32.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Iljazaj: Ja pse vendimi për Berishën gëzon Ramën

Gazetari Ervis Iljazaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se vendimi i GJKKO për të liruar nga arresti shtëpiak Sali Berishën është në favor të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, nëse fiton zgjedhjet ka nevojë për një mandat të katërt të legjitimuar, jo me liderin e opozitës të burgosur.

“Unë mendoj që ky është një vendim që normalizon 2 çështje; një juridike, pra vazhdon procesi normalisht ndaj Berishës, përballja do jetë në gjykatë dhe normalizohet jeta politike. Ajo që thashë është që situata vajti këtu jo për faj të drejtësisë. Është një vendim i marrë në bonsens që gëzon edhe opozitën dhe mazhorancën dhe drejtësinë

Edi Ramës i bie akuza e gjykatave që përdoren nga regjimi, nën qeverisjen e Ramës japin vendime edhe pro opozitës dhe e shet veten si një lider nën të cilin ka drejtësi, pra u gjet e drejta. e dyta, edhe vetë për Edi Ramën do ishte problem gara elektorale me lider të opozitës në burg, nëse fiton zgjedhjet ka nevojë për një mandat të katërt të legjitimuar”, tha Iljazaj.

“Ergi Shpk”, firma e lidhur me inceneratorin e Elbasanit fitoi tenderat në Vorë! Kush janë operatorët që morën ‘llokmat’ e fondeve! Vetting rendit shkeljet, probleme me drejtësinë dhe pa inxhinierë

EMISIONI VETTING

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fondet e rindërtimit në Vorë? Vazhdon abuzimi me tenderat?

KLSH në auditin e kryer për rindërtimin e godinës vëren disa pasaktësi

Në procedurën e prokurimit me objekt “Rindërtimi i Godinës së Bashkisë, Bashkia Vorë”, Komisioni i ngritur për hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit përbëhet nga 3 juristë dhe asnjë specialist fushe. Ky tender është cilësuar me risk të lart nga KLSH dhe në analizën e dhënë kontrolli sqaron se: “Titullari i AK, të marrë masa që në çdo procedurë prokurimi, të përcaktojë minimalisht 1 person i cili të jetë specialist i fushës që lidhet me objektin e prokurimit, kjo për të hartuar kritere të përshtatshme dhe në përputhje me objektin që prokurohet.”

“Nuk ka asnjë ndëshkim për procedurat e gabuara tashmë edhe pas tërmetit” shprehet eksperti Preçi.

Në datën 29.10.2021 është hapur tenderi nga Bashkia Vorë për rindërtimin e një kopshtit publik program i rindërtimit me vlerë 884 milion lekë pa tvsh në garë morën pjesë 3 kompani. Koha e përcaktuar për ndërtimin e kopshtit ishte 12 muaj .

Bashkimi i operatorëve “Ergi Shk”, “Egeu stone Shpk” dhe “Aepa group” rezultuan fituesit e kësaj procedure.

“Egeu Stone” me aksioner Gëzim Bregu e ka përfituar këtë kontratë edhe pse në bashkëpunim në kundërshtim me ligjet pasi nuk plotësonte kushtet.

Një ndër pikat që duhet të përmbushen patjetër lidhen me dokumentet standarde të tenderit kompania “Egeu Stone” nuk kishte shlyer taksat dhe tarifat vendore për vitin 2021 duke mos qenë korrekte me shtetin.

Sipas ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “Egeu Stone” ka pasur adresa sekondare gjatë vitit 2021 në Bashkitë Korçë, Vlorë dhe Rrogozhinë, të cilat janë mbyllur gjatë vitit.

Për periudhën e caktuar, ky OE duhej të likuidonte detyrimet përkatëse pranë këtyre bashkive, ndërkohë në dokumentacionin e paraqitur nuk ka asnjë vërtetim për likuidimin e detyrimeve vendore pranë këtyre subjekteve.

“Egeu Stone” gjithashtu nuk përmbushte një tjetër pikë të DST që lidhej me pjesëmarrjen në një punë të ngjashme, për punën që ky subjekt pretendonte mungonte dokumentacioni përkatës në dosjen.

Kompania e “Egeu Stone” nuk disponon as kategorinë e licencës NS-3, NS-12, NS14 dhe NS-18.

Pavarësisht gjithë shkeljeve mos plotësimit të mësipërm kjo kompani që do të kryente edhe 43% të punimeve nuk ka as inxhinierët e duhur për të ndërtuar kopshtin e fëmijëve në Vorë. Konkretisht i mungon inxhinieri elektrik, inxhinieri hidroteknik, inxhinier mjedisi të cilët duhet të figuronin në licencën e shoqërisë. “Egeu Stone” me pronar Gëzim Bregu nuk ka provuar se disponon staf teknik të nevojshëm për realizimin e kontratës, ndërkohë që ka marrë përsipër angazhim në një masë relativisht të madhe, konkretisht 43% të punimeve. Pasi sipas ligjit të prokurimeve publike subjekti që merr më shumë përqindje pune duhet të ketë staf përkatës në përputhje me përqindjen e realizimit të kontratës.

Sakaq edhe kompanitë e tjera që janë shpallur po ashtu fituese në këtë tender kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion “Ergi shpk” me aksioner Nuri Balla gjithashtu ka shkelur kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.

Ky subjekt nuk përmbush kriterin e pikës 2.3.3 të DST për shlyerjen e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2021. Sipas ekstraktit historik të QKB, rezulton se ky OE ka hapur adresa sekondare pranë bashkive Tiranë, Durrës dhe Kavajë, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë vërtetim për të konfirmuar likuidimin e detyrimeve vendore pranë këtyre subjekteve të vetëqeverisjes vendore, në kundërshtim me kërkesën në DST

“Ergi Shpk” nuk është një kompani e panjohur për opinionin publik, pronari Nuri Ballën në vitin 2017 ka qenë nën hetim prej Prokurorisë së Elbasanit. Në atë kohë akuza nisi të ashtuquajturin megaoperacion hetimor për burimin e pasurisë së 67 personave, midis të cilëve gjendeshin edhe të afërm të ish- kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Lista voluminoze përmbante edhe emra të biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan, ku ndër ta ishte edhe Nuri Balla.

Firma e Nuri Ballës është mjaft e njohur për tenderët që zhvillohen nga kryebashkiakët e Juglindjes. Kujtojmë se, më 19 qershor 2023, shoqëria “ECO-ELB” e bashkisë Elbasan, që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit, kundrejt vlerës 27.5 milionë lekë.

Ndërsa sipas dosjeve në e Prokurorinë Elbasan dhe në SPAK, e gjithë familja “Balla” janë nën hetim për evazion fiskal. Edhe njëherë tjetër shohim se si paratë e taksapaguesve përfundojnë në duart e afaristëve të integruar me pushtetin.

“Nuk është se tërmeti sjellë në vetvete këtë problematikë, por tërmeti është përdorur për të fshehur një problematik që është në çdo sektor të zhvillimit të vendit.”- shprehet eksperti Kaprata. Ndërsa eksperti Zef Preci thekson se ende nuk janë nxjerrë mësime: “Korrupsioni jo vetëm – varfëron, por korrupsioni vret, shoqëria shqiptare reagon në mënyrë emocionale kur ndodh diçka dhe jo racionale që të gjej zgjidhje të qëndrueshme për periudhën që vjen që mëson nga problemet. Historia e tërmetit që uroj mos të përsëritet është një histori që jo vetëm nuk kemi nxjerr mësime nga gabimet e të tjerëve por nuk kemi nxjerr mësime as nga gabimet tona.”.

Rënia e Olaf Scholz, një paralajmërim ogurzi për partitë e majta kudo në Evropë

Koalicioni trepartiak midis socialdemokratëve të tij (SPD), të Gjelbërve dhe FDP-së konservatoro-liberale,

u prish në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat ekonomike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të mbahen më 23 shkurt 2025. Fati i SPD-së, duhet

të jetë një fabul paralajmëruese për laburistët në Britani por edhe të gjithë partitë e tjera të qendrës së majtë në Evropë. Fitorja e Scholz-it në vitin 2021, kishte mjaft paralele me triumfin elektoral të Keir Starmer.

Pas mbretërimit 16-vjeçar të Angela Merkel, gjermanët donin ndryshim. SPD bëri fushatë

me premtimin e rritjes së investimeve publike. Pjesa më e madhe e tyre, shkoi për energjinë e rinovueshme. Por shumë shpejt, rregulloret e rrepta për zero emetime të gazeve ndotëse në atmosferë, nisën të rëndojnë mbi kompanitë dhe konsumatorët.

Reagimi i parë i madh erdhi me faturën e ngrohjes nëpër shtëpi, e cila i detyroi qytetarët që të zëvendësonin ngrohëset me gaz me pajisje më të shtrenjta. Kjo çoi në rënien e çmimeve të banesave në disa pjesë të vendit. Nga ana tjetër, koalicioni i Scholz ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së, me objektivat e tij të detyrueshëm të zerimit të emetimit të gazit CO2 në atmosferë për kompanitë e makinave.

Po ashtu ndalimin deri në vitin 2035 të shitjes së makinave të reja me karburant, të një ligji për restaurimin e natyrës, që i detyron fermerët të lënë mënjanë një pjesë të tokës, dhe së fundmi të një ligji që kërkon nga bizneset të dëshmojnë se produktet që shesin s’kanë lidhje me tokat e shpyllëzuara.

Së bashku me legjislacionin mbi përgjegjësinë sociale të korporatave, kjo ka çuar në një rritje të madhe të kostove dhe burokracisë për kompanitë. Dështimi i forcave që e mbështesin këtë qasje në zgjedhje, është revolta e parë popullore në Evropë. Por nuk do të jetë e fundit.

Gjykimet e vazhdueshme të gabuara mbi politikën energjetike, kanë luajtur një rol të madh në rënien e qeverisë së fundit gjermane. Gjatë 2 dekadave të para të këtij shekulli, Gjermania e bëri veten të varur nga gazi rus, teksa filloi të heqë dorë nga energjia bërthamore, një teknologji ku shkëlqyen shkencëtarët gjermanë, por ndaj të cilit publiku nuk kishte besim.

Humbja e gazit rus dhe energjisë bërthamore, e ka lënë ekonominë gjermane të pafuqishme në epokën e Inteligjencës Artificiale. Vetëm vitin e kaluar, Scholz parashikoi se investimi në  tranzicionin e gjelbër, do të çonte sërish në ritmet e rritjes ekonomike të lartë që përjetoi Gjermania gjatë bumit të viteve 1950-1960.

Ata besuan vërtet në përrallën e energjisë së gjelbër të lirë të pakufishme; por realiteti ekonomik ishte ndryshe. Kur Ministri i Financave dhe njëherazi kryetar i FDP-së, Christian Lindner, kërkoi një ndryshim të fortë të politikës ekonomike në fillim të kësaj vjeshte, koalicioni ishte në prag të humnerës.

Për të parandaluar dorëheqjen e Lindner, Scholz vendosi ta shkarkonte atë dhe t’i jepte fund vetë koalicionit qeverisës. Por koha që zgjodhi ishte e gabuar. Ndodhi pikërisht në ditën kur Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Një moment jo shumë ngazëllues, për një krizë politike në vendin më të madh të BE-së. Pastaj kriza u thellua.

Gazetat gjermane, zhvilluan një fushatë të pamëshirshme për ta nxitur SPD-në të zëvendësonte Scholz-in me Boris Pistorius, Ministrin e Mbrojtjes shumë më popullor se i pari, si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme. Ish-udhëheqësit e SPD-së debatuan midis tyre.

Disa pro Scholz, të tjerët me Pistorius. Por pikërisht në kohën kur u duk i mundshëm një puç kundër Scholz, Pistorius njoftoi se nuk do të kandidojë. Ky vendim lë në garë Scholz, një kandidat me një imazh të dëmtuar, në krye të një partie aspak popullore. Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar.

Olaf Scholz ishte një kancelar i dobët, por unë do ta vlerësoja në disa aspekte. Si për shembull kujdesin e tij të madh në lidhje me dërgesat e armëve për Ukrainën, që vlerësohet nga shumë votues. Ai kundërshton kategorikisht dërgimin e raketave rrëshqitëse gjermane  “Taurus”, i vetmi sistem raketor që do t’i kishte dhënë Ukrainës avantazh në luftë, gjithnjë nëse do të ishin çuar shumë më herët.

Nëse Trump do të arrijë të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, unë pres që Scholz të pretendojë publikisht një pjesë të meritës. Inaugurimi në detyrë i Trump një muaj para zgjedhjeve në Gjermani, i shton më tej pikëpyetjet. Që Scholz të kthejë gjërat në favorin e tij, do të duhej një përpjekje më e madhe se ajo e Gerhard Schröder në vitin 2005. Gjithsesi Schröder i humbi zgjedhjet atë vit me një diferencë të ngushtë. Nga të gjitha rezultatet e mundshme, një rimëkëmbje e moderuar, është skenari më i mirë që mund të shpresojë realisht SPD. Por gjërat mund të lëvizin në drejtimin tjetër. SPD mund të përfundojë sërish si pjesë e qeverisë, këtë herë si partnerja e vogël në koalicion, ashtu siç ndodhi në kohën e Merkel.

Kjo është një histori e aritmetikës komplekse në një sistem zgjedhor proporcional. Edhe pse të gjitha partitë centriste të Gjermanisë, janë distancuar hapur kundër bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, ato e kanë lënë veten në një pozicion ku mund të qeverisin vetëm në koalicion me njëra-tjetrën.

Bazuar në sondazhet aktuale, kreu i CDU Friedrich Merz, ka shumë gjasa të bëhet kancelari i ardhshëm. Por për të qeverisur, ai do të detyrohet të formojë një koalicion, me shumë gjasa ose me SPD-në ose me të Gjelbërit. Unë nuk jam i sigurt nëse SPD-ja po luan për fitore. Më duket sikur po luan për vendin e dytë.

Po pastaj çfarë pritet të ndodhë? Një koalicion i madh, nuk do të ishte më i lehtë për t’u menaxhuar sesa ai që sapo është rrëzuar. Merz do të përballej me probleme të ngjashme me Scholz-in. Ndërkohë, vazhdon rënia e industrisë gjermane. Javë pas jave, dëgjojmë raportime

për mbyllje fabrikash në industrinë e makinave dhe të furnitorëve të saj.

Kjo është ajo që ndodh, kur një vend me një teknologji të vjetruar, përqafon ekonominë e zero ndotje atmosferike në mesin e një konflikti të ashpër gjeopolitik. Sociologu gjermano-britanik Ralf Dahrendorf e quajti XX si shekulli socialdemokrat. Ai nuk mbaroi me fundin e Luftës së Ftohtë. Madje në Gjermani pati një jetë shtesë, e cila po përfundon pikërisht tani./ Përshtatur nga “Newstatesman”

Bajrami për rekord, fanella i shitet në ankand për shifrën e majme

Sa do të paguanit për të pasur një fanellë origjinale nga ndeshje e lojtarëve të Kombëtares shqiptare? Për një tifoz, të ketë bluzën në shtëpi të futbollistit të preferuar, padyshim që është diçka speciale, por prej disa kohësh, njerëz nga e gjithë bota, mund të futen në faqen “matchëornshirt” dhe të sigurojnë një fanellë.

Diçka e tillë ka ndodhur me Nedim Bajramin, ku uniforma që sulmuesi i krahut ka veshur në ndeshjen me Italinë në Europian, është shitur për 6221 dollarë. Një rekord kur sheh në total të gjitha bluzat e lojtarëve të Kombëtares. Jo më kot, pasi Bajrami ishte autori i atij goli që në sekondat e para të ndeshjes që do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve kuqezi. Fanella e dytë e shitur më e shtrenjtë në ndeshjen me Italinë është ajo e Armando Brojës, 887 dollarë.

Ndërkohë në barazimin 2-2 me Kroacinë, dy bluzat që kanë dalë në ankand dhe është ofruar më shumë janë ato të Klaus Gjasulës dhe Qazim Laçit, dy autorët e golave. Sa i përket ndeshjeve në Ligën e Kombeve, është Bajrami ai që mban rekord sërish pasi fanella e tij është ajo për të cilën ofrohet më shumë. Në përballjen me Çekinë jashtë fushe, vendin e parë e mban Jasir Asani, ndërsa në shtëpi është fanella e Kristjan Asllanit ajo që është shitur më shtrenjtë.

Për të mbërritur në takimin e fundit që Kombëtarja shqiptare luajti në Ligën e Kombeve, atë humbje me Ukrainën, është sërish Nedim Bajrami, fanella me numrin 10 që ka kapur vlerën 226 dollarë, teksa për këtë ankand ka afat edhe 24 orë. Kompania “matchëornshirt” ka një eksperiencë të madhe në rang global dhe bashkëpunim të hershëm me federatat dhe klubet më të mëdha në botë në drejtim të përgjegjësisë sociale, duke organizuar ankande me fanellat e lojës së lojtarëve dhe duke siguruar fonde që shkojnë për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara kudo në botë.

Atlasi i qelizave të trupit të njeriut/ Imazhet mahnitshme që mund të ngatërrohen me vepra arti

Shkencëtarët kanë krijuar një atlas që përshkruan disa nga 37.2 trilionë qelizat e trupit të njeriut. Studiuesit përdorën teknika të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për t’iu afruar objektivit për të krijuar një atlas gjithëpërfshirës me të gjitha llojet e qelizave njerëzore, që do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se nga çfarë përbëhet trupi ynë.

Imazhet janë aq të mahnitshme, saqë mund të ngatërrohen me vepra arti.

Por, këto janë qeliza njerëzore – të regjistruara si pjesë e një projekti ambicioz për të hartuar një atlas të të gjitha llojeve të qelizave njerëzore.

Puna kërkimore në kuadrin e iniciativës Atlasi i Qelizave Njerëzore, e publikuar nga revista Nature, përdori të dhëna të avancuara dhe mjete analitike, përfshirë inteligjencën artificiale, për të krijuar një hartë të hershme të detajuar të disa prej 37.2 trilionë qelizave të trupit të njeriut.

“Atlasi i qelizave njerëzore është një hartë e qelizave të indeve dhe organeve tona, dhe teknologjitë kryesore janë gjenomika me një qelizë të vetme dhe gjenomika hapësinore, që janë të integruara në një hartë të vetme, duke përdorur të dhënat shkencore dhe metodat e inteligjencës artificiale. Atlasi është në thelb një hartë me rezolucion të lartë e shtrirjes së plotë molekulare të çdo qelize. Dhe janë këto teknologji që na mundësojnë ta arrijmë këtë rezolucion të lartë”, shpjegon Sarah Teichmann, bashkëthemeluese dhe bashkëdrejtuese e e iniciativës Atlasi i Qelizave Njerëzore.

Zonja Teichmann dhe bashkëpunëtorët e saj u përqendruan në organe të caktuara – tek qelizat në gojë, stomak dhe zorrë, si dhe qelizat që përcaktojnë zhvillimin e kockave.

Studiuesit kanë prodhuar gjithashtu një atlas organoid të trurit që zbulon aspekte të zhvillimit të trurit.

“Ka disa pamje të bukura, përfshirë një që më pëlqen e placentës. Ka gjithashtu për zhvillimin e skeletit dhe gjymtyrëve. Përparimet e tjera të mëdha janë në studimet integrale të sistemeve, si p.sh. sistemi gastrointestinal. Pra, ku ne integrojmë studime të shumta dhe më pas përparojmë drejt një grupi të dhënash më gjithëpërfshirëse”, thotë zonja Teichmann.

Shkencëtarët shpresojnë që atlasi me rezolucion të lartë dhe i disponueshëm për të gjithë – i konsideruar si një variant fillestar – do t’i ndihmojë studiuesit të luftojnë sëmundjet që dëmtojnë qelizat njerëzore.

“Ka rëndësi për sa i përket përfitimit të një botëkuptimi gjithëpërfshirës themelor shkencor, të mënyrës se si funksionojnë trupat tanë. Ka edhe aplikime të gjera biomjekësore, për sa i përket zbulimit të treguesve biologjikë, zbulimit të objektivit të ilaçeve, kategorizimit të pacientëve etj.”, thotë zonja Teichmann.

E themeluar në vitin 2016, Iniciativa “Atlasi i Qelizave Njerëzore”, ka tashmë mbi 3600 anëtarë nga 102 vende.

Shkencëtarët e kësaj iniciative po krijojnë gjithashtu atlase të tjera, që mund t’i ndihmojnë të mësojnë më shumë rreth shkaqeve themelore të sëmundjeve dhe shëndetit në pjesë të veçanta të trupit./VOA

Më pak vaj ulliri, rritet lehtë çmimi: Një litër po kushton 800 lekë

Më pak sasi, por cilësi më e mirë. Prodhuesit e vajit këtë vit ankohen për rënie të rendimentit të ullirit. Si ngushëllim po shërben, të paktën për momentin, po shërben cilësia dhe çmimi.

“Prodhimi i vajit këtë vit ka qenë shumë dobët. Ka një rënie nga vjet. Po vijnë te fabrika me 4-5 KV ullinj nga 40 KV që kishin vjet. Shirat prishën lulet e vera e thatë i rrëzoi kokrrat”, thotë përpunuesi i ullirit Xhezo Lame.

Një litër vaj ulliri i paambalazhuar po shitet mesatarisht për 700 deri në 800 lekë, 100 lekë më shtrenjtë se në po të njëjtën kohë të një viti më parë.  Kjo për shkak se në treg po ka pak prodhim.

“Unë kam 250 rrënjë ullinj ulli i ri dhe kam 20 rrënjë ulli shekullor. Ulliri shekullor bën një herë në tre vite. Një KV nga ulliri shekullor nxjerr 25 litra vaj, ndërsa nga këta të rinjtë 15 litra”, shprehet Bujaq Luci, kultivuesi i ullirit.

Rënia e prodhimit vihet re edhe te eksportet. Nga mbi 3 mijë e 800 litra vaj të eksportuar në janar tetorin e një viti më parë, këtë vit shitjet jashtë vendit kanë rënë në rreth 2 mijë e 400 litra. Tkurra përllogaritet në rreth 58 për qind.

“Ulliri si pemë fillon e lulëzon nga java e dytë e majit e përfundon nga fundi i muajit. Më pas nis formimi i frutit. Këtë vit ne nuk rritëm të kishim një prodhim të lartë për shkak se polenizimi i lules nuk u mund për shkak të shirave”, thekson Onejda Kyçyk, pedagoge në UBT.

Veç kushteve klimatike, si shkak i rënies së prodhimit të vajit renditet edhe mungesa e plehëruesve. Kjo pasi fermerët ankohen se gjenden në pamundësi ekonomike.

“Asnjëherë për ullishten nuk jepet asgjë. Jepet vetëm për prodhimet në ar dhe sera. Ne kemi nevojë për ndihmë”, deklaron Aranit Cajri, kultivuesi i ullirit.

Shqipëria ka afro 11 milion pemë ulliri, ku afro 8 milionë pemë llogariten në prodhim. Sipas shifrave më të fundit sasia e prodhuar regjistrohet në afro 100 mijë ton ullinj në vit. Kultivimi  i ullirit dhe prodhimi i vajit të ullirit është i bazuar kryesisht në biznese familjare. Shqipëria ka rreth 450 fabrika përpunimi ulliri për vaj  dhe nga këto vetëm 2/3 janë të regjistruara. Italia është shteti kryesor drejt së cilit shkon vaji i prodhuar.

Paradoksi/ Nuk ka banesë, por i duhet të paguajë taksën e shtëpisë. Rrëfimi i Lule Gjokajt, banores së Vorës….

Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar çështja e rindërtimit. Gazetarët janë ndalur në Bashkinë e Vorës, atje ku shumë familje qëndrojnë në kontejnerë në pritje që premtimi për të pasur një banesë do të bëhet realitet. Por duket se shpresat i kanë humbur, edhe pse mendojnë se me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, mund të hyjnë në banesat e reja.

Njëri prej banorëve thotë se pallatet e ndërtuara në Vorë po zbukurohen në fasada sepse do të inagurohen në prag të zgjedhjeve. Ndërkohë ka qindra banorë që enden rrugëve të pastrehë.

“Ka filluar të bëhet grafiata atje në Vorë, le t’ua bëjnë se edhe ata janë njerëz. Por më parë le të futen njerëzit brenda pastaj bëni grafiaton. Nuk bëhet grafiato, ndërsa ne rrimë në mes të rrugëve, vazhdojmë pa ujë dhe drita në mes të katër rrugëve. Po kush e pruri këtë fond për të bërë grafiato? Por ne jemi populli i Vorës ne e votojmë”, shprehet banori.

“Jam nga Palaçi, bashkia Vorë, më ka thënë që do të ndërtojnë pallatin dhe do të strehohemi me 17 familjet, të cilëve i janë shembur shtëpitë nga tërmeti pallati ku jetonim në Marqinet. Po kështu janë banorë nga Preza, Palaçi etj.

Sipas bashkisë bëhemi 53 familje të cilat na janë prishur shtëpitë nga tërmeti dhe na është premtuar që do të merrnim shtëpi të reja, në Marqinet. Shkojmë në Bashki na presin shumë mirë por nuk na ofrojnë më zgjidhje dhe as strehim, na kanë hequr edhe bonusin e qirasë dhe tani kemi mbetur në mes të 4 rrugëve. Me çfarë shikojmë gjasat janë shumë të pakta që ne të strehohemi si të gjithë banorët e tjerë të Bashkive që kanë strehuar familjet e prekura nga tërmeti në apartamente”, shprehet një tjetër banor.

Eksperti i urbanistikës Gent Kaprata për emisionin Vetting shprehet se është shumë e qartë që kjo qeveri gjen mënyra pa fund për të krijuar probleme, në vend që t’i zgjidhë ato.

“Krijojnë probleme, qoftë edhe të pavullnetshme, për shkak të keqqeverisjes dhe pastaj synojnë që këto t’i zgjidhin ditën e zgjedhjeve. Kjo nuk është hera e parë. Besoj e keni dëgjuar që ka një VKM së fundmi e cila përfshin pushtetin vendor në çështjen e legalizimit, është e njëjta mendësi”, shprehet Kaprata.

Banorët kërkojnë me ngulm që Bashkia e Vorës të mbajë premtimin për banesat e reja.

“Zoti na fali, banesat na i shembi Bashkia me premtimin se do t’i bejnë të reja. Na lanë 5 vjet rrugëve, bredhim rrugëve, marrim plaçkat nga një shtëpi te tjera”, shprehet banori i Marqinetit.

Dhe ndërkohë që banorët presin banesat, Bashkia u thotë se nuk ka fonde.

“Këta janë banorët e këtij pallati, këtu ka shesh për ndërtim, këtu ka ujë e drita, ka kanalizime të ujërave të zeza. Këtu i ke të gjitha. Për çfarë arsye nuk bëhet kjo shtëpi”, pyet një prej banorëve.

“Bashkia nuk ka bërë asgjë, as ma merr mendja që të bëjnë gjë sepse Bashkia e Vorës ka falimentuar , nuk ka fonde për qira dhe as bonuse”, shprehet një tjetër banor.

Dhe si për ironi, këta banorë që sot nuk kanë një banesë, paguajnë një taksë shtëpie, e cila nuk ekziston.

Kjo ndodh me Lule Gjokën, të cilës i kërkojnë 250 mijë lekë taksa për shtëpinë që nuk e ka.

“Unë paguaj taksat, më kërkojnë 250 mijë, unë këto para i kam marrë borxh tek vëllai dhe i kam larë. Ku ti marr 200 mijë lekë të tjera? Unë pa shtëpi dhe të paguaj taksa, për çfarë arsye? Unë jetoj në shtëpi të huaj dhe të paguaj taksa? Mirë uji dhe drita se unë rri jetoj aty në atë shtëpi, nuk jam kundër por jo taksa. Unë pa shtëpi dhe katandi dhe të paguaj taksat? Për çfarë arsye? Shko merri ku të duash ti, ku ti marrë unë me një rrogë? Lekët për taksat ku ti marr?” shprehet Lule Gjoka.

Paradoksi/ Nuk ka banesë, por i duhet të paguajë taksën e

Lulja dhe shumë të tjerë kujtojnë ata që i kanë votuar, sepse besuan në premtimet e bëra dhe tani po paguajnë çmimin e zhgënjimit.

“Gjithë natën rrinë vërdallë sepse duan votat tona. Ia kemi dhënë votën çdo vit kush ka qenë ne i kemi dhënë votën dhe një shtëpi nuk na kanë bërë. Një grua këtu vuan nga skleroza, por unë jam bërë më keq se ajo, sepse mendoj natë e ditë nga do të shkoj. i zoti i banesës më ka thënë dil nga shtëpia, çfarë të bëj unë? “, shprehet Lule Gjokaj, 50 vjeçe.

Ajo rrëfen se ka ndërruar 4 shtëpi, ka humbur të gjitha pajisjet dhe orenditë, ndërsa jeton me çfarë i japin njerëzit. “Pronari ku jetoj aktualisht me qira më ka thënë të jetojë deri për Vitin e Ri me qira aty, më pas ku të shkoj? Kam shkuar në Bashki kam kërkuar një kontenier dhe atë nuk ma kanë dhënë. Më kanë thënë ik nga të duash, një cop grua nga të shkoj unë vetëm? Ku të shkoj unë? Turp të kenë!”, shprehet e revoltuar Lulja.

Gani Gërdeci një tjetër Banor sqaron se po vuan pasojat e tërmetit dhe sot përveç se ka mbetur pa shtëpi, i duhet të përballojë edhe problemet shëndetësore të bashkëshortes së tij, që janë shkaktuar nga streset dhe jeta e vështirë.

“Mu dëmtua shtëpia në vitin 2019, nuk më ndihmoi askush sepse më thanë e kam pa letra. Pa letra janë të gjithë, por një gjë ka thënë Edi Rama me sinqeritet, termeti nuk njeh letra por dëmet e shkaktuara dhe për këtë ka premtuar mbështetje e të gjithëve.

Mua kjo mbështetje nuk më ka ardhur ndërsa jetoj me një kemp prej 10 mijë lekësh dhe gruaja e djali marrin ndihmë ekonomike nga 1500 lekë secili në muaj. Vetë siç e shikoni jam me njërën këmbë. Nuk kam ku të shkoj , ka ngelur vetëm të mbytem. Shirat që bien jashtë futen të gjitha brenda dhe siç e shikoni shtëpia ime është e mbushur me kova në pritje të cirkave të shiut”, shprehet një tjetër banor i moshuar.

“E shpallëm Pavarësinë, por mbrojeni kombin tonë”- Telegrami i Ismail Qemalit drejtuar Fuqive të Mëdha më 1912-shin

NGA EVARIST BEQIRI*

“Ish Profit dhe mbet Profit;

Dhe qëndron ashtu si ishë;

Do mbaj emrin si e kishë;

Emr’i tija i vërtetë;

Esht Nëntor njëzet’ e tetë.”

– Ali Asllani

Më 28 nëntor 1912, menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Ismail Qemali në cilësinë e Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, u bëri me dije Fuqive të Mëdha krijimin e shtetit të ri shqiptar me anë të një telegrami. Telegrami i tij është shkruar me një gjuhë të hollë diplomatike dhe ia vlen që të analizohet për vetë rëndësinë që ai pati. Ai u botua më datat 29-30 nëntor 1912, nga disa prej gazetave kryesore evropiane dhe më gjerë, si “Corriere della Sera”, “La Stampa”, “La Tribuna”, “La Nazione”, “Le Figaro”, “Le Temps”, “Le Petit Niçois”, “The Times” etj. Më poshtë paraqesim tekstin e plotë të telegramit:

“Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë prej të gjitha anëve të Shqipërisë, pa dallim feje, të cilët sot janë mbledhur në qytetin Vlorës, kanë shpallur pavarësinë politike të Shqipërisë dhe kanë formuar një Qeveri të Përkohshme, të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar, të rrezikuar nga shfarosja e ushtrive serbe dhe të çlirimit të tokave tona kombëtare, të pushtuara nga forcat e huaja.

Duke u paraqitur këto fakte, duke iu bërë me dijeni të Shkëlqesisë suaj, kam nderin t’i kërkoj, Qeverisë së Madhërisë së tij Britanike, që ta njohë këtë ndryshim në jetën politike të kombit shqiptar.

Shqiptarët, të cilët kanë hyrë në familjen e popujve të Europës Lindore, nga të cilët, ata mendojnë se janë më të vjetrit, po ndjekin një qëllim të vetëm, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të bëhen kështu një element i ri ekuilibri. Ata janë të bindur se Qeveria e Madhërisë së Tij, si dhe e gjithë bota e civilizuar, do t’u japë shqiptarëve, një mirëpritje dashamirëse, duke i mbrojtur ata, prej të gjitha sulmeve, që rrezikojnë ekzistencën e tyre kombëtare dhe kundër çdo ndarjeje të territorit të tyre.”.

Ky telegram i shkruar mjeshtërisht shpalos zhdërvjelltësinë diplomatike dhe virtuozitetin e udhëheqësisë së Ismail Qemal Vlorës. Ai do të merrte një rëndësi të jashtëzakonshme në ecurinë e mëtejshme të ngjarjeve. Ismail Qemali thekson aty që në fillim natyrën laike të qeverisë së tij, duke parandaluar kështu mundësinë e refuzimit nga Fuqitë e Mëdha për arsye që mund të kamufloheshin nën maskën e kujdesit për popullatën e krishterë shqiptare. Njëkohësisht, ai prek shqetësimin e Fuqive të Mëdha lidhur me militarizimin masiv të Ballkanit. Në vijim, ai i referohet konceptit evropian të së drejtës së kombeve dhe kërkon mbrojtje për të drejtat e kombit shqiptar. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ai shkruan për konceptin e ekuilibrit të forcave në Ballkan. Ai i referohet brutalitetit të ushtrisë serbe, për të ngacmuar ankthin e Britanisë së Madhe lidhur me zgjerimin e influencës së Rusisë në rajon. Duke e ditur interesin politik të Britanisë së Madhe, ai e koncepton shtetin e ri shqiptar si një forcë ekuilibruese kundër PanSllavizmit.

I njëjti tekst, duke kërkuar edhe njohjen zyrtare të shtetit të ri shqiptar, iu dërgua ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Italisë, Austro-Hungarisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Evarist Beqiri Portës së Lartë.

Fakti i kryer i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si edhe kërkesa zyrtare e Ismail Qemal Vlorës, drejtuar sekretarit të jashtëm britanik Sir Edward Grey, passolli organizimin e një konference ndërkombëtare me pjesëmarrjen e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë. Konferenca e Paqes në Londër i filloi punimet më 17 dhjetor 1912. Gjatë viteve 1912-1913, u zhvilluan 54 takime, ku u debatua si marrëdhënia administrative e Shqipërisë me Perandorinë Osmane, ashtu edhe caktimi i kufijve të saj. Më 29 korrik 1913, Shqipëria u njoh formalisht si shtet i pavarur, por afro 50% e territorit dhe 40% e popullsisë shqiptare, mbetën jashtë kufirit të shtetit të ri. Trojet e tyre etnike u ndanë për të kënaqur orekset e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Ndër shkrimet e publikuara nga gazetat evropiane përgjatë atyre ditëve, spikat një përshkrim i datës 30 nëntor 1912, i gazetës së njohur italiane “La Tribuna”, që përshkruan edhe momentin e zbritjes në Durrës të Ismail Qemalit, më 21 nëntor 1912:

”Ismail Qemali zbriti në Durrës ndër të tjera edhe me 10 kuti të ruajtura mirë dhe të vulosura, të cilat ishin shumë të vogla për të mbajtur armë dhe municione, ato mbanin ar…”

Ky ishte thesari i shtetit që ai kishte ardhur të themelonte. Kjo është dëshmia dhe shembulli më domethënës i sakrificave sublime të rilindësve. Mëmëdhetarët tanë dhanë gjithçka që kishin qoftë shpirtërisht, qoftë materialisht për atdheun.

Artikulli vijon më tej duke theksuar se, “pas takimit me parinë e Durrësit dhe sqarimit të arsyeve të zbarkimit të tij, Ismail Qemali shtoi se do të shkonte në Vlorë të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë.” Një mendimtar i shquar francez ka shkruar: “Njerëzit e të gjitha epokave ngjasojnë: historia nuk është e dobishme sepse në të lexojmë të shkuarën, por, sepse aty lexojmë të ardhmen.”

Nëse ka diçka që historia njerëzore na mëson (që nga Magna Carta deri te Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së), është fakti që çdo betejë për lirinë njerëzore është fituar me anë të forcës. Forca e popullit shqiptarë i dha jetë Deklaratës së Pavarësisë. Ndërkohë, lidershipi virtuoz i Ismail Qemalit mëshironte më së miri frymën e kombit dhe gatishmërinë e tij për të luftuar për liri. Ai është shembulli më i mirë i lidershipit të kulluar. Në momentin që Ismail Qemali po udhëhiqte shqiptarët në këtë rrugëtim të shenjtë, ai nuk mbante asnjë pozicion zyrtar, duke dëshmuar faktin që lidershipi nuk lidhet me pozicionet dhe titujt, por me aftësinë për të ndikuar njerëzit.

“Gazeta e Korçës” e përshkruante në këtë mënyrë veprën e Ismail Qemalit: “Ky burrë preferoj më mirë një mëmë të vogël e të vobegtë se sa njerkën e madhe e të pasur. Ai mbyllte në kraharor të tij prej kohësh, bashkë me të tjerët shqiptarë fisnikë, fuqinë e pamposhtur të idesë dhe vendimin e patundur, dhe besën e një populli që të fitojë lirinë e tij ose të vdesë duke treguar gjallërinë e patundur të fisit shqiptarë, duke ngritur flamurin e lirisë, duke i çfaqur botës së qytetëruar se Shqipëria deshi të rronte dhe po rron.”.

Ndërsa tensionet gjeopolitike vijojnë të rriten në botë, lidershipi fisnik i Ismail Qemalit na shpjegon pse figurat historike mund të na shërbejnë si frymëzim për të lundruar nëpër labirintet e diplomacisë së sotme. Sakrificat sublime për idealin kombëtar, janë në themelet e udhëheqësisë virtuoze të Ismail Qemalit. Ai është njëkohësisht themeluesi i Shqipërisë moderne dhe dorëheqësi i parë nga pushteti…

******

shpallja-e-pavaresise1

“E shpallëm Pavarësinë, por mbrojeni kombin shqiptar”

“Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë prej të gjitha anëve të Shqipërisë, pa dallim feje, të cilët sot janë mbledhur në qytetin Vlorës, kanë shpallur pavarësinë politike të Shqipërisë dhe kanë formuar një Qeveri të Përkohshme, të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar, të rrezikuar nga shfarosja e ushtrive serbe dhe të çlirimit të tokave tona kombëtare, të pushtuara nga forcat e huaja.

Rilindësit tanë shkrinë gjithçka kishin për Shqipërinë. Ata u larguan nga kjo botë të varfër materialisht, por jashtëzakonisht të pasur shpirtërisht. Presidenti John F. Kennedy shkruante: “Unë jam i sigurtë se mbasi pluhuri i shekujve të ketë mbuluar qytetet tona, ne, gjithashtu, do të kujtohemi jo për fitoret apo humbjet në beteja apo në politikë, por për kontributin tonë në shpirtin njerëzor.”

Njerëzit ashtu si edhe kombet kanë nevoja për pika reference e modele përbashkuese. Pikërisht trashëgimia e tyre e jashtëzakonshme shpirtërore na bën ne shqiptarëve krenar çdo 28 Nëntor. Ndërkohë nga ana tjetër qëndron modeli esadist.

Modeli i atyre që e kanë tradhtuar idealin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Modeli i babëzisë dhe pangopësisë me pushtet dhe pasuri. Modeli i atyre që duke vjedhur e duke u korruptuar e kanë keqqeverisur Shqipërinë, nën hijen e vështrimit fisnik të Ismail Qemalit mbi krye. Modeli i atyre që pushtetin e kthejnë në qëllim në vetvete…

“Nuk ka trashëgimi më të pasur se ndershmëria,” – shkruan Uilliam Shekspir. Shembulli jofisnik i këtyre vdekatarëve të zakonshëm, na turpëron dhe na bën që të reflektojmë çdo 28 Nëntor. Por, në fund, nëse ka diçka tjetër që historia na mëson, është fakti që modeli i tyre i mbrapshtë, do të marr dënimin më të rëndë që ajo njeh: turpin dhe harresën.

Amaneti i fundit i Ismail Qemal Vlorës ishte: “Djemtë e mi, nuk bëra pasuri t’ja lija trashëgim Shqipërisë. Po ju lë një atdhe amanet.”. Trashëgimia e lidershipit të tij është thesari ynë më sublim: shërbimi me devotshmëri dhe përunjësi ndaj mëmëdheut. Andaj, kultivimi i shqiptarizmës, ndjenjës së pastër të përkatësisë kombëtare, sidomos tek të rinjtë është e vetmja garanci për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, por edhe të sistemit të demokracisë liberale. Patriotizmi, lidhja me rrënjët tona nëpërmjet dashurisë për vendin, gjuhën dhe kulturën shqipe, na ndërgjegjëson për vlerat tona dhe njëkohësisht na bën më të hapur për vlerat e të tjerëve.

* Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo e shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri).

/Gazeta Panorama

Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë vjet të vjetër

Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet që u zbulua në shkretëtirën e Perusë.

 

Fosili i krokodilit gavial, – apo peshkngrënës – krokodil që ishte i gjatë rreth 3 metra, u zbulua në fund të vitit 2023 në gjendje perfekte.

Fosili u gjet në shkretëtirën Okukahe, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit, Lima.

“Kjo është hera e parë që gjejmë një të ri të kësaj specieje, pra ai nuk kishte arritur madhësinë maksimale. Ai vdiq para se të arrinte madhësinë maksimale”, tha paleontologu, Mario Gamarra në një konferencë për media.

Kafka dhe nofulla e këtyre specieve dallojnë nga krokodilët dhe aligatorët e ditëve të sotme, sipas Gamarras, i cili ka udhëhequr projektin për rikonstruktimin e fosilit.

“Ata kishin një hundë të zgjatur dhe ushqeheshin vetëm me peshk”, tha Gamarra.

“Specia më e afërt me këtë krokodil do të ishte krokodili indian gavial”, shtoi ai.

Zbulimi u bë bashkërisht nga Instituti Gjeologjik, Minieror dhe Metalurgjik i Perusë dhe shkolla La Union.

Shkretëtira Okukahe është e pasur me fosile, sikurse të balenave, delfinëve, peshkaqenëve dhe specieve të tjera të periudhës miocene – rreth 5 deri në 23 milionë vjet më parë – të cilat janë zbuluar më herët atje./rel

Ndarja nga jeta e Prof.Dr. Sami Repishtit, mbesa tregon brengën e tij: Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë pa fuqi me lindë

Prof. Dr. Sami Repishti u shua një ditë më parë në moshën 99-vjeçare. Homazhet për të do të mbahen javën që vjen, ndërsa familja e tij ka kujtuar disa prej momenteve më të rëndësishme që shënuan jetën e Sami Repishtit.

 

Familjarët kanë përkujtuar disa nga vlerësimet që janë bërë për Sami Repishtin nga figurat e rëndësishme të SHBA-ve, si ish-Presidentet e Amerikës, Bill Clinton, George Bush, Barak Obama .Po ashtu dhe figurat e njohura të Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha, apo dhe Bujar Nishani, Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi e të tjerë.

Gjatë homazheve, mbesë e Sami Repishtit, Ardita Repishti ka lexuar një rreshtat e fundit që intelektuali i shquar la si amanet.

 Prof. Repishti ashtë dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare, amerikane, dhe kosovare.  Akti rebel që pothuejse e vrau, e çliroi njikohësisht. Si i ri, ai u ndërgjegjsue për rolin e tij, nga dashunia për atdhe dhe etja për liri, nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetëvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, ai njohu ma mirë “Njeriun”, krijesën fisnike. Udhëtimi e solli në botën e nëntokës komuniste ku takoi viktimën dhe e deshti me pasion, nji dashuni për Krijesën që mundi edhe kercënimin e vdekjes,….

Sot, ai largohet nga kjo botë i shqetësuem që akoma nuk ka nji punë të organizueme me shkye perden e konspiracionit komunist. Akoma sot, Shqipëria nuk e ka pranue fajin publikisht: ajo jeton me nji ndërgjegje të randueme. Kjo gjendje fluide frikëson mendjet e ndrituna që kanë përqafue demokracinë. Në qoftë se akoma refuzojmë me përballue demonët e së kaluemes, breznitë e ardhme do të pësojnë rrjedhimet e paevitueshme.

Dr. Repishti ka folë, ka shkrue, ka denoncue pa kompromis këtë tragjedi që shtrembnon çdo gja dhe çdo mendim dhe shtron pyetjen a do të jemi në gjendje me rikrijue nji bashkësi vëllazënish e motrash të lirë, të ndërgjegjshëm për rolin e tyne në shoqëni e kryesisht të çliruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor të “shtetit tonë”?

Pasiviteti sot mundëson ushtrimin e dhunës kundër të pafajshmit e lejon kryqëzimin e pafajnisë! Zemrat e djeguna si ajo e Sami Repishtit nuk gjejnë ngushëllim derisa të gjindet nji përgjigje.

Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë  pa fuqi me lindë. Ai do të lutet për nji rilindje premtuese – me ndihmën e Zotit!

Sot, ai largohet me dashuni për të gjithë, veçanërisht për herojt, dëshmorët e viktimët e regjimeve totalitare në Shqipëri dhe pa urrrejtje për të gabuemët dhe të mashtruemët.

Ai largohet tue çfaq mirënjohjen e tij të pakufishme për prindët e vet, Hava dhe Hafiz Ibrahim Repishti, dy viktima të diktaturave, për motrat Fejzije, Merjeme e Hadije, për vëllazënit Fahri e Vehbi e familjarët tjerë në Shqipëri që vuejtën aq shumë”, u shpreh mbesa e tij, Ardita Repishti.

Mesazhi i plotë i lexuar nga mbesa e Sami Repishtit, Ardita Repishti

Prof. Sami Repishti lindi në Shkodër, Shqipëri, në vitin 1925; në Shkodër kreu studimet fillore e të mesme. Studimet universitare për histori moderne i filloi në Universitetin e Firenzes, Itali.

Student 14 vjeçar u aktivizue në demonstratat e 7 prillit 1939 dhe ma vonë në lëvizjen e rezistencës kundër pushtuesve fashistë italianë dhe nazistë gjermanë. I zhgënjyem nga propaganda dhe ushtrimi i terrorit masiv komunist, ai mbeti demokrat parimor dhe intelektual jokonformist. Gjatë L2B humbi babën, viktimë e terrorit fashist, dhe kushërinin, viktimë e terrorit nazist.

Që nga viti 1945, me ardhjen e pushtetit diktatorial stalinist, ai u gjend në nji situatë që impononte, politikisht e moralisht, marrjen e nji qendrimi patriotik në lëvizjen klandestine antikomuniste. Me arrestimin e tij me 22.X.1946, studenti Repishti u torturue egërsisht për 14 muej; me 27.XI 1947 u dënue me 15 vjet burgim të randë, Më 1949, nana, motra dhe vëllai, të mitun, u internuen në Berat, dhe Veliqot, Tepelenë, viktima të komunizmit.

I liruem nga burgu, 1.VII.1956, punëtor krahu i përbuzun dhe i përndjekun, vendosi të arratisej në Jugosllavi, më 22.VIII.1959, tue lanë familjen në gjendje shumë të vështirë.

Si emigrant politik u mbajt 11 muej në izolim “incommunicado”, u dërgue në kampin Gerovo, Kroaci, u përjashtue në Itali më 1.IX.1961. Emigroi në Amerikë, 9.IV.1962. Në Botën e Lirë, refugjati Sami Repishti iu nënshtrue nji arsimimi rigoroz, dhe fitoi diplomën B.A.(1964), dhe M.A.(1969) pranë Queens College., dhe Ph.D. (Universiteti “la Sorbonne”, Paris (bursist i Qeverisë franceze) dhe Graduate Center of the City Universtiy of Neë York, (French, shkurt 1973). Për 26 vjet me radhë ka dhanë mësim në gjimnazet amerikane, kryetar i departmentit për gjuhët e hueja (1974-1990) dhe pedagog i jashtëm pranë Adelphi University, N.Y. (1972-1978).

Dr. Sami Repishti ashtë autor, kryesisht i dy vëllimeve: “Pika Loti-Tregime burgu” (1997), dhe “Nën hijen e Rozafës-Narrativë e jetueme” (2004) bashkautor dhe publicist me shkrime për problemin e “Shqipërisë Lindore”, Kosova e lirë u ba leitmotivi i jetës tij.

I aktivizuem në lamin politik, ai bashkëthemeloi e drejtoi disa organizata shqiptaro-amerikane: nga këta Rinia Shqiptare-Kosovare në Botën e Lirë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar-Amerikan (N.A.A.C) për shumë vite kanë qenë dy grupimet politike ma efektivë në emigracion. Në vitin 1965, ai ka dëshmue para Kongresit Amerikan për probleme kombëtare shqiptare, me lidhje të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.

Prof. Repishti ashtë dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare, amerikane, dhe kosovare.

Akti rebel që pothuejse e vrau, e çliroi njikohësisht. Si i ri, ai u ndërgjegjsue për rolin e tij, nga dashunia për atdhe dhe etja për liri, nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetëvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, ai njohu ma mirë “Njeriun”, krijesën fisnike. Udhëtimi e solli në botën e nëntokës komuniste ku takoi viktimën dhe e deshti me pasion, nji dashuni për Krijesën që mundi edhe kercënimin e vdekjes,….

Sot, ai largohet nga kjo botë i shqetësuem që akoma nuk ka nji punë të organizueme me shkye perden e konspiracionit komunist. Akoma sot, Shqipëria nuk e ka pranue fajin publikisht: ajo jeton me nji ndërgjegje të randueme. Kjo gjendje fluide frikëson mendjet e ndrituna që kanë përqafue demokracinë. Në qoftë se akoma refuzojmë me përballue demonët e së kaluemes, breznitë e ardhme do të pësojnë rrjedhimet e paevitueshme.

Dr. Repishti ka folë, ka shkrue, ka denoncue pa kompromis këtë tragjedi që shtrembnon çdo gja dhe çdo mendim dhe shtron pyetjen a do të jemi në gjendje me rikrijue nji bashkësi vëllazënish e motrash të lirë, të ndërgjegjshëm për rolin e tyne në shoqëni e kryesisht të çliruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor të “shtetit tonë”?

Pasiviteti sot mundëson ushtrimin e dhunës kundër të pafajshmit e lejon kryqëzimin e pafajnisë! Zemrat e djeguna si ajo e Sami Repishtit nuk gjejnë ngushëllim derisa të gjindet nji përgjigje.

Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë  pa fuqi me lindë. Ai do të lutet për nji rilindje premtuese – me ndihmën e Zotit!

Sot, ai largohet me dashuni për të gjithë, veçanërisht për herojt, dëshmorët e viktimët e regjimeve totalitare në Shqipëri dhe pa urrrejtje për të gabuemët dhe të mashtruemët.

Ai largohet tue çfaq mirënjohjen e tij të pakufishme për prindët e vet, Hava dhe Hafiz Ibrahim Repishti, dy viktima të diktaturave, për motrat Fejzije, Merjeme e Hadije, për vëllazënit Fahri e Vehbi e familjarët tjerë në Shqipëri që vuejtën aq shumë.

Sot, ai shpreh mirënjohjen ma të thellë për bashkëshorten e tij Diana Çipi, dashuninë e mirëkuptimin e saj të plotë; për djalin Daren e fëmijët Bryan, Julia e Nicole; për vajzën Ava Repishti-Safir, e fëmijët Åudrey T. e Ålexander H. Safir, që mundësuen rihymjen e tij në jetë “normale”,  të gjithë burim gëzimi e kryenaltësie për mbi 60 vjet banimi në Shtetet e Bashkueme!

Dhashtë Zoti paqë në botë dhe mirëkuptim në mes të njerëzimit!

 VLERESIME/EVALUATIONS

4.IX.1986 –“…For as long as people like Dr. Repishti who has spent eleven years in Communist jails escape and seek refuge in the United States, the country of his freedom, our Nation and Democracy ëill flourish…”

George W. Bush, N/President of the United States of America

**

16.V.1995 –“I përkushtuar që në moshë të re çështjes së drejtësisë shoqërore, armik i betuar i diktaturës komuniste, intelektual dhe studiues erudit që të gjithë veprimtarinë e tij të pandërprerë e vuri në shërbim të çështjes kombëtare, të zhvillimit të kulturës shqiptare, mbrojti interesat kombëtare, sidomos punoi me përkushtim për të njohur të drejtat legjitime të popullit tonë në Kosovë, duke arritur që çeshtjen kosovare ta ndërkombëtarizojë në qarqet më të larta shtetrore të Evropës, të Amerikës dhe në Organizatat Ndërkombëtare”.

Dr.Sali Berisha ,President, Republika e Shqipërisë.

***

-15.VI.1996- “I dashur Sami, Jam i bindur se e kemi të përbashkët gëzimin për hapjen e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë, për të cilën Ju jeni angazhuar dhe keni punuar me terë qenien bashkë me miq amerikanë dhe veprimtarë të çështjes së Kosovës dhe të kauzës shqiptare në SH.B.A. Hapja e kësaj Zyre në Prishtinë padyshim ashtë kurorëzimi dhe sukses i juaji, prandej me lejoni t’ju shpreh përgëzimet më të përzemërta. Besoj se ju me dijen, përvojën dhe kurajon e pashembullt do të punoni edhe në të ardhmen për sensibilizimin e opinionit shtetëror e publik amerikan për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, Ju falënderojmë edhe një herë për punën e madhe që bëni në Amerikë dhe ju urojmë shëndet”

Dr.Ibrahim Rugova, Kryetar,Republika. e Kosovës.

**

-6.VIII.1997- “Dear Sami: Thank you for your Letter of June 12 (1997) regarding the situation of ethnic Albanians in the Balkans… My Administration is equally concerned about human rights abuses, particularly ëith regard to Kosovo. Again, thank you for your active interest in this important issue”.

Sincerely, Bill Clinton” President of the United States of America

**

– 5.IX.2001-(The liberation of Kosova)…could not have prevailed had not you and the others spent years patiently educating the American public, and more important our political leaders, of the serious problem posed by Serb repression of the Albanians there. You maybe justly proud of ëhat you have accomplished. No, you did not do it single-handedly, but I doubt that ëithout your long efforts American political leaders could have acted as they did. Ëith ëarm personal regards,

Sincerely,
Bill Ryerson” first US Ambassador to Albania (1991-1994)

**

– 25.XII.2003-“…Për mendimin tim, prof. dr. Sami Repishti qendron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta”.

Peter R.Prifti, autor dhe historian.

**

– Korrik 2015- “Ju jeni njeriu që idealeve për shqiptarizëm u mbete besnik, dhe kështu i bëre borxh kombit tonë. Nji jetë e terë në shërbim të kombit; kjo është madhështia tek ju, misioni fisnik dhe jo i dalun mode…Ju jeni intelektuali me forma të mirëfillëta, luftar i thekur për demokraci në kuptimin e plotë të fjalës, kundër komunizmit pa kursim, e qendrim herkulian…”

Dr.Bujar Bukoshi, KM i Kosovës

***

– 17.VII.2015- “… Bejmë urimet tona duke kujtuar kontributin në luftën kundër totalitarizmit enverist, përpjekjet fisnike për Kosovën, punën e rrallë e të lavdrueshme në të mirën e kulturës shqiptare, ku veçojmë librat tuaj me karakter autobiografik”.

Ismail Kadare e Elena Kadare, dy monumentë të kulturës shqiptare.

***

– 15.IX.2016- “Me mirënjohje për vuajtjet dhe sakrificat e parrëfyeshme, përpjekjet mbinjerëzore dhe qendresën stoike ndaj  diktaturës komuniste. Në nderim të veprimtarisë së palodhun atdhetare për çeshtjen  kombëtare, si dhe në respekt të rolit dhe kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë si veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut, farkëtues i lidhjeve të gjithanëshme shqiptaro-amerikane, duke u shndërruar në një simbol të rrallë e të vyer të shqiptarizmit”.

Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë.

**

– 17 .VI.2012 – “Dear Sami: One of the most important things I have done as President is read Americans like you…I ëould like to thank you for ëriting. I promise I ëill be there along ëith you continue to build a better, more prosperous, more diverse and inclusive America ëith a future full of hope. Thanks for ëriting; all the best…”

Barak Obama, President of the United States of America.

**

– 14..XII.2020….”Ish I burgosuri Sami Repishti është ndoshta personaliteti më i shquar dhe më i urti që shqiptarët kanë sot në SHBA. Sami Repishti është i dënuar politik, i arratisur nga Shqipëria në kohën kur komunistët e gëzonin pushtetin” Gazeta PANORAMA, Tiranë.
–  6.I.2021- Kjo dashuri famiijare dhe njerëzore që buroi pashterrësisht prej jush…jane çelsi i artë i jetës suej plot talandi, stuhi, e sukseseshme dëshmuar në veprat e jueja që mbeten vlerë kombëtare e mësimdhenëse për brezat e rij.”

Fotaq Åndrea, autor, ish Ambasador i R.Sh. pranë UNESCO.

* * *