26.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

5.5 mijë euro kilogrami/ Si Suel Çela, Ervin Mata dhe Ergys Dashi e sillnin kokainën nga Ekuadori me anijet e mbetjeve toksike!

Dalin të tjera detaje mbi mënyrën se si funksiononte banda e Suel Çelës. Përveç vrasjeve dhe hasmërisë me Çapjat, ata kanë pasur biznes parësor transportimin e kokainës. Në dosje del se Suel Çela (Marjus Lulaj) ka lidhur kontakte me Ergys Dashin dhe Ervin Matën, për të transportuar kokainë nga Ekuadori. Por ajo që bie në sy është se ata përdorin për transport një anije të së njëjtës kompani që doli te skandali i mbetjeve toksike, “Maersk”.

Dosja e SPAK

Më datë 14.10.2020 në orën 09:05, Marjus Lulaj komunikon me Fuad Verzivolli të cilin dyshohet se e fton të investojë në blerjen e një sasi lëndë narkotike, duke i sugjeruar se paratë që duheshin për investimin e kësaj sasie t’ja dërgonte nga Italia vëllai i Fuad Verzivolilit nga Italia dhe Marjus Lulaj do të paguante përqindjen e komisionit/përqindjes tek autobuzi i cili do të sillte paratë nga Italia. Marjus Lulaj dërgon mesazhet “…o bongorno…si je…po nisim punen tjeter nga siper…do investosh nai gje…ato leket ita thuj ti nisi ketu vllai leket per dyshen e paguj un % e busit…ok ti bi ktu…dhe shiko nese doni te investoni…kte jav nisim leket…“.

Në orën 14:51, Marjus Lulaj komunikon me Hajdar Lala të cilit i dërgon një bisedë të kryer me përdoruesin e SkyECC me pseudonimin “Pika Bugatti” i cili nga verifikimet rezulton se ky pseudonim i përket SkyECC DDRJEP në posedim nga shtetasi Ergys Dashi. Përmbajtja e kësaj bisedë është si vijon:

Ergys Dashi- Si kalove plako, Na shkoft mbar, Mir je, Ca ke bo, Jam me bolin po ska bateri. Sot mora 235, Ke ai shoku, Tani per punen e “Maersk” me dysheme qe folem, Sa doni me investu ju edhe dalja, Se po fillojm pergatitjet.

Marjus Lulaj – Mir shoku si kalove ti, po me tha shoku per trasferten.

Ergys Dashi- Po mendonim me e bo me 400.

Marjus Lulaj- boli do jet te pjesa jon pyte.

Ergys Dashi- Jo, Do jet ke pjesa nisjes. Marjus Lulaj – hahahaha..

Ergys Dashi- Si je vllai po dush ti hy ke dy pjeset un . (*në këtë moment nëpërmjet telefonit të Ergys Dashit po komunikon Ervin Mata).

Marjus Lulaj-mir vlla ca bane ti si je.

Ergys Dashi – Po flisni vet tani qe te filloj dhe pika punen. (*në këtë moment Ervin Mata ja ka kaluar telefonin Ergys Dashit).

Marjus Lulaj- po flasim vet pa merak. shiko qe mos ta bani punen pa qef 50 po fusim ne. dalja mer ate % mrapa te buna baletave i fusim dhe ata te investojn. puna*.

Ergys Dashi- audiofile. Mer fol me to, 100 esht ok, Dhe 150 nese don,Ska ktu pa gef, Po e bejm me shum qef.

Marjus Lulaj-ok vlla nrregull 100.

Ergys Dashi: Thjesht sa dush ti.

Marjus Lulaj-jemi ok.

Ergys Dashi – Mos e vrit mendjen fare ti per ne, Po dalja, A je i sigurt nuk don.

Marjus Lulaj-jemi ok me 100 pa merak. ska shum rensi kjo, tani mthuj per leket.

Ergys Dashi –audiofile.

Marjus Lulaj- ylla un kam fol. e kam nda punen me ata.

Ergys Dashi Ok- Ne rregull. Shitjen e mer i ju. Marjus Lulaj po e mar un shitjen te gjith.

Ergys Dashi- Merni ju.

Marjus Lulaj: dhe pagesat shqipri shumica.

Ergys Dashi- Kurse perqindja, Ska problem ne shipri i marim, Ok ne rregull, Sa ishte.

Marjus Lulaj- nese ju inteteson, 20, te punet e mdhaja 15%. per kte rast 20%, Per investimin total me transfert me gjitha esht 5500 euro nji,

Ergys Dashi – Ne rregull, Ok.

Marjus Lulaj-ok leket ku duhet ti cojm.

Ergys Dashi-Kurse ne fillim do jepe 2500.

Marjus Lulaj- kuptova. mthuj ku duhen leket.

Ergys Dashi: Diten qe do bejm punen do pagujm kusurin. audiofile.

Marjus Lulaj- ok pra nrregull.

Ergys Dashi-audiofile.

Marjus Lulaj- kuptoj. ta flasim vet per trasferten ne nga ktu.

Ergys Dashi – Plako puna do bohet me shtet.

Marjus Lulaj- ma ke shpjegu ate dit kte i kam te qarta.

Ergys Dashi-Edhe kur te hyj mren puna me ardh shteti i quitos.

Marjus Lulaj- ok,

Ergys Dashi – Kemi rrezik te dy palet.

Marjus Lulaj- kuptova.

Ergys Dashi-Kurse me policet e guajakilit ska rrezik,Jo gjitha, Edhe nese humbim do humben 2500.

Marjus Lulaj- i kam te qarta te gjitha pa merak.

Ergys Dashi-audiofile.

Marjus Lulaj-i folem at dit, i kam te qarta pa merak.

Ergys Dashi: Ngage jam me bolin tha shpjegoja edhe iher.

Marjus Lulaj-jo i kam fiksu te gjitha kur folem ktu. ma maj pak mir bolin mos e len pa buk. hahaha,

Ergys Dashi-Ok, Po fillojm pergatitjet.

Marjus Lulaj- na prift e mara.

Nga konteksti i kësaj bisede, Ergys Dashi është në rolin e organizatorit të trafikimit të një sasie lënde narkotike nga Ekuadori në Evropë, e cila do të realizohet me kompaninë e transportit/lundrimit Maersk. Lënda narkotike do të fshihej në dyshemenë e konteinerit i cili transporton produkte të ligjshme. Sipas komunikimeve të poshtë cituara dyshohet së për realizmin e këtij episodi trafikimi do të përfshihen dhe zyrtarë të agjencive ligjzabtuese ekuadoriane. Nga përmbajtja e kësaj bisede dyshohet së Marjus Lulaj do të përfshihet në blerjen e 100 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë me cmim 5, 500 euro për kilogramë, si dhe do të angazhohet në shitjen e të gjithë sasisë së lëndës narkotike sapo të mbërrijë në Evropë.

Ergys Dashi në prani të Ervin Matës ka komunikuar me Marjus Lulaj për të përcaktuar pjesën e ngarkesës së lëndës narkotike për secilën palë dhe mënyrën si do veprohet në vazhdim.

Në sasinë e lëndës narkotike do jetë pjesëmarrës edhe Ervin Mata. Nga biseda kuptohet që gjysma e pagesës për lëndën narkotike do dërgohet para se lënda të ngarkohet në Ekuador duke paguar 2500 euro sic shkruan edhe Ergys Dashi “Kurse ne fillim do jepe 2500” dhe pjesa tjetër do paguhet pasi lënda narkotike të jetë ngarkuar në anije për tu nisur drejt Evropës “Diten qe do bejm punen do pagujm kusurin”. Në këtë rast trafikimi, Marjus Lulaj ka marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike kur të mbërrij në portet Evropiane dhe personi që do e realizoj nxjerrjen, si shpërblim merr 20% të sasisë së lëndës narkotike. Hajdar Lala dyshohet të jetë personi që Marjus Lulaj ka kontaktuar për të nxjerrë lëndën narkotike nga portet evropiane dhe për të qenë transparent për veprimet e tij, i ka dërguar komunikimin me Ergys Dashin.

Më datë 01.11.2020 në orën 12:11, Marjus Lulaj komunikon me Ergys Dashin, të cilit i kërkon të sqarohet me personin që ka marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike nga konteineri në momentin që do mbërrij në portet Evropiane. Marjus Lulaj i dërgon mesazhet “…a ta kaloj kontakt direkt mos bajm telefon e prish…ai shoku ka hyp esht siper me njerzit e pujes aty…di te sqaroj dhe me mir…pa merak esht isoj sikur jam vet dhe x dhe ky qe do te jap kontakt…”.

Në orën 21:01, Marjus Lulaj komunikon me Hajdar Lala të cilit i shkruan: “…si u la me ate shokun…qendrojm vetem te varjanti par dyshemeja…mir fol vet meru vesh…un sot i shkrujta per kte pun e dyshemes…” dhe në vijim i dërgon bisedën e realizuar me përdoruesin e SkyECC 898URO me pseudonimin “Din don” i identifikuar si Ervin Mata, me të cilin ka komunikuar lidhur me ngarkesën që do niset nga Ekuadori. Kujtojmë që Ervin Mata ka komunikuar me Marjus Lulaj edhe më datë 14.10.2020 nëpërmjet telefonit të Ergys Dashit.

Biseda ka këtë përmbajtje:

Ervin Mata – Ky thot kte muaj vjen kutija aty ke 188, 100 perqind.

Marjus Lulaj- shum mire.

Ervin Mata – Po pret tani per nja 3 or sa zgjohen ato, Mallin e ka dorzu, 370 copa. Marjus Lulaj ok mthuj te nis pjesen tjeter, te pareve.

Ervin Mata – Po jo me, Ska lidhje parja, Si te ngeli aty te them.

Nga konteksti bisedës, Marjus Lulaj pasi ka kërkuar Ergys Dashit që të lidhet drejtëpërdrejtë me Hajdar Lalën, ka kontaktuar këtë të fundit për të marrë informacion nëse janë sqaruar me Ergys Dashin dhe i tregon që rruga po bëhet gati.

Më datë 11.12.2020, ora 12:05 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha, duke i shkruar “…ca ban gz si je…”, në vijim i dërgon fotografinë në vijim.

Pasi i ka dërguar foton, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet “…po niset kjo…fut nai gje…dhe me jep nai lek…se nuk plocohemi…tani ne na mungojn 180…ti fut 10 ce 20 ce…dhe na jep i qince ne…so…max neser mgjes…po sot duhen…kur arrin?…ok mi jep sa ke…ok me shkruj po tpres…ste le un ty asiher pa gja…ok mjafton te vin sot…“. Nga tërësia e kësaj bisede dyshohet se Marjus Lulaj është në fazën përfundimtare të organizimit të trafikimit të një sasie lëndë narkotike dhe i kërkon shtetasit Gazmend Disha që të bëhet pjesëtar në investimin e një sasie prej 10-20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, për shkak se Marjus Lulaj nuk është në gjendje të plotësojë tërësisht shumën e nevojshme të parave që kërkohen, pasi nisur nga biseda dyshohet se për të arritur shumën e mjaftueshme i duhen dhe 180 mijë euro. Në fotografinë të cilën Marjus Lulaj i dërgon shtetasit Gazmend Disha, shfaqet një numër i madh pakosh në formë drejtkëndëshe të presuara dhe të mbështjella me material plastik me ngjyrë kafe, si ato që amballazhohet lënda narkotike dhe të vendosura në dyshemenë e një konteineri.

Më datë 12.12.2020 Marjus Lulaj komunikon me Ardit Lulaj duke i dërguar mesazhet “…pritet te hypi dita dites…puna esht ba gati…mo fol me njeri ta dish vetem ti…“. Në vijim i dërgon të njëjtën fotografi të cilën i kishte dërguar një dite më parë dhe shtetasit Gazmend Disha. Në vijim i shkruan “…me dysheme…te njoftoj ne vazhdim…“. Nga tërësia e kësaj bisede dyshohet se Marjus Lulaj bën me dije shtetasin Ardit Lulaj se është në fazën përfundimtare të organizimit të trafikimit të një sasie të dyshuar lëndë narkotike e cila do të kamuflohej në dyshemenë e një konteineri. Kjo bisedë përputhet tërësisht me pamjet në fotografitë që Marjus Lulaj i ka dërguar shtetasve Gazmend Disha dhe Ardit Lulaj.

“Mos fol me njeri”/ Zbulohen bisedat e deputetit të PS-së me Mond Çekiçin para se të ekzekutohej

Përdoruesi i kodit “BFLSI 1”që dyshohet se është deputeti Jurgis Çyrbja komunikon me një person që mendohet se është Edmond Koçi.

Ky është një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Durrës, i njohur me nofkën “Mond Çekiçi”.

Është fillim i marsit dhe më tepër se një muaj para se shqiptarët tu drejtohen kutive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koci tregohet optimist mbasi është investuar tek persona të tjerë që Çyrbja të ishte kandidat për deputet në listë. Aty këmbëngul që ka biseduar që Çyrbja të mos ishte i 7 por të renditej i pesti në listë.

Tashti sa e mbylla muhabetin tënd se kam tre orë me atë , por mos fol me njeri njëherë. Mos i thuaj asnjërit. Vetëm mos fol se na prishin punë. Bëj sikur s’di gjë. Se ja kërkova personalisht. E du unë këtë gjë i thashë përveç se e duan të gjithë. Do ju çoj ashtu tha, normal ti i pesti , Liri i shtati”

Mond Çekiçi, do të ekzekutohej në një atentat mafioz pak ditë pas bisedës që kishte pasur përmes SKY me deputetin Jurgis Çyrbja. Ajo që përbën fakt, është ngjitja në listë e Çyrbes. Jo në vendin e 7-të siç kishte premtuar “Çekiçi”, por në vendin e 3-të, përtej pritshmërive.

“Rrofsh je i madh. Rrofsh vëlla. JOOO. Rrofsh vëlla na ngrite moralin se na kishte ik mendja”, i pëgjigjet Cyrbja Edmond Kocit

Lista e bërë publike në atë kohë tregon se Jurgis Çyrbja u rendit i treti në garën për deputet, ndërsa personi që flitet si Liri dhe që dyshohet se është deputeti Ilir Ndraxhi renditet i pesti.

‘I është lënë një terren shumë i madh dhe paratë e krimit janë shumë fishuar. Këto para kthehen shumë shpesh në blerje votash dhe pak a shumë përfaqësuesit e krimit po bëhen si mëkëmbës apo përfaqësues të drejtëpërdrejtë të sovrani’ u shpreh Arben Braçe, ish-drejtor i ekstardimeve

Përkundër këtyre komunkimeve në Sky eç , ish-deputeti i Durrësit vazhdon të mbajë qëndrim mohues. Ai këmbëngul se nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij aplikacionin Sky Eç.

Pavarësisht pretendimeve të tij, hetuesit janë të bindur se kanë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se pas bisedave inkriminuese me njerëzit e krimit, qëndronte pikërisht ish deputeti Jurgis Çyrbja.

Në fashikullin hetimor sqarohet se në ato biseda, ai përmendet me shkurtesat “J”, “JUR”, “JURI”. Bisedat i përkasin periudhës 2020-2021, kur ishte deputet, dhe kandidat i konfirmuar për mandatin e dytë.

Në fakt, Çyrbja u surprizua nga kjo dosje pasi kishte dorëzuar mandatin e deputetit lidhur me hetimin tjetër për akuzën e tjetërsimit të tokave gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Durrësit.

Sot, ai qëndron prapa hekurave për tregim sekreti, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. Akuza që lidhen me transkriptet e zbardhura më sipër.

Mali i Zi/ Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar arrestimin e dy ushtarëve në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviç ka bërë të ditur se dy nga tre personat e arrestuar tre ditë më parë në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, janë pjesëtarë të ushtrisë malazeze.

“Në këtë moment, ata dy ndodhen zyrtarisht në pushim mjekësor dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha zoti Krapoviç të mërkurën.

Ai konfirmoi se dy anëtarët e arrestuar të ushtrisë së Malit të Zi “kanë qenë në sistem për një kohë të gjatë, njëri që nga viti 2011 dhe tjetri nga viti 2022”.

Policia e Kosovës arrestoi tre persona nga Nikshiqi për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në manastirin e Deçanit më 24 nëntor, mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Dy ditë pasi u ndaluan, Gjykata Themelore në Pejë urdhëroi një muaj paraburgim për Rajko Krivokapiqin 34 vjeç, Marinko Jovanoviqin 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviqin 24 vjeç.

Prokurori në Pejë i akuzon ata për veprën penale “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.

Mbishkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim dhe nxitje të urrejtjes kombëtare.

Institucionet shtetërore nuk janë prononcuar lidhur me arrestimin e tre të rinjve nga Mali i Zi.

Kryetari i Partisë Liberale në opozitë, Vatroslav Belan kritikoi qëndrimin e Ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, i cili, sipas tij, me këtë deklaratë “nuk respekton të gjitha detyrimet dhe marrëveshjet e ndërmarra ndërkombëtarisht” dhe “anëtarësimin e besueshëm në NATO”.

Me ironi ai tha se “pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes po marrin ‘pushim mjekësor’ për t’ia kthyer Kosovën Serbisë”.

Partitë politike pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020./VOA

VIDEO/ Duel spektakolar me 2 penallti të humbura, Liverpuli “gjunjëzon” Realin e Ançelotit

Liverpuli mposhti Realin e Madridit me shifrat 2-0, në një përballje spektakolare, ku u humbën edhe 2 penallti.

Golat e Mek Alister dhe Gakpo në minutat 52 dhe 77, i dhuruan 3 pikë të arta anglezëve të Slot, ndërkohë që Mbape në minutën e 61-të dhe Salah në të 70-tën gabuan nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Liverpuli rikthehen në krye të renditjes së Champions-it, ndërkohë që Reali ka përfunduar në vendin e 24-t, me vetëm 6 pikë në 5 ndeshje. Duelin e radhës madrilenët e luajnë në transfertë ndaj Atalantës së Gjimshitit, ndërkohë që Liverpuli përballet me Gironën.

LIVERPUL-REAL MADRID 2-0

Mek Alister 52′ , Gakpo 76′

KOMENTI LIVE: 

90′ Reali provon të shënojë golin e nderit, por i pakalueshëm portieri Kellher.

76′ GOOOOL LIVERPULI 2-0/ Anglezët dyfishojnë shifrat me Kodi Gakpo, që godet saktë me kokë brenda zonës, pas harkimit të Robertson, duke çuar peshë tifozët e pranishëm në “Anfield”. (VIDEO) 

71′ Ndeshje e çmendur, pas Mbape, edhe Salah gabon nga penalltia. Gjuajtja e egjiptianit, prekt shtyllën dhe shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

69′ Kundërsulm vrastar i Liverpulit, Mendi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Salah, për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për vendasit. (VIDEO) 

61′ Kilian Mbape gabon nga pika e bardhë e penalltisë, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Kellher. (VIDEO) 

59′ Penallti për Real Madrid, e fiton Lukas Vaskez, pas ndërhyrjes së gabuar të Robertson. (VIDEO) 

52′ GOOOOL LIVERPUL 1-0/ Zhbllokohet sfida, shpërthen festa në “Anfield”, Mek Alister tund rrjetën e portierit Kurtua. (VIDEO) 

47′ Liverpuli e nis në sulm edhe pjesën e dytë, duke kërcënuar me Xhons, por tentativa e tij devijohet nga mbrojtësit e Realit dhe shkon në këndore.

Mbyllet pjesa e parë, 0 gjuajtje në portë nga madrilenët! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

32′ Liverpuli nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme dhe provon me Darvi Nunjez, por tentativa e tij me kokë shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

23′ Kurtua bën heroin duke i mohuar golin Darvi Nunjezit shumë pranë vijës fatale. Vendimtare ndërhyrja e portierit belg. (VIDEO) 

10′ Liverpuli shfaqet më kërkues në këto minuta të para duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e madrilenëve që mbrohen mirë.

4′ Shpëton për mrekulli porta e Realit. Asencio për pak sa nuk shkakton autogol, por mbrojtësi largon në momentin e fundit topin mbi vijën fatale. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Liverpul – Real Madrid

forma

Prodhime të freskëtaLista e Frutave Më Të Mira Të Dimrit – Plot Shije Dhe Vlera Për Shëndetin

Temperaturat e ftohta vijnë së bashku me sezonin e ftohjes dhe gripit. Prandaj konsumi i sa më shumë ushqimeve me vitaminë C është një hap shumë i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin tuaj. Pasi siç e dini, kjo vitaminë ndihmon në forcimin e imunitetit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me frutat më të shijshme të stinës së dimrit, të cilat do ju falin sasi të mëdha të vitaminës C.

Portokallet dhe mandarinat

Ato përmbajnë shumë fibra dhe vitaminë C, të rëndësishme për rritjen e imunitetit.

Dardhët

Këto fruta, kur janë në stinën e tyre, janë një burim i shkëlqyer fibrash (madje më shumë se mollët!), të cilat ju falin plot të mira për organizmin.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe mund të falin shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë uljen e niveleve të larta të kolesterolit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve koronare, diabetit dhe inflamacionit.

Shegët

Shegët ofrojnë një sasi të shëndetshme antioksidantësh, që mund të mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira që janë të lidhura me shenjat e plakjes dhe sëmundjeve. Ky frut dimri është gjithashtu i pasur me fibra dhe kalium.

Hurmat

Këto fruta të shijshme janë të mbushura me shumë vitamina dhe minerale që ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore. Në mënyrë të veçantë, hurmat kanë një nivel të lartë të antioksidantëve që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Qitro

Të pasura me lëndë ushqyese si vitamina A dhe C, likopeni antioksidant dhe fibra që i bëjnë ato një alternativë e shkëlqyer për konsum. /AgroWeb.org

NEKROLOGJI/ I mbijetuari nga burgjet e komunizmit, mdahet nga jeta aktivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99-vjeçare.

Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.

Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.

“Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019, për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.

Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar.

Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.

Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog. Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.

Ai ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.

Prof. Repishti është autor i librave “Nën Hijen e Rozafës”, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe “Pika Loti” kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg./VOA

Berisha u lirua nga ‘arresti shtëpiak’, Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur!

Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën ‘arrest shtëpie’ ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha. Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin e sotëm ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj.

Ish- deputeti Azgan Haklaj, u shpreh se vendimi i sotëm dhënë nga GJKKO për lirimin e Berishës rrëzon alibinë e tij se drejtësia është e kapur nga qeveria. Ai u shpreh se Berisha përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për vendimet e dhëna nga gjykatat.

‘Nga pikëpamja politike me këtë vendim Berishës i bie alibia se SPAK dhe drejtësinë e ka kapur Rama. Të ndalemi edhe pak tek vula, ku apeli i ka dhënë vulën duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Nuk ndodh në asnjë vend që një gjykatë më e ulët të mos zbatojë vendimin e një gjykate më të lartë. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Dy gjyqtar nga gjykata apelit dhanë vendimin për Salianjin, ata dhanë edhe vendimin për vulën e PD, kur dhanë vendimin për Salianjin ishin të këqinj, kur dhanë për vulën ishin të mirë, pra a kemi standarde të dyfishta nga Berisha’, tha ai.

Basha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit: Mbrojtës i pakompromis i çështjes kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.

Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të pakompromis të çështjes kombëtare dhe një zë të fuqishëm për mbrojtjen e Kosovës. Ai shkruan se shpirti i tij do të gjejë paqen e merituar dhe u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.

Postimi i plotë i Bashës:

Ndarja nga jeta e profesor Sami Repishtit është një lajm i trishtë jo vetëm për familjarët, të afërmit dhe miqtë, por edhe për kujtesën ndaj diktaturës komuniste dhe historinë e qëndresës.
Profesor Repishti ishte një mbrojtës i pakompromis i çështjes kombëtare, ku si President i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ai u bë një zë i zjarrtë i mbrojtjes së Kosovës dhe denoncues i krimeve dhe torturave në regjimin totalitar që kaloi vendi ynë.
Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Repishtit, miqve dhe të afërmve, duke uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar!

Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!

Nga Alban Daci

Një pjesë e Opozitës e pikërisht ajo institucionale që ka përfaqësimin më të madh në Kuvend bëri protestën e radhës që vazhdon ta quaj “mosbindje civile”. Nuk ka asnjë rast në historinë botërore që një Opozitë e sidomos ajo institucionale të organizojë “mosbindje civile”.

Siç e kam thënë edhe herë të tjera “mosbindja civile” organizohet në mënyrë spontane, kur të drejtat e liritë themelore të një pakice ose një kategorie dhunohen në mënyrë të vazhdueshme përmes një norme diskriminuese ose përmes politikave apo vendimeve që në perceptimin e tyre janë të padrejta duke favorizuar përjashtime apo diskriminime për shkak të përkatësisë.

“Mosbindjet civile” nuk kanë qëllim pushtetin dhe nuk janë as mekanizma për të arritur pushtetin, por janë gjithmonë kundër pushtetit dhe me aksionin e tyre duke korrigjuar një normë të padrejtë ose një politikë të gabuar tentojnë të rikthejë rendin social në binarët e shtetit të drejtësisë dhe demokracisë.
Një Opozitë kushdo qoftë e për më tepër ajo institucionale kur e përdor të ashtuquajturën “mosbindje civile” si një instrument për të arritur “qeveri teknike”, duket qartë se ka qëllim final marrjen e pushtetit duke mundur përmes aksioneve të saj politike kundërshtarin që në kushtet normale do të duhej t’a mundte përmes numrave.

“Mosbindjet civile” janë pasojë e traumave sociale ose tronditjeve sociale si pasojë e normave të dukshme që dhunojnë të drejtat dhe liritë themelore të një grupimi social të realiteti demografik të vendit.
A ka pasur Shqipëria “mosbindje civile” nën pushtetin e Ramës? Po ka pasur dhe ato janë:

– Protestat masive për importimin e mbeturinave
– Protestat e studentëve
Këto ishin dy “mosbindje civile reale” që e tronditën dhe e rrezikuan pushtetin e Ramës. Ngjarja e 14 vjeçarit që humbi jetën është një ngjarje tjetër që ka krijuar një tronditje sociale dhe po rritë vetëdijen e qytetarëve për “mosbindje civile”.

Rama dha dy sinjale të qarta reagimi duke dëshmuar se nga tronditjet sociale që nuk kanë qëllime politike e frikësojnë pushtetin e tij e mund të kthehen një problem serioz për të. Prandaj, si rrallë herë më parë, Rama dha disa sinjale serioze të shqetësimit të tij:

– Pas ngjarjes të 14 vjeçarit, si asnjëherë më parë doli përballë institucionit të Kryeministrisë duke mbajtur një fjalim shpjegues;
– Nga takimi me shqiptarët në Londër, Rama nuk e përmendi fari “mosbindjen civile” të Opozitës, por sulmojë drejtëpërdrejtë organizatorët që shkuan tek Ministria e Arsimit si reagim ndaj ngjarjes ku humbi jetën 14 vjeçari;
– Filloi menjëherë një turn konsultimesh për të mbyllur apo jo Snapchat apo Tik Tok.

Pra, me këto aksione konkrete Rama dëshmon qartë se nuk ka asnjë frikë apo problem politik nga “mosbindja civile” e Opozitës që nuk bind, por ka frikë nga mosbindjet reale të qytetarëve si pasojë e tronditjeve sociale.
Nëse Opozita institucionale është realisht e interesuar për të krijuar ose mbështetur “mosbindje civile” përse nuk mbështet kauzat e qytetarëve që lidhen me sigurinë e fëmijëve në shkolla, por ka prioritet “qeverinë teknike”? Sepse, “mosbindjet civile” shoqërohen jo vetëm me ndryshime ose korrigjime të normave juridike apo të aksioneve politike të perceptuar të gabuara, por shpesh sjellin e ndryshime rrënjësore të konfigurimeve politike duke rrezikuar kështu establishmentin politik si “Majtas” ashtu edhe “Djathtas”.

Opozita kërkon të mbështes vetëm ato aksione që i kontrollon dhe orienton drejt interesit të saj politik, sepse kështu është aktore dhe pretendente e vetme e marrjes së pushtetit. Kjo Opozitë në logjikën e “lojës së pushtetit” me të drejtën kërkon që pushtetin ta marr vetem ajo e të mos e ndaj me askënd.

Në opinionin publik dëgjoje shpesh se nuk ka një përkufizim të saktë për “mosbindjen civile”. Në fakt po flasim për fenomen social dhe jo për formulë apo teori matematikore, fizike apo kimike. Prandaj, në fenomenet sociale nuk ecet me terminologji preçize, por ecet me logjikën e analizës në optikën e ngjarjeve historike që grupohen e ndahen sipas kritereve të përbashkëta ose dallues.

Megjithatë edhe sikur të supozojmë se kjo pjesë e Opozitës është duke bërë “mosbindje civile” a është serioze në atë që kërkon dhe insiston?
Justifikimi i tyre është:
– qytetarët protestojnë
– qytetarët po bllokojnë rrugët se nuk janë dakord me qeverinë

Pra, aksionet dhe qëllimet e tyre për pushtet kjo Opozitë e justifikon në emrin e qytetarëve dhe për qytetarët edhe pse shumica e tyre bllokohen në trafik rrugës për t’u kthyer në shpi, ose nëse janë kthyer në shpi as nuk e marrin mundimin të dalin në protestë.

Tani këta dalin e thonë se “mosbindjen civile” e bëjnë për qytetarët! Në protestë pamë deputet e politikan që nëse marrin pushtetin minalimaisht do të jenë ministra.

Kemi një lider që ka pasur gjithçka në karrierën e tij politike e shtetërore dhe vazhdon të thotë se betejën e bën për qytetarët, ndërkohë është kandidat për kryeministër e nëse merr pushtetin ai do të bëhet përsëri Kryeministër!
Pra, këta thonë se betejat i bëjnë për njerëzit e ndërkohë e kanë ndarë tortën e pushtetit e nëse e marrin skenari duket krejt i qartë, që mbetet ai që qytetarët e kanë parë të përsëritur disa herë në 34 vite tranzicion!
Pra, terminologjia është shumë e rëndësishme kur përdoret në politik, sepse tregon seriozitetin e tyre apo besueshmërinë e tyre e kur këta gënjejnë sot me termat imagjino sa mund të gënjejnë nesër në emër të qytetarëve e pushteti nëse marrin pushtetin.

Megjithatë, jam dakord me vete klasën politike, se problemi thelbësor nuk është terminologjia që përdorin ose manipulojnë.
Problemi kryesor i tyre politik është se ata nuk janë e nuk konsiderohen më alternativë nga qytetarët e me siguri këta të fundit po presin e kërkojnë një gjë ndryshe nga realiteti politik i ashtuquajtur “Majtas” dhe “Djathtas”.
Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet, sepse është e konsumuar, nuk ka me ide as qëllime të sinqerta për të përfaqësuar interesat e vërteta të qytetarëve.

Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet, sepse tashmë është e konsumuar dhe nuk ka më çfarë ofertë reale t’u ofrojë qytetarëve.
Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet, sepse përtej interesit për pushtet nuk ka asnjë interes tjetër real për të ofruar model të suksesshëm qeverisje.

Denoncimi i Mirela Karabinës: Shkolla “Edith Durham” shembet në mesin e viti shkollor!

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka denoncuar prishjen e shkollës “Edith Durham” në mesin e viti shkollor!

Më poshtë reagimi i plotë:

Prej 10 ditësh qytetarët e Tiranës dhe mbarë opinioni publik është i tronditur nga ngjarja tragjike ndodhur në shkollë “Fan Noli” në Tiranë ku një 14 vjeçar vritet nga bashkëmoshatari i tij.

Prindërit më të drejtë janë të shqetësuar dhe pyesin nësë janë të sigurta shkollat.

A është e sigurtë jeta e fëmijëve të tyre, pasi siguria e jetës është e para dhe arsimimi dhe edukimi më pas?

Po çfarë po ndodh me shkollat e qytetit të Tiranës?

Një nga shkollat në mes të Tiranës, “Edit Durham”, shembet në mesin e vitit shkollor, me nxitim, madje me orendi brenda, mes zhurmës dhe pluhurit të pakontrolluar dukë ndotur gjithë zonën, edhe pse e rikonstruktuar disa vite më parë

Papërgjegjshmëri e madhe!

Nxënësit zhvillojnë mësim deri në orët e vona të darkës në një tjetër shkollë, ku siguria është në nivele të ulta dhe mësimi i cunguar dhe jo cilësor.

Sikur mos mjaftonte pandemia e tërmeti i 2019-ës, shkollat e qyteteti të Tiranës, shembur njëra pas tjetrës nga Erion Veliaj kanë siguri të ulët dhe të pakontrolluar, pasi bashkohen fëmijë nga shkolla të ndryshme, oborret janë gllabëruar sepse rëndësi ka metri për ndërtim dhe jo siguria dhe mësimi i fëmijëve, duke kufizuar hapsirat për socializim e shlodhje, duke kufizuar hapsirën vetëm brenda mureve të klasës.

Pra, kemi gjysmë shkollë, me klasa të brendshme dhe mungesë të klasave të jashtme me hapsirë dhe në natyrë duke kufizuar shkollën në përmbushnjen e objektivare të saj.

Ngjarja e ndodhur në shkollën Fan Noli është një këmbanë alarmi, ka terren të ndodhë përsëri, pasi siguria në shkolla është jashtë vemendjes së pushtetit vendor e qendror.

Foto: pamje nga shembja e shkollës “Edith Durham, mes zhurmës dhe tymit, ndotjes së pamasë, jashtë çdo lloj standarti.