deshën bandat, por ata që deshën Berisha dhe Rama. Nëse banda krijon aq vota dhe ka influencë sa siguron 40 mijë vota, atëherë është problem popullor, kemi problem si popull. Atëherë këto qenkan banda serioze. Tani ne nuk jemi të çmendur. Unë po them se nëse është e vërtetë se bandat sigurojnë kaq shumë vota, ky është problem i Elbasanit atëherë, në rastin konkret. Unë nuk them se bandat nuk kanë ndikuar, por ama pjesë kanë qenë edhe vetë kryetarët e partive”, tha juristi për Report Tv.

Ai nuk e sheh problemin vetëm tek bandat kriminale, për të cilat nuk beson se ndikon aq thellë në rezultat.

“Nëse Rama del sot të thotë se do bëjë zgjedhje të parakohëshme, e para që nuk do i dëshirojë është PD-ja dhe Sali Berisha, pasi edhe 10 herë të bëhen ato, po aq herë do humbasë PD-ja, sepse në atë gjendje janë katandisur”, shpjegoi Spahiu.