22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Policia ka arrestuar tre persona në Skrapar, të cilët në mënyrë të paligjshme nxirrnin me ekskavatorë gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit.

Të arrestuarit ishin, një 49-vjeçar, administrator i një subjekti dhe vëllai i tij, si dhe kushëriri i tyre.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e  djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme që shkaktojnë dëmtime në malin e Tomorrit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në malin e Tomorrit, janë arrestuar 3 shtetas (1 prej tyre administrator subjekti) dhe janë shpallur në kërkim 5 administratorë të tjerë.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për Drejtorin dhe një Specialist të  AZDM-së, Berat.

Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë  të shtetasve: B.  L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e  djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T.,  pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, “Fshehje të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm.

Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje e përhapur

Konsumimi i lakrës dhe brokolit ka veti antikancerogjene, të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, sipas një studimi shkencor britanik.

 

Studiuesit nga Instituti Francis Crick në Londër, të udhëhequr nga doktoresha Gita Stockinger, e cila bëri botimin përkatës në revistën mjekësore “Immunity”, zbuluan përmes eksperimenteve me kafshë dhe mini-indeve të zorrëve në laborator, se gjatë tretjes së këtyre perimeve prodhohen substanca antikancerogjene.

Ashtu si lëkura, sipërfaqja e brendshme e zorrëve rigjenerohet vazhdimisht nga qelizat burimore përmes një procesi që zgjat katër deri në pesë ditë dhe ndonjëherë mund të bëhet i pakontrolluar, duke rezultuar në inflamacion ose kancer.

Studimi i ri tregon se kur dikush ha perime dhe brokoli, prodhohen kimikate që, duke arritur në zorrën e trashë, kanë një efekt pozitiv në qelizat staminale dhe mbrojnë sipërfaqen e saj të brendshme në mënyrë që ajo të rinovohet pa problem.

Ushqimi i kafshëve eksperimentale (minj) dietat e pasura me këto substanca i mbronin kafshët nga kanceri i zorrës së trashë, edhe kur ato kishin gjene me rrezik të lartë për sëmundjen në ADN-në e tyre. Pa të njëjtën dietë, këto kafshë laboratorike përfundimisht zhvilluan kancer.

Por kur kafshët eksperimentale filluan dietën mbrojtëse, përhapja e tumoreve kanceroze ndaloi.

Dr. Stockinger i quajti gjetjet “optimiste” dhe shtoi se ka padyshim arsye për të ngrënë më shumë lakër dhe brokoli.

“Më pyet, cili është flamuri im…”- REL: Jashtë kufijve, por shqiptarët e Kosovës dhe RMV-së, Ditën e Pavarësisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar

Jashtë kufijve, por Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar.

 

Shumë nga ta pa i bërë 20 vjet, flasin për sakrificat e shekullit të kaluar dhe rëndësinë e vazhdimit të ruajtjes së kujtesës kolektive për to.

“Rrethanat ishin shumë të vështira”, thotë Blert Hazeraj, sepse “shqiptarët ishin nën ndikimin e Perandorisë Osmane në atë kohë”.

“Por, pavarësisht tyre, Ismail Qemali bëri shumë udhë për ta shpallur lirinë, pavarësinë – për ta shpallur Shqipërinë shtet”, thotë i riu 19-vjeçar nga Prizreni për Radion Evropa e Lirë.

Shqipëria shënon sot 112-vjetorin e pavarësisë nga Perandoria e atëhershme Osmane. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali, i njohur si themelues i Shqipërisë moderne, ngriti flamurin shqiptar në Vlorë.

Blerti thotë se atë vit “u shpall pavarësia për të gjithë shqiptarët”.

“… kurse, më 2008 u shpall pavarësia vetëm për territorin e Republikës së Kosovës”, thotë studenti i Fakultetit të Arteve, duke iu referuar vitit kur Kosova u bë e pavarur.

Këtë ndjesi ndan edhe Elma Gashi – ne, shqiptarët, nuk jemi në një shtet të përbashkët, por jemi një komb, thotë ajo.

“Kosova është shtet më vete, por festat kombëtare i ka të përbashkëta me shqiptarët – kudo qofshin ata”, thotë 17-vjeçarja, e cila vijon mësimet në një shkollë të mesme në Prishtinë.

Për 28 Nëntorin – apo Ditën e Flamurit siç njihet ndryshe – në Kosovë mësohet në shkolla fillore dhe të mesme.

Madje, që në kopshte organizohen aktivitete për nder të kësaj dite.

Bleart Duraku, i cili studion për ekonomi në Universitetin e Prishtinës, thotë se mes shqiptarëve mund të krijohet ndjesia se janë të ndarë, “por me zemër – jo”.

“Nëse më bëhet pyetja se cili është flamuri yt – ndonëse jam qytetar i Kosovës, mendja më shkon te flamuri i Shqipërisë”, thotë ai.

“Nëse më duhet të shkoj ta prezantoj veten, në Evropë ose diku tjetër, normalisht që më duhet ta bëj me flamur të Kosovës, sepse jetoj dhe veproj këtu”, thotë 18-vjeçari.

E, ngjashëm thotë se ndihet edhe Renata Haliti. Shqiptarët, sipas saj, i kanë të përbashkëta festat kombëtare.

“Pa marrë parasysh vendin – Shqipëri ose Kosovë – ne jemi një popull, të gjithë shqiptarë, festa e tyre është edhe e jona”, thotë ajo.

Për Renatën, njësoj i rëndësishëm është edhe kujtimi i sakrificës që kanë kaluar njerëzit e asaj kohe për mëvetësinë e Shqipërisë.

Memoria nuk bën të venitet ndër breza, thotë studentja 19 vjeçe.

Rëndësia e informacionit

Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se njohuritë që i kanë të rinjtë e Kosovës, lidhur me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, rrethanat dhe zhvillimet e atëhershme, duhet parë si rezultat i informacionit që kanë ata, por edhe i presionit që ushtron ky informacion te ta.

“Nuk flasim këtu vetëm për atë se sa informacion kanë, por edhe çfarë bëjnë me atë informacion. Do të thotë, sa është i rëndësishëm për identitetin e tyre, për kombin, për diçka që lidhet me kombin”, thotë Selaci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në Kosovë ekzistojnë dy narracione konkurruese me njëra-tjetrën: nacionalizmi shqiptar, i cili flet për politikën me terma me sfond kombëtar dhe i ashtuquajturi patriotizëm kushtetues i Kosovës, i cili nënkupton përforcimin e shtetit të Kosovës, sipas kushtetutës ekzistuese që e përkufizon si vend multietnik dhe të orientuar kah integrimet euroatlantike.

“Sistemi jonë arsimor është diku në mes të këtyre dy narrativëve. Njëherësh, i edukon të rinjtë si qytetarë të shtetit të Kosovës, por edhe si shqiptarë, në kuptimin nacionalist të fjalës. Dështimi i njërit narrativ për t’u shtrirë, për t’u pranuar nga brezi i ri, lë hapësirë për të mbizotëruar ky narrativi alternativ”, thotë sociologu.

Rastet e të rinjve, te të cilët ndjesia ndaj simboleve kombëtare është më e fuqishme sesa ndaj simboleve të shtetit të Kosovës, Selaci thotë se janë rezultat i narracionit të ushqyer me dekada te shqiptarët e Kosovës për të shpërfaqur identitetin kulturor përmes simboleve kombëtare.

Rreth 130 kilometra larg, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, Era Osmani shpreh njësoj krenari e emocion.

Festa e 28 Nëntorit për 20-vjeçaren është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh se ku ndodhen ata.

“Është një festë që e ndjejmë me javë dhe muaj përpara. Një ndjenjë dhe krenari e madhe për çdo shqiptar dhe për mua personalisht. Për shembull, mbrëmë, kur po dilja në Tetovë, i shihja të rinjtë që veç kishin filluar festën, me muzikë, me flamuj…”, thotë studentja e arkitekturës.

Edhe bashkëvendësi i saj, Blerim Islami, 18 vjeç, thotë se e përjeton me emocion të veçantë këtë ditë, por ai flet edhe për rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe gjuhës, përballë sfidave historike.

“Pavarësisht 500 vjetëve nën sundimin turk, shqiptarët arritën ta shpallin pavarësinë dhe nuk e harruan identitetin e tyre, gjuhën e tyre”, thotë ai.

“Për Ditën e Flamurit duhet ditur çdo gjë – nga ngritja e flamurit shqiptar nga heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu për herë të parë më 28 nëntor, 1443, në Krujë, deri më 28 nëntor, 1912, nga i madhi Ismail Qemali në Vlorë”, thotë nxënësi i shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë.

E, për Dorart Amitin po nga ky qytet, 28 Nëntori nuk duhet të shërbejë vetëm si një ditë për të ngritur flamujt nëpër shtëpi.

“Ajo njihet si dita e shpalljes së pavarësisë, por ajo që mendoj se është edhe më e rëndësishme, janë periudhat dhe vitet paraprake që çuan deri në shpalljen e kësaj pavarësie. Pra, është puna e pandalshme e burrave dhe grave të mëdha shqiptare, intelektualëve tanë, që lanë pas vepra të mëdha, shkrime aq të bukura dhe punuan me mund, gjak e shpirt, në mënyrë që ne një ditë të shpallnim pavarësinë e shtetit shqiptar”, thotë 20-vjeçari, i cili studion regjinë e filmit dhe televizionit në Universitetin e Prishtinës.

Si në Prishtinë, ashtu edhe në Tetovë, rrugët dhe sheshet janë stolisur me flamuj kuqezi, por ato mund të vihen re teksa valëviten edhe nëpër shtëpi e banesa.

Rreth 180 kilometra nga Tetova në Tiranë, Ledina Elezi ka një keqardhje që në këto ditë festash, njerëzit udhëtojnë shumë jashtë vendit.

“Ndjenjën kombëtare dhe shpirtin patriotik e dëshmojmë më shumë në sport, sidomos në futboll, sesa në këto festa apo ngjarje me rëndësi të kësaj natyre”, thotë 20-vjeçarja nga Kruja, por që studion dhe punon në Tiranë.

“112 vjet më parë, ne fituam lirinë për të vendosur për veten tonë, lirinë për të vetëqeverisur, për të qenë një shtet sovran. Kjo është një ditë për të krijuar sakrificën dhe kontributin që shumë figura të shquara dhanë për pavarësinë e vendit, por është edhe një arsye më tepër që shqiptarët të jenë më të bashkuar”, përfundon Ledina./REL

Romeo Karaj: Basha sakrifikoi për PD-në dhe të djathtën, Berisha e mban peng si raqe

Avokati Romeo Karaj duke folur për situatën në Partinë Demokratike në emisionit “3D” në RTSH, ka krahasuar liderët kryesorë të saj. Sipas tij, Lulzim Basha tregoi se ishte ndryshe nga Sali Berisha, duke sakrifikuar pozicionin e tij si kryetar për parime dhe për të mirën e demokratëve.

Karaj më tej u shpreh se konservatorizmi lidhet me moralin hyjnor dhe nuk pranon liderë populistë, duke kritikuar modelin e Berishës që sipas tij po mban peng PD.

Ai shkoi më tej se Berisha mund të sakrifikojë gjithçka, përfshirë edhe familjen.

“Atë e sfidoi Luli dhe e mundi. Ai tregoi që me Berishën ishte nata me ditën. Lideri sakrifikon veten, sakrifikoi veten e vet si kryetar për disa parime, disa porosi po i quaj dhe universale, se i erdhi nga aleatët strategjikë. Basha mo, atë njoh unë dhe tha “unë po rrezikoj karrigen time por PD të shpëtojë dhe e djathta. Platformat e konservatorizmit janë që nuk pranojnë lider populistë. Konservatorizmi është lidhur me moralin hynor. Zotëria ka zëvendësuar Zotin me veten dhe e djathta shqiptare mendon që Berishizmi është e djathta dhe nuk ka edukatë tjetër. Kurse ky çfarë bëri, ky “heroi” që sakrifikohet për shoqërinë, çfarë bëri? Ky sakrifikoi Shqipërinë sa i desh qejfi, në fund fare sakrifikoi PD-në, po e mban aty si raqe peng, pastaj do sakrifikojë dhe familjen. Se aty e kanë lënë, tek pragu” – u shpreh avokati Karaj.

Pse duhet të hani fara kungulli çdo ditë?

Farat e kungullit nuk janë vetëm të shijshme, ato ofrojnë gjithashtu një sasi të mahnitshme të lëndëve ushqyese. 

 

Përfitimet e tyre shëndetësore përfshijnë përmbajtjen e lartë të proteinave dhe fibrave, si dhe shumë yndyrna të pangopura, vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Nuk është rastësi që modelet dhe ndikuesit i duan këto fara të vogla krokante. Përveç kësaj, ato janë të lehta për t’u ngrënë, mund t’i hani si meze, në formë vaji ose t’i shtoni në gatime të ndryshme. A jeni i interesuar? Lexoni për të mësuar më shumë rreth përfitimeve të mahnitshme të farave të kungullit.

Përfitimet shëndetësore të farave të kungullit

Ashtu si shumë fara të tjera, farat e kungullit janë një bombë e vërtetë ushqyese. Ato përmbajnë proteina, fibra, antioksidantë dhe minerale thelbësore si magnez, zink, kalium, kalcium dhe selen. Një grusht fara kungulli sigurojnë një përqindje të konsiderueshme të nevojës suaj ditore për shumë minerale.

Ato përmbajnë gjithashtu vitaminë E, acide yndyrore të pangopura dhe vitamina të tjera që promovojnë shëndetin e lëkurës. Sipas hulumtimeve, kungujt dhe derivatet e tyre mund të ulin nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak. Studime të tjera tregojnë se farat e kungullit kontribuojnë në shëndetin e fshikëzës dhe prostatës. Përveç kësaj, linjanet që ato përmbajnë mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Zelensky: Përfshirja e Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës duhet të ndalet nga presioni global

Volodymyr Zelensky thotë se përfshirja e Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës “mund të ndalet vetëm globalisht”.

zelensky

Pheniani ka dërguar 10,000 trupa për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.

Sot, një delegacion ukrainas vizitoi Korenë e Jugut, ku ministri i mbrojtjes Rustem Umerov thotë se diskutoi hapat e përbashkët për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin midis Kievit dhe Seulit.

Duke postuar në Telegram për vizitën, Zelensky tha: “Agjenda është e qartë. Ai përfshin gjithçka që lidhet me përfshirjen e Rusisë të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës, të gjitha aspektet e kësaj përfshirjeje. Dhe gjërat që mund të bëjmë së bashku. Për të mbrojtur kombet tona dhe për të siguruar rajonet tona së bashku.

Prania e jo vetëm e raketave dhe predhave nga Koreja e Veriut në arsenalet e Rusisë, por edhe e ushtarëve në vijën e fronti,  është globalizimi i luftës, i nisur nga Rusia; dhe mund të ndalet vetëm globalisht.

Dhe pas kthimit të ministrit Umerov, mezi pres raportin e tij mbi negociatat në Seul.”

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e konsiderueshme e familjeve jetojnë në kushte të mjerueshme.
Të dhëna të detajuara të Cens 2023 që u publikuan së fundmi për qarqet tregojnë se në të gjithë vendin. 40,7 mijë banesa janë nën 40 metër katror, në të cilat banojnë më shumë se katër persona.
Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua cens.
Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve mbi 4 persona që jetojnë në sipërfaqe më pak se 40 metër katror. Në Tiranë janë mbi 8 mijë familje që jetojnë në këto kushte dhe në Elbasan mbi 5 mijë familje.
Më tej Berati, Korça dhe Fieri kanë secila nga më shumë se 4 mijë familje me mbi 4 anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta më pak se 40 metër katror.
Në të kundërt, Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha ka numër më të ulët të familjeve më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta edhe për faktin se kanë një popullsi më të vogël.
Familjet më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta janë të përqendruara në zonat e mëdha urbane, si Tirana dhe qarqet rreth saj, ku kostoja e jetesës dhe çmimi i banesave është më i lartë.
Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.
Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesa të zakonshme të pabanuara.
Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate.
Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”.
Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 .
Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës.
MONITOR

Silvinjo me pushime, ja kur do të rikthehet trajneri i Kombëtares

 

Patjetër që i zhgënjyer dhe i keqardhur për atë rezultat me Ukrainën, pasi një fije peri e ndau Kombëtaren shqiptare nga vendi i dytë, Silvinjo ka marrë pushimet.silvinjoTrajneri është larguar për të kaluar kohë me familjen e tij dhe ndoshta për të reflektuar për atë se çfarë ndodhi në këtë edicion në Ligën e Kombeve. Ndeshje me luhatje, ku erdhën dy fitore jashtë fushe dhe dy humbje në shtëpi, megjithatë gjithsecili do të marrë pasojat në fund të fundit.

Braziliani i stolit do të udhëtojë drejt Zyrihut më 13 dhjetor ku do të jetë i pranishëm në ceremoninë e shortit të kualifikueseve të Botërorit 2026, ndeshje të cilat do të fillojnë në muajin mars. Shqipëria është në vazon e tretë dhe do të shortohet në një prej 12 grupeve që do të jenë me katër ose pesë skuadra.

Më pas, trajneri dhe stafi teknik do të rikthehen në Tiranë në muajin janar, për të nisur nga puna për kualifikueset e Botërorit. Një projekt i ri i cili ka qenë dhe është gjithmonë objektiv i federatës, një pjesëmarrje e mundshme e Kombëtares për herë të parë në histori.

Patjetër që ka shumë punë, si me ndjekjen e lojtarëve ku nuk përjashtohet thirrja e ndonjë emri të ri për të plotësuar ato pozicione ku ekipi është “zbuluar”, por edhe me konsolidimin e grupit aktual.

Keni gjithmonë ftohtë? Ja 4 shkaktarët e mundshëm që lidhen edhe me shëndetin

Jeni nga ata persona që gjithmonë kërkoni një batanije apo fustan më të ngrohtë se të tjerët? A keni menduar ndonjëherë pse ndiheni të ftohtë gjatë gjithë kohës?

 

Konsideroni me kujdes disa kushte që mund të lidhen me të ftohtin dhe sigurohuni që në çdo rast të konsultoheni me mjekun tuaj.

  1. Çrregullim i gjëndrës tiroide

Gjëndra tiroide sekreton hormone që rregullojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në kontrollin e zgjerimit të enëve të gjakut, të cilat mund të ndikojnë në rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, tretjen dhe shumë funksione të tjera.

Në rastet e çrregullimeve të tiroides, metabolizmi mund të ngadalësohet dhe enët e gjakut mund të ngushtohen, duke na bërë të ndihemi të ftohtë.

Gjëndra tiroide rregullon proceset metabolike që djegin energji dhe prodhojnë nxehtësi. Tek njerëzit me hipotiroidizëm, këto procese mund të mos funksionojnë pa probleme.

  1. Anemia

Në rastet e anemisë, mund të ketë mungesë të një numri të mjaftueshëm rruazash të kuqe të shëndetshme, gjë që pengon transportin e duhur të oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyese në qelizat e trupit, duke çuar në ndjesi të shpeshta të të ftohtit.

Përveç kësaj, përqendrimet e ulëta të vitaminës B12 ose acidit folik mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të anemisë.

Mungesa e hekurit gjithashtu mund të çojë në anemi dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj të ftohtit.

  1. Pesha e reduktuar e trupit

Shumë njerëz me nivele të ulëta të yndyrës në trup zakonisht priren të jenë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

  1. Gjumi me cilësi të dobët

Gjumi ka një ndikim në hipotalamus, një zonë e trurit që ndihmon në rregullimin e homeostazës dhe temperaturës së trupit.

Kështu, mungesa e gjumit adekuat mund të çojë në mosfunksionim, duke rezultuar në ndjesinë e fortë të të ftohtit.

Në çdo rast, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroni një dietë të ekuilibruar dhe një jetë të përditshme. Dëgjoni trupin tuaj dhe nëse diçka ju duket e çuditshme ose ju shqetëson, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do t’ju udhëzojë në përputhje me rrethanat.

Trump marrëveshje me presidenten e Meksikës për të ndaluar emigracionin? Claudia Sheinbaum: S’ka plan për mbylljen e kufirit

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum duket se kundërshton pretendimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump se të dy kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar migrimin në kufirin amerikan.

Pas një telefonate të mërkurën me presidenten Claudia Sheinbaum Pardo, Trump shkroi në një postim në rrjetin e tij social “Truth”: “Ajo ka rënë dakord të ndalojë migrimin nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, duke mbyllur efektivisht kufirin tonë jugor”.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo, e cila deklaron se nuk ka plan për mbylljen e kufirit me Shtetet e Bashkuara.

“Në bisedën me Trump shpjegova strategjinë e Meksikës për të trajtuar fenomenin e migrimit duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne ritheksojmë se qëndrimi i Meksikës nuk është të mbyllë kufijtë, por të ndërtojë një urë midis qeverive dhe popujve,” tha ai.

Të hënën, Trump alarmoi partnerët tregtarë të SHBA-së ndërsa u zotua me marrjen e detyrës në janar për të vendosur një tarifë të përgjithshme prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë prej 10% për Kinën.