31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

“Komb i lirë”- Protagonist i Pavarësisë, Mid’hat Frashëri nga të parët që e nisi rrugëtimin historik! Përpjekjet e tij që më 1897-ën, kërkonte autonominë e 4 vilajeteve si hap i parë i kufijve etnikë

URAN BUTKA

PJESA E PARË

Mid’hat Frashëri, ky protagonist dhe firmëtar i Pavarësisë, ishte një nga të parët që e nisi këtë rrugëtim historik. “Jemi në fillim të udhës. Duhen përpjekje për t’u bërë komb i lirë, i bashkuar, i qytetëruar”, shkruante ai në vitin 1897. Mid’hati kërkonte bashkimin dhe autonominë e katër vilajeteve, si hap i parë i mëvetësisë, i ruajtjes së integritetit tokësor dhe kufijve etnikë të Shqipërisë. Por që të arrihej njësimi i trojeve dhe i kombit, duhej bërë bashkimi shpirtëror i shqiptarëve, mendonte ai.

“A mund të quhemi vërtet një komb? – pyet ai dhe përgjigjet: “Një komb, për të thënë që rron, duhet të ketë bashkimin shpirtëror, duhet të ketë gjuhën, të jetë i qytetëruar, se ashtu si egërsirë dhe paqytetari e dituri, nuk rron dot për shumë kohë”. Si filozof e përcakton kombin si një konstitucion gjaku, gjuhe, kulture dhe territori. Vullneti e përpjekjet e përbashkëta për liri e pavarësi vijnë pas ndërgjegjësimit, ndriçimit kulturor e formësimit moral të një populli, thoshte ai.

“Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë të madhe. Trimëria e shqiptarëve nuk e shpëtoi dot as Nishin, as Vranjën, as Leskovecnë, që i rrëmbeu Serbia, as Tivarin e Ulqinin që i gllabëroi Mali i Zi, as Çamërinë që e mori Greqia. Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma. Për të rrojtur si komb, duhet të luftojmë për t’u bërë e për t’u njohur si komb”. Në fillimet e shekullit të njëzetë, Mid’hati, që i kuptoi ndryshimet e kohëve, u parapriu atyre. Ai u drejtohet shqiptarëve që ta shfrytëzojnë këtë moment oportun të papërsëritshëm për të përfituar nga liritë e të drejtat e shpallura, të çelin shkolla e klube shqiptare, të shtypin lirisht libra e gazeta, të bëjnë propagandë kombëtare, për t’u afirmuar si komb. Nuk është e rastit që Mid’hat Frashëri e nisi botimin e gazetës “Lirija” më 14 korrik, ditën e përvjetorit të Revolucionit borgjez Francez të vitit 1789, që përmbysi autokracinë feudale dhe hapi epokën e lirisë.

“Shekulli i nëntëmbëdhjetë, me tronditjen e Revolucionit të Francës, pa zgjimin dhe rritjen e idesë së solidaritetit ndërmjet individëve të një race, të një gjuhe, të një kombi”, – shkruante ai. Nuk është e rastit, gjithashtu, që ai e pagëzoi gazetën së tij politiko-kulturore me emrin “Lirija”, e cila i solli shërbime të mëdha lëvizjes kombëtare dhe kulturës shqiptare. Nëpërmes faqeve të gazetës thjesht shqiptare “Lirija”, L. Skëndo bëhet flamurtar dhe zëdhënës i lirisë dhe i të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve. “Ç’është lirija?” – pyet ai. Dhe është një nga të parët filozofë shqiptarë që e përkufizon kështu thelbin e lirisë qysh në fillim të shekullit të kaluar: “Lirija është që të mos të të trazojë njëri ty dhe ti të mos trazosh të tjerët”.

“Ç’është robëria? – pyet ai. – Është kur s’ke siguri shpirti, kur s’të lënë të rrosh, kur s’të lënë të fitosh, kur s’të lënë të mësosh dhe të hapësh mendjen, kur s’të lënë të flasësh, kur s’të lënë të lexosh e shkruash shqip, kur të ndalojnë shkollat, kur s’ke ku të ankohesh e të mbrohesh, kur s’ka as ligj e as gjykatë, kur je nën mëshirën e pushtetarëve… Lirija është një mjet, është një derë, nga e cila hyjmë në fushë të gjerë të përparimit e të qytetërimit…”. Themelin e diturisë dhe të qytetarisë e përbën gjuha shqipe, sipas M. Frashërit. Motivi i tij në këtë kohë bëhet “Gjuha është rrojtja a vdekja e kombit”. Ai jep kushtrimin: “Të flasim shqip, të shkruajmë shqip, gjithnjë shqip. Gjuha jonë është shprehje e qenies sonë, e ekzistencës sonë”.

Për këtë arsye ekzistenciale, ai kryesoi Kongresin e Manastirit të vitit 1908 për një alfabet të përbashkët tërësisht latin, si edhe thirri Kongresin Arsimor të Elbasanit në vitin 1909, përcaktoi programin e këtij kongresi arsimor, që vendosi për mirëdrejtimin e shkollave shqipe, botimet për shkollat, mbështetjen financiare, si edhe çeljen e Shkollës Normale për mësues. Qysh në fillim të shekullit, Mid’hati shtroi problemin e gjuhës letrare, jo vetëm si një element të bashkimit, por edhe si një funksion i shtetit unik. “Për një komb të vogël dhe të dobët si yni, kjo ndarje dhe çarje është një vështirësi e madhe, një rrezik i vërtetë që s’mund të kemi një të vetëm gjuhë letrare, e cila nxirret dhe përdoret prej tërë kombit tonë, se gjithë kombet e qytetëruar një të vetme gjuhë letrare kanë”. Këto probleme të diturisë, pavarësisë dhe të shtetit të së drejtës i trajtoi gjerësisht në revistën e famshme kulturore të tij “Diturija”, 1909. Për të realizuar aspiratën kombëtare dhe shtetin kombëtar, Mid’hati artikulonte domosdoshmërinë e një lidershipi udhëheqës për lëvizjen kombëtare brenda në Shqipëri, sepse asaj i mungonte drejtimi dhe organizimi i nevojshëm. Shqipëria ishte si një anije në det të trazuar, pa timon e timonier – siç shprehet ai.

Ai kërkon themelimin e një partie kombëtare apo të një forumi të shpëtimit kombëtar, që të mund ta shpëtonte Shqipërinë. “Dhe që të bëjmë një parti të tillë dhe që t’i bëjmë punët mirë, duhet, në radhë të parë, të ndreqim vehten, – mendonte Mit’hati, – duhet të shohim e të kuptojmë ku jemi, nga vjen e liga, ku duhet të shkojmë dhe ç’rrugë duhet të zëmë. Ai shtron tezën se Shqipërisë – shpëtimi do t’i vijë nga vetë shqiptarët. Mid’hati mendon se faktori i brendshëm është kurdoherë imponues. “Shpëtimin tonë ta presim nga vetëheja jonë, si një pemë të përmirësimit dhe të naltësimit tonë, si një punë që të vjen vetiu, me djersën, me përpjekjet dhe dëshirat tona. Kjo është për ne politika më e drejtë, udha më e sigurt, shpëtimi më i ndershëm. Kjo e bën edhe faktorin e jashtëm të të respektojë dhe ndihmojë”. Mid’hati gjykonte se zgjidhja e vetme politike ishte, siç thoshte Mid’hat Frashëri – shpëtimi në indipendencë, për ta bërë fakt të kryer përpara Fuqive të Mëdha dhe shteteve ballkanike mëvehtësinë e Shqipërisë, ekzistencën e saj kombëtare dhe shtetërore.

Mbështetja e Austrisë, ishte një inkurajimi madh. Nuk ishte e rastit pjesëmarrja e M.Frashërit në Kuvendin e Shkupit, 14 tetor 1912, që vendosi për mbledhjen e kuvendi të përgjithshëm mbarëshqiptar për shpalljen e Pavarësisë. Prej këtij kuvendi kombëtar, u nisën drejt trevave të tjera shqiptare për t’i vënë në zbatim vendimet e tij, protagonistët e pavarësisë: Mid’hat Frashëri, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Salih Gjuka e të tjerë. Gjithashtu, nuk ishte e rastit pjesëmarrja dhe roli i tij në Kuvendin e Vlorës si delegat i Pejës e Gjakovës, por edhe i Elbasanit. Ishin pjekur kushtet e brendshme e të jashtme. Vetë akti i shpalljes së pavarësisë ishte, sipas tij, rezultat i rrethanave dhe i diplomacisë. Mid’hat Frashëri mendonte se qeveria shqiptare, e zgjedhur nga Kuvendi i Vlorës, që në fillesë u gjend përpara dy problemeve kryesore. Së pari, ai diplomatik, për të sensibilizuar e ndikuar faktorin ndërkombëtar në favor të njohjes së shtetit kombëtar shqiptar. Problemi i dytë, sipas M. Frashërit, ishte ai politik dhe strategjik: administrimi dhe mbrojtja e territorit, që ishte nën juridiksionin e qeverisë së Vlorës dhe lirimi i gjitha trojeve shqiptare të pushtuara nga ushtritë e huaja.

“Kjo situatë, shkruante Mid’hat Frashëri, zgjoi edhe pyetjen: a duhej ndihmuar ushtria turke në Janinë dhe a duhej t’i bëhej ballë Greqisë me çdo mënyrë që të ishte apo, duke besuar fatin e saj në duart e Fuqive të Mëdha, Shqipëria duhej të ruante një neutralitet strikt? Sipas M. Frashërit, edhe për këtë problem kishte dy teza: e para, mbrojtja me çdo kusht e Janinës, jo vetëm për momentin historik, që presupozonte mbrojtjen e një qyteti shqiptar dhe e një treve shqiptare nga pushtimi grek, madje të krejt Çamërisë, por edhe për të mbjellë shpresë e përpjekje për të ardhmen. Teza e dytë pretendonte se Shqipëria, e sapolindur dhe pa mjete mbrojtëse duhet të ruante neutralitetin. Kjo ishte edhe pikëpamja e Ismail Qemalit.

Mid’hati ishte për tezën e parë dhe u nis nga Vlora për në Janinë më 13 janar 1913 për të nxitur atje mbrojtjen e Janinës. Ndërkohë, qeveria e Vlorës i kërkoi Esat Toptanit, komandant i redifëve në Shkodër, të luftonte për mbrojtjen e Shkodrës me flamurin shqiptar dhe në emër të Shqipërisë së pavarur. Telegrami që iu dërgua atij kishte edhe nënshkrimin e Mid’hat Frashërit. Madje, Mid’hati shkoi edhe në Shkodër për të ndihmuar në qëndresën shqiptare dhe përfshirjen e qytetit të madh të veriut nën administrimin e qeverisë së Vlorës. “Shqiptarët duhet të kuptojnë se e kanë për detyrë të mbrojnë dhen’e tyre, të bëjnë therori për të mbrojturit e tij. Pra, një therori, edhe e dëshpëruar të ishte, por do të kishte fitimin e saj moral, ishte një lis që po mbillesh në shpresë për të ardhmen”, – shkruante M. Frashëri.

Por problemin më të madh, apo vetë problemin shqiptar, e shkaktoi Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila e mori në shqyrtim çështjen shqiptare më tepër si një pjesëz e Turqisë së mundur në luftë dhe në pajtim me orekset e fqinjëve apo të disa Fuqive të Mëdha për ta copëtuar Shqipërinë, duke e katandisur atë në një provincë apo principatë dhe duke lënë padrejtësisht jashtë kufijve Kosovën e viset e tjera të Shqipërisë Verilindore si edhe Çamërinë, madje duke vënë në diskutim Korçën e Gjirokastrën. Mid’hati e konsideronte fatkeqësi për një popull dhe për një politikë që ta linte tërë fatin në një dorë të tretë. Për këto arsye, dhe veçanërisht për çështjen e mbrojtjes së Janinës nga pushtimi grek dhe të Shkodrës nga pushtimi serbo-malazes, më 30 mars 1913 Mid’hat Frashëri dha dorëheqjen nga qeveria e Vlorës.

Ai inauguroi institucionin e vetëdorëheqjes në shtetin shqiptar, qysh në fillimet e këtij shekulli. Gjithsesi, gjykatorja e Evropës vendosi arbitrarisht për copëtimin e Shqipërisë, pa përfillur as parimin historik e as atë etno-kulturor, as interesat kombëtare të shqiptarëve, as stabilitetin e ardhshëm të Ballkanit, por plotësoi pretendimet absurde e shoviniste të agresorëve ballkanikë dhe kënaqi ekuilibrat e përkohshëm ndërmjet Fuqive të Mëdha. Në kushtet që po kalonte Shqipëria, kur ajo ishte e shpallur e pavarur, por nuk njihej ndërkombëtarisht, në kushtet kur qeveria e Vlorës nuk e ushtronte dot autoritetin e vet, Mid’hati kërkonte një princ të krishterë europian, që të mund ta legalizonte ndërkombëtarisht e ta stabilizonte shtetin shqiptar, ta shkëpuste nga orienti për t’u bërë pjesë e Europës, siç shprehet ai.

“S’kishim gjë të përbashkët me Orientin. Ishte e papranueshme për shtetin e ri, i cili shkëpuste çdo marrëdhënie me Orientin dhe sundimin e një mbretërije orientale, të pranonte kandidaturën e një princi mysliman dhe oriental; do të ishte mohimi i vullnetit të përparimit, i dëshirës që të bëhemi një faktor ndërmjet kombeve dhe shteteve të Ballkanit, të asaj pjese të Evropës”. Shqipëria u bë në gjysmën e saj dhe jo siç dëshironin shqiptarët. Megjithatë, detyra e shqiptarëve, sipas mendimit të tij, ishte ta bënin siç duhet shtetin shqiptar dhe të përpiqeshin për ta bashkuar me gjysmën tjetër. “Po dalim në dritë, me një trup të dobët, në një vend plot gjemba e ferra e rrethuar me gremina… Po bëhemi më vetëhe, me një Shqipëri të lirë, po të cunguar. …Gjysma tjetër e Shqipërisë na mbeti nën të huajtë. Shqipëria që na mbeti, kjo copë Shqipëri, pret shërbime dhe sakrifica nga ne. Sa shumë punë duhet bërë!”.

Ai mendon se tanimë s’i shpëtojmë asnjë justifikimi. “Paskëtaj çdo e keqe, çdo e metë që të bëhet, fajin do ta kemi ne vetë: unë, ti, shokët tanë, gjithë shqiptarët. Së pari, që ta bëjmë Shqipërinë një vend të bukur e të mirë, duhet ta duam e ta adhurojmë atë. T’i duam edhe gurët, edhe drurët e saj, edhe dheun e saj… Krahët tanë dhe mendjen tonë pret ky dhé. S’është burrë ai që shan kombin e tij.. Çdo punë bëhet me shpresë, me kurajo dhe vullnet të fortë. Dëshpërimi është ati dhe biri i vdekjes. Ai pjell vdekje, se edhe vetë nga vdekja ka dalë. Entuziazmi është çelësi i fitores”! Detyra tjetër është respektimi i shtetit, i ligjit, shkruan ai. “S’jemi tani nën një qeveri të huaj që të mburremi me të mosnjohurën e nomit, me të mosbindurit. Tani kemi Shqipërinë tonë, shtetin tonë, nomet tona, qeverinë tonë. Duhet që këtë qeveri, këto nome t’i shikojmë si miqtë tanë, t’i respektojmë për të mirën tonë”. Mid’hati ishte dhe mbeti ithtar e luftëtar i përmirësimit të vazhdueshëm të shtetit, shoqërisë, njeriut. Ai ishte kundër lëvizjeve rebeluese, luftës së brendshme destabilizuese, luftës politike konfliktuale për interesa pushteti, karriere apo përfitimesh personale. Ai dënon lëvizjet rebele kundër shtetit dhe pavarësisë së Shqipërisë, siç ishte ajo e Haxhi Qamilit, më pas ajo e Marka Gjonit, Elez Isufit, Halit Lleshit etj.. Tipike ishte lëvizja e Haxhi Qamilit. Në krye të kësaj lëvizjeje ishin krerë antikombëtarë, të cilët donin ta kthenin Shqipërinë mbrapa.

Në këtë lëvizje regresive, ku plekseshin mendësitë otomane, injoranca, varfëria e skajshme e turmave dhe interesat e krerëve rebelë me interesat e intrigat e të huajve për destabilizimin e shtetit shqiptar, po shfaqej hapur loja e Esat Toptanit në shërbim të tyre. “Esadizma mori trup dhe formë nën një trini apokaliptike: Esat Toptani, myfti Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, tre krerë të një hidre, që përfytyronin ambicionin, tradhtinë dhe lakmimin; fanatizmën e verbër dhe injorante nën maskën e fesë; marrëzinë brutale – jo në figurë letrare, por reale… Një pjesë e esadizmës, fytyrat më shtazore të saj, ishin ato që inauguruan bolshevizmën në Shqipëri, me djegie, plaçkitje e rrënime, tre vjet më parë se sa të buçasë bolshevizma në Rusi”. Mid’hat Frashëri e konsideron këtë rebelim si një mynxyrë që, përveç shkatërrimeve, vrasjeve të patriotëve, anarkisë morale e materiale, vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit shqiptar. Ai ngrihet mbi dhimbjen dhe mbi dëshpërimin, kur këshillon shqiptarët të mos hepohen, dobësohen e thyhen, por të ringrihen, t’i rivihen punës me zjarr e besim.

“T’u dogj shtëpia një herë? Ke për ta bërë prapë. Edhe një herë zjarri ta bëri hi, ti përsëri do ta ngresh. Tërmeti ta bëri gërmadhë, ti do ta ndreqësh rishtazi”. Ai i këshillon shqiptarët të qëndrojnë në çdo rrebesh të historisë. Ai nxjerr e analizon shkaqet, evidenton pasojat tragjike të rënies së shtetit dhe u jep shqiptarëve mësime. “Edhe kur shteti është i dobët, ai duhet të forcohet e të përmirësohet e jo të shembet; edhe kur qeveria e zgjedhur nuk është aq e mirë, duhet përmirësuar, plotësuar apo rizgjedhur me përgjegjësi, po jo duke e përmbysur me rebelim turme”. Këtë pikëpamje pati ai dhe në vitin 1924. Mid’hati mendonte se Shqipëria e brishtë kishte nevojë për një ndihmë mirëdashëse dhe pa interes, me qëllim që të mbështetet në fillimin e jetës së saj politike. Por, ai nuk e kërkon këtë ndihmë nga vendet që kanë interesa në Shqipëri apo nga fuqitë që fshihen pas tyre.

Ai zbulon Amerikën, kur konkludon: “Kjo ndihmë duhet t’i jepet Shqipërisë nga një fuqi jo direkt e interesuar në Ballkan, për një periudhë disavjeçare (për shembull 5 vjet) dhe ne mendojmë se Republika e Madhe Amerikane do të kryente një shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin, duke realizuar këtë mision. Ndaj ai i dërgon Presidentit Uillson një promemorie për Shqipërinë, i rekomandon historianë seriozë të çështjes shqiptare dhe gjashtë harta etnografike. Ndërhyrja e presidentit amerikan pranë Konferencës së Paqes, më 10 shkurt dhe 26 shkurt 1920, ishte një mbrojtje e fuqishme e SHBA për Shqipërinë dhe një goditje për planet e mbrapshta të copëtimit të saj. Mid’hati e sheh qysh në atë kohë SHBA si të vetmen fuqi liberale e demokratike, që mund ta ndihmonte Shqipërinë dhe shtetin shqiptar. Si një mendimtar dhe demokrat i përmasave europiane, Mid’hati u drejtohet më 30 tetor 1919 atyre që mbanin në duart e tyre fatet e popujve të vegjël dhe që kanë zënë vend në Konferencën e Paqes, me mesazhin: “Shqiptarët mund të bëhen një faktor rregulli dhe ekuilibri në pjesën juglindore të Evropës, falë inteligjencës dhe cilësive të tyre të punës dhe të durimit. Ata që mbajnë në duart e tyre fatet e popujve dhe që në këtë çast kanë zënë vend në Konferencën e Paqes në Paris, duhet të binden se kurrë paqja dhe qetësia nuk mund të vendoset në Ballkan, në rast se nuk do të pranohen kërkesat e shqiptarëve.

Fuqitë e Mëdha, me mendje të kthjellët e frymë të re duhet ta ushqejnë këtë eveniment të kësaj periudhe të re, duke i ndihmuar popujt e Ballkanit në veprën e tyre të mirëkuptimit e të paqes, duke i shtyrë drejt përparimit dhe integrimit në Evropën e re”. Por, kur faktori i jashtëm ishte shurdh ndaj kërkesave të drejta të shqiptarëve, apo më keq thurte plane të reja për copëtimin e Shqipërisë, Mid’hati mbështet me të gjitha forcat faktorin e brendshëm, që në rrezik mblidhet e vepron. Ai mendon se Kongresi i Lushnjës kishte vlerë dhe efekt të thellë, sepse vuri mbi bazën e shtetit – idenë e indipendencës absolute dhe të integritetit të plotë të vendit. Mund të thuhet se që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit Kongresi i Lushnjës ishte “manifestimi i parë me rëndësi krejt të veçantë për këtë popull, bërë me fuqinë që buronte vetëm prej trupit të tij. Shqipëria u bë, u krijua, u gatua jo vetëm prej shqiptarëve, por edhe kundër Evropës, kundër gjithë pushteteve të mëdha të saj, mbështjellë rreth Konferencës së Paqes.

Është e vërtetë që kjo simpati nuk vonoi të vinte, kur e pa bota që shqiptari përpiqet vetë për veten, me fuqinë dhe mjetet e veta. Një ngjarje e tillë, – konkludon Mid’hat Frashëri, – ka një rëndësi të madhe për historinë e një kombi. Ushtron një veprim që influencon në gjithë jetën e tij. Është një kandil që ndrit dhe duhet të ndritësojë kurdoherë që gjendet në errësirë dhe në të keq, në çdo kohë dhe në çdo rasje”. Mid’hati i bëri mbrojtjen më të mirë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare si kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Kjo veprimtari e vendosi M. Frashërin në krye të diplomatëve të shquar të Shqipërisë.

Ai e ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare, ndërkohë që bëri miq e bashkëpunëtorë të fuqishëm në favor të të Shqipërisë si M. Durham, A.Herbert, R. Cecil, F. Iden, J. Godart e të tjerë. Të tërheqin vëmendjen idetë progresiste perëndimore të Mid’hat Frashërit për shtetin e pavarur. Ringjalljen ekonomike të Shqipërisë ai e shikon te ekonomia e tregut të lirë, te veprimtaria e njerëzve të lirë, te iniciativa e lirë private, te forca investuese e njerëzve të pasur, sepse nuk mund të bëhet një vend i pasur me njerëz të varfër, thotë ai. “Do të ishim të lumtur sikur të gjendeshin në Shqipëri kamës të mëdhenj, që të mundnin të formonin shoqëri me kapital, të themelonin banka, të zhvillonin konkurrencën e tregut, që çdo shqiptar të pasurohej e të mbrothësohet. Shqipëria është, mjerisht, një vend ku i pasuri është më i varfër se i varfëri”. Në kushtet që po kalonte Shqipëria ishin mëse të nevojshme investimet e huaja…

Vijon…

Qeveria ‘pro-ruse’ pezulloi negociata për anëtarësimin në BE deri në vitin 2028, shpërthejnë protesta të dhunshme në Gjeorgji

Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në Gjeorgji lidhur me vendimin e partisë së saj në pushtet për të nisur bisedimet mbi përpjekjen e gjatë të vendit për t’u bashkuar me BE-në deri në vitin 2028.

 

Policia me mjete për protesta përdori një ujë, gaz lotsjellës dhe sprej piper ndërsa urdhëroi turmat e protestuesve në rrugët e kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, të shpërndaheshin.

Demonstruesit hodhën fishekzjarre ndaj oficerëve duke thirrur “rusë” dhe “skllevër!”.

Demonstrata vjen pasi dhjetëra mijëra protestuan muajin e kaluar kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për të cilat ata pretenduan se ishin manipuluar me ndihmën e Rusisë.

Gjeorgjia, një shtet ish-sovjetik që ka pasur aspirata për t’u bashkuar me bllokun shtetëror prej 27 anëtarësh, ka pasur një sërë protestash masive kundër asaj që shihet si një qeveri gjithnjë e më pro-ruse gjatë vitit të kaluar.

Gjeorgjia ka qenë një komb në trazira që nga zgjedhjet e saj parlamentare muajin e kaluar.

Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka qenë në pushtet për 12 vjet, ka denoncuar pretendimet se është pro-ruse dhe ka deklaruar se është e përkushtuar ndaj demokracisë dhe integrimit me Perëndimin.

Vrasje të qëllimshme dhe ndërhyrje në zgjedhje, analiza e DW: Si funksionon lufta hibride e Rusisë? Fenomeni s’është i ri, por metodat po bëhen më të sofistikuara

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, shërbimet sekrete perëndimore e kanë akuzuar gjithnjë e më shumë Moskën për luftë hibride. Fenomeni nuk është i ri, metodat po bëhen më të sofistikuara.

Një aeroplan posteqë  i përket koncernit gjerman të paketave postare, DHL rrëzohet në Lituani, dy kabllo komunikimi u dëmtuan në Detin Baltik. Në Rumani,  një ekstremist pro-rus i krahut të djathtë arrin çuditërisht deri në balotazhin e zgjedhjeve për presidencën. Të treja njoftimet janë të kësaj jave, gjë që të bën të mendohesh.

Edhe pse asgjë nuk është vërtetuar ende, disa politikanë perëndimorë dhe shërbime sekrete dyshojnë se pas të gjitha këtyre ngjarjeve fshihet e njëjta forcë shtytëse: Rusia.  Rreziqet që vijnë nga e ashtuquajtura “luftë hibride” me origjinë tek Kremlini nuk janë të reja; Por ekspertët paralajmërojnë se ato janë rritur në mënyrë kërcënuese që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

“Lufta hibride” është zgjerimi i operacionit të pastër luftarak me mjete të shtuara të spiunazhit, sabotimit, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve në zgjedhje, propagandës ose fushatave dezinformuese me qëllim dobësimin dhe destabilizimin e armikut nga brenda. Rusia, paralajmërojnë ekspertët, ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e saj të aftësive të luftës hibride në vitet e fundit. Një përmbledhje:

Spiunazhi

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës,  shtetet evropiane kanë dëbuar rreth 500 diplomatë rusë. Shërbimi sekret britanik MI5 klasifikon të paktën 400 prej tyre si spiunë. Në shumë ambasada dhe konsullata të përgjithshme ruse thuhet se është instaluar teknologji moderne e komunikimit dhe spiunazhit. Kjo nuk mund të vërtetohet plotësisht, ndërtesat e ambasadave konsiderohen si territor sovran rus dhe gëzojnë statusin e mbrojtjes diplomatike. Shërbimi sekret holandez paralajmëroi gjithashtu se Rusia po u siguronte spiunëve dokumente false dhe po i kontrabandonte në institucionet perëndimore të maskuar si biznesmenë.

Rregullisht ka njoftime, ku Rusia akuzohet për spiunazh. Qofshin këto bisedimet e përgjuara bisedat e Bundeswehr-it për sistemin e mbrojtjes raketore Taurus, dronët e dyshuar rusë mbi bazat ajrore evropiane dhe zonat industriale apo anijet e supozuara kërkimore që lundrojnë në detet e Evropës Veriore dhe dyshohet se kanë lokalizuar aty infrastrukturën kritike në shtratin e detit për akte të mundshme sabotimi.

Sabotazhi

Javët e kaluara, thuhet se një anije mallrash kineze e drejtuar nga një kapiten rus me gjasë ka dëmtuar dy kabllo nën det me një spirancë të zvarritur përgjatë shtratit të detit. Ky rast i kësaj jave të kujton një incident të ngjashëm në tetor 2023. Muajin e kaluar pati një sulm me zjarr në një magazinë në Londër që ruante ndihma për Ukrainën. Në korrik, një paketë që supozohej të dërgohej me avion shpërtheu në flakë në qendrën logjistike të DHL në Leipzig.

Në këto dhe shumë raste të tjera dyshohet për sabotim rus. Megjithatë, asgjë nuk është vërtetuar ende. Por shërbimet evropiane të inteligjencës paralajmërojnë se numri i akteve të sabotimit dhe zjarrvënieve në BE dhe Britaninë e Madhe është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit të kaluar.

Sulme kibernetike

Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit paralajmëron se situata kërcënuese në hapësirën kibernetike është “më e lartë se kurrë”. Spiunazhi dhe sabotazhi lulëzojnë në internet. “Para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, grupet sulmuese të lidhura me Rusinë ishin veçanërisht aktive në Gjermani me spiunazh kibernetik dhe sulme të motivuara financiarisht me ransomware. Që nga lufta e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, spektri i kërcënimeve është zgjeruar”, thotë BSI.

Për shembull, “numri i sulmeve DDoS nga haktivistët pro-rusë” është rritur ndjeshëm: faqet e internetit ose serverët institucionalë goditen me viruse të dëmshme deri sa arrijnë në atë pikë sa nuk mund të veprohet më për shkak të mbingarkesës. Edhe sulmet e hakerëve që synojnë të depërtojnë në rrjetet e mbrojtura të kompanive apo institucioneve janë gjithashtu në rritje.

Disinformim dhe propagandë

Një fushë tjetër kryesore e veprimtarisë së luftës hibride është përpjekja për të ndikuar në opinionin publik në vendin e vënë në shënjestër. Për këtë qëllim, shpërndahen informacione të rreme dhe narrativa pro-ruse apo anti-ukrainase, qoftë nëpërmjet të ashtuquajturave fabrika trollësh në mediat sociale apo përmes mediave të huaja ruse.

Në fillim të vitit 2024, Ministria e Jashtme zbuloi 50,000 llogari të rreme të përdoruesve që përhapnin raportime të rreme dhe opinione pro-ruse në rrjetet sociale dhe më pas të lidhnin me faqe interneti të rreme, disa prej të cilave ishin shumë të ngjashme me ato të mediave të njohura të lajmeve – veç që edhe aty përhapeshin lajme të rreme.

Ndërhyrja në zgjedhje dhe procese politike

Një qëllim kryesor i këtyre fushatave dezinformuese është të ulin mbështetjen popullore për Ukrainën. Një tjetër është të minojë stabilitetin politik në vendin e synuar (demokratik) duke forcuar partitë ekstreme dhe kandidatët e tyre. Kjo ndodh, për shembull, përmes mbështetjes financiare.

Në prill, inteligjenca çeke zbuloi një faqe interneti propagandistike të quajtur “Zëri i Evropës” që dyshohet se financohej nga Moska dhe që përdorej për t’u paguar ryshfet deputetëve të ndryshëm evropianë. Ndër të tjera, eurodeputeti i AfD-së, Petr Bystron, dyshohet se ka pranuar pagesa të tilla. Ai vetë i mohon akuzat.

Në duzina zgjedhjesh në Evropë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore, shërbimet sekrete perëndimore akuzojnë Rusinë për ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në zgjedhje. Transmetuesi i huaj rus RT thuhet se ka prodhuar video gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA mbi tema të diskutueshme në opinion si ndihma për Ukrainën, migracioni apo ekonomia, të cilat nga ana e tyre u shpërndanë nëpërmjet blogerëve të krahut të djathtë amerikan.

Të ashtuquajturat sulme hack-and-leak janë gjithashtu pjesë e repertorit të luftës hibride: politikanët apo partitë hakohen posaçërisht dhe dokumentet konfidenciale, ndonjëherë edhe të përziera me dokumente të tjera të falsifikuara, publikohen pak para zgjedhjeve. Kjo ndodhi, për shembull, në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 ose në fushatën e zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017.

Vrasje të qëllimshme

Vrasjet me qëllim të liderëve nga opozita, janë po ashtu pjesë e luftës hibride. Fakti që presidenti rus Putin nuk i shmanget as sulmeve jashtë vendit, e tregoi edhe vrasja në kopshtin zoologjik në Berlin e një ish-komandanti çeçen, i cili thuhet se ka luftuar kundër Moskës në luftën e dytë çeçene – ose sulmet e kryera në Britaninë e Madhe kundër kritikut të Kremlinit, Alexander Litvinenko në vitin 2006 ose agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në vitin 2018.

Deri më tani, ishin qytetarët rusë kryesisht viktima të sulmeve të tilla. Megjithatë, në korrik 2024 u bë e ditur se pas një atentati të planifikuar kundër Armin Papperger, drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjermane të armëve Rheinmetall, fshihej Rusia. Kremlini i mohoi të gjitha akuzat. Rheinmetall furnizon Ukrainën ndër të tjera me tanke Leopard II.

Çfarë mund të bëhet?

Rusia aktualisht po godet në forma të ndryshme në Evropë, thekson Sönke Marahrens, oficer i Bundeswehr-it dhe ekspert për sigurinë hibride, në një intervistë për tagesschau.de. “Operatorët rusë po provojnë gjëra shumë të ndryshme në shumë vende evropiane që madje bëhen të përshtatura individualisht për secilin vend: masat hibride që funksionojnë në Poloni nuk funksionojnë në Gjermani; ajo që funksionon në Gjermani nuk do të funksiononte në Finlandë.” Prandaj, duhet “pritur një spektër shumë i gjerë sulmesh edhe në të ardhmen”, është i bindur Marahrens. Por edhe fleksibiliteti me të cilin duhet të reagohet ndaj sulmeve të tilla duhet të jetë përkatësisht i lartë./DW

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK! Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati në të cilin mbeti i vrarë Klaudio Prendit, djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi, i ka kaluar në kompetencë SPAK.

Do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë zjarri me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ka dyshime se autorët që e sulmuan të riun sapo doli nga lokali ku qëndronte me 3 punonjës policie, i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se është i përfshirë edhe në krime të tjera.

Kujtojmë se Prendi u vra sapo hipi në makinën e tij tip ‘Mercedes’ nga autorët që sulmuan me breshëri nga një tjetër automjet.

Për këtë rast janë 2 pista hetimi që ka ngritur policia që mund të jenë shkak për ngjarjen, një për shkak të detyrës së të atit dhe tjetra për shkak të një konflikti që ai mund të ketë pasur me eksponentë të një organizate kriminale.

Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni! Çfarë efekti ka konsumi i kafes, ja disa këshilla që ju nevojiten

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

 

Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një  sistem tretës jo të qetë.

Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

Dy format e ankthit të mëngjesit

Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë.

Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës.

Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.

Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët.

Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.

Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

Simptomat e ankthit të mëngjesit

Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

Një numër i lartë përgjegjshmërish

NJë çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

Nervozizëm dhe irritim

Si të përballoni ankthin e mëngjesit  

Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi.

Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.

Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.

Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit.

Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon.

Por nëse kriza të tilla janë kronike, ju këshillohet që të konsultoheni me mjekët përkatës.

Shpërthim me granatë dore në Komunën e Zveçanit, dëmtohet ndërtesa dhe mjetet e parkuara

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, të enjten para mesnatës, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

 

“Mbrëmë para mesnatës pati një shpërthim që ne dyshojmë se ishte granate dore e llojit M-75”, tha Elshani.

Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor.

Elshani tha se sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së Komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë, dhe se policia ka nisur hetimet.

Ai theksoi se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se policia nuk ka identifikuar ende ndonjë të dyshuar për kryerjen e sulmit./REL

Marrëdhënie “toksike” me ushqimin? Nga dieta e rreptë tek vetëbesimi i ulët për imazhin, njihuni me çrregullimin e të ngrënit të tepërt dhe trajtimin e saj

Marrëdhënia jonë me ushqimin është padyshim e veçantë. Ajo shoqëron momentet më të lumtura, por edhe më të vështira të jetës sonë.

 

Ndonjëherë kënaqemi dhe ndonjëherë na bën të ndihemi fajtorë. Ndonjëherë mund ta teprojmë, dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një problem, për aq kohë sa nuk ndodh gjatë gjithë kohës. Në këtë rast, nuk është vetëm një keqmenaxhim, por mund të jetë e një çrregullim në të ngrënë. Identifikimi i shkaqeve që çojnë në të do të na ndihmojë ta përballojmë problemin në mënyrë më efektive.

Cilat shenja tregojnë rrezikun e ngrënies së tepërt?

Disa sjellje të zakonshme të njerëzve që përjetojnë ngrënie të tepërt janë se:

  • Mendimi se “duhet” konsumuar gjithçka sepse ndodhet para në tryezë, pa asnjë ndjesi paralajmërimi për të ndaluar.
  • Konsumi në sasi të mëdha ushqimi, pa qenë vërtet të uritur.
  • Konsumi i madh i ushqimit në mënyrë të shpejtë dhe brenda pak orësh.
  • Konsumi i ushqimit pas dyerve të mbyllura, në mënyrë që askush të mos mund t’i shohë.

Cilat janë shkaqet e zakonshme që çojnë në ngrënien e tepërt?

Një dietë e rreptë

Ngrënia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar është mënyra më e qëndrueshme për të humbur peshë dhe për të siguruar një jetë cilësore me kalimin e kohës. Dieta e rreptë, nga ana tjetër, përshkruan kufizimin e marrjes së ushqimit, shpesh në përpjekje për të humbur peshë. Kufizimi ekstrem i ushqimeve dhe kalorive, megjithatë, mund të ketë efekt të kundërt, duke çuar përfundimisht në tendencën për të konsumuar sasi më të mëdha të ushqimit.

Vetëbesimi i ulët për imazhin e trupit

Njerëzit me tepri shpesh karakterizohen nga vetëvlerësimi i ulët dhe nuk e pëlqejnë imazhin e trupit të tyre. Kjo çon në emocione negative, të cilat shpesh i luftojnë duke ngrënë në mënyrë të tepruar dhe jo të shëndetshme, një zakon që çon në shtimin në peshë dhe imazhin edhe më negativ të trupit, duke rezultuar në një rreth vicioz, nga i cili nuk është e lehtë të shpëtosh.

Një përvojë traumatike

Qoftë sjellja abuzive, vdekja e dikujt, apo thjesht stresi i madh që vjen nga jeta e përditshme, ankthi emocional mund të kontribuojë shumë në rrezikun e ngrënies së tepërt. Njerëzit që përjetojnë vështirësi emocionale shpesh i drejtohen ushqimit, duke kërkuar ngushëllim apo lehtësim duke e përdorur ushqimin si një “shpëtim”.

Si trajtohet ngrënia e tepërt?

Nëse mendoni se ju ose dikush që doni mund të jeni duke përjetuar një episod të tillë të çrregullimit të ngrënies, ka mënyra për ta trajtuar atë. Shumë mund të ndihmohen duke shkuar te një nutricionist, i cili do të krijojë një dietë të përshtatshme, bazuar në nevojat specifike të secilit. Nëse ngrënia e tepërt është për shkak të faktorëve psikologjikë, atëherë ndihma e një psikoterapisti mund të jetë e mjaftueshme për të trajtuar këtë çrregullim të të ngrënit.

“Afërdita ime, jam në çastet e fundit të jetës dhe dua të tregoj kush më torturoi”/ Ngjarja e trishtë e kohës së diktaturës: Çfarë shkruhej në letrën e shokut të qelisë

Arbëri qëndronte në qoshkun e tij në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra, nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me rradhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfarëdo tjetër gjë, që të mundësohej. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë, nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.

“Nuk kam rrugë tjetër”, – ishte përgjigja. Petriti u kthye në sallë. Mësuesi kujdestar iu afrua dhe e pyeti ku kishte shkuar Arbëri

“Kishte një dhimbje koke” – u përgjigj Petriti.

Por mësuesi e dinte arsyen. Ai ishte një nga mësuesit e rrallë të asaj shkolle, që e admironte Arbërin për inteligjencën e tij por, nuk kishte fuqi t’u kundërvihej eprorëve.

Arbëri u kthye në shtëpi. E ëma e pyeti për mbrëmjen dhe ai i tregoi gjithçka kishte ndodhur. Ajo i tha:

“Rrofsh, je biri i denjë i atij babe! Eja ul pranë meje. Të kam premtuar se do të të tregoj gjithçka, kur të arrish moshën e pjekurisë dhe ti tani je pikërisht në atë moshë…”!

Arbëri e vështroi i habitur. Ata kishin biseduar e stërbiseduar kushedi sa herë me njeri-tjetrin, i kishin thënë e stërthënë të gjitha çështjet, ndaj ai nuk arrinte të kuptonte, se çfarë kishte mbetur më…?!

“Tani ti i ke kaluar të tetëmbëdhjetat. Përfundove edhe shkollën e mesme. Nuk je më fëmijë. Ke hyrë në një fazë më të lartë, ndaj dua të të them diçka që nuk mund ta thoja më parë”.

– “Jam në pritje, më thoni”.

Nëna mbeti në mëdyshje. Kishte biseduar me Andrean dhe ai e kishte këshilluar që të merrte guximin t’ia thoshte të birit të vërtetën, pasi ai tashmë ishte në një moshë që do ta kuptonte arsyen, përse ajo nuk i kishte treguar. Një ditë ai patjetër do ta merrte vesh të vërtetën dhe do të ishte më mirë ta mësonte nga e ëma, se sa nga të tjerët.

Kështu që vendosi të fliste, por donte të kishte dikë pranë për ta ndihmuar të shprehej ashtu siç duhej. Sikur të kishte gjallë t’ëmën, do ta kishte më të lehtë, por ajo kishte tre vjet që ishte larguar nga kjo jetë. E mblodhi veten dhe u shkëput nga dilema.

“Jo bir, ti tani je burri i kësaj shtëpie dhe unë dua të bisedoj me ty, si midis dy të rriturve”.

“Jam gati nënë, po të dëgjoj”, – përsëriti djali dhe qëndroi përballë saj sikur të ishin dy moshatarë.

Nëna e vuri re qëndrimin e të birit dhe kjo i dha zemër të fillonte:

“Kur ishe i vogël gjithmonë më pyesje, se kur do të takojmë babin dhe unë të thoja se ai ka fluturuar në qiell dhe na pret atje.  Duke u rritur e kuptove se ai kishte shkuar në botën tjetër, por më pyesje vazhdimisht, se ku e ka varrin që të vendosnim një tufë me lule mbi të. Unë heshtja, nuk dija se si të përgjigjesha dhe kjo ndodhte sepse babi yt, nuk kishte varr”.

“Nuk kishte varr?! Si është e mundur”?!

“Po biri im. Ky është atdheu ynë. Dëgjomë dhe, të lutem, mos më ndërpre. Ati yt u kthye nga Franca, kur Shqipëria ishte në prag të pushtimit të Shqipërisë. Në universitetin e Sorbonës, ku kishte kryer studimet për jurist, ishte njohur me Resulin, që studionte për psikologji. Kishin krijuar një shoqëri të ngushtë. Sokoli hapi një zyrë avokatie, ku u shërbente nevojtarëve që i paraqiteshin, ndërsa Resuli filloi punë si mësues i psikologjisë, në shkollën e mesme. Pushtimi i vendit nga fashistët italianët, ndikoi në marrëdhëniet  midis dy shokëve.

Ata kishin botëkuptime të ndryshme. Sokoli u radhit në anën e nacionalistëve, ndërsa Resuli në atë të komunistëve. Megjithatë, i ruajtën marrëdhëniet e mira. Të dy ishin pjesëmarrës të konferencës së madhe të përbashkët që u organizua midis përfaqësuesve të të dy rrymave, për një bashkëpunim më të mirë në luftën kundër okupatorit. Por vendimet e kësaj konference, nuk mundën të zbatohen. Pala komuniste i hodhi poshtë ato, kështu që miqtë e dikurshëm u kthyen në armiq.

Babai e kishte zyrën avokatore, pranë shtëpisë tonë. Ne kalonim vazhdimisht pranë saj, sa herë hynim apo dilnim nga shtëpia. Kështu që u njohëm dhe u dashuruam me njeri-tjetrin. Pas tre vitesh u martuam. Deri atëherë unë banoja vetëm me nënën time. Babai im dhe gjyshi yt, kishte emigruar që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe Sokoli, si unë, ishte djalë i vetëm. Prindërit i kishin vdekur. Kështu që jetonim të tre së bashku. Sokoli ishte një njeri parimor dhe kurrë nuk i shkelte ato”.

Ndërkohë, nëna u ngrit dhe nxori nga sënduku programin që i kishte lënë i shoqi.

Arbëri e lexoi dhe me një thjeshtësi të veçantë i tha:

“Po ky duhet të jetë programi i çdo qeverie demokratike”.

“Po, biri im, për këtë program dha jetën yt atë. Këto ishin  parimet e tij kryesore dhe këto mundohej t’i zbatonte në çdo hap të jetës. Por fati i kishte caktuar destinacion tjetër. Nuk kishim më shumë se një vit që ishim martuar dhe po bisedonim të tre në shtëpinë tonë. Kisha dy muaj që kisha konstatuar që isha shtatzënë. Ishte shtatori i vitit të dytë të pasluftës. Ora e murit tingëlloi dhjetë herë. Në portë u dëgjua një tringëllimë e fortë. Ne shikuam njeri-tjetrin në sy. Kush mund të ishte në atë orë të vonë? Sokoli u ngrit dhe u drejtua nga porta.

‘Forcat e Mbrojtjes Popullit’, – iu përgjigj një zë që Sokolit  iu duk mjaft i njohur.

Hapi portën. Para tij qëndronte shoku i shkollës, Resuli, i shoqëruar nga katër persona të tjerë me uniformë ushtarake. Hynë në korridor dhe atje Resuli thirri me zë të lartë:

‘Në emër të popullit, je i arrestuar’!

Njëri nga ushtarët i hodhi prangat në duar. Unë, si e çakërdisur klitha: ‘Mos ma merrni Sokolin tim! Ai nuk ka bërë asgjë’ – dhe u hodha ta përqafoj”.

Nëna pushoi për disa çaste. Arbërit iu kujtua se këtë klithje të saj, e kishte dëgjuar edhe në shfaqjen e dramës “Lulja e kujtimit”.

Afërdita vazhdoi: “Njeri nga ushtarët më shtyu me forcë dhe unë rashë në korridor. Sokolin e rrëmbyen hienat dhe u larguan. Të nesërmen shkova në Degën e Punëve të Brendshme, për të pyetur por as që më pranuan. Vetëm pas një jave më lajmëruan, që t’i sillja teshat. Kisha mbetur e çoroditur. Nuk dija si të veproja. Vendosa të shkoj në shtëpinë e Resulit. Trokita. Portën e hapi e shoqja.

–‘Çfarë kërkoni’? – pyeti me një zë të akullt. Unë mbeta e habitur. Përse u soll ashtu? Hija e saj vazhdonte të qëndronte para portës.

‘Dua të bisedoj me burrin tuaj’, – i thashë.

‘Burri im e ka një zyrë’, – më tha dhe mbylli derën.

U ktheva në shtëpi me zemër të thyer. Nuk e shpresoja kurrë, se do të më priste në atë mënyrë. Nuk më mbeti gjë tjetër, veçse t’i nënshtrohesha fatit. Shkoja çdo ditë në Degë, për t’u interesuar për tim shoq, por çdo gjë binte në vesh të shurdhër. Askush nuk më kthente përgjigje. Madje nuk më pranonin asnjë ushqim për të. Kështu kaluan katër muaj. Një ditë erdhi dikush që solli lajmin e kobshëm: Sokoli i kishte mbyllur sytë, si pasojë e një ataku kardiak.

Vetëm pas pesë vitesh, mësova të vërtetën. Një mbrëmje vonë trokiti porta. E hapa. Para meje qëndronte një djalosh, që më bëri shenjë të heshtja. Hyri brenda. E pyeta për emrin. Nuk ma tregoi.

‘Kam qenë në një qeli me Sokolin’, – tha.

– ‘Unë akuzohesha se së bashku me dy shokë’ kishim shpërndarë trakte antikomuniste. Sokoli i mbylli sytë në prehrin tim.  Sapo ishte kthyer nga dhoma, ku e kishin torturuar. Ishte në gjendje shumë të rëndë.

‘Dua të të le një amanet’, – më tha

Brenda astarit të xhaketës, kisha fshehur një trakt nga ato që shpërndanim dhe një laps të vogël.

‘Je në gjendje të shkruash – i thashë, duke i treguar letrën dhe lapsin.

I mori dhe filloi të shkruante në anën tjetër të traktit, me duart që i dridheshin. Ma dorëzoi. ‘Premtomë se do t’ia shpiesh sime shoqeje’?

I premtova. Sa mbaroi, fluturoi në botën tjetër. Letrën nuk e lexova fare. Kështu e ruajta për gjithë periudhën që isha i burgosur. Kontrollova edhe në xhepat e tij, se mos kishte ndonjë gjë tjetër. Në fundin e xhaketës, midis astarit dhe stofit, gjeta një medaljon. Mendova ta ruaja dhe t’ua sillja juve, por ishte e pamundur. Kur të lirohesha, me siguri që do të më kontrollonin dhe do të ma gjenin. Kështu që e vendosa përsëri në vend’.

‘Afërdita ime! – më shkruante Sokoli. – Jam në çastet e fundit të jetës…! Duart më dridhen… por nuk mund të rri pa të treguar, atë që me torturat e tij… më pruri në këtë gjendje…! Është pikërisht, shoku i shkollës sime Resuli…! Këtë mos e harro kurrë…! Po të le një amanet…! Po të lindësh vajzë, ta quash ‘Shqipe”… dhe po qe djalë; ‘Arbër’… Tregoi se ati i tyre dha jetën… pikërisht për Arbërinë… dhe Shqiponjën dykrenore…! Lamtumirë, zemra ime…! Mos vajto…! Unë po shkoj në qiell… pranë Zotit të Madh… dhe të Madhërishëm…! Të puth… me mall…’!

Në anën tjetër të faqes, ishte trakti i djaloshit që më solli letrën, ku shkruhej:

‘Vëllezër dhe motra! Zgjohuni prej gjumit të rëndë të robërisë! Vështroni shtypjen që po ju bëhet prej komunistëve! Vështroni krimet tmerret, vrasjet dhe torturat e tmerrshme që po bëhen sot në çdo anë t ë Shqipërisë! E ardhmja e juaj, do të jetë e lumtur  në rast se ju ngriheni për të luftuar”!

‘Pra Resuli, paska qenë torturuesi i tij’? – e pyeta unë.

‘Pikërisht kapiten Resuli, që sot është emëruar në Drejtorinë e Sigurimit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë’, – u përgjigj ai dhe më pas vazhdoi – ‘Sokoli i mbylli sytë sapo më dorëzoi letrën, pa nxjerrë zë, ashtu siç kishte qëndruar edhe përpara torturave. I premtova se po të lirohesha do vija në familjen e tij, për të mbajtur premtimin që i dhashë’.

‘Ju faleminderit’! – i thashë dhe iu luta të qëndronte atë natë  aty.

Nuk pranoi. U largua dhe nuk munda ta takoj kurrë më. Siç duket, duhet të ketë qenë nga ndonjë qytet tjetër dhe ka shkuar atje.

U interesova edhe se ku e kishin varrosur, por askush nuk më tha gjë. Heshtja kishte mbuluar gjithçka. Këto ishin ato që doja të të tregoja biri im. T’i tregova për të ditur të vërtetën dhe njëkohësisht për të ndihmuar, se si do ta përballosh jetën në të ardhmen”.

Nxorri nga çanta letrën dhe ia dorëzoi të birit: “Lexoje”.

Ai filloi ta lexojë. Nuk foli asnjë fjalë. Nëna vuri re se nga sytë kishin filluar t’i rridhnin lot. Diçka belbëzoi nëpër buzë. Afërdita kuptoi se ai ishte një betim.

“Bir, ku do të shkosh në këtë orë të vonë të natës”? – i tha e ëma, kur pa se ai hapi portën dhe po dilte.

“Në botën e ëndrrave”, – u përgjigj.

“Por mos harro, jo të gjithë ëndrrat dalin”.

Ai nuk foli. I dukej sikur qyteti me zhurmat dhe dritat e tij, e mbyste. Donte të meditonte i vetëm. Tregimi i nënës, e kishte tronditur së tepërmi. Një dualizëm i veçantë, filloi të zhvillohej në ndërgjegjen e tij. Ecte dhe nuk shikonte se kush e rrethonte. Dikush e përshëndeti, por ai as që ia ktheu. Kishte fluturuar në botën e tij të brendshme. Donte të ikte sa më larg ku të mos e gjente askush.

Arriti në bregun e detit dhe filloi të ecte e të ecte pa u ndalur deri sa mbërriti në një vend, që iu duk më i izoluar se të tjerët. Rreth e rrotull nuk të shihte syri njeri. Nuk dëgjohej gjë tjetër, veçse oshtima e dallgëve të detit, që atë natë ishin shumë të egërsuara, njëlloj si gjendja e tij shpirtërore. Mendimet i ngatërroheshin midis tyre. Donte një përgjigje, që askush nuk mund t’ia jepte. Thirri me zë të lartë:

“Kush jam unë? Kujt i përkas”?

“I përket vetes tënde”, – iu duk sikur ia ktheu përgjigjen ndërgjegjja.

Në këtë gjendje qëndroi për gati një orë. Pastaj filloi të meditojë; “Prandaj nuk ma dhanë medaljen e artë”? Një zë i brendshëm i thoshte, se kjo ishte pasojë e prejardhjes. Tregimi i nënës i kishte krijuar mendimin, se i përkiste shtresës që kishte humbur nga përplasja midis dy botëve.

Përfytyronte të atin, një jurist i shquar, i diplomuar në një nga universitetet më në zë të botës. Përfytyronte Resulin edhe ky i diplomuar së bashku me të, dy miq të ngushtë, që mendohej se nuk mund t’i ndante asgjë. Plasi lufta e përbotshme, një kasaphanë e paparë në historinë e njerëzimit. Dy miqtë kishin botëkuptime të ndryshme mbi situatën, ndaj u ndanë në dy fronte. Megjithatë të dy palët kishin të njëjtin qëllim, dëbimin e okupatorit. Ndaj bashkëpunonin vazhdimisht, për çdo situatë. Në disa raste kishin luftuar së bashku. Kjo gjë vazhdoi deri në konferencën e madhe që i ndau.

“Përse? Si ka mundësi që, pasi gjetën gjuhën e përbashkët, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët, të ktheheshin papritur në kundërshtarë ose, për të qenë më të saktë, në armiq”?! Kjo pyetje e shqetësonte më tepër. Por nuk mund të pranonte që i ati ishte tradhtar e kolaboracionist, ndërsa Resuli atdhetar. Programi me të cilin ishte bashkuar i ati, tregonte se ai nuk ishte i tillë. Nuk mund të kuptonte se si Resuli kishte mundur të arrinte në atë shkallë, sa të sillej si egërsirë, karshi shokut të tij më të ngushtë. Kush e kishte prishur karakterin e tij?

Para syve i dilte qëndrimi i mbajtur kundrejt nënës së tij, që pa asnjë shkak, e kishin shndërruar nga një arsimtare e dalluar, në një pastruese shkolle dhe, për më tepër, edhe prej andej e kishin hequr, për ta dërguar si punëtore në ndërmarrjen bujqësore, atë që, po të kishte qenë një kohë tjetër, do të kishte ngjitur shkallët më të larta të artit skenik. Këtë e kishte treguar me shfaqjen e dramës “Lulja e Kujtimit”.

Të gjitha këto mendime rrotulloheshin në ndërgjegjen e tij. Para syve i dilnin vargjet e një poezie të një poeti të njohur që e kishte lexuar dikur: “Që nga Korça gjer te Shkodra, mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!  hani, pini, hani, pini or’ e ças. Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras”!

Edhe atij i dukej sikur jetonte në një botë tillë. I dukej sikur  fatet e njerëzve i kishin marrë në dorë egërsirat. Papritmas, dualizmi ishte zhdukur. Tani i dukej sikur e kishte gjetur rrugën e jetës. Do t’i kapërcente të gjithë hithrat dhe ferrat që mund t’i dilnin rrugës. Tashmë e ndjente veten të pjekur dhe do të gjente mënyrën se si të sillej, në raste të tilla.

E vetmja enigmë që i kishte mbetur pa zgjidhje, ishte nëse duhej t’ia shprehte Blerinës mendimet e tij, pasi ende nuk ishte i sigurt për bindjet e saj. Mos vallë krijonte ndonjë çarje midis tyre, kjo ndarje mendimesh? Mos përsëritej historia e Sokolit, me Resulin? Ndërgjegjja nuk ia pranonte, një thyerje të dashurisë së tyre. Megjithatë vendosi që të heshtte. Por a po vepronte mirë? Kësaj pyetje nuk dinte t’i përgjigjej.

Ndërkohë, kishte filluar të agonte. Kishte kaluar një natë të tërë duke ëndërruar me sytë hapur. U ngrit dhe u drejtua për në shtëpi. “Erdhe, bir”? – Pyeti e ëma. “Po, nënë”, – ishte përgjigja. Nëna nuk e ngacmoi më tej. Memorie.al

Përgjimet në aplikacionin Sky Ecc/Nisin arrestimet në Greqi, kapet oficeri i policisë

Policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”. Operacioni i parë ka çuar në arrestimin e një oficeri 42-vjecar të anti-drogës që dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët.

Financimi i tij në baza mujore nga një rrjet ndërkombëtar droge për të dhënë informacion dhe për të shmangur arrestimin e anëtarëve të tyre u zbulua nga hetimi i shërbimit të Brendshëm. Njëkohësisht është vërtetuar financimi i tij mujor, me qëllim informimin dhe mbulimin e veprimtarisë së paligjshme të rrjetit për të shmangur arrestimin e tyre.

Burime policore bëjnë me dije se policia greke ka fituar akses në komunikimet “Sky ECC” në muajin prill 2024. Janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes grek që tashmë janë në dispozicion të Drejtorisë së Menaxhimit të Analizës së Informacionit (DIDAP).

Në muajin maj, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, i pyetur për këtë, sqaroi për “Kathimerini” se të dhënat dixhitale po analizoheshin, duke furnizuar me të dhëna të reja gjithsej 12 dosje hetimore (të vjetra dhe të reja) që kanë të bëjnë me rastet e korrupsionit, trafikut të drogës si dhe vrasjeve. Janë rreth 3000 përdorues të “Sky ECC” që kanë vepruar direkt ose indirekt në Greqi, përfshirë edhe qindra shtetas shqiptarë.

Lidhjet me mafian dhe narkotrafikantët, virusi që ka kapluar policinë e cila del në çdo ngjarje kriminale

Në dy ngjarjet e fundit të bujshme në kryeqytet, ajo e vrasjes së biznesmenit Eduard Reçi, ashtu edhe në vrasjen e Klaudio Prendit, patëm protagonistë oficerë të rëndësishëm të policisë.

Në rastin e parë, një oficer policie i kryeqytetit është nën akuzë për vrasje ndaj Reçit. Në rastin e dytë, i ndjeri Prendi ishte në shoqërinë e dy oficerëve të rëndësishëm përpara vrasjes. Ndërkohë në atentatin e bujshëm në Shkodër, në prezencën e policisë u largua Ibrahim Lici, i cili është një nga personat më të kërkuar në vend.
Ndërkaq, në zbardhjen e aplikacionit SKY ECC, dalin gjithandej flirtimet e afërta të oficerëve senior të policisë së shtetit me bandat më të frikshme kriminale mafioze.

Përkatësisht nuk jemi në një situatë ku mund të flasim për episode, por për një fenomen të përhapur që në thelb është një kancer, një oktapod me mesastaza në të gjithë trupin e agjencisë që duhet të ruajë dhe të mbrojë qytetarët nga krimi.

Para pak ditësh, menjëherë pas rrokadës së kreut të policisë qendrore dhe atyre në qarqe patëm një operacion në shkallë të gjerë, kundër të ashtuquajturëve llotari sportive ‘online’ të paligjshme. Operacion që pati disa zhvillime; arrestime e sekuestro, ndërkohë që poshtë në terren ekziston një ndjesi, madje siguri, se ky operacion nuk është asgjë tjetër, vetëm një abuzim.

Pasi shefat e rinj, sipas ndjesisë poshtë në terren, po u shkojnë subjekteve tregtare për të marrë “zekatin” që ata i kanë paguar shefave të vjetër.

Në realitet, në çdo lagje, njësi banimi sheh oficerë policie që mësyjnë lokalet që punojnë me baste dhe kërkojnë “picën” e cila sipas zërave shkon deri në 100-150 euro në muaj, fiks sa bonusi i pensioneve.

Ky fenomen ka krijuar një ‘shock’ që kërkon një veprim imperativ dhe të fortë. Të cilin nuk mund ta bëjë vetëm policia, por duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët. Për ta shkundur policinë e shtetit nga oktapodi kriminal. E kjo nuk bëhet dot me drejtues që nuk e kanë vullnetin për ta bërë, por për të vijuar statusquo-në, me njerëz të tjerë.

Duhet një ‘shock-terapi’ urgjente, që të bëjë një operacion kirurgjik në radhët e policisë, duke larguar menjëherë ata që janë në borderotë e krimit, ata që punojnë me gjoba, apo me mëditje.

Kjo bëhet vetëm duke ndryshuar menjëherë kokën e policisë, duke sjellë në krye njerëz që kanë vullnet për të ndryshuar situatën. Me dorë të hekurt. Ndryshe, policia do të infektohet e gjitha e do të kthehet në një krah i armatosur me kohë të plotë e mafias dhe narkotrafikantëve.