Rrëfime personale, dëshmi të mbledhura. Muzeu i ri ‘Çast’ në Kosovë kujton sakrificat dhe vuajtjet e mijëra të mbijetuarve që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës.
Prishtina ka tani një muze më shumë. Muzeun “Çast” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke sjellë në pah disa nga rrëfimet e pa dëgjuara të rreth 20 mijë grave dhe burrave të dhunuar nga forcat serbe në periudhën e viteve 1998-1999. Muzeu synon të hedhë dritë mbi historitë e të mbijetuarve, të dokumentuara përmes tregimeve te shkruara personale dhe artefakteve që pasqyrojnë përvojat e individëve dhe komuniteteve të prekura, si dhe instalacionet artistike edukative dhe ndërgjegjësuese. E gjithë kjo për të treguar kuptimin e dhunës seksuale dhe efektet e saj afatgjata mbi individët dhe shoqërinë.
Sende dhe veshje – Dëshmi konkrete
Përurimi i muzeut “Çast”, u bë përmes një bashkëpunimi mes Fondacionit Jahjaga, i themeluar nga ish-presidentja e Kosovës dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë. Në një hapësirë të vogël që ngjason me një labirinth vuajtjesh, shihet një shall me të cilin një grua mbështolli barkun për të fshehur shtatzëninë, një xhaketë që një grua tjetër mbante veshur ditën e dhunimit dhe një fustan i shqyer, janë vetëm disa nga dëshmitë e dhimbshme të ekspozuara në muzeun e parë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kuratorja e muzeut, Eliza Hoxha, theksoi rëndësinë e kësaj hapësire të vogël “për të nxitur reflektimin dhe njohjen e dhimbjes që kanë përjetuar të mbijetuarit”. “Pse Çast? Në fakt, jeta jonë është një grumbull momentesh. Ka qenë një moment që këtyre të mbijetuarve u ka ndryshuar jetën përgjithmonë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Më vonë shoqëria nuk ka bërë sa duhet për t’i integruar të mbijetuarit dhe për të njohur vuajtjet e tyre. Nuk ua kemi njohur dhimbjen dhe nuk u kemi dhënë mundësi mjaftueshëm që ato të marrin jetën në duart e tyre”, tha Hoxha.
Ideatorja e hapjes së muzeut dhe themeluesja e fondacionit “Jahjaga”, ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, vuri theksin te roli i muzeut si një dëshmi e fuqishme e dhimbjes dhe rezistencës. Sipas saj, ky muze është një dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë. “Ata nuk ishin viktima, ata janë heronjtë e heshtur të historisë sonë, që sot më në fund gjejnë vendin e merituar”.
Më shumë se një muze
“Hapim dyert e një hapësire që do të shërbejë si një gur themeli në ndërtimin e kujtesës sonë kolektive. Muzeu që inaugurojmë është një dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë. Kjo hapësirë është më shumë sesa një muze, është një amanet që ne i lëmë brezave që vijnë”, tha Jahjaga. Sipas ish presidentes, muzeu përfaqëson sakrificën, guximin dhe qëndresën e një grupi njerëzish, trupat e të cilëve u shndërruan në fushëbeteja gjatë luftës. “Zemra më dhemb kur mendoj se për kaq shumë kohë, rrëfimet e të mbijetuarve kanë mbetur të heshtura, të mbyllura brenda mureve të zemrave të tyre, ose më keq akoma, të stigmatizuara nga një shoqëri që shpesh ka zgjedhur të kthejë kokën anash. Më rëndohet zemra kur mendoj për ata dhe ato që e kanë marrë me vete këtë barrë në varr, pa mundur të ndajnë dhimbjen e tyre, pa parë drejtësi, pa parë dritë”, u shpreh mes emocionesh Jahjaga.
Mbështetje gjermane për hapjen e muzeut
Hapja e Muzeut “Çast” u mundësua me mbështetjen gjermane. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, u shpreh se “lufta për të mbijetuarit e dhunës seksuale vazhdon ende”. “Lufta në Kosovë ka përfunduar 25 vjet më parë, mirëpo vragët e saj mbeten. Shumica e të mbijetuarve ende nuk flasin për atë që kanë përjetuar. Me këtë muze, Kosova po merr një hap jetësor drejt konfrontimit me të shkuarën dhe promovimit të pajtimit”, tha ambasadori Rohde.
Muzeu për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të lëvizë edhe nëpër botë që përmes këtyre rrëfimeve, që të bëhet e ditur e kaluara e Kosovës dhe njerëzve të saj. Ish-presidentja Jahjaga inkurajoi të gjitha gratë dhe burrat që kanë përjetuar këtë formë dhune, të aplikojnë për statusin e tyre dhe të mbesin të dokumentuar në historinë e Kosovës.
Sipas Qendrës Kosovare për Rehabilimin e të Mbijetuarve të Torturës, numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. Sipas ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që angazhohet për drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës, numri i personave që kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit të personave të dhunuar seksualisht është shumë i vogël, jo më shumë se 1500. Qeveria e Kosovës gjashtë vjet më parë filloi me procesin e regjistrimit të statusit të individëve të dhunuar dhe verifikimin e tyre dhe ky numër konsiderohet i vogël krahasuar me shifrën prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale./DW
Këshilltarii Demokratëve Euroatlantikë në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, ka kritikuar projekt-vendimin e Bashkisë për dhënien me qira të 831 hektarëve kullotë në zonën Shashicë-Gumenicë për projekte energjie të rinovueshme.
Ai e cilëson këtë vendim “abuziv dhe të pasqaruar” për qytetarët dhe këshilltarët. Nika akuzon kryetarin e bashkisë për nxitim dhe për përfshirje të interesave të ngushta politike dhe ekonomike.
Ai shtron pyetje mbi transparencën e procesit dhe ndikimin në trashëgiminë kulturore dhe turizmin e Vlorës. Sipas tij, këshilltarët socialistë duhet ta kundërshtojnë këtë projekt për të mbrojtur interesat e qytetit dhe të qytetarëve.
Postimi i Gjergji Nika:
Vlora nuk është e disa “socialistëve”, që nuk janë as nga Vlora!
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është paraqitur një projekt- vendim nga Bashkia numër 18898 i datës 20.11.2024, me të cilin kryetari i bashkisë i kërkon këshillit bashkiak që 831 hektarë, sipërfaqe kullotë në zonën Shashicë – Gumenicë t’u jepen me qira për 10 vjet subjekteve që janë interesuar pranë ministrisë për ta përdorur për veprimtari fotovoltaike dhe eolike.
Ky vendim u tërhoq për dëgjesë publike dhe do të risillet në mbledhjen e muajit Dhjetor.
Projekt- vendimi në mendimin tim është totalisht abuziv dhe i pasqaruar për këshilltarët dhe qytetarët pasi bashkia thotë: “Ma jepni mua, se pastaj di unë kujt ia jap!”
Gjatë mbledhjes këshillit te rregullimit te territorit në 31 korrik 2024 u janë dhënë në zonën e Vlorës 5 firmave të shfrytëzimit të impianteve eolike dhe fotovoltaike nga 3 mw secila dhe, po këto të pesta në 13/09/2024 kanë marrë “ok” (miratimin) nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore për të lejuar vendosjen e tyre edhe pse në zona të mbrojtura.
Dua të shtroj disa pyetje!
Me çfarë tagri bashkia do të administrojë e shpërndajë si t’i dojë pronat e qytetit të Vlorës, kur asetet e bashkisë i ka Këshilli Bashkiak?
Normalisht që jemi pro investimeve, por cilido investitor shfaq interes, projektet apo propozimet i paraqet në bashki dhe bashkia i sjell në Këshillin Bashkiak për diskutim e miratim!
Pse nxiton kryetari i bashkisë?
Mos vallë për të realizuar këto projekte ka ardhur?
Përse vijnë në Vlorë?
Për të përfituar apo për të kontribuar për Partinë Socialiste?
Për të shkatërruar ekosistemin dhe gjithë trashëgiminë tonë kulturore?
Për të ndërtuar një turizëm apo ekonomi sipas modeleve, të cilat nuk janë të përshtatshme e efektive për Vlorën?
Pse nxiton bashkia ta marrë këtë parcelë dhe ta shpërndajë sipas orekseve dhe interesave të Ministrisë së Energjitikës dhe Infrakstrukturës?
Mos të harrojmë se në të gjitha kompanitë e interesuara për këtë projekt, pothuajse del emri i një aksioneri, i cili ka lidhje të ngushta me ish- drejtuesin politik të PS së Vlores, lidhje që datojnë që prej vitit 2015.
Këshilltarët socialistë kurrsesi nuk duhet ta miratojnë këtë projekt, pasi nuk janë rritje pagash, ndryshim strukturash, por janë projekte, të cilat do ta penalizojnë qytetin dhe turizmin tonë për 30 vitet e ardhshme.
Këshilltarët socialistë nuk duhet ta marrin përsipër këtë njollë e përgjegjësi e as të lejojnë të përdoren për ca interesa të ngushta që mund të kenë.
Nëse duan që të qarkullojnë me kokën lart në qytet e pa ndjerë turp përpara bashkëqytetarëve të tyre nuk duhet ta miratojnë!
Vlora nuk është vetëm e disa “socialistëve” që nuk janë as nga Vlora.
Vlora është e vlonjatëve dhe e gjithë Shqipërisë! E fëmijëve tanë!
Në asnjë vend të botës zhvillimi nuk presupozon shkatërrimin e turizmit, por zhvillimi bëhet ndryshe.
Në asnjë vend zhvillimi nuk do të thotë të japësh qytetin e të ardhmen e tij e të qytetarëve me konçesion e të ngelesh peng i disa interesave apo synimeve okulte!
Mos vallë kjo është pjesë e një projekti më të madh që duan ta bëjnë këtë gjë, ta kthejnë Vlorën të “zhvilluar e turistike” dhe çdo lloj investimi shtesë ta çojnë vetëm pas tunelit të Llogarasë dhe vetëm në shërbim të oligarkëve të caktuar “pranë PS”?
Dhe qytetin e Vlorës ta lenë kështu siç është, në gropë, siç e thotë edhe kënga dhe përballë malit me pasqyra?
Organizatat e fermerëve amerikanë po i bëjnë thirrje Presidentit të zgjedhur Donald Trump që mos përfshijë në dëbimet masive, emigrantët që punojnë në sektorin e tyre. Ato thonë se dëbimi i tyre mund ta dëmtojë zinxhirin e furnizimit me ushqime, i cili mbështetet shumë tek emigrantët që janë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.
Deri tani, zyrtarët e ekipit të Presidentit të zgjedhur Trump nuk janë zotuar për ndonjë përjashtim, sipas intervistave me organizatat e fermerëve dhe punëtorëve, si dhe drejtuesin e ardhshëm kombëtar për emigracionin, Tom Homan.
Gati gjysma e rreth 2 milionë punëtorëve në fermat amerikane nuk kanë status të ligjshëm, sipas të dhënave të departamenteve të Punës dhe Bujqësisë, si dhe shumë punëtorë të sektorëve të bulmetit dhe paketimit të mishit.
Presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump është zotuar të dëbojë miliona emigrantë që gjenden ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e fushatës së tij për rizgjedhjen. Kritikët thonë se kjo do të ishte një ndërmarrje sfiduese logjistike, që mund të ndajë familjet dhe të prishë bizneset amerikane.
Zoti Homan ka thënë se strukturat e zbatimit të ligjeve për emigracionin do të përqendrohen tek kriminelët dhe personat për të cilët janë lëshuar urdhra përfundimtarë dëbimi, por se nuk do të përjashtohet asnjë emigrant që gjendet ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.
Ai i tha kanalit televiziv Fox News më 11 nëntor se zbatimi i ligjeve në bizneset “do të duhej të ndodhte”, por nuk ka thënë nëse do të vendoset në objektiv sektori i bujqësisë.
“Kemi shumë për të bërë”, tha zoti Homan në një intervistë telefonike këtë muaj.
Largimi masiv i punëtorëve të fermave do të trondiste zinxhirin e furnizimit me ushqime dhe do të rriste çmimet e ushqimeve për konsumatorët, tha David Ortega, profesor i ekonomisë dhe politikave ushqimore në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.
“Ata plotësojnë role kritike që shumë punëtorë të lindur në Shtetet e Bashkuara nuk munden apo nuk duan t’i kryejnë”, tha zoti Ortega.
Organizatat e fermerëve dhe aleatët e Partisë Republikane ndjehen të inkurajuar nga fakti që administrata e ardhshme e ka vënë theksin tek kriminelët.
Dave Puglia, president i organizatës “Western Growers”, që përfaqëson fermerët, tha se grupi e mbështeti këtë qasje dhe ishte i shqetësuar për efektet në sektorin e fermave, nga një plan i mundshëm dëbimi për të punësuarit në bujqësi.
Zëdhënësja e ekipit të tranzicionit të Presidentit të zgjedhur Trump, Karoline Leavitt nuk iu përgjigj drejtpërdrejt shqetësimeve të fermerëve në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters. Ajo tha se votuesit amerikanë duan që Presidenti i zgjedhur Trump “të zbatojë premtimet që bëri gjatë fushatës, si deportimin e emigrantëve kriminelë”.
Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi të shtunën se do të emërojë në postin e Sekretares së Bujqësisë zonjën Brooke Rollins, e cila kryesoi Këshillin e Politikave të Brendshme të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të tij të parë.
Bujqësia dhe industritë e lidhura me të kontribuan 1.5 trilionë dollarë për produktin e brendshëm bruto të Shteteve të Bashkuara, ose 5.6%, në vitin 2023, sipas Departamentit amerikan të Bujqësisë.
Në administratën e tij të parë, zoti Trump i premtoi sektorit të fermave se planet e tij për deportime nuk do të kishin në objektiv punëtorët e sektorit ushqimor, megjithëse administrata bëri kontrolle në disa objekte bujqësore, përfshirë në fabrikat e përpunimit të mishit të shpezëve në Misisipi dhe në Nebraska.
Ligjvënësi republikan John Duarte, nga një familje fermerësh prej katër brezash në Luginën Qendrore të Kalifornisë, tha se fermat në zonë varen nga emigrantët e paligjshëm dhe se qytezat amerikane do të dëmtoheshin nëse këta punëtorë do të dëboheshin.
Vendi i ligjvënësit Duartes në Kongres është një nga garat e pakta të afërta zgjedhore për të cilat ende nuk është shpallur fituesi.
Zoti Duarte tha se administrata e Presidentit të ardhshëm Trump duhet të zotohet se punëtorët emigrantë që gjenden në vend për mbi pesë vite dhe që nuk kanë precedentë penalë, nuk do të bëhen objektiv i deportimeve dhe se do t’iu ofrohet një mundësi drejt përfitimit të statusit të përhershëm ligjor.
“Do të doja të dëgjoja të shprehej më qartë se këto familje nuk do të jenë në objektiv”, tha ai.
“Kemi nevojë për siguri”
Fermerët kanë një mundësi ligjore për punësimin e fuqisë punëtore me programin e vizave H-2A, i cili u mundëson punëdhënësve të sjellin një numër të pakufizuar punëtorësh sezonalë, nëse mund të tregojnë se nuk ka mjaftueshëm punëtorë amerikanë të gatshëm, të kualifikuar dhe të disponueshëm për të bërë punën.
Programi është rritur me kalimin e kohës, me 378,000 pozicione H-2A të certifikuara nga Departamenti i Punës në vitin 2023, tre herë më shumë se në vitin 2014, sipas të dhënave të agjencisë.
Por kjo shifër është vetëm rreth 20% e fermerëve të vendit, sipas Departamentit amerikan të Bujqësisë. Shumë fermerë thonë se nuk mund të përballojnë pagesat për vizat dhe strehimin. Të tjerë fermerë kanë nevoja për punë gjatë gjithë vitit, që nuk mbulohen nga vizat sezonale.
Fermerët dhe punëtorët do të përfitonin nga lehtësimi i legjislacionit për punëtorët e bujqësisë, tha John Walt Boatright, drejtues në Federatën Amerikane të Byrosë së Fermave, një organizatë lobiste për fermerët.
“Kemi nevojë për sigurinë, besueshmërinë dhe përballueshmërinë e programeve për fuqinë punëtore që do të na lejojnë të vazhdojmë t’i dërgojmë ushqimet nga ferma në tavolinë”, tha John Hollay, drejtues në Shoqatën Ndërkombëtare të Produkteve të Freskëta.
Për dekada, organizatat e fermerëve dhe punëtorëve janë përpjekur të nxisin miratimin e reformave të emigracionit, që do të mundësonin qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të më shumë punëtorëve të bujqësisë, por propozimet ligjore kanë dështuar deri më tani.
Rreziku i zbatimit të ligjeve të emigracionit në ferma ka të ngjarë të jetë i ulët për shkak të nevojës për punëtorë, tha Leon Fresco, avokat për emigracionin në firmën ligjore Holland & Knight.
“Ka disa interesa biznesi shumë të rëndësishme që padyshim e dëshirojnë krahun e punës në bujqësi dhe kanë nevojë për të”, tha ai.
Por për punonjësit e fermave, frika nga zbatimi i ligjeve për emigracionin mund të krijojë stres kronik, tha Mary Jo Dudley, drejtore e Programit të Punëtorëve të Fermës Cornell, që po i përgatit punëtorët të njohin të drejtat e tyre, nëse përballen me zyrtarët e emigracionit.
Nëse bëhen sërish operacione kontrolli në fabrikat e paketimit të mishit, strukturat e zbatimit të ligjeve për emigracionin duhet të marrin masa paraprake për të shmangur ndalimin e punëtorëve që gjenden në mënyrë të ligjshme në vend, tha Marc Perrone, president ndërkombëtar i sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Ushqimit dhe Tregtisë, që përfaqëson punëtorë të industrisë së paketimit të mishit.
Edgar Franks, një ish-punëtor ferme dhe drejtor politik në ‘Familias Unidas por la Justicia’, një sindikatë punëtorësh në shtetin e Uashingtonit, tha se organizata po vërente energji të re nga punëtorët për t’u organizuar.
“Ankthi dhe frika janë reale. Por nëse jemi bashkë, ka një shans më të mirë për ne që të kundërshtojmë”, tha ai./VOA
I lindur në Firence të Italisë në vitin 1265, Dante Aligeri, konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm në histori. Kryevepra e tij, Komedia Hyjnore, është ende një ndër veprat me tëstudiuara në universitete dhe qarqe akademike. Por ja cilat janë disa nga detajet e kësaj vepre monumentale.
“Komedia Hyjnore” e Dantes, është një poemë e gjatë narrative
“Komedia Hyjnore” tregon udhëtimin e Dantes nëpër ferr, ku ai udhëhiqet nga poeti italian Virgjili, dhe një grua e quajtur Beatriçe, nëpër 9 rrathët koncentrikë të jetës së përtejme, që të gjitha të bazuara në mëkate të ndryshme.
Rrethi i parë është Limbo (Të Harruarit), ku ndodhen ata që nuk mund të shkojnë në Parajsë thjesht sepse nuk janë pagëzuar, apo që kanë lindur përpara Jezu Krishtit. E gjithë poema ka gjithsej 14.233 rreshta, pra më e gjatë se Odisea (12.110 rreshta), por më e shkurtër se Iliada (15.693 rreshta).
Për këtë poemë, Dante përdori në mënyrë të veçantë stilin “terza rima”, pra kur strofat ndahen në tre rreshta, ku rreshti i parë dhe i tretë mbarojnë me një rimë, ndërsa rreshti i dytë rimon me rreshtat e parë dhe të tretë të strofave pasuese.
“Komedia Hyjnore” është e ndarë në 3 libra: Ferri, Purgatori dhe Parajsa
Dante e shkroi këtë vepër nga viti 1308 deri në vitin 1321, kur edhe vdiq. Poema epike është e ndarë në tre pjesë (të quajtura kantikë), ku secila pjesë përmban 33 kanto, të cilat në thelb janë nënndarje. (Ndërkohë ka një kanto shtesë tek libri Ferri që shërben si hyrje, ndaj në total ka 100).
Në këtë vepër Dante i futi Papët në Ferr
Kur po shkruante librin “Ferri”, Dante e lejoi veten të luante rolin e Zotit, duke i ndëshkuar kundërshtarët e tij për trillimet ndaj tij, me një dënim të përjetshëm në Ferrin që krijoi nëpoemën e tij epike. Dy figura të famshme me të cilët ai u konfliktua ishin Papa Nikola III dhe Papa Bonifaci VIII, papati i të cilëve u karakterizua dhe përpjekja për të rritur pushtetin e Kishës Katolike.
Tek “Ferri”, Dante ndeshet me Papa Nikolën në rrethin e tetë të Ferrit, i cili është caktuar për ata që kanë kryer mëkatin e blerjes apo shitjes së privilegjeve fetare). Në këtë rreth, mëkatarët varrosen me kokën e zhytur nën ujë. Dhe ndërsa Dante kalon aty, Nikola i zhytur në ujë e ngatërron atë me Papa Bonifacin.
Pasi kupton se kë ka përballë, Nikola i thotë Dantes se Bonifaci do ta zëvendësojë atë në gropën e varrit sapo të vdesë (në atë botë, të mallkuarit mund të shohin të ardhmen). Bonifaci ishte pjesërisht përgjegjës për dëbimin e Dantes në jetën reale. Prandaj dëbimi në Ferr, edhe pse i trilluar, ishte pjesë e hakmarrjes së shkrimtarit.
“Maska e vdekjes” së Dantes, e cila është ekspozuar në “Palazzo Vecchio” në Firence, ndoshta nuk është e vërtetë
“Maska e vdekjes” e Dante Aligerit, që ndodhet aktualisht në “Palazzo Vecchio” të Firences, u bë e famshme vitet e fundit për faktin se ishte një nga elementët kryesore të komplotit në librin e shkrimtarit Den Braun “Inferno”, që është përshtatur edhe në një film.
Por studimet e fundit sugjerojnë se maska në fjalë nuk është origjinale. Ajo ka shumë tëngjarë të jetë gdhendur në vitin 1483 nga Pjetro dhe Tulio Lombardo, pra më shumë se 160 vjet pas vdekjes së Dantes.
Dante konsiderohet si babai i gjuhës italiane
Duke zgjedhur që t’i shkruante veprat e tij kryesisht në dialektin vendas, toskan, në vend të latinishtes, që ishte shumë më e zakonshme për kohën, Dante ndihmoi që ajo që sot e njohim si italishtja, të ishte e aftë të shprehej në artet e mëdha.
Ndikimi i veprës së tij ishte aq i jashtëzakonshëm, saqë italishtja do të bëhej gjuha letrare mëe spikatur në të gjithë Evropën Perëndimore për shekuj me radhë. Dhe për shkak të kësaj, Dante cilësohet shpesh si “babai i gjuhës italiane”. Sot ekzistojnë ende në mbarë botën “Shoqëritë Dante Aligeri”, që kanë si mision promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane.
U internua dhe u dënua me vdekje në fillimin e shekullit XIV. Dënimi u anulua vetëm në vitin 2008
Në vitin 1302, Dante ra viktimë e atyre që historianët i kanë cilësuar “akuza të sajuara” për përvetësim, kundërshtim ndaj Papës dhe autoriteteve fiorentine. Kur ai refuzoi të paraqitej
në gjyq për t’u përgjigjur për krimet e tij dhe të paguante një gjobë, u vendos që nëse do të shkelte sërish në Firence, do të digjej i gjallë në turrën e druve.
Rrjedhimisht, Dante i kaloi vitet e tij të mbetura duke bredhur sa andej-këtej, një mënyrë jetese që i dha atij frymëzimin për të shkruar “Komedinë Hyjnore”. Në vitin 2008, këshilli i qytetit të Firences votoi pro revokimit simbolik të dënimit me vdekje të Dantes, duke e rivendosur në vend nderin e tij.
Bazuar tek vepra, artisti italian i Rilindjes, Sandro Botiçeli, pikturoi një hartë të Ferrit
Ferri ka qenë subjekt i interpretimeve të panumërta artistike përgjatë shekujve. Por një nga më jetëgjatët dhe më me ndikimin erdhi nga piktura “Harta e Ferrit” të piktorit Sandro Botiçeli, bazuar në “Komedinë Hyjnore”, e cila ndodhet aktualisht në Bibliotekën e Vatikanit. Piktura e Botiçelit, është vetëm një pjesë e një dorëshkrimi më të madh me ilustrime, që ai krijoi bazuar tek poema, nga e cila kanë arritur deri në ditët tona vetëm 92 faqe.
Nëntë rrathët e Ferrit të Dantes
“Komedia Hyjnore” është ndoshta më e famshme për përshkrimet e saj të rrathëve të ndryshëm të Ferrit, ku secili përshkruan dënime të ndryshme që përputhen me mëkatet më të tmerrshme.
Një mbledhje e zakonshme e Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për ndryshimin e ligjit “Për eficiencën e energjisë” në vitin 2021 u shoqërua me shqetësimin e shoqatave të bashkive, që detyrimet e reja për pushtetin vendor të mos mbeteshin në letër. Për herë të parë ligji i ri detyronte çdo bashki të hartonte Planin Vendor të Veprimit për Eficiencë të Energjisë, me qëllim reduktimin e përdorimit të energjisë në nivel vendor, duke sjellë përmirësime të ndjeshme edhe në mjedis.
“Bashkitë dhe institucionet përkatëse ta marrin seriozisht zbatimin e këtij ligji. Ky ligj nuk duhet të flejë në zyrat dhe arkivat e bashkisë. Duhet të fillojë të zbatohet, pasi është normë, është standard”, – kërkoi me forcë në atë kohë drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali.
Por, kur kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga hyrja në fuqi, zbatimi i detyrimeve ligjore duket i largët.
Të dhënat e përpunuara nga emisioni “EkoSkaner” tregojnë se aktualisht vetëm 4 bashki kanë miratuar Planet Vendore të Veprimit për Eficiencë të Energjisë, ndërkohë që 57 të tjera nuk e disponojnë ende dokumentin strategjik me politikat dhe masat për kursimin e energjisë, mbi bazën e konsumit në nivel lokal.
Planet nuk janë miratuar as nga disa nga bashkitë më të mëdha në vend, duke nisur nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Fieri, etj., ndërkohë që disa prej Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, në përgjigjet e tyre me shkrim shfaqën mungesë njohurish mbi detyrimet ligjore që iu ngarkon ligji në fuqi.
Ekspertët kritikojnë mungesën e këtyre planeve, që janë pikënisja në drejtim të përmbushjes së objektivave kombëtare të vendosur në Planin e Integruar të Energjisë dhe Klimës, si dhe për arritjen e detyrimeve që ka vendi ynë në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ata shtojnë se pasojat e moszbatimit të ligjit më së shumti i vuajnë qytetarët, pasi masat e eficiencës së energjisë lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke kërkuar hartimin e menjehërshëm e më pas zbatimin e masave të planifikuara.
Shkelje e detyrimeve ligjore
Ndryshimet në ligjin “Për eficiencën e energjisë” hynë në fuqi në 15 prill të vitit 2021, ndërsa përcaktonin se “planet vendore të veprimit për eficiencë të energjisë duhet të përgatiteshin në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Eficiencën e Energjisë dhe me Planin e Integruar të Energjisë dhe Klimës”. Këto dokumente, duhet të përfshijnë politikat dhe masat për përmirësimin e eficiencës së energjisë për të gjithë sektorët që funksionojnë në nivel lokal, duke nisur që nga ndërtesat publike e private, transporti, mbetjet, uji, bujqësia etj.
“Planet janë dokumente strategjike që përmbajnë një sërë masash veprimi dhe objektivash, të cilat synojnë që të reduktojnë konsumin e energjisë, të sjellin benefite financiare dhe përfitime të aspekteve mjedisore”, – thotë Elvis Ndreka, inxhinier mjedisi dhe energjie, njëkohësisht menaxher i projektit Green Force, në kuadër të të cilit Bashkia Mirditë po asistohet për hartimin e planit.
“Hartimi i një Plani Veprimi të Eficiencës së Energjisë merr në shqyrtim të gjitha objektet, të gjitha ndërmarrjet, pajisjet apo makineritë që zotëron një bashki. Nisur nga kjo bashkitë kanë angazhim për t’i grupuar, për t’i organizuar, për të parë ku janë problematikat kryesore dhe në vijim të kësaj të mund të ndërmarrin dhe masat për ndërhyrje në pikat më nevralgjike, ku janë nevojat, ku është konsumi më i madh i energjisë dhe ku për rrjedhojë bëhen shpenzime të mëdha financiare nga këto bashki”, – shton ai.
Elvis Ndreka, inxhinier mjedisi dhe energjie
Me përcaktimin e detyrimeve të reja, 61 bashkitë e vendit duhet t’i kishin gati Planet Vendore të Veprimit për Eficiencë Energjie brenda datës 15 prill 2022, por ky afat është shkelur nga të gjitha këto institucione.
Jashtë afateve ligjore, midis fundit të vitit 2023 dhe mesit të vitit 2024, katër bashkitë e vetme që e kanë miratuar dokumentin në Këshillin Bashkiak janë Roskoveci, Berati, Përmeti dhe Shkodra. 3 bashki të tjera, që janë Korça, Malësia e Madhe dhe Kavaja i kanë hartuar dokumentet, por ato nuk janë miratuar ende në Këshillat Bashkiakë, çka i bën të pazbatueshëm.
“Fakti që bashkitë nuk e kanë ende një plan, ndonëse disa prej tyre mund të jenë në proces, pra kanë filluar përgatitjet e mbledhjes së të dhënave, janë qartazi në një shkelje të ligjit”, – thotë Fiona Imami, eksperte e tranzicionit të gjelbër.
Për arritjen e objektivave kombëtarë të kursimit të energjisë dhe klimës bashkitë janë ndër institucionet përgjegjëse. Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës saktëson se këto objektiva synojnë uljen me 18.7% të emetimeve të gazeve me efekt serrë deri në vitin 2030, një ulje me 8.4% në konsumin final të energjisë dhe një rritje në 54.4% të energjisë së rinovueshme.
“Ne kemi një plan në nivel kombëtar. Ky plan në nivel kombëtar nëse nuk fillon të zbatohet në nivelin më afër qytetarit, aty ku ndodhin të gjithë dinamikat, atëhere nuk do të kemi një reflektimi të rezultateve të pritshme, përtej nivelit vendor. Kështu që, nga kjo pikëpamje, bashkitë janë thelbësore për të punuar dhe për të marrë masa në nivelin vendor dhe jo vetëm bashkitë si institucione”, – thotë Imami.
“Kjo duhet të zbërthehet në komunitet, në mënyrë që të gjithë së bashku si aktorë të përgjegjshëm të një shoqërie me perspektivën për të arritur disa rezultate të mundet të kapim ata indikatorë dhe përgjegjësish që kemi ndërmarrë”, – shton më tej ajo.
Fiona Imami, eksperte e tranzicionit të gjelbër
Në planin e saj, Bashkia Shkodër shpjegon se kontributi i saj në objektivat kombëtare të reduktimit 2030 do të jetë rreth 8%, duke reflektuar një ndikim të lartë në këtë drejtim.
Kontributi që secila bashki do të jepte në arritjen e objektivave kombëtare klimatike është i ndryshëm, por normalisht bashkitë e mëdha kanë edhe peshën më të madhe. Në krye të listës është Tirana, ku është përqëndruar numri më i lartë i popullsisë në vend, ku transporti publik përbëhet nga disa linja e ku numri i godinave publike e private është i madh. Por, sipas këtij dikasteri për hartimin e Planit të Veprimit do të kontraktohet një kompani e jashtme, ndërsa ende nuk është bërë gati dokumentacioni i domosdoshëm për procedurën tenderuese.
“Aktualisht ka nisur procesi i hartimit te dokumentacionit administrativ që i paraprin procedurës së prokurimit të këtij plani dhe parashikohet që brenda 2024 të kemi në dispozicion produktin final”, – thuhet në përgjigjen e bashkisë.
Bashkia Durrës në përpjekje për të justifikuar mungesën e planit, në përgjigjen e saj theksoi se “menaxhimi i kursimit të energjisë është një nga prioritetet e kryetares së këtij institucioni dhe se është kërkuar prej saj që projektet të jenë me eficiencë energjie”.
Bashkia Vlorë e justifikoi mungesën e planit me kompleksitetin e hartimit të tij, ndërkohë që Bashkia Elbasan nuk dha asnjë argument se përse nuk ka ndërmarrë hapat sipas legjislacionit në fuqi.
Për ekspertët, mungesa e planeve, sidomos në bashkitë e mëdha është e pajustifikueshme.
“Bashkia Tiranë ka një buxhet rreth 370 mln euro në vit, ka rreth 6800 të punësuar kështu që nuk i mungojnë as burimet njerëzore, as burimet financiare. Nuk mungon as gjetja e kapitalit human të kualifikuar në bashki të mëdha siç është Tirana, Durrësi, Vlora, etj”, – thotë Klodian Muço, pedagog dhe ekspert i financave.
“Në këto raste unë kam përshtypjen që ndoshta tendenca e qeverisjes vendore po orientohet njëlloj si tendencat e qeverisjes qendrore që në shumë raste merren një sërë masash për të treguar te qytetarët që ne po punojmë, sesa të investohen para’ në programe të caktuara, që nuk është se shikohen me sy të lirë nga qytetari çdo ditë, por janë shumë të rëndësishme për mjedisin, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve në periudhën afatgjatë”, – shton ai.
Klodian Muço, ekspert i financave vendore
Paralelisht, të dhënat tregojnë se disa bashki as nuk i njohin detyrimet ligjore. Rastet më flagrante janë Fieri dhe Kavaja. Në përgjigjen me shkrim Bashkia e Fierit ngatërroi aktet nënligjore për rinovimin e stokut të godinave publike, që u miratuan në korrik të këtij viti, me aktet nënligjore që i hapnin rrugë zbatimit të ligjit mbi hartimin e planeve. Ndërsa, Bashkia Kavajë ndonëse ka një plan të hartuar me ndihmën e organizatave të shoqërisë civile u shpreh se “bashkia nuk merret me energjinë dhe se duhej të drejtoheshim te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për këtë çështje”.
“Unë kam përshtypjen që një bashki serioze nuk duhet as ta përmendte këtë fakt. Ti detyrimet e tua ligjore i ke dhe ligji nuk e pranon “injorancën”, – thotë Muço.
Ndërkohë, në shumicë dërrmuese bashkitë përmendën mungesën e burimeve njerëzore dhe financiare, si argument për moszbatimin e ligjit.
Por sipas Muços, “në rast se bashkitë do kishin dashamirësinë apo ta shikonin si nevojë hartimin e këtyre planeve atëherë do të kërkonin eksperiencë nga jashtë apo do t’iu kërkonin institucioneve qendrore që t’iu mundësonin konsulentë të jashtëm”.
Edhe sipas Imamit, “mungesa e buxhetit për bashkitë është një lloj justifikimi për të mos ndërmarrë hapat për hartimin e planit”.
“Kjo për faktin se hartimi i planit në vetvete si një shumatore e buxhetit që kërkohet është e papërfillshme me përfitimin që këto bashki do të kenë në momentin që do të zbatohet Plani i Eficiencës së Energjisë. Mendoj që ngërçi më i madh për bashkitë është nevoja dhe koha për të grumbulluar të dhëna, ndërkohë që mendoj se bashkitë kanë deri diku kapacitete brenda tyre përmes stafeve për ta iniciuar këtë lloj ndërmarrjeje”, – thotë ajo.
Në të njëjtën linjë është edhe Ndreka.
“Mund të ketë shumë arsye nga ana e bashkive: pjesa e mungesës së stafit, kapacitetet financiare, etj., por gjithsesi mendoj që kjo duhet parë në një prizëm tjetër që ka të bëjë me përfitimet që do sillte hartimi i këtyre planeve dhe ndjekja e monitorimi i tyre në vijim”, – thotë ai.
Pasojat e mungesës së planeve
Eficienca e energjisë konsiderohet si një nga mundësitë e pakta për një zhvillim të qëndrueshëm, pa ndotur mjedisin. Përfitimet që vijnë nga aplikimi i termoizolimit në ndërtesa, ndriçimi me llamba led, sistemet teknologjike të avancuara apo transporti i gjelbër janë të mëdha për mjedisin, ekonominë dhe shëndetin. Në një raport të hartuar nga organizata mjedisore All Green Centre, ku merrej në studim një apartament në qytetin e Korçës, arrihej në konkluzionin se pas ndërhyrjeve termoizoluese, në dimër banesa do të ulte me 67% sasinë e lëndës drusore për ngrohje, emetimet në atmosferë dhe përdorimin e pyjeve për lëndë drusore. Studime të shumta tregojnë përfitime edhe nga masat e tjera të eficiencës së enegjisë.
“Në momentin që ne do të zëvendësojmë një pajisje termike, që punon me naftë, ka konsum shumë të lartë, djeg lëndë djegëse, është në varësi të çmimit që është gjithmonë i luhatur dhe konsiderueshëm i lartë, në një teknologji me panele fotovoltaike, që është një energji e pashtershme, e rinovueshme, është një ndikim i drejtpërdrejtë, si në rritjen e kursimeve, uljen e shpenzimeve të bashkisë apo reduktimin e emetimeve të CO2”, – shpjegon Ndreka.
“Përtej kësaj është edhe çështja e qëndrueshmërisë, sa i takon mirëmbajtjes së këtyre pajisjeve. Pompat termike apo shumë pompa të tjera ujësjellësi janë shumë të vjetra dhe vetëm procesi i mirëmbajtjes së tyre, duke qenë se janë të vjetra, duke qenë se kanë konsum të lartë është shumë kosto e shtuar, fuqi punëtore e me radhë”, – shton ai.
Por në këto kushtet e mungesës së dokumentit strategjik këto përfitime nuk mund të arrihen.
“Çështja e parë është kursimi i energjisë. Mungesa e një plani nuk krijon kushte të favorshme për bashkitë, për stafin, sidomos për pjesën e mirëmbajtjes, por edhe për zhvillimin e projekteve të reja. Pastaj është zhvillimi i teknologjive të reja. Që konsumi i energjisë të reduktohet duhet të bëhet zëvendësimi i pajisjve të vjetra në mënyrë të menjëhershme. Është më me leverdi që të bësh një investim të ri, pavarëissht kostos sepse koha e kthimit të investimit është shumë shkurtër”, – thotë Ndreka.
“Gjithashtu, është pjesa mjedisore që është shumë e rëndësishme. Ndikimi i drejtpërdrejtë mjedisor, ajo që preket nga çdo banor, për të pasur një konfort termik siç njihet në gjuhën teknike, që të jetë në kushte optimale në zyrën ku punon apo jeton”, – shton më the eksperti.
Në mungesë të planeve të Veprimit, në përgjigjet e tyre për “EkoSkaner” shumë prej bashkive u përpoqën të tregojnë se në territoret e tyre zbatohen projekte, që kanë në fokus eficiencën e energjisë, kryesisht në ndriçimin led apo instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhim energjie. Megjithatë, zhvillimi pa plan i këtyre investimeve kritikohet nga ekspertët.
“Ka ndodhur në raste të ndryshme që investime të caktuara për efekt të mos monitorimit, mosplanifikimit të saktë, mospasjes së një baze të dhënash për të gjitha objektat apo nevojat e bashkive, nuk është përfituar 100% nga investimi ose në një kohë të shkurtër është dëmtuar apo amortizuar për arsye të ndryshme. Por zanafilla ka qenë mospasja e një plani masah apo plani veprimi për t’i mirëmbajtur, por edhe për të planifikuar ndërhyrje të tjera në vazhdimësi, që të jenë të qëndrueshme dhe investimet të ndihmojnë njëra – tjetrën”, – thotë Ndreka.
“Shumë ide e bukur në dukje dhe shumë prej bashkive janë krenare që e kanë bërë këtë gjë. Por, kur ti nuk investon në reduktimin e konsumit të energjisë është e kotë që shpenzon kaq shumë para’ për prodhimin. Një ndër bashkitë e jugut, nëse kalonte në llamba të reduktimit të konsumit të energjisë, fatura do të shkonte nga 100 mln lekë, në 32 – 33 mln lekë të vjetra. Vetëm nga zëvendësimi i llambave do të kursente rreth 70%. Kështu që, është më mirë që ne të investojmë në eficiencë që të reduktojmë konsumin apo është më mirë të ndërtojmë ca fotovoltaikë që të prodhojmë për të mbuluar atë 100 milionshin? Sigurisht, që nuk është e gabuar të vendosen fotovoltaikët, të kuptohemi, por duhet të ketë një plan masash konkrete që të shkojnë paralelisht”, – shprehet Muço.
“Në shumë prej bashkive të vendit vazhdohet akoma që edhe në institucione publike të përdoret druri apo ato kaldajat e vjetra me naftë për ngrohje, që nënkuptohet që ndotin. Pra, nuk është i rëndësishëm vetëm prodhimi, por duhet të rritet eficienca, që të mos vazhdohet akoma nëpër disa institucione të kemi ato muret e ndërtuar para 50 vitesh, pa marrë masa për termoizolimin apo të përdorin ato dyert që kanë ato hapësirat boshe që hyn ajri i ftohtë”, – shton eksperti.
Paralelisht, Shqipëria është firmëtare e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, që është strategji zhvillimi afatgjatë e vendeve të BE-së, e cila synon parandalimin e ndryshimeve klimatike, me qëllimin kryesor arritjen e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050. Për arritjen e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, vendet e rajonit përfshirë edhe Shqipërinë nënshkruan Deklaratën e Sofjes mbi Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor më 10 nëntor 2020.
“Ne, prej vitesh jemi duke punuar për të aderuar në Bashkimin Evropian. Jemi prej vitesh pjesë e një marrëveshjeje për të arritur një seri indikatorësh që do të përmirësonin situatën e mjedisit në vendin tonë, por edhe me ndikimin që kjo do të ketë në rang global, edhe në rang evropian. Fakti që ne kemi pranuar të jemi pjesë e një marrëvehsjeje dhe kemi një axhendë të gjelbër të cilën duhet ta zbatojmë përmes politikave, pilarëve të ndryshëm, etj. etj. kjo do të thotë se ne nuk po bëjmë mjaftueshëm për të arritur ato objektiva dhe ato lloj përgjegjësish që kemi marrë për t’i çuar përpara. Kështu që në këtë kuadër mendoj që e para bashkitë do të duhet të nisin punën, të punojnë të mbeldhin të dhënat për të garantuar atë detyrimin ligjor, por më tepër për të punuar për të çuar një hap përpara gjithë këto marrëveshje dhe angazhime që ne kemi marrë”, – thotë ekspertja e tranzicionit të gjelbër, Fiona Imami.
Në të njëjtën linjë janë edhe Ndreka e Muço.
“Komisoni Europian këtyre bashkive iu jep një dritë jeshile për të kërkuar fonde, nëse bëjnë projekte sipas kërkesave apo sipas formës së struktuar. Përveç pjesës teorike të planit që është detyrim ligjor dhe duhet të jenë sipas një strukture të caktuar, por edhe sa i takon pjesës konkrete të ndërhyrjes së tyre në objektet ku kanë më shumë problematika”, – thotë Ndreka.
“Iu bëj thirrje të gjitha bashkive të vendit që të respektojnë detyrimet e tyre ligjore në radhë të parë dhe më pas të mendojnë më tepër për qytetarët në aspektin e dytë sepse ndikon sigurisht në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve dhe në aspketin e tretë, të japin sado pak edhe ato kontributin e tyre përsa i përket detyrimeve që kemi për integrimin në Bashkimin Evropian”, – përfundon Muço./Ina-Media
Pesë vjet pasi shtëpia e tij u dëmtua nga një tërmet shkatërrues, 78-vjeçari Vate Bregaj jeton i vetëm në një kthinë të rikonstruktuar, nën një llambë të vetme të zhveshur dhe një çati prej llamarine. Telat e energjisë elektrike rrotullohen rreth një oxhaku të improvizuar.
Pesëdhjetë e një persona humbën jetën dhe mijëra mbetën të pastrehë nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019. Tre ditë më vonë, kryeministri Edi Rama bëri një premtim: Kushdo që humbi shtëpinë do të kishte një shtëpi të re në 2020.
“Të gjithë duhet të jenë në një gjendje më të mirë se para tërmetit”, tha Rama.
Muaj më vonë, një konferencë ndërkombëtare donatorësh mblodhi më shumë se një miliard euro në para, donacione, grante dhe kredi për të ndihmuar Shqipërinë të rimëkëmbej. Shuma ishte “përtej asaj që kishim imagjinuar ndonjëherë”, tha Rama.
Bregaj, megjithatë, është ende duke pritur pjesën e tij. Ajo që mbeti nga shtëpia e tij e vjetër, në fshatin Torovicë në qarkun verior të Lezhës, u shemb nga bashkia për t’i hapur rrugë një të reje.
Sipas ligjit, shtëpinë ose duhet ta ndërtojë bashkia, ose vetë Bregaj duhet të kërkojë leje për ta ndërtuar. Bregaj ka aplikuar, por thotë se ende nuk ka marrë një përgjigje.
Ai merr 200 euro në muaj nga shteti si bonus qiraje, por ato para ai i shpenzon për një apartament në qytetin e Lezhës për djalin e tij dhe familjen e djalit të tij, të cilët jetonin bashkë me të në Torovicë para tërmetit.
Qindra familje në rajonin e Lezhës dhe Laçit në veri të Shqipërisë janë në një situatë të ngjashme.
Personi fillimisht i ngarkuar për rindërtimin është në arrati sepse akuzohet për korrupsion, miliona euro janë humbur për shkak të mashtrimeve dhe deri në vitin 2023 vetëm 32 për qind e fondeve të rimëkëmbjes ishin shpenzuar.
“Pyeta komunën; u kërkova që ta ndërtojnë ata”, tha Bregaj. “Por më thonë se materialet e ndërtimit janë të shtrenjta. Dhe më pas asgjë nuk ndodh.”
“Kështu që plotësova letrat për të marrë paratë dhe për ta ndërtuar vetë, por ata nuk m’i dhanë ato që thanë se do të më jepnin. Nuk ka para. Jetoj vetëm, shoh fushën dhe qaj.”
Vate Bregaj, banesa e të cilit u dëmtua rëndë nga tërmeti. Foto: BIRN.
Abuzim me fondet e rimëkëmbjes
Pas tërmetit, qeveria e Edi Ramës njoftoi një program rindërtimi që do të drejtohej nga një ministri e posaçme nën drejtimin e Arben Ahmetajt. Ahmetaj u shkarkua në vitin 2022 dhe ka qenë në arrati që nga mesi i vitit 2023, kur prokurorët specialë e akuzuan atë për korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në një çështje që nuk ka lidhje me rindërtimin. Ministria e infrastrukturës dhe energjisë mori përsipër përgjegjësinë për programin e rindërtimit.
Deri në tetor 2023, sipas të dhënave buxhetore, vetëm një e treta e fondeve të destinuara për rimëkëmbjen ishin shpenzuar. Ministria e infrastrukturës dhe energjisë ia referoi kërkesën e BIRN për një koment mbi mënyrën se si u shpenzuan paratë e rimëkëmbjes Ministrisë së Financave, e cila nuk iu përgjigj deri në momentin e publikimit.
Në Durrës, pesë zyrtarë bashkiakë u akuzuan në shtator të këtij viti për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në shpenzimin e fondeve të rindërtimit në 78 raste të veçanta me vlerë rreth 353 milionë lekë ose 3.6 milionë euro.
Zyra e prokurorit vendas nuk iu përgjigj një kërkese për më shumë informacion.
Kërkesës për koment nuk iu përgjigj as bashkia e Lezhës, ku banon Bregaj. As Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Alfrida Marku, një këshilltare lokale e Partisë Demokratike të opozitës në Lezhë, tha për BIRN: “Edhe pse kanë kaluar pesë vjet nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pavarësisht nga fondet që janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, ende nuk ka një zgjidhje për rikonstruksionin e një pallati në qendër të qytetit dhe 41 apartamenteve individuale brenda njësisë administrative.”
Marku u ankua se një nga pallatet që u rindërtua në qendër të qytetit filloi të kishte probleme me ujërat e zeza.
Kristina Marku, 66 vjeçe, jeton në një zonë tjetër të shkatërruar nga tërmeti – ne Laç, në bashkinë e Kurbinit.
Pasi shtëoia e saj u dëmtua rëndë, Marku u kualifikua për bonusin e qirasë nga bashkia dhe ka marrë me qira një apartament në qytetin e Lezhës për dy vjet. Më pas, asaj iu ndërpre bonusi i qirasë dhe asaj iu desh të kthehej në Laç.
“Gjashtë muaj pas tërmetit, jetova në një tendë. Më pas u transferova në një apartament me qira në Lezhë, sepse nuk gjeta shtëpi në Laç. Tani nuk kam as bonus qiraje, as shtëpi”, tha Marku për BIRN.
Është zakon në Shqipëri që kur ka një aktivitet politik, siç janë dhe protestat, të analizohen detaje dhe jo thelbi. Shumë retorikë bëhet edhe sot se si policia ushtroi dhunë, se si po shkelen të drejtat e protestuesve e çëshjte të tjera si këto. Sigurisht njerëzit duhet të jenë të lirë të protestojnë kur të duan dhe si të duan. Ky është thelbi i demokracisë.
Megjithatë kur je në ‘mosbindje civile’ duhet të marrësh parasysh edhe trajtime të tilla. Nga vetë fjala mosbindje civile do të thotë që nuk po zbaton ligjet, dhe si përgjigje mund të marrësh kundërpërgjigje dhe të padëshiruara për një shoqëri demokratike.
Ndërsa flitet për detaje, harrohet thelbi. Thelbi i protestave të mosbindjes civile të opozitës është fatki që ajo ka dështuar. Duhet thënë hapur dhe qartë se populli nuk e ka ndjekur Partinë Demokratike në këtë aksion. Edhe sot, numri i protestuesve ishte fare i vogël. Edhe pse, sado vogël të jetë numri i protestuesve duhet respektuar, qoftë edhe një person i vetëm. Por çështja është edhe më e gjerë se kaq. A ja vlen që të harxhosh energji me protesta politike vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare?
Duke parë bilancin e protestave që janë zhvilluar në kuadër të mosbidnjes civile, ato janë pa ndonjë rezultat domethënës. Protestat mund të kenë disa objektiva. Si për shembull dobësimin e qeverisë, zmbrapsjen e saj nga një projekt ligj, apo sensibilizmin e njerëzve për disa kauza të caktuara.
Asnjë nga këto objektiva duket sikur protestat e Partisë Demokratike nuk është arritur. Aq më pak është arritur objektivi i qeverisë teknike , dhe duket sikur me këtë forcë që kanë këto protesta nuk do të arrihet asnjëherë.
Në këtë kuptim, është e udhës që Partia Demokratike, nësë kërkon të ketë një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet parlamentare të 2025 duhet të ndryshojë strategji dhe mënyrë sjelljeje. Kjo nuk do të thotë që një parti politike nuk duhet të protestojë, por ta bësh këtë, të harxhosh kaq shumë energji për protesta politike që nuk kanë ndonjë rezutat është një gabim politik.
Ndërkohë që kundërshtari politik, Partia Socialiste, ka filluar tashmë prej shumë kohësh aksionin e saj politik në kudër të zgjedhjeve parlamentare, duket sikur PD ka ngecur në një rrugë që nuk të çon asgjëkundi. Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve Partia Demokratike ende nuk ka filluar organizimin politik për zgjedhjet parlamentare. Ende nuk ka një vizion të qartë për Shqipërinë që t’ja përcjellë atë shqiptarëve. Madje, ende nuk ka një kandidat për kryeminsitër në garën elektorale të ardhshme.
Protestat e PD kaq afër zgjedhjeve janë pa kuptim, pa efikasitet dhe pa ndonjë bilanc në objektivat e saj. Ato vetëm sa demoralizojnë njerëzit dhe i largojnë ata nga Partia Demokratike. Ndoshta i vetmi synim se përse PD i ka foksuar energjitë e saj te protestat politike është monopoli i opozitës, duke krijuar idenë se ata janë e vetmja opozitë në Shqipëri. Por edhe këtë status, nëse vazhdojnë me këto aksione politike pa kuptim, të cilat janë larg interesave të qytetarëve dhe nga ajo se çfarë pritet nga një forcë politike afër zgjedhjeve, nuk do ta ketë edhe për shumë kohë, në fund. /Liberale.al/
Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas një studimi të ri, kjo duhet të mbulohet me emigrantë.
Sipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann, fuqia punëtore e Gjermanisë mund të pakësohet me 10% deri në vitin 2040, po të mos ketë migrim “të konsiderueshëm”.
Studimi arrin në përfundimin se, pa një fluks prej rreth 288.000 punonjësish të huaj të kualifikuar në vit, fuqia punëtore gjermane mund të bjerë nga 46.4 milionë sot në 41.9 milionë në vitin 2040. Në vitin 2060, kjo fuqi punëtore mund të bjerë në 35.1 milionë vetë.
“Dalja e “baby boomer” (personave të lindur nga viti 1950 deri 1964) nga tregu i punës paraqet sfida të mëdha”, tha Susanne Schultz, eksperte e migrimit në Bertelsmann.
Schultz tha se potenciali i brendshëm i Gjermanisë duhet të zhvillohet dhe të rritet, por edhe se “ky ndryshim demografik kërkon imigrim”.
Një model i dytë projeksioni, i bazuar në të dhëna më pesimiste, vlerësoi se deri në vitin 2040 mund të nevojiten deri në 368.000 punonjës emigrantë në vit, një shifër që do të zvogëlohej në 270.000 në vit më pas, deri në vitin 2060.
A mjaftojnë reformat për të nxitur punësimin në Gjermani?
Meqenëse migrimi për motive punësimi është aktualisht nën nivelet e kërkuara, Schultz deklaroi se është e nevojshme të hiqen barrierat dhe të përmirësohen kushtet për emigrantët.
Ligjet e Gjermanisë për migrimin për motive punësimi u reformuan në vitin 2023 për ta bërë më të lehtë dhe më tërheqës për punonjësit e huaj të kualifikuar që të punësohen në Gjermani. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser premtoi në atë kohë “ligjin më modern të migrimit në botë”.
Megjithatë, në botimin e studimit të tij të ri, Fondacioni Bertelsmann deklaroi se ata punonjës të huaj nuk do të vinin “pa një kulturë më mikpritëse nga ana e autoriteteve dhe kompanive lokale” dhe pa “perspektivën e qëndrimit afatgjatë”.
Unë dua barazi, por nuk do të lyp për të
Një shembull i cituar nga agjencia gjermane e lajmeve dpa jep shkas për të menduar.
Gazeta përmendi një refugjat sirian, i cili iku nga lufta civile në vendin e tij në vitin 2016 në moshën 21-vjeçare përpara se të diplomohej në universitetet në Gjermaninë perëndimore, me diploma bachelor dhe master.
Tani ai është një specialist kompjuteri, i trajnuar në Gjermani dhe shkoi në Zvicër.
“Unë u bëra më të mirën këtu që të konsiderohesha i barabartë, por ndjeva diskriminim dhe refuzim”, tha ai, duke rrëfyer denigrimin në rrethet shoqërore dhe punën me kohë të pjesshme, ndërsa priste një ofertë të pranueshme pune që nuk erdhi kurrë.
“Unë dua të trajtohem si i barabartë. “Por unë nuk do të lyp për të.”
Për Schultz-in e Bertelsmann-it, rasti “për fat të keq nuk është një anomali. Gjermania nuk mund ta përballojë një qëndrim të tillë dhe duhet të jetë më tërheqëse”.
Si do të ndikojë rënia e fuqisë punëtore në rajonet gjermane?
Sipas analizës, efekti i reduktimit të fuqisë punëtore dhe nevoja për më shumë migrim për të mbushur boshllëqet do të ndihej ndryshe në çdo rajon të Gjermanisë.
Në një kohë që pakësimi mesatar prej 10% i fuqisë punëtore ndoshta do të prekte landin më të populluar të vendit, Rin Verior-Vestfali, landet demografikisht më të dobëta si Turingia dhe Saksoni-Anhalt, në ish-Gjermaninë Lindore dhe landi i vogël Saarland, në kufirin francez, do të prekeshin edhe më shumë.
As rajonet jugore tradicionalisht të pasura, si Bavaria dhe Baden-Württemberg-u, nuk do të dilnin të padëmtuara.
Qytetet e mëdha si Hamburgu dhe Berlini, të cilat tashmë përfitojnë nga nivelet e larta të migrimit, do të preken më pak, sipas studimit./DW
Një autogol në minutën e 27-të i shkaktuar nga Lukeba, i dhuroi 3 pikë ta arta Interit në duelin ndaj Lajpcig që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të zikaltërve.
Falë këtij triumfi, skuadra e Inzagit, kryeson përkohësisht renditjen e Champions-it me 13 pikë në 5 ndeshje.
Skuadra italiane u shfaq dominuese në takimin e mbrëmjes së djeshme, duke prodhuar disa raste shënimi, kundër një Lajpcigu thuajse inekzistent. Duelin e radhës Interi do e luajë në transfertë ndaj Bajern Leverkusenit të Granit Xhakës.
FT: INTER-LAJPCIG 1-0
Lukeba 27′ (autogol)
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90′ Interi gjen golin e dytë me Mkhitarian, por anulohet për faull në sulm të Turam. (VIDEO)
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
76′ Inzagi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Lautaro dhe Çalhanoglu, në fushë, Arnautoviç dhe Mkhitarjan.
71′ Pranë golit të dytë Interi me Turam, që provon me kokë pas asistit të Dimarkos, por topi shkon mbi traversë.
64′ Inzagi kryen dy zëvendësime, largohet Bastoni dhe Taremi, në fushë Karlos Augusto dhe Turam.
46′ Dumfris dhuron spektakël, por në fund shpërdoron një shans të artë duke gabuar në finalizim (VIDEO)
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë!
44′ Zëvendësim i detyruar tek Interi, largohet Pavar i dëmtuar vendin e tij e merr Bisek.
31′ Rrëmujë në zonën e skuadrës gjermani, Interi “flirton” me golin e dytë. Fati është me Lajpcig në këto momente. (VIDEO)
27′ GOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, autogoli i Lukebas, i jep avantazhin zikaltërve. Shpërthen festa në “San Siro”. (VIDEO)
18′ Provon edhe Lautaro Martinez, por tentativa e tij ndalet sërish nga portieri Gulashi.
13′ Dominim i Interit, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Lajpcig.
8′ Pranë golit Interi me Dimarkon, por rreziku grushtohet nga portieri Gulashi në këndore (VIDEO)
4′ Shkëndijën e parë të sfidës e jep Taremi, që provon nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore duke u ndalur nga portieri Gulashi. (VIDEO)
1′ Starton sfida në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
Inter (3-5-2) – Zomer; Pavard, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Zielinski, Dimarko; Taremi, Lautaro Martinez. Trajner: SImone Inzagi
RB Lajpcig (4-4-2) – Gulashi; Gertruida, Orban, Lukeba, Henrihs; Baumgartner, Kampl, Haidara, Nusa; Openda, Andre Silva. Trajner: Marko Rose
Përveç nevojës për të ngrënë shëndetshëm, që do të thotë me shumë fruta dhe perime dhe për t’u hidratuar rregullisht me ujë, kjo pije mund t’ju ndihmojë edhe në procesin e përshpejtimit të metabolizmit.
Për të filluar, mos hani asgjë disa orë para se të shkoni në shtrat, dhe më pas pak para se të shkoni në shtrat, përgatitni një pije të përbërë nga përbërësit e mëposhtëm:
Nëse ndiqni rregullat, duhet të zgjoheni në mëngjes gjysmë kilogrami më lehtë dhe ndoshta më e rëndësishmja, nuk do të jeni aspak të fryrë dhe të fryrë.
Rezultatet edhe më të shpejta do të ndodhnin nëse do ta zëvendësonit plotësisht darkën me këtë pije, por edhe nëse nuk e bëni, pas një muaji përdorimi do të jeni dukshëm më të hollë.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...