18.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë…

Ismail Qemali, me dorën e tij ngriti Flamurin e Pavarësisë, të qëndisur me fije ari. Pra, Ismail Qemali ngriti Flamurin e qëndisur rretheve me gjethe nga Marigoja, në të cilin flamur ishte shkruar dhe parulla: ‘Rroftë Shqipëria’. Ky flamur simbolizon bashkimin e popullit shqiptar kudo që jeton si një komb i vetëm midis Ballkanit. Ky Flamur më vonë u dogj nga grekët. Me këtë akt kombëtar u shpall Pavarësia e plotë e Shqipërisë Etnike. Pas këtij akti, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, më 29 nëntor 1912, me telegram iu drejtua konsujve të Vlorës, të parin telegram njoftimi i bëri për konsullin e Austro-Hungarisë, pastaj Italisë, Francës, Gjermanisë e Rusisë, me anën e të cilit njoftonte për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe u kërkonte njohjen zyrtare nga ana e tyre.

 

HISTORIKU DHE ORIGJINA E FLAMURIT KOMBËTAR I NGRITUR NË VLORË, MË 28 NËNTOR 1912

Emri i Rexhep Mitrovicës, u fshi nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1908-1912. Në bazë të dokumenteve, Rexhep Mitrovica zgjidhet njëzëri nga Kuvendi i Vlorës, anëtar Senati dhe ndihmës Ministër i Punëve Botërore, edhe pse ishte vetëm 24 vjeç.

Regjimit komunist nuk i konvenonte që ai të figuronte si protagonist i Kongresit të Manastirit, të Kuvendit të Vlorës, të Kuvendit Kombëtar, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të shpallur më 16 tetor 1943, ku Rexhep Mitrovica shpallet anëtarë i Lartë i Regjencës, të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuat Dibra, At Anton Harapi dhe Lef Nosi e, më 5 nëntor 1943, Regjenca emëroi qeverinë me Kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore.

Ndërsa në pranverë të vitit 1944, Rexhep Mitrovica u emërua edhe Kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, pas Bedri Pejanit. Ndërsa, pasi ishte shëndetlig, shumë shpejt u tërhoq dhe në vend t; tij erdhi poligloti dhe ideologu i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhafer Deva. Prandaj ky atdhetar me veprat e tij kombëtare, siç ishte Rexhep Mitrovica, i pengonte kaq shumë politikës komuniste dhe diktaturës të Enver Hoxhës.

KUVENDI KOMBËTAR FILLOI PUNIMET MË 28 NËNTOR 1912

Më 28 Nëntor 1912, në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, filloi punën Kuvendi Mbarëkombëtar. “Kuvendi filloi punën më 28 nëntor dita enjte, në ora 4 pas dite”. Më 15 të vjeshtës së tretë. Ishte e enjte ora 4 pas dreke, tellalli kish thirrur që në këtë kohë, do të kasnecohet Shqipëria më vete.

Të gjithë delegatët ishin mbledhur në shtëpi të Xhemil bej Vlorës, në një sallon të madh të shtëpisë së tij, ku në referatin kryesor, që mbajti Ismail Qemali, e përshkroi humbjen e Turqisë dhe të vajturat e Shqipërisë, mbi rrezikun e madh që ndodhet Atdheu ynë, tjetër shpëtim tha s`ka, përveç se të ngrehim flamurin e Shqipërisë dhe të kasnecojmë vetëqeverimin.

“Rroftë Shqipëria jonë”, thërritën të gjithë. “Rroftë Flamuri i Shqipërisë”. Salloni i madh i shtëpisë ishte plot me njerëz, çardaku poshtë plot, kopshti plot, të gjitha rrugët mbushur me njerëz”.

Ismail Qemali e mbylli referatin kryesor para kuvendarëve me këto fjalë: “Tanimë s’na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veçse ndarja e Shqipërisë nga Turqia”, dhe propozoi që: Shqipëria të shpallë Pavarësinë dhe të formohet Qeveria e Përkohshme dhe të emërohet Pleqësia (Senati).

Propozimet miratohen njëzëri nga Kuvendi. Ismail Qemali i cili tani më mbante postin e Kryetarit të Kuvendit, njëherit u propozua edhe si mandatar për organizimin e Qeverisë së Përkohshme dhe të Pleqësisë (Senatit).

Pasi mandatet e tyre, duhej verifikuar nga Kuvendi. Pas miratimit të pikave të parapara, nga ana e Kuvendit, Ismail Qemali propozoi që: “Shqipëria të shpallet shtet më vete, e lirë dhe e pavarur”.

Siç thamë më lartë, me propozimin e Rexhep Mitrovicës, Kuvendi njëzëri pranoi Ismail Qemalin edhe mandatar për propozimin e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë Etnike, ku bënin pjesë katër vilajetet: I Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe i Manastirit.

FJALIMI I ISMAIL QEMALIT SI KRYEMINISTËR I PARË I SHQIPËRISË ETNIKE

Ismail Qemali, pasi e mori edhe mandatin nga Kuvendi për të shpallur Qeverinë e Përkohshme, foli përsëri shkurt mbi të kaluarën historike të popullit shqiptar nën sundimin turk, dhe mbi luftën heroike të popullit shqiptar, për të fituar të drejtat e tyre, për të jetuar të lirë dhe sovran në tokën e tyre.

Ai, po ashtu në ekspozenë e tij, vuri në dukje rrethanat e krijuara në Shqipëri nga zhvillimi i Luftës së Parë Ballkanike. Ai tha se; “E vetmja rrugë e shpëtimit, është ndarja nga Perandoria Osmane”.

Masat e para që mori, ishin ato që të shpallej Shqipëria më vete, me një Qeveri të Përkohshme, të zgjidhej një Pleqësi (Senat), për të kontrolluar punët e qeverisë. Senati përbëhej prej 18 anëtarëve, ndërsa për Kryetar, u zgjodh Myftiu i Dibrës, Vehbi Agolli.

Pika e tretë ishte shumë e rëndësishme për ato çaste historike, që konsistonte me formimin e një Komisioni për të mbrojtur çështjen shqiptare, para Fuqive të Mëdha. Propozimet e Kryetarit, u aprovuan njëzëri, me duartrokitje të zjarrta.

Delegatët, në fund, nënshkruan dokumentin historik, Deklaratën e Pavarësisë në gjuhën turqishte, ku thuhej: “Shqipëria me sot të bëhet në vete, e lirë e mosvarme”. Kuvendi mbaroi punën, aty kah ora pesë e gjysmë pasdite.

Pastaj, të gjithë së bashku që ishin të pranishëm dhe kuvendarët me Ismail Qemalin, u drejtuan drejt ballkonit të godinës, për ta ngritur Flamurin kombëtar të Skënderbeut, ku në pritje të këtij akti, jashtë ndërtesës, ishin tubuar me mijëra qytetarë që përcillnin ngjarjen me këngë e valle, ku pritnin me padurim aktin madhor të Pavarësisë.

Ismail Qemali e mori flamurin prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, si Kryetar i Komisionit për ngritjen e flamurit, por sot kësaj dite, enigmë mbetet lashtësia dhe origjina e këtij flamuri, që e çoi lartë Ismail Qemali.

SA DELEGATË KANË MARRË PJESË NË KUVENDIN KOMBËTAR TË VLORËS?

Në ora pesë e gjysmë pasdite, firmoset Akti i Shpalljes së Pavarësisë nga 37 delegatë, sa ishin të pranishëm në sallë, Ismail Qemal, Nikollë Kaçorri, Abdul Aziz Vehbi Dibra, Dudë Karbunara, Elmas Boço, Vehbi Harxhi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Rexhep Mitrovica, Aristidh Rruçi, Abdi Toptani, Abas Dilaver Çelkupa, Mit’hat Frashëri, Shefqet Daiu, Zihni Abas Kanina, Xhelal Koprencka, Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani (Karaosmani), Iljas Vrioni, Salih Gjuka, Dhimitër Berati, Dhimitër Emanuel Mborja, Dimitri Zografi, Murat Toptani, Pandeli Cale, Luigj Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro Ilo, Thanas Floqi, Lef Nosi, Dr. H. Myrteza, Nuri Sojliu, Mustafa Asim Kruja, M. Ferid Voskopola, Ymer Deliallisi, Xhemal Deliallisi, Nebi Sefa Lushnja, Zuhdi Ohri. Ndërsa 2 emra janë të palexueshëm…”!

Edhe 26 delegatë të tjerë, erdhën gjatë ditëve në vijim. Gjatë mbajtjes së Kuvendit, një komision i zgjedhur vajti dhe nguli flamurin e Shqipërisë, nëpër tërë zyrat publike, ku një ditë më parë valonte ai turk. Njerëzia që shkonin përpara flamurit, nxirrnin kapelat e bardha dhe kush e kush, ta puthte më parë.

Pikturat e Sulltanit dhe të oficerëve të Turqisë, i nxorën nga tërë lokalet publike, i grisën dhe i shkelën me këmbë. Mbishkrimet e beledies, të postës, të telegrafit dhe gjetkë, të shkruara me shkronja arabo-turke, i hodhën poshtë dhe i pështynë.

Manifestime të nxehta, u bënë nëpër konsullatat e Austrisë, Italisë dhe të Rusisë, të cilët na u përgjigjën “me dashuri”. Të nesërmen priteshin të vijnë gjenerali Isa Boletini, Riza bej Jakova, Mehmet Pashë Derralla e, disa delegatë të tjerë të Kosovës, me 400 trima pas.

Megjithëse që atë ditë binte shi, po një shumicë e madhe kishë dalë përpara me flamurin tonë në dorë, kur u afruan të tre bajraktarët e Kosovës, zbritën nga kuajt dhe u gjunjëzuan para flamurit kombëtar me lot në sy e, puthën me një ngushëllim të thellë, për vuajtjet dhe trimëritë që kishte treguar populli shqiptar, kudo që jetonte. (V. Xh).

KUSH ISHIN DELEGATËT NGA KOSOVA DHE VILAJETI I MANASTIRIT?

Nga Kosova dhe trevat lindore, Aktin e Pavarësisë e nënshkruan këta delegatë, nga Struga e Ohri: Nuri Sojliu, Zuhdi Ohri, Xhemal Beu dhe doktori M. Murteza, i nënshkruar menjëherë pas Lef Nosit. Në të gjitha publikimet e gjertanishme, shënohet si Dr. H. Myrteza.

Por duhet theksuar se nga Struga, kanë marrë pjesë emra të mëdhenj të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si: Hamdi bej Ohri, Murat Barutçiu e, Dervish Hima. Po ashtu, duhet përmendur edhe Bejzat Saliun nga Ohri, i cili sipas pohimeve, ka qenë telegrafist në Vlorë (detyrë që e ka ushtruar edhe në Ohër).

Po ashtu, pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, ka qenë edhe redaktori i gazetës “Shkupi”, një atdhetar i palodhshëm i çështjes kombëtare, Jashar Erebara nga Dibra, i cili dha një kontribut të vlefshëm, në jehonën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

LISTA E TË FTUARVE NË AKTIN E PAVARËSISË KISHTE 78 EMRA TË DELEGATËVE NGA TË GJITHA TROJET E SHQIPËRISË ETNIKE, TË CILËT FIRMOSËN DOKUMENTIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË:

Vlorë: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruçi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqerem Bej Vlora;

Berat: Sami bej Vrioni, Ilias bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara;

Skrapar: Xhelal bej Koprencka; Hajredin bej Cakrani;

Lushnjë: Qemal bej Mullai, Ferit bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa;

Durrës: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri;

Tiranë: Abdi bej Toptani, Murat Bej Toptani;

Shijak: Xhelal bej Deliallisi, Ymer bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu;

Krujë: Mustafa Merlika-Kruja;

Elbasan: Lef Nosi, Shefqet bej Daiu, Qemal bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku;

Peqin: Mahmud Efendi Kaziu;

Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi (jo Ismail bej Vlora);

Gjirokastër: Azis Efendi Gjirokastra, Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfid Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli;

Përmet: Veli bej Këlcyra, Syrja bej Vlora;

Tepelenë: Feim bej Mezhgorani;

Janinë: Kristo Meksi, Aristidh Ruçi;

Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati;

Delvinë: Avni Bej Delvina;

Korçë: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo,

Pogradec: Hajdar Blloshmi,

Shkodër: Luigj Gurakuqi,

Mat: Ahmet bej Zogu (më vonë Zogu I-rë), Riza bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu,

Dibër: Myftiu Vehbi Dibra, Sherif Langu, myfti në Dibër dhe Ramiz Daci,

Kosovë; Gjakovë dhe Plavë-Guci: Rexhep bej Mitrovica, Bedri bej Ipeku, Salih Gjuka, Mid′hat bej Frashëri, Mehmet pashë Derralla, Isa Boletini, Riza bej Gjakova, Hajdin bej Draga, Dervish bej Ipeku, Zenel bej Begolli e Qerim Begolli.

Nga trevat Lindore (Maqedonia e sotme); Ohri dhe Struga: Zyhdi bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi bej Ohri, Mustafa Baruti dhe Dervish Hima nga Ohri,

Nga Kolonia e shqiptarëve të Bukureshtit u zgjodhën këta delegatë: z. Pandeli Evangjeli, Dimitri Ilua, Dimitri Zografi, D. Emanoil dhe DH. Berati. Memorie.al

Festa e 28 Nëntorit, ambasadori Silvio Gonzato uron: Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato u ka uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë.

 

Gonzato shprehet se hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit.

Ndërsa theksoi se shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian.

Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap”, shkruan ai në një postim në X.

GddTaEDW4AAnBvq

“Të bashkuar në zemër e shpirt!”- Festa e Pavarësisë, presidentja e Kosovës: 28 Nëntori, simbol i sakrificave tona për të qenë të lirë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Osmani shkruan se 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

“Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!“, shkruan ajo.

Postimi i Vjosa Osmanit

Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!

The Guardian: TikTok do të bllokojë filtrat e “bukurisë” për adoleshentët

TikTok-u duket se në javët në vijim do të kufizojë filtrat e bukurisë për përdoruesit adoleshentë.

 

Kjo platformë e cila po shihet me dyshime botërisht lidhur me pasojat negative që ka te të miturit, ndodhet  nën presion për të përmirësuar sigurinë. Për rrjedhojë TikTok njoftoi planet për të bllokuar filtrat e bukurisë për përdoruesit nën 18 vjeç.

“Disa nga ndryshimet që pritet të vijnë “në javët e ardhshme” përfshijnë parandalimin e fëmijëve nën 18 vjeç nga përdorimi i  filtrave që ndryshojnë tiparet e tyre. Në javët e ardhshme të gjithë përdoruesit nën 18 vjeç nuk do të kenë mundësinë të përdorin efekte që ndryshojnë tiparet e tyre, si për shembull sy më të mëdhenj, buzë të theksuara apo ton tjetër i lëkurës. ”, shkruan The Guardian.

Gjithashtu TikTok po punon për të gjetur mënyra dhe teknologji të reja, të cilat do të identifikojnë përdoruesit nën 13 vjeç, për të mos i lejuar ata që të përdorin këtë aplikacion.

Festa e Pavarësisë, Ambasada e SHBA uron shqiptarët: Festojmë me krenari bashkë me ju!

Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka uruar shqiptarët në 112-vjetorin e Pavarësisë.

 

“Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju“, thuhet në postim, bashkëlidhur me një video ku Jakob Curatola-Wozniak, interpretoi himnin kombëtar

“Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, shkruan ambasada.

 


 

View this post on Instagram

A post shared by U.S. E

Festa e Flamurit/ Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uron shqiptarët: Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Përmes një mesazhi nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Tiranë, Blinken shprehet se marrëdhënia e ngushtë mes dy vendeve është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, tha sekretari i Shtetit i ShBA.

468280959_1000565868765237_920726072652660025_n (1)

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Kërcënimi më i madh i paraqitur nga lëvizjet totalitare është shkatërrimi i sferës publike, çrrënjosja e arenës ku individët përfshihen në diskurs dhe veprim politik kuptimplotë.

Ky dokument është Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, dokumenti që bashkon firmat e burrave të shquar, të cilët më 28 Nëntor 1912 guxuan të shpallnin lirinë dhe sovranitetin tonë. Ky akt është themeli i kombit shqiptar, por mbi të qëndrojnë fatet tragjike të shumë prej atyre që i dhanë Shqipërisë identitetin e kombit.

Firmëtarët e Pavarësisë nënshkruan lirinë por përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër. Madje, edhe ata që kishin ndërruar jetë para vendosjes së regjimit, familjet dhe pasardhësit e tyre pësuan rëndë; disa u vranë, të tjerë u internuan, ndërsa një pjesë u zhdukën nga kujtesa historike për shkak të propagandës komuniste.

Fatet tragjike të disa firmëtarëve dhe pasardhësve të tyre:

Shefqet Daiu, delegat i Elbasanit dhe autor i Deklaratës së Pavarësisë, u burgos, torturua dhe u ekzekutua nga regjimi komunist në vitin 1946.

Lef Nosi, ruajtësi i Aktit të Pavarësisë, u pushkatua më 20 shkurt 1946.

Qazim Kokoshi, firmëtar i Vlorës, që i mbijetoi Gestapos, vdiq nga torturat në hetuesinë komuniste në vitin 1947.

Sami Vrioni, një tjetër firmëtar, u burgos dhe vdiq në burg në vitin 1947.

Bedri Pejani, arrestuar nga regjimi shqiptar dhe i dorëzuar serbëve, u pushkatua në vitin 1948.

Zini Abaz Kanina, i burgosur në vitin 1951, torturuar për një vit dhe dënuar me burg, vdiq menjëherë pas lirimit.

Aristidh Ruçi, arrestuar si tregtar i madh, u la në varfëri të skajshme pas lirimit nga burgu. Vdiq më 11 prill 1950, ndërsa shtypi i kohës e la vdekjen e tij në hije.

Ferit Bej Vokopola, i burgosur nga regjimi, përktheu Kur’anin dhe iu përkushtua punës intelektuale pas lirimit. Ai vdiq në vitin 1969, duke vuajtur nga përbuzja dhe mjediset represive të kohës.

Të internuar dhe të detyruar të emigrojnë

Disa figura të tjera si Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Bej Vlora, Mustafa Kruja, Mit’hat Frashëri dhe Rexhep Mitrovica u detyruan të emigronin për t’i shpëtuar persekutimit. Ata u shpallën “kriminelë lufte” nga regjimi, pavarësisht kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit shqiptar.

Siç paralajmërojnë studiuesit e totalitarizmave, regjimet shtypëse jo vetëm që shkatërrojnë jetët e individëve, por edhe synojnë të zhdukin kujtesën dhe kontributin e tyre. Ky akt, megjithatë, qëndron si një dëshmi e pavdekësisë së firmëtarëve të Pavarësisë dhe një thirrje për të kujtuar sakrificën e tyre.

Basha uron Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për përgjegjësitë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët Ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar si datën më të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Ai shprehet se momentet historike janë të lidhura me këtë ditë, si ngritjen e flamurit nga Skënderbeu, Shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.

Basha shprehet se 28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për përgjegjësitë kombëtare, duke shprehur nderim për ata që sakrifikuan për liri dhe bashkim kombëtar.

Urimi i plotë i Bashës:

Urime 28 Nëntorin, datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar!

Prej ngritjes së dykrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë, te Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Bej Vlora në Vlorë e deri te ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit në Prekaz, janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë datë.

28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara.

Nderim përjetë dhe lavdi të gjithë atyre që u flijuan për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar!

Për të tretën herë kërkohet dorëheqja e ministres së Arsimit

Nga Elira Kadriu

Për të tretën herë Ministria e Arsimit ishte pikësynimi për protestën e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Sërish u kërkua dorëheqja e ministres, Ogerta Manastirliu, shtim të oficerëve të sigurisë dhe rritje e numrit të psikologëve në shkolla.

“Të kenë kurajon, duke filluar nga Ministria e Arsimit, drejtoritë arsimore, drejtori i shkollës dhe mësuesit që të reagojnë!” tha gjatë protestës Dile Cara.

Fillimisht protestuesit u mblodhën përpara shkollës “Fan Noli” dhe marshuan deri përpara Ministrisë së Arsimit. Një protestë e ngjashme kjo me atë që u zhvillua të enjten e 21 nëntorit.

Gjatë marshimit ata ju drejtuan qytetarëve që të çohen nga kafja dhe ti bashkohen protestës.

“Falë këmbënguljes suaj sot ka një rihetim të çështjes! Ka shumë që protestën e gjykojnë nga bar-kafetë apo nga kolltukët e tyre, por ja që sot qytetarët e kanë fituar betejën e vogël,” theksoi Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare”.

Protestuesit kërkuan shtim të vëmendjes së lëndës së “Edukatës Qytetare” gjatë orëve mësimore, por edhe zgjatje të orarit të shkollave publike.

“Shkollat mbarojnë në orën 12.00 ndërkohë që puna mbaron në orën 16.00. Çfarë të bëjnë ata prindër? Ne kërkojmë që shkolla publike të zgjasë oraret!”përfundoi Ermelinda Hoxhaj.

Si ndodhi ngjarja dhe çfarë thonë autoritetet

Martin Cani humbi jetën më 18 nëntor pasi u godit me thikë gjatë një sherri mes moshatarësh në një rrugicë pranë shkollës 9-vjeçare ku i plagosur rëndë mbeti edhe shoku i tij, L.M.

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit vonuan të jepnin reagime sqaruese për ngjarjen, teksa ministrja Ogerta Manastirliu në një koment gjatë seancës parlamentare të buxhetit, u përpoq të shmangte përgjegjësitë duke u shprehur se “ngjarja ndodhi jashtë mjediseve të shkollës”.

Policia akuzoi M.P, 14 vjeç, për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Megjithatë, Prokuroria e rikualifikoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”, që parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

Në media u raportua për një tjetër të mitur që dyshohet se mori pjesë në ngjarje, version që u mbështet nga babai i L.M, ndërkohë që ky i fundit në një intervistë nga spitali është shprehur se është goditur nga dy thika të ndryshme dhe se në ngjarje u përfshinë të paktën tre persona.

Protestat dhe vëmendja e shtuar publike bëri që familja e të miturit të dytë të përmendur në media t’i drejtohej autoriteteve duke bashkëpunuar me hetuesit. Versioni i përcjellë prokurorëve është se K.B ka ndërhyrë në sherr për t’i ndarë dhe nuk ka goditur.

Ende nuk dihet se kush është personi i tretë, i përshkruar nga L.M të jetë në moshë madhore./ Citizens.al

FJALIMI/ Rikthimi i Mustafa Krujës në vendlindje, Eugjen Merlika: Dita më e lumtur e jetës sime

Nga Eugjen Merlika*

​Të nderuar e të dashur miq e të ftuar, të pranishëm këtu sot, të ardhur nga trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, duke dëshmuar se Kombi shqiptar është një dhe i pandarë, pavarësisht kufijve të imponuar.

Në këtë ditë të shënuar me shkronja të arta në jetën e fisit Merlika, në emër t’atij fisi e familjeve të tij, ju uroj me gjithë zemër mirseardhjen.

​Jemi mbledhur këtu sot për të nderuar e për të stolisur qytetin tonë me vendosjen e bustit të një biri të shquar të tij, jo vetëm të Krujës, por të gjithë hapësirave ku jetojnë “bijt e shqipes”. Ai ka qënë Mustafa Merlika – Kruja, firmëtar në emër të këtij qyteti, tëDokumentit më të rëndësishëm të historisë shqiptare, Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare më 28 nëndor 1912 në Vlorë, burrit të Shtetit, historianit, gjuhëtarit, shkrimtarit e publiçistit.

​Po më takon mua, si nip i Mustafa Krujës që, për një sërë arsyesh objektive e subjektive, është zotuar prej afër tridhjetëvitesh, të ndriçojë para opinionit publik shqiptar, figurën dhe personalitetin e vërtetë të personazhit historik që na ka mbledhur sot në këtë sallë, e mbas dy orësh në sheshin e këtij qyteti, për të mbajtur fjalën përshëndetëse. Nuk do të jetë një ligjëratë për gjyshin tim, për të cilin kam shkruajtur e folur disa herë e për tëcilin do të flasin sot studjuesit e mirënjohur të ftuar e të ardhur posaçërisht.

Fjala e ime do të jetë një sërë falënderimesh, që burojnë nga thellësia e zemrave tona si familjarë, për ata organizma e individëqë, fatmirësisht, kanë dhënë ndihmesën e tyre vendimtare në arritjen e kësaj dite të mrekullueshme. U kërkoj falje për kohën që do t’u marr në shprehjen e atyre falënderimeve, që  do të jetë  mëe gjatë se sa shtatë minutat që secili folës do të ketë në dispozicion për fjalën e tij.

Sot mund të pohoj se kjo ditë mund të quhet si “dita m’e bukur e jetës sime”, të njëjtat fjalë që përdori gjyshi im i madh një ditë prilli të vitit 1941, kur u njoftua bashkimi i Dheut Amë me Kosovën, Dibrën e Madhe dhe zonën e Liqenjve, krahinat e banuara nga shqiptarët jashtë kufijve të tij, frut i pushtimit tëpabesë t’atyre trojeve  nga ushtritë e fqinjve ballkanikë n’atëvjeshtë tejet të ndërlikuar të vitit 1912. Pak muaj më vonëKonferenca e Ambasadorëve të Fuqive të mëdha t’Evropës do tëligjëronte paturpësisht ata pushtime, duke i shkaktuar atdheut tonë fatkeqësinë më të madhe të historisë së tij.

Sot është një ditë madhore e veçantë, jo vetëm për familjen e fisin Merlika, por edhe për qytetin e Krujës dhe gjithë Shqipërinë. Është treguesi më i saktë i ndërrimit të kohëve e mendësisë sëtyre, një fakt absolutisht pohenik, për të cilin asnjë prej nesh nuk do të kishte guximin të vinte një bast sado të vogël vetëm 35 vite më parë.

Data e sotme me këtë ceremoni në sallën e pallatit të kulturës sw Krujës së tij, e përurimin e bustit të tij në sheshin e atij qyteti, do të mbetet dita e rilindjes virtuale të figurës së tij poliedrike gjithmonë në shërbim të interesave të vërteta të Shqipërisë.

FJALIMI/ Rikthimi i Mustafa Krujës në vendlindje, Eugjen Merlika: Dita

I falem nderit shumë Zotit të madh e të gjithfuqishëm, i vetmi që mund të sendërtojë në këtë botë mrekulli të tilla, si kjo e kësaj dite. Po e filloj serinë e falënderimeve, duke i u drejtuar Krijuesit,që më ka shoqëruar në çdo ditë të jetës, ditë të ëmbla por edhe tëhidhura.

Falënderimet më të përzemërta i shkojnë Këshillit bashkiak tërrethit Krujë e prefekturës së qarkut Durrës e drejtuesve të tyre që, me gatishmëri të pashembulltë e një kënd vështrim realist nërespekt të vlerave historike të qytetarëve të tyre, larg paragjykimeve të së shkuarës, vlerësuan drejt veprimtarinëatdhetare të Mustafa Merlika Krujës, duke i njohur atij meritën për të patur një bust në një nga rrugët kryesore të qytetit të lindjes. Uroj e shpresoj që ai bust të jetë një vlerë e shtuar e një stoli e atij qyteti të cilin Ai e përfaqësoi denjësisht edhe se vetëm njëzetepesëvjeç, në krah të Ismail Qemalit në Kuvendin themelues tëshpalljes së Pavarësisë shqiptare, duke nënëshkruar Dokumentin përkatës në emër të kryeqytetit të Gjergj Kastriotit. Krujës sëadhuruar, i pari bir i diplomuar i saj, i kushtoi shkrimin e fundit tëjetës së tij prej shkrimtari, prozën e gjatë të titulluar “Qyteti im”, e shkruajtur në Amerikën e largët në të cilën mbylli sytëpërgjithmonë. Ajo përbën një hymn për Krujën dhe banorët e saj, për të cilët Mustafa  nuk kurseu epitetet më të bukur, sa i takon cilësive të tyre karakteriale, kryesisht ndershmërisë së tyre proverbiale, bujarisë, thjeshtësisë e dëshirës për punë.

FJALIMI/ Rikthimi i Mustafa Krujës në vendlindje, Eugjen Merlika: Dita

Uroj që ai bust të përbëjë një shtysë të fuqishme për bashkëqytetarët e tij, që t’i lexojnë veprat e tij, sepse sa më shumët’i lexojnë, aq më shumë do të ndjehen krenarë.

Një tjetër falënderim tejet i veçantë e i përzemërt i drejtohet nga ana e familjes, atyre më shumë se tetëdhjetë qytetareve e qytetarëve intelektualë krutanë, që kanë nënëshkruar me shumëdëshirë e bindje të brëndëshme kërkesën për dhënien e lejes për ndërtimin e  vendosjen e bustit në sheshin e qytetit të tyre.

Dua të falënderoj me të njëjtën dashamirësi Shoqatën mbarëkombëtare “Trojet e Arbërit”, kryetarin e saj, historianin Nue Oroshi, e veçanërisht publiçistin e shkrimtarin kosovar zotin Tomë Mrijaj, që është nismëtari i parë i idesë së kësaj dite dhe i sendërtimit të saj. Madje ajo Shoqatë duhet falënderuar edhe për nismën e 14 gushtit 2015 kur vendosi të mbajë në qytetin tonësimpoziumin me temën: “Populli shqiptar në rrjedhat e historisëdhe roli i personaliteteve nga epoka e madhe e Gjergj Kastriotit deri në fund të shekullit XX”.

Një tjetër falënderim i përzemërt i shkon zonjës Monika Lubonja, që është zotuar në vetë të parë në kërkesën drejtuar autoritetit bashkiak të Krujës dhe atij të prefekturës së Durrësit për të siguruar lejen për vendosjen e bustit të Mustafa Krujës.

Në këtë ditë të mrekullueshme, në gjithësinë e saj, në të cilën mendimet tona rrokin edhe ngjarjet tragjike, që kanë përfshirë nëvorbullat e tyre mjaft personazhe të disa familjeve të këtij qyteti, që lidhen idealisht me firmëtarin e pavarësisë, një faqe tragjike hapet para vëzhguesve të ngjarjeve e përcakton ndjenjat dhe emocionet. Mustafai, për një domosdoshmëri të jetës së tij familjare, është larguar nga Shqipëria e tragjeditë që kanë të bëjnëme t’afërmit e Tij, kryesisht djem xhaxhallarësh, që janësolidarizuar me idetë e tij, i mësoi shumë më vonë, duke i rënduar gjëndjen e Tij shpirtërore në mënyrë të pandreqëshme. Ai bust, qëvendoset sot në rrugën që çon tek kështjella ëshë, në një farëmënyre, motiv ngushullimi e lehtësimi për shpirtërat e Reshitit, Ymerit, Sejfullait, Sulejmanit, Talibit, Hamidit, të gjithë kushurinj t’afërt të Tij. Atyre duhet t’i shtoj edhe emrin e nderuar tëSejfullah Shimës shoqëruesit besnik  të tij kur ishte kryeministër. Të gjithë këta flijuan jetët e tyre rinore në qëndresën me armëkundër regjimit që u vendos në Shqipëri, e që me qëndrimin e tij të nënështruar politikës së Beogradit, flijoi shumë shqiptarë e vetëShqipërinë etnike, që kishte qënë lumturia e Lalës së tyre, godina e ëndërruar e kombëtarizmit shqiptar mbas Dokumentit të Vlorës, altari në të cilin u shkrinë të gjitha energjitë mendore, shpirtërore e fizike të mëndjeve më të ndritura të këtij kombi.

Falënderimeve për institucionet u shtoj edhe ata për individëtë ndryshëm nga familja e farefisi, deri tek ata përfaqësues tëfjalës së lirë që, në këta 34 vite, nuk janë prapsur nga trysnia ehistoriografisë zyrtare në etiketimin e emrit të Mustafa Krujës me epitetet më të përbindshëm që mund të përfytyrohen.

FJALIMI/ Rikthimi i Mustafa Krujës në vendlindje, Eugjen Merlika: Dita

Në rradhë të parë kujtimi shkon tek motra e Mustafait, Haxhire Anxhela Merlika-Muka, e cila e ka shoqëruar vëllain e saj në vite të gjata mërgimi në Itali, Francë, Egjypt e Shtetet e Bashkuar të Amerikës, duke qënë për të ngushullimi i vetëm i njëjete tejet të vështirë. Ajo me bashkëshortin Spiro Muka kanëruajtur të paprekur veprën e Tij të mbas luftës, dorëshkrimet e letrat, të cilat familja i ka bërë të njohura publikut shqiptar që nga viti 2006 e deri në vitin 2023, nëpërmjet rreth njëzet vëllimeve.

Këta botime kanë ndihmuar në mënyrë vendimtare në njohjen e jetës e veprës së Mustafa Krujës, duke nxjerrë në shesh tëvërtetën historike, gjë që më 2012 e nderoi figurën e Tij me urdhërin “Nder i Kombit”, si pjestar i grupit të Firmëtarëve tëDokumentit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëndor 1912” nga Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi, me dekretin Nr. 7574, datë 26/06/2012. Pasojë e këtij vlerësimi qe atëherë emërtim i sheshit të qytetit me emrin e Tij dhe sot ngritja e bustit të Tij nërrugën kryesore të qytetit, si dëshmi e vlerësimit maksimal tëQytetit të Gjergj Kastriotit për birin e tij të madh.

Duke u nisur nga fakti se vlerësimi i vitit të njëqindvjetorit tëPavarësisë, me dhënien e çmimit “Nder i Kombit” dhe ai i këtij viti me miratimin e vendosjes së bustit, janë vendime që burojnënga konsiderata historike afërsisht të ngjajshme, edhe se të dy administratave të ndryshme, përsa i përket përkatësisë politike, veç falënderimeve që u shkojnë me shumë respekt nga ana e jonëtë dyjave, urojmë me gjithë zemër që për të tilla tema që kanë tëbëjnë me të kaluarën historike të Kombit, politika të jetë e njëmendimi, duke dalë me vlerësime që respektojnë më shumëndihmesën reale, simbas periudhave, në dobi të interesave t’atdheut.

Thashë më sipër se botimi i vëllimeve me shkrimet e Mustafa Krujës pati ndikimin e tij në opinionin publik. Për pasojë pati mjaft shkrime intelektualësh që u botuan në organe të ndryshme. Dua të falënderoj publikisht zotërinjtë publiçistë Ardian Ndreca,  Visar Zhiti, Agron Gjekmarkaj, Admirina Peçi, Elsa Demo, Sadik Bejko, Çelo Hoxha, Hamdi Meçe, Thanas Gjika, Ben Andoni, Roland Qafoku, Shaban Murati etj., duke i kërkuar të falur ndonjerit që i ikën kujtesës në këtë çast

Në këtë hulli shkrimesh falënderimi më i i përzemërt e më i thellë i shkon organeve të cilët në gjithë këta vite kanë botuar shkrimet e Mustafa Krujes, duke zgjeruar horizontin e lexuesve mbi personalitetin e tij. Falënderoj gazetat “Shekulli”, “Shqiptarja.com”, “55”. “Dielli”, “Mapo”, “Illyria”, “Gazeta Liberale” e portalin “Voal.che” që asnjëherë nuk kanë nguruar tëbotojnë gjithshka që u kam dërguar për botim. Respekt e mirënjohje botuesve të këtyre organeve dhe gazetareve e gazetarëve Elsa Demo, Admirina Peçi, Dalip Greca, Skënder dhe Elida Buçpapaj, Alfred Lela, Fitim Zekthi, Arion Sulo e Reldar Dedaj.

Dëshëroj të falënderoj veçanërisht me këtë rast ingjinjerin shkrimtar e publiçist Mërgim Korça që, nëpërmjet shkrimeve të tij të mbushur me argumenta të bazuar jo vetëm në sudimet e thella por edhe në përvojën jetësore të tij, qoftë edhe duke rrahur mendimet edhe me historiografinë zyrtare, ka dhënë një ndihmesëtë shquar në ndriçimin e personalitetit e të veprimtarisë së Mustafa Krujës.

Libri i parë i botuar është “Antologji historike”, i përgatitur nga biri i autorit, Bashkim Merlika, që ka shkruajtur edhe parathënien, në vitin 2001, n’agim të mijëvjeçarit të tretë, nga shtëpia botuese “Sejko” në Elbasan. Në vitin 2004 pa dritën e botimit një tjetër vëllim me sfond historik, frut i përkthimit tëkryer nga Kruja mbi të shkuarën e Shqipërisë. Ai titullohej “Vëzhgime Iliro-Shqiptare” e kishte si shtojcë të tij një fjalor shpjegues të përkthyesit rreth fjalëve të përdorura gjatë punës sëtij. Ai u botua nga Shtëpia botuese Camaj-Pipaj në Shkodër. Njëvit më vonë Shtëpia botuese PHOENIX Shkodra botoi vëllimin e autorit “Aleksandr’ i Madh dhe Maqedonij’e hershme deri tek Aleksandr’i Madh (336 p.K.).” Në vitin 2007 Shtëpia botuese “55” mori përsipër botimin e librit jo shumë të gjatë “Kujtime vogjlije e rinije” që pati një jehonë pohenike tek lexuesit.

Vitet 2007 e 2008 nxorën në dritën e botimit dy vepra gjuhesore t’Autorit qe kishte humbur gjate kohës kryeveprën e jetës se tij “Fjaluerin kritik te shqipes”, të lënë në Institutin e Studimeve Shqiptare e të zhdukur pa gjurmë. Ne mërgimin e Aleksandrisë s’Egjyptit, i strehuar pranë Mbretit Zogu I, bujarisë së të cilit Mustafa Kruja i mbeti mirënjohës deri në frymën e fundit, ai u përpoq te ripërtërinte veprën e tij madhore së cilës i kishte kushtuar gjashtë vite pune intensive. Por pa materialet shkrimore të mbledhur gjatë shumë viteve, mundi të hedhë nëletër vetëm fjalët që fillonin me dy gërmat e para t’alfabetit.Gjithmone n’Egjypt ai shkruajti “Nji studim analitik  Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja moderne”. Bashkim Merlika vendosi botimin e “Fjaluerit kritik të shqipes “ dhe  “Nji sudim analitik” duke i a lënë në dorë këta dy dorëshkrime një studjueseje të thukët të gjuhësisë shqipe, prof. Ledi Shamku Shkreli, e cila ka bërë njëpunë të shkëlqyer vullnetare me përgatitjen për botim e me parathëniet, dizertacione të vërteta shkencore për veprat. Botimin e mori përsipër studjuesja e njohur Brikena Çabej, duke patur mbështetjen  e zotit Avenir Kika për të parën. Po sjell këtu dy fragmente nga parathëniet e veprave, që nxjerrin në pah aftësitëgjuhësore t’autorit, në konceptimin e autores së tyre:

“Shpesh kur analizohen post factum mendje luminare, idetë e të cilave nuk gjetën përkrahje në gjallmëni të tyre, thuhet se ato qenë të parakohshme. Për M. Krujën nuk mund të thuhet kësisoj, pasi thelbi i kumteve të tij teorike shihet se ka qenë sinkron me atëtë bashkëkohësve të vet  në Evropë e Shtetet e Bashkuara – Fishman, Martinet, Benveniste, Bartoli, Migliorini etj. Pra ky novator do të kish qenë njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur, por pas Dyzetekatrës koha shqiptare rrodhi  ndyshe nga koha globale e për rrjedhojë shkenca jonë i u shmang vektorit diakronik të zhvillimeve ndërkombëtare, duke hyrë siç ështëpranuar me krenari në një shteg sui generis. Pra ky aksident historik u përkthye në një aksident apo gand gjeografik, i cili bëri që M.Kruja të ish njeriu i duhur në kohën e duhur, por qës’mundej të ndodhej në vendin e duhur – në Shqipëri.”

“Sot trashëgojmë filozofinë gjuhësore të Krujës, jo thjesht si dije, por si dorëzanì, si dritë e si shtysë për t’i kthyer gjuhës aktuale njomshtinë që i mungon. Kjo dorëzanì vlen më shumë se çdo lëvdatë dhe lyp mirënjohjen tonë. Nuk e kam fjalën thjesht për mirënjohjen e një rrethi të ngushtë gjuhëtarësh a letrarësh, por për atë ndjesi të thellë që duhet të ruajë në zemër për Mustafa Krujën çdo individ i bashkësisë shqipfolëse, e madje dhe ata qësot ende s’kanë lindur.”

Këto fjalë të gjuhëtares së shquar marrin ngjyrën e profecisë, po të mbajmë parasysh vendimin e Këshillit bashkiak të Krujës qëna ka mbledhur sot. Falënderoj nga zemra zonjën Shamku për vlerësimet e saj ndihmesës së Mustafa Krujës në gjuhësinëshqiptare. Ata përkojnë dhe u shtohen të tjerë gjykimeve e vlerësimeve të të tjerë korifejve të gjuhësisë shqiptare si Atë Zef Valentini, Karl Gurakuqi, Ernest Koliqi, Eqerem Çabej, Aleksandër Xhuvani, Namik Resuli, e të tjerë kolegë të shquar tëInstitutit të Studimeve Shqiptare që gjuhëtari krutan e drejtoi për më shumë se dy vite të jetës së tij.

Nga viti 2011 e deri në vitin 2017 vëllimet e autorit vazhduan të botohen nga Shtëpia Botuese OMSCA-1 në pronësi të z. Luan Pengili, bashkëqytetar i Autorit. Ai bashkëpunim, si dhe të tjerët ka qënë i frutshëm e korrekt. Panë dritën e botimit këta tituj: “Studime historike”, “Probleme gjuhe”, “Mustafa Kruja nëhistorinë shqiptare”, “Kuvend letrash me miqtë” numër 1, 2, 3, 4, 5, dhe “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”. Duke falënderuar botuesin për ndihmesën e tij duhet të shtoj edhe emrat e nderuar tëAleksandër Meksit, Kolec Topallit, Tomë Mrijajt, Ardian Ndrecës, Ilir Ikonomit, Mithat Gashit, Atë Vitor Demaj e Sokol Çungës qëkanë patur mirësinë të shkruajnë parathëniet e shumicës së atyre vëllimeve. Në vitet 2021 dhe 2023 shtëpia botuese Berk botoi përkatësisht vëllimet “Lashtësi shqiptare” dhe “Historij’e vonë”

Ndërkohë me nismën e  vyer të Prof. Ardian Ndrecës u organizua një konferencë shkencore përkujtimore me temën “Rishkrimi i historisë dhe figura e Mustafa Krujës (1887 – 1958) më 27 dhjetor 1958, në ditën e 50-vjetorit të kalimit n’amshim tëpersonalitetit kulturor krutan në ShBA. Ajo qe e para e llojit nëShqipërinë pas komuniste, kur emri i Firmëtarit të Pavarësisë nuk ishte “zhdoganuar” ende nga historiografia zyrtare. N’atëkonferencë referuan mjaft personalitete të kulturës e tëmësimdhënies shqiptare si ish kryeministri Aleksandër Meksi, gjuhëtarët Kolec Topalli, Ledi Shamku-Shkreli dhe Evalda Paci, historianët Nevila Nikaj, Enriketa Papa dhe ingj. Mërgim Korça, Ingj. Bashkim Merlika, prof. Genc Korça, e studjuesi Artan Lame. Mbas tre vitesh kumtesat e mbajtura atë ditë u botuan në një libër të veçantë, të përgatitur për botim nga prof. Ardian Ndreca, duke i shtuar ndonjë shkrim tjetër të tij. Përfitoj nga ky rast i lumtur për të falënderuar publikisht të gjithë këta lëvrues të ndritur të kulturës shqiptare, për ndihmesën e tyre të madhe e të sinqertë nëndriçimin e figurës poliedrike të intelektualit më në zë të Krujës sëkohës së tij.

Në kuadrin e nismave për veprimtarinë atdhetare të Mustafa Krujës, më sipër fola pak për simpoziumin e Shoqatës “Trojet e Arbërit”me nismën e intelektualëve të diasporës, zotërinjve TomëMrijaj dhe Nue Oroshi, më 22 qershor 2022, në Prizren. N’atësesion morën pjesë e diskutuan kryetari i Shoqatës, historiani Nue Oroshi, Dr. Qerim Lita, politologu prof. Nexhmedin Spahiu, profesoreshë Rovena Vata Mikeli, studjuesi Fazli Hajrizi, publiçisti e shkrimtari Tomë Mrijaj, Dr. Besim Morina, shkrimtarja Emrije Krosi, studjuesi Fatmir Minguli, studjuesja Rezehana Hysa dhe i nënëshkruari. Nga larg dërgoi kumtesën e tij ingjinjeri publiçist MërgimKorça,

FJALIMI/ Rikthimi i Mustafa Krujës në vendlindje, Eugjen Merlika: Dita

Shoqatës mbarëkombëtare “Trojet e Arbërit” dashamirët e Mustafa Krujës dhe familja e fisi Merlika i janë mirënjohës për sesionin e Prizrenit 2022 dhe për nismën e kërkesës për vendosjen e bustit sot. Asaj Shoqate e antarëve të saj, ndërmjet të cilëve diskutuesit e foltores së Prizrenit u shkon falënderimi i ynë më i sinqertë për shprehjen e mendimeve të tyre.

Mendimi i ynë sot shkon edhe më larg, në Krujën e vitit 1912, n’ata burra të parisë së qytetit, që vendosnin me njëmirëkuptim t’admirueshëm me njëri tjetrin, për të marrë vendime që zbatoheshin nga gjithë qytetarët e vulosnin jetën administrative të qytetit. Në këtë kuadër e quajta të udhës të sjell këtu njëdokument të shkurtër të datës 11 gusht 1912, që i drejtohet Kuvendit Kombtar të Kryengritjes të mbledhun në Kosovë:

“Dega e Krús me rrethet e saja të Kryengritjes sëpërgjithëshme shqiptare, t’organizueme për me shpëtue Kombin tonë nga robnija e mjerimi, për me i dalë para rrezikut të humbjes së plotë qi po i kërcnohet Atdheut t’onë nga qeverija e keqe, zgjedh si përfaqsues të vetët kryetarin e saj Avdi Bé Toptanin  dhe sekretarin e përgjithshëm Zin Mustafa Asim, të diplomuem prej shkollës së naltë Mylkije, e i dërgon me fuqi të plotë në Kuvêndin Kombtar të Kryengritjes.

Më 29 korrik 328

Ndënshkruesit: Omer – Avni Deliallisi, Hamid Toptani, Refik Toptani, i biri i Seidit, Baba Zenel Kaloshi, Zenel Abidin AgëMeça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Muharrem – Hamdi i bir i Ismailit (Toger Muharrem Taga), Idriz Agë Kuqi, Mulla Muharrem Pengili”.

Ky ishte fermani që parija e Krujës i jepte një djali 25 vjeçar për t’i përfaqësuar në të gjitha ndodhitë e kthesës historike tëShqipërisë, përfshirë edhe nënëshkrimin e Dokumentit tëPavarësisë. Këta zotërinj të nderuar, prodhim i brumit më të pastër të traditës shqiptare të Gjergj Kastriotit, i dhanë shtysën e parë tëmadhe birit të qytetit të tyre, të arsimuar, por pa patur asnjë ofiq shoqëror, pa asnjë titull pasurie, duke i besuar interesat e qytetit  në të gjithë mexhliset shqiptare. Sot, në këtë ditë tejet të shënuar ata duhet të marrin falënderimet tona të sinqerta për largpamjen e tyre dhe atdhetarizmin që treguan në çaste të vështira në historinëe kombit.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre në historinë e këtij qyteti tëlashtë!

Serisë së mirënjohjeve që lidhen me këtë ditë të pazakontë do t’u shtoj atë për dy kushërinjtë e mij, Dhurata Meksin dhe Luan Merlikën që kanë patur një rol vendimtar në çuarjen përpara të kësaj praktike deri në ditën e sotme. Pa punën e tyre nuk do tëkishte qënë e mundur të sendërtohej ky projekt madhështor. Sëbashku me të tyre falënderimi i im i shkon edhe një tjetër njeriu, shokut të ngushtë të fëminisë e të rinisë sime, Z. Eqerem Mujo që,i gëzuar po aq sa dhe un, për sendërtimin e veprës që do tëpërurojmë sot ka dashur të kontribuojë  për të. Zoti qoftë me ta dhe familjet e tyre, duke shpërblyer mirësinë tek ata dhe t’afërmit e tyre. Po ashtu falënderimet e mija i shkojnë edhe familjes sime që, në këta vite të gjata pune më kanë mbështetur e nxitur, madje edhe me çmimin e sakrificave.

Së fundi dëshëroj të falënderoj pa masë sendërtuesin e vërtetëtë këtij projekti, skulptorin Kodrian Llalla, që ka punuar për muaj me të gjithë vullnetin e tij të mirë për të krijuar një vepër që do tëmbetet gjatë si pasuri e këtij qyteti.

“Sidoqoftë, sido qi të merren gjykimet tona veprat e Mustafa Krujës jesin dëshmim i shkëlqyeshëm i kontributit  qi ai i solli naltësimit moral e kulturor të botës shqiptare”. Besoj se këto pak fjalë të shkrimtarit të mirënjohur, Ernest Koliqit janë tëmjaftueshme për të përligjur veprimin që të gjithë ne po kryejmësot, duke parë në sy të shkuarën, para s’ardhmes e historisë sëAtdheut tonë.

Duke ju falënderuar me të gjithë fuqinë e zemrës sime për vëmëndjen e praninë tuaj në këtë ndodhi të mrekullueshme, ju uroj juve e familjeve tuaja çdo të mirë të mundëshme, shëndet e mbarësi pa fund.

Po e mbyll bisedën time me një mesazh që më ka dërguar më i madhi shkrimtar i letërsisë shqiptare sot, miku im Visar Zhiti, e të cilin po e ndaj me secilin prej jush “Statuja e Mustafa Krujës është statujë shqiptarizmës e dijes”.

* Fjalimi i mbajtur me rastin e vendosjes së bustit të Mustafa Krujës në vendlindje për 112-vjetorin e Pavarësisë