33.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Gjalpë bajamesh apo kikiriku: cili është më i shëndetshëm?

Ndryshe nga sa mund të mendoni, yndyrnat janë thelbësore për një dietë të shëndetshme dhe një trup të shëndetshëm. 

Yndyrnat e shëndetshme sigurojnë energji, ndihmojnë në absorbimin e vitaminave dhe mbështesin trurin, hormonet dhe qelizat në tërësi. Është e qartë se yndyrat duhet të jenë pjesë e dietës sonë, edhe pse jo të gjitha janë të njëjta. Gjalpi është një shembull i përsosur i këtij dallimi.

Gjalpi nuk duhet të konsiderohet si një ushqim “i keq”. Edhe gjalpi i verdhë, qumështor mund të jetë i shëndetshëm në moderim (nëse e teproni, mund të kontribuojë në sëmundjet e zemrës). Gjalpët e arrave janë jashtëzakonisht të njohura dhe të lehta për t’u ngrënë. Ekziston një version për pothuajse çdo arrë (gjalpi i kikirikut mund të jetë “origjinali”, por gjalpi i bajameve, gjalpi i shqemeve dhe gjalpi i lulediellit janë jashtëzakonisht të njohura). Megjithatë, një pyetje mbetet: cila është më e shëndetshme?

Le të shohim dy opsionet më të njohura.

Nga pikëpamja ushqimore, si gjalpi i bajames ashtu edhe ai i kikirikut kanë një sasi të ngjashme kalorish, proteinash, karbohidratesh, kaliumi dhe zinku për racion. Megjithatë, përtej këtyre, ka një fitues të qartë. Gjalpi i bajames ka më shumë fibra, vitaminë E (i mirë për sistemin imunitar), magnez (për gjumë të mirë), hekur dhe kalcium. Gjithashtu, edhe pse të dyja janë të larta në yndyrna të pangopura, yndyra e shëndetshme që lidhet me rrezikun e reduktuar të sëmundjeve të zemrës dhe kontrollin më të mirë të glicemisë, dy lugë gjelle gjalpë bajame përmbajnë 25% më shumë përqendrim të yndyrës së pangopur se sa e njëjta sasi gjalpë kikiriku.

Përveç kësaj, i njëjti servim i gjalpit të kikirikut ka dy herë më shumë yndyrë të ngopur (ato që padyshim dëmtojnë zemrën) sesa gjalpi i bajames. Prandaj, gjalpi i bajames është zgjedhja më e shëndetshme në përgjithësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular.

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin! Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon

Prokuroria e Posaçme (SPAK) është shprehur se do të ankimojë vendimin e GJKKO për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj Sali Berisha.

 

Në një reagim për News24, SPAK gjithashtu ka deklaruar se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.

Kujtojmë se Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit 2023 ndodhej në arrest shtëpie.

“Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal”, thuhej në vendimin e GJKKO-së të datës 30 Dhjetor 2023.

Sali Berisha është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar, duke e cilësuar vendimin për vendosjen e tyre nën arrest shtëpie si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

EMRAT- SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore! Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili akuzohet për abuzime me tenderat publik në kohën kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

 

Në njoftimin e saj, SPAK sqaron se ka dërguar për gjykim në GJKKO 16 ish zyrtare të ministrisë së brendshme të cilët kanë abuzuar me tenderat. Hetimet zbuluan se është favorizuar biznesmeni, Gjon Radovani, pavarësisht që sipas SPAK nuk plotësonte kriteret ligjore për të fituar tenderat publik.

“Hetimet kanë zbuluar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.

Kontrata e prokurimit publik “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Prokurorisë së Shtetit” kishte një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore, por në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion”, thekson SPAK.

Më tej sqarohet “ Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.

Anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj, Lira Kolasi, dhe Blendi Kovi, së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përfshirë Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore të prokurimit. Gjithashtu, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari, dhe Aida Shehi, kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore.

Një komision për marrjen në dorëzim të projektit, i përbërë nga Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi ka nënshkruar procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar.

Nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë. Deri në këtë moment, kjo vlerë nuk është ezekutuar ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit”, thekson SPAK.

 NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 25.11.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.240 të vitit 2021 në ngarkim të 16 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, të akuzuar për shkelje të rënda gjatë procedurave të prokurimit publik në vitin 2019.

Favorizim në procedurat e prokurimit

Hetimet kanë zbuluar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.

Kontrata e prokurimit publik “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Prokurorisë së Shtetit” kishte një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore, por në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion.

Shkeljet e dokumentuara

Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.

Anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj, Lira Kolasi, dhe Blendi Kovi, së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përfshirë Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore të prokurimit. Gjithashtu, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari, dhe Aida Shehi, kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore.

Një komision për marrjen në dorëzim të projektit, i përbërë nga Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi ka nënshkruar procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar.

Nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë. Deri në këtë moment, kjo vlerë nuk është ezekutuar ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit.

1.      Procedimi penal nr 240, viti 2021.

 2.   Dy procedurat e prokurorimit të llojit “Konkurs Projektimi” zhvilluar në dy faza, më dt 26.09.20219 dhe 24.12.2019 dhe “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, zhvilluar më 30.12.20219.

 3.      Katër objektet policore: Drejtori Vendore Policie + Komisariat Vlorë, Komisariati Policisë nr. 4 Tiranë, Komisariati Policisë Pogradec, Komisariati Policisë Mirditë Rrëshen).

4.      Kontrata e nënshkruar më 31.12.2019, për dy objekte: Drejtori Vendore + Komisariat Vlorë dhe Komisariat i Policisë Rrëshen.

Ca gazetarë i “paguan” krimi, ca gazetarë kërkon t’i “vrasë” krimi… Quo vadis Shqipëria?

Nga Rigels Seliman

Në çdo shoqëri demokratike, gazetarët janë mbikëqyrës të pushtetit dhe mbrojtës të interesave të qytetarëve. Ata kanë përgjegjësinë e madhe për të raportuar të vërtetën, duke ndihmuar kështu formimin e një opinioni të informuar dhe të drejtë. Por çfarë ndodh kur ky mision i shenjtë përdoret si mjet për të manipuluar dhe mbështetur interesa kriminale? Ky është realiteti i errët që shfaqet nga operacioni i fundit i SPAK ndaj një grupi kriminal në Elbasan, ku dy gazetarë të njohur, sipas Prokurorisë së Posaçme, dyshohet se janë paguar nga krimi për të krijuar perceptime të rreme, duke i shërbyer kështu interesave të një organizate kriminale. Ky rast është alarmi më i fortë për një fenomen që nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe që kërkon një reflektim të thellë: Quo vadis Shqipëria?

Përmes një strategjie të rafinuar dhe të pa skrupullt, kreu i bandës së Elbasanit, dyshohet se, ka manipuluar informacionin dhe ka përdorur mediat për të dëmtuar rivalët e tij politikë dhe për të krijuar një perceptim të rremë të paprekshmërisë për ata. Ky është një skenar ku krimi dhe media bashkëveprojnë për të kontrolluar dhe deformuar realitetin, duke shfrytëzuar shpërndarjen e informacionit për të shtypur të vërtetën dhe për të mbështetur një agjendë të errët dhe të paligjshme. Gazetarët që kanë bashkëpunuar me këtë grup kriminal, dyshohet se, kanë mbajtur qëndrime të njëanshme, duke manipuluar publikun dhe duke e ngatërruar atë në një labirint gënjeshtrash dhe lajmesh të rreme.

Ky operacion i SPAK ka nxjerrë në pah një formë të re të lidhjeve mes medias dhe krimit të organizuar, një fenomen që është një kërcënim serioz për demokracinë dhe funksionimin e drejtësisë në Shqipëri. Kur gazetarët bëhen “vegla” të krimit, ata nuk janë vetëm shkelës të etikës profesionale, por edhe tradhëtorë të shoqërisë. Ata që dikur mbanin peshën e së vërtetës në duar, tani përdoren për të shpërndarë gënjeshtra që ndihmojnë për të mbrojtur krimin dhe për të minuar stabilitetin e shtetit ligjor.

Një tjetër aspekt i këtij skandali është lidhja mes korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe veprimeve kriminale. Sipas dosjes hetimore, një ish-gjyqtare, e arrestuar në kuadër të operacionit, dyshohet se ka porositur një atentat ndaj gazetarit Saimir Kodra (eleminimin fizik të gazetarit Kodra), për shkak të denoncimeve të tij për lidhjet e saj me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky akt është një tjetër alarm i fortë për sistemin e drejtësisë, ku individë të korruptuar përdorin pushtetin e tyre për të goditur ata që janë të gatshëm të zbulojnë të vërtetën. Ky është një shembull tragjik i asaj që mund të ndodhë kur një shoqëri lejon që politikanët, kriminelët dhe ata që duhet të mbrojnë ligjin të shfrytëzojnë dhe manipulojnë institucionet për interesat e tyre personale.

Ky rast është një thirrje e fuqishme për çdo shqiptar, për çdo qytetar që beson te demokracia, te liria e fjalës dhe te drejtësia. Shqipëria ka hyrë në një fazë të rrezikshme, ku jo vetëm që krimi dhe korrupsioni janë të pranishëm, por ata kanë hyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë me median dhe sistemin e drejtësisë. Ky fenomen është një kërcënim i madh për të ardhmen e vendit. Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria mund të shkojë drejt një erëze të re, ku të vërtetën nuk do ta mësojmë kurrë dhe ku drejtësia do të jetë një iluzion i shuar.

Kjo është një situatë që kërkon një reagim të shpejtë dhe të vendosur. Institucionet që luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit duhet të mbështeten dhe të forcohen, ndërsa mediat duhet të rifitojnë rolin e tyre të vërtetë dhe të patundur si mbikëqyrës të pushtetit dhe mbrojtës të interesave të qytetarëve. Kërkohet një reformë e thellë dhe e pandalshme në media dhe në sistemin e drejtësisë, që të bëjnë të mundur që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e zhvillimit, pa u penguar nga krimi dhe korrupsioni.

Përndryshe, nëse nuk veprohet, do të na mbetet vetëm një pyetje: Quo vadis Shqipëria? Ku po shkon ky vend, kur gazetaria dhe drejtësia janë shndërruar në vegla të manipulimit dhe shkatërrimit të së vërtetës për interesa të krimit të organizuar?

Miratohet sot Komisionin e ri! Analiza e DW: Gati kthesa politike djathtas në Parlamentin Evropian? Gjatë votimit mund të ndodhin surpriza

Parlamenti Evropian miraton të mërkurën Komisionin e ri të BE-së – kjo konsiderohet e sigurt. Por pakënaqësitë në lidhje mes grupeve parlamentare në PE nuk janë shuar.

Sigurisht që gjatë votimit të mërkurën (27.11.)mund të ndodhin surpriza, sidomos në Parlamentin Evropian,  ku deputetëve të parlamentit nuk u pëlqen shumë t’i nënshtrohen disiplinës së grupit parlamentar. Por nëse komisioni i dytë i Ursula von der Leyen nuk do të merrte shumicën sot, do të ishte një surprizë e madhe. Miratimi i Komisionit të ri Evropian konsiderohet i sigurt, sepse liderët e Partive Popullore Evropiane, EPP, si edhe Socialdemokratët dhe Liberalët kanë rënë dakord për të. Deputetët e tyre së bashku përfaqësojnë më shumë se sa shumica e thjeshtë e nevojshme e të pranishmëve.

Gjashtë javë debate në Parlamentin Evropian

Komisionerët individualisht nuk mund të refuzohen më të mërkurën, bëhet fjalë për të gjithë Komisionn e BE-së, me Ursula von der Leyen në krye. Një gjë është e sigurt: mandati i saj i dytë nuk do të jetë më i lehtë se i pari, dhe ndoshta edhe më i vështiri. Kjo për shkak të luftës së ashpër që grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian kanë zhvilluar prej javësh.

Pikë debati është çështja se sa në të djathtë mund të anojë politikisht shumica e re me të cilën Komisioni vjen në detyrë. Sidoqoftë dukshëm më djathtas se më parë, është i mendimit, Manfred Weber. Politikani i CSU-së dhe kryetari i PPE të Evropës i sheh këto parti të forcuara pas zgjedhjeve evropiane. Grupi parlamentar i PPE ishte grupi më i madh në Parlamentin Evropian, por që atëherë hendeku me socialdemokratët është bërë edhe më i madh.

Sipas Weber-it, kjo duhet të ketë efektet e veta. “Votuesit duan një ndryshim drejtimi,” shprehet ai. “Ata nuk ia dhanë votën Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian”. Por kjo nuk është edhe aq dramatike, Të Gjelbrit kanë ende 53 vende në Parlamentin Evropian – por ata pësuan humbje të mëdha, me rreth 20 vende. Weber përpiqet të krijojë aleanca pa të Gjelbrit, për këtë mban kontakte edhe më partinë e Giorgia Melonit në Itali, që për disa historianë dhe politologë konsiderohet si post-fashiste. Një politikan nga partia e Melonit, “Vëllezërit e Italisë”, Raffaele Fitto do të jetë komisioner i BE. Fitto gëzon reputacion si politikan për çështjet evropiane, por mënyra se si u shty kandidatura e tij shkaktoi zemërim tek deputetët e majtë dhe të qendrës.

Paralajmërimi nga grupet e tjera parlamentare

Në radhët e Socialdemokratëve evropianë, për shembull, deri në fund ishte e paqartë, nëse do duhet të votonin për komisionin apo jo. “Manfred Weber dhe grupi demokristian po ndjekin një kurs të rrezikshëm”, u shpreh kreu i Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, René Repasi. Ai kritikoi ashpër faktin që Weber ka sjellë në mënyrë të përsëritur shumica të arritura me politikanët e krahut ultra të djathtë gjatë muajve të fundit. Njëherë madje e lejoi grupin e Partive Popullore Evropiane të votonte për një mocion nga AfD mbi politikën e migracionit.

Kurse të Gjelbrit duan qëndrueshmëri. “Ne kemi nevojë për një mur mbrojtës”, u shpreh bashkëkryetarja e Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Terry Reintke. Eurodeputetja nga zona e Ruhr-it beson se është e gabuar që kristiandemokratët të hyjnë në një aleancë me forcat ultra të djathta për të arritur qëllimet e tyre politike. Megjithatë Të Gjelbrit do ta votojnë Komisionin e ri Evropian. Vendimtare është të garantohet aftësia vepruese e BE./DW

EMRI/ Kush është 36-vjeçari që Prokuroria i sekuestroi pasuritë me vlerë 2.5 milionë euro, i dënuar me 12 vite burg nga GJKKO

Nikolin Gjolena është 36-vjeçari të cilit Prokuroria e Fierit i sekuestroi pasuritë me vlerë 2.5 milionë euro.

 

Sipas policisë së Fierit, Gjolena është i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim pjesëtarin e një grupi të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai i kishte tjetërsuar këto pasuri në favor të të afërmve. Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.

Vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohen 19 sende të paluajtshme, në Tiranë dhe Durrës, prona të pjesëtarit të një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndvë narkotike.

Ky shtetas, i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim, i kishte tjetërsuar këto pasuri me vlerë totale rreth 2.5 milionë euro, në favor të të afërmve.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Fierit, pas hetimit të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier sekuestroi pasuritë e shtetasit N. Gj., 36 vjeç, të dënuar me 12 vjet burgim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.

Vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pse Angela Merkel ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO? Ish-kancelarja gjermane zbulon bisedën me Putin

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin e saj për ta kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen në një samit më 2008, pavarësisht kritikave se një veprim i tillë mund ta kishte parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

 

Në libër, Merkel reflekton mbi atë se si ai vendim dhe vendime të tjera gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet kanë rezistuar me kalimin e kohës dhe kujton marrëdhëniet e saj me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Libri i saj autobiografik “Freedom: Memoirs 1954-2021” u publikua në Berlin më 26 nëntor, pothuajse tri vjet nga dita kur ajo e la politikën dhe në prag të një turneu promovues në qytetet kryesore evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Merkel, 70-vjeçare, e njohur për lidershipin e saj të qetë dhe të qëndrueshëm, në libër nuk e pranon fajin për asnjërin nga tensionet e tanishme në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.

Në lidhje me samitin e NATO-s në Bukuresht më 2008, Merkel theksoi se një premtim që Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëheshin përfundimisht anëtare të aleancës ushtarake do të ishte “thirrje për luftë” për liderin rus, duke shtuar se më vonë ai i tha asaj: “Ti nuk do të jesh kancelare përgjithmonë. Dhe, pastaj ata do të bëhen anëtarë të NATO-s. Unë dua ta parandaloj këtë”.

Gjashtë vjet më vonë, Putini e filloi pushtimin dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë së Ukrainës dhe e pasoi atë me pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, të cilin ai e ka arsyetuar pjesërisht duke përmendur dëshirat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Rusia është “faktor i pazëvendësueshëm gjeopolitik”

Sipas librit, Putin është mbrojtur gjithmonë që të mos trajtohej keq dhe është përfshirë në lojëra pushteti.

Merkeli e kujton prirjen e Putinit për t’i bërë të tjerët të presin dhe kujton se, pavarësisht frikës së saj nga qentë, ai e lejoi Labradorin e tij i zi të qëndronte në dhomë gjatë një takimi në Soçi në vitin 2007.

“Ju mund vlerësoni këtë si sjellje fëmijërore, të dënueshëm, mund ta tundni kokën nga mosbesimi”, shkruan ajo. “Por, kjo nuk e bënte Rusinë të zhdukej nga harta. Rusia me arsenalin e saj bërthamor ekziston dhe mbetet ‘faktor i pazëvendësueshëm gjeopolitik’”.

Merkel gjithashtu e përshkruan përvojën e saj me Trumpin gjatë mandatit të tij të parë si president, duke thënë se ai “i gjykonte të gjitha nga këndvështrimi i një sipërmarrësi, sepse ishte i tillë para se të hynte në politikë”.

Ajo shkruan se kishte biseduar me të “në dy nivele të ndryshme” në takimin e zhvilluar në mars 2017 në Shtëpinë e Bardhë.

“Trumpi në nivel emocional, unë në nivel faktik”.

Trump, i “magjepsur” nga “prirjet diktatoriale”

Ajo shton se Trump, i cili fitoi mandatin e dytë, por jo të njëpasnjëshëm, më 5 nëntor, nuk ndante bindjen e saj se bashkëpunimi mund të ishte në dobi të të gjithëve, por në vend të kësaj besonte se të gjitha vendet ishin në konkurrencë me njëra-tjetrën.

“Ai nuk besonte se prosperiteti i të gjithëve mund të rritej përmes bashkëpunimit”, shkruan ajo për presidentin amerikan, i cili “ishte i magjepsur nga politikanë me tendenca autokratike dhe diktatoriale”./REL

Dhjetëra apartamente dhe garazhe, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një të dënuari: E kanë burimin nga aktiviteti kriminal

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari dhe familjarëve të tij, pasi ka dyshime se janë burim i aktivitetit kriminal.

 

Pasuritë e sekuestruara janë si vijon;

  1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
  2. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
  1. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
  1. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
  1. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
  1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
  1. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
  2. Njoftimi:I dënuar për disa vepra penale, Prokuroria Fier sekuestron mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit N.GJ.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

    Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

    1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
    2. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;

     

    1. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;

     

    1. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;

     

    1. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.

     

    1. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.

     

    1. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.

     

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Nga Namir Lapardhaja

“Flojera Davidhi, kjo gjyqtare e fjalës së lirë, kjo juriste e shkëlqyer, kjo magjistrate e pa kapur nga Edi Rama dhe Sorosi, mori sot vendimin e duhur.” – Këto do jenë fjalët e Sali Berishës sot ndaj gjyqtares së GJKKO-së që revokoi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj tij.

Sigurisht, po të jepte një vendim tjetër fjalia e mësipërme do të ishte ndryshe: “Flojera Davidhi, kjo gjyqtare e korruptuar, e kapur nga bandat, kjo që nuk ka njohuri të mjaftueshme juridike, kjo shërbëtore e Edi Ramës dhe e Gjokës së krimit.”

Janë dy fjali që ata që e kanë pranuar këtë sjellje poshtëruese dhe inkoherente ndaj çdo gjëje të Berishës, sigurisht që do ta pranonin.

Gjithsesi, demokratëve që ndjekin dhe besojnë Berishën, u duhet të ngrejnë një pyetje: është apo nuk është drejtësia në shërbim të Edi Ramës, duke qenë se pas amnistisë penale dhe mbylljes së listave ka disa vendime njëri pas tjetrin që janë dhënë në favor të Berishës, duke filluar nga dhënia e vulës së PD-së dhe duke ardhur te ky vendim i ditës së sotme i GJKKO-së?

Nëse drejtësia është siç thotë Berisha, atëherë të gjitha këto vendime i ka dhënë Edi Rama dhe i interesojnë atij. Nëse nuk është siç thotë Berisha, atëherë ka nevojë për një rizgjim dhe një hedhje tej të ‘magjisë’ që Berisha u ka bërë këtyre njerëzve që e ndjekin me gojë hapur.

Pavarësisht të gjithave, masa e arrestit shtëpiak për Berishën, pas shkuarjes së dosjes së tij për gjykim në gjykatë, ishte disproporcionale dhe sigurisht që duhet të binte.

Pas vendimit të sotëm, Berisha së bashku me të gjithë argatët mediatikë duhet t’i kërkojnë falje për sulmet e turpshme gjyqtares Flojera Davidhi, të cilën e linçuan, e fyen dhe e paragjykuan sapo emri i saj doli në këtë çështje.

Vendimi i sotëm rrëzon edhe alibinë Berishës dhe të militantëve të tij për zgjedhjet e radhës. Kryetarin e kanë jashtë, bandat e pushtetit po i godet përditë SPAK. Fusha e lojës është për ta. Le ta fitojnë!

SPAK “zbërthen” bandën e Suel Çelës, nga vrasjet, tek trafikun e kokainës! Si bliheshin gjyqtarët, policët dhe gazetarët! Mes të arrestuarve, vëllezërit e zyrtares së lartë

Operacioni i bujshëm që tronditi vendin, që kishte në fokus goditjen e organizatës kriminale me në krye Suel Çelën, ka çuar në pranga e nën hetim një mori personash dhe emrash të njohur jo vetëm të botës së krimit.

 

Që nga vrasjet me paramendim e deri të pastrimi i parave, grupi i përmbledhur në një procedim penal, sipas SPAK ka konsumuar 9 vepra të rënda penale. Nën derigjimin e Suel Çelës, i cili kishte mundur të sillte nën urdhrat e tij një ‘snajper’ nga Shkodra, një biznesmen nga Peqini, gjyqtarë, avokatë e drejtues të lartë policie, por madje, ai kishte nën urdhrat e tij edhe dy djem, motra e të cilëve mban një nga postet më të rëndësishme në institucionet shtetërore të vendit.

SPAK, i cili ka vepruar në bashkëpunim me një sërë agjencish së huaja, ka mundur të faktojë një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mes të cilave vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, nipit të Çapjave, atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas, atentateve ndaj E.K., disa rasteve të trafikut të kokainës, i faktuar. Në organizatën që drejtohej nga Çela dhe që mbrohej nga njerëzit e sistemit të drejtësisë, bien në sy edhe emrat e djemve të familjes Çopja, një tjetër grup i fuqishëm kriminal, i cili u godit pak kohë më parë nga SPAK, një operacion për të cilin pati të dhëna edhe për rrjedhje të informacioneve.

SPAK

Në njoftimin e SPAK thuhet se: “Shtetasi Marsel Lulaj (alias Suel Çela) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela. Fuad Verzivolli, Bujar Shega, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka etj., ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”!

Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës, duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latine. Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës në tregun e narkotikëve në Evropë. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian.

Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës. Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej: Në blerjen e lëndës narkotike; në gjendje cash-i në Shqipëri; në biznese në dukje të rregullt; për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit.

ARREST ME BURG

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Prekë Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehjam

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetau

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

ARREST SHTËPIE

Blerina Beqiri (avokate)

DETYRIM PARAQITJE

Elton Qyno

Artan Hoxha

VEPRAT PENALE TË DYSHUARA

”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Ardian Çopja, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;

”Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe Bledar Muça.

”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

”Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.

”Grup i strukturuar kriminal”.

”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

”Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.

”Shpërdorim detyre”.

”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”