35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK! Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar! Avokatja i Suel Çelës, në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me kërkesë të SPAK ka miratuar masat ‘arrest me burg’ për 18 persona, të cilët u prangosën nga aksioni blic në qytetin e Elbasanit.

 

Gjatë këtij aksioni u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.

GJKKO caktoi masë ‘arrest shtëpie’ për avokaten e Suel Çelës, Blerina Beqirin.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala raporton se SPAK ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ edhe për dy gazetarë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët ditën e sotme janë njohur me masat.

“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Artan Hoxha dhe Elton Qyno sot ne SPAK
Artan Hoxha dhe Elton Qyno sot ne SPAK

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg –

18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëhet me dije nga SPAK.

“Nuk dëgjon Tomi”- U ‘fundosën’ nga bisedat në SkyECC! Kontrolle banesave të ish-gjyqtarëve që tentuan të zbusnin pozitat e anëtarit të grupit të Suel Çelës! Përjashtuan nga trupa magjistratin që s’pranoi

Zbardhen detaje të reja nga operacioni blic me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në qytetin e Elbasanit.

 

Raportohet se janë ushtruar kontrolle në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa, si edhe në shtëpitë e disa ish-prokurorëve në Elbasan.

Ish-magjistratët janë “fundosur” nga SkyECC pasi emrat e tyre kanë dalë nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin e koduar, për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Suel Çela, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në një moment shprehen; “Nuk dëgjon Tomi”, referuar gjyqtarit Tomorr Kullolli, të cilin më pas e përjashtojnë nga trupa gjykuese e çështjes.

Mësohet se gjatë operacionit blic janë arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit. Gjithashtu është cakuar masa “arrest shtëpie” për Blerina  Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Ndërkohë janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e të shumëkërkuarit nga drejtësia.

“S’dëshmojnë ikjen e ushtarit të fundit gjerman”- Reagimi i historianit të njohur për ditën e çlirimit të Shqipërisë: Si mashtroi Ministria e Mbrojtjes me dokumentin e dhuruar nga ish-këshilltari dhe falsifikimet e Xhemil Frashërit

-Dokumentet e dhuruara nga ish-këshilltari ushtarak gjerman, koloneli Volfman Hofman, nuk dëshmojnë ikjen e “ushtarit të fundit gjerman nga Shqipëria më 29 nëntor 1944”-

 

Ceremonia që u organizua në shkurt të vitit 2002 ,nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, për marrjen në dorëzim të fotokopjeve të dy dokumenteve për datën e çlirimit të Shqipërisë, që koloneli Volfman Hofman, ish-këshilltar ushtarak gjerman, pranë atij dikasteri, bashkë me një letër në gjuhën shqipe të firmosur prej tij, ia dorëzoi gjeneral-majorit Pëllumb Qazimi, ishte një veprim jashtë kuadrit ligjor që zbatohet në vendin tonë, për dokumentet historike. Dokumente të tilla depozitohen nëpër arkivat shtetërorë të vendit tonë, kryesisht në Arkivin Qendror Shtetëror. Qëndrimet e mëtejshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë qenë jo vetëm politike, por edhe jashtë etikës së komunikimit me median dhe studiuesit.

Gjatë ceremonisë së dhurimit të fotokopjeve të të dy dokumenteve prej kolonelit V. Hofman, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, i refuzuan kërkesat e gazetarëve për të marrë fotokopje të tyre, që t’i botonin nëpër gazeta dhe t’i jepni në televizione. Në rrethana të tilla, kur Ministria e Mbrojtjes nuk lejoi që persona të tjerë, të dispononin kopje të dokumenteve të dhuruara nga koloneli V. Hofman, m‘u desh të ndiqja rrugë të tërthorta, për t‘i shtënë ato në dorë.

Z. Uran Butka, iu drejtua Arkivit të Shtetit, që të zbatohej legjislacioni në fuqi dhe t‘i kërkohej Ministrisë së Mbrojtjes, që t‘i dorëzonte Arkivit, kopje të atyre dokumenteve. Ndërkaq deputeti dhe sekretari i Komisionit të Mbrojtjes të Kuvendit të Shqipërisë, z. Astrit Bushati, vazhdimisht e me insistim për disa muaj, i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes, që t‘i dorëzoheshin kopje të këtyre dokumenteve, por nuk arriti t‘i merrte ato.

Vetëm pas kërkesës së përsëritur të nënkryetares së Kuvendit, z. Jozefina Topalli, Ministria e Mbrojtjes u detyrua në maj të vitit 2002, t‘ia jepte fotokopjet e tyre z. Jozefina Topalli dhe t‘i depozitonte ato në Arkivin e Shtetit. Mbajtja e fshehtë e fotokopjeve të këtyre dokumenteve, krijoi mundësinë për keqinformimin e opinionit publik prej disa personave.

Gazeta “Ushtria”, organ qendror i Ministrisë së Mbrojtjes, më datën 1 mars të vitit 2002, botoi si kryeartikull të saj, një intervistë me dhuruesin e fotokopjeve të të dy dokumenteve: “Dokumenti: “Ushtari i fundit gjerman, iku nga Shqipëria më 29 nëntor `44”. Përmbajtja e këtij titulli, nuk pasqyrohet në dokumentet e dhuruara. Krahas kësaj interviste, në gazetën “Ushtria” u botua me faksimile letra që koloneli V. Hofman, i ka dërguar gjeneral-majorit Pëllumb Qazimi, si edhe faksimile me paragrafë prej të dy dokumenteve, të cila janë pothuajse të palexueshme.

Në letrën në gjuhën shqipe, të firmosur nga koloneli V. Hofman, është shkruar: “Korpusi XXI alpin …lëshoi më 29.11.1944, qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën. Prandaj kjo datë mund të quhet fundi i pushtimit të Shqipërisë”. Në tekstin e intervistës, pasi përsëritet fraza e mësipërme, vijohet: “Është shkruar pikërisht kështu, e zeza mbi të bardhë”. Për këto fjalë të dhëna më sipër, nuk është dhënë asnjë pjesë e cituar nga dokumenti.

Po më 1 mars të vitit 2002, gazeta “Zëri i Popullit”, duke e paraqitur ish-këshilltarin gjerman, kolonelin V. Hofman, me gradën e gjeneralit, botoi artikullin; “Dokumenti, një shuplakë historike mbi falsifikatorët”. Kjo gazetë botoi gjithashtu edhe një prononcim të Xhemil Frashërit, si edhe një foto të fotokopjeve të të dy dokumenteve, të vendosur në një kornizë xhami, për të dëshmuar në këtë mënyrë se kishte “arsye”, se pse kopjet e këtyre dokumenteve, nuk u jepeshin të tjerëve.

Edhe gazeta “Kushtrim brezash”, po më 1 mars të vitit 2002, dha njoftimin e shkurtër për dorëzimin e dy dokumenteve nga koloneli V. Hofman. Për të dëshmuar se gjoja këto dokumente vërtetojnë se Shkodra është çliruar më 29 nëntor të vitit 1944, Xhelal Gjeçovi, më 29 mars të vitit 2002, ka botuar në gazetën “Shekulli” një artikull me titullin: “Historia dhe vlera e një dokumenti”. Edhe ky autor nuk ka cituar asnjë pjesë a frazë, prej dy dokumenteve të dhuruara!?

Në vend të tyre Xh. Gjeçovi ka risjellë dokumente të përdorura në shkrimet e mëparshme të tij, (“Zëri i Popullit” 21.10.1997; po aty 29. ll. 1997; “Shekulli”, 22. ll. 1999) dhe të Xhemil Frashërit (“Zëri i Popullit” 28. ll. 1999; “Studime historike” 2000, nr. 1-2).

Këto shkrime janë shqyrtuar imtësisht në librin tim; “28 nëntor 1944 – Dita e Çlirimit të Shqipërisë” (Tiranë 2001) dhe kam treguar pasaktësitë dhe shtrembërimet që u janë bërë dokumenteve gjatë sundimit tiranik të Enver Hoxhës, veçanërisht nga vetë Xhemil Frashëri, me shkrimet e botuara prej tij, në organet e sipërpërmendura.

Ndërkaq gazeta “Ballkan”, botoi më 4 prill të vitit 2002, artikullin pa emër autori: “Rikthehet debati: Kur u çlirua Shqipëria”? Në këtë artikull, jepet se nga përmbajtja e dokumenteve, të dhuruara prej kolonelit V. Hofman, nuk del se Shkodra është çliruar më 29 nëntor.

Kur Ministria e Mbrojtjes, i dorëzoi z. Jozefina Topalli, fotokopjet e të dy dokumenteve ushtarake gjermane, thuajse në të njëjtën kohë dhe jo rastësisht, por me shpresën se njerëz të tjerë nuk do të guxonin të merreshin më me çështjen e datës së çlirimit të Shqipërisë, reagoi politikisht ndaj artikullit pa emër autori, të botuar dy muaj më parë në gazetën “Ballkan”, një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Sali Onuzi, me shkrimin: “Hoffman: Forcat gjermane u tërhoqën përfundimisht nga Shkodra, më 29 nëntor 1944” (gazeta “Kushtrim brezash”, 7, 14 dhe 21 qershor, 2002).

Ky shkrim i gjatë i tij, është hartuar me fjalorin dhe stilin anakronik demaskues të komisarëve politikë enveristë të Ushtrisë, të cilët, pasi tirani gjakësor Enver Hoxha, “zbulonte” herë pas here armiq në radhët e saj, ata i mbanin iso dhe vijonin denoncimin nëpër mbledhje të ndryshme, madje edhe vetë këta, me fantazinë e tyre të sëmurë, arrinin “të zbulonin” armiq të tjerë. Shkrimi i Sali Onuzit dëshmon më së miri, se sa larg është de-politizimi i vërtetë i një pjese të ushtarakëve të lartë të Ushtrisë sonë.

Pasi ka dhënë të përkthyera me pasaktësi pjesët e dokumenteve ku përmendet Shkodra (gjë që vë në dyshim edhe përkthimin shqip të letrës dhe të intervistës së kolonelit V. Hofman), koloneli S. Onuzi, ka bërë këtë interpretim të gabuar të përmbajtjes së tyre: “Pra në të dy dokumentet, thelbi i informacionit është i njëjtë: është regjistruar më 30 nëntor, si informacion ditor për veprimtarinë e një dite dhe është e kuptueshme se përfshin datën 29 nëntor.

Më 30 nëntor informacioni nuk mund të quhet më ditor për datën 28 nëntor”. Në vijim S. Onuzi, ka përsëritur po ato dokumente që janë përdorura më parë në shkrimet e Xhemil Frashërit dhe të Xhelal Gjeçovit.

Në artikujt e tyre, që japin të njëjtat gjëra, në vend që të shqyrtohen të gjitha burimet historike për datën e çlirimit të Shkodrës, ata kanë përzgjedhur një sasi fare të kufizuar dokumentesh, pa ua shqyrtuar përmbajtjen. Në shkrimet e tyre nuk jepen dokumentet e shumta që tregojnë se Shkodra dhe Shqipëria, janë çliruar më 28 nëntor.

Ata injorojnë realitete të tilla, se më 1944, kjo datë është kremtuar në të gjithë Shqipërinë, si dita e çlirimit (prandaj qeveria dhe organet e tjera shtetërore erdhën në Tiranë 11 ditë pas çlirimit të saj, më 28 nëntor), se në vendimet që morën më 28 nëntor të vitit 1944, organet e larta të pushtetit komunist, si edhe në fjalimin që vetë E. Hoxha ka mbajtur në Tiranë po atë ditë, e kanë quajtur 28 nëntorin, si datë të çlirimit të Shqipërisë.

Më mirë se kushdo tjetër datën e çlirimit të qytetit të tyre, e kanë ditur vetë shkodranët. Në Shkodër 28 nëntori vijoi të kremtohej si dita e çlirimit edhe në vitin 1945, siç e dëshmon shtypi lokal i kohës (foto 1), artikuj të të cilit për këtë datë i kam ribotuar në librin kushtuar datës së çlirimit. Ato që kam thënë në këtë libër, nuk po i përsëris. Për datën e çlirimit të Shqipërisë, vijon këmbëngulja e autorëve të mësipërm, të cilët keqpërdorin burimet dhe të dhënat historike, për të dezinformuar opinionin publik.

Xh. Frashëri e Xh. Gjeçovi, vazhdimisht kanë përdorur në shkrimet e tyre dy trakte, të 28 dhe 30 nëntorit 1944, i pari i Këshillit Nacionalçlirimtar të Shkodrës dhe i dyti i është atribuuar qëllimisht për dezinformim, po këtij Këshilli. Trakti i parë është titulluar; “Drejt çlirimit” dhe në fund mban datën “28 nanduer 1944” dhe ka frazën; “Mbas çlirimit të Tiranës, vetëm Shkodra mbeti pa u çlirue”. (Trakti është ribotuar i plotë në librin e K. Biçokut, 28 nëntor 1944…f. 65-68).

Për studiuesin, që i njeh të gjitha burimet për datën e çlirimit të Shkodrës, trakti i mësipërm nuk bie ndesh me burimet e shumta që tregojnë se Shkodra është çliruar pasditen e 28 nëntorit, sepse trakti duhet të jetë shtypur natën e 27-28 nëntorit, ose së shumti në mëngjesin e 28 nëntorit, kur gjermanët ende nuk ishin larguar nga rajoni i Shkodrës.

Madje pjesa e këtij trakti: “roja që vetë populli ka ba mbramë vullnetarisht nëpër lagjet, e vërteton një fakt të tillë dhe dëshmon se ai s’ka qenë kurrë me okupatorin e këlyshët e tij”, tregon se natën e 27-28 nëntorit, praparojat e ushtrisë gjermane ishin tërhequr nga qyteti i Shkodrës dhe ishin vendosur në periferi të tij, sepse pjesa kryesore e trupave gjermane, ishin larguar nga Shqipëria.

Edhe më i qëllimshëm është interpretimi që i kanë bërë traktit të 30 nëntorit, me titull; “Shkodra u çlirua” (foto 2), në të cilin nuk thuhet se Shkodra është çliruar më 29 nëntor. Ky trakt është shkruar toskërisht, më letër e me shkronja të ndryshme, nga ato të traktit të 28 nëntorit. Megjithëse nuk ka të shënuar atë që e ka hartuar, në ribotimet që i janë bërë më pas, qëllimisht për të keqinformuar, i është atribuuar Këshillit Nacionalçlirimtar të Shkodrës.

Trakti duhet të jetë shtypur në Tiranë, sepse atë ditë shtypi nuk kishte dalë, nga që vijonte për të tretën ditë, festimi i çlirimit të Shqipërisë. Falsifikimin e emrit të subjektit që e ka hartuar traktin, e ka bërë për herë të parë Instituti i Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, në vëllimin; “Thirrje dhe Trakte të Partisë Komuniste të Shqipërisë 1941-1944” (Tiranë 1962, fq. 607-608).

Në shkrimet e autorëve të mësipërm, janë përzgjedhur për t’u keqinterpretuar edhe disa dokumente ushtarake gjermane. Këto dokumente përgjithësisht, janë shënime shumë të përmbledhura e në formë ditarësh të komandave eprore të ushtrisë gjermane, të hartuara larg tokave shqiptare dhe zakonisht disa muaj pas informacioneve, që kanë marrë nga komandat ushtarake vartëse. Prandaj ato, siç kam shkruar edhe më parë, japin data të ndryshme për çlirimin e Shkodrës, 28, 29 e 30 nëntor, madje edhe 4 dhjetor.

Njëri prej këtyre dokumenteve, i përdorur prej të gjithë autorëve të mësipërm, është: “29.11. Urat, që kalojnë në Bunë dhe Drin të Shkodrës, u shkatërruan. Praparoja gjendet në Koplik”. Sipas këtij dokumenti Kopliku edhe më 29 nëntor, vijonte të ishte nën pushtimin gjerman. Kjo nuk është e vërtetë dhe dëshmon për pasaktësitë kronologjike, që kanë dokumentet ushtarake gjermane.

Autorët e mësipërm dhe të tjerë, krahas keqpërdorimit të dokumenteve historike për datën e çlirimit të Shqipërisë, në të njëjtën mënyrë, kanë vepruar edhe për pasqyrimin e ngjarjeve të njohura historike, siç është p.sh. festa kombëtare e Jugosllavisë, 29 nëntori.

Disa herë kam vënë në dukje se, në kuadrin e politikës antikombëtare të E. Hoxhës, për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, data 29 nëntor, u bë festë zyrtare e Shqipërisë (në kundërshtim me të vërtetën historike dhe me kriteret që përdoren për caktimin e datave të festave kombëtare e shtetërore), për ta kremtuar në të njëjtën ditë me festën kombëtare të Jugosllavisë, e cila e përkujton 29 nëntorin e vitit 1943, datën kur u mbajt në Jajcë, Mbledhja II-të e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ), si datë të shënuar kur u hodhën themelet organizative të shtetit komunist titist.

Vendimet e AVNOJ-it u imituan pas disa muajsh, më 24 maj 1944, nga E. Hoxha, në Kongresin e Përmetit. Autorëve të mësipërm u është shtuar edhe Ana Lalaj. Ata disa herë janë prononcuar për çështjen e kësaj date, duke shtrembëruar të vërtetën. A. Lalaj ka shkruar më 1997, se 29 nëntori paska qenë “data e çlirimit të Beogradit” (“Gazeta Shqiptare”, 31 tetor 1997). Ky qytet është çliruar më 20 tetor 1944 (“Enciklopedia Jugosllavie, l, Zagreb, 1955”, fq. 447). Në emisionin televiziv të transmetuar në mëngjesin e datës 29 nëntor 2001, në “Vizion +”, Ana Lalaj ka deklaruar një të pavërtetë tjetër: “29 nëntori si festë e Jugosllavisë, është vënë më 1946, kurse e jona më 1945”.

E vërteta është ndryshe. Disa herë kam shkruar se 29 nëntori i vitit 1943, si festë kombëtare e Jugosllavisë, është kremtuar qysh në fillim, siç e ka dhënë edhe një kronikë e botuar në gazetën “Bashkimi”, më 30 nëntor të vitit 1945 dhe që përshkruan kremtimin e saj në Tiranë, nga Legata Jugosllave (foto 3).

Kurse vendimi për kremtimin e 29 nëntorit, si festë të çlirimit të Shqipërisë, është marrë nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, më 9 nëntor të vitit 1945 (disa anëtarë të kësaj Kryesie e kanë kundërshtuar datën 29 nëntor dhe votuan kundër saj) dhe u botua në “Gazetën Zyrtare”, më 30 nëntor të vitit 1945, prandaj zyrtarisht ajo filloi të kremtohej në Shqipëri në vitin 1946, sepse në nenin 8 të vendimit është shkruar: “Kjo ligj hyn në fuqi ditën e botimit të saj në “Gazetën Zyrtare.

(Proces-verbali i mbledhjes së 9 nëntorit të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. është botuar për here të parë i plotë. nga K. Biçoku, 28 nëntor 1944…, fq. 71-77). Për këtë arsye, në vitin 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, jo me rastin e 29 nëntorit, por “me rastin e 28 nëntorit”, shpalli “faljen dhe uljen e dënimeve për të dënuarit si kriminelë lufte dhe armiq të popullit” (Gazeta “Bashkimi” 28. 11. 1945; “Gazeta Zyrtare”, nr. 76, 1.12. 1945).

Zhurma dhe keqpërdorimi që u bë me dy dokumentet ushtarake gjermane, fotokopjet e të cilëve koloneli V. Hofman, ia dhuroi gjeneral-majorit Pëllumb Qazimi, më detyron të ndalem në përmbajtjen e tyre. Përkthimin e dokumenteve në gjuhën shqipe, e kanë bërë dy studiues gjermanë dhe përkthimi i tyre ka ndryshime të rëndësishme, me ato që u janë bërë dokumenteve në artikullin pa emër autori, të gazetës “Ballkan” dhe në artikullin e kolonelit S. Onuzi. Memorie.al

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin! Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç

Deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë shtyrë dhe rrahur mes vete gjatë seancës plenare të 25 nëntorit. Në transmetimin e seancës parlamentare, zëri ishte i ndalur, kështu që nuk mund të dëgjohej se çfarë po i thoshin deputetët njëri-tjetrit, as nuk ishte e qartë se si nisi incidenti.

 

Por, gjatë transmetimit u pa se sigurimi i Parlamentit ndërhyri për t’i ndarë deputetët e pushtetit dhe opozitës, teksa ata po shtyheshin dhe po e godisnin njëri-tjetrin.

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, u kërkoi deputetëve të kthehen në ulëset e tyre, në mënyrë që seanca plenare të mund të vazhdojë.

Deputetët opozitarë njoftuan se do të bllokojnë punën e Parlamentit, pasi Bërnaqi refuzoi kërkesën e tyre për të caktuar një seancë ku do të diskutohej për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë serbe, pas incidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni.

Opozita serbe po kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviq, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për ngjarjen në Novi Sad.

Incidentet në Parlament nisën në momentin kur kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe ministrat e Qeverisë serbe hynë në sallën plenare.

Deputetët opozitarë ngritën pankarta ku shkruhej “Korrupsioni vret” dhe “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”.

Ata gjithashtu shpalosën një pankartë me figurën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku duart e tij ishin me ngjyrë të kuqe.

Deputetët e pushtetit u përgjigjën duke ngritur fletë ku shkruhej “Llum i verdhë, korrupsioni dhe hajnia janë emri juaj i mesëm”.

Një pjesë e deputetëve opozitarë më pas u përpoqën të afrohen te ministrat.

Incidenti ndodhi gjithashtu edhe në galerinë e sallës së Kuvendit, ku siguria e Parlamentit ndërhyri po ashtu.

Në galeri, deputetët e pushtetit shpalosën një pankartë me shkrimin “Llumi i verdhë do luftë, Serbia do punë”. Po ashtu pati përleshje me deputetët e opozitës, të cilët tentuan të hiqnin pankartën.

Fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, u ndërpre nga opozita, të cilët krijuan zhurmë përmes pipave dhe vuvuzellave, teksa deputetët opozitarë mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”./rel

“Do të kandidoj në Tiranë”- Kushti për aleancë? Flet Lulzim Basha: Tre ‘dinozaurët’ e tranzicionit duan ta mbajnë Shqipërinë të mbërthyer

Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, kërkon besimin e qytetarëve për t’u shkëputur, sipas tij, nga kultura e vjetër e tranzicionit për një model të ri politik. Situatën politike në prag të zgjedhjeve parlamentare e sheh të ngarkuar, ndërsa vetë ka vendosur të kandidojë në Tiranë, duke nxjerrë në pah aleatët e tij dhe kushtin për bashkëpunim.

 

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë tregon ku e mori spunton përçarja e PD-së dhe çfarë mund ta bashkojë atë. Në një intervistë ekskluzive për gazeta “Panorama”, Lulzim Basha flet për ndërtimin e një rruge të re, ndërsa fton shqiptarët që të votojnë kundër Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë shigjeton “dinozaurët” e tranzicionit dhe mbajtësit në pushtet të Edi Ramën. Kryeministrit Rama, ai i kujton se ka më shumë bashkëpunëtorë në burg se në qeveri, ndërsa për Sali Berishën dhe Ilir Metën shprehet se ka ardhur ora e llogaridhënies.

Z.Basha, politika tashmë ka hyrë në sezonin elektoral. Si e konsideroni mjedisin aktual para zgjedhjeve parlamentare dhe cila është agjenda e Demokratëve Euroatlantikë?

Në përvojën time, asnjëherë kaq pranë zgjedhjeve mjedisi politik nuk ka qenë kaq i ngarkuar. Ndërkohë që duhej që qytetarët të dëgjonin nëpër media, takime e kudo, propozimet për zgjidhjen e situatës ekonomike, se si të mbajmë dhe rikthejmë të rinj e të reja që duan ose janë larguar nga vendi; si do të krijojmë kushte për shtresën e mesme, sipërmarrësit, profesionistët dhe intelektualët të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, si do të hapim vende pune dhe të krijojmë mundësi për mirëqenien e qytetarëve tanë, nga mëngjesi deri në darkë dëgjojmë se si hallet e tre njerëzve, Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës u janë mbivendosur halleve të rreth 3 milionë shqiptarëve. “Dinozaurët” e tranzicionit po përpiqen të mbajnë me çdo kusht status quon.

Z. Rama me më shumë bashkëpunëtorë në burg se në qeveri, sillet sikur s’ka ndodhur asgjë, sikur ai është i pastër dhe të gjithë i hanë dardhë e kumbulla pas krahëve. Por ka vetëm dy arsye në këtë realitet, ose Rama është i paaftë dhe aq budalla sa të gjithë ia punojnë pas krahëve, ose është koka që ushqen lidhjet korruptive dhe kriminale të qeverisë së tij. Në të dyja rastet ai duhet të largohet dhe të mbajë përgjegjësi për këtë situatë skandaloze ku e ka futur Shqipërinë.

Ai ka hallin e tij se qelbi i qeverisjes që i ka shpërthyer kudo, nuk pastrohet lehtë dhe ora e llogaridhënies ka ardhur edhe për të. Nga ana tjetër, z. Berisha në arrest shtëpie sillet sikur është ai që do të sjellë ndryshimin, paçka se në tri vite premtimet e foltores së tij u vërtetuan si mashtrime. Sa herë betohet “o sot, o kurrë”, i fut një pazar me Ramën, ndonjë leje ndërtimi, kullë apo marrëveshje në Parlament për të siguruar pozitën e tij dhe pushtetin Ramës. E në fund, z. Meta nga burgu që bën thirrje për protesta periodike kundër SPAK-ut, për të mbrojtur pasuritë e tij. Pikërisht për këto interesa personale të tre “dinozaurët” e tranzicionit duan të mbajnë Shqipërinë të mbërthyer në tema dhe çështje, që nuk u interesojnë qytetarëve.

Në këto rrethana, që janë sigurisht të vështira për vendin, ekzistojnë kushtet për të ndërtuar një rrugë të re, duke lënë pas të shkuarën dhe tollovinë në të cilën ndodhet një pjesë e sistemit politik për shkak të halleve të përbashkëta që kanë me drejtësinë. Këtë rrugë të re, Demokratët Euroatlantikë do ta ndërtojnë duke u kërkuar besimin qytetarëve për t’u shkëputur nga kultura e vjetër e tranzicionit dhe për të përqafuar të gjithë bashkë një model politik të ri, që fokusohet te qytetarët, i dëgjon ata, nuk i ngarkon njerëzit me telenovelën e lodhshme të politikës, por iu ofron zgjidhje për çështjet urgjente dhe serioze që kërkojnë zgjidhje.

Agjenda jonë është e përcaktuar nga forumet tona drejtuese dhe parashikon marrjen pjesë me çdo kusht në zgjedhje, përfundimin e seleksionimit të kandidaturave dhe prezantimin e programit tonë, që është i pari i prezantuar nga një forcë politike. Shqipëria i ka mundësitë, ka kapacitete njerëzore për të qenë një vend i zhvilluar, ku çdo qytetar ka mundësi të ndërtojë një jetë dinjitoze.

Cilët janë aleatët tuaj dhe kë përjashtoni nga mundësia e bashkëpunimit me ju?

Aleatët e mi janë qytetarët shqiptarë. Ata që sot duan ndryshim, të rinjtë e të rejat që duan mundësi për t’u trajnuar për të qenë të aftë për tregun e punës, për të pasur punë me paga të larta; nënat dhe baballarët që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në vendin e tyre, fermerët që duan që djersa e tyre të kthehet në mirëqenie për familjet e veta, pensionistët që sot as ilaçet nuk blejnë dot me pensionet e tyre. Aleatët e mi janë të gjithë ata që duan që Shqipëria të ndryshojë. Por, aleatët e mi në asnjë rast nuk janë ata që janë të lidhur me krimin, që financohen nga paratë e krimit apo që kanë tradhtuar besimin e qytetarëve duke abuzuar me paratë e tyre, pra të korruptuarit.

Ky është kushti im i vetëm, për të tjerët jam i hapur pa asnjë hezitim. Prej muajsh ne kemi nisur një iniciativë të përbashkët me personalitete me zë të politikës, intelektualë dhe disa parti politike përmes Harkut Opozitar Euroatlantik, por jo vetëm për të gjetur emëruesin e përbashkët në përballje me qeverinë e Edi Ramës. Ne qëndrojmë për një mbështetje të pakushtëzuar për SPAK dhe jemi të bindur se për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vendit i duhet edhe një qeveri antikorrupsion. Pa një drejtësi të fortë, nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne kërkojmë t’u japim fund lidhjeve të politikës me krimin, prandaj nuk bashkëpunojmë me asnjë individ apo grupim që ka këto lidhje të papërshtatshme, apo vepron përmes parave të zeza të krimit. Secili formacion që e gjen veten në këto sinorë, është i mirëpritur.

Nga ana tjetër, vija jonë e kuqe është për të gjithë ata që u bënë paterica e Edi Ramës në të paktën dy raste ulëritëse, me pasoja për zhvillimet në vend, amnistimi i të korruptuarve të qeverisë dhe votimi i turpshëm për mbylljen e listave. Përmes këtyre akteve, ata janë vetidentifikuar si fraksion i PS-së, pasi pa mbështetjen e tyre, Edi Rama nuk i kishte votat për të shkatërruar në mënyrë flagrante Komisionin e Reformës Zgjedhore, si dhe për të cenuar punën e SPAK, përmes amnistimit të të korruptuarve. Këto nuk janë aksidente, por etapa të një plani që z. Rama dhe z. Berisha kanë bashkëhartuar për të arritur te qëllimi i tyre madhor, që është goditja e SPAK. Me votën për amnistimin e të korruptuarve i dhanë mesazhin se ne kemi kartonët për të zhbërë punën tuaj, ndërsa me votën për mbylljen e listave po përpiqen të mbajnë në lojë njëri-tjetrin.

Sa mundësi ka opozita që të bashkohet për zgjedhjet e 2025-s, me qëllim që Edi Ramën ta rrëzojë me votë?

Çfarë duan qytetarët sot: një koalicion moral nga i cilë do të burojë një qeverisje e mirë për ta, apo një koalicion “qelbësirash” si ai që u dha Edi Rama shqiptarëve më 2013 dhe sollën këtë situatë që është sot, ku krimi ka marrë kontrollin e qeverisjes dhe korrupsioni është i përhapur kudo? Unë mendoj se ata duan të parën. E për këtë ka mundësi dhe hapësira dhe unë jam i hapur me të vetmin kusht që e thash pak më lart, jo lidhje me krimin, jo financim i krimit, jo të korruptuar. Opozita ka shumë mundësi për t’u bashkuar, por mungon qartësisht një vullnet politik për t’u ndarë nga fati i individëve të veçantë, që për shkak të halleve të tyre personale dhe familjare me drejtësinë po veprojnë kundër interesit të opozitarëve, e natyrisht kundër interesit të shumicës së shqiptarëve që nuk e duan Edi Ramën.

Kjo mbivendosje e agjendave personale si ajo e z. Berisha mbi agjendën e opozitës, duke shkuar deri aty sa për shkak të halleve të tij të sillet si paterica e z. Rama për t’i dhënë votat në Parlament në pazare të shëmtuara, është pengesa kryesore, sepse me peshën historike dhe përgjegjësinë e madhe që ka për shkak të mbështetjes së madhe që ka marrë nga demokratët në tri dekada, jeton ende me devizën “pas meje kiameti”. Sot e gjithë agjenda, retorika dhe energjitë e një pjese të opozitës janë në funksion të përballjes së z. Berisha me drejtësinë. Retorika e tij zbardh skenarin e dakordësuar me Ramën. Ky i fundit pushtetin, Berisha si preokupim të vetëm ka monopolin e opozitës për interesa të veta, kundër interesave të shqiptarëve.

Pse kaq i vështirë bashkimi i opozitës?

Sepse një pjesë e opozitës nën Sali Berishën punon për hallin e tij dhe hallet e veta, duke shpresuar se nga ky keqpërdorim i opozitës do të mbrohet përballë drejtësisë. Ky ka qenë misioni i tij i thënë nga vetë ai që më 2021, PD nëse nuk mbron atë, nuk meriton të ekzistojë. Si mund të ketë bashkim me dike që opozitën e do për hallin e tij dhe jo për të mundur Edi Ramën dhe ofruar zgjidhje për hallet e shumta që kanë shqiptarët sot?! Si mund të ketë bashkim me ata që sot betejën e kanë për një karrige deputeti e kush do t’i zërë vendin Berishës kur ai të mos jetë më dhe jo se si të largojnë Edi Ramën?! Këto 3 vite shqiptarët kanë parë e dëgjuar mashtrime pafund. Kanë parë e dëgjuar ndryshime 180 gradë të qëndrimeve publike. Kanë parë që idhujt t’u shemben para syve nga akuzat për korrupsion. Sot para çdo shqiptari është e qartë se beteja e këtyre tri viteve ishte dhe është për hallin personal të një njeriu. Kjo po e bën të vështirë bashkimin, sepse pa moral, nuk mbahet dot i bashkuar një grupim që kërkon të sjellë ndryshimin në vend.

Kush ndikoi në përçarjen e Partisë Demokratike? Nga e mori spunton?

Vendimi i Sali Berisha për ta përdorur PD-në si kalë beteje për hallet e tij personale. Ai u shpall “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë nga SHBA-të. Me gjithë përpjekjet e mëdha që fati i Sali Berishës të ndahej nga fati i PD-së, ai donte me çdo kusht që PD-në ta shndërronte në mburojë të halleve të tij.

Sot në listën e zezë të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe i pandehur nga SPAK-u, besoj është e qartë për çdo demokrat e shqiptar pse po e bënte këtë dhe pse vazhdon të bëjë gjithçka, të shpenzojë miliona euro, lobime, pagesa për media, analistë, politikanë, gjyqtarë, për ta mbajtur PD-në si mburojë të halleve të tij.

Fatkeqësisht, edhe pas dorëheqjes sime më 2022, nuk pati asnjë reflektim nga z. Berisha, i cili vijoi me planin e tij për të marrë me çdo kusht PD-në, duke joshur edhe ata që e kanë të lidhur ekzistencën politike me karrigen e deputetit dhe për ta lidhur fatin e tij me atë të forcës politike, duke e përdorur si zyrë avokatie për çështjet me të cilat përballej e po përballet. Kjo ndarje u bë më e thellë me ndërhyrjen e z. Rama, i cili pa në fatin e z. Berisha diçka që do t’i ndodhte edhe atij, prandaj u investuan në ndarjen që nisi pas 9 shtatorit, me shpresën se duke penguar dialektikën e brendshme në PD, do të pengonin edhe dialektikën politike në Shqipëri, duke mbajtur në këmbë sistemin që kanë ndërtuar bashkë.

Nëse nga pamja taktike ata patën një avantazh, pra arritën përkohësisht me makinacione të përdorin hallin e Berishës për të goditur PD-në si alternativë qeverisëse, strategjikisht nuk po e pengojnë dot përballjen me të shkuarën dhe të tashmen e tyre. Jam i bindur se fituan vetëm kohë, pasi nuk do t’i shpëtojnë dot përballjes me skeletet e shumtë që kanë në dollapët e tyre.

A do të kandidoni në Tiranë, në zgjedhje përballë Edi Ramës e Sali Berishës, që sipas jush janë bashkë?

Po, do të jem kandidat në Tiranë. Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shpresoj se do të rrezojë pazarin Rama-Berisha për mbylljen e listave dhe t’u japë mundësi shqiptarëve të votojnë dhe të zgjedhin kandidatin që duan ata. Kjo është gara e vërtetë për këdo që mendon se ka mbështetje te qytetarët dhe jo të fshihen pas listave të mbyllura dhe të kthehen në skllevër të kryetarit të radhës për një vend në listat e mbyllura.

Cilat janë synimet e partisë suaj në zgjedhjet e 2025-ës?

Të marrim besimin e shqiptarëve me një alternativë, program dhe ekip që i shërben Shqipërisë. Ne do të përdorim gjithë energjinë tonë, gjithë burimet tona njerëzore, individë që kanë qëndruar me kosto të larta, në veçanti këto tri vite, në një përballje sa të vështirë, aq edhe fisnike në mbrojtje të disa parimeve, për ne themelore, duke dëshmuar se politika nuk është privilegj, por përgjegjësi për të bërë gjënë e duhur, edhe kur ajo është e vështirë dhe ka pasoja personale.

Me këtë bindje ne do t’i kërkojmë besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që mendojnë se vendi nuk po shkon në drejtimin e duhur, se jemi gati për të marrë përsipër barrën e përgjegjësisë, sepse kemi treguar se mes interesit personal dhe interesit publik, ne kemi zgjedhur interesin publik, duke luftuar për të. Kemi treguar se besimin e tyre nuk e kemi tradhtuar dhe as abuzuar me të në asnjë funksion. Përkundrazi, i kam shërbyer me përkushtim dhe me rezultate që i gëzojnë sot. Ne duam të jemi zëri i shumicës së shqiptarëve që mendojnë se Shqipëria meriton më shumë se gara e shitur në tavolinë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ky është plani i tyre për të mbajtur gjallë tranzicionin nga i cili kanë përfituar kaq shumë. Synimi ynë është të mbyllim kapitullin e tranzicionit, bashkë me protagonistët e tij, që kanë që në shekullin e kaluar që diktojnë jetën e familjeve shqiptare.

Çfarë i penalizon Demokratët Euroatlantikë për të pasur një rezultat pozitiv në garën e re elektorale?

E para, unë nuk e shoh këtë si betejë për interesin e një grupimi politik, por për interesin e shqiptarëve që duan ndryshim. Për shembull, mbyllja e listave nuk ishte penalizim për ne, por për qytetarët që deputetët nuk do t’i zgjedhin ata, por do t’ua vendosin kryetarët. Kështu është edhe beteja për zgjedhje. Duan të mbajnë këtë situatë me Ramën dhe Berishën, apo duan ndryshim? Thënë kjo, nuk mund të mos kemi shqetësim për krimin që ndërhyn në zgjedhje, apo përdorimin e pushtetit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Rasti i Çyrbjes është konfirmim i gjithçkaje kam denoncuar për vite me radhë, se si krimi vendoste kandidatët dhe i fitonte zgjedhjet për Ramën. Në çdo vend të botës për këtë do kishte rënë qeveria.

Natyrisht, Edi Rama nuk ka asnjë standard europian dhe s’mund ta presësh këtë prej tij, por më e çuditshme është heshtja e z. Berisha për këtë rast. Asnjë fjalë prej tij, ndërsa rasti i Çyrbjes provon edhe njëherë se zgjedhjet e 2021-shit, përpos parregullsive të tjera, u tjetërsuan nga z. Rama me mbështetje të krimit të organizuar. Z. Berisha nuk mund të flasë për këtë se për muaj me radhë mashtroi demokratët duke më sulmuar mua dhe mbrojti Edi Ramën për manipulimin e zgjedhjeve më 2021-shin. Megjithatë, kjo dosje jo vetëm hedh në kosh mashtrimet e z. Berisha ndaj meje, por më e rëndësishmja është se provon që z. Rama bashkëpunoi dhe bashkëpunon me krimin për të penguar ndryshimin në Shqipëri.

Kjo është një dosje shumë serioze dhe inkurajoj SPAK-un t’i shkojë deri në fund, pasi ndarja e politikës nga krimi nuk mbyllet dot me Çyrbjet, por me vënien para drejtësisë të atyre që vendosin Çyrbjet në listat e partive. Dhe jo vetëm kjo, por kemi edhe dosjen e Durrësit dhe Dibrës, që e gjithë bota e dëgjoi se si krimi ndërhynte në zgjedhje dhe Edi Rama e zyrtarët e tij përdornin pushtetin për të blerë vota. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të theksohet se ka një regres në angazhimin për votimin dhe numërimin elektronik, fatkeqësisht edhe këtu ka një heqje dorë nga ata që e cilësojnë veten si opozitarë, por me këto kërkesa të pashpjegueshme, flakin në koshin e plehrave një dekadë betejë për votim dhe numërim elektronik.

Shqetësuese gjithashtu është hedhja në kosh për interesat personale të Berishës dhe një kategorie uriahipësh që e bëjnë këtë betejë vetëm për emra të sigurt në listë, të reformës zgjedhore, e cila do të adresonte shqetësimet për manipulimin e zgjedhjeve më 2021. Pavarësisht të gjithave, ne besojmë se shqiptarët e kanë në dorë me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhje që të bëjnë ndryshimin.

Cilat janë pritshmëritë tuaja ndaj Gjykatës së Lartë me qëllim rimarrjen e logos dhe vulën e PD-së?

Shqipëria ka nevojë ulëritëse për drejtësi të pandikuar politikisht dhe të pavonuar nga kulisat e pushtetit, pasi drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Vendimi skandaloz i Apelit, që shkeli udhëzimet e Gjykatës së Lartë, ka prodhuar një padrejtësi skandaloze. Ne besojmë se do të ketë një vendimmarrje të drejtë, që respekton demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Përmes vendimit të Gjykatës së Lartë, shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të shohin nëse investimi në sistemin e drejtësisë mund të pengohet apo jo nga interesat klienteliste që vonuan kaq gjatë vendosjen në vend të së drejtës. Pastaj ky nuk është një vendim për një apo disa individë, por për të treguar se askush nuk mund t’i mbivendoset drejtësisë dhe ligjit për interesa të tij personale. Ky do të ishte precedent i rrezikshëm për të ardhmen dhe çdo parti politike në këtë vend. Çfarë do ta pengonte ndryshe nëse një grup kriminal, që me anë të presionit dhe parave, të merrte nën kontroll një parti politike që qeveris vendin?!

Si e shikoni izolimin e drejtuesve të opozitës në prag të zgjedhjeve? Çfarë fshihet pas…?

Drejtësia nuk vepron në bazë të funksionit, por në bazë të veprave penale që kryen. Dhe beteja kjo duhet të jetë, je i fajshëm apo i pafajshëm, jo çfarë posti ke. Fshehja pas funksionit është pikërisht ajo që i intereson Sali Berishës e të tjerëve për të mos u përballur në publik me akuzat ndaj tyre, për t’u mbrojtur dhe viktimizuar.

Ligji duhet të jetë i barabartë për këdo, nga kryeministri e deri të zyrtari apo ish-zyrtari më i thjeshtë. Pandëshkueshmërisë duhet t’i vijë fundi në këtë vend. Meta akuzonte Ramën për burgosjen e liderit të opozitës, Berishën, ndërkohë që në kohën e Metës e ka burgosur liderin e atëhershëm të opozitës, Berishën. Berisha akuzon Ramën se po burgos liderin e opozitës. Nesër do të jetë Rama që do të akuzojë kryeministrin e radhës së po burgos liderin e opozitës, por atëherë s’do të ketë kryeministër që ka një precedent si ata të mëparshmit, që darka i zë “armiq” e mëngjesi bashkëpunëtorë. Unë inkurajoj drejtësinë që kushdo që ka kryer vepër penale, të ndiqet penalisht. Dosjet palë të kësaj qeverie që po abuzon me paratë e shqiptarëve duhet të kenë natyrisht përparësi, pasi shqiptarët po vuajnë nga abuzimi dhe keqqeverisja për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin.

Një mazhorancë së cilës i janë arrestuar ishministra dhe deputetë, e akuzuar për lidhje me krimin dhe korrupsionin, me skandale të herëpashershme, sipas jush si qëndron ende në pushtet…?

Për shkak të drejtësisë së munguar në këtë vend për 34 vjet. Sepse është drejtësia, ajo që çon pas hekurave ata që abuzojnë me pushtetin dhe zgjedhjet, jo partitë politike. Është drejtësia, ajo që pamundëson një qeveri të mbajë pushtetin përmes lidhjeve me krimin dhe shitblerjes së votave. Prandaj për ne, një drejtësi e fortë është jetike për vendin. Po ju kujtoj përsëri dosjen “Çyrbja”, si etalon të mënyrës me të cilën kjo mazhorancë vepron përmes krimit për të rrëmbyer vota, duke përdorur po ashtu korrupsionin qeveritar për të blerë vota, përdor burimet shtetërore për të ndikuar në zgjedhje.

Kjo mënyrë e të vepruarit nuk është as meritë dhe as vlerë për ata që fryhen nga maja e malit të korrupsionit për fitore të korrura padrejtësisht. Dhe gjej rastin t’i bëj një thirrje SPAK-ut për të mos vonuar hetimet e abuzuesve me zgjedhjet e po ashtu, e mbështes dhe inkurajoj në ngritjen e pritshme të strategjisë që kanë shpallur për hetimin e krimeve në zgjedhjet që po afrojnë. Por, kjo është vetëm një pjesë e problematikës, ndonëse në 2021-shin ishte më përcaktuesja. S’ka shqiptar që nuk e di se PD-së iu vodh fitorja më 2021. Sot Edi Ramën po e mban në pushtet Sali Berisha.

Z. Rama ka investuar vitet e fundit te mbajtja e hapur e “plagës” që lëndoi opozitën, përmes mediave dhe oligarkëve të tij. Por, tashmë edhe kjo është në sytë e të gjithëve, sepse pazaret e përbashkëta mes “revolucionarëve” dhe “rilindasve” janë më të shumta se protestat. Kam besim të plotë se ky do të jetë fundi i tyre. Për pak muaj qytetarët do të kenë mundësi që të përdorin me përgjegjësi votën e tyre, duke pasur parasysh se diferenca mes atyre që duan që Shqipëria të mos ndryshojë dhe atyre që kanë bërë gjithçka për t’i dhënë një alternativë më të mirë vendit, nuk ka qenë kurrë më e qartë dhe u takon atyre të përcaktojnë me votë në cilin drejtim duan që të shkojë vendi.

Çfarë e rrëzon Edi Ramën nga pushteti?

Një opozitë që lufton për qytetarët e jo për kryetarët e vetëshpallur të saj./ Gazeta Panorama

“The Guardian”: Dështimi i marrëveshjes Meloni-Rama

“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria pas boshatisjes së qendrave të emigrantëve”. E përditshmja britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje “dështimit” të marrëveshjes Rama – Meloni për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Sipas shkrimit të medias britanike që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë “qendrat qëndruan hapur për më shumë se një muaj, por pranuan vetëm 24 azilkërkues, ndalimi i të cilëve u konsiderua i paligjshëm”.

Dhjetëra oficerë policie dhe punonjës socialë italianë të vendosur nga qeveria e ekstremit të djathtë të Italisë në qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë kthyer në shtëpi, pasi rezultoi se objektet, e vlerësuara si një model për të reduktuar ardhjet e refugjatëve, kanë qenë bosh prej javësh.

Pak më shumë se një muaj pas hapjes së shumë-publikuar të qendrave të paraburgimit që kushtuan miliona euro për azilkërkuesit në Shqipëri, të cilat supozohej të pranonin deri në 3 mijë persona në muaj, më shumë se 50 oficerë policie u kthyen në Itali dy javë më parë, ndërsa dhjetëra punonjës socialë janë larguar gjatë fundjavës, pasi prania e tyre në Shqipëri është cilësuar si “të panevojshme”.

Që nga hapja e tyre më 11 tetor, vetëm 24 azilkërkues janë dërguar në qendrat në Shqipëri, me qëllim riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës. 5 kaluan më pak se 12 orë në një nga qendrat e paraburgimit ndërsa pjesa tjetër qëndruan për pak më shumë se 48 orë.

Të gjithë u transferuan në Itali pasi gjyqtarët italianë e konsideruan të paligjshme ndalimin e tyre në Shqipëri përpara riatdhesimit në vende, si Bangladeshi dhe Egjipti, të konsideruara si “të sigurta” nga Roma. Duke vepruar në këtë mënyrë, gjyqtarët u mbështetën në një vendim të 4 tetorit nga gjykata e drejtësisë e BE-së (GJED) se një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallej “i sigurt” nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohej “i sigurt”.

Si rezultat, qendrat, të prezantuara nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një model i ri për krijimin e qendrave të përpunimit dhe ndalimit për azilkërkuesit jashtë BE-së, janë bosh prej më shumë se një muaji.

Në një kohë kur qeveria italiane po përpiqet të balancojë buxhetin – duke shkurtuar fondet për arsimin, shëndetësinë dhe sigurimet shoqërore – partitë opozitare e kanë përshkruar marrëveshjen, që do të kushtojë rreth 1 miliard euro gjatë 5 viteve, si një “katastrofë financiare”. 

“Misioni u krye!” – tha Riccardo Magi, presidenti i partisë së majtë opozitare “Più Europa” (Më shumë Evropë). “Qeveria ka pasur sukses në përpjekjet për riatdhesim. Emigrantët? Jo, operatorë italianë të dërguar në Shqipëri, të cilët do të kthehen në shtëpi brenda fundjavës. Qeveria fillimisht shpenzoi një shumë të madhe fondesh publike, më pas me qendrat e zbrazura, solli disa punonjës policie në Itali dhe tani edhe punonjësit socialë po kthehen në shtëpi. Ky është një dështim epokal.”

Skema ka çuar në një përplasje mes qeverisë italiane dhe gjyqtarëve, të cilët janë akuzuar nga partitë e ekstremit të djathtë për pengim të projektit.

Nicola Gratteri, kryeprokurori i Napolit dhe një nga gjyqtarët më autoritarë në Itali, tha në një intervistë televizive këtë javë: “Ne duhet të ndalojmë së sulmuari gjyqtarët vetëm sepse nuk na pëlqen një vendim. Nuk dua të jap një gjykim politik, por them se në këtë moment në Shqipëri janë 250 oficerë ligjzbatues që mezi po bëjnë asgjë. Është humbje të mbash 250 oficerë policie në një mision në Shqipëri, ndaj mendoj se ata duhet të kthehen në Itali ku po luftojmë me mungesën e personelit për mijëra policë”.

Qeveria italiane ka thënë se qendrat në Shqipëri “do të mbeten të hapura dhe funksionale” dhe se transferimet në Itali janë bërë sipas nevojave të personelit. Megjithatë, besueshmëria e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, është në rrezik pasi ajo e bëri emigracionin një çështje qendrore të fushatës. Në të kaluarën ajo ka kritikuar paraardhësit për shpenzimin e parave publike për menaxhimin e krizës së migracionit. Transporti nga deti në një anije ushtarake italiane me vetëm 8 burra që mbërritën në Shqipëri gjatë një fundjave në mes të nëntorit kushtoi 250,000 €, më shumë se 31,000 € për një azilkërkues në bord.

Elisabetta Piccolotti, një deputete e partisë së Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, u shpreh: “Qeveria ka dështuar duke e ditur se do të dështonte. Ata kanë shpenzuar një mal me para dhe kanë luajtur me të drejtat e njerëzve. Kjo do të mbetet në histori si një faqe e turpshme për vendin tonë.” ©The Guardian

Xhafaj i komisionit “antikorrupsion” me kokën e korripsionit në Bashkinë Tiranë

Ne rini Fatmir Xhafaj u korit me ate foton me diktatorin, tani ne teposhten e karriere se tij po koritet me kete subjektin e SPAK, te cilit dukshem po perpiqet t’i jape fryme kur eshte duke u perballur me pasojat e babezise qe ka ushqyer ne Bashkine Tirane me 5D~te, inceneratorin dhe Teatrin etj.
Ky qe drejton “komisionin anti-korrupsion”, me kete dalje te posaçme me koken e korrupsionit ne Bashki, deshmon qellimin e vertete te farses qe po orkestron ne sherbim te Rames, amnistimin e te korruptuarve./ Nga Gentian Gaba

FOTO/ Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares shqiptare, ja legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku i cili realizoi dygolësh brenda 10 minutave në sfidën e kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Akron Toljati.

Ish-kapiteni i Partizanit, Eneo Bitri është renditur në vendin e dytë pasi shënoi një tjetër gol në kampionatin hungarez. Kristjan Asllani e nisi si titullar me Interin kundër Veronës ku shkëlqeu edhe me një asist tek goli i katërt. Kështu mesfushori i Shqipërisë është renditur në vendin e 3-të.

Një tjetër mesfushor i Kombëtares, Amir Abrashi ka luajtur si titullar me Grasshoper duke bërë një paraqitje të mirë. Top 5-shja plotësohet me Lindon Selahin.

WhatsApp Image 2024-11-25 at 09.09.46

PANORA

Enriketa Papa: Mustafa Merlika Kruja, jetë në shërbim të atdheut dhe bashkimit kombëtar

Nga Enriketa Papa

Një ditë e bukur dje, plot diell dhe vezullim, mes familjarëve të fisit Merlika dhe qytetarëve të Krujës, për të zbuluar bustin e ish kryeministrit shqiptar Mustafa Merlika Kruja në qytetin e tij të lindjes. Falenderoj nipin e Krujes, Eugjen Merlika, për ftesën për të ligjëruar mbi rrugëtimin politik të gjyshit të tij, ish Kryeministrit Kruja. Eugjeni, i cili eshte njekohesisht dhe nip i Sotir Gjikes, nje tjeter emër i njohur i publicistikes dhe gazetarise shqiptare ne vitet mes luftrave boterore, ka kaluar kalvarin e burgosjes në Spaç dhe internimin në Lushnjë. Po ashtu ai ka trashëguar nga dy gjyshërit talentin e jashtëzakonshëm për publiçistikë dhe histori. Publiçistika e dendur e tij, që nga libri biografik, “Një jetë në diktaturë”, dhjetra shkrime në gazetat e vendit dhe në diasporë, si dhe përkujdesja e imtë për të botuar të gjithë punët shkencore dhe korrespondencën e jashtëzakonshme dhe tejet të pasur të gjyshit të tij, sot kulmuan me fjalët e mirënjohjes shpirtërore të tij në emër dhe të Fisit Merlika, për vendosjen në sheshin e vogël në hyrje te pazarit të Krujës, së bustit të Mustafa Krujës.
“Mission accomplie!” më tha, teksa u fjalosëm pakëz mes turmës së njerëzve të shumtë dhe qytetarëve krutanë të mbledhur pranë bustit të gjyshit të tij. Fjala se do inagurohej busti i Mustafa Krujes ishte përhapur kudo në qytet. Moti i kthjellët dhe dielli ndriçuan dhe përcollën ngrohtësi, pas stuhive kapriçoze të këtij fund nëntori 2024.

Për Mustafa Krujën dhe kontributin e tij historik e politik kam hulumtuar dhe shkruar tre artikuj, dhe e analizoj edhe në një tjetër që botohet në fillim të vitit 2025 nga Francis & Tylor. Fokusi i studimit tim mbi të, ka qenë të kuptuarit e arsyes, se pse nënshkruesi i Pavarësisë, luftëtari i mbrojtjes së lirisë së Shqipërisë, disa herë ministër, deputet dhe senator, një nacionalist dhe shkencëtar erudit, një filolog ”par excellence”, drejtues i së parës Akademi të Shkencave, siç ishte Instituti i Studimeve Shqiptare, pranoi që më 4 dhjetor 1941 të bëhej kryeministër nën pushtimin italian, duke marrë përsipër damkën e “kolaboracionistit”.
Mustafa Merlika Kruja tërë jetën e tij e vuri në dispozicion të dy bindjeve absolute që kishte për atdheun e tij. Së pari, realizimin e bashkimit të gjithë territoreve etnike shqiptare (tansia etnike) në një shtet kombëtar. Prandaj, kundërshtoi në një fjalim të famshëm të tij, marrëveshjen e Aleatëve (Hull-Eden-Molotov) për Kartën e Atlantikut mbi zgjidhjen e kufijve, duke argumentuar se Greqia dhe Jugosllavia nuk do të lejonin atë që u arrit pas 1939: bashkimin etnik të pjesës më të madhe të tansisë kombëtare. Kësisoj, ai deklaronte se: “Nëse qeveria shqiptare do të ishte e detyruar të zgjidhte midis fitimit të Kosovës dhe humbjes së pavarësisë, do të zgjidhte të humbte pavarësinë, sepse nëse ne mbetemi të bashkuar me Kosovën, një ditë do ta rikthejmë pavarësinë tonë.”
Po ashtu, Merlika Kruja argumentoi se një fitore e komunistëve pas luftës do të shënonte shkatërrimin e Shqipërisë, pasi do ta reduktonte vendin në kufijtë e vitit 1912, duke lënë jashtë gjysmën e kombit shqiptar. Siç ka shkruar vetë, një nga arsyet që pranoi të bëhej kryeministër dhe të bashkëpunonte me Italinë fashiste ishte kundërshtimi i tij ndaj komunizmit, i cili, sipas tij, do të pengonte lirinë e Shqipërisë pas luftës.
Gjithsesi, ka dhe arsye të tjera që ndikuan në vendimin e tij për t’u bërë kryeministër. Sipas Julian Amery, pas aktivizmit politik të rezistencës së majtë dhe themelimit të PKSH nga emisaret jugosllavë, ai pranoi propozimin e Mëkëmbësit të Përgjithshëm për t’u bërë “Kryeministri Kuisling i Shqipërisë.” Sipas Amery, Kruja vazhdoi luftën kundër komunistëve jo vetëm gjatë mandatit të tij si kryeministër, por edhe pas dorëheqjes së tij në janar 1943. Amery argumenton se britanikët ishin të shqetësuar për marrëdhëniet e Abaz Kupit me kolaboracionistët, ndër ta dhe me Krujën. Megjithatë, ai shton se në një vend si Shqipëria, lufta e brendshme midis nacionalistëve dhe komunistëve me ndihmën e “miqve të armikut” ishte një formë bashkëpunimi objektiv. Kështu, në Shqipëri morali politik perëndimor zvetënohej nga pazaret dhe marrëveshjet kompromentuese politike. Ideologjitë e liberalizmit, fashizmit dhe antikomunizmit nuk ishin të njohura apo të rrënjosura në Shqipëri. Qëndrimet politike në Shqipëri nuk merreshin për arsye ideologjike, por për qëllime dhe avantazhe personale. Gjithsesi, italianët shfrytëzuan tek Mustafa Merlika Kruja pikërisht ndjenjat e tij të fuqishme nacionaliste dhe antikomuniste. Disfata në frontin grek i detyroi italianët të ndryshonin politikat ndaj shqiptarëve, duke pranuar një qeveri me politikanë të rinj nacionalistë dhe duke i plotësuar kushtin e Mustafa Krujës për të çliruar shqiponjën në flamurin shqiptar nga sopatat e Liktorit. Ministri i Jashtëm italian, Konti Ciano, shënonte në Ditarin e tij: “Nuk e duan shqiponjën e burgosur mes sopatave dhe fashave të Liktorit dhe nyjave të Shtëpisë së Savojës.”

Në shkrimet e tij personale, të publikuara nga familja në Shqipëri, Mustafa Merlika Kruja e përshkruan veten si një nacionalist, karriera politike e të cilit udhëhiqej nga një parim: “Të mbrojë dhe të shërbejë ndaj interesit kombëtar shqiptar.” Bashkëpunimi i tij me regjimin fashist u motivua nga bindjet nacionaliste dhe ndjenjat antikomuniste. Gjatë pushtimit fashist, pjesët më të mëdha të Kosovës dhe Çamërisë u bashkuan me Shqipërinë.
Nga koha kur shkoi në mërgim më 1944 deri në vdekjen e tij më 1958, Kruja nuk u përfshi në asnjë aktivitet politik kundër regjimit komunist dhe nuk ishte anëtar i ndonjë organizate politike shqiptare. Përkrahu përpjekjet e ish-kundërshtarit të tij politik, Mbretit Zog, bujarinë e të cilit e pa me mirënjohje, duke e konsideruar atë si figurën e vetme që mund të bashkonte mërgatën politike shqiptare për t’u aktivizuar kundër regjimit komunist.
Krujës iu akordua azili politik nga Shtetet e Bashkuara më 1956 dhe deri në vdekjen e tij më 1958 në Niagara Falls, Nju Jork, iu përkushtua shkrimeve të tij me karakter gjuhësor dhe historik.

Dosja ‘Rama-McGonigal’ ose harta e zvogëluar e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë

Nga Sokol Pepushaj

Hajdut dhe diktator për shqiptarët dhe i rrezikshëm për sigurinë e SHBA, njihet Edi Rama në hartën e zvogëluar të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Në hartën reale të historisë, vizatohet si honi ku grumbullohen ujërat e ujdive të udhëtarëve të diplomacisë dhe bizneseve që plaçkitin këtej ç’u del përpara.

Pak ta kthejmë kokën pas, shohim se kombit i ka ngelur ora aty ku Edi Rama ka filluar të dekretohet si hajdut, të vetëdeklarohet si i pa prekshëm nga ligji dhe të deklarojë se amerikanët që e përbuzin, ai i ‘kap për veshi’.

E keqja është se asgjë të mirë nuk u kanë dëgjuar veshët deri sot shqiptarëve.

Ky Edi Rama që drejton mafien dhe tjetërson votat, kur u dënua me 28 muaj burg Charles McGonigal, ishte ai që është sot, personi që arrin të korruptojë zyrtarin e lartë të FBI-së, i aftë të ngrijë betonin e vet në betimet delikate të diplomatëve e dishepujve të doktrinës demokraci.

Edhe sot, është po ai që ishte dje, personazhi që rrezikon sigurinë kombëtare të shtetit më të fuqishëm, paçka se aftësia për të zbutur etapat, blihet në një dyqan e shitet në një tjetër, viseve ku mbijeton një nga popujt më të dobët ekonomikisht.

Pushtetin që ka blerë në Shqipëri, e patë se me çfarë çmimi e shiti në Britani?

Grushte, shkelma, shkopinj gome, zëmërim e rrezik, u shkarkua dje nga kamionët e patronazhistëve në dyqanin e tregut të votave në Londër.

Por sot, duam të themi nesër, pas 20 janarit, lërini mëritë, mos u zini as për Ramën as për Berishën, ejani ta zëmë fajkoin që hante mish njeriu.

Ka dëmtuar gjënë e gjallë. Kombi nuk po shumohet. Jeta po lëviz mes dobësive të kufizuara ende ekzistuese, dhe fuqisë së pa kufizuar ekzekutuese.

Diktatori ynë, ka tërhequr vëmendjen e Amerikës më shumë se Enver Hoxha, ka vënë pasuri më shumë se rroga e gjithë Presidentëve amerikanë, nga Xhorxh Uashington e deri tek Donald Trump.
Disa thonë jo, pasuritë i mban vëlla Olsi, Ofshoret dhe barkushet e barkave të peshkimit që po lundrojnë kundër erës që fryn nga ballkoni i Sali Berishës.

Jo, Babloku nuk mund të rrijë gjithmonë në kiç të varkës, të kapë kë peshk të dojë e të lërë lirë kë mendon ai, duke dhënë të njëjtin lajm, “Amerika ka sjellë në Shqipëri ‘Noc Rrokun’”.

Noci, sipas Bablokut, agjent i FBI-së, vërtetë ka lënë pa frymë nxitimin ekstravagant për drejtësi të barabartë për të gjithë, prononcimin e Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë për pozicionin e tij, por ama, ka frymëzuar republikanët amerikanë që kanë kërkuar dhe do të rihapin dosjen Rama- McGonigal.

Po, sot Edi Rama, nuk është kryeministri që duhet, por shpendi endacak me krahë të shkurtuar, që çapitet nëpër detajet e dosjes së aferave korruptive me ish-kryezbuluesin e FBI, Charles McGonigal.

Kjo dosje sot, pra nesër, pas 20 janarit, do të hapet si Uotergejti Nr, 2 i Amerikës.
Lajmi vjen i virgjër.

Dosja Rama-McGonigal, ose harta e zvogëluar e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë, nuk do të jetë as kaq e vogël, as vetëm një kopje, si deri tani.